Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,787

    Gjergji Nezha: Populli shqiptar është populli bizantin



    “Flamuri grek paçavure, Shqipëria është Bizanti”, deklaratat e furishme të historianit Gjergji Nezha

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjergji Nezha: Populli shqiptar është populli bizantin

    Historianët më profesionistë në botë, që ia vlen të lexosh, janë historianët rusë. Këta kanë arritur deri atje sa të dallojnë manipulime të hapura me historinë jo vetëm me historinë e bizantit e popullin shqiptar, por me historinë e gjithë botës. Historia është manipuluar jo vetëm në formë ngjarjesh, por është manipuluar edhe në rrjedhën kohore. Këta historianë rusë, kanë bërë studime rreth "shqiponjës me dy krena", pasi kjo është një emblemë që e gjejmë edhe në flamurin perandorak rus, dhe në gjithë flamujt e popujve sllavë orthodhoksë të Evropës Lindore. Dhe këta historianë rusë kanë dalë në përfundimin se "emblema bizantine" e shqiponjës ka lindur nga familja e Komnenëve në Durrës. Kjo familje është familje që ka nxjerrë edhe perandorë bizantinë gjatë 11 shekujve të Perandorisë Romake Bizantine. Kjo familje është familja e Gjergjit të Madh, Gjergj Arianitit, kokës së Dhespotëve të Epirit. Gjergj Arianiti ishte i pari që nisi luftën kundër turqve, për ti dalë zot Konstandinopojës e për ta çliruar nga turqit. 3 shekuj më parë familja e tij Mihal Komneni I dhe vëllai i tij Theodhori, bënë luftën kundër latinëve franko-venedikasit e Vatikanin, për ta çliruar nga latinët, të cilët e plaçkitën Konstandinopojën gjatë Kryqëzatës së IV.

    Flamuri ynë kombëtar, shqiponja e Komnenëve ka qene me ngjyrë argjendi. Pas rënies së Konstandinopojës në duart e osmanllinjve, ngjyra e shqiponjës u bë e zezë, në formë zije të popullit epirot. Ajo që gjithashtu bie në sy është se dy familjet fisnike që bënë luftë për t'i dalë zot perandorisë pasi u pushtuan nga latinët e osmanët ishin Komnenët në Epir dhe Paleologët në Azinë e Vogël. Përsëri, një tjetër fakt që shqiptarët nuk e njohin, martesa e djalit të vetëm të Gjergjit, Joanit me Irena Paleologun, princeshën e fundit bizantine, nuk ishte jo pak domethënëse. Gjergj Kastrioti martoi të bijën e Gjergjit të Madh, Gjergj Arianitit, Androniqi Arianiti. Duke marrë kështu stafetën e flamurin nga vjehrri i tij, për t'i dalë zot perandorisë bizantine.

    Kjo tezë e kthen përmbys variantin që u është imponuar shqiptarëve nga jashtë në lidhje me historinë e tyre. Dhe manipulimi këtu nuk është vetëm nga ana e osmanëve por edhe nga ana e latinëve (austri/itali/vatikan/france/britani). Kur vjen fjala tek shqiptarët, latinët mbështetën politikat osmane për ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe fshirjen nga kujtesa historike e gjithë historisë së të parëvë të tyre. Rilindasit tanë kombëtarë mësuan për historinë e të parëve tanë e luftën e tyre kundër osmanëve në bankat e gjimnazit grek, Zosimea Skoli. Pse? Sepse çdo formë tjetër e folur apo e shkruar për ta nga shekujt e kaluar ishte fshirë. Dhe dalim tek pyetja tjetër e rëndësishme:

    - Pse gjithë kjo urrejtje ndaj shqiptarëve të sotëm e epirotëve të djeshëm nga fqinjët tanë si në Lindje edhe në Perëndim?

    Deri më sot shqiptarët kanë besuar si të vërtetë se osmanët na ndëshkuan pasi ne ishim ata që i pritëm me luftë në Ballkan. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por jo një e vërtetë e plotë. E vërteta e plotë është se ata na ndëshkuan pasi ne ishim shtylla e qytetërimit më jetëgjatë në historinë e njerëzimit, qytetërimit romak bizantin me qendër Konstandinopojën. Dhe urrejtja e latinëve ndaj nesh i ka rrënjët tek historia e Perandorit Konstandin, dhe vrasja e djalit të tij të parë nga gruaja e tij. Kjo e shtyu Perandorin Konstandinin që të lëvizi qendrën e gjithë perandorisë romake nga Roma në Bizantium. Romakët paganë asnjëherë nuk na e falën këtë gjë, pasi teksa qytetërimi bizantin shkëlqeu për 11 shekuj, Roma ra në epokën e errësirës. Babai i perandorit Konstandin ishte një gjeneral romak por nëna e tij ishte nga anët tona, Shën Elena. Aspekti tjetër i urrejtjes latine ishte kontributi i madh që të parët tanë kanë dhënë për të ruajtur e çliruar Krishtërimin nga persekutimi i romakëve paganë. Shënjat e paganizmit romak janë të prekshme në qytetin e Romës edhe sot e kësaj dite.

    Më bëhet qejfi që e vërteta e ndaluar për shqiptarët po del ngadalë në dritë.

    Gjergji Nezha nuk duhet të dali nëpë emisione televizioni por duhet të botojë faktet e mbledhura nga librat që ka lexuar në faqet e forumit shqiptar. Vetëm në këtë forum e vërteta triumfon mbi ideologjitë e kohës.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2024 më 15:51

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjergji Nezha: Populli shqiptar është populli bizantin


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjergji Nezha: Populli shqiptar është populli bizantin


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjergji Nezha: Populli shqiptar është populli bizantin


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjergji Nezha: Populli shqiptar është populli bizantin


Tema të Ngjashme

  1. A eshte populli shqiptar rracist?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:22
  2. Populli i dashur nga Zoti apo populli i mallkuar?
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 03-12-2013, 14:35
  3. 21 Janari ne video-populli nuk harron-populli nuk fal.
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-05-2013, 10:21
  4. Populli shqiptar dhe lashtesia e tij
    Nga Geri Tr në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 15:19
  5. Ku çalon populli Shqiptar.
    Nga Apollyon në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 05:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •