VIDEO/ Vezaj: Në hetimin e Xibrakës çuditërisht policia nuk ka dorëzuar asnjë video apo foto, veç materiale me shkrim
VIDEO
Gazetari Flamur Vezaj, në një lidhje direkt nga SHBA me emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar detaje nga hetimi i dosjes ‘Xibraka’.
Sipas Vezajt, pas urdhrit të prokurorit ndaj forcave operacione të policisë, këta të fundit kanë nisur vëzhgimet në terren, dhe në prokurori kanë dorëzuar vetëm materiale me shkrim dhe asnjë material me video apo me foto, siç edhe ndodh gjithmonë nga veprimet operacionale të policisë.
‘Veprimet e para janë kryer me urdhër të prokurorit Henri Ligori, i cili ka vendosur numrat në përgjim të personave po merreshin me këtë biznes dhe për ti identifikuar bashkëpunëtorët e tyre. Ilir Hyseni bashkë me një person tjetër, po kërkonin nëpër Gjermani blerës të rinj të kokainës dhe për këtë fakt autoritetet gjermane janë alarmuar.
Në momentin që ka ardhur informacioni, prokuroria i kërkon policisë, forcave operacionale që të nisë vëzhgimin në terren.
Ligjërisht sipas rregullit operacionalja funksionon me video, foto dhe raporte me shkrim. Çuditërisht në dosjen ‘Xibraka’, ka vetëm raporte me shkrim të dorëzuara në prokurori, nuk ka asnjë video dhe asnjë foto.
Pasi filluan të gjithë veprimet për tu goditur, goditja ka ndodhur në datat 14 janar 2015 rreth pasdites, ku u bë ndërhyrja brenda laboratorit. Oficeri i kontaktit i policisë gjermane kishte kontakte direkte me prokurorët. Ditën e aksionit ka qenë oficeri gjerman i cili i thotë operacionales se në derën e majtë në veriperëndim, disa nga personat brenda po derdhin disa kova me lëndë.
Edhe në rastin tjetër, ka qenë po oficeri i policisë gjermane që ju thotë se, makina me këto targa po transportonte drogë, kapeni.
Fillimisht forcat operacionale ka ndërhyrë në një magazinë boshe dhe kanë thënë se nuk ka gjë. Më pas kanë qenë autoritetet gjermane që kanë drejtuar ndërhyrjen, duke dhënë informacione të sakta.
Për autoritetet gjermane ka qenë e papranueshme që nga ora 10:00-11:00 e paradites, është njoftuar Genci Xhixha në telefon, i ndjekur nga oficerët e policisë, ishte duke ikur në laborator, ka bërë dy rrotullime tek rrethi i TEG dhe është kthyer për Tiranë, duke u zhdukur. Oficerët thanë se, u ka humbur nga sytë sepse eci shumë shpejt.
Në atë kohë është identifikuar numri se kush e ka njoftuar, por jo personi, sipas prokurorisë së atëhershme, por kishte dyshime se ishte një nga fëmijët e një titulli të lartë të ish komunizmit. Meqenëse numri nuk ishte identifikuar nuk mund ta lidhnin me personin’, tha ndër të tjera gazetari Flamur Vezaj, në SYRI TV.
Syri
Krijoni Kontakt