Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka theksuar se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”.
Ai ka potencuar se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime, duke shtuar se politika e SHBA-së është e qartë, se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet.
“Dua të kundërshtoj ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës”,- theksoi Hovenier para gazetarëve.