Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Kryebashkiaku aktual i Himarës, Jorgo Goro është arrestuar. Mendohet se Goro është arrestuar për shpërdorim detyre me urdhër të SPAK. Ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.

    Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. (dokumenti më poshtë)


    Emri:  WhatsApp-Image-2024-03-23-at-17.56.28-768x938.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  39.8 KB
    Emri:  WhatsApp-Image-2024-03-23-at-17.56.28-1-768x1017.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  75.0 KB
    Emri:  WhatsApp-Image-2024-03-23-at-17.56.29-768x992.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  61.6 KB

    Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i dënuar së fundmi për shitblerje votash. Në pranga dyshohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë./lapsi.al

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Arrestimi i Jorgo Goros, SPAK nxjerr njoftim zyrtar: Tjetërsoi pronën në dëm të shtetit

    SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Jorgo Goros. Prokuroria e Posaçme njofton se Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për 3 zyrtarë dhe ‘arrest me burg’ për pronarin e tokës.

    Njoftimi i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 31, datë 23.03.2024, ka vendosur:

    1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.G., me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.
    2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim J.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

    3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B.A., me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

    4. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.GJ., me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

    5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S.M., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 23.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr. 31, datë 23.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tre personave të hetuar J.G., B.A. dhe V.GJ., në kuadër të këtij procedimi penal, ndërsa për dy personat e tjerë masat e sigurimit personal nuk janë ekzekutuar ende.
    -Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi J. G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës për të cilën hetohet. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

    Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të. Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. Aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    – Gjithashtu, shtetasi J.G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në një episod tjetër objekt hetimi i të njëjtit procedim penal, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës penale. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2). Në këto rrethana shtetasit J.G. dhe J.B, dyshohen për kyerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.
    -Ndërsa shtetasit B.A. dhe V.GJ, përkatësisht Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes) dhe Jurist pranë kësaj drejtorie (në kohën e ngjarjes), me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M. dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara.

    Në lidhje me këto veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të kryera në bashkëpunim, këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
    -Në lidhje me shtetasin tjetër nën hetim S.M., nga hetimi deri në këtë fazë, ka rezultuar se ky i fundit, ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të F.M. (trashëgimlënës) të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5512 m2, ndodhur në Dhërmi, Vlorë.

    Pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M. Në këto kushte, dyshohet se ky i fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodi Penal./lapsi.al

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    730

    Për: E fundit/ Arrestohet socialisti Jorgo Goro, prangosen edhe 4 persona të tjerë


    Tipat si puna e ktij dalin brenda 24 orësh.
    Kurse kur kapin dikë me 20 gram drogë,e burgosin 5 vite.
    A shqipëri moj shqipëri.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Jorgo Goro u arrestua për tokën ku Artan Gaçi do të ndërtojë si investitor strategjik

    Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  20210417_171415_170421_7_015-5_5hagCOx.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  57.0 KB
    Fshati Dhermi në bashkinë Himarë | Foto : LSA

    Kallëzimi penal i kryer në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Alfred Beleri kundër rivalit të tij socialist, Jorgo Goro, i cili vijonte të ushtronte detyrën, zbuloi bashkëpunimin e këtij të fundit me persona të tjerë për kalimin me anë të dokumenteve të falsifikuara të sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private – që në përfundim kanë kaluar në zotërim të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një komleksi turistik në Himarë, me vlerë 5.5 milionë euro.

    Beleri pretendoi në kallëzimin e tijm se Goro kishte tjetërsuar në favor të privatëve një pronë që pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.

    Ndërkohë që Goro dhe katër persona të tjerë janë ndaluar për këto afera, SPAK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN, nëse është marrw nën hetim edhe Gaçi. Po ashtu, investitori strategjik, Artan Gaçi nuk iu përgjgij deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve për koment që BIRN i drejtoi lidhur me këto rrethana të bëra me dije nga SPAK.

    Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili doli humbës në zgjedhjet e fundit vendore, i ndaluar në shtunën më 23 mars për “Shpërdorim detyre”, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se në dy episode të ndryshme, në kundërshtim me ligjin ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private.

    “Ky shtetas(Jorgo Goro), në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”, citohet në njoftimin që SPAK shpërndau të shtunën.

    Sipas prokurorisë, ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. SPAK shpjegoi se aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar me vendim gjykate.

    Në epsidoin tjetër Goro akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në këtë njësi vendore, shtetasin J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

    Emri:  Xhacka-2222.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  34.3 KB
    ish-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA.

    Sipas SPAK, Jorgo ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë në total prej 10 mijë e 592 m2, të cilat janë kufitare.

    Ndërsa drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë në kohën kur janë kryer këto transaksione, Bilbil Aliaj dhe juristi i këtij institucioni, V.Gj. akuzohen se , me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentet hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M. dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. “Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara”, citohet në njoftim dhe sqarohet se zyrtarët e kadastrës akuzohen për “shpërdorim detyre”.

    SPAK ka proceduar për falsikim të dokumenteve, të vulave, stampave ose formularëve shteasin S.M., i cili akuzohet se ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të trashëgimlënësit të tokës shtet të ndodhur në Dhërmi, me sipërfaqe 5512 m2.

    “Pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M”, thuhet në njoftim.

    Me kërkesë të SPAK, gjykata respektive ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj Jorgo Goros dhe përfituesit të tokës, shtetasit S.M.. Për tre zyrtarët e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

    Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg më 5 mars.

    Sipas të dhënave të publikuara në Qendër Kombëtare të Biznesit, QKB për objektin e investimit “Dremades Lxury Suites”, të përbërë nga një hotel me pesë yje, i nivelit të lartë, që do të ketë kapacitet prej 106 suitash, shënohet se projekti zë një sipërfaqe prej 10 mijë e 592 m2 – sipërfaqe e njëjtë me atë të shënuar në njoftimin e SPAK për tokën e zotëruar nga shoqëria e Gaçit.

    Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management' i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

    Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

    Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

    Më vonë, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

    BIRN

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E fundit/ Arrestohet socialisti Jorgo Goro, prangosen edhe 4 persona të tjerë

    Si i doli për zot Rama investimit me letra false në Dhërmi

    Emri:  xhacka-edi-rama-730x480-1.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  24.4 KB

    Arrestimi i Jorgo Goros për dokumentat false të “investimit strategjik” të Artan Gaçit, mik i vjetër i Edi Ramës dhe bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka duhet parë edhe si konfirmim i akuzave se grabitja e tokave në bregdet është bërë me bekimin e pushtetit në Tiranë.

    Deri para arrestimit të Goros, grabitja është mbrojtur nga pushteti, madje janë bërë disa beteja politike me opozitën që tentoi t’i afrohej hotelit të Artan Gaçit, por në të gjitha rastet, investimit i ka dalë për zot Edi Rama.

    Arrestimi i Fredi Belerit në 12 Maj

    Emri:  Screenshot_1-42.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  35.5 KB

    Burgosja e kandidatit të opozitës për Himarën dhe refuzimi për t’i dhënë leje të betohet është parë nën sfondin e përplasjeve me Greqinë, ndërkohë që çështja e pronave të banorëve të Himarës ka qenë një nga kuajt e betejës së Fredi Belerit.

    Gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri i premtoi banorëve se do t’i ndihmonte të merrnin AMTP dhe se do të denonconte rastet e tjetërsimit të pronave. Kjo ishte edhe çështja që ngritën zërat në mbrojtje të Belerit nga Greqia.

    Në një letër që i dërgoi politikanit grek Margaritis Schinas njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian, kryeministri Rama e relativizon problemin e pronave në Himarë duke thënë se nuk ka asnjë dallim nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë.

    Pasi kishte arrestuar Belerin, Rama shprehej se nuk ka asnjë fakt konkret, “që do të mund të provonte se në Shqipëri ka vërtetë një problem specifik të drejtash apo pronash për minoritetin grek, i cili ndryshon nga problemi tërësor i trashëguar i Shqipërisë me pronat e gjithë qytetarëve shqiptarë”.

    Ky pohim i Ramës është një gjysëm-e vërtetë. Sepse banorët e Himarës nuk diskriminohen për origjinën, por se pronat e tyre marrin një vlerë tjetër për shkak të zhvillimit të turizmit, që e bën Himarën një ndër zonat më të lakmuara nga biznesmenët në Shqipëri.

    Në përgjigje të Ramës për këtë konstatim, Fredi Beleri këmbëngulte nga burgu se “çdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë. Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve!”

    Me gjithë ngjyrimet nacionaliste që ka pasur historia e Belerit, duhet thënë se linja e konfliktit për pronat është një nga arsyet më të qenësishme se pse ai u burgos. Si shmangie e një faktori që rrezikonte denoncimin e skandaleve, si ky i hotelit të Artan Gaçit.

    Përgjigjia për denoncimin e Belerit gjatë intervistës me gazetarin grek

    Emri:  rama-me-pavllon.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  22.8 KB

    Pasi arrestoi Fredi Belerin, kryeministri Rama bëri disa manovra për t’i zbutur sulmet diplomacisë greke. Një nga këto ishte edhe intervista që dha për gazetarin grek të Ekathimerini, Pavlos Papadoupolos me të cilin pati një bisedë të gjatë për arrestimin e Belerit.

    Gazetari grek e pyeti kryeministrin tonë për çështjen e falsifikimit të dokumentave në investimin e Artan Gaçit dhe për këtë mori një përgjigje interesante. Sipas logjikës së Ramës, meqë askush nga pronarët nuk po ankohej, atëherë gjërat ishin në rregull.

    Rama lë të kuptohet se me denoncimin e tij, ishte Fredi Beleri që po pengonte zhvillimin e zonës.

    Duhet thënë se asokohe, Fredi Beleri e kishte denoncuar rastin e falsifikimit në SPAK dhe Rama kishte shkarkuar Olta Xhaçkën.

    Pyetja e gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Ekzistojnë histori për anëtar të qeverisë që mbështesin interesa të veçanta në Himarë. Një prej tyre, historia e Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçka ministre e Jashtme, që është pronar i AGTCC Hotel Managment dhe se kjo kompani është vendosur investitor strategjik në Himarë. Madje u bë bisedë e madhe në parlamentin shqiptar dhe Gjykatën e Lartë. Si e komentoni këtë?

    Përgjigjet Edi Rama: “Dëgjoni, nëse debatet në Parlament do ishin prova, atëherë nuk do duhet të flisnit me mua por të lajmëroni të policinë ku ndodhem. Çdo hotel në çdo plazh shqiptar ka leje funksionimi. Leja që i’u dha këtij investitori ishte mes mijëra të tjerave që u dhanë nga Adriatiku në Veri deri në Jug. Pyetja nuk u drejtua nga pronarë që gjoja i vodhën. Përkundrazi, pronarët aty bënë një marrëveshje si kudo tjetër. Kur pronarët nuk janë të kënaqur nuk bëjnë marrëveshje ose flasin hapur për padrejtësitë. Pyetja ime është e thjeshtë. Çfarë duan ata që reagojnë? Duan që njerëzit që jetojnë në Himarë të zhvillojnë tokën apo të jetojnë si Robinson Kruzo? Njerëzit përdorin tokën sipas planit dhe paguhen mirë, marrin shumë para. Duam të zhvillojnë Himarën, duam të zhvillojmë çdo zonë të vendit dhe nuk mund të më gjeni një rast kur në një zonë morëm tokë e lejuam investime strategjike duke shkelur të drejtat e pronarëve”.

    Refuzimi për ta çuar mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

    Emri:  Edi-Rama-dhe-Olta-Xhacka-e1666220360918.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  35.4 KB

    Akuzat e para për hotelin me pesë yje në Dhërmi, u bënë nga media dhe nga opozita për konfliktin e interesit mes Olta Xhaçkës, si ministre dhe vendimit të qeverisë për shpalljen e bashkëshortit të saj Artan Gaçi, investitor strategjik.

    Opozita kërkoi që Gjykata Kushtetuese t’i heqë mandatin deputetes. Çështja shkoi një herë në Kushtetuese, që e riktheu në kuvend për të bërë një korrigjim në procedura. Për ta mbrojtur kolegen e tyre, socialistët i ngrinë procedurat. Olta Xhaçka vazhdon ta mbajë mandatin e deputetes, gjithnjë duke qenë nën mbrojtjen e Edi Ramës.

    Në një fjalim që mbajti në parlament mbi çështjen e hotelit, Olta Xhaçka ka thënë se për të shmangur konflikin e interesit ajo mungoi në mbledhjen e qeverisë ku u mor vendim për bashkëshortin e saj. Ndërkohë, Rama, edhe kur flitej për konfliktin e interesit, sërish e relativizoi shqetësimin e opinionit publik.

    “Kjo e të afërmve në qeveri është një këngë që unë e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet dot. Aq më tepër në një vend si i yni, që është i vogël dhe të gjithë dalim të afërm me njëri-tjetrin. Se dëgjoj lloj lloj brockullash dhe afërsish që janë të imagjinuara. Unë do doja më shumë investitorë strategjikë shqiptarë” u shpreh Rama.

    Arrestimi i Goros si zyrtari më i lartë përgjegjës për falsifikimin

    Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua pasditen e së shtunës, nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

    Duhet thënë se hetimet e SPAK janë ndalur tek arrestimi i Jorgo Goros, ndërkohë që biznesi që përfitoi nga falsifikimi është ai i ish ministres së jashtme Olta Xhaçka. Mbetet për t’u parë nëse hetimet e SPAK do të avancojnë më lart, por duket se edhe në këtë rast çifti Gaçi-Xhaçka janë mollë e ndaluar për SPAK. Për të kuptuar se kush i mbron, nuk është e vështirë.


    Lapsi.al

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?

    Emri:  Screenshot_20240323_205951_Samsung-Internet.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  23.6 KB

    Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë lidhur me rastin e investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka. Sipas një njoftimi nga SPAK, Goro është arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK “shpërdorimi” i kryebashkiakut në detyrë konsiston në faktin se për tokën që përfitoi familja e ish ministres së jashtme, ai ka përcjellë pa i verifikuar dokumenta të rreme, duke u bërë shkak për tjetërsimin e një trualli publik si pjesë e inv estimit privat të Gaçit dhe Xhaçkës.

    “Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

    Pra prona që më pas qeveria Rama do ta favorizonte si investim strategjik, u regjistrua në bazë të një kërkese të bërë nga kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, i cili nuk e kishte verifikuar si duhet ligjsjmërinë e saj. Që ajo mund të ketë pasur probleme si pasuri e vërteton dhe fakti se ajo është shitur nën çmimin e tregut nga pretendenti si pronar, Stavri Mëhilli në favor të Artan Gaçit. Pikërisht për këto dyshime, kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Beleri, bëri denoncim në SPAK, nga burgu. Sipas Fredi Belerit dhe asaj çfarë ai kishte mundur të zbulonte, kjo tokë që më pas kaloi në pronësi të biznesmenit Artan Gaçi, nga shtetasi Stavri Mëhilli, nuk kishte qenë kurrë truall, por kishte qenë në fondin bujqësor të fshatit Gjilek. Ndërkohë që ligji, sipas denoncimit të tij, e përcaktonte shumë qartë se çfarë ishte tokë truall dhe çfarë jo.

    Pra, sipas Fredi Belerit, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk duhet të kishte shpënë për regjistrim një pronë të tillë, që ishte nxjerrë qëllimisht jashtë fondit bujqësor të fshatit, arsye për të cilën ai ka kërkuar edhe ndjekjen penale të kryebashkiakut Goro, që vazhdonte të mbante detyrën.

    Por ndonëse njeriu i Ramës ka rënë në pranga pas padisë së Belerit, kjo nuk i ka kënaqur mediat greke, që kanë parë pas kësaj lëvizjeje një konspiracion të ri. Kështu gazeta Prothotema ka parë pas lësaj lëvizjeje të SPAK, një manobër për të sjtensionuar marëdhëniet Tiranë Athinë. “Të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryebashkiakut. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë, ndonëse i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës,” shkruante gazeta. Pra pyetja mbetet nëse kemi të bëjmë me drejtësi apo me një manovër të dirigjuar nga politika.

    Lapsi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Arrestimi i Kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro: Kam firmosur pa lexuar shkresat

    Emri:  auto_goro1705493009.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  31.7 KB

    Dy ditë më parë, SPAK arrestoi kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Arrestimi i Goros ka lidhje me pronën për të cilën Artan Gaxhi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës, ish-ministre e Jashtme në Qeverinë Rama, merrte statusin e investitorit strategjik.

    Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

    Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan të shtunën për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.

    Sipas raportimeve, në dëshminë e dhënë para SPAK, Goro ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të veprimeve që ka kryer po thjeshtë ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni që drejtonte.

    Ai ka deklaruar se ka vepruar për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve. Goro shprehet se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

    “I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Jorgo Goro shpjegon ndër të tjera se: ..në lidhje me kërkesën me nr. 19555 datë 07.09.2016, nga zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtës dhe Menaxhimit të Tokës ka kryer veprimet e saj për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Z. V. R.PP. Vlorë, pas përpilimit nga drejtoria përkatëse.

    Pra e gjitha procedura e ndjekur për rastin në fjalë është trajtuar nga drejtoria përkatëse e cila ka kryer verifikimet përkatëse, dhe nga Bashkia Himarë është kthyer përgjigje me shkresë nr.2751/1 datë 13.09.2016.

    I pyetur se çfarë baze ligjore kishte shërbyer për të si kryetar bashkie, për të konturuar pasurinë me numër 36/35, deklaruesi është përgjigjur se ka ndërhyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shtetasve. Kjo kompetencë, sipas deklaruesit, parashikohet në ligjin e vetëqeverisjes vendore dhe konkretisht në nenin 29 pika 3 të ligjit me nr. 139 vitit 2015, i ndryshuar me ligjin nr. 38/2019, datë 20.06.2019, i cili parashikon se në fushën e sigurisë publike, bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.

    I pyetur në lidhje me shkresën nr. 2751/1datë 13.09.2016, nga Bashkia Himarë, drejtuar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë Vlorë, ku është shprehur se në Z.K. 1739-Gjilek nuk është kryer procesi i regjistrimit të parë fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk disponojnë (bashkia) harta treguese të regjistrimit (H.T.R.), duke mos mundur në këtë mënyrë të shprehen për juridiksionin dhe vendosjen e pronave, ndërsa më poshtë është shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen në zonë e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro është pērgjigjur se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

    I pyetur nga është nisur për të dhënë një mendim për identifikimin me numër të pronës së shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kërkesa me nr. 19555 prot., datë 07.09.2016 e Z. R.P.P. Vlorë nuk parashikon dhënie mendimi për konturimin e pronës së shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, pra ata si institucion kanë shkuar më tej në përgjigjen e tyre kur kanë dhënë mendim që pronat e këtyre shtetasve konturohen në pasurinë me nr 36/35”, thuhet në dosje.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Himara, si arkëmort i SPAK

    Nga Andi Bushati

    Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK, edhe ai i ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, e ka ndarë opinionin publik në dysh. Një pjesë besojnë se Prokuroria e Posaçme ka vepruar sipas një kalkulimi politik që i duhej Edi Ramës, për të balancuar procesin farsë ndaj Fredi Belerit. Dihet se kryeministri ka mbrojtur në vend dhe në arenën ndërkombëtare, alibinë se ai nuk ka gisht në këtë ngjarje, se drejtësia është e pavarur dhe se prokurorët rebelë të SPAK kanë ngrënë edhe shumë nga gjeneralët e qeverisë. Pra ata që shohin një komplot të ri, mbështesin tezën se Goro u bë mish për top për të përforcuar këtë alibi.

    Të tjerët, që vazhdojnë të besojnë te drejtësia e pavarur, i shohin këto pandehma si teori konspirative. Sipas tyre, gjithçka ka bërë SPAK, në këtë rast, është thjeshtë ndjekja e linje të pastër korruptive.

    Por, secili nga këto dy pozicione, diametralisht të kundërta, merr vlerë kur mbështet në analizimin e fakteve. Për të kuptuar nëse kreu socialist, në detyrë, i Bashkisë së Himarës u përdor si “kokë turku”, duhet të shqyrtojmë më parë se çfarë akuzash rëndojnë mbi të. Ai dyshohet se ka firmosur për tapinë e pronësisë së një trualli tek një pronari i rremë, duke kaluar në emër të tij një tokë që i takonte shtetit. Deri këtu askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr se Goro është i pafajshëm dhe ai nuk ka ditur se ç’po bënte. Aq më tepër rëndohet pozita e tij po të mendojmë se firma e vitit 2019 lidhej me interesin e fortë të familjes së ministres Olta Xhaçka, investim të cilit më pas Edi Rama i dha satusin strategjik. Kush është marrë sadopak me prona në Shqipëri, e di mirë se se këto afera zgjidhen vetëm kur funksionojnë nga lart poshë. Pra kur një i fuqishëm është i interesuar dhe ai vë në lëvizje të gjitha hallkat e mekanizmit. Pra, në këtë kuptim, mund të supozohet se firma Jorgo Goros i është imponuar, se ai e ka bërë me ndërgjegje mëkatin dhe se pikërisht për këtë ai e meriton burgun.

    Por, fatkeqësisht e vërteta nuk ëshë kaq e thjeshtë. Pasi për tjetërsimin e një trualli, nuk mjafton vetëm nënshkrimi i një kryebashkiaku. Në mishmashin korruptiv të pronave në Shqipëri, njohja që jep bashkia është vetëm një etapë e parëndësishme drejt njohjes përfundimtare të truallit që të takon. Që ajo të marrë vlerë duhet njohur nga hartat që zotëron hipoteka dhe nga verifikimet në terren që bën ajo. Pra me një standart të tillë, ku shpesh pushtetarët lokalë lëshojnë me të njohur vërtetim se “kjo i takon filanit”, duhet të përfundojë në burg çdo lloj pushtetari lokal që ka vulosur vërtetime të tilla, nga Llogoraja deri në Sarandë. Por, SPAK-u shkoi pikërisht te Jorgo Goro, kërkoi të gjejë tek ai gjilpërën në kashtë dhe mbërriti në përfundimin se duhet ta prangosë, në një kohë rekord, vetëm gjashtë muaj pas kallëzimit që, rivali në zgjedhje, Fredi Beleri bëri kundër tij.

    A lë kjo procedurë, në rastin më të mirë, dyshimin për selektivitet? A ia heq ajo, në rastin më të keq, të drejtën për të dyshuar atyre që flasin për një kalkulim politik?

    Duke analizuar imtësisht faktet të bëhet më e lehtë që të besosh në tezën e drejësisë me regji.

    Dhe gjëja që i interesonte më shumë sesa gjithçka politikisht dhe diplomatikisht dirigjentit, ishte burgosja e Jorgo Goros. Tani ai ka më shumë argumenta për t'i thënë Mitsotakisit: “e shikoni që nuk gënjeva kur thashë se nuk e kontrolloj SPAK-un”? Pas kësaj ai merr hov për ta përdorur edhe më fort alibinë e një drejtësie që godet të tëra palët.

    Por mbi të gjitha kjo manovër mëton të shlyejë njollën e turpit të procesit Beleri, i cili për atë që dëshmoi në sallën e gjyqit evokonte farsat e monuara të KGB-së së kohës së Xherxhinskit.

    Nëse dikush mund të ngrejë zërin sot se gjyqi ndaj Belerit u bë me prova të montuara, me dokumenta të falsifikuara dhe dëshmitarë të paguar, përgjigjja është e gatshme. A mund të quhen të anshëm kundër Belerit, SPAK dhe GJKKO, kur ato ia morën për bazë atij kallëzimin që bëri për të prangosur njërin prej njerëzve të Ramës? A ka alibi më të mirë sesa kjo për ti shërbyer versionit që mbron pushteti? Natyrisht që jo.

    Por këtu halli nuk është tek fitorja propogandistike, por tek përdorimi i SPAK në favor të saj. Dhe Prokuroria e Posaçme duket se ka bërë pikërisht këtë. Në gijotinën që fabrikoi për Belerin, asaj i mjaftuan vetëm pak indicie që të këpuste dhe kokën e Goros. Duke dashur të legjitimojë farsën e procesit të parë, ajo po fabrikon edhe një të dytë, duke rrezikuar ta shndërojë Himarën në arkivolin e “drejtësisë së re”.

    LAPSI

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Berisha: Goro në burg se nuk mundi dot Belerin! Xhaçka në parlament si një monument korrupsioni

    Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, Jorgo Goro ndodhet në burg sepse nuk mundi dot Belerin në zgjedhjet e 14 majit.

    Berisha theksoi në fjalën e tij se, Olta Xhaçka qëndron në parlament si një monument korrupsioni, për aferën në Himarë.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

    Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur.

    Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin.

    Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.

    Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij.

    Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.

    Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Opozita i kërkon Nikollës zbatimin e vendimit për mandatin e Xhaçkës

    Pas rikthimit të normalitetit në punimet e Kuvendit, opozita kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e harruar në sirtarët e Kuvendit prej më shumë se një viti.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Xhacka-Ok-1536x1219.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  28.1 KB
    Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA

    Ish-ministrja Olta Xhaçka u akuzua nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, e cila ndalon qartësisht që një deputet të përfitojë nga të mirat publike, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjit' dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.

    Por, mazhoranca pasi refuzoi fillimisht me votë të çonte mandatin e deputetes socialiste në Kushtetuese, po zvarrit prej më shumë se një viti zbatimin e vendimit të kësaj gjykate.

    Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kjo është një “mbrojtje politike” që po i ofrohet deputetes së partisë në pushtet nga Kuvendi.

    Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ai kërkon zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për të futur në rend dite të seancës më të afërt urdhërin për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit për interpretimin e mandatit.

    “Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruan Bardhi në këtë letër të bërë publike të hënën.

    Sipas tij, Kuvendi duke mos zbatuar këtë vendim po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik tek Gjykata Kushtetuese.

    “Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara…”- vijon më tej në letrën e tij Bardhi, duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.

    Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.

    Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.

    Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte Kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

    Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin. Pasi u justifikua në vjeshtë me axhendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj i tha BIRN-it se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.

    Pas një marrëveshje të arritur mes PS-së dhe grupimit politik që përfaqëson Bardhi këtë muaj, opozita i është rikthyer jetës parlamentare të rregullt.

    BIRN

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Hoxha për arrestimin e Goros: I kanë bërë nder me këto akuza! Letrat janë bërë në Tiranë…

    Gazetari i kronikës, Artan Hoxha i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për arrestimin e Jorgos Goros, kryebashkiak i Himarës i cili vijon ta mbajë detyrën, për shkak se kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri është në burg për blerje votash. Hoxha tha se fati i Jorgo Goros ishte i vendosur, ndërkohë që i konsideroi akuzat ndaj ti për “shpërdorim detyre” si një nder që i është bërë nga SPAK.

    “Duket si fundi i një kronike të paralajmëruar. Goro nuk do të kishte fund tjetër përveç këtij. I vetmi avantazh që shoh deri tani, është që deri në këto momente ka vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të bësh të gjithë atë falsifikim, zhvendosje, të shpronësosh shtetin në favor të privatit, pastaj të shpronësosh privatin në favor të shtetit, pastaj 10 mijë metra katrorë i shkojnë një ish deputeti dhe bashkëshortja e tij është deputete dhe ish ministre e disa dikastereve.

    Gjykata e Posacme ka miratuar kërkesën e prokurorit për arrest me burg për Jorgo Goron. Goro ka ka qenë oficeri i forcova të armatosura, kur vajti në Greqi u bë Jorgo, shtetas grek. Të dy kandidatët pra në Himarë janë grekë, bashkë me familjet e tyre. Ndryshe nga Beleri, zoti Goro është himarjot, jo i ardhur. Është kapur në një lokal në Dhërmi. Akuza është shpërdorim detyre, por më i rëndësishëm është fakti që u hap drita jeshile të hetohen pronat me shumë problematikë në bregdet. Mediat greke kanë reaguar fuqishëm. Madje thonë se në Himarë po asimilohen grekët. Grekët kur e kanë patur Bashkinë, kanë bllokuar çdo investim me zotin Bollano. Zoti Goro është i treti që arrestohet. Bollano, Beleri dhe tani Goro.

    Zoti Goro dhe vartësit e tij dhe përfaqësuesit e Kadastrës së Vlorës, kanë ndryshuar pronësinë shtet në favor të një privati në përmasa 5500 metra katrorë. Problemi që shohim aty (në bregdet), që i janë dhënë investitorëve strategjikë, ka shkuar një kompani e madhe, kanë bërë gati infrastrukturën, kanë thënë duam letrat kështu, bashkia ka firmosur, është gjetur vendaliu që ka bërë letrat. Më kujton kjo histori një moment kur u bë situate e agravuar, sepse në Vlorë ndërroheshin drejtorët e hipotekës dhe një rast tjetër kur u fut në lojë Ervis Martinaj, sepse nëna e tij ishte trashëgimtare e një trualli ku do të ndërtonte një oligark”, tha Hoxha.

    Koha Jone

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Lihet në burg Jorgo Goro, ndryshon masa e sigurisë për ish-kreun e ASHK Vlorë

    Emri:  Jorgo-Goro2.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  33.9 KB

    Mbetet në fuqi masa e “Arrestit në burg” për kryebashkiaun e Himarës Jorgo Goro.

    Gjyqtarja Rudina Palloi ndryshoi masën e “Arrestit në shtëpi” për ish-drejtorin e ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj në “Detyrim paraqitje”.

    Për ish-juristin e Kadastrës Vlorë Vezir Gjikokaj u la në fuqi “Arresti në shtëpi”.

    Në kërkin me masën “Arrest me burg” vijon të jetë Stavri Mehilli, ndërsa në kërkim me masë “Arrest shtëpie” vijon të jetë edhe ish-drejtori i Mbrojtes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Basho.

    Arrestimi i Goros vjen pasi kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

    Kryebashkiaku i Himarës akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë,

    Nderkohë që më herët SPAK ka sekuetruar siperfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror.

    Euronews

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    SPAK sekuestron pjesën tjetër të tokës që çoi në pranga Jorgo Goron



    Është sekuestruar edhe pjesa tjetër e tokës për të cilën u arrestua ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro.

    Sipas burimeve nga SPAK, bëhet me dije se ka dyshime që edhe kjo sipërfaqe është e fituar me dokumente të falsifikuara dhe kishte kaluar për investime strategjike.

    E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtetërore dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25, të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 176, datë 28.03.2024, ka vendosur:

    Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me nr. 176 regjistri themeltar, datë regjistrimi 19.03.2024, me palët dhe objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të vendimit;
    Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria numër 36/341, sipas AMTP nr. 9715 datë 07.02.1994, aktualisht e identifikuar në vërtetimet hipotekorë me nr. 112, datë 16.04.2020, dhe nr. 1116, datë 24.12.2013, e cila është konturuar nga Bashkia Himarë në zonën me nr. Pasurie 36/35 me sipërfaqe 5080 m2;
    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme datë 28.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në vijimësi edhe të njoftimeve të mëparshme të bëra nga Prokuroria e Posaçme, (sipas linkut: https://spak.gov.al/njoftim-per-shty...-23-03-2024-2/ ) nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, persona të cilët tashmë kanë pozitën procedurale të shtetasve nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren. Kjo planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 25-04-2024, 12:32
  2. Zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, prokurori Altin Dumani
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-12-2022, 17:06
  3. Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2021, 11:11
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-01-2013, 16:17
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 10:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •