Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    226

    99 vite nga vdekja Heroit tė Popullit Bajram Curri

    Si sot mė 29 Mars 1925, si sot e 99 vite mė parė, u vra, Tribuni i Vegjėlisė, Heroi i Popullit Bajram Curri nė Shpellėn e Dragobisė.
    Bajram Curri mbetet njė patriot i madh i shqiptarisė dhe i luftės pėr lirinė e Kosovės.
    Ka qėnė udhėheqės, politikan qė luftoi pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, dhe mė pas, pėr pėrfshirjen e Kosovės nė tė, pasi Traktati i Londrės 1913 e la jashtė ashtu si dhe shumė vise tė tjera shiptare.
    U lind nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit, derisa familja e tij po dėrgohej nė burg tė Prizrenit. Currėt njiheshin si zotnķ, titullin deri tek Bajrami e patėn Agė. Kjo familje kishte me trashėgim titullin vojvodė pėr bajrakėt Krasniqe, Nikaj e Mėrtur.
    Nga pozitat tradicionale tė familjes nė Malėsinė e Gjakovės, si pėr kundėrshtitė ndaj Kryezinjve, u emėrua komandant xhandarmėrie e zgjodhi kapiten nė Prizren, mė vonė major nė Prishtinė, e sė fundmi kolonel (allajbeg) nė Shkup, ku kishte nė dorė xhandarmėrinė e gjithė Vilajetit tė Kosovės.
    Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė viteve 1899-1900, udhėheqės i lėvizjes nė Kosovė dhe njė nga prijėsit kryesorė tė Mbledhjes sė Ferizajt, tė korrikut 1908, ku pėrkrahu kėrkesėn pėr vendosjen e kushtetutės. Ndihmoi nė themelimin e klubeve e tė shkollave shqipe nė Kosovė dhe mbrojti alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosur nė Kongresin e Manastirit.
    Nė maj tė vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes sė Junikut, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė armatosur, u shqua si njė nga tribunėt popullorė qė theu forcat osmane nė Qafėn e Prushit nė korrikun e 1912, dhe nė Fushė Kosovė. Me Hasan Prishtinėn nė krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova nė krye tė forcave kryengritėse hyri nė Shkup.
    Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencės sė Londrės tė 1913 qė lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare dhe luftoi pėr bashkimin e tyre me atdheun. Nė vitin 1913 qe njė nga drejtuesit e kryengritjes sė armatosur popullore nė Kosovė kundėr zgjedhės serbo-malazeze.
    Mė 1914 mori pjesė nė qėndresėn kundėr Revoltės sė Shqipėrisė sė Mesme nė Durrės. Po ashtu me Hasan Prishtinėn, Ahmet Zogun dhe isa Boletinin ishin organizatorė tė kryengritjes antiserbe tė vitit 1915.
    Nė vitin 1918 u zgjodh anėtar i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" dhe u bė njė nga veprimtarėt e saj kryesorė.
    Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar, i cili e caktoi ministėr pa portofol tė qeverisė dhe komandant tė pėrgjithshėm te forcave tė armatosura.
    Udhėhoqi veprimet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes esadiste nė Shqipėrinė e Mesme dhe gjithashtu bashkėpunoi me Zogun kundėr lėvizjes separatiste tė Republikės sė Mirditės. Nė dhjetor 1921 u caktua Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura nė qeverinė pesėditore Prishtina. Pas qeverive tė dhjetorit dhe formimit tė kabinetit Ypi, me min. tė Brendshėm Zogun, iu dha titulli i kolonelit tė nderit. E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetėsisė nė kufirin perėndimor shqiptar tė Kosovės. Nė vend tė kėsaj, mblodhi qindra kosovarė rreth vetes, mori Pukėn dhe po bėhej gati tė marshonte drejt Shkodrės, bashkė me Elez isuf Ndreun nė marsin e 1922. Nė krye tė 2 mijė vetėve, Bajram Curri u ndal nė Va tė Dejės, ku kėrkoi bisedime me qeverinė, por nuk vazhdoi pasi nuk mori besėn e parisė shkodrane dhe pėr kėtė e la tė vetėm Ndreun.
    Nė zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bėri tė mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falė ndėrhyrjes dhe ndikimit tė tij nė prefekturėn e Kosovės.
    Pėrkrahu Lėvizjen e qershorit mė 1924, duke nisur qė mė 24 maj fillimin e lėvizjes sė armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumėn si qendėr e pref. sė Kosovės. Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė me Nolin, Prishtinėn e Gurakuqin, tė cilėt i paraqitėn Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur mbretėria jugosllave. Mė pas, megjithėse kontribues nė kryengritje, qeveria revolucionare e nxori nė pension. Shpresonte qė tė pėrfaqėsohej me njerėzit e vet nė qeverinė e Nolit, dhe qė sekretari i tij tė bėhej ministėr Arsimi, por Niman Ferizi u emėrua prefekt i Beratit. U tėrhoq nė Dragobi, i prekur nė sedėr nga mosmirėnjohja e mospėrfillja (Bajram Curri - Wikipedia)
    Zhvillimet politike konfliktuale, ku nuk munguan dhe lėvizjet e armatosura i pozicionuan nė kampe tė kundėrta Ahmet Zogun dhe Bajram Currin. Tradita gojore evidenton si shkak tė ftohjes sė tyre edhe martesėn e Ceno Beg Kryeziut me motrėn e Ahmet Zogut; familjet Curri dhe Kryeziu kishin trashėguar njė histori konfliktesh ndėrmjet tyre.
    Nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugėn e veprimit tė armatosur kundėr institucioneve shtetėrore shqiptare. ishte njė ndėr protagonistėt kryesorė nė lėvizjen e vitit 1923 dhe nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit tė Legalitetit (24 dhjetor 1924), u tėrhoq nė Krasniqe, duke qėndruar si mik i bajraktarit tė Krasniqes, Sali Manit, nga ku vazhdoi pėrpjekjet e tij tė dėshpėruara pėr organizimin e njė lėvizjeje tė re kundėr pushtetit legjitim nė Tiranė.
    Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė pėr tė paraqitur para Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur egėrsisht nga serbomėdhenjtė (Si u vra 96 vite mė parė “Heroi i Popullit” Bajram Curri | Gazeta Telegraf).
    Marenglen Verli ėshtė njė nga historianėt mė tė vjetėr tanėt, qė ėshtė marrė me problemin kosovar. Prej tij kemi pėrcaktime mė institucionale pėr heroin: i pakthyeshėm dhe gjithnjė nė krye tė forcave popullore, u pėrlesh me ushtritė pushtuese serbo-malazeze nė Plavė e nė Guci, nė Krasniqe e nė Gash. Trimat qė e shoqėronin gjatė gjithė jetės nė shi e borė Bajram Currin, ishin Shefqet Draga, Met Veseli, Qerim Balia, Isuf Rexha dhe tė tjerė luftėtarė tropojanė.
    Mė 29 mars 1925 Bajram Currin e vrau pabesisht ( u vetvra) regjimi kriminal i Ahmet Zogut me nė krye xhandarin Kadri Mehmeti, tek Shpella e Dragobisė (mbas Kullote, Maja e Bjeshkės-Kullota) Bajram Curri qė kishte luftuar aq shumė pėr lirinė e popullit shqiptar, pėrherė tė parė dhe tė fundit, e pa veten tė rrethuar nga xhandarėt. Zogistėt e parė qė erdhėn e pyetėn do tė lidhesh apo do tė vdesėsh. Trimi Bajram Curri iu pėrgjigj xhandarėve me kėto fjalė: “ …mua s’mė ka lidh as krajl, as mbret e jo me mė lidh Kadri Mehmeti”. Pas kėtyre fjalėve Heroi u nda nga jeta, siē thotė Fan Noli nė elegjinė qė i kushtoi, si “ div dragua i Dragobisė”.
    Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” mė pas e pati nder ta zgjidhte atė si anėtar tė vetin dhe t’i ngarkonte detyrėn e pėrfaqėsuesit nė Konferencėn e Paqes pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare. Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinė e Malėsisė sė Veriut. Bashkon parinė e Gashit e tė Krasniqes qė kishin mė tepėr se 10 vjet armiqėsi, bėn kuvende e lidh besė midis krahinave, midis Nikaj-Merturit, Shalės e Postribes, vendos bashkėpunimin me qarqet antizogiste nė Shkodėr (Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot pėr tė? - Telegrafi -Telegrafi).
    Me Triumfin e Legalitetit nė dhjetor tė 1924 trupat e Zogut nuk u pėrballėn me njerėzit e Currit. Letrat e Zogut, ku i shkruante pėr t'u larguar pėrkohėsisht nga Shqipėria, Curri nuk i pranonte. Mes kėrkesave tė palės pėr mosprekjen e Currit dhe Kryezinjve qė donin tė merrnin hakun, Hasan bej Kryeziu si prefekt i Krumės mobilizoi xhandarėt pėr ta ndjekur, deri atėherė kur u vetėvra mė 29 mars 1925.
    I rrethuar nga forcat e xhandarmėrisė dhe pa shpresė shpėtimi, Bajram Curri vrau veten mė 29 mars 1925, nė njė shpellė nė Grykėn e Dragobisė (Tropojė). Mė 30 mars 1925, nga bjeshkėt e Dragobisė, komandanti i kompanisė sė xhandarmėrisė qė realizoi operacionin, nėntoger Kadri Malėsia (Mustafa), njoftoi telegrafisht Tiranėn: “U lajmėrojmė se nė njė luftė tė pėrgjakshme i arratisuni i quejtuni anmik i shtetit shqiptar Bajram Beg Curri u vra dekun dhe i arratisuni Shefqet Draga u zu rob .Varrimi u bė nė Krumė. ``Janė plot 2000 veta qė e pėrcjellin nė Krumė ku varroset me nderime shtetėrore. Disi me ironi “Politika” e Beogradit pak ditė mė vonė do tė shkruaj duke aluduar pėr benjamimin e vet Zogun, sesi ka mundėsi ta ketė vrarė qeveria e tij, kur autoritet i bėjnė ceremonialin.Varrimi i tij u bė nė prani tė autoriteteve shtetėrore dhe sipas riteve fetare`` (Historia dhe raportimi i rrallė pėr vdekjen e Bajram Currit (kultplus.com).
    Mė 1926 u vendos t'i jepej pension familjeve tė Bajramit dhe tė nipit, Hysni Currit, pėr shėrbimin e tyre ushtarak.
    Mikut tė tij ngushtė dhe bashkėluftėtar i tij, Fan Noli i kushtoi njė vjershė tė shkėlqyer dy strofat mė tė bukura janė mė poshtė:
    O Bajram, bajrak i gjallė,
    More nam me gjak nė ballė,
    Te njė shpell' e Dragobisė,
    Yll i rrall' i burrėrisė.
    Thon' u-shtri e thon' u-vra,
    Po ti s'vdiqe, or Baba,
    As te shkėmb' i Dragobisė,
    As te zėmr' e Djalėrisė.
    Pas Vdekjes Kuvendi Popullor i dha Bajram Currit titullin `Hero i Popullit Shqiptar dhe pėr nder tė tij u vendos edhe emri i qytetit - qyteti Bajram Curri.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,840

    Pėr: 99 vite nga vdekja Heroit tė Popullit Bajram Curri



    Arkivi - Bajram Curri 14.08.2023

Tema tė Ngjashme

  1. Ne kujtim te Tribunit te Vegjelise-Bajram Curri
    Nga pirro10 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-04-2019, 17:30
  2. Bajram Curri, tribun i vegjelisė
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-10-2016, 11:53
  3. Bajram Curri
    Nga fida_001 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2012, 15:44
  4. Simbol i Shqipes, ministri i pare i arsimit SHqiptar: BAJRAM CURRI
    Nga Homza nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 01:39
  5. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •