Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Degradimi i shtetit/ Kompania 5D shpallte vet fituesit e tenderave të Bashkisë

    Emri:  Tusha-Qato-Molla.jpg

Shikime: 1162

Madhësia:  37.3 KB

    Dosja e SPAK për aferën 5D zbulon një çudi të padëgjuar më parë në historinë e shtetit shqiptar. Ndonëse ishte e privilegjuar në procedurat e prokurimit dhe kishte akses në përpilimin e kritereve, kompania 5D nuk është ndalur aty, por ka arritur deri në pikën që të marrë edhe atributet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Bisedat e zbuluara në telefonat apo kompjuterat e punonjësve të kësaj kompanie faktojnë se skualifikimi i ofertave dhe shpallja e fituesve në disa tendera publikë, nuk janë bërë nga zyrtarët e shtetit, që ishin pjesë e Komisionit të Tenderave, por janë bërë nga vetë kompania 5D. Rasti klasik është ai i tenderit për “rikonstruksionin e sheshit të parkimit tek Selman Stermasi,” me vlerë 150 mijë euro.

    Në këtë procedurë garuan disa kompani, të cilat u skualifikuan nga Manjola Bunguri, punonjëse e kompanisë 5D. Kjo e fundit, pasi bëri vlerësimin e ofertave dhe skualifikimet përkatëse shpalli fituese kompaninë 5D, që në atë kohë mbante emrin V.A.S Konstruksion së bashku me Rroku Guest.

    Kapitali zbardh përgjimet e SPAK mbi këtë tender, nga bisedat e kryera mes administratorit të 5D Nestor Muhametllari, punonjës së kësaj kompanie Manjola Bunguri si dhe drejtoreshës së Tirana Parking, Eglantina Zëre.

    Biseda e kryer mes shtetasve Nestor Muhametllari dhe Manjola Bunguri datë 23.09.2019:

    Nestori: O Manjola, nga ajo lista që më dërgove ti nga Tirana Parking vetëm Ndregjoni dhe Turja kanë ngelur se të tjerët kishin ngatërruar ofertën. Këto duhen parë kur të kesh mundësi.
    Manjola: Pa merak se i shikoj unë.

    Biseda e datës 24.09.2019
    Manjola: Nestor, Ndregjonit i gjeta plot mangësi. Se këtë kisha merak.
    Nestori: Aaaaa shumë mirë. Shyqyr se atë kisha merak.

    Biseda e datës 26.09.2019
    Manjola: Nestor janë gati skualifikimet nesër në orën 9. Më vonoi pak Kevin Konstruksion se i kishte shumë të mira letrat, kurse Turja kishte plot mangësi.

    Biseda e datës 28 shtator 2019
    Nestori: O Manjola, taksirat e ke të shohësh pak edhe Shpresa.al se nuk po i japin dot drejtim.
    Manjola: Ok pa merak.

    Më pas, skualifikime që përpilonte punonjësja e kompanisë Manjola Bunguri, i përcilleshin drejtorëshës së Tirana Parking Eglantina Zëre dhe miratoheshin formalisht nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Kjo sipas SPAK është faktuar nga bisedat mes Nestor Muhametllarit dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zëre.

    Biseda e kryer në 24 shtator 2019:
    Eglantina’bën mo… Do e mbyllim apo doni dru
    Nestori: Ja kam dhënë Mannjolës, deri nesër mbyllet.

    Bisedë e datës 28 tetor 2019:
    Eglantina: është hedhur njoftimi i fituesit lal. Besoj sot e shpall APP dhe ecim përpara.

    Me publikimin e fituesit edhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike, drejtoresha e Tirana Parking uron Nestor Muhametllarin për tenderin.

    Eglantina: Ecim tani, ta gëzosh.
    Nestori: Thank You, jeni të paparë.

    Pas zbardhjes së ketyre bisedave prokurorët shkruajnë në dosjen e SPAK sa më poshtë:
    “Rezulton se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të kompanive të tjera që kanë marrë pjesë në këtë tender nuk e kanë bërë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, por e ka bërë shtetasja Manjola Bunguri, e cila ka punuar punonjëse në shoqërinë 5D.”

    Emri:  manjola-bungurja-.png

Shikime: 1202

Madhësia:  186.3 KB

    Por ai i Tirana Parking ishte vetëm një rast. Një një tjetër tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mungjes, drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i ka dhënë Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Emri:  deborah.png

Shikime: 1187

Madhësia:  38.2 KB

    Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:
    Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO
    Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789
    Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën
    Deborah: joana mullara sporti2020
    Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?
    Nestori: Po po patjetër, nesër.

    Edhe në këtë rast përmes fjalëkalimeve të anëtarëve të Komisionit të Ofertave, kompania 5D ka aksesuar sistemin elektronik të prokurimeve dhe ka bërë vlerësimet dhe skualifikimet e ofertave të kompanive të tjera duke shpallur veten fituese.

    kapitali.al

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Reagon Erion Veliaj: Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë

    Emri:  Capture-15.png

Shikime: 1194

Madhësia:  509.6 KB

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”, me të cilët ndau disa prej projekteve që po realizohen në kryeqytet, por vuri theksin edhe te rëndësia që duhet t’i kushtohet promovimit të nxënësve të mirë. Duke folur për Bashkinë e Tiranës, Veliaj theksoi se:

    “Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj. Kjo është një organizatë, e cila ka bërë që Tirana të shpallet “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, “Kryeqyteti Europian i Sportit”, “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, dhe patjetër ka bërë edhe 40 shkolla të reja, – duke nisur me rikonstruksionin e shkollës tuaj, “Qemal Stafa”, dhe mbaron për pak ditë me ndërtimin e shkollës “Emin Duraku”, – sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Parkun e Liqenit, Bulevardin e Ri, duke krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm për Tiranën me boom-in turistik.

    Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, – nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, – nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.

    Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.

    Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka.

    Është e pashmangshme që në një organizatë komplekse, dikush të cedojë, por, pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon, dhe në ndryshimet e korrigjimet për transparencë e luftë kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish-punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtëritje e përmirësimi.

    Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.

    Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar”. Gjithashtu, Veliaj dëgjoi edhe sugjerimet e nxënësve, idetë e tyre, si dhe i ftoi ata të jenë bashkëpunues me njëri-tjetrin.

    Koha Jone

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

    Emri:  Tusha-Qato-Molla-5d.jpg

Shikime: 1188

Madhësia:  37.3 KB

    Kur del në publik për të bërë propagandë, Edi Rama flet për organizimin e tenderave dhe prokurimeve publike përmes Inteligjencës Artificiale (IA). Por në fakt realiteti është krej tjetër: shteti është me brekë nëpër këmbë dhe rolin e tij e luan vetë privati. Pra ato kompani që janë caktuar për të fituar luajnë edhe rolin e arbitrit shtetëror duke bërë punën dhe disponuar paswordet e komisionerëve që duhet të shpërndajnë paranë publike. Lapsi.al ka gërmuar së paku tre raste kur kjo ka ndodhur në mënyrë flagrante.

    Sekuestrimi nga hetuesit i celularëve dhe kompjuterave të vartësve të firmës private të drejtorëve bashkiakë, Maringlen Qatos dhe Redi Mollës dëshmon për një realitet rrënqethës. Djegja e ofertave të kompanive konkurente rezulton se nuk bëhej nga zyrtarët e shtetit, që ishin pjesë e Komisionit të Tenderave, por nga vetë kompania 5D që ishte edhe lojtar edhe arbitër njëkohësisht. Në mënyrë flagrante kjo shihet tek atribuimi i 150 mijë eurove për “rikonstruksionin e sheshit të parkimit tek Selman Stermasi”. Për ti fituar këto para konkuronin disa kompani, të cilat u përjashtuan prej garës nga një punonjëse e kompanisë 5D, e quajtur Manjola Bunguri. Ajo e bëri vetë “vlerësimin” e ofertave dhe shpalli fituese kompaninë e Mollës dhe Qatos.

    Natyrisht e gjitha kjo ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e drejtoreshës bashkiake të Tirana Parking,Eglantina Zëre, në dosjen e prokurorisë thuhet:

    “Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

    Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njoftoi dje SPAK për Zeren”. Lapsi.al ka arritur të sigurojë bisedat që figurojnë në dosjen e gjykatës ku ajo i drejtohet administratorit të kompanisë fituese 5D me termin “LAL” (shiko poshte në fund të shkrimit).

    Emri:  egla.jpg

Shikime: 1176

Madhësia:  45.8 KB

    Në dosje figurojnë dhe bisedat e kryera mes administratorit të 5D Nestor Muhametllari, punonjës së kësaj kompanie Manjola Bunguri si dhe drejtoreshës së Tirana Parking, Eglantina Zëre.

    Biseda e kryer mes shtetasve Nestor Muhametllari dhe Manjola Bunguri datë 23.09.2019:

    Nestori: O Manjola, nga ajo lista që më dërgove ti nga Tirana Parking vetëm Ndregjoni dhe Turja kanë ngelur se të tjerët kishin ngatërruar ofertën. Këto duhen parë kur të kesh mundësi.
    Manjola: Pa merak se i shikoj unë.

    Biseda e datës 24.09.2019
    Manjola: Nestor, Ndregjonit i gjeta plot mangësi. Se këtë kisha merak.
    Nestori: Aaaaa shumë mirë. Shyqyr se atë kisha merak.

    Biseda e datës 26.09.2019
    Manjola: Nestor janë gati skualifikimet nesër në orën 9. Më vonoi pak Kevin Konstruksion se i kishte shumë të mira letrat, kurse Turja kishte plot mangësi.

    Biseda e datës 28 shtator 2019
    Nestori: O Manjola, taksirat e ke të shohësh pak edhe Shpresa.al se nuk po i japin dot drejtim.

    Manjola: Ok pa merak.

    Më pas, përjashtimet e kompanive që i caktonte punonjësja e 5D, Manjola Bunguri, i përcilleshin drejtorëshës së Tirana Parking Eglantina Zëre dhe miratoheshin formalisht nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Kjo sipas SPAK është faktuar nga bisedat mes Nestor Muhametllarit dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zëre.

    Biseda e kryer në 24 shtator 2019:
    Eglantina:C’bën mo… Do e mbyllim apo doni dru
    Nestori: Ja kam dhënë Mannjolës, deri nesër mbyllet.

    Bisedë e datës 28 tetor 2019:
    Eglantina: është hedhur njoftimi i fituesit lal. Besoj sot e shpall APP dhe ecim përpara.

    Me publikimin e fituesit edhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike, drejtoresha e Tirana Parking uron Nestor Muhametllarin për tenderin.

    Eglantina: Ecim tani, ta gëzosh.
    Nestori: Thank You, jeni të paparë.

    Por si episodi i “rikonstruksionit të sheshit të parkimit tek Selman Stermasi” ka edhe të tjera. Në një tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mungjes, drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i ka dhënë Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:
    Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO
    Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789
    Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën
    Deborah: joana mullara sporti2020
    Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?
    Nestori: Po po patjetër, nesër.

    Emri:  deborah.png

Shikime: 1158

Madhësia:  38.2 KB

    Pra edhe këtu tenderi është fiktiv. Atë e di edhe vetë Deborah Keçi që është përgjuar në një vend të thotë me të drejtë: “Aman kujdes se mos përfundojmë në burg”. Edhe ajo e kupton paligjshmërinë e dhënies së fjalëkalimeve të anëtarëve të Komisionit të Ofertave, duke i mundësuar kompanisë 5D të bëjë vlerësimet dhe skualifikimet e ofertave të kompanive të tjera.

    Siç kemi parë nga dokumenta të tjera të sekuestruara nga prokurorët, kjo nuk është vetëm një praktikë e ndjekur nga firma e Qatos dhe Mollës, por një epidemi korruptive që ka infektuar me gjasë gjithë bashkinë e Tiranës. Një tjetër drejtor i lartë i saj, Taulant Tusha, tashmë nën arrest edhe për aferën e inceneratorëve edhe për atë të kompanisë së drejtorëve, vepronte po njësoj për landfillin e Tiranës.

    Përpara se shteti shqiptar të merrte një vendim për inceneratorin, ai i dëgonte fillimisht shkresat për miratim tek përfaqësuesi i tij, Klodian Zoto.

    Pasi në gusht 2017, u nënshkrua kontrata me “Integrated Energy bv”, për impiantin e përpunimit të mbetjeve të Sharrës, qeveria dhe bashkia ishin në diskutime shkresore për mënyrën se si do të bëhej financimi i këtij koncesioni. Por dokumentat konfidenciale, njeriu më i afërt i Veliajt, Taulant Tushe, që më parë kishte qenë edhe anëtar i komisionit për dhënien e koncesionit, ia kalonte Klodian Zotos. Në emailet e këtij të fundit janë gjetur informacionet në “kohë reale”, për diskutimet qeveritare dhe për planin e financimit të bashkive të Qarkut Tiranë, përpara se vendimi të merrej në Këshillin e Ministrave. Dhjetë ditë para 31 majit 2018, ditës kur në mbledhjen e qeverisë u bë miratimi, Zoto mori nga Tusha e-mailin për planin e financimit.

    Emri:  tushe-zoto.jpg

Shikime: 1178

Madhësia:  16.9 KB

    Pra një gjë është e qartë. Sa herë dalin dokumenta shihet se ushtarët e Veliajt që paguhen si punonjës së shtetit kanë bërë në zyrat e bashkisë punën e privatit. Ata kana luajtur për llogari të tij, ose duke dhenë informacione ose më keq akoma duke shitur fjalkalimet e komisionerëve që duhej të bënin vlerësimin, ose duke i skualifikuar personalisht konkurentët.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2024 më 19:02

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Andi Bushati: Me paratë e ‘5 D’ janë blerë votat e Veliajt

    Emri:  auto_-640-0-andi-bushati-erion-veliaj-9531712259855.jpg

Shikime: 1157

Madhësia:  38.6 KB

    Analisti Andi Bushati deklaroi sonte se është shumë me bazë pretendimi se Erion Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejt në aferën ‘5 D’.

    Bushati u shpreh tek të ‘Pa Ekspozuarit’ se drejtorët e Bashkisë e dinë që do shkojnë në burg, jo prej Qatos dhe Mollës, dhe se nuk kanë frikë sepse është Veliaj në mes.

    ‘Pse dyshohet të jetë Veliaj në skemën ‘5 D’, ngrenë këtë kompaninë që i japin paratë e Bashkisë, kalojnë paratë e Bashkisë tek xhepat e tyre.

    Edhe drejtorët e tjerë e dinë se është i pari në mes prandaj binden. Drejtorët e dinë se shkojnë në burg jo prej Qatos dhe Mollës, dhe nuk kanë frikë sepse është Veliaj në mes.

    Ja ku është prapë Erion Veliaj. Ka arritur absurdi deri në fund. Po paratë që kanë vjedhur ku i kanë çuar? I kanë investuar në betejën elektorale të Erion Veliajt.

    Nuk mund të mos ta dinte Veliaj se ku shkonin lekët. Është organigramë e krijuar, që Erion Veliaj të bëjë para, që Veliaj të blejë vota.

    Do të doja dikë përballë, që të arrijë të hedhë poshtë dyshimet e mia.’-tha Andi Bushati.

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    ‘Doni dru? Ta kish mbyll kafsha’/ Zbardhen bisedat dhe mënyra si fitonte tenderat ‘5D’

    Emri:  auto_-640-0-1712134514xmolla-dhe-qatoooo-5641712137991.jpg

Shikime: 1183

Madhësia:  39.4 KB

    Emisioni ‘Në shënjestër’, trajtoi këtë të mërkurë, arrestimet më të fundit të ndodhura në Bashkinë Tiranë, ku në prangat e SPAK, ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla, me pozicione drejtuese në këtë bashki.

    Këta të fundit në periudhën kur morën këto poste, themeluan kompaninë që sot mban emrin ‘5D Konstruksion’, ku ata ishin pronarë të fshehur, shoqëri tregtare që e ushqenin po vetë me tendera.

    Dokumentari, pjesa e dytë:

    Mariglen Qato dhe Redi Molla merreshin direkt edhe me punësimin apo shkarkimin e punonjësve të kompanisë. Kjo pozitë e tyre në kompani pohohet edhe nga një bisedë ku Nestor Muhametllari, administratori i shoqërisë, kur vinte puna për largime nga kompania, gjithmonë i referohej Mariglenit ose Redit. Biseda e mëposhtme e ilustron këtë situatë.

    26 Korrik 2021

    Tauland Cjapi i shkruan Nestor Muhametllarit.

    Taulandi: Sot mora vesh qe të kanë thënë që hiqe Landin nga puna, dhe ju po më lini fëmijën pa bukë‘

    Nestori: ‘O Land unë ty as të kam sjellë, as të kam hequr… Vendimi për ty më ka ardhur’.

    Taulandi: ‘Ti i kishe thënë Merit që Landi s’bën asgjë. Kështu më tha në telefon. Ndërkohë që unë për kokë të çunit të kam kërku punë përditë’.

    Por Nestor Muhametllari dhe Mariglen Qato kanë komunikuar me njëri-tjetrin edhe nëpërmjet një telefoni tjetër që administratori i kompanisë ‘5D Konstruksion’ kishte në përdorim. Ai i dërgon Qatos një dokument lidhur me një aplikim. Po kështu, Muhametllari ka komunikime edhe me Redi Mollën, pas një tenderi që kompania ‘5D Konstruksion’ ka fituar.

    Hetimet

    Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin ‘Meri Qato’. Ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si ‘aplikimi për në Yzberisht’.

    Nestori ka komunikime edhe me shtetasin Redi Molla, ku bisedojnë për t’u takuar. Ata flasin për një procedurë prokurimi që ka për objekt kryerjen e punimeve në vendin e quajtur ‘Liqeni i Thatë’, e cila është fituar nga shoqëria ‘5D Konstruksion’ sh.p.k.

    Megjithatë ajo që ka përbërë rëndësi për grupin hetues, është ‘Ortaku 1’ dhe Ortaku 2. Në shënimet e tij Nestor Muhametllari, i referohet Mariglen Qatos dhe Redi Mollës.

    Hetimet

    Në kompjuterin e përdorur nga ekonomistja Jonida H, u gjet një e-mail i datës 3 Maj 2017, në drejtim të adresës elektronike mariglenqato@gmail.com.

    Ku në dokumentin ‘Ditari total’ për periudhën nga data 1 Janar 2019-31 Dhjetor 2019, janë pasqyruar me hollësi pagesat dhe arkëtimet e shoqërisë. Nga ku rezulton se ‘Ortaku 1’ ose ndryshe O1, është i njëjtë me personin me inicialin (R), që është shtetasi Redi Molla. Kurse ‘Ortaku 2’ ose ndryshe O2, është i njëjtë me personin me inicialin (M) që është shtetasi Mariglen Qato.

    Jonida H. ka një komunikim të vazhdueshëm me shtetasit Mariglen Qato dhe Redi Molla, çka provon faktin se këta të dy janë pronarët faktikë të kësaj shoqërie tregtare.

    Shefja e Financës i shkruan personit me emrin Redi:

    ‘Ta dish që po shmangem totalisht nga funksionet në këtë kompani, përderisa Nestori e bën, e ke autorizuar ti. Ok vazhdoni kështu po nga mua mos kërko më asnjë info’.

    ‘Redi’ i përgjigjet: ‘Mendoj qe je duke e ekzagjeruar pak. Info sigurisht që do vazhdosh të më japësh. Se kjo që thua ska kuptim’.

    9 Janar 2023

    Jonida H. komunikon me Mariglen Qaton.

    ‘Nuk e di pse ishte ky mesazh gjithsesi të falenderoj për sugjerimin.

    Unë mendoj që nuk duhet të nxitohesh në përfundime të tilla sepse për momentin e di që të kanë fryrë.’

    Në një moment tjetër punonjësit flasin edhe për një inspektim nga ana e Tatimeve, ku siç del nga përgjimet inspektorët kishin parë diçka që nuk diuhet ta shikonin dhe për një përplasje të madhe midis administratorit dhe shefes së financës në kompaninë ‘5D Konstruksion’.

    6 Janar 2023

    Algert Çifliku komunikon me Jonën.

    Jona: ‘Koleg, kam lajme, këtej nga zyra, plasi lufta, u grin Nestori me Jonidën.

    Se ke idenë ça lufte po të them. Erdhën tatimet për kontroll në mëngjes. Pa na thënë asgjë…Duke prekur dhe hapur çdo gjë pa leje. Se çkapën ca gjëra që s’duhet t’i shifnin’.

    Algert: ‘Do hanë vetë kokat’.

    Jona: ‘U bë nami pzz… Të shikojmë si do vazhdojë seriali… Vetëm unë dhe ti ee.. Dhe po u përmend nga ata lart,.. Bëj sikur sdi gjë… Habitu’.

    Në një tjetër bisedë Jona B., e cila punon në kompaninë ‘5D Konstruksion’ flet e shqetësuar edhe për urdhërin që asaj i është dhënë për t’u marrë me zgjedhjet e 14 Majit edhe pse ajo është punonjëse në një kompani private. Ky urdhër vjen pasi pronari i saj i vërtetë, është drejtor në Bashki dhe ka nevojë për vota.

    Bisedat

    Në biseda Jona B. flet për pronarët e shoqërisë dhe aktivitetin e kompanisë.

    Më datë 7 Prill 2023 ajo i shkruan një personi: ‘Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet…

    Uaaa u habita.

    Ça veni imagjino. Me u marr me ty edhe nëse punon në privat……

    Me bo 1 buzë shtremët si puna këtij pronarit tim….Pfff….Tu më thënë ky drejtori bashkisë…..’

    Më datë 6 Janar 2023, Jona B. i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt.

    Jona: ‘Këtë hotelin po e bëjmë ne.

    Ështe aks, pronari jon Lali Eri’….

    Jona: Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta’

    SPAK ka pretendimet e veta se zyrtarët e bashkisë, të vënë tashmë në pranga, në kundërshtim të hapur me ligjin, i kanë dhënë tendera të shumtë kompanisë së tyre, pavarësisht nëse i plotësonte kriteret apo jo. Pas kompanisë ‘5D Konstruksion’, ku qendronin Mariglen Qato dhe Redi Molla, është hetuar një sërë procedurash prokurimi të zhvilluara nga Autoriteti Kontraktor ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ sh.a., autoritet në të cilin Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë mbajtur pozicionet drejtuese.

    Hetimet

    Shoqëria ‘5D Konstruksion’ sh.p.k ka marrë pjesë në disa procedura prokurimi të shpallura nga autoriteti kontraktor ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ sh.a, ku edhe është shpallur fituese dhe ka lidhur kontrata për punë/shërbime publike.

    Në kohën që kjo shoqëri ka marrë pjesë në disa prej këtyre procedurave dhe është shpallur fituese, Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ndërsa Mariglen Qato ka pasur cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Po kështu, hetimi zbuloi edhe lidhjet e anëtarëve të komisioneve vlerësuese me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, nga ku dilte shpesh që punonjësit e kompanisë ‘5D Konstruksion’ mbanin kontakte me anëtarët e Komisioneve Vlerësuese të Ofertave dhe i dorëzonin dokumentet jashtë afatit ligjor. Ndërsa kompania shpallej fituese, edhe pse nuk plotësonte kriteret ligjore dhe në kushte të tillë duhet të skualifikohej.

    Një nga këto komunikime është edhe ai midis drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe Nestor Muhametllarit, për ndërtimin e një shkolle, ku Taulant Tusha, sipas SPAK, është në dijeni se pronari i vërtetë i kompanisë nuk është Muhametllari, por Qato dhe Molla.

    Taulant Tusha i ka dërguar personit tjetër një folder ku përmendet emri ‘Hasan Vogli’.

    Taulant Tusha: Nuk e kuptoj pse nxitohen…… Thuaj Nestorit fol me Anjezën për projektin.

    Lidhur mbi bisedën e mësipërme, nga hetimet ka rezultuar se Bashkia Tiranë ka realizuar procedurën e prokurimit me objekt ‘Rindërtimi i 8 objekteve arsimore në Bashkinë Tiranë-Ndërtim i shkollës Hasan Vogli’, e cila është zhvilluar më datë 10 Gusht 2020 dhe kontrata është lidhur më datë 30 Shtator 2020.

    Personat që përmenden në këtë bisedë janë shtetasi Nestor Muhametllari, ortak dhe administrator i shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.pk, si dhe shtetaset Anjeza Çallpati dhe Ilda Qazimllari, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Punëve Publike pranë Bashkisë Tiranë.

    Komunikimi i mësipërm dëshmon faktin se shtetasi Taulant Tusha, i cili ka patur cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe cilësinë e anëtarit të KVO-së. ka pasur komunikime me bashkëbiseduesin e mësipërm i cili është një person që ‘urdhëron’ dhe ‘udhëzon’ shtetasin Nestor Muhametllari për mënyrën se si duhet të veprojë për punët e shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k. ku vetë ku i fundit është administrator i shoqërisë.

    Një tjetër bisedë po kaq interesante është edhe ajo midis Nestor Muhametllarit dhe Manjola Bungurit, për projektin ‘Tirana Parking’, ku kjo e fundit kujdeset që të gjejë mangësi konkurrentit të mbetur në garë të kompanisë ‘5D Konstruksion’ dhe shpreh kënaqësinë e saj që më në fund i ka gjetur shumë të tilla. Ajo që është edhe më interesante është fakti se Manjola Bunguri është punonjëse në kompaninë ‘5D Konstruksion’ dhe si e tillë ka përgatitur edhe letrat për skualifikimin e kompanive të tjera në garë, duke kryer kësisoj rolin që duhet të bënte komisioni i vlerësimit të ofertave.

    Bisedat / 23 Shtator 2019

    Nestori: ‘Manjola nga ajo lista që më dërgove ti nga ‘Tirana Parking’, vetëm Ndregjoni dhe Turja kanë ngelur se të tjerët kishin ngatërruar ofertën……

    Këto duhen pa, kur ta kesh mundësinë ti…

    Manjola: ‘Nestor, Ndregjonit i gjeta plot mangësi. Se këtë kisha merak’.

    Nestori: ‘Aa shumë mirë.. Shyqyr se atë kisha merak’.

    24 Shtator 2019.

    Nestor Muhametllari bisedon me Eglantina Zëre, Drejtore e ‘Tirana Parking’.

    Eglantina: ‘Çbën mo… Do e mbyllim apo doni dru’.

    30 Shtator 2019.

    Nestori: ‘Të vazhdoj Kiço?Ta mbyllë?’.

    Eglantina: ‘Ta kish mbyll që të premten kafsha, urgjent’.

    28 Tetor 2019

    Eglantina: ‘Është hedhur njoftimi për fituesit lal’

    30 Tetor 2019.

    Eglantina i shkruan Nestorit.

    ‘Ecim tani, ta gëzosh’

    Nestori: ‘Thank you ‘Jeni të paparë’.

    Nga hetimi rezulton se vlerësimin e ofertave nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por Manjola Bunguri, punonjëse në shoqërinë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k.

    Një tjetër tender i përfituar nga kompania ‘5D Konstruksion’ në kohën kur kjo shoqëri mbante emërtimin ‘VAS Construksion’ është ajo në lidhje me procedurën e prokurimit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv ‘Tirana’, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, me objekt ‘Rikonstruksion Palestra e Mundjes’.

    Hetimet

    Në kontekstin e zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, nga të dhënat e marra gjatë hetimit paraprak, janë gjetur dhe siguruar komunikime midis shtetasit Nestor Muhametllari (administrator i operatorit fitues ‘VAS Konstruksion’ sh.p.k) dhe shtetases Deborah Keçi (titullare e Autoritetit Kontraktor). Nga të cilat rezultojnë të dhëna të cilat mbështesin faktin se operatori ekonomik ‘VAS Konstruksion sh.p.k është favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë procedurë prokurimi.

    30 Tetor 2020

    Deborah: ‘Nestor, prapë s’më solle njeri sot’.

    31 Tetor 2020.

    Nestori: ‘Debora… Preventivin ta kemi dërguar ..E ke gati’.

    2 Nëntor 2020.

    Deborah Keçi i shkruan Nestorit.

    ‘Do t’i bëjmë bashkë?… Se jam në time limits për ta hedhur… Se më digjet si fond’.

    Nestori: ‘Do përpiqemi ti bëjmë…

    1 Dhjetor 2020.

    Nestori: ‘Duhet të më dërgosh kodet e 3 anëtarëve të KVO-së’.

    Deborah: ‘Do e bëni ju vlerësimin tani?’,

    Nestor: ‘Po po, patjetër… nesër’.

    7 Dhjetor 2020.

    Deborah: ‘Vetëm aman shikojini tamam se mos hamë nai burg’.

    Nestor: ‘Do i them juristes ta shofi nesër. Ti do dalësh nesër apo je pushim?’.

    Deborah: ‘Edhe dal… Te ishim takuar ti shikonim pak… Me kujdes se kam pak frikë’.

    9 Dhjetor 2020.

    Nestor: ‘E mbylli Debora’.

    Deborah: ‘Hajt për hajër… Më dilni për zot tani’.

    Sipas SPAK, Deborah Keçi në cilësinë e drejtueses së ‘Klubit Sportiv Tirana’, është dakordësuar për fituesin që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura. Ndërsa Nestor Muhametllari dhe punonjësit e tjerë të shoqërisë ‘VAS Konstruksion’ sh.p.k. kanë përgatitur preventivin e punimeve, duke pasur userat dhe fjalëkalimet e anëtarëve të KVO-së, dhe kanë kryer vetë vlerësimin e ofertave dhe dokumenteve të depozituara nga operatorët e tjerë ekonomikë. Ndërkohë, Mariglen Qato dhe Redi Molla kanë fshehur në deklaratën e tyre të pasurisë faktin që indirekt kanë qenë pronarë të kompanisë ‘5D Konstruksion’.

    Hetimet

    Nga data 6 Shtator 2023 dhe në vazhdim rezulton se Mariglen Qato ushtron funksionin e administratorit të shoqërisë ‘Tirana DC’ sh.a, shoqëri aksionare 100 % në pronësi të Bashkisë Tiranë.

    Për shkak të këtij funksioni Qato është subjekt i deklarimit të pasurisë dhe ka depozituar pranë I.L.D.K.P.I-së deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, të dorëzuar më datë 5 Tetor 2023. Nga ku del se ka fshehur faktin se ka në zotërim të tërthortë shoqërinë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k,

    Po kështu del se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarët ‘de facto’ të shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k, nga momenti i themelimit të saj dhe në vazhdim. Duke e drejtuar dhe kontrolluar atë dhe marrë vendime për veprimtarinë e shoqërisë tregtare si dhe duke marrë përfitime financiare nga aktiviteti tregtar i shoqërisë.

    SPAK ka provuar po kështu edhe miqësinë e hershme midis Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, e cila më pas ka shërbyer që të dy të themelojnë kompaninë ‘5D Konstruksion’, të cilën më tej ata e ushqyen me tendera, gjatë kohës që ishin drejtues në Bashkinë e Tiranës.

    Hetimet

    Në periudhën nga muaji gusht 2015 deri në muajin shkurt 2016, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë punuar së bashku në të njëjtin institucion, në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.

    Më 24 Shkurt 2016, Molla është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ sh.a. ndërsa Mariglen Qato më datë 16 Mars 2016 është emëruar Drejtor í Departamentit Mbështetës në shoqërinë ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ sh.a.

    Gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar finksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ sh.a, shoqëria tregtare ‘Igor Elektrik’ sh.p.k ose ‘VAS Konstruksion’ sh.p.k ka marrë pjesë dhe ka fituar 7 procedura prokurimi.

    Roli i drejtorit Redi Molla në fitimin e këtyre tenderave që po i kalonin kompanisë së themeluar nga ai në bashkëpunim me Mariglen Qaton, duket se ka qenë edhe më i drejtëpërdrejt. Kjo po të kihet parasysh se Molla kishte edhe tagrin të zgjidhte anëtarët e komisioneve vlerësuese të ofertave.

    Hetimet

    Në këto prokurime Redi Molla ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, si dhe ka qenë personi që ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e njësisë, si edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Ku ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes me shoqërinë ‘Igor Elektrik’ sh.p.k ose ‘VAS Konstruksion’ sh.p.k, si edhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor.

    Po kështu gjatë kohës që Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ sh.a, në 4 procedura prokurimi në të cilat është shpallur fitues shoqëria ‘Igor Elektrik’ sh.p.k. ai ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i caktuar nga titullari, Redi Molla.

    Gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar funksionet e tij si zyrtar publik në Bashkinë e Tiranës, ai ka përfituar nga qeveria edhe dhënien e një statusi special, atë të ndërtimit të një hoteli me 5 yje në Durrës, nga kompania ‘Mediterranean Investment Group’ që u themelua në shtator të vitit 2020.

    Një prej aksionerëve me 24 % të kapitalit ishte Selim Molla, babai i Redi Mollës, i cili para se të ndahej nga jeta ia kaloi aksionet të birit. Më 1 Mars 2024, Redi Molla mori 100 përqind të kapitaleve të kompanisë, për një afat 5 vjeçar.

    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Afera korruptive në Bashkinë Tiranë/ Drejtori i besuar i Veliajt ka telefonuar mbi 1-mijë herë administratorin e '5D'

    Emri:  auto_-640-0-1712138781xmmmmm-7531712138929.jpg

Shikime: 1182

Madhësia:  25.5 KB

    Lidhjet e drejtorëve të besuar të Erion Veliajt me kompaninë "5D" provohen në çdo fashikull të dosjes. Mijëra thirrje telefonike janë realizuar shtatori i 2019 deri më qershor të 2023, mes drejtorëve të Erion Veliajt, Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe administratorit të kompanisë "5D" Nestor Muhametllarit.

    Në dosjen hetimore të SPAK saktësohet se mes Nestor Muhametllarit dhe Mariglen Qatos ka pasur 1011 thirrje telefonike në 4 vite. Ndërsa me Redi Mollën, Nestor Muhametllari ka zhvilluar 528 thirrje telefonike.

    "Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.0692072042, i rregjistruar me emrin "Mer Qato". Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla", thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

    Më 28 mars, GJKKO vendosi 9 masa sigurie për drejtorët dhe zytarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve në pranga ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

    Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D Konstruksion", nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit.


    Syri

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    'Balkan Insight': Drejtorët e Erion Veliajt u përfshinë edhe në manipulimin zgjedhor

    Rrjeti ndërkombëtar Balkan Insight, publikoi sot në versionin anglisht pjesë nga investigimi për skandalin e kompanisë së drejtorëve të Erion Veliajt.

    Në shkrim thuhet se drejtorët e Veliajt janë të implikuar edhe në manipulimin industrial të zgjedhjeve të prillit 2021.

    PJESË NGA SHKRIMI


    Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të qershorit të atij viti, shtetasja J.B., e cila mendonte se punonte në një kompani private, i komunikon një shokut të vet duke i thënë se dikush kishte marrë administratorin e kompanisë 5D Konstruksion nga Lapraka, duke i kërkuar që ajo të dalë në fushatë zgjedhore, besohet, për Partinë Socialiste.

    “Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës, duke ditur se pronari është i shtetit dhe i kanë thënë, thuaj J. të angazhohet me zgjedhjet,” citohet punonjësja në një vendim për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme.

    Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e atij viti mes akuzave për abuzim masiv me burimet shtetërore, një sistem kontrovers të përdorimit të punonjësve të administratës për të mbledhur vota dhe një listë zgjedhësish ku çdo njëqind shtetas kishin një zyrtar partie mbikëqyrës të njohur si “patronazhist”.

    Sistemi dukshëm nuk ishte i kufizuar vetëm te punonjësit e administratës publike, por edhe te kompani, nominalisht private, të cilat, në fakt akuzohet se i përkiste dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK javën e kaluar, ndërsa gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë u akuzuan gjithashtu për shkelje të barazisë në tenderë dhe vepra të tjera penale.

    Dosja prej 120 faqesh e përgatitur nga Prokuroria për të argumentuar kërkesat për masa sigurie para Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, detajon se si Molla dhe Qato morën dividentë, ndërsa pronari nominal, një bukëpjekës në Tiranë, paguhej në mënyrë informale me një rrogë nga kompania që supozohej se e kishte nën pronësi.

    Prokuroria vëren gjithashtu se si, pa ndonjë përpjekje të madhe për të maskuar natyrën kriminale të transaksioneve, kompania që fitonte miliona euro tenderë dhe kishte miliona lekë fitime të pashpërndara, shitej nga një aksioner te një tjetër përkundrejt çmimit nominal të aksionit, 100 lekë gjithsej. Prokuroria pretendon gjithashtu se shkeljet e bëra nga zyrtarët e shtetit për të dhënë kontrata punimesh publike për këtë kompani ishin të shumta, për shkak se kompania ishte e re dhe nuk kishte kurrfarë aktiviteti për të justifikuar plotësimin e kritereve tenderuese, të tilla si xhiroja apo suksesi në zbatimin e projekteve të mëparshme.

    Përgjimet e komunikimeve mes punonjësve të ndryshëm të kompanisë sugjerojnë gjithashtu se pronësia e Qatos dhe Mollës mbi kompaninë ishte një sekret që e dinin të gjithë dhe as nuk kishte ndonjë përpjekje shumë të fortë për ta mbajtur të maskuar. Përgjimet paraqesin gjithashtu një mjedis pune të dominuar nga sherret dhe presioni, punonjës që marrin qetësues për të fjetur gjumë dhe një inspektim të çuditshëm nga ana e Tatimeve, në të cilën inspektorët tatimorë “kishin parë diçka që nuk duhej të shihnin”.

    Historiku i suksesit të kompanisë 5D Konstruksion buron sipas SPAK nga pozicioni publik i aksionerëve të fshehtë të saj. Kompania arrinte të fitonte tenderë të panumërt në institucionet e Bashkisë Tiranë, por nuk ishte në gjendje të fitonte tenderë në institucione të tjera publike nën varësi të zyrtarëve të tjerë socialistë.

    Hetimi zbulon gjithashtu se paratë që besohet se iu vodhën shqiptarëve me tenderë të manipuluar u investuan në ndërtim pallatesh. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pas vitit 2021, kompania nisi ndërtime në pesë objekte, kryesisht pallate banimi dhe një hotel në Durrës.

    Në fakt, në lidhje me hotelin në Durrës, kompania u pajis edhe me statusin special të dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, status që i fal kompanisë taksa dhe i ngarkon taksapaguesit me mbulimin e kostove të shërbimeve bazë si ujë, kanalizime, etj..

    Syri

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    'Do e bëjmë fshatin si qytet'/ Si reklamonte Veliaj tendera miliona euro që i dha kompanisë së 5 drejtorëve të tij të besuar

    Emri:  auto_collage-1_11712049940.jpg

Shikime: 1173

Madhësia:  50.3 KB

    Në mes të Korrikut të vitit 2022, zyra e Shtypit e Bashkisë së Tiranës shpërndau një kasetë të gatshme, ku shfaqej Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shkollës “Dritas” në zonën e Zall-Herrit, të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

    Veliaj premtoi se shkollat e fshatit do të ishin njëlloj, në mos më të mira se të qytetit.

    “Parimi është që edhe nxënësit e Zall-Herrit të kenë një shkollë me të njëjtën cilësi, standard dhe hapësira si çdo shkollë tjetër që po bëjmë në Tiranë. Shumë prej shkollave në ish Bllok nuk kanë as gjysmën e këtij standardi…”, deklaroi kryebashkiaku.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-02-at-10.37.11-AM-2-640x4221712049941.jpg

Shikime: 1154

Madhësia:  35.2 KB
    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-02-at-10.37.12-AM-640x9591712049941.jpg

Shikime: 1164

Madhësia:  54.5 KB

    Sipas dokumentave që ka konsultuar “Boldnews.al” rezulton se shkolla “Dritas” ishte pjesë e programit të Rindërtimit. Tenderi për ngritjen e godinës së re, me fond mbi 1.5 milionë euro, u zhvillua nga Bashkia e Tiranës në maj 2021 dhe fitues u shpall një bashkim operatorësh, i drejtuar nga kompania “V.A.S Construction”, e njohur më pas me emrin “5D Konstruksion”.

    Më herët, e njëjta kompani, ishte pjesë e grupit ekonomik që fitoi një tjetër tender për Rindërtim shkolle në kryeqytet.

    Në shtator 2020, “V.A.S Construction” fitoi kontratën me vlerë 2.5 milionë euro. Edhe për këtë investim, nuk mungoi reklamimi i Veliajt, gjithnjë nëpërmjet kasetave të gatshme.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-02-at-10.37.11-AM-11712049940.jpg

Shikime: 1180

Madhësia:  40.5 KB

    “Shkolla “Hasan Vogli” me gjasë do imponojë këtë estetikë dhe këtë kulturë në gjithë këtë komunitet. Unë mezi pres të marr aplikimet nga pallatet përreth…”, deklaroi Veliaj në ceremoninë e inagurimit, në Tetor të vitit 2022.

    Kompania “V.A.S Construction” (“5D” shpk) është kontrolluar nga drejtorët e tij më të rëndësishëm, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, sipas hetimeve të zhvilluara së fundmi nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-02-at-10.37.11-AM-3-640x8211712049941.jpg

Shikime: 1166

Madhësia:  57.1 KB

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur rolin e të paditurit.

    Në një intervistë dhënë në “Opinion” rreth një vit më parë, Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dijeni që drejtorët e tij të jenë pjesë e ndonjë kompanie private që ka fituar tendera në bashkinë e Tiranës, duke iu përgjigjur me mohim akuzave publike që vinin për këtë fakt nga Partia Demokratike në opozitë.

    Nëse merren të mirëqena deklarimet publike të Veliajt, duket se ai është i vetmi person në Bashkinë e Tiranës që nuk ka pasur informacion se “5D” shpk (e njohur më parë si “V.A.S Construction” apo “Igor Electric”) zotërohej nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

    Të dhënat e publikuara në media nga dosja hetimore e SPAK-ut dëshmojnë se një numër i konsiderueshëm personash, përfshirë zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës apo punonjës të thjeshtë të kompanisë “5D”, ishin në dijeni të pronarëve realë të shoqërisë, të cilët, sipas Prokurorisë së Posaçme dyshohet se janë Mariglen Qato dhe Redi Molla.

    “Pazaret” për shkollën “Hasan Vogli”

    Në një pasazh të dosjes hetimore, thuhet ndër të tjera:

    Gjatë hetimeve paraprake, nga kontrolli i ushtruar në zyrën e shtetasit Nestor Muhametllari (pronari në letra i kompanisë “5D” shpk, shën.red), nga vëzhgimi i pajisjeve telefonike e kompjuterike të sekuestruara, ka rezultuar se në njësinë kompjuterike të sekuestruar këtij shtetasi është gjetur një foto e komunikimit me shtetasin Taulant Tusha (Drejtor në bashkinë e Tiranës, shën.red), në aplikacionin Whatsapp.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-02-at-10.37.11-AM1712049940.jpg

Shikime: 1195

Madhësia:  32.6 KB

    Sipas përmbajtjes së këtij komunikimi, shtetasi Taulant Tusha i ka dërguar një personi tjetër një folder, me emërtimin “Mangësitë.doc” dhe në komunikim përmendet emri “Hasan Vogli”.

    Më tej, midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:

    Bashkëbiseduesi: Kush e solli këtë?

    Taulant Tusha: Dr ime. (drejtoria ime)

    Bashkëbiseduesi: T’i plotësoj sot me urgjencë. Po ja çoj.

    Taulant Tusha: Nuk e kuptoj pse nxitohen….Thuaj Nestorit, fol me Anjezën për projektin.

    Bashkëbiseduesi: I kam thënë unë shpejt, shpejt….. Ok.

    Taulant Tusha: Se Ilda qenka 1….

    Bashkëbiseduesi: Direkt.

    Sipas SPAK-ut, lidhur me bisedën e mësipërme, nga hetimet ka rezultuar se Bashkia Tirane ka realizuar procedurën e prokurimit me referencë nr.REF-67231-07-28-2020, me objekt “Rindërtimi i 8 (tetë) objekteve arsimore në Bashkinë Tiranë-Ndërtim i shkollës ‘Hasan Vogli”, e cila është zhvilluar në datên 10.08.2020 dhe lidhur kontrata në datën 30.09.2020.

    Në datën 09.09.2021 është nënshkruar marrja e përkohshme e objektit në dorëzim. Të dhënat tregojnë se data e modifikimit të fundit të këtij imazhi është data 25.11.2020.

    Po ashtu, rezulton se personat që përmenden në këtë bisedë janë shtetasi Nestor Muhametllari, ortak dhe administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si dhe shtetaset Anjeza Callpati dhe Ilda Qazimilari, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Punëve Publike pranë Bashkisë Tiranë.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-02-at-10.37.10-AM1712049940.jpg

Shikime: 1179

Madhësia:  39.3 KB

    Komunikimi i mësipërm dëshmon faktin se shtetasi Taulant Tusha, i cili ka patur cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe cilësine e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur komunikime me bashkëbiseduesin e mësipërm, i cili është një person që “urdhëron” dhe “udhëzon” shtetasin Nestor Muhametllari per mënyrën se si duhet të veprojë për punët e shoqërise “5D Konstruksion” sh.p.k. ku vete ai i fundit është administrator i shoqërisë.

    Ky komunikim krijon dyshime se shtetasi Taulant Tusha ka pasur dijeni ne lidhje me pronarët e vërtetë të shoqërisë “5d Konstruksion” sh.p.k dhe njëherësh ka dijeni për faktin se shtetasi Nestor Muhametllari është vetëm i punësuar në këtë shoqëri dhe interesohet që ky i fundit të komunikojë me punonjës të drejtorisë së tij, me qëllim ndreqjen e mangësive në projektin me objekt “Ndërtim i shkollës “Hasan Vogli”.

    Syri

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Blloku i milionave/ Gjenden shënimet ku drejtorët e Veliajt investonin paratë e vjedhura

    Emri:  auto_Veliaj-Mariglen-Qato-750x4381711662306.jpg

Shikime: 1175

Madhësia:  31.9 KB

    SYRI TV ka zbardhur dosjen hetimore ku janë kryer 23 pagesa apo marrje detyrimesh në vlerë mbi 33 milion e 550 mijë lekë të reja, ose 335 milion e 500 mijë lekë të vjetra janë zbardhur nga një bllok shënimesh të gjetura në banesën e Nestor Muhametllarit që mbante mbishkrimin “Notes”. Bëhet fjalë për pagesa rrugësh, agjensishë, projektesh, etje (f10).

    Ndërkohë në zyrën e Muhametllarit në kompanisë “5D Konstruksion”, është gjetur tjetër bllok me mbishkrimin “Baylan”. Në shënimet përkatëse thotë SPAK, është pasqyruar fakti se Redi Molla ka marrë shumën prej 11 milion lekë të rinj nga fitimi i relizuar në vitin 2018 nga “5D”. Ndërkohë në të njëjtim bllok shënimesh rezulton se Mariglen Qato ka marrë 4 milion lekë. Bie në sy fakti se “5D konstruksion”, shtriheshin në përfitimet e tyre edhe jashtë Tiranës. Kështu, në bllok shënohen disa vlera me mbishkrimet:

    “Investuar në Lushnje 7. 754. 365 L”.

    “Investuar në Lanabregas 13. 593. 868 L”,

    “Investuar në Burrel 2. 500. 000 L”

    “Investuar në Karpen 2. 000. 000 L”

    “Për tu arkëtuar 40. 976. 305 L”

    Një tabelë tjetër në bllokun e sekuestruar, përshkruan se i është kthyer Redi Mollës shuma prej 32 milion e 500 mijë lekë të reja, e zbritur nga shuma totale preh 134 milion e 810 mijë lekë. Shuma është e përafërt me neton e devidentit të shpërndarë nga “5D” më 30 qershor 2020, kur ortak i vetëm i shoqërisë ishte Muhamet Petriti.

    Në një bllok tjetër të punonjësit Mariglen Lika, bëhet fjalë për një mbledhje stafi e “5D”, ku përfshihet edhe emri i drejtorit Redi Molla si pjesmarrës, e ku parashikohet ndarje e përgjegjësive të anëtarëve të shoqërisë, objektivat dhe organizimi.

    SPAK thotë se Nestor Muhametllari nuk kishte kontakt të drejtëpërdrejtë me Muhamet Petritin, por rolin e ndërmjetësit e bënte Alfred Qato, vëllai i Mariglen Qatos. Alfredi interesohet për një pagesë, ku ndër të tjera evidentohen bisedat si me poshte.

    Biseda e dates 12.08.2020.

    Alfred: "Nestor si je".

    Nestor: "Mire Fredi si je ti ?"

    Alfred: "Neser hajde nga ora 10 qe te vem te banka.

    Alfred: "Tha Meri" (Mariglen Qato)

    Nestor: “0k.

    Alfred: Takohemi te furra rruga elbasanit.

    Nestor: ok.

    Biseda e dates 17.08.2020.

    Alfred: "Nestor si je te kishi ber ate kerkesen neser per ato... Sa kan ngel ato"

    Nestor: "Mire Fred si kalove ti... nuk na i ben njeri neser ato".

    Alfred: "Pse".

    Nestor: "Do bejme nje kerkese giate javes per nje pjese... Po se duan justifikim te

    besueshem".

    Alfred: "Ok... Me thuaj kur se vini... Se une do jem jasht tirane... (“Që ti them merit")

    Nestor: "Te them une... Ta bejme kerkesen te enjte per te premten... Si do na thoi ajo

    gaca. Te banka".

    Alfred: "Ne rregull... Vetem me thuaj qe te lajmeroj Merin".

    Nestor: "ok:

    Në daten 20.08.2020 shtetasi Alfred Qato i dergon shtetasit Nestor Muhamellari me mesash kontaktin e telefonit te shtetasit Muhamet Petriti, me permbajtjen "Met Petriti” dhe nr përkatës të celularit

    Ndersa Nestor Muhametllari i pergjigjet "ok, se flas une".

    25. Ne datën 10.03.2021 shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime te tjera me shtetasin Alfred Qato, të lidhura me shtetasin Muhamet Perriti, si me poshte:

    Nestori: "Fred si kalove, si je ti?... Ato i kane kaluar Merit.. Te shkoj ti terheqi 2 here nga 5 te mos e bezdiain.. Dhe i mbaroj taksiratet".

    Alfred: "Mir si je. Po deshe hajde mere nji dit dhe mbarojeni atije ku njef ti.

    Nestor: "oki… Edhe ashtu e bejme".

    Alfred: "Ti them neser nga ora 10,.. te rruga elbasanit".

    Nestor:'ok".

    Alfred: "hajde atje… Dhe mbarojeni".

    Nestor: "ok".

    Biseda e datës 11.03.2021.

    Alfred: "Gjes... Po të pret Meti te furra"

    Nestor: "mgjesi... Po po, duke ardhur jam".

    Nga te dhenat e llogarise bankare te shtetasit Muhamet Petriti prane Bankes BKT, ka rezultuar se ne llogarine bankare te tij eshte transferuar ne datën 22.07.2020 shuma prej 25,000,000 leke me pershkrimin "shpërndarje dividenti viti 2019", transferuar nga shoqerua "VAS Konstruksion" sh.p.k.

    Kjo shume eshte terhequr pjese-pjese nga shtetasi Muhamet Petriti

    ne daten: 03.08.2020 (8.000,000 leke),

    në datën 14.08.2020 (7.000,000 lekë),

    ne daten 20.08.2020 (4,000,000 Iekë),

    ne datën 17.09.2020 (3.000.000 leke),

    ne datën 01.10.2020 (2.999.400 leke).

    Shuma prej 25.000,000 leke e transferuar ne llogari të shteasit Muhamet Petriti nè forme dividenti per aktivitetin e shoqerise per vitin 2019, e eila eshte terhequr teresisht prej tij nga llogaria bankare sipas udhezimeve te shtetasit Nestor Muhamellari. Alfred Qato, si dhe udhezimit te shtetasit Mariglen Qato, korrespondon me shënimet e gjetura ne dokumentin "Pasqyres se levizjes se mjeteve monetare korril 2020, shume monetare e konsideruar si e drejte/detyrim per “ortakun 1”.

    Bisedat e kryera nga shtetasit Nestor Muhametllari dhe Alfred Qato ne daten 10.03.2021 dhe 11.03.2021 (me siper) duket se lidhen pikerisht me terheqien e shumës 1,000,000 leke nga llogaria e bankare e shtetasit Muhamet Petriti, e cila eshte terhequr ne datën 11.03.2021 (500,000 leke) dhe ne daten 18.03.2021 (499,850 leke), pikerisht sipas udhezimeve te shtetasit Nestor Muhametllari.

    Syri

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Reagon Erion Veliaj pas arrestimit të ish-drejtorëve të bashkisë

    Emri:  vel.jpg

Shikime: 1151

Madhësia:  34.8 KB

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

    Deklarata e plotë e Erion Veliajt:

    Jam këtu para jush, pasi kam parë, njësoj si ju, e dëgjuar, njësoj si ju, çfarë ka ndodhur me disa drejtorë e ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, dhe pasi kam kaluar edhe një peripeci të vogël shëndetësore personale, për të cilët ju falenderoj për kujdesin.

    Jam përpjekur të kuptoj, sa e kam pasur unë të mundur, se si janë zhvilluar ngjarjet që çuan në ngritjen e akuzave për këta zyrtarë të institucionit që unë drejtoj.

    Po e nis nga vija e kuqe e Partisë Socialiste dhe e kryeministrit Rama: Çështjet që hap drejtësia e re, me këdoqoftë dhe kudoqoftë, në cilindo nivel të përgjegjësive ekzekutive dhe administrative, nuk janë për t’u komentuar në aspektin e tyre ligjor, por janë thjesht për t’ua besuar organeve të drejtësisë. Cilido individ që është përfshirë në këto çështje, duhet të përballet vetë me drejtësinë, i zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje tjetër, përveç mbrojtjes ligjore nga avokatët e vet.

    Pra, unë s’kam asnjë koment për vërtetësinë e akuzave, për shkallën e përfshirjes ose jo të secilit në aktivitetin e paligjshëm për të cilin akuzohen, për fajësinë apo pafajësinë e tyre, që është ekskluzivisht tagër i gjykatës, nivelin e respektimit të së drejtës njerëzore e kushtetuese të prezumimit të pafajësisë në para-burgimin e tyre, e kështu me radhë.

    Kjo vijë e kuqe ma bën të pamundur futjen në debat për faktet, me ata të cilët e shfrytëzojnë lirinë e fjalës në media për të bërë prokurorin, sigurimsin modern apo inkuizitorin mesjetar, duke më përfshirë edhe mua në të dënuarit pa gjyq, për sa ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.

    Por, nëse për faktet e kam të pamundur të hyj në debat sepse do të cenoja parimin e mosndërhyrjes në një çështje të drejtësisë, për pjesën time të përgjegjësisë dhe për rolin që kam me bekimin e qytetarëve të Tiranës, e kam të pamundur të mos shprehem.

    Po! Nuk ka asnjë diskutim, që unë kam punuar dhe bashkëpunuar me këta njerëz dhe për sa më takon, e kam vlerësuar punën e tyre në bazë të rezultateve, që flasin vetë në çdo cep të qytetit, për këdo që do t’iu referohet arritjeve reale në sektorët që ata kanë drejtuar, në kohën që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.

    Mariglen Qato ka drejtuar IMT-në nga shtatori 2018 gjer në shtator 2023. Falë punës së tij dhe asaj skuadre është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri, lirimi i Liqenit nga zaptimet në gjysmën e tij, hapja e terreneve në Kombinat dhe 5 Maji për lagjet e reja pas tërmetit. Teksa sot ecim në ato bulevarde, buzë Liqenit, apo përgjatë Unazës së Madhe, ne kuptojmë sa punë të dobishme ishin për qytetin, por edhe sa kundërshtarë politikë u ndërzyen ndaj IMT-së sepse kishin lidhur karrierën e tyre me bllokimin e këtyre kantiereve e sabotimin e Tiranës.

    Redi Molla ka drejtuar UKT-në në vitet 2016-2020, ku e ktheu një ndërmarrje të falimentuar në të vetmin ujësjellës me bilanc pozitiv në vend, që sot financohet direkt nga bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe që e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë, ku vaditej misri e thaheshin lagjet, në një qytet 25 herë më të madh në sipërfaqe, me 20 orë ujë mesatarisht, e në shumicën e zonave urbane me 24 orë ujë.

    Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës gjer vitin e kaluar. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ka ndjekur 24/7 projekte që Tirana i priste prej një shekulli – nga Sheshi Skënderbej, tek Pazari i Ri, nga Bulevardi Zogu I, tek Unaza e Vogël, nga Kalaja e Tiranës në qendër, tek ajo e Petrelës në periferi, nga zgjatimi i Lanës, e gjer tek Lumi i Tiranës, që përmbyste gjithë njësitë 4, 8, 9 e 11, e gjer tek 101 kopshte e çerdhe të rinovuara, e 40 shkolla të reja, nga ‘Kosova’ e ‘Samiu’, gjer tek ‘Partizani’ e ‘Çajupi’, ku çdo ditë ulen e rriten 200 mijë fëmijë të kryeqytetit në kushte optimale.

    Kjo ishte një pasqyrë e përmbledhur e punës së tyre në bashki dhe e punës sime me ta, përpara se hienat që s’kanë prekur punë me dorë, të skërmisin dhëmbët me jargë për gjahun e rradhës.

    Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

    Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

    Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!

    Ku jemi këtu? Në komunizëm? Kur shoku Enver i vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë, të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit e shtëpisë së tyre, që sot u dashka të arrestohet e të burgoset nga gjykata politiko-mediatike, titullari i institucionit, sapo SPAK-u nxjerr fletët e arrestit për një apo disa zyrtarë të institucionit disa mijëra vetash që ai drejton?!

    I ngre këto pyetje retorike sepse në asnjë vend normal demokratik, nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në parlamente, ekrane, portale, madje as në rrjetet sociale të Francës, Italisë, Greqisë e me radhë, nuk i shikon këto turra drush për të djegur të gjallë Presidentë, kryeministra, kryetarë bashkish, kur drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsionit dhe ku gjykatat, në fund, e ndajnë shapin nga shqeri, të fajshmit nga të pafajshmit!

    Këta gjahtarët profesionistë të shtrigave, që kanë një mandat deputeti të partive me vulë të humbur apo një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje, po që s’kanë asnjë respekt për dinjitetin njerëzor, për punën, për faktet, duan që populli ta harrojë këtë të vërtetë të madhe.

    Shqiptarët e kanë dëgjuar dhjetra, në mos qindra herë, nga goja e kryetarit tonë, Edi Ramës, se ne duam një drejtësi të drejtë, që të godasë djathtas e majtas dhe të shikojë e të ecë vetëm drejt, me shpatën e ligjit në dorë! Unë e di që për shumë njerëz politikanët janë njerëz që tjetër thonë, tjetër mendojnë dhe tjetër bëjnë, po pikërisht pse Edi Rama, kryeministër dhe kryetari ynë i Partisë Socialiste, dhe kjo parti e udhëhequr prej tij, janë ndryshe nga ky stereotip dhe Shqipëria sot është shumë më ndryshe se 10 vite më parë, edhe Tirana sot është më ndryshe se 10 vite më parë, edhe drejtësia sot është më ndryshe se 10 vite më parë!

    Nga ana tjetër, kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej. Eshtë një luftë që ne e kemi kërkuar, e bëjmë sa mundemi, prej ditës së parë në këto detyra, me reforma, shërbime digjitale, me masa për përmirësime të vazhdueshme procesesh administrative, por edhe auditime e largime nga puna për punonjës që shkelin rregullat apo denoncohen nga qytetarët.

    Por, nivelet ekzekutive të qeverisjes nuk janë as prokurori as gjykata, prandaj ne e shohim drejtësinë si aleate strategjike në këtë luftë dhe e mbështesim pa rezervë punën e saj, si një punë e domosdoshme për pastrimin e administratave tona nga elementët e korruptuar. Prandaj, edhe ekziston ndarja e pushteteve dhe e punëve në këtë sistem dhe prandaj, ligji ngarkon prokurorët e gjykatësit të bëjnë një punë që, as kryeministri, as ministrat, as kryetarët e bashkive, as mund ta bëjnë, as janë të lejuar me ligj që ta bëjnë.

    Disa i bien shkurt: Po pse, nuk dëgjoni ju fjalë për njërin e për tjetrin? Patjetër që dëgjojmë edhe ne fjalë. Madje, më shumë se sa për të gjithë, për veten tonë! Po çfarë duhet të bëjmë, përveçse të pyesim veten apo të tjerët sa të vërteta janë këto fjalë! Dhe me veten e dimë çfarë është e vërtetë ose jo, ndërsa me të tjerët si ta verifikojmë deri në fund të vërtetën e fjalëve? T’u vëmë njerëz mbrapa? T’u fusim përgjues në makina dhe në shtëpi? T’i paraburgosim në një zyrë në bashki apo nëpër ministri, në bazë të dyshimeve dhe t’i mbajmë aty derisa të thonë të vërtetën?! T’i torturojmë? Këto janë të gjitha të pamendueshme, jo thjesht kriminale, në aspektin e ligjeve demokratike, të cilat fuqinë represive të shtetit ia njohin si ekskluzivitet organeve policore e gjyqësore, jo titullarëve të pushtetit ekzekutiv dhe politik!

    Disa të tjerë thonë: Kur dëgjoni fjalë largojini menjëherë nga puna! Po nëse do të ndiqnim këtë kriter duhet të largonim veten nga puna çdo ditë nga gjithë thashethemet dhe fjalët, dhe nga ana tjetër, largimet nga puna të drejtuesve të administratës janë si në çdo vend europian edhe në Shqipëri, një përgjegjësi që me ligj nuk e ka asnjë titullar politik! E pra, punët janë të ndara, siç janë edhe përgjegjësitë e qëllimet tona publike nga përgjegjësia individuale e secilit para ligjit dhe nga qëllimet e erreta personale të kujtdo që përfiton në rrugë të paligjshme, duke abuzuar me detyrën, pas shpinës së institucionit e të atyre me të cilët e lidh puna e përbashkët.

    Tani, padiskutim që mua nuk ka sesi të më vijë mirë, nëse akuzat e ngritura ndaj disa ish-drejtorëve e drejtorëve të Bashkisë Tiranës provohen të vërteta në gjykatë.

    Përkundrazi, më vjen tmerrsisht keq, që krahas angazhimit në plot punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. Por, në pritje të fjalës së fundit të drejtësisë për ta, unë vetë nuk kam çfarë pres për t’ju parë të gjithëve në sy dhe për t’ju thënë se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë.

    Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm. Uroj që këtë ta vërtetojnë deri në fund edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës, me të cilin e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti, edhe hetimet për këtë çështjen e hapur së fundmi nga drejtësia.

    Unë i trembem shkeljes së normave me të cilat jam edukuar që fëmijë në këtë qytet dhe e kam frikë ligjin përpara se sa të bëhem një subjekt i ndëshkimit të tij, kështu që nuk e kam shkelur kurrë as ligjin, as besimin e atyre që më kanë dhënë tre herë mandatin për të drejtuar Tiranën. Prandaj, drejtësia të vazhdojë punën e saj, s’ka nevojë t’ia them unë se çfarë duhet të bëjë, ndërsa unë do të vazhdoj punën time me skuadrën e transformimit të Tiranës, edhe me më shumë këmbëngulje për Tiranën e për bashkëqytetarët e mi, pas kësaj ngjarjeje që nuk më bën aspak krenar.

    Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kurajon dhe forcën që më jepni çdo ditë!



    Koha Jone

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fier, arrestohen dy italianë për vjedhje me dhunë
    Nga Meriamun në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-02-2012, 18:57
  2. Master ne Inxhinieri Ndertimi ne Tirane?
    Nga PcCrack3r në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 04:57
  3. Korrupsioni, pranga 3 zyrtareve te bashkise Tirane
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-03-2011, 14:13
  4. Sa fitohet me nje biznes butiku ne Tirane
    Nga johnny2000 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2010, 05:18
  5. Fier, arrestohen 4 persona për vjedhje nafte
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 11:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •