Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji

    Arti shqiptari në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji.

    Emri:  jorgo-papingji.jpg

Shikime: 310

Madhësia:  24.3 KB

    Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spital.

    Papingji ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

    Ai është emëruar “Mjeshtri i Madh”. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 këngë.

    Krijimtari e Jorgo Papingjit

    1980 – “Kur jemi bashkë të dy” (i kryer nga Luan Zhegu)

    1990 – “Askush s’do ta besojë” (i kryer nga Anita Bitri, fitues)

    1991 – “Fat dhë jetë” (i kryer nga Anita Bitri)

    1993 – “Kur e humba një dashuri” (i kryer nga Manjola Nallbani, fitues)

    1993 – “Rri me mua” (i kryer nga Mira Konçi)

    1994 – “I thuaj jo” (i kryer nga Ardit Gjebrea)

    1995 – “E doni dashurinë” (i kryer nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo)

    1999 – “S’jam tribu” (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)

    1999 – “Apokalipsi” (i kryer nga Irma dhe Eranda Libohova)

    2001 – “Jetoj” (i kryer nga Aurela Gaçe, fitues)

    2004 – “Hëna dhe yjët dashurojnë” (i kryer nga Luiz Ejlli)

    2005 – “E dua këngën” (i kryer nga Evis Mula)

    2007 – “Po lind një yll” (i kryer nga Rosela Gjylbegu)

    2009 – “Në pasqyrë” (i kryer nga Anjeza Shahini)

    2010 – “Mirëmbrëma ëngjëlli im” (i kryer nga Dorina Garuci)

    2011 – “Këngën time merr vehtë” (i kryer nga Bashkim Alibali)

    2011 – “Më ler të të dua” (i kryer nga Mariza Ikonomi)

    2012 – “Kush ta dha këtë emër” (i kryer nga Hersiana Matmuja)

    2013 – “Zemërimi i një natë” (i kryer nga Hersiana Matmuja, fitues)

    2014 – “Vetëm të ti bësoj” (i kryer nga Klajdi Musabelliu)

    Këngë që morën pjesë në festivalin Kënga Magjike

    1999 – “Vetëm një fjalë” (i kryer nga Elsa Lila, fitues)

    Këngë që morën pjesë në Festivalin Evropian i Këngës

    2014 – “One Night’s Anger” (i kryer nga Hersiana Matmuja)

    Këngë që morën pjesë në Junior Eurovision Song Contest

    2012 – “Kam një këngë vetëm për ju” (i kryer nga Igzidora Gjeta)

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Jorgo Papingji, poeti që i vesh tekstin muzikës

    NGA ALEKSANDËR ÇIPA

    Poeti Jorgo Papingji i dha shoqërisë shqiptare, për më tepër se pesë dekada, poezi për këngë. Gjeti qysh në hershmërinë e rinisë dhe mbajti në pasion të tij, një ndër format më të lakmuara të përcjelljes së fjalës vetjake në publik-poezinë për këngë. Zgjodhi ta veshë fjalën poetike me muzikën, duke i mbetur besnik së thënës së Ezra Paund se: “Poetit që nuk i intereson muzika, me siguri është poet i dobët”. Papingji nuk e shndërroi thjesht në interes zejtarik raportin me muzikën, por sendërtoi në këtë raport një ekzistencë atipike krijuesi.

    Udhëtoi nëpër karrierën e vet artistike duke qenë mishërues i një alkimie mes fjalës dhe tingujve muzikorë, mes poetit dhe kompozitorit. Në këtë udhëtim të gjatë jete artistike, ai u shndërrua në model i poetit-bashkautor me kompozitorët më të shquar e më të përkorë që ka muzika shqiptare në këtë shekull të fundit e në përgjithësi, në gjithë kohësinë tonë shqiptare. U përcaktua në këtë pasion si një këmbëngulës me heshtjen e veçantë të shembëllyeshme me heshtjen murgjërore, por të përkorë si në një urtësi dhe uratësi prej artisti. Është një ndër arsyet e shkëlqyera që tashmë ai është një artist i dashur e i respektuar prej komunitetit të artistëve dhe interpretëve të panumërt të këngës së lehtë shqiptare, të këngës qytetare, asaj popullore dhe në karaktere e tipologji të ndryshme. Poeti i këngës shqiptare, Papingji, është mishërues i një kërkimi vijues për më të spikaturën në këto gjini.

    Ai nuk spikat për kadenca të forta poetike, por shquhet për risi në poezinë e këngës shqipe që kanë të bëjnë më së shumti me forcën komunikuese, me temporitmet e brendshme, me brendinë dhe fabulat poetike të krijimeve. Në mënyrën e vet të pabëzajshme mjeshtërore ia ka dalë të sjellë zhanre të ndryshme të teksteve poetike për këngë, që nga baladat, motivet lirike, poezinëkëngë sociale, fabulat për fëmijë dhe sidomos motivet qytetare dhe ato të raporteve ndër breza njerëzorë. Motivet familjare, si kumt i vyer moral për trashëgiminë dhe kultin e familjes në shoqërinë tonë, kanë qenë preferencë dhe formësojnë një cikël kuptimplotë të krijimtarisë së tij poetike. Këto krijime të shumta në kohë, vlejnë si module drejt një destinacioni edukues dhe ushqyes për t’u kënduar dhe mbartur ndër breza, si domosdoshmëri e stoicizmit të traditës së çmuar.

    Shumë pak herë dhe kursyeshëm, prej kritikës janë artikuluar e aq më pak shkruar, vlerësimet për mjeshtërinë e Jorgo Papingjit. Ky poet rigorozisht ka preferuar që mes formës skriptuale të poezisë dhe të pa lënë si fondament në përmbledhje poetike, këmbëngulshëm dhe besnikërisht, ka preferuar ta lerë në formën alkimike me muzikën. Pra, si tekst në këngë dhe jo të nxjerrë prej saj. Në këtë atipizëm vijon edhe pas pesë dekadave, duke mbetur si model i shembëllt me shumë poetë të tjerë të tillë, aq të famshëm në Itali përmes teksteve të këngës, në Britani apo më tepër në vise të tjera të botës. Bashkë me emra të shumënjohur të poetizmit shqiptar, Papingji ia ka dalë të shenjojë spikatjen e vet edhe përmes këtij aspekti.

    Papingji, në kohën e vet të gjatë krijuese ia ka dalë të krijojë një antologji vetjake të poezisë së kënduar. Në këtë mishërim individual, do të duhej me kohë të ishte krijuar një hulli studimore, e cila të mbante në fokus raportin mes fjalës dhe tingullit, mes melodiozitetit të gjuhës dhe melosit të kompozuar në funksion të saj, apo anasjellas. Sepse në krijimet e sjella prej Papingjit, ekspertët e fushës mund të adresojnë analitikisht aspekte të sintezës dhe sidomos të përputhshmërisë jo vetëm semantike, por më së shumti asociative si për shkak të muzikës, por më së shumti prej fjalës. Poezitë-këngë të Papingjit janë pjesë e çmuar e repertorit më të famshëm të këngës së lehtë dhe moderne shqiptare. Me këtë repertor janë bashkuar karriera të ndryshme bashkautorësh: poeti-kompozitorët-këngëtarët.

    Është një trini e uruar krijuesish, të cilët kanë lënë tashmë një materie të pakrahasueshme krijimtarie për publikun, për referencat muzikore dhe krahasimtare në këtë lëmi dhe sidomos në rrafshe të etnomuzikës dhe etnotekstit. Në natyrën e vet njerëzore, krijuesi Papingji shfaqet si mishërim i së thënës së Ernesto Sabatos: “Në mirësi mblidhen të gjitha llojet e urtësisë”. Papingji në daljet e ndryshme publike ka reflektuar pikërisht këtë urtësi të pabujshme, si në version të asaj që pohon Hygoi se “jeton me atë që i intereson vërtet” – fjala e muzikuar apo teksti i veshur me muzikë.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Ndarja nga jeta e poetit Jorgo Papingji, Kuvendi mban një minutë heshtje

    Emri:  Capture-167.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  46.0 KB

    Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji. Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ajo e cila tha se kërkonte të dilte nga rregullorja e punimeve në seancë për të mbajtur një minutë heshtje për mjeshtrin e madh. “Para 2 orësh ka ndërruar jetë mjeshtri i madh Jorgo Papingji. Unë shoh të arsyeshme që të mund të mbajmë këtu në Kuvend një minutë heshtje në nderim të veprës së tij të jashtëzakonshme”,-u shpreh Kodheli.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Rama: Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare

    Emri:  434171889_968646111297717_7481722626268734422_n.jpg

Shikime: 296

Madhësia:  23.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Jorgo Papingjit në moshën 81-vjeçare. Kreu i qeverisë thekson se maestro është autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare.

    ”Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”,-shkruan Rama.

    Papingji ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014. Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Gruaja rrëfen momentet e fundit të Papingjit: I binte çdo ditë flautit për të atin! Iku i përmbushur

    22 mars, 2024

    Emri:  1711107280_999.jpg

Shikime: 279

Madhësia:  26.8 KB

    Këtë të premte, familjarë, miq dhe të afërm të poetit dhe autorit Jorgo Papingji kryen homazhet për ”Mjeshtrin e Madh”. Tekst shkruesi i mijëra këngëve të dashura për shqiptarët në Festivalin e Këngës ishte në shtruar prej disa ditësh te Trauma në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai la pas pasuri të vyera për vendin.

    Gruaja e tij Tatjana Papingji, tha se Jorgo e donte lirinë dhe iku i përmbushur. Jorgon e frymëzonte çdo gjë, thotë Tatjana, e ndërsa e përshkruan si baba të dashur e të përkushtuar. “Një baba shumë i dashur, nuk përzihej fare, nuk thonte kurrë jo. Sidomos kohët e fundit që u sëmur, donte përkujdes. Të gjithë u përkushtuam, unë djali, sepse vajza është jashtë. Ajo është mjeke neurologë, por nuk e ndihmonte dot me telefon”, rrëfen Tatjana.

    Me dhimbje, Tatjana flet edhe për kohën kur Jorgo u sëmur. Djali ishte pika e dobët e tij, ndërsa tregon se djali i biente çdo ditë nga 2 orë fylleit për të atin. “Jorgo ka bërë një jetë shumë të bukur, nuk ka pishman ndonjë gjë, që iku pa bërë gjë, i realizoi të gjitha, familje, fëmijët. Dobësi kishte edhe për djalin. Është flautist, çdo ditë 2 orë i binte flautit, ia bënim si terapi. dëgjonte në heshtje sidomos kohët e fundit. djali e ndihmonte të ngrihej, ia kemi bërë të gjitha, por ne deshëm të pavdekshëm”, tha ajo.

    Tatjana tregon edhe se po përgatit edhe një libër për Jorgo Papingjin. “Jorgo ka pasur një miqësi, atë çdo gjë e frymëzonte. Po të shohësh tekste janë sociale, për dashurinë, për grithe problemet që kishim ne. Po bëj një libër për Jorgon, ia kam mbaruar materialet, shihja gjithë tekstet e tij. Çdo tekst ishte një tregim”, tregon ajo.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    “I thash nipit më dëgjo, mund ta bredhësh botën mbarë, veç një gjë mos e harro, se në shpirt ke le shqiptar”

    Emri:  jorogo.jpg

Shikime: 296

Madhësia:  24.2 KB

    Ndarja nga jeta e Jorgo Papingjit ka sjellë reagimin e personaliteteve shtetrore dhe politike.

    Edi Rama shkruan:“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare

    U prehsh në paqe”- përfundon Kryeministri Rama.

    Emri:  434171889_968646111297717_7481722626268734422_n-1.jpg

Shikime: 288

Madhësia:  23.5 KB

    dërsa ish-Presidenti Ilir Meta në postimin e tij në facebook, boton edhe tekstin e famshëm të Papingjit: “Shuhet poeti i mbi 4 mijë këngëve, Mjeshtri i Madh, Jorgo Papingji!

    Vargjet e tij të mrekullueshme të përkthyera në tinguj të paharruar dhe frymëzues muzikorë do të jetojnë gjithmonë!

    Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve!

    “I thash nipit më dëgjo,

    Mund ta bredhësh botën mbarë,

    Veç një gjë mos e harro,

    Se në shpirt ke le shqiptar”. (Jorgo Papingji).

    Emri:  432743652_957680585727109_8321116603487057587_n.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  42.2 KB

    Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: “I trishtuar për largimin nga jeta të poetit dhe autorit të dhjetëra këngëve të njohura, Jorgo Papingji! Kontributi yt i jashtëzakonshëm është një trashëgimi e vyer e artit shqiptar.

    U prehsh në paqe!”.


    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Shuhet Jorgo Papingji, këngëtarja Artiola Toska: Humbëm një njeri të madh

    Shqipëria humbi një nga artistët dhe tekstshkruesit më të mëdhenj, mjeshtrin dhe autorin e mbi 4 mijë këngëve, Jorgo Papingjin. Për emisionin “Vizioni i Pasdites”, këngëtarja Artiola Toska tha se ai ka qenë një nga njerëzit më të mirë që ka njohur, ata që e kanë njohur kanë qenë të lumtur. Ajo theksoi se Jorgo Papingji do t’i mungojë jo vetëm atyre që e njohën si mik, por edhe shqiptarëve përmes teksteve që shkruante.

    Jorgo Papingji ka lënë pas me mijëra tekste. Ti je një nga këngëtarët që ai nuhati talentin tënd?

    Ishte fati im që më lidhi në moshën 9-vjeçare, kur ai erdhi të zbulonte talente të reja. Prej atëherë ka nisur më pas bashkëpunimi për shumë vite. Humbja e tij në fakt isha e përgatitur, pasi kishte kohë që vuante. Para pak kohësh isha në shtëpinë e tij dhe e di që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Do të jetë humbej për gjithë artin shqiptar, për tekstet, për poezinë.

    Ti ke bashkëpunuar për shumë vite me të, ka qenë nga ata mjeshtrit që ishte kritik, si do e kujtosh?

    Ai ka qenë njeriu më i qetë, më i dashur, më gazmor që unë kam njohur. Bashkëpunimi me të ishte komode, ka qenë hidh e prit. Ai ka qenë shumë njeri i mirë,. Lum ne që e njohëm.

    Thashë që janë shumë tekste, nëse do veçoje njërin, cili do të ishte?

    Ka qenë hiti i papërsëritshëm “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Ka qenë një nga këngët që ai ka krijuar “Robi plaket kur do vetë”, e cila flet jo vetëm për Jorogon por për të gjithë aertistët.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Këngëtari Devis Xherahu përkujton Jorgo Papingjin: E kisha si baba pasi…Ja pengu i tij më i madh

    Emri:  devis-xherahu54545.jpg

Shikime: 290

Madhësia:  16.2 KB

    Një ditë më parë, ndërroi jetë tekst shkruesi i njohur Jorgo Papingji, i cili ka lënë pas qindra mijëra këngë. Në përkujtim të tij, këngëtarit dhe bashkëpunëtori Devis Xherahu i ftuar në studion e “News 24”, kujtoi pengun e tij.

    “Ishte një lidhje shumë e gjerë se sa vetëm si bashkëpunëtor. E kisha si baba pasi kishte lindur në të njëjtin vit me babain tim. Ishte një moment kur më vdiq babai dhe bëra këngën “Peng” dhe i thash çfarë pengu ke në jetë. E filmova dhe më tha se nuk kishte njohur babain pasi e kishte humbur kur ishte 8 muajsh. Unë i shpreh ngushëllimet familjes. Është një humbje për të gjithë shqiptarët”, tha midis të tjerash.

    Video

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Osman Mula: Jorgo Papingji ishte një edukator i madh i brezave të rinj

    Emri:  Osman-mula.jpg

Shikime: 287

Madhësia:  17.9 KB

    Kompozitori i njohur Osman Mula i ftuar në News 24, tha se poeti tanimë i ndjerë Jorgo Papingji, midis të tjerash ishte edhe një edukator i madh i brezave të rinj.

    “Jorgo është një personalitet i madh i letërsisë ose poezisë së shkruar në muzikë. Jorg është një pedagog, një edukator i madh. Ai ka pas pasion shumë të madh festivalin e fëmijëve, veçanërisht në festivalin e fëmijëve të Shkodrës ku zgjidheshin këngë shumë të bukura e midis tyre nuk mund të mos kishte këngë që nuk ishin shkruar nga Jorgo”, tha midis të tjerash Mula.

    Video

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    E prekur për humbjen e Papingjit, Aurela Gaçe: Më ankohej 'kam ngelur vetëm'

    Emri:  auto_56a58c23f9af4d948a0a5ddb8504be671711111980.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  21.1 KB

    Poeti dhe mjeshtri i madh Jorgo Papingji ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, mbi katër mijë tekste këngësh dhe bashkëpunime të panumërta me një plejadë artistësh, që i kthyen në melodi poezitë e tij të mirëfillta.

    Në emisionin "Jetë shqiptare" në RTSH, këngëtarja Aurela Gaçe ndau fjalë ngushëllimi për Papingjin, si edhe histori personale me të.

    Në vitin 2011, Gaçe do të rrëmbente çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën "Jetoj", shkruar nga i ndjeri Papingji.

    "'E sa kam dëshirë të pres, kur ke se kë të presësh, ke një ëndërr ke një shpresë.' Vetëm me këtë varg, që Jorgo Papingji ka shkruar me muzikë të Adrian Hilës, i ka thënë të gjitha. Unë kam pasur fatin që Jorgoja më ka besuar qysh në fillimet e mia të këndoj vargje me peshë dhe t'i jem shumë mirënjohëse.

    'Ku po shkon kjo botë, nuk e di asnjeri / nuk e di as unë, nuk e di as ti.' Këto nuk janë thjesht tekste, janë himne që Jorgoja i ka shkruar siç është ndier në atë moment me shpirtin e trazuar të poetit dhe sot e kësaj e dite mbeten hite. Jorgoja ka shkruar rreth katër mijë këngë, imagjinojeni! Vetëm për mua mund të ketë shkruar 20. Po për të tjerë sa ka lënë?

    Të flasësh për Jorgon nuk është aq e thjeshtë, sepse duhet të jesh në një moment pak më të qetë. Më trishtoi shumë. Me Jorgon flisja gjithmonë. Shkoja e takoja, mundohesha t'i merrja ndonjë gjë tjetër, se thosha 'sa të kem mundësi t'ia marr atë pjalmin që vetëm ai di ta shprehë'. Edhe kur nuk kishim gjë për të punuar bashkë e merrja në telefon, kur kisha ndonjë koncert e ftoja dhe vinte, ashtu siç ishte i pamundur, sepse ka qenë vërtet sëmurë këto kohë. Vetëm për t'i shprehur mirënjohjen, vetëm për t'i shprehur dashurinë, sepse është shumë e rëndësishme t'ia shprehësh dikujt dashurinë sa është këtu fizikisht. Për këtë ndihem mirë që të paktën nuk e kam lënë në harresë.

    E merrja shpesh në telefon edhe për të biseduar kot. Më ankohej, thoshte 'kam ngelur vetëm tani', megjithëse ai kishte shumë shokë e miq. Veprat e tij flasin vetë dhe nuk është nevoja të them se si ishte Jorgoja. Unë jam me fat ashtu si çdo artist që ka arritur të këndojë vargjet e tij, të interpretojë, çdo kompozitor që ka mundur të ketë Jorgon në krah. Fat i madh që muzika jonë ka pasur një penë si e Jorgos, sepse këngët kanë tingëlluar edhe më bukur nga pena e tij gjeniale. Ndihem pak në faj që nuk ndodhem aty për t'i dhënë lamtumirën e fundit, siç ai meriton me prezencën tonë, por unë e di që ai e ka marrë dashurinë nga unë sa ishte fizikisht këtu," u shpreh Gaçe.

    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji


  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndëron jetë poeti Jorgo Papingji

    Botohen poezitë e lëna në dorëshkrim nga Papingji, e shoqja: Tekstet tregojnë se Jorgo e jetoi jetën

    Emri:  libri-per-jorgo-papongjin-1536x864.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  30.2 KB

    Është botuar libri me poezi i Jorgo Papingjit që poeti e la në dorëshkrim kur u nda nga jeta. Promovimi i tij u bë në Tiranë me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve e artistëve me të cilët ai bashkëpunoi.

    Papingji u nda nga jeta pak kohë më parë pas një sëmundjeje të rëndë duke lënë pas një krijimtari të gjerë në poezi e tekste këngësh.

    VIDEO

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Poeti : Jorgo Papingji
    Nga sirena_adria në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-07-2022, 19:47
  2. Jorgo Telo
    Nga Jorgo Telo në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 30-01-2011, 15:06
  3. Rusi: Ndëron jetë Patriku i Moskës, Fortlumturia Aleksi II
    Nga arbereshi_niko në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 08:28
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Ndëron jetë Nermin Vlora Falaski
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •