Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Gazment Bardhi dërgoi informacion, SPAK pezullon hetimet për dosjen “Xibraka”: Nuk ka prova për përfshirjen e Olsi Ramës

    Emri:  olsi-rama-gazment-bardhi1-770x434-1.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  27.2 KB

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për dosjen “Xibraka”, të lidhur me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.

    Hetimet u rifilluan pas një informacioni të paraqitur nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e Olsi Ramës në veprimtari të paligjshme. Gjatë procesit, SPAK njoftoi se bashkëpunoi me autoritetet e Kosovës dhe kreu veprime të shumta hetimore.

    Megjithatë, sipas njoftimit të SPAK hetimet nuk arritën të sigurojnë prova që të lidhin Olsi Ramën me aktivitetin kriminal të përmendur, dhe nuk u identifikuan autorë të tjerë për veprat penale në fjalë.

    Më 23 dhjetor 2024, SPAK vendosi pezullimin e hetimeve për këtë çështje, në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale. Dosja i është dorëzuar Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.

    Njoftimi i plotë i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.
    Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
    Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.
    Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.

    (BalkanWeb)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Rama mesazh publik, kritika të ashpra Berishës: S’merrem me familjen e askujt! Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

    Emri:  edi-rama-3.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  26.6 KB

    Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha.

    Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”.

    Rama paralajmëroi përballje ligjore në gjykatë me Gazment Bardhin, i cili ‘jashtënxori në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait të tij’ Olsi Rama.



    FJALIMI I PLOTË:

    Ky mesazh, është në radhë të parë një detyrim, ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur tërë këto vite, duke më dhënë votën tyre, qoftë edhe njëherë qëkur jam në arenë, e mbi të gjitha ndaj familjes sime – atyre që kam pranë dhe atyre që s’janë më me ne, pa të cilët as do isha ky që jam, as do isha këtu ku jam.

    Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare!

    Vitin e shkuar, deputeti Gazmend Bardhi, jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama.

    E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge, duke krijuar rrethanat tipike të një kallzimi të rremë, përmes një sajese kriminale, mbi bazën e një dosjeje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh.

    Në atë dosje u flitkërkesh edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, që vetëm zotëri nuk është, ky personi qenkërkesh im vëlla.

    Madje, gjithnjë sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskeshin fshehur identitetin e tim vëllai, në këmbim të favoreve të marra prej meje, që i paskesha promovuar në karrierë që të dy, për këtë favor kriminal.

    Nuk jam shpjeguar deri më sot.

    Ndërkohë që ky palo djalë bashkë me tutorin e tij, nuk kanë lënë rast pa e rihedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur, kam bërë durim, shumë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë drejtësia me provat e veta.

    Më në fund, pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme dhe ka hetuar gjithçka ka konsideruar të nevojshme, SPAK-u deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paindentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë provë apo fakt që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal.

    Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

    Unë nuk ve baste. Por jam gati të ve bast se nuk ka një akuzë të mundshme që të mos më ketë ardhur nga ajo zorrë në tërë këto vite. Ja një bilanc shumë i shkurtër dhe ju vendoseni vetë nëse ka mbetur gjë akoma pa më akuzuar. Më kanë bërë përdhosës të familjes time, duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit, unë kam akuzuar gruan time se djalin tim e kishte me babain tim. Jo, divorci im, qysh në fillim të viteve ‘90 s’ka pasur asnjë konflikt dhe asnjë pretendim të ndërsjellë. Përkundrazi, ka qenë tërësisht paqësor.

    Ndërsa po, siç është provuar më pas, katrani i madh ka fabrikuar një dokument gjyqi dhe e ka publikuar asokohe, për ta mbështetur me një provë të rreme atë akuzë, që qoftë edhe thjesht për ta imagjinuar, duhet të jesh egërsirë, jo njeri; lëre pastaj të jesh udhëheqës i popullit. Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual. Edhe mund të kisha qëlluar një nga të treja këto ose dhe të treja bashkë. Po jo, Zoti më ka përcaktuar si heteroseksual dhe nuk kam pasur kurrë kuriozitet ta pyes si e bën Ai përzgjedhjen për prirjen seksuale të njerëzve.

    Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time. E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentit, deri nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cënonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo mua, si dhunues të sajin dhe duke i lënë kësisoj shqiptarët, të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra. Nëna ime e ndjerë, u ndje aq e lënduar sa e çoi edhe në gjyq, katranin e madh.

    Po e dini çfarë ndodhi?

    Ai çoi avokatët për të bërë paqe, se “kështu e ka politika dhe se ai paskesh madje shumë respekt për të si mjeke”.

    Dhe kur gruaja krenare, e dhunuar në dinjitetin e saj, nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjykatëse katran, e cila me një vendim poshtërues, i vuri kapakun atij maskarallëku.

    “I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike!”

    Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.

    Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike. Më kanë bërë me dyqind apartamente në Shqipëri dhe Europë, e me dyqind milionë dollarë dreqi e di ku.

    Jo, nuk kam pasur dhe as kam dashur ndonjëherë të kem ndonjë apartament tjetër, përveç atij tek parafabrikatet qysh në kohë të komunizmit, dhe pastaj atyre ku kam jetuar me qira kur isha ministër kulture e kryetar bashkie. Ashtu i shihja gjërat kur isha më i ri, ende s’e kisha familjen që kam fatin të kem sot – doja të isha njeri i lirë nga çdo lidhje apo pronë e patundshme.

    Pastaj, kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë edhe ne një shtëpi tonën, në periferi të Tiranës, siç janë bërë qindra, mijëra familje të tjera shqiptare në tre dekadat e fundit. Më kanë bërë me saraje dhe ç’nuk kanë fantazuar, thënë e shkruar, për si është ndërtuar, e me çfarë lekësh është ndërtuar shtëpia jonë. Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje as me sarajet, as me favore ndërtuesish apo lekë me burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë e grua.

    Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë. Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua.

    Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë.

    Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”.

    Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz, jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë.

    Më kanë bërë përdorues droge.

    Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua: Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë.

    Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.

    Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit.

    Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.

    Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë.

    Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua.

    Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë.

    Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”.

    Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz, jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë.

    Më kanë bërë përdorues droge.

    Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua:

    Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë.

    Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.

    Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit.

    Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.

    Po, ka ndodhur në të kaluarën që përfaqësues të Partisë Socialiste, në kuvend dhe në pushtetin vendor, të dalin të lidhur me vepra penale jashtë vendit në të kaluarën e tyre, dhe janë dëbuar nga politika, si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit; një ligj që e kam votuar edhe unë me vullnet të lirë, pa më detyruar askush.

    Sepse mirë a keq, nuk ka njeri apo forcë në këtë botë, të më detyrojë dot mua të bëj një gjë që nuk dua ta bëj.

    Ka ndodhur edhe që bashkëpunëtorë të mitë, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, deri zëvendës kryeministri, të jenë kapur nga rrjeta e SPAK-ut.

    Por, SPAK-u dhe e gjithë Reforma në Drejtësi janë në radhë të parë, frytet e një vizioni strategjik dhe vullneti të hekurt politik, që afërmendsh pa Partinë Socialiste dhe pa mua në krye të saj, as do të kishin ardhur fare në jetë.

    Kurrë, kurrë, kurrë dot, nëse nuk do të isha unë i pari, qysh përpara se ne të vinim në qeveri, që e kisha ndarë mendjen t’i hyja atij deti në këmbë, bashkë me skuadrën udhëheqëse të Partisë Socialiste, asokohe në opozitë me një pushtet të mosozotshëm në çdo drejtim.

    Dhe kjo nuk është historia sipas meje, sot që disa sukseseve të drejtësisë së re u kanë dalë baballarët jashtë shtetit, po një histori e nisur vite përpara fitores sonë në zgjedhjet politike të vitit 2013 dhe një histori e dokumentuar, në letra, propozime, proces-verbale, plane e programe të Partisë Socialiste.

    Përrallën me amerikanë dhe europianë, që e sollën drejtësinë e re megjithë SPAK-un, me aeroplan ose vapor nga matanë oqeanit apo detit Adriatik, mund ta tregojë kush të dojë, kujt të dojë, sa herë të dojë. Po mua jo. Jo mua, sepse unë jam dëshmitari numër 1.

    Më kanë bërë vjedhës e blerës votash dhe gati 800 mijë vota shqiptarësh që votojnë për mua dhe Partinë Socialiste, i kanë bërë vota të krimit.

    Jo, krimi nuk vendos asgjë më në këtë Shqipëri që qeveriset nga Partia Socialiste. Në këtë Shqipëri vetëm populli e askush tjetër vendos, qoftë kush e udhëheq karvanin dhe qoftë kush i leh karvanit.

    Balkanweb

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Bardhi reagon për deklaratën e Ramës: 7 pyetjet pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Olsi Ramën!

    Emri:  IMG_6372.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  32.4 KB

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama tha se vëllai i tij doli i pastër nga SPAK, pas akuzave të opozitës se “kishte lidhje me laboratorin e Xibrakës”.

    “Vëllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. Foli gjatë, nuk tha asgjë dhe fytyra i tregonte të kundërtën e asaj që thoshte.

    Foli për prova që paska gjetur SPAK që Olsi nuk ka qenë i përfshirë në Laboratorin e “Xibrakës”, por nuk përmendi çfarë konkretisht paska gjetur dhe hetuar SPAK. E vërteta është krejt e kundërt dhe sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!”, shkruan Bardhi. Më tej, Bardhi shtron 7 pyetje “pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!”.

    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

    Vëllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. Foli gjatë, nuk tha asgjë dhe fytyra i tregonte të kundërtën e asaj që thoshte.

    Foli për prova që paska gjetur SPAK që Olsi nuk ka qenë i përfshirë në Laboratorin e “Xibrakës”, por nuk përmendi çfarë konkretisht paska gjetur dhe hetuar SPAK.

    E vërteta është krejt e kundërt dhe sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!

    Vetëm një Prokurori ku, si rregull, anëtarët paracaktohen për t’i shërbyer pushtetit dhe jo për të zbatuar ligjin, mund të publikonte një njoftim aq qesharak dhe skandaloz me qëllim “shpërlarjen” e Ols Ramës nga dosja e Xibrakës, edhe pse vetë njofton se:

    Hetimi nuk ka përfunduar!

    Dosja nuk është mbyllur!

    Dosja është ripezulluar!

    Kjo ka ndodhur sepse prokurori i çështjes (i njëjti që gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit në 2021, se në makinën e ndaluar nuk ndodheshin materiale elektorale) “nuk ka identifikuar dot asnjë nga autorët e tjerë të veprave penale” që kanë mbetur të paidentifikuar prej 10 vitesh tashmë.

    Por a identifikoi prokurori i Olsit se mes këtyre të paidentifikuarve gjendet apo jo Ols Rama? Si? Çfarë provash mblodhi për këtë? Cila është foto që shoqëron raportin e grupit të vëzhgimit lidhur me personin e “pa identifikuar të moshës 45 vjeç”? Pse nuk bëhet publike foto e raportit të grupit të vëzhgimit që qytetarët të ndihmojnë me informacione “për ta identifikuar”?

    Deklarata e prokurorit nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve, që është edhe thelbi i kërkesës për SPAK-un. Megjithatë, Prokurori është kujdesur të thotë politikisht që Ols Rama nuk rezulton i përfshirë në veprimtari të paligjshme, sepse s’ka hetuar dhe për pasojë nuk ka prova. Hetimi bëhet ekzaktësisht për të grumbulluar provat, bazuar në indiciet që prokuroria i ka patur të plota dhe të pakontestueshme.

    Kur prokurori nuk ka arritur të zbulojë identitetin e personave të paidentifikuar, si ka arritur në konkluzionin se vëllai i kryeministrit nuk ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminal?! Si ka përfunduar hetimet, siç thotë në fjalinë e parë, ndërkohë që në fakt ka vendosur pezullimin e hetimeve, pra s’ka përfunduar asnjë hetim?!

    Një përfundim të tillë prokurori mund të arrinte vetëm, nëse do të zbulonte se personi i paidentifikuar, për të cilin flet dosja e vetë prokurorisë, nuk është Olsi, por është Filan Fisteku. Arsyetimi “ne nuk e dimë kush është, por vëmë dorën në zjarr që s’është Olsi”, nuk është thjesht dëshmi e paaftësisë profesionale.

    Një rast i tillë, ndoshta unik në historinë e hetimit penal, dëshmon se presioni publik i Kryeministrit ndaj prokurorit të çështjes ka funksionuar dhe SPAK nuk ka fuqi për të hetuar Kryeministrin dhe familjen e tij.

    Personalisht për këtë kam qenë i qartë që ditën e parë, edhe pse, në përmbushje të funksioneve të mia si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kam dhënë mundësi SPAK-ut të provojë para shqiptarëve se është një organ i pavarur dhe i pandikueshëm nga qeveria. Unë i kuptoj, janë të pafuqishëm, ndjehen të intimiduar nga Edi Rama, por nuk kanë asnjë arsye të bëhen qesharak!

    Për të treguar cilësinë e hetimit që (s)ka bërë dot prokurori, po paraqes disa fakte dhe pyetje të thjeshta:

    Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

    Pyetje 1 për Edi Ramën dhe SPAK: Çfarë e lidh Ols Ramën me krerët e narko-organizatës dhe me makinën e trafikut?

    Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

    Pyetje 2 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Ols Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës?

    Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Ols Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

    Pyetje 3 për Edi Ramën dhe SPAK: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe sesi kanë arritur të identifikojnë moshën fikse të personit (45 vjeç), pa ditur identitetin e tij?

    Fakt 4. Ditën e arratisjes së Genci Xhixhos, Ols Rama ka kaluar kufirin me makinë, por pa e regjistruar automjetin. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

    Pyetje 4 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse nuk është regjistruar automjeti i Ols Ramës?

    Fakt 5. Kjo dosje e ka fillesën nga hetimet e prokurorisë së Hanoverit, ndërkohë SPAK deklaron se ka bashkëpunuar vetëm me autoritetet e Kosovës.

    Pyetje 5 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse nuk bashkëpunuat edhe me prokurorinë/policinë e Hanoverit, Gjermani, si autoriteti që disponon të dhënat fillestare dhe përgjimet e grupit?

    Fakt 6. Ols Rama ka pranuar publikisht se e ka përdorur narkomakinën dhe njeh njërin nga narkotrafikantët.

    Pyetje 6 për Edi Ramën dhe SPAK: Kë nga narkotrafikantët njeh Ols Rama dhe në pse genjeu që e ka përdorur vetëm një herë automjetin, kur të dhënat e TIMS provojnë e ka përdorur të paktën 7 herë?

    Fakt 7. Në seancën e datës 4 Prill 2024, Ministri i Brendshëm i kohës, Taulant Balla, ka informuar seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, se është në dijeni se kush është një nga personat e paidentifikuar, me moshë 45 vjeç.

    Pyetje 7 për Edi Ramën dhr SPAK: A e kanë pyetur Ministrin e Brendshëm për atë që ka deklaruar zyrtarisht në Kuvend që di dhe nëse ai zyrtarisht e ka kallëzuar krimin për të cilin ka dijeni në SPAK?

    Përgjigja për pyetjen e fundit është publike, as është thirrur dhe as ka kallëzuar. Tani pyetja bëhet edhe më e thjeshtë: Si është e mundur që nuk është thirrur për t’u pyetur Taulant Balla, i cili, në 4 Prill 2024, si Ministër i Brendshëm, deklaroi në seancë plenare se e dinte kush ishte personi i paidentifikuar?

    Kaq mjafton për të kuptuar se prokurori, siç e ka zakon, nuk ka pasur për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por nxitimin për të amnistuar krimin. Por nga kjo të paktën u provua në mënyrë të pakontestueshme ajo që të gjithë dinim: vëllezërit Edi dhe Ols Rama janë të paprekshëm! Faleminderit që na e konfirmuat, edhe pse me koston tuaj për t’u bërë qesharak! Këtë të fundit mund të na e kursenit.

    Në fund, po ju shfaq një video bashkëlidhur, se ndoshta ju duhet për arkivë: Ministri i Brendshëm i kohës, që ka në varësi Policinë, informon Kuvendin e Shqipërisë që e di kush është “personi i paidentifikuar”. Si ka mundësi që ai e di dhe SPAK nuk e di. Pse nuk ka guxim ta pyes SPAK? Çfarë po përpiqet të fshehet?

    (Balkanweb)

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    “Nuk ka prova që të lidhin Olsi Ramën me Xibrakën”/ Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut me kërkesë për informacion pas pushimit të hetimeve

    Emri:  Gazment-Bardhi-SPAK.jpg

Shikime: 137

Madhësia:  38.6 KB

    Gazment Bardhi i është drejtuar ditën e djeshme me një kërkesë zyrtare SPAK lidhur me hetimet për çështjen “Xibraka”.

    Bardhi shprehet se “përfundimi i hetimeve për një procedim penal siç deklarohet në njoftimin për media të prokurorit dhe arritja e konkluzionit përfundimtar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitet kriminal, nënkupton që nga ana e prokurorit të çështjes është nisur një procedim penal ndaj këtij shtetasi dhe për mungesë provash ai nuk rezulton i përfshirë në aktivitet të paligjshëm, dhe është vendosur “pushimi i hetimeve””.

    Për këtë Bardhi i ka kërkuar SPAK-ut “një kopje të vendimit të prokurorit për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ols Rama, dhe një kopje të vendimin gjyqësor respektiv, ku është pranuar kërkesa për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit ndaj Ols Ramës, sipas konkluzionit që nuk ka prova që e lidhin atë me aktivitet kriminal”.

    Me tej, Bardhi i ka kërkuar SPAK “që të përcjellë informacion se cilat janë veprimet hetimore të kryera nga SPAK në kuadër të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, duke përfshirë provat e mbledhura, personat e pyetur, dokumentacionin e administruar etj., si dhe vënien në dispozicion të një kopje të vendimit për pezullimin e hetimeve të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, të marrë më 23 dhjetor 2024, me qëllim që në përputhje me pikën 3 të nenit 326 të Kodit të Procedurës Penale të ushtrojë mundësinë e ankimimit të këtij vendimi për pezullim në Gjykatën e Posaçme”.

    Mbi këtë pjesë të vendimmarrjes së prokuorisë Bardhi ka kërkuar edhe informacion “nëse gjatë hetimeve të kryera për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, a ka bashkëpunuar ose patur ndonjë komunikim zyrtar Prokuroria e Posaçme me Prokurorinë e Hanoverit dhe nëse është pyetur Ministri i Brendshëm Taulant Balla si person që në datën 4 prill 2024, ka informuar zyrtarisht seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se është në dijeni se kush është personi i paidentifikuar i moshës 45 vjeç”.

    Detajet e kërkesës së Bardhit për SPAK

    Gazment Bardhi ka risjellë në vëmendjen e SPAK pretendimin e kryeministrit Edi Rama për krijim të “rrethanave të rreme”, duke shtruar pyetjet nëse: (1) Ka arritur të identifikojë Prokuroria e Posaçme personin e paidentifikuar, të moshës 45 vjeç, përdorues i automjetit me targë AA653DM? Nëse po, kush ishte ky person? Nëse jo, cila është rrethana/prova/e dhena që ka krijuar bindjen e prokurorit se ky person nuk është Ols Rama? A ka qenë raporti i vëzhgimit policor i datës 13.01.2015, ora 15:50, i shoqëruar me fotografi të personit të paidentifikuar? A mund të na vini në dispozicion këtë raport së bashku me pamjet filmike që e shoqërojnë? (2) Ka rezultuar se shtetasi Ols Rama ishte përdorues i automjetit me targë AA653DM apo AA393FJ, që rezultojnë gjithashtu se janë përdorur në të njëjtën periudhë nga anëtarët e një organizate kriminale të dënuar për trafik droge (shtetasit Genti Xhixho, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj)? Nëse po, sa është numri i hyrje-daljeve të tij me këtë automjet? A ka rezultuar se shtetasi Ols Rama kishte njohje, lidhje apo marrëdhënie shoqërore me personat e përfshirë në dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë? Nëse po, me cilët persona kishte lidhje, njohje apo marrëdhënie shtetasi Ols Rama?

    Në përfundim të kërkesës për informacion Gazment Bardhi thekson se përfundimi i hetimeve nënkupton që informacioni i mbledhur dhe provat për arritjen e konkluzioneve nuk mbrohen më nga sekreti hetimor dhe për këtë shkak, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të përcjellë informacionin si më sipër lidhur me provat e mbledhura, veprimet hetimore të kryera, me qëllim arritjen e këtij konkluzioni. “Sipas ligjit, vendimi i pushimit apo pezullimit të një procedimi, i vihet në dispozicion personave të interesuar, të cilët gëzojnë të drejtën të kërkojnë kontroll gjyqësor mbi punën e prokurorit.” – shkruan Bardhi.

    “Transparenca e plotë mbi një çështje që paraqet interes publik, që përfshinë persona që sipas perceptimit të opinionit janë të paprekshëm për shkak të fuqisë politike të tyre apo të afërmëve të tyre, vlerësojmë se kontribuon në besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Mungesa e informacionit, shmangia e transparencës dhe mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit edhe më shumë perceptimin se drejtësia vijon të ruaj të paprekur individë që gëzojnë pushtet të fortë politik.” – përfundon letrën e tij drejtuar SPAK kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

    (BalkanWeb)

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    Bardhi do të dënohet si Salianji? Berisha reagon pas paralajmërimit të Ramës se do të bëjë padi për kallëzim të rremë: Kësaj here është në qark…

    Emri:  WhatsApp-Image-2025-01-13-at-12.33.29-1536x1024.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  33.5 KB

    Kryeministri Edi Rama akuzoi një ditë më parë Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi se bëri kallëzim të rremë ndaj vëllait të tij, Olsi Rama pasi SPAK njoftoi se ai nuk rezulton i përfshirë te laboratori i kokainës në Xibrakë. Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe padi ndaj Bardhit.

    Sot kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratën e Ramës duke theksuar se këtë herë kryeministri nuk do të jetë në gjendje të montojë me dëshmitarë të rremë një kallëzim të rremë.

    I pyetur nëse Bardhi do të ketë fatin e Salianjit, Berisha tha se Rama është në “qark” për shkak se Olsi Rama nuk është hetuar nga SPAK.

    “Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste. Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark sepse Olsi nuk është hetuar, nuk hetohej vetëm nga SPAK, por fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Ndaj i thashë Ramës që do të kesh lajme”, tha Berisha.

    (BalkanWeb)

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    “E majta humbi në 76 vende”, Berisha: Është radha jonë! Diktaturat morën goditje fatale me inagurimin e Trump

    Emri:  berishaaaaa.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  56.2 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

    Ndër të tjera ai u shpreh para demokratëve të mbledhur për ta mbështetur, se diktaturat kanë marrë goditje sot me inagurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

    Ai u shpreh se ka ardhur koha e të djathtëve në botë, pasi shtoi se në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor

    “Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën.

    Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri.

    Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.

    Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë.

    Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.

    Miqtë e mi, është radha jonë.

    Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese.

    I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute.

    I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, tha ai.

    Balkanweb

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Vëllai i Edi Ramës koka e grupit të kokainës së Xibrakës, prokuroria nuk e hetoi

    “Zaho Koka denoncoi Olsi Ramën në BKH”/ SPAK reagon pas akuzave të Berishës: Me shkresë të Dumanit u kryen verifikime. Përgjigjja që erdhi…

    Skedarët e Bashkëngjitur 188461

    SPAK ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili pretendoi se shtetasi Zaho Koka ka denoncuar Olsi Ramën në BKH.

    SPAK u shpreh sot se kreu i strukturës, Altin Dumani, ka kërkuar përmes një shkrese më 13 janar 2025, që Byroja Kombëtare e Hetimit të verifikojë nëse ka pranuar ndonjë informacion nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka.

    Kërkesa për verifikim lidhet me pretendimet për një kallëzim që përfshin shtetasin Ols Rama dhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B. Dumani ka kërkuar sqarime nga BKH mbi këto çështje, përfshirë regjistrimin e ndonjë denoncimi, caktimin e hetuesve dhe procedurat e ndjekura deri më tani.

    Më 14 janar 2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit sqaroi se:
    “Nga verifikimet e kryera në Sekretari dhe Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.”

    Balkanweb

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-06-2017, 15:25
  3. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-05-2015, 13:49
  4. Si u la i lirë kolumbiani pas goditjes së grupit të kokainës në Xibrakë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-03-2015, 11:29
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2015, 13:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •