Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

    Emri:  Screenshot_20240328_175343_Gallery.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  32.9 KB

    Shefi i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka hedhur dyshime të forta se vëllai i Edi Ramës, Olsi ka qenë i përfshirë në skandalin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, porse policia dhe prokuroria e kanë fshehur prezencën e tij në grupin që i kap në janar të vitit 2014. Kapja e këtij grupi prej 9 vetash, në fillim të qeverisjes së rilindjes, shkaktoi një debat të madh, së pari nga sasia e kokainës së gjetur mbi 120 tonë, së dyti sepse ishte hera e parë që në shqipëri ngrihej një laborator përpunimi dhe së treti sepse që atëhere u përfol pandehma se policia e pati dekonspiruar opoeacionin me indicie nga prokuroria e Hanoverit në Gjermani.

    Por krejt i një përmase tjetër do të qe afera nëse në të do të ishte i përfshirë edhe vëllai i shefit të ekzekutivit. Deri më tani, nga gjithë denoncimi i Bardhit, mund të flitet vetëm për dyshime të forta, por jo për prova konkrete. E megjithëatë, Lapsi.al po i raporton këto dyshime që e bënë deputetin demokrat ti kërkojë SPAKut dhe Altin Dumanit të hetojë vëllain e Edi Ramës.

    Po ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Olsi Rama në aferën e Xibrakës? Së pari në dokuementat e prokurorisë dhe më pas në vendimin e gjykatës (Faksimilet nga vendimi i GJ Apelit 2017) flitet për 9 persona të dënuar shtatë shqiptarë dhe dy kolumbian që kishin mbërritur këtu për të prodhuar kokainën. Por ama në dokumenta flitet edhe për një person që orhanet ligjëvënëse “nuk kanë arritur ta identifikojnë” dot.

    Emri:  olsi-3.jpg

Shikime: 107

Madhësia:  21.9 KB

    Pikërisht ky i paidentifikuari, që dyshohet se mund të jetë lënë enkas jashtë hetimit, përflitet si Olsi. Ai përshkruhet fizikisht me pamje fizike dhe me moshë, por pa emër: “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Sipas verifikimeve të grupit investigues të PD-së Olsi Rama, i datlindjes 9 shtator 69, ka pasur fiks këtë moshë në Dhjetor 2014-Janar 2015.

    Por përkimet nuk përfundojnë këtu. Për të dyshuarin, që pranohet nga prokuroria se ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit kriminal, ekzistojnë edhe rastësi të tjera. në dokumenta thuhet se ky “i paidentifikuar ka përdorur një foristradë me targën AA653DM. Grupi qëmtues i opozitës ka arritur të kontrollojë dokumentat e sistemit TIMES, në të cilat rezulton se kjo makinë është përdorur nga Olsi Rama.

    Emri:  -640-0-1711631661xdosja-3-171.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  21.7 KB

    Po të njëjtën makinë që përdorte Olsi e përdornin gjithashtu edhe kreu i grupit të prodhimit të kokainës që është dënuar me nga 13 vjet burg, Genci Xhixha dhe anëtari i tij Gentian Gjonaj.

    Emri:  olsi.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  25.3 KB

    Pra në rastin më minimal, Olsi Rama ka pasur miqësi të ngushtë me grupin e trafikantëve përderia sa ata përdornin të njëjtën makinë. Rasti i njghan fiks atij të ish ministrit Saimir Tahiri, ku grupi kriminal përdorte Audin në emër të tij. Në rastin më të keq…

    Ka edhe më. Ai që në dokumentat e drejtësisë shqiptare emërtohet si personi “i paidentifikuar”, sipas vendimit të gjykatës ka pasur rol në sjelljen në Shqipëri të dy kolumbianëve (dy faksimilet në foton e madhe lart) që erdhën të përpunojnë drogën në laboratorin e Xibrakës. Për të mbështetur pandehmën se ky është vëllai i kryeministrit, Gaz Bardhi sjell si argument faktin se sipas sistemit TIMES, ai ka dalë nga kufiri shqiptar një ditë përpara se dy kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të hynin në vendin tonë. Si një argument tjetër ai përmend edhe se në ditën që u ‘arrtis kreu i grupit Genci Xhixha, me 14 janar, pikërisht pasditen e arrestimeve pas zbulimit të laboratorit në Xibrakë, Olsi Rama ka dale nga kufiri në Morinë.

    Natyrisht këto janëë larg së qeni prova të pa kundërshtueshme, pasi kushdo mund të dali përtej kufirit, 24 orë para se në të të hyjnë dy kriminelë, apo të arratiset një i tretë por Bardhi i ka servirur ato për të përforcuar sfondin e përgjithshëm.

    Pra për ta përmbledhur: Dyshimi është se policia dhe prokuroria kanë lënë jashtë hetimit Olsi Ramën me pretendimin se nuk kanë arritur të njohin “personi i moshës 45 vjeç, me flokë të shkurta që përdorte foristradën me targë AA653DM”. PD përmes sistemit TIMS ka zbuluar se Osli Rama ka pasur të njëjtën moshë në atë kohë dhe ka përdorur të njëjtën makinë, që e kanë përdorur gjithashtu edhe krerët e grupit “Xibraka”. Ky është thelbi i dyshimit që mbahet në kasafortë prej shtatë vitesh. Por këtyre indicieve të forta i shtohet edhe një tjetër, që mund ti japë hov pandehmës se policia e ka dekonspiruar operacionin, enkas për të shpëtuar vëllain e vogël të kryeministrit. Që në 2014 u hodh dyshimi se denoncimi i ardhur nga Gjermania ishte djegur për ta dështuar operacionin. Por në 2017, ishte vendimi i Gjykatës së Alelit për grupin e prodhuesve të kokainës që hedh dyshime se policia mund ta ketë “shitur” informacionin se do ndërhynte në Xibrakë, duke mos lejuar zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

    Emri:  olsi-4.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  50.0 KB

    Pikërisht për këto dyshime Gazmend Bardhi i ka kërkuar Altin Dumanit të vijojë hetimet për dosjen e mbetur pezull me numrin 335/1, ku përshkruhet një bashkëpuntor tjetër i prodhuesve të kokainës që ende mban nofkën “i paidentifikuar”.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Bardhi: Olsi Rama kaloi kufirin në të njëjtën ditë që u arratis kryetrafikanti i drogës në Xibrakë

    Emri:  IMG_6971.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  25.2 KB

    Në konferencën e zhvilluar, Bardhi u shpreh se “Olsi Rama kaloi kufirin në të njëjtën ditë që u arratis kryetrafikanti i drogës në Xibrakë”.

    Bardhi: Kryetrafikanti Genci Xhixha u arratis me 14 janar 2015. Olsi Rama ka dale nga kufiri në Morinë pasditen e arrestimeve pas zbulimit të laboratorit në Xibrakë. Dsyhohet se ka nxjerrë kryetrafikantin nga Shqipëria. Nuk ka rastësis shoqërimi i tyre me njëri-tjetrin dhe i njëjti automjet i përdorur. AA653 DM nuk është e vetmja makinë e përdorur. TIMS tregon se kanë përdorur edhe automjetet me targe AA393 FJ. Qytetarët duan të dinë nga SPAK sepse kjo dosje u veçua nga hetimet, ku përmendej ky persona i paidentifikuar. Të dhënat e TIMS, mjaftojnë të rihapet hetimi.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Dosja/ 10 momentet që lidhin Olsi Ramën me grupin e kokainës së Xibrakës

    Emri:  xhixha-rama-2048x1152.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  27.1 KB

    Gazment Bardhi bëri publike sot detaje nga dosja hetimore e laboratorit të Xibrakës ku sipas tij pjesë e grupit ka qenë edhe Olsi Rama.

    Rrethanat dhe faktet që lexoi Bardhi duke iu referuar dosjes hetimore janë përmbledhur në 10 nënndarje më poshtë nga zyra e shtypit e PD-së.

    Kujtojmë se në vitin 2014 në fshatin Xibrakë të Elbasanit, në një operacion të drejtuar nga forcat speciale gjermane u zbulua një laborator i nxjerrjes së kokainës së shkrirë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-03-28-at-13.57.34_d4f57434-1.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  59.7 KB
    Pjesë nga dosja që lexoi sot Gazment Bardhi

    Për të bërë të mundur nxjerrjen e kokainës ishin marrë nga dy kolumbianë që kishin njohuri për procesin e nxjerrjes së drogës së shkrirë në disa veshje. Kreu i grupit, Genci Xhixha nuk u arrestua asnjëherë, por mundi të arratisej në mënyrë të mistershme falë një sms që dyshohet se dekonspiroi operacionin.

    10 FAKTET DHE “RASTËSITË DOMETHËNËSE” QË PROVOJNË PËRFSHIRJEN E OLSI RAMËS NË DOSJEN “XIBRAKA” JANË:

    1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.

    2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

    3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.

    4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

    5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

    Emri:  olsi-rama.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  24.8 KB
    Dokument i sistemit TIMS i publikuar nga Gazment Bardhi

    6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

    7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.

    8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

    9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe ëalther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

    Emri:  gfcfgfhgh.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  22.2 KB
    Genci Xhixha, kreu i trafikanteve të kokaines


    Dekonspirimi i policisë për Genci Xhixhën në 2015

    Nga të dhënat që zbuloi Gazment Bardhir rezulton se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM që përdornin e grupi i trafikantëve të kokainës, të cilët ngritën një laborator në Xibrakë, sipas dokumentave që zbuloi sot kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

    Bardhi tha se Olsi Rama ishte mik i ngushtë me Genci Xhixhën, kreun e grupit të trafikantëve që e sillte kokainën nga Kolumbia dhe më pas e trafikonte drejt Gjermanisë.

    Genci Xhixha nuk u arrestua asnjëherë nga policia shqiptare pasi dyshohet se ai u njoftua me një sms se laboratori i kokainës mbahej nën vezhgim nga forcat speciale.

    Në dosjen e prokurorisë, asokohe u përfshinë 12 raporte vëzhgimi të Policisë së Shtetit me autorizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të kryera gjatë periudhës dhjetor 2014- janar 2015.

    Në të gjitha këto vëzhgime të kryera në qytetet Tiranë, Elbasan, Xibrakë dhe në rrugën që lidh këto dy qytete, gjithçka ka ecur normalisht deri në datën 14 janar 2015. Atë ditë pretendohet se Genci Xhixha ka qenë në Shqipëri dhe paradite është nisur në drejtim të Elbasanit.

    Linja logjike e ngjarjeve ishte që ai të shkonte në laboratorin e Xibrakës, ku ndodheshin në atë moment disa nga bashkëpunëtorët e tij. Por ndërsa ishte nisur për në Elbasan, në orën 10:35 Genci Xhixha ka marrë një mesazh që ka ndryshuar rrjedhën e gjërave.

    Financuesi e furnizuesi i laboratorit të Xibrakës është kthyer menjëherë pasi kishte kaluar rrethrrotullimin e TEG-ut për në Tiranë, duke anuluar udhëtimin në Elbasan. Skuadra e policisë që po ndiqte automjetin ku ndodhej Genci Xhixha ka parë se ai ka ndërruar rrugë papritur, duke u kthyer në drejtim të Tiranës.

    Emri:  laburatori-i-droges-ne-Xibrake-1-640x410-1.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  38.3 KB
    Pamje nga laboratori i kokaines ne Xibrake

    Po atë ditë, disa minuta pas këtij episodi grupi i vëzhguesve që ishte vendosur në Xibrakë ka parë personat që vepronin në laborator të nxirrnin në pjesën e pasme të ndërtesës fuçitë me solucion kokaine dhe t’i derdhnin në tokë, pasi me sa duket ishin njoftuar se ishin nën hetim e vëzhgim. Ky ka qenë momenti i ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë personat e dyshuar.

    Genci Xhixha ndërkohë ka arritur të dalë nga Shqipëria po atë ditë siç dyshohet, por nuk la asnjë gjurmë të kalimit të tij në pikat kufitare të vendit. Sipas hetuesve, ai ose ka kaluar kufirin në këmbë për në ndonjë vend fqinj ose ka përdorur identitet tjetër.

    Si nisën hetimet me kërkesë të autoriteteve gjermane

    Pikënisja e hetimeve që çuan në zbulimin e laboratorit të Xibrakës ishte një informacion i mbërritur nga Gjermania në datën 14 dhjetor 2015. Policia gjermane kishte rënë në gjurmët e Ilir Hysenit, personit që priste atje dhe shpërndante më tej drogën që nisej nga laboratori i Xibrakës.

    Pas informacionit të mbërritur nga Gjermania, prokuroria shqiptare filloi hetimet dhe autorizoi policinë për të bërë vëzhgim të fshehtë ndaj grupit të personave, që dyshohej se ishin aktivizuar në trafikun e drogës përmes laboratorit të drogës në Xibrakë.

    Prokuroria thekson se të arrestuarit Gentjan Gjonaj, Kelmend e Arjan Dalipi kanë gjetur vendin e laboratorit, duke marrë më qira ambientet e magazinave në Xibrakë. Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno. Ata kanë hyrë në Shqipëri në nëntor 2015.

    Shtetasi Saimir Batku i kapur me një sasi droge më 14 janar 2015 në Tiranë ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni.

    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Olsi Rama i përgjigjet Gazment Bardhit

    Emri:  auto_3wtefdrg1701986190-transformed.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  31.3 KB

    Nga Olsi Rama

    Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.

    Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.

    Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.

    As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.

    Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.

    Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.

    Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Ja se si mediat e Ramës censurojnë denoncimin e Gazment Bardhit

    Një ditë më parë Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, denoncoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama në atë që njihet si dosja ‘Xibraka’.

    ‘Xibraka’ ka lidhje me laboratorin e drogës, ku përmes proceseve kimike, përftohej kokainë, e cila hynte në Shqipëri e kamufluar në kontenierë që transportin plehra kimikë. Hetimet për Xibrakën nisën nga autoritetet gjermane, që njoftuan në atë kohë autoritetet shqiptare, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe kjo shënonte laboratorin e parë që zbulohej në Shqipëri, të paktën deri në 2014.

    Gazment Bardhi në denoncimin e tij publikoi të dhëna nga sistemi TIMS, duke hedhur më shumë dritë mbi atë që konsiderohej në dosjen e Prokurorisë si “njeriu i paidentifikuar”, megjithëse në atë kohë grupet e vëzhgimit apo hetuesit kishin arritur të gjenin moshën e personit, duke e identifikuar saktë moshën e tij.

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së publikoi të dhënat e TIMS që provonin se si lëvizej me makinën e grupit të Xibrakës nga Olsi Rama, duke ngritur dyshimet e forta se edhe largimin nga Shqipëria të Genci Xhixhës, një prej emrave që i shpëtoi arrestimit, e kishte mundësuar Olsi.

    Po çfarë ndodhi me denoncimin e Bardhit, përtej faktit nëse do të arrihet ose jo të provohet përfshirja e Olsit Ramës në dosjen ‘Xibraka’?

    Mediat e mëdha nuk e kanë pasqyruar, ose pasi e kanë pasqyruar e kanë fshirë lajmin. Kjo ka ndodhur me të paktën dy televizione, Vizion+ dhe A2Cnn, që pasi e kanë tranmetuar denoncimin e kanë fshirë më pas.

    TVSH, Top Channel dhe Report TV e ka anashkaluar plotësisht, ndërsa TV Klan në edicionin e lajmeve i ka kushtuar një kronikë jo më shumë se 30 sekonda.

    Ndërkohë që ajo që tërheq vëmendjen është se reagimi apo deklarata e Olsi Ramës është pasqyruar e plotë.

    Nuk është hera e parë që në mediat shqiptare ndodh një gjë e tillë, natyrisht mund të mos jetë as e fundit, veçanërisht nëse objekt denoncimesh, qoftë edhe me fakte, do të jenë kryeministri apo të afërm të tij, si në rastin konkret i vëllai.

    Gazment Bardhi e bëri denoncimin me cilësinë e kryetarit të grupit më të madh opozitar në Kuvend, aq më tepër nga selia e partisë më të madhe opozitare, PD.

    Në fakt u zgjodh rruga që prej vitesh ndiqet dhe që është rruga më e shkurtër: censurë me ose pa urdhër, me apo pa dëshirë, e lidhur ose jo me interesa.

    Një rrugë që ndoshta mund të ‘zgjidhë’ edhe ndonjë problem ose hall të zotëruesve të mediave, edhe pse në rrethe të ngushta ose kur iu arrin “litari në grykë” bërtasin e ulërasin se pushteti-regjim i Edi Ramës po i cënon.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Berisha: Lidhjet e Olsi Ramës me kolumbianët dhe laboratorin e Xibrakës

    Emri:  hjkghkjhkhjk.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  22.1 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta për kryeministrin Rama dhe vëllain e tij Olsi. Në fjalimin e së dielës për mbështetësit e tij të mbledhur pranë banesës, Berisha tha se Olsi Rama është i lidhur me trafikun e kokainës që pas ardhjes së PS në pushtet.

    “Në vitin 2014, pa humbur kohë (u bënë bashkë) i vëllai i tij, krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndëri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.

    Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama. Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit.

    A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve. A e dini ju se “Çhe Guevarat” e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve. A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton kokainë, 300 mln euro. Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.

    Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit. Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm “i panjohuri”.

    Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, “i panjohuri” nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama” – tha Berisha që më pas u ndal edhe tek çështja e laboratorit të Xibrakës.

    “Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj, shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.

    Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.

    Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë. Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di t’i shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë” – tha Berisha që nuk i ndali me kaq akuzat.

    “Në traktin e tyre ‘fajin e ka Saliu’, Olsi përgjërohej se e votonte vëllaun pasi ai e meriton. A e dini ju o miq se vëllai i ka falur Olsit 36 mijë metër katrorë tokë për biznesin e tij, tokë tek ‘rrapi i Treshit’, ku Olsi na thoshte se po vuan aq shumë se po ndërton stadiumin për të rinjtë e Europës që do të na vijnë këtu.

    A thua se Olsi është shteti dhe ka detyra mbi detyrat e vëllait. Çfarë është kjo mor, po ka vjedhje më të madhe se kjo. Ti japësh vëllai 38 mijë metër katrorë tokë të huaj.

    Po këtë se bën kush në Europë përveç teje dhe mban në arrest shtëpie pronarin që ka marrë 410 metër tokë të konfiskuar 60 vite më parë. Ti je një bandit që nuk ke moral dhe as ligj. Ndaj miqtë e mi është jetike në një farë mënyrë të dalim nga gjendja, të hidhemi në sulm me mosbindje civile” – tha Berisha.

    Lapsi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Olsi Rama padit Bardhin: Ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht

    Emri:  -640-0-bardhi-olsi-1712061028.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  33.7 KB

    Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar sot penalisht deputetin e Berishës Gazment Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.

    “Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.” njofton Olsi Rama, ndërsa shton se mbetet në dispozicion të hetimit.

    “Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

    Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.” shprehet ai.

    Ja padia e plotë:

    Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.

    Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë cfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

    Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.

    Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

    Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.

    Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.

    Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë – ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë – të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re.
    Nëse është vërtetë e re natyrisht!

    Me shpresë, Olsi Rama

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-04-02-at-21453-pm-640x908-1712061042.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  39.7 KB

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-04-02-at-21454-pm-640x892-1712061043.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  43.6 KB

    ORANEWS

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Ramën, për përfshirjen e vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës

    Emri:  -640-0-76c19615897a768a9d7481ecb82fe782.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  40.0 KB

    Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka bërë një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për përfshirjen e vëllait të tij në laboratorin e drogës në Xibrakë.

    Bardhi bën me dije se veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, do të kërkohet në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024.”

    Njoftimi i Bardhit:

    Në vijim të të dhënave të bëra publike të enjten, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, si dhe kërkesës zyrtare të dorëzuar të premten pranë SPAK për nisjen e hetimeve penale ndaj tij dhe rihapjen e procedimit penal të pezulluar nr.335/1-2016 për identifikimin e bashkëpunëtorëve të paidentifikuar, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ndërmarrë një tjetër iniciativë.

    Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, në seancën e datës 4 Prill 2024.

    Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeministri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 çështje:

    1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, çfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

    2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

    3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

    “Duke qenë se kjo çështje përbën shqetësim madhor dhe një çështje me natyrë urgjente për opozitën parlamentare, si dhe në kushtet e një mungese tërësore të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë përfshirjen e kësaj kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024.” – thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi dhe që pritet të depozitohet nesër në mëngjes për shkak të pushimit zyrtar të sotëm.

    Emri:  -640-0-8f5d6134-e8e7-49e0-a723-0774c8bc5b76-1711980480.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  49.7 KB

    Emri:  -640-0-7971cb52-e7a8-45e1-895b-1e6a6f6ceba2-1711980479.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  63.6 KB

    Emri:  -640-0-2c8e3b1a-aa08-43ac-b777-18fe48330c91-1711980479.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  66.0 KB

    Emri:  -640-0-5dfe001a-f741-4740-bebc-6b88c7877a70-1711980478.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  51.1 KB

    ORANEWS

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Hajde mos u boni merak,se edhe po te jete e vertete futet Berisha dhe e devijon komplet historine,gjithmon ne baze te pazarit. Te njejten gje beri edhe me nipin e Enverit,ate e kishin kapur per droge ndersa Berisha i nxirrte sikur nipi i Enverit kishte park makinash lluksoze.

    Deri sa te kemi shokun Sali edhe binjakun e tij Ramen ne ate vend zorr se del e verteta.Ne ate vend duhet te dini se e verteta eshte shume me e llahtarshme se sa imagjinohet edhe se asgje nuk ndodh pa e ditur Rama dhe Shoku Berisha.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    VIDEO/ Armand Shkullaku: Vëllai i kryeministrit me makinën e trafikantëve, rrëzonte qeveri në çdo vend normal

    VIDEO

    I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ku diskutohet për denoncimin e Gazment Bardhit për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në ‘Xibrakë’, analisti Armand Shkullaku është shprehur se, vëllai i kryeministrit ka pranuar dy fakte në reagimin e tij.

    Në analizën e tij, Shkullaku tha se, nëse diku tjetër, në një vend normal, fakti që vëllai i kryeministrit ka udhëtuar me makinën e trafikantëve, do të rrëzonte çdo qeveri.

    ‘Olsi Rama në atë reagim pranoi dy gjëra.

    Ai thotë, po e kam përdorur atë makinë, por kjo nuk më bën fajtor.

    Dy e njoh njërin nga ata, por nuk njoh atë që thotë Bardhi.

    Vëllai i kryeministrit pranon se pranon një makinë, që sipas prokurorisë dhe gjykatës, është makina me të cilën trafikantët e kokainës lëviznin.

    Tani imagjinoni sikur kjo ti ndodhte, vëllait të Sali Berishës.

    E imagjinoni çfarë do të kishte bërë Taulant Balla sot në parlament.

    Ose po shkoj në një vend normal. Imagjinoni që ti ndodhte presidentit francez, apo kancelarit gjerman që i vëllai përdorte makinën e trafikantëve ndërkombëtar të kokainës dhe e pranon vetë, që po e ka përdorur, por nuk jam trafikant. Dhe të dilte kancelari i Gjermanisë dhe presidenti francez të thoshte; Gazment B., ky njeri kështu, që do ta shaj shqiptarçe.

    O zotëri, ka lidhje apo nuk ka lidhje, se çështja është se mund të mos jetë trafikant, por fakti se ai ka përdorur makinën e trafikantëve dhe ky fakt është mbajtur i fshehur unë mendoj se rrëzon çdo qeveri në një vend normal.

    Problemi që unë mendoj se është më i rëndi, është fakti se këtu polici, prokurori, gjykata e gjithë sistemi, paska mbajtur të fshehur një gjë që Bardhit mund ti jenë dashur 10 minuta për të verifikuar në sistemin TIMS se kush e ka përdorur këtë makinë.

    Dhe aty ka dalë se vëllai i kryeministrit me atë makinë, ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria. Këtë nuk mund ta bënte dot prokuroria dhe policia’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

    SYRI

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    VIDEO/ Vezaj: Në hetimin e Xibrakës çuditërisht policia nuk ka dorëzuar asnjë video apo foto, veç materiale me shkrim

    VIDEO

    Gazetari Flamur Vezaj, në një lidhje direkt nga SHBA me emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar detaje nga hetimi i dosjes ‘Xibraka’.

    Sipas Vezajt, pas urdhrit të prokurorit ndaj forcave operacione të policisë, këta të fundit kanë nisur vëzhgimet në terren, dhe në prokurori kanë dorëzuar vetëm materiale me shkrim dhe asnjë material me video apo me foto, siç edhe ndodh gjithmonë nga veprimet operacionale të policisë.

    ‘Veprimet e para janë kryer me urdhër të prokurorit Henri Ligori, i cili ka vendosur numrat në përgjim të personave po merreshin me këtë biznes dhe për ti identifikuar bashkëpunëtorët e tyre. Ilir Hyseni bashkë me një person tjetër, po kërkonin nëpër Gjermani blerës të rinj të kokainës dhe për këtë fakt autoritetet gjermane janë alarmuar.

    Në momentin që ka ardhur informacioni, prokuroria i kërkon policisë, forcave operacionale që të nisë vëzhgimin në terren.

    Ligjërisht sipas rregullit operacionalja funksionon me video, foto dhe raporte me shkrim. Çuditërisht në dosjen ‘Xibraka’, ka vetëm raporte me shkrim të dorëzuara në prokurori, nuk ka asnjë video dhe asnjë foto.

    Pasi filluan të gjithë veprimet për tu goditur, goditja ka ndodhur në datat 14 janar 2015 rreth pasdites, ku u bë ndërhyrja brenda laboratorit. Oficeri i kontaktit i policisë gjermane kishte kontakte direkte me prokurorët. Ditën e aksionit ka qenë oficeri gjerman i cili i thotë operacionales se në derën e majtë në veriperëndim, disa nga personat brenda po derdhin disa kova me lëndë.

    Edhe në rastin tjetër, ka qenë po oficeri i policisë gjermane që ju thotë se, makina me këto targa po transportonte drogë, kapeni.

    Fillimisht forcat operacionale ka ndërhyrë në një magazinë boshe dhe kanë thënë se nuk ka gjë. Më pas kanë qenë autoritetet gjermane që kanë drejtuar ndërhyrjen, duke dhënë informacione të sakta.

    Për autoritetet gjermane ka qenë e papranueshme që nga ora 10:00-11:00 e paradites, është njoftuar Genci Xhixha në telefon, i ndjekur nga oficerët e policisë, ishte duke ikur në laborator, ka bërë dy rrotullime tek rrethi i TEG dhe është kthyer për Tiranë, duke u zhdukur. Oficerët thanë se, u ka humbur nga sytë sepse eci shumë shpejt.

    Në atë kohë është identifikuar numri se kush e ka njoftuar, por jo personi, sipas prokurorisë së atëhershme, por kishte dyshime se ishte një nga fëmijët e një titulli të lartë të ish komunizmit. Meqenëse numri nuk ishte identifikuar nuk mund ta lidhnin me personin’, tha ndër të tjera gazetari Flamur Vezaj, në SYRI TV.

    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    FOTO/ ‘Rasti Xibraka’, Gazment Bardhi kërkesë për mocion me debat parlamentar

    Emri:  auto_bardhi1712218735.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  38.2 KB

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas refuzimit të interpelancës nga Kryeministri Edi Rama për denoncimin mbi përfshirje e vëllait të tij Olsi Rama në Laboratorin e drogës në Xibrakë, nuk heq dorë nga llogaridhënia mbi këtë çështje.

    Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

    Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

    Ashtu si në rastin e hetimeve për kanabisin, agjencive ligjzbatuese shqiptare do t’u vinin në ndihmë autoritetet e drejtësisë evropiane. Konkretisht, në Dhjetor 2014, Prokuroria e Hanoverit do të informonte Prokurorinë shqiptare së një grup kriminal kishte filluar prodhimin e kokainës, me qëllim trafikimin e saj në territorin gjerman.

    Hetimet e mëtejshme do të zbulonin një fabrikë prodhimi dhe përpunimi të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, si dhe do të zbardhte identitetin e një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga Genci Xhixha, Ilir Hyseni dhe Gentian Gjonaj, dhe kishte në përbërje gjashtë shtetas të tjerë, në role të ndryshme, përfshirë dy shtetas kolumbianë që merreshin me prodhimin e lëndës narkotike.

    Nëntë shtetasit e identifikuar u dënuan për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal, por siç del nga vendimet gjyqësore për shkak të gabimeve të kryera gjatë hetimeve nga Policia e Shtetit, si dhe dekonspirimit të operacionit, nuk u arrit të provohej trafikimi i kokainës, për të cilën kishte nisur hetimi fillimisht.

    ‘Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotë identitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do të pezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrenë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve të paidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave të sistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024.’ - thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

    Më tej Gazment Bardhi shprehet se është detyra jonë si deputet të Kuvendit të Shqipërisë, që të shqyrtojmë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme.

    ‘Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.’- përfundon shkresa e Bardhit.

    Emri:  auto_67483f63-6b45-4fd6-95b2-6093a7851bc61712769566.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  52.5 KB

    Emri:  auto_46031b93-d325-4752-9360-a04539ca3f151712769568.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  79.5 KB

    Emri:  auto_a3ed3313-4518-4f21-acfd-efb9b73a8f711712769570.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  69.9 KB

    Syri

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Bardhi: Nuk i ndahemi mocionit me debat për Xibrakën

    Emri:  bardhi-3.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  38.2 KB

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se demokratët do t’i qëndrojnë idesë për mocion me debat për çështjen e Xibrakës, ku ai pretendon se është i përfshirë vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

    Bardhi theksoi se mocion me debat është i detyrueshëm, ndërsa shtoi se kryetarja e Parlamentit duhet të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes duhet të zhvillohet.

    “Mocioni jonë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, ishte terezish i bazuar në të drejtën për të kërkuar mocion në përputhje me rregulloren. Kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve i shkon mendja tek vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën janë gati të shkrijnë kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit dhe kushtetutën. Sic shkrinë javën e kaluar për llogari të Olta Xhaçkës, shkrinë gjykatën kushtetuese.

    Ne do t’i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes.” – u shpreh Bardhi.

    LAPSI

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Olsi Rama paditi Bardhin pas akuzave për Xibrakën, SPAK nuk pranon kallëzimin: Nuk ka shpifje

    Emri:  IMG_8156.jpeg

Shikime: 3

Madhësia:  71.2 KB

    SPAK nuk e ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit. Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama. Ky i fundit kallëzoi Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, dhe se akuzat e demokratit janë në kontekst politik.

    Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

    Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. Ai tha se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianëy Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

    LAPSI

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Dosja Xibraka, sipas SPAK Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës

    Kallëzimi i Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit për shpifje bie pasi ky i fundit nuk ka bërë kallëzim penal ndaj vëllait të kryeministrit për lidhje me trafikantët e drogës.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  20240416_182957_150424_5_015-1_m08nOpw-1536x1112.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  37.6 KB
    Deputeti Gazment Bardhi duke folur për gazetarët | Foto: LSA

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e bërë nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndaj deputetit Gazment Bardhi për “kallëzim të rremë” me arsyetimin se nuk provohet që Bardhi të ketë kryer një kallëzim ndaj tij.

    “Nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim…” – thuhet në vendimin datës 17 prill të prokurorit Elvin Gokaj.

    “Në këto kushte, përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji…”- arsyeton më tej prokurori.

    Në fund të muajit mars Bardhi pretendoi publikisht se kishte kallëzuar penalisht Olsi Ramën për përfshirjen e tij në dosjen “Xibraka” duke publikuar dhe një shkresë dërguar Prokurorisë së Posaçme me titullin “informacion për fillimin e hetimeve penale ndaj shtetasit Olsi Rama”.

    Sipas Bardhit njoftimi i organeve kompetente mbi një vepër penale përbën një kallëzim penal.

    “Kallëzimi është njoftimi apo informimi i institucionit zyrtar nga një person për sjelljen e një personi tjetër”- tha ai gjatë një dalje për mediat duke shtuar se “unë mbaj përgjegjësi nëse kam çuar kallëzim të rremë”.

    Duke iu referuar vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e Olsi Ramës, Bardhi sugjeroi të enjten se ky vendim “konstatonte se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë” nga ana e tij.

    “Nuk ka ndodhur kurrë të kem bërë denoncim të pabazuar në të dhëna konkrete, fakte konkrete apo dokumente zyrtare”- tha ai në një njoftim publik, duke i kërkuar publikisht SPAK-ut që të nisë hetimet ndaj vëllait të Ramës mbi faktet e publikuara prej tij.

    Lidhur me konstatimin e SPAK-ut se në fakt nuk kishte një kallëzim ndaj Olsi Ramës, një zëdhënës i Bardhit iu referua sërish shkresës së 29 marsit, nëpërmjet së cilës sipas tij “i dërgohet informacion SPAK për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1”.

    “Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori. Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston”- tha në një njoftim, zëdhënësi Everest Dedaj.

    Pak javë më parë Bardhi e akuzoi publikisht Olsi Ramën për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014 dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të rihapë hetimet për të verifikuar rolin e tij në dosjen e njohur të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

    Ai iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar, sipas tij, faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

    Në mars të vitit 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndarë më vete procedimin për bashkëpunëtorët e paidentifikuar, që sipas Bardhit, ishte vetëm një i tillë, i diktuar nga shërbimet e vëzhgimit si drejtues i makinës së mësipërme dhe i përshkruar në dokumentet e prokurorisë si “45-vjeçar me flokë të shkurtra”.

    Vëllai i kryeministrit pretendoi në kallëzimin e tij kundër Bardhit se, akuzat ishin të pavërteta dhe se i kanë dëmtuar imazhin atij dhe familjarëve, por nga ana tjetër ai pranon se njihet me një prej anëtarëve të bandës të përmendur në akuzat publike të Bardhit.

    Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, si në rastin e Ermal Hoxhës dolën më herët nga burgu për “sjellje të mirë”.

    Në kërkesën e tij për SPAK, Bardhi kërkon rihapjen e procedimit penal të veçuar për të verifikuar “dyshimet e arsyeshme për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të shtetasit Olsi Rama”.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-06-2017, 15:25
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-05-2015, 13:49
  4. Si u la i lirë kolumbiani pas goditjes së grupit të kokainës në Xibrakë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-03-2015, 11:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2015, 13:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •