Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,062
    Postimet në Bllog
    18

    Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën

    Besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë “Udha e Kryqit” te sheshi Nënë Tereza

    Emri:  p6.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  42.4 KB

    Besimtarët katolikë, sonte, kremtuan ritin e shenjë ‘Udha e kryqit’ te sheshi Nënë Tereza, në drejtimin e imzot Arjan Doda, Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës.

    Sot përkujtohet kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës. Kjo ditë njihet dhe si e ‘premtja e zezë’.

    Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

    Pashkët, besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë

    Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

    Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

    Emri:  p1.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  40.1 KB

    Emri:  p2.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  38.2 KB

    Emri:  p3.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  36.2 KB

    Emri:  p5.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  33.8 KB

    Emri:  p3.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  36.2 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,062
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën

    Lutja e Papa Françeskut: “Të rilindesh në dritën e jetës, përtërirë nga Shpirti yt”

    Emri:  Papa-3.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  35.3 KB

    “Të rilindesh në dritën e jetës, përtërirë nga Shpirti yt”: kjo, lutja e Papës në latinisht pas Gloria-s. Jehojnë ende fjalët e predikimit të meshës gjatë natës. Më pas rinisin përmes një tweeti, në faqen e tij të internetit @Pontifex: “T’i ngulim sytë tanë te Jezusi. Nëse e lëmë Jezusin të na marrë përdore, asnjë përvojë dështimi dhe dhimbjeje, sado që të na lëndojë, nuk do të mund ta ketë fjalën e fundit për kuptimin dhe fatin e jetës sonë”.

    Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, ndërsa dhjetëra mijëra katolikë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

    Ka shqetësime për shëndetin e Atit të Shenjtë. Papa, 87 vjeç, arriti në meshë me një karrige me rrota, teksa mesha u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.

    Gjatë fjalimit që do të mbajë në mesditë, Papa pritet të flasë për konfliktet që po vazhdojnë në mbarë botën.

    E diela e Pashkëve shënon ringjallen e Jezu Krishtit dhe kulmon me Javën e Shenjtë, që është pjesë e rëndësishme e kalendarit katolik që ndiqet nga 1.3 miliard persona.



    Gjatë një meshe Vatikan të premten, në një predikim 10-minutësh në italisht, Papa dënoi “muret e egoizmit dhe indiferencës” në botë.

    Por, Vatikani tha se për shkak të shëndetit të tij, Ati i Shenjtë nuk do të merrte pjesë në një ngjarje fetare të premten mbrëma.

    Deri të premten, Papa kishte marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë javës, por së fundi ai është dukur i lodhur dhe nganjëherë ka deleguar fjalimet te kolegët e tij.

    Në të kaluarën, Françesku e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga drejtimi i Kishës, nëse nuk mundet të kryejë detyrën. Nëse do të largohej nga drejtimi i Kishës Katolike, do të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij Benediktit të 16-të, i cili më 2013 u bë papa i parë që nga Mesjeta që vullnetarisht dha dorëheqje.

    Flladi i një pranvere që ringjall tokën dhe Aleluja e përsëritur pandërprerë nga Schola Cantorum, ndërsa diakonët hapin kapakët e figurës së Krishtit Shëlbues, mbret, meshtar e profet, ulur në fron. Kjo, atmosfera e meshës së sotme! Papa Françesku kryeson, i rrethuar nga mbi 350 bashkëkremtues (34 kardinaj, 18 ipeshkvij dhe 300 priftërinj), Meshën e Pashkëve në tremen e Bazilikës së Vatikanit, zbukuruar me mijëra lule shumëngjyrëshe, dhuruar nga luleshitësit holandezë, në bashkëpunimin me punëtorët e Shërbimit të Kopshteve vatikanase e të Mjedisit. Liturgjinë, e cila filloi me ritin e Ringjalljes, e ndoqnën mbi 30 mijë besimtarë romakë dhe shtegtarë nga e gjithë bota, të cilët mbushën sheshin që në orët e para të mëngjesit.

    Rilindje në dritën e jetës

    “Të rilindesh në dritën e jetës, përtërirë nga Shpirti yt”: kjo, lutja e Papës në latinisht pas Gloria-s. Jehojnë ende fjalët e predikimit të meshës gjatë natës. Më pas rinisin përmes një tweeti, në faqen e tij të internetit @Pontifex: “T’i ngulim sytë tanë te Jezusi. Nëse e lëmë Jezusin të na marrë përdore, asnjë përvojë dështimi dhe dhimbjeje, sado që të na lëndojë, nuk do të mund ta ketë fjalën e fundit për kuptimin dhe fatin e jetës sonë”.

    Liturgjia e Fjalës na kthen në përvojën e treguar në Veprat e Apostujve, në Kapitullin 10 (ne hëngrëm dhe pimë me të pas ringjalljes nga të vdekurit); shpërthen me brohoritjen e Psalmit 117 (Kjo është dita që bëri Zoti: le të gëzohemi dhe të galdojmë); dhe përsëri nxit, përmes ftesës së Shën Palit drejtuar Kolosianëve, të kërkohen “gjërat që janë lart, atje ku është Krishti”. Ungjilli i Gjonit, i shpallur fillimisht në latinisht dhe më pas në greqisht, është ajo histori e mrekullueshme e Marisë Magdalenë, që shkon te varri nga i cili ishte flakur guri, i vrapit të apostujve dhe atij qefini “të palosur mënjanë” në varrin bosh!

    Thirrje për paqen


    Turma, që mbush përplot gjithë Sheshin e Shën Pjetrit dhe Udhën e Pajtimit me kantieret për jubileun në fund, hesht, sipas traditës, e zhytur në reflektim personal. Nga rreshti i parë, si zakonisht, e ndjekin besimtarët në karrige me rrota, të rrethuar nga murgeshat. Thuhet Besojma në latinisht dhe më pas zërat e shqiptojnë lutjen universale në arabisht, spanjisht, tamilisht, portugalisht, kinezisht.

    Kremtimin e Meshës e vijon kardinali Giovanni Battista Re, në gjuhën latine. “Krishti, Pashka jonë, u flijua, ta kremtojmë, pra, festën, aleluja, aleluja”.

    Triditshi i Pashkëve përfundon me vetëdijen se vdekja nuk e ka fjalën e fundit. E të duket sikur ky shesh shndërrohet me të vërtetë në tabernakull i gjallë, te këmbët e Jezusit të ringjallur.

    Mesha kryhet, ndërsa Papa bën një lëvizje të ngadalshme me papamobil rreth sheshit e edhe përgjatë Udhës së Pajtimit, për të përshëndetur dhe për bekuar shtegtarët dhe turistët, të cilët e shoqërojnë kalimin e tij me duartrokitje të stuhishme.

    Po, sot kremtojmë Pashkët e Ngjalljes, ripohojmë gëzimin e jetës, por pa i harruar plagët e saj, në pritje për ditë më të mira!

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,062
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën

    FOTO/ Tiranë dhe Shkodër, mesha solemne në Vigjiljen e Pashkëve në katedralet katolike

    Emri:  auto_Screenshot_21711864027.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  42.2 KB

    Besimtarët katolikë shqiptarë kanë marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në meshat solemne që u mbajtën në Vigjiljen e Pashkëve në dy katedralet e mëdha katolike të vendit, si në atë të Shën Palit në Tiranë, ashtu edhe në Katedralen e Shkodrës. Po ashtu, kremtime pati në çdo kishë katolike të vendit.

    Imzot Gjergj Meta: me mëngjesin e Pashkëve të rilindë dëshira për jetë të re

    “Me shëndet Pashkët”: ky është urimi i kreut të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metës, për të gjithë besimtarët shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, në vështirësi e jo, që sot, i shtrëngojnë dorën njëri-tjetri me përshëndetjen “Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall”. "Pavarësisht nga vështirësitë, - nënvizon ipeshkvi i Rrëshenit, 0 Krishti, që fitoi mbi vdekjen, bën të mbijë fara e jetës së re."



    Po ashtu, Pashka u kremtua edhe në Katedralen e Shkodrës.



    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Nga dallojnë besimtarët bektashinj nga besimtarët myslyman?
    Nga besnikuu në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 649
    Postimi i Fundit: 05-01-2019, 19:29
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 17:32
  3. Bastardet Shqipfolsa Kremtojnë Pervjetorin E Kretenit
    Nga altruisti_ek84 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-10-2008, 10:14
  4. Veteranët shqiptarë kremtojnë Ditën e Çlirimit të vendit
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-11-2004, 02:59
  5. GEZUAR PASHKEN!
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 22:56

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •