Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Hoxha për arrestimin e Goros: I kanë bërë nder me këto akuza! Letrat janë bërë në Tiranë…

    Gazetari i kronikës, Artan Hoxha i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për arrestimin e Jorgos Goros, kryebashkiak i Himarës i cili vijon ta mbajë detyrën, për shkak se kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri është në burg për blerje votash. Hoxha tha se fati i Jorgo Goros ishte i vendosur, ndërkohë që i konsideroi akuzat ndaj ti për “shpërdorim detyre” si një nder që i është bërë nga SPAK.

    “Duket si fundi i një kronike të paralajmëruar. Goro nuk do të kishte fund tjetër përveç këtij. I vetmi avantazh që shoh deri tani, është që deri në këto momente ka vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të bësh të gjithë atë falsifikim, zhvendosje, të shpronësosh shtetin në favor të privatit, pastaj të shpronësosh privatin në favor të shtetit, pastaj 10 mijë metra katrorë i shkojnë një ish deputeti dhe bashkëshortja e tij është deputete dhe ish ministre e disa dikastereve.

    Gjykata e Posacme ka miratuar kërkesën e prokurorit për arrest me burg për Jorgo Goron. Goro ka ka qenë oficeri i forcova të armatosura, kur vajti në Greqi u bë Jorgo, shtetas grek. Të dy kandidatët pra në Himarë janë grekë, bashkë me familjet e tyre. Ndryshe nga Beleri, zoti Goro është himarjot, jo i ardhur. Është kapur në një lokal në Dhërmi. Akuza është shpërdorim detyre, por më i rëndësishëm është fakti që u hap drita jeshile të hetohen pronat me shumë problematikë në bregdet. Mediat greke kanë reaguar fuqishëm. Madje thonë se në Himarë po asimilohen grekët. Grekët kur e kanë patur Bashkinë, kanë bllokuar çdo investim me zotin Bollano. Zoti Goro është i treti që arrestohet. Bollano, Beleri dhe tani Goro.

    Zoti Goro dhe vartësit e tij dhe përfaqësuesit e Kadastrës së Vlorës, kanë ndryshuar pronësinë shtet në favor të një privati në përmasa 5500 metra katrorë. Problemi që shohim aty (në bregdet), që i janë dhënë investitorëve strategjikë, ka shkuar një kompani e madhe, kanë bërë gati infrastrukturën, kanë thënë duam letrat kështu, bashkia ka firmosur, është gjetur vendaliu që ka bërë letrat. Më kujton kjo histori një moment kur u bë situate e agravuar, sepse në Vlorë ndërroheshin drejtorët e hipotekës dhe një rast tjetër kur u fut në lojë Ervis Martinaj, sepse nëna e tij ishte trashëgimtare e një trualli ku do të ndërtonte një oligark”, tha Hoxha.

    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Lihet në burg Jorgo Goro, ndryshon masa e sigurisë për ish-kreun e ASHK Vlorë

    Emri:  Jorgo-Goro2.jpg

Shikime: 1253

Madhësia:  33.9 KB

    Mbetet në fuqi masa e “Arrestit në burg” për kryebashkiaun e Himarës Jorgo Goro.

    Gjyqtarja Rudina Palloi ndryshoi masën e “Arrestit në shtëpi” për ish-drejtorin e ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj në “Detyrim paraqitje”.

    Për ish-juristin e Kadastrës Vlorë Vezir Gjikokaj u la në fuqi “Arresti në shtëpi”.

    Në kërkin me masën “Arrest me burg” vijon të jetë Stavri Mehilli, ndërsa në kërkim me masë “Arrest shtëpie” vijon të jetë edhe ish-drejtori i Mbrojtes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Basho.

    Arrestimi i Goros vjen pasi kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

    Kryebashkiaku i Himarës akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë,

    Nderkohë që më herët SPAK ka sekuetruar siperfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror.

    Euronews

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    SPAK sekuestron pjesën tjetër të tokës që çoi në pranga Jorgo Goron



    Është sekuestruar edhe pjesa tjetër e tokës për të cilën u arrestua ish-kryebashkiaku socialist i Himarës, Jorgo Goro.

    Sipas burimeve nga SPAK, bëhet me dije se ka dyshime që edhe kjo sipërfaqe është e fituar me dokumente të falsifikuara dhe kishte kaluar për investime strategjike.

    E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtetërore dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25, të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 176, datë 28.03.2024, ka vendosur:

    Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me nr. 176 regjistri themeltar, datë regjistrimi 19.03.2024, me palët dhe objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të vendimit;
    Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria numër 36/341, sipas AMTP nr. 9715 datë 07.02.1994, aktualisht e identifikuar në vërtetimet hipotekorë me nr. 112, datë 16.04.2020, dhe nr. 1116, datë 24.12.2013, e cila është konturuar nga Bashkia Himarë në zonën me nr. Pasurie 36/35 me sipërfaqe 5080 m2;
    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme datë 28.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në vijimësi edhe të njoftimeve të mëparshme të bëra nga Prokuroria e Posaçme, (sipas linkut: https://spak.gov.al/njoftim-per-shty...-23-03-2024-2/ ) nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, persona të cilët tashmë kanë pozitën procedurale të shtetasve nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren. Kjo planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.

    Euronews

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Kërkoi ndryshim mase sigurie, Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Emri:  auto_gororama1711613475.jpg

Shikime: 1137

Madhësia:  25.4 KB

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

    Goro dhe Aliaj ankimuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar duke kërkuar zëvendësim të masës, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Apeli i Posaçëm.

    Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi.

    Sipas SPAK, Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

    Po ashtu, sipas SPAK Goro ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

    Njoftimi:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 30.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 17 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.G. dhe B.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 31, datë 23.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi.

    – Miratimin e vendimit nr. 31, datë 23.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim J.G. dhe B.A.

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Himarë: Prokuroria sekuestron prona me vlerë $35 milionë, njerëzit e Ramës fallsifikuan dokumentat

    Prokuroria sekuestron prona me vlerë 35 milionë euro në Himarë, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

    Emri:  auto_himara1711789534.jpg

Shikime: 1155

Madhësia:  67.1 KB

    Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, të cilat dyshohen se u përvetësuan me dokumente të falsifikuara.

    Njotimi:

    PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM VLORË

    Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

    Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

    Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

    Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.


    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Rëndohet pozita e mikut të Edi Ramës/ Kërkohet sekuestrimi i 4 ha tokë në Himarë, dyshohet se ia dhuroi…

    Emri:  auto_jorgo-goro-edi-rama1703438345.jpg

Shikime: 1106

Madhësia:  37.5 KB

    SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg. Ish-kryebashkiaku i Himarës, i njohur si mik i afërt i Edi Ramës dhe njeri që ka pranuar të firmosë tjetërsimin dhe grabitjen e pronave në bashkinë që drejtonte për llogari të interesave të kryeministrit, duket se gjendet në pozita edhe më të rënduara se në momentin e arrestimit.
    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.

    Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.

    “Nga prokuroria e Vlorës është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie, i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, 4 hektarët tokë i janë falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat”, tha Hoxha.

    Hetimi është bërë nga prokurori i Vlorës, Arjan Xhaferri, i cili shpalli mos kompetencen dhe ia dërgoi çështjen SPALK-ut.

    © SYRI.net

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Himarë: Prokuroria sekuestron prona me vlerë $35 milionë, njerëzit e Ramës fallsifikuan dokumen

    Kryetari i komanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano në hetim nga SPAK

    Prokuroria e Vlorës ka transferuar në SPAK një dosje për përfitime abuzive të sipërfaqeve tokë-bujqësore në Himarë nga familje të ndryshme, ku mes përfituesve rezulton edhe kryetari aktual i komanduar i kësaj bashkie, Arqile Bollano.

    Nga Edmond Hoxha

    Emri:  20210730_195001_300721_5_01-1_R7eE0wy.jpg

Shikime: 1088

Madhësia:  36.9 KB
    Një punonjës policie duke hapur derën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Foto: LSA

    Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në Himarë në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano, të komanduar në këtë pozicion tre javë më parë, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Dosja është trasnferuar për kompetencë në SPAK nga Prokuroria e Vlorës rreth një muaj e gjysmë më parë, pas hetimit të një sërë procedurash për dhënien e tokës familjeve bujqësore nga Bashkia Himarë, që dyshohet se janë abuzive.

    BIRN mësoi se, gjatë procedurave të ndërmarra në vitin 2015 nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501, ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.

    Me vendim të këshillit bashkiak, pasi shqyrtoheshin kërkesat e familjeve që pretendonin se u ishte ndarë më pak tokë nga sa u takonte, merrej vendim për plotësimin e deficiteve. Mes përfituesve ka qenë dhe familja e Arqile Bollanos, që mësohet të ketë përfituar 14 mijë m2 tokë që, sipas përllogaritjeve, nuk i takonte.

    Në vitin 2015, Bashkia e Himarës drejtohej nga socialisti Jorgo Goro, i cili u ndalua në mars të këtij viti me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që u morën nga një shoqëri e zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

    Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet, masë që mori formë të prerë në Apel më datë 25 qershor.

    Pas ndalimit të Goros, Këshilli i Bashkisë Himarë komandoi në detyrën e kryetares Blerina Balën, e cila u dorëhoq në fillim të qershorit. Më 7 qershor ajo u zëvendësua nga Arqile Bollano, edhe ky si i komanduar.


    BIRN

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    Dëshmitë nga Himara/ Si na grabitën Goro dhe Bollano

    Emri:  auto_arqile1719995803-1.jpg

Shikime: 1094

Madhësia:  27.4 KB

    Për më shumë se një dekadë, pushtetarët e Rilindjes kanë treguar se nuk bëjnë dallime krahinore kur vjen puna për ta shfrytëzuar postin për të vjedhur. Por në Himarë rrëmbimi i pronave është bërë në mënyrë më agresive për shkak se kërkesat për investime kanë qenë të mëdha.

    Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u arrestua nga SPAK, i akuzuar pikërisht për grabitjen e një prone që më pas iu shit investitorit Artan Gaçi, bashkëshort i ministres Olta Xhaçka.

    Por disa ditë më parë SPAK po i ngarkoi një rast tjetër falsifikimi për pronën, që me gjasë do t’i shtojë vitet e burgut për Jorgo Goron.

    Skema e marrjes së pronës është e njëjtë. Për t’ia shitur investitorit, në fillim toka kalon në emër të një banori të Himarës, që ka pranuar ta shesë tek biznesmeni.

    Në rastin e parë, prona kaloi te Stavri Mëhilli.

    Në rastin e dytë, që tashmë është zbardhur në media, prona u kalua tek Arqile Bollanos. Ky është edhe zëvëndësuesi i Jorgo Goros në detyrë për momentin.

    Denoncimi i pronarëve realë të tokës

    Emri:  mqdefault.jpg

Shikime: 1107

Madhësia:  15.0 KB

    Në dosjen e dytë në SPAK, Jorgo Goro akuzohet se ka grabitur dy sipërfaqe toke të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato” me një vlerë financiare rreth 1 milion euro në Himarë.

    Në vitin 2022 mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Himarë, Irakli Likoka ka bërë denoncim për Arqilea Bollanon për “Falsifikimit të dokumenteve”.

    Likoka thoshte se tokën e kishte të trashëguar nga babai i tij, ndërkohë që Bollano në 2016 kishte nxjerrë AMTP, ndërsa në 2022 kishte marrë çertifikatën e pronësisë. “Kjo sipërfaqe toke është kullotë dhe nuk është tokë bujqësore si e tillë nuk mund të jepet me AMTP…” ka treguar Likoka për Oraneës, duke treguar se pas denoncimit Bollano i bëri ofertë për t’i dhënë një tokë tjetër.

    “Më thotë “Atë AMTP që e kë aty poshtë, të ta çoj aty në brinjë lart? Ku do ta kesh më të garantuar”. Edhe unë iu shpreha “Me koordinatat e AMTP time nuk do të trazohesh se për mua, të gjithë thonë “S’ka drejtësi”, unë do them gjithmonë që “Ka drejtësi!” është shprehur mësuesi i shkollës së Himarës.

    Por Bollano tashmë e kishte shitur tokën dhe kompania që do të ndërtonte, kishte bërë kërkesë në bashki për të rrethuar zonën. Jorgo Goro i çoi puntorët, ndërsa policia mbajti larg pronarët realë, që shikonin se si u vidhej prona e të parëve të tyre sy për sy.

    Dy bashkëshortët, Irakli Likoka dhe Filia Likoka treguan përplasjen fillestare që kanë pasur me puntorët e firmës që po i shkatërronin pronën dhe peripecitë që hasën me policinë.

    “…ditën e parë që i morëm ne në telefon nuk na erdhën. Ditën e dytë që mori zotëria, sa erdha që mbërita këtu me nipin edhe me burrin tim, i thotë Irakliu me çfarë të drejte më keni shkelur tokën time? I thotë ai: “…urdhëro letrat…”.Letrat janë që të gjitha të fallsifikuara. I thashë kështu policit:”…në qoftëse do na marësh në polici do vijnë dhe puntorët, do vijë dhe ai zotnija do vijmë dhe neve…”.Morën makinën, na vunë përpara na çuan në polici, ne na mbajtën aty, ndërsa puntorët dhe zotërinë e kthyen prapë dhe erdhën e punuan këtu.Dhe kur kam vajtur në polici atë nipin e futën nëpër hekura, brenda sikur çfarë kishte bërë. Nuk ngacmuam njeri, puntorët janë të gjallë dhe letë vijnë të tregojnë.As kemi ngacmuar njeri, kemi kërcënuar njeri asnjë gjë o vëlla…”-ka pohuar Filia Likoka.

    Në ambjentet e Komisariatit të Himarës, Filia Koka është rrëzuar. Shkak është bërë sëmundja dhe fakti që nuk i lejuan për të marrë mjekim. Gjatë qëndrimit në komisariat, kur është rrëzuar në dysheme, ka thyer dhëmbët.

    “…Më falni mua më kanë çuar me ambulancë në shtëpi, as çelësa nuk kisha ta hapja derën, ndërsa burri ishte brenda në polici dhe burri ka ardhur në darkë, e kanë mbajtur 7-14 orë bashkë me nipin…Unë jam invanlide, nga shteti. Jam me Parkinson dhe Epileptike.Kërkova leje nga polici, “…të lutem shumë nuk kam marë ilaçet, më kaloi ora, mund ti thuash zotërisë të më marë çfarë do nga unë, se më ka sjellë këtu dhe të iki…”. Shkon ai polici, e njoftoi dhe më thotë që i thanë: “…jo të rrijë atje…”.Prita 1 orë, 2 orë dhe sa prita atje hëngra turinjtë dhe theva dhëmbët, theva gojën. Ka ardhur ambulanca, më ka marë ambulanca dhe nuk e di si kam qënë.Se kush e di vëlla si është çështja epileptike e di shumë mirë dhe më ka çuar ambulanca në shtëpi. Dhe e thërasin burrin në darkë, të shkonte të jepte kallëzim. E pse të shkonte të jepte kallëzim, që më lanë aty dhe theva turinjtë.Çfarë kisha bërë unë, kë kam vrarë, jam zënë me drogë, çfarë kam bërë…”-tregon Likoka.

    E moshuara shprehet se do kërkojë nga SPAK dhe ligji hetim të thelluar për Jorgo Goron dhe Arqile Bollanon.

    “…Shtetit do ti kërkoj në SPAK, jo në SPAK, do ia kërkoj ligjit.Dua kullotën, kullotë dhe tokën buke, tokë buke. Se ato ligje që kërkoj, i ka shteti dhe ai të përgjigjet dhe të shkojnë që të gjithë në burg, se ka bërë falsifikime.Nuk jam as e para as e fundit vëlla, vjen në Himarë dhe të dalin të flasin, se nuk dolën kot dhe nuk i dhanë votën Jorgo Goros. Pse nuk ja dhanë votën Jorgo Goros?Se ishin të kënaqur nga ata, nga ai?Nuk jemi të kënaqur, i ka dhënë pasurinë e Himariotëve qën bir qënve. Kalamanjtë e mi, kanë mbaruar univesritetin dhe kanë ikur nxjerin bukën e gojës nëpër rrugët e Evropës.Ndërsa zotnitë që janë këtu, që vene, na qeshin kur dalin me policët vijnë të marin dhe pasuritë. Vijnë të ndërtojnë shtëpi këtu në shtëpi.Kjo është shtëpia dhe pasuri që në 1910 vëlla. Ja ku janë shtëpitë, është një shtëpi e banueshme dhe dy janë pa çati. Janë ndërtuar që në 1910 dhe Jorgo Gorua ka sjellë nga Tropoja, nuk e di nga janë o vëlla, nga Tropoja i ka sjellë këtu të marë pasurinë.Pse? Se neve nuk jemi të mirë të marin pasurinë tonë?Nuk ishim të mirë kur e nxorëm Jorgo Goron? Jam në proces gjyqësor dhe Jorgo Gorua i ka dhënë firmën zotnisë që të vijë në tokën e tija. Dhe mua më thotë mos kalo këtej se do të pres këmbët, se është pasuria ime…”-ka pohuar Filia Likoka.

    Më tej kjo e fundit thotë se gjatë fazës së votimeve e ka mbështetur Jorgo Goron, duke e votuar. Madje dhe fëmijët e saj kanë ardhura nga Tirana dhe Amerika për të votuar pro Jorgo Goros.

    “…Jorgo Gorua na shiti jo vetëm rrobat, por na shiti dhe këpucët, na ka lënë pa këpucë, pa shapka. Unë, që më shikon këtu kam sjellë nga Tirana dhe Amerika këtu, që ti jap votën Jorgo Goros.Dhe këtu Jorgo Gorua, ka sjellë hajdutër, ka bërë shkatërim këtu që nuk e mar me mënd, nuk e honeps dot…” ka treguar ajo.

    Çfarë thonë Jorgo Goro dhe Arqilea Bollano

    Jorgo Goro është njohur me çështjen tre ditë më parë dhe ka shkarkuar përgjegjësitë tek vartësit e tij. Ai pretendon se ka firmosur si kryetar bashkie, pasi dokumentat kishin kaluar disa filtra tek vartësit e tij në bashki.

    Por masa e dytë e sigurimit personal ndaj tij është caktuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Emri:  640-0-fd7eb98384ad407b3124e7247e273a32.jpg

Shikime: 1114

Madhësia:  29.7 KB

    Ndërkohë, Arqilea Bollano thotë se tokën e ka përfituar si pronar faktit dhe si provë ka sjellë faktin se dikur kishte mbjellë edhe pemë aty. Në dëshminë e tij të publikuar nga Oraneës, Bollano thotë se ka aplikuar për pronën sipas ligjit.

    “…këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar, i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi.

    Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë, duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. akti 11, datë 25 gusht 2016 për parcelën me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur “Vllatorja”, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës…”.

    Hetimet ndaj Bollanos tashmë janë duke u kryer nga SPAK. Socialistët vendosën që zgjedhjet në Himarë të zhvillohen në datën 4 gusht, ndërkohë që ndëshkimi për Goron duket se është një mea culpa për masakrën me pronat që është konsumuar deri tani.

    Por ndërsa Goro ra në burg, në krye të bashkisë erdhi Arqile Bollano, një bashkëpuntor i tij në skemat e grabitjes së pronave.


    Lapsi.al
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    GJKKO i sekuestron Jorgo Goros një apartament

    Emri:  Jorgo-Goror-2.jpg

Shikime: 1093

Madhësia:  21.0 KB

    Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro po hetohet nga SPAK, por sot Apeli i GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi një apartament me sipërfaqe rreth 81 m2. Mësohet se apartamenti ndodhet në Vlorë. Goro po hetohet për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë në bregdetin e Gjilekës.

    Njoftimi zyrtar

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 31.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 29, datë 26.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 428, datë 15.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive”, dhe vendosi:

    Ndryshimin e Vendimit nr. 428, datë 15.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

    Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, në bazë dhe për zbatim të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale, për pasurinë numër ***, volumi ***, faqe ***, Zona Kadastrale nr. ***, lloji i pasurisë “Apartament”, sipërfaqja e përgjithshme 81.41 m2, adresa e pasurisë ***, për llogari të Procedimit Penal nr. 189, të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/II i Kodit Penal, me person nën hetim Z. J.G.

    Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për ekzekutimin e këtij vendimi.

    Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs nga cilido që ka interes në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e marrjes dijeni për vendimin e arsyetuar.

    Koha Jone

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: E denoncoi Fredi Beleri në prokurori, SPAK arreston kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron

    SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

    Ish-kryebashkiakut të Himarës i janë njoftuar akuzat e shpërdorimit të detyrës e kryer dy herë dhe ajo e fshehjes së pasurisë. Ai akuzohet se mori pjesë në një skemë tjetërsimi pronash që aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka.

    Nga Vladimir Kara

    Emri:  Jorgo-Goro.jpg

Shikime: 820

Madhësia:  15.7 KB
    Ish-kryetari i Bashkise se Himares, Jorgo Goro. Foto: Facebook.

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe i ka njoftuar atij akuzat për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.

    SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën. “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo Goro, të cilit i është komunikuar akuza për veprat penale: shpërdorimi i detyrës, kryer 2 herë në bashkëpunimin, dhe Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike”, tha një zëdhënëse e SPAK në një komunikim me BIRN.

    Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zoytërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortes së deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik. Gjykata ndërkohë ka sekuestruar një apartament në pronësi të tij, ndërsa ai akuzohet edhe për tjetërsimin e një sipërfaqe në favor të Arqilea Bollanos, i cili e zëvendësoi si kryetar i komanduar i bashkisë Himarë pas arrestimit.

    BIRN

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 23-02-2025, 21:56
  2. Zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, prokurori Altin Dumani
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-12-2022, 17:06
  3. Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2021, 11:11
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-01-2013, 16:17
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 10:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •