Në moshë 11-vjeçare humbi shikimin, shqiptari Kledian Leka shënon një histori suksesi në Itali

Emri:  1-162-696x775-1.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  53.3 KB

Një lajmet më të bukura është arritja e Kledian Lekës. I riu nga Shqipëria është kthyer në një histori suksesi në Itali. 23-vjeçari me banim në Casalmaggiore (Kremona), ka zënë faqet e medieve italiane pasi është diplomuar shkëlqyeshëm në Edukimin e Shkencave Kompjuterike në lidhje me strategjitë dhe mjetet që nxënësit me dëmtime të shikimit të kenë akses në materialet mësimore.

“Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që nisa të përkthej dhe konvertoj të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin në braille, në mënyrë që ato të ishin edhe të lexueshme për ne të verbërit”, ka thënë ai për edicionin milanez të Corriere della Sera.

Klediani përmes një pyetësori u kërkonte nxënësve të verbër të tregonin propozimet dhe pengesat që duhet të kapërcenin. Përmbledhja e përgjigjeve u përfshi në tezë. Gjatë kësaj kohe ai takoi kolegë studentë, të cilët pas disa muajsh vendosën të largoheshin të dekurajuar nga vështirësitë dhe tani, falë angazhimit të tij, kanë shpresa më konkrete për të ecur përpara.

Tragjikisht në moshën 11-vjeçare mbeti viktimë e një aksidenti që i mori shikimin, është programues në një kompani shumëkombëshe. “Punoja nga ora 08:00 deri në 13:00. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 2:00 studioja. Nuk kam menduar kurrë të ndalem dhe të ndjej keqardhje për veten, vendosa të luftoj për të realizuar të gjitha ëndrrat e mia”.

Koha Jone