A po tregohem naivė, apo ka edhe njerėz tė tjerė qė janė dakord me mendimin qė mund tja dalėsh edhe nė Shqipėri?
A po tregohem naivė, apo ka edhe njerėz tė tjerė qė janė dakord me mendimin qė mund tja dalėsh edhe nė Shqipėri?
Unė jam i fundit qė duhet tė jap mendim nė kėtė temė pasi nuk jetoj nė Shqipėri prej vitesh dhe nuk e kam vizituar shpesh. Por po ndaj nja dy vrojtime nga njerėz tė mi qė jetojnė nė Shqipėri dhe qė kanė ardhur nė Amerikė pėr vizitė e kanė ndarė me mua kėndvėshtrimet e tyre.
Edhe ne jetojmė...
Njė i afėrmi im kish ardhur nė Amerikė para 6 vitesh me shėrbim nga puna pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė. Eshtė i martuar, me fėmijė e punon nė njė nga institucionet e Shqipėrisė. Gruaja e tij punon nė privat jo nė shtet. Tė dy kanė punė tė mira dhe nga tė ardhurat qė bėjnė hyjnė nė shtresėn e mesme: nuk konsiderohen tė pasur, por nuk hyjnė as tek shtresa e varfėr. Kur e pyeta se si shkon jeta nė Shqipėri, ai mu pėrgjigj teksualisht kėshtu: "Tani ti i njeh problemet e Shqipėrisė e ka probleme pa fund. Nuk mund tė krahasohet dot me jetėn e Amerikės, por edhe ne jetojmė." Kjo ishte mėnyra e tij pėr tė thėnė qė edhe pse jeta nė Shqipėri ėshtė e vėshtirė, pėr aq kohė sa ambientohesh me problematikėn e Shqipėrisė, edhe atje mund tė jetosh.
Mjeku qė do tė largohet familjarisht nga Shqipėria
Para disa muajsh, njė tjetėr i afėrm i imi erdhi pėr vizitė nė Amerikė. Ai punon si mjek nė njė spital me emėr nė Tiranė dhe ka edhe njė klinikė tė tijėn tė vogėl private ku shikon pacientė. Nga tė ardhurat qė ka, ai konsiderohet mbi shtresėn e mesme. Nga ana financiare ėshtė shumė mirė krahasimisht me tė ardhurat e Shqipėrisė. Kur erdhi kėtė herėn e fundit mė ēuditi pasi mė tha qė po shikon mundėsitė qė tė lėvizi gjithė familjen, gruan e fėmijėt, nė Amerikė. U ēudita pasi nga tė gjithė njerėzit qė unė njoh, ai do tė ishte mbase i fundit qė do tė ikte nga Shqipėria. Ka njė punė tė mirė dhe profesion tė nderuar, plus ka 2 dekada pėrvojė pune nė atė vend. U mundova tė mėsoj se cilat ishin arsyet pėrse po pėrpiqej tė merrte kėtė hap drastik pėr veten e familjen e tij. Kėto janė ato qė mė tha:
Gjithė mjekėt e Shqipėrisė po ikin nė Zvicėr e Gjermani.
Kisha lexuar nėpėr lajme qė Zvicra e Gjermania po tėrheqin shumė mjekė shqiptarė, por nuk e kisha idenė se sa shumė kishin ikur. Ai mė bėri tė qartė qė edhe nga rrethi i tij i ngushtė mjekėsor, kish patur mjekė qė kishin ikur nė Zvicėr e Gjermani. Ai vetė kish shkuar pėr tė vizituar Zvicrėn pėr tė parė nga afėr kushtet e punės dhe ēfarė Zvicra ofron. Arsyet pėrse po ikin mjekėt mė tha krahas pagesės shumė mė tė mirė se Shqipėria, ėshtė a) qetėsia e rehati qė nuk e kanė nė Shqipėri b) korrupsioni ka depėrtuar nė ēdo qelizė tė jetės shqiptare pa kursyer edhe mjekėsinė pasi shteti vazhdon tė kontrollojė e menaxhojė shumicėn dėrrmuese tė spitaleve tė vendit.
Por tė afėrmit tim nuk ia kish mbushur mendjen Zvicra pasi ai nuk ka njė rreth familjar atje dhe gjuhėn nuk e fliste. Duke qenė se dinte anglisht dhe kish tė afėrm qė jetojnė kėtu, do tė preferonte tė vinte nė Amerikė. Dhe ajo qė mė ēuditi mua ishte gati tė bėnte ēdo lloj pune nė fushėn e mjekėsisė, jo detyrimisht mjek e kirurg. Dhe mė tregoi se arsyeja kryesore pėr tė nuk ishin as paraja e as zhurma e Shqipėrisė, por se ai nuk shihte se si fėmijėt e tij (ende tė vegjėl e nė shkollė) mund tė ndėrtonin njė jetė e njė tė ardhme nė Shqipėri. Pra pėr tė, kjo ishte njė sakrificė qė ai ishte gati tė bėnte pėr fėmijėt e tij.
Kur vazhdova ta pyes pėr tė mėsuar mė mirė pse ai mendon se fėmijėt e tij nuk kanė tė ardhme nė Shqipėri, ai mė tregoi pėr familjen e tij. Kur bleva apartamentin tha, e bleva nė njė zonė qė kish njė shesh tė madh pėrpara, me shpresėn se fėmijėt e mi mund tė luanin nė atė shesh siē kemi luajtur edhe ne kur ishim dikur fėmijė. Sot jo vetėm qė fėmijėt e mi nuk luajnė nė atė shesh, por nuk ka mė as shesh. Lokalet e restorantet e kanė zaptuar tė gjithė sheshin me tavolinat e tyre pėr klientėt. Tani ti e imagjinon zhurmėn pa pushim qė kėto lokale sjellin ditėn e natėn, por kjo nuk ėshtė mė e keqja. E keqja fare tha ėshtė se shumė nga tė rinjtė pijnė hashash nė kėto lokale, dhe kur kalojmė pėr tė hyrė nė pallat, tė mbyt era e hashashit. Detyrohemi tha qė t'i ruajmė fėmijėt nga kėto gjėra duke mos i lėnė qė tė luajnė lirshėm si fėmijė, por duke i aktivizuar nė sporte e aktivitete pas shkolle, sa mė larg pallatit e shtėpisė sė tyre. Nė njė situatė tė tillė, ai ndihej i pafuqishėm si qytetar pėr tė bėrė diēka pėr fėmijėt e tij e pėr fėmijėt e 200 familjeve tė tjera qė jetojnė nė atė zonė.
Albo
Sidoqė tė jetė, źshtė atdheu ynė me tė mirat e kėqijat e tij, nė kohėt qė jetojmė ėshtė mė mirė tė krijosh dicka nė vendin tėnd, pasi edhe europa (tė marim rastin ku emigrojnė mė shumė shqiptarėt) nuk ėshtė mė si dikur, ku mundėsitė ishin mė tė mira..
Lulke (25-03-2024)
Ne menyre normale me pune-djerse,barazi-drejtesi eshte shume e veshtire,ndersa e kunderta per ata qe "i bien shkurt" vjedhin,trafikojn,zaptojn,nuk zbatojne ligjin eshte shume e lehte. Vete politika qe eshte baza e gjithēkaje ne Shqiperi ka ndihmuar dhe ndihmon kategorine e padrejtesise.
Mjafton te thuash,per ate vend;qe ka 30 vjet qe nuk arin te beje nje pal zgjedhje normale dhe i ke thene te gjitha.
Lulke (25-03-2024)
Ėshtė si jo.
Ktu fitojn servilar,ato qė kanė lekun e mikun.
Unė po e filloj nga vetja.
Unė me diplomė universiteti,pėrfundova roje burgu.
E disa pa shkollė, punojnė nė bashki.
E tillė ėshtė jeta.
Lum ne qė jetojmė nė Shqipėri.
Lulke (25-03-2024)
Teme e bukur Neteorm dhe sje aspak naiv .
Ai vend nuk ka qeveri dhe peshku qelbet nga truri thon te mocmit! Nese do kishte qeveri dhe mireqenie minimum shendetesine se shneti vjen mbi cdo gje nje rikthim ne Shqiperi do ishte i mundur .
Un e dua shum vendin tim.
Po ne kto kushte eshte shume e veshtire po si Eshte ajo shprehja : shpresa vdes e fundit ku i dihet do behet Edhe ai vendi jon strehe jetese edhe jo thjeshte per te kaluar pushimet si tani![]()
It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .
SERAFIM DILO (26-03-2024)
Rregullimi i njė vendi si Shqipėria, nė pėrputhje me vizionin tim, do tė pėrfshinte njė kombinim tė aspekteve shoqėrore, ekonomike dhe shpirtėrore pėr tė krijuar njė shoqėri qė promovon paqen, drejtėsinė dhe zhvillimin e tė gjithė individėve. Disa nga aspektet kyēe qė mund tė merren nė konsideratė pėr tė arritur kėtė qėllim janė:
Fuqizimi i arsimimit: Investimi nė arsimin e nivelit tė lartė dhe promovimi i njė kulture tė vazhdueshme tė mėsimit pėr tė gjithė qytetarėt. Edukimi i tė rinjve nė vlerat e pėrbashkėta tė respektit, empatisė dhe bashkėpunimit do tė ndikonte nė kriimin e njė shoqėrie mė tė harmonizuar dhe tė pėrgjegjshme.
Promovimi i drejtėsisė sociale dhe ekonomike: Pėrdorimi i politikave tė drejtėsisė sociale pėr tė zvogėluar ndarjen e pasurisė dhe pėr tė siguruar qė tė gjithė qytetarėt tė kenė mundėsinė pėr tė pasur njė nivel jetese mė tė mirė. Kjo mund tė pėrfshijė pėrmirėsimin e aksesit nė shėndetėsi, arsim, strehim dhe punėsim pėr tė gjithė.
Mbėshtetja e qeverisjes sė mirė: Krijimi i institucioneve tė forta dhe transparente qė pėrfaqėsojnė interesat e tė gjithė qytetarėve dhe promovojnė llogaridhėnien dhe drejtėsinė. Kjo do tė pėrfshijė luftėn kundėr korrupsionit dhe sundimit tė ligjit, si dhe pėrmirėsimin e transparencės nė proceset qeverisėse.
Mbrojtja e mjedisit: Adoptimi i politikave dhe praktikave qė mbrojnė mjedisin dhe resurset natyrore pėr tė siguruar qė tė gjeneratat e ardhshme tė kenė njė vend tė qėndrueshėm dhe tė shėndetshėm pėr tė jetuar.
Promovimi i paqes dhe bashkėpunimit ndėrkombėtar: Pėrfshirja aktive nė iniciativa ndėrkombėtare pėr tė promovuar paqen, dialogun dhe bashkėpunimin ndėrmjet vendeve dhe kulturave. Kjo do tė ndihmonte nė ndėrtimin e urave tė mėdha dhe nė zbatimin e mėsimeve tė shpirtit tė pėrbashkėt njerėzor pėr bashkėjetesėn paqėsore.
Pėrmes kėtyre pėrpjekjeve dhe pėrmes pėrkushtimit tė njė numri tė gjerė njerėzish pėr tė ndryshuar pėr tė mirėn, Shqipėria do tė mund tė ndiqte njė rrugė drejt njė shoqėrie mė tė pėrparuar dhe mė tė harmonizuar, nė pėrputhje me vizionin social shpirteror pėr njė botė mė tė mirė dhe mė tė lumtur.
Krijoni Kontakt