Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Berisha: Votë të lirë me Edi Ramën në pushtet nuk ka. Na duhet një qeveri teknike.

    Lideri i opozitës Sali Berisha tha se me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë votë të lirë, ndërsa tha se qeveria teknike është zgjidhje për zgjedhje të lira.

    Berisha tha se qeveria e ardhshme e PD do të luftojë me zero tolerancë korrupsionin, do të shtypet krimi i organizuar dhe shqiptarët do të jenë të sigurtë dhe të lirë në vendin dhe punën e tyre.

    “Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë.

    Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë.

    Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale.

    Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin.

    Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre.

    Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë.

    Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime.

    Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.

    Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri.

    Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi.

    Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë.

    Të votojmë si qytetarë europianë.

    Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë.

    Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja.

    Fitore e opozitës, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Votë të lirë me Edi Ramën në pushtet nuk ka. Na duhet një qeveri teknike.

    “Duhet të largohet Rama dhe t’i hapet rruga qeverisë teknike”, Noka: Të kthejmë shenjtërinë e votës dhe shpresën në vend!

    Emri:  noka1.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  22.7 KB

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka deklaruar nga një takim me simpatizantë demokratë nga Hasi se duhet t’i hapet rruga qeverisë teknike.

    Noka u shpreh se të gjithë demokratët janë zgjuar dhe ndodhen në këmbë.

    “Jemi në këtë tur për një zgjim të madh popullor ‘për të fshirë nga faqja e dheut të keqen e Shqipërisë që e ka emrin Rama dhe Rilindja”, tha ai.

    Deklarata e plotë:

    Për fat të keq, ajo që ne dje votuam si drejtësi e re për shqiptarët dhe Shqipërinë është kthyer në një organizatë kriminale që nuk jep drejtësi, por merr peng liderin e opozitës, si bandat kriminale në rrugë vetëm e vetëm që të gjunjëzojë opozitën dhe PD-në.

    Nga ana tjetër, drejtësia e re politike e Edi Ramës, shikoni çfarë bën, dhe jo më kot i themi organizatë kriminale.

    Hajduten që vodhi taksat e shqiptarëve, dje e dënoi me 2.6 vite burg. Ju gjendën qindra e mijëra euro në shtëpi. Ndërsa hajduten e hajdutes, pastruesen që vodhi hajduten, me 7 vite burg.

    A është kjo drejtësia që duan shqiptarët dhe që kanë votuar shqiptarët?

    Unë them se jo. Kjo jo vetëm drejtësi nuk është. Ku ka drejtësi që hajduten e taksave të shqiptarëve ta dënojë me 2.6 vite burg, ndërsa pastruesen që vjedh hajduten me 7 vite burg.

    Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, këtë e bën vetëm drejtësia e padrejtësisë që ka emrin Rilindje dhe Skap.

    Sali Berisha sot mbahet peng nga shteti i bandave, mbahet i burgosur pa prekur asnjë cent të taksave të shqiptarëve në të gjithë jetën e tij.

    Ndërkohë Ilir Beqaj, hajduti ndër më të mëdhejtë që ka parë Shqipëria në demokraci, hajduti nga më të rrezikshmit e këtij vendi, që ka abuzuar me miliona euro të shqiptarëve, nuk akuzohet për korrupsion nga skapi i partisë.

    Pse?

    Sepse padroni është ai që vendos akuzat, dhe kush është padroni i Skapit? Edi Rama.

    Ilir Beqaj që shëndetësinë e shkatërroi së bashku me Ramën, sot nuk ka akuzë për korrupsion, por ka akuzë shpërdorim detyre.

    Po pse?

    Sepse po ti shtrëngoheshin darët e drejtësisë Ilir Beqes, ai do të tregonte padronin që fshihet pas tij, ai do të drejtonte gishtin, siç bëri edhe ish-numri dy i organizatës kriminale të rilindjes, Arben Ahmetaj duke drejtuar gishtin tek Edi Rama.

    Kjo pra është drejtësia e re politike dhe ndaj sot demokratët janë në këmbë këtu dhe në të gjithë Shqipërinë.

    Ndaj sot është koha që ne në këtë tur të themi ‘demokratët janë zgjuar, janë në këmbë’;. Ky tur do të shërbejë për një zgjim popullor, për ti dhënë një rrugë tjetër këtij vendi, dhe jo rrugën ku po e fut Edi Rama dhe rilindja.

    Jemi në këtë tur, për një zgjim të madh popullor që të fshijmë nga faqja e dheut të keqen që ka pllakosur Shqipërinë në këto 11 vite, dhe që e ka emrin Edi Rama dhe Rilindje.

    Sot Shqipëria për këto fakte që përmenda dhe mijëra e mijëra të tjera që nuk kemi kohë ti përmendim në këtë sallë është në mungesë të plotë të kohezionit social dhe politik.

    Sot Shqipëria për shkak të bandës së pushtetit dhe drejtësisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë në këto kushte që është, paqe sociale.

    Sepse paqja sociale është vrarë nga Edi Rama.

    Ka vetëm një rrugë që shqiptarëve tu kthehet paqja: Të largohet Edi Rama si shkaktari i çdo të keqeje në Shqipëri dhe në këtë vend dhe ti hapet rruga një qeverie teknike, e cila të ketë vetëm një mision, vota e lirë e shqiptarëve.

    Vota e lirë është ajo fuqia që në duart tuaja do të bëjë ndryshimin.

    Vota e lirë është ajo që do të çlirojë energjinë njerëzore këtu në Has, siç e çliruat në 14 maj, por në të gjithë Shqipërinë dhe do të mundësojë që në Shqipëri të kthehet shpresa dhe ndryshimi të bëhet realitet.

    Misioni ynë dhe i PD-së është qeveri teknike që të kthejmë shenjtërinë e votës, të kthejmë shpresën, që të kthejmë lirinë në këtë vend dhe që të mundësojmë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe e paqtë drejt Europës, ëndërr e kahershme e jona.

    Së bashku ne kemi treguar se fitojmë.

    Ne së bashku e detyruam Edi Ramën që të kthejë parlamentin në normalitet.

    Ne së bashku kemi treguar se fitojmë.

    Ndaj sot jemi më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë që të ecim në rrugëtimin tonë për ti kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve dinjitetin e vjedhur dhe të nëpërkëmbur.

    Balkanweb

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Berisha: Votë të lirë me Edi Ramën në pushtet nuk ka. Na duhet një qeveri teknike.

    Ne qofte se Berisha e PD kerkojne qeveri teknike ja jep prap Rama,ja dha njehere dhe se ka problem t'ja japi prap. Nga kjo ane Sulltani eshte xhymert,i ka dhene dhe do ti japi PD çfardo posti e valute qe kerkon. Bashes dhe PD e dha miliona dhe te gjithe drejtorite qe kerkoj.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Votë të lirë me Edi Ramën në pushtet nuk ka. Na duhet një qeveri teknike.

    Agron Gjekmarkaj: Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët

    Nga Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-

    Emri:  gj1.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  24.8 KB

    Opozita ka qënë me e rrezikuar se kurrë. Nën agresion nga të gjitha anët. Asnjëherë, asnjë opozitë nuk ka pasur kaq shumë armiq, por kurrë si kësaj here, Partia Demokratika ia ka dalë të emancipojë veten duke u bashkuar.

    Ne jemi partia e pluralizimit, por themeluesi i tij është burgosur, ne jemi partia e lirisë, por liria është cënuar sepse Kushtetuta është dhunuar për të burgosur Berishën, ne jemi partia e ekonomisë së tregut, por tregu është zaptuar nga 4-5 oligarkë. Ne jemi partia e NATO-s dhe partia e lëvizjes së lirë, por sot Shqipëria shkretohet nga ikjet dhe varfëria, integrimi është ndalur. Ne jemi partia e infrastukturës moderne, po shikojeni Rrugën e Arbërit si pelhura e penelopes nuk mbaron kurrë, paçka se i priten shiritet herë pas here.Ndërsa tuneli i Llogarasë për të shkuar tek vilat e ministrave po mbaron në një kohë rekord.

    Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet, po ndryshon nga një shtet demokratik në një vilajet. Në krye është një pasha që ka një oborr, dhe në oborr ka vetëm shërbëtorë lepe peqe që rendin si komisarë të korrupsionit.

    Nuk ka institucione që dikush të thotë ndal. Thuhet që në Shqipëri po vijnë turistë, e vërtetë por vijnë të shohin si një qeveri dëbon një popull. Unë jam i sigurtë që do ketë më shumë turistë për të parë si një popull do të dëbojë një qeveri. Kjo do të ndodhë shumë shpejt.

    Në betejat që po afrojnë, do të fitojmë dhe do marrim lajmin e fitores nga Dibra në gjithë Shqipërinë. Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Lubonja bën thirrje: Pse duhet rrefuzuar me votë Edi Rama
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-06-2017, 12:42
  2. Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-03-2017, 13:52
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-08-2016, 17:01
  4. PD: Në zgjedhje me qeveri teknike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 15:36
  5. A Do Te Kete Qeveri Teknike
    Nga alumni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-07-2002, 20:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •