Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publikut

    Kryeministri cënon fizikisht gazetaren Ambrozia Meta

    Gazetarja e Syri TV Ambrozia Meta u përball të martën me cënim fizik nga kryeministri Edi Rama gjatë një dalje të tij për mediat, ku ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetares se si përfitonte publiku nga planet për të dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump.

    Emri:  edi-rama.jpg

Shikime: 2810

Madhësia:  29.4 KB
    Një imazh nga video e Syri TV që paraqet Ramën duke prekur me duar gazetaren Ambrozia Meta pasi refuzoi t'i përgjigjej pyetjes. Foto kortezi: Syri TV

    Kamerat e televizioneve kapën momentin kur Rama zgjat dorën dhe prek në fytyrë gazetaren, veprim që organizatat në mbrojtje të gazetarëve e kanë cilësuar si cënim të integritetit fizik dhe sjellje anormale nga ana e kryeministritit.



    “Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares”- thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

    Unioni shpreh solidaritetin me gazetaren dhe shton se ajo në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit

    “Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”.

    Edhe organizata për sigurinë e gazetarëve “Safe Journalists Albania” shprehu solidaritet me gazetaren që sipas organizatës, “u përball me intimidimin e kryeministrit vetëm pse po kërkonte transparencë dhe llogaridhënie”.

    Sjellja e kryeministrit ndaj gazetarëve në vijëmësi ka ngritur shqetësim për organizatat e mediave për arrogancën e përgjigjeve, refuzimin për t'iu përgjigjur pyetjeve apo “dënimin” e gazetarëve duke mos i lejuar të marrin pjesë në konferencat për shtyp.

    Gazetarja Ambrozia Meta i tha BIRN-it se “fatkeqesisht arrogancen e zakonshme ndaj gazetareve kryeminsitri Rama, tani po e demonstron edhe me prekje fizike”. Duke komentuar incidentin ajo shtoi se i vinte keq që “shefi i qeverise nuk arrin të kontrolloje dot veten, kur pyetet për çështje të interesit publik”.

    Incidenti solli dhe reagimin e politikanëve të opozitës, të cilët dënuan aktin e Ramës duke shpërndarë videon e incidentit.

    “Akt i shëmtuar prej gangsteri, dhunë fizike e Edi Ramës ndaj gazetares” shkruajti në facebook ish-kryeministri Sali Berisha, që aktualisht drejton grupimin më të madh opozitar.

    Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e quajti “sjellje kafshërore”.

    “Ky e ka mbushur kupen dhe duhet të shtyhet dhe duhet përzënë me forcë siç e meriton sjella e tij kafshërore”- shkruan ai në facebook.

    Agjencia për Media dhe Informim pranë kryeministrisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it se si e justifikonte kryeministri dhunën fizike ndaj gazetarëve.

    Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është ngritur si shqetësim i vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.

    Kryeministri Edi Rama po përballet me pyetje nëse projektet e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec dëmtojnë apo jo mjedisin, cënojnë zonat e mbrojtura dhe sjellin apo jo përfitim për qytetarët. Qeveria pranon se ka marrë një ofertë për zhvillim në ishullin e largët të Sazanit ndërsa mohon që të ketë dijeni për projektin tjetër të deklaruar nga Jared Kushner, për ndërtimin e dhjetëmijë banesave në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit në veri të Vlorës.

    BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-03-2024 më 10:50

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Shtyu me duar gazetaren e Syrit/ Rama vijon me arrogancë, refuzon t'i kërkojë falje Ambrozia Metës

    Në një postim në rrjetin social “X” ai reagoi në lidhje me deklaratën e Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, e cila kërkonte që kreu i qeverisë të shprehte ndjesë mbi ngjarjen.

    Rama u shpreh se nuk ka se përse të kërkojë ndjesë për diçka që nuk është e vërtetë.

    Rama në “X”:
    Me falje?! Kërkimet falje pas një gënjeshtër krejtësisht të neveritshme, ndërsa gjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanësh gjithashtu, janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që kishte asgjë pranë një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjën me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve jotetike ) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore?! Jo me vjen keq dhe jo vetem nuk kam asnje ndjese per te kerkuar, por e hedh poshte te gjithe karakterizimin e “liderit qe ka treguar perbuzje ndaj shtypit kritik”, qe thjesht nuk eshte e vertete sepse tani ka shume vite qe nuk angazhohem. në çdo lloj debati të ndezur legjitim me çdo gazetar:-) Përkundrazi, unë u tregoj gazetarëve të shumtë etikë dhe ndonjëherë joetikë disponueshmërinë time të plotë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, megjithëse kategoria e vonë përdoret për të përçarës dhe qartësisht jashtë çdo ndërprerje standarde të vazhdueshme të përgjigjeve. Na vjen keq që një “denoncim” i tillë nuk nderon vlerat e lirisë dhe as të vërtetën, por më shumë se denoncimi i një agresioni imagjinar nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën. Sa i përket sjelljes “të pafalshme”, si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim kur fjala ime e lirë rrezikoi jetën time, ndihem plotësisht i autorizuar të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, shoqëritë tona demokratike janë vërtet në telashe.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Dhuna e Ramës ndaj gazetares Ambrozia Meta/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: U cenua integriteti fizik i saj

    Emri:  auto_dhuna1710850990.jpg

Shikime: 442

Madhësia:  42.2 KB

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi pas dhunës së kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.

    “Prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik, zoti Kryeministër!” thuhet në deklaratën e tyre.

    Rama dhunoi gazetaren pasi nuk i pëlqyen pyetjet e saj. Kjo nuk është hera e parë që ai përdor dhunë verbale ndaj Ambrozia Metës.

    Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

    Prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik, zoti Kryeministër!

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj replikave të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta, e cila në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit, në konferencën për shtyp me gazetarët në datën 19 Mars 2024.

    Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar.

    Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cenim të etikës, deri në cenim të integritetit fizik të gazetares.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Shtyu me duar gazetaren e Syrit/ Organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së gazetarëve, dënojnë veprimin e Ramës

    Emri:  auto_auto_Screenshot_317108582991710859246.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  19.8 KB

    Gazetarja e Syri TV Ambrozia Meta u përball sot me një cënim fizik nga kryeministri Edi Rama gjatë një dalje të tij për mediat, ku ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetares se si përfitonte publiku nga planet për të dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump.

    Vetëm pak minuta më vonë, vërshuan reagimet nga disa prej organizatave më të mëdha të të drejtave të gazetarëve, ku Media Fredoom EU, ngre shqetësimin teksa shkruan:

    Jemi të tmerruar nga sjellja shqetësuese e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj një gazetareje.

    Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me mirësjelljen bazë . Udhëheqësit duhet të respektojnë punonjësit e medias në vend që të frikësojnë ata që kërkojnë të vërtetën."

    Emri:  auto_rrrrr2311710859071.jpg

Shikime: 426

Madhësia:  34.0 KB

    Ndërsa, Ricardo Gutiérrez sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, shkruan se do të donte ta dinte, se si do të ndjehej kryeminstri Rama, nëse takimin e ardhshëm ai do i jepte një shuplakë në fytyrë?

    Emri:  auto_rrrrrrrr43123421710859067.jpg

Shikime: 421

Madhësia:  31.9 KB


    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Berisha: Kjo VIDEO tregon më qartë dhunën fizike të mizogenit Edi Rama, ndaj gazetares

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për dhunën e Edi Ramës ndaj Gazetares së Syrit Ambrozia Meta.

    Në një postim të tij në facebook ai ka publikuar videon e momentit kur kreu i qeverisë godet gazetaren.

    Postimi i plotë:

    Miq, kjo video tregon më qartë dhunën fizike të mizogenit Edi Rama, ndaj gazetares së mirënjohur Ambrozia Meta, duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt brutal të shëmtuar të Edi Ramës ndaj një gazetareje, ju bëjë thirrje të gjithë gazetarëve të vendit, mediave ndërkombëtare dhe organizatave të mbrojtjes së mediave të dënojnë me forcën më të madhe këtë brutalitet grotesk, primitiv të Edi Ramës.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    ‘Rama më gjuajti në faqe’/ Gazetarja e SYRI-t, Ambrozia Meta: Gjest i turpshëm, nuk më intimidon

    Ambrozia Meta ka reaguar pas incidentit të rëndë që ndodhi paraditen e sotme me Kryeministrin Edi Rama, i cili e gjuajti në faqe duke shkelur çdo lloj etike.

    Gazetarja shpreh keqardhjen që sot u bë ajo lajm e jo pyetjet e saj për Kryeministrin.

    “Kryeministri bëri një gjest të ulët dhe të turpshëm, duke më gjuajtur në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike. Është një veprim që nuk më intimidon, siç nuk më step fare gjuha e tij ofenduese, sepse unë kam guximin t’i kërkoj llogari, pasi nuk bëj kurrë pazare me profesionin tim dhe e kam shumë të shenjtë dinjitetin”, shkruan gazetarja.

    Reagimi i plotë i Ambrozias

    Siç tashmë është marrë vesh, sot pata një përplasje me Kryeministrin Edi Rama, gjatë një prononcimi për media. Pas një sërë pyetjesh lidhur me investimet e reja në Sazan, skemën e përdorur në portin e Durrësit dhe përfitimet që do të kenë shqiptarët nga këto marrëveshje, në përpjekje për të shmangur llogaridhënien, Kryeministri bëri një gjest të ulët dhe të turpshëm, duke më gjuajtur në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike. Është një veprim që nuk më intimidon, siç nuk më step fare gjuha e tij ofenduese, sepse unë kam guximin t’i kërkoj llogari, pasi nuk bëj kurrë pazare me profesionin tim dhe e kam shumë të shenjtë dinjitetin.

    Jam shumë mirënjohjese për reagimin e gjithë shoqatave të gazetarëve, kolegëve dhe gjithë njerëve të tjerë, që kanë shprehur solidaritet me mua, në mënyrë që ai veprim aq i shëmtuar dhe i ulët, që Rama e cilëson si përshëndetje miqësore, mos të kthehet në një normë komunikimi të Kryeministrit siç janë bërë tashme të zakonshme, ofendimet, arroganca ndaj gazetareve dhe masat qesharake si riedukimi.

    Edi Rama e ka kuptuar sot më shumë se kurrë, që unë i bëj pyetjet e mia e pa ndikuar nga askush, siç besoj se duhet bërë në interes të opinionit publik dhe të vendit tim, të cilin ai mendon se mund ta ndajë si ta ketë pronë të familjes, duke ja falur oligarkëve vendas dhe të huaj;të lidhur me të apo me politikanë të tjerë, nga të cilët mund te ndikohet fati i tij. Më vjen shumë keq që sot përfundova unë duke u bërë lajm dhe jo pyetjet, për të cilat kërkova me aq ngulm përgjigje.



    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Reagon Rama për “agresionin” që i bëri gazetares: A duhet të funksionojë kështu informacioni dhe e vërteta?

    Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, kryeministri Rama reagon ndaj një artikulli të Politico.eu, ku shkruhet se “kryeministri shqiptar refuzon të kërkojë falje pasi shtyu gazetaren që pyeti për projektin e Jared Kushner”.

    Reagimi i plotë:

    A duhet të funksionojë kështu informacioni dhe e vërteta?

    Për të etiketuar një gjest krejtësisht të pafajshëm, si një prekje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin, ku të gjitha pyetjet u përgjigjën pa asnjë mungesë durimi, fillimisht si “agresion” dhe më pas si “frikësim”, pa kërkuar mendimin e dhjetëra gazetarë të pranishëm, të cilët mund të dëshmonin drejtpërdrejt ngjarjen, jo vetëm që nuk i servirin të vërtetës, por edhe tregojnë mungesë respekti ndaj viktimave të vërteta të agresionit dhe frikësimit në fushën e sotme të gazetarisë.

    Për më tepër, kur një interpretimi mashtrues krejtësisht i jashtëzakonshëm i një videoje i jepet më shumë peshë sesa rrëfimeve të gazetarëve të shumtë dhe kryesisht femra që dëshmuan sulmin e pretenduar, por nuk u pyetën fare për të, sensacionalizmi ka përparësi mbi saktësinë.

    Duke i shtuar spektaklit, paraqitet edhe pretendimi krejtësisht i pabazë se ky akt i supozuar i frikësimit është provokuar nga pyetjet në lidhje me një projekt që përfshin një të afërm të Presidentit Trump.

    Ja çfarë mund të them:

    Së pari, unë krenohem që drejtoj një komb ku, përpara mandatit tim, gazetarët përballeshin me plumba të vërtetë, dëmtime fizike, frikësime dhe ngacmime sistematike. Që nga marrja e detyrës, ka pasur një ndryshim të dukshëm në sigurimin që ata ta bëjnë punën e tyre pa ndonjë problem real, edhe kur pak prej tyre përfshihen vazhdimisht në lajme të rreme, akuza të rreme dhe sulme ndaj familjes sime ose e njëjta gjë për anëtarët e tjerë të kabinetit apo parlamentit.

    Së dyti, duke pasur një prejardhje të mirënjohur në llogoren e folësve të lirë, kur liria e fjalës mund të më kushtonte jetën time, unë kam pasur kurbën time të të mësuarit për t’u bërë i durueshëm edhe përballë gazetarëve ndonjëherë ofendues joetikë. Asnjëherë asgjë fizike për hir të Zotit, por atyre u janë dhënë disa përgjigje troç jodiplomatike, të cilat për arsye të mira nuk e ndihmuan realisht reputacionin tim midis mbrojtësve dhe raportuesve të shtypit të lirë. Gjithsesi prej shumë kohësh ndonjë prej tyre ka ndodhur dhe angazhimi im për komunikim të drejtpërdrejtë, transparent dhe të respektueshëm ka udhëhequr vazhdimisht ndërveprimet e mia me gazetarët, pasi e njoh plotësisht rolin e tyre vendimtar në informimin e publikut.

    Sa i përket kësaj narrative të pavend të “grushtit”, “shtytjes”, “goditjes”, “agresionit”, “frikësimit” (dhe karakterizimeve të tjera të ndryshme të një përkëdhelie miqësore gjatë largimit nga pika e shtypit) që duket se ka marrë një jetë prej e tij, duket se nuk më ka mbetur asnjë mënyrë veprimi për të ndikuar.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    O trangull,

    Problemi yt është se ti nuk arrin të kuptosh që në etikën e të komunikuarit, askush nuk të jep ty të drejtën të prekësh vartësit e tu në zyrë, apo gazetaret në publik, apo edhe një njeri në rrugë. Problemi nuk është nëse ti deshe ta përkëdhelësh apo dhunosh gazetaren. Problemi është që kryeministri prek fytyrën e një gazetareje që po i bën pyetje, pa pëlqimin e saj. Në Afganistan talebanët i trajtojnë gratë si bagëti. Shqipëria nuk është Albanistan.

    A e more vesh o trangull se pse duhet të kërkosh falje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-03-2024 më 17:07

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje

    Emri:  sfsdfsdfsdfdfsd.jpg

Shikime: 424

Madhësia:  51.2 KB

    Gjesti i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares të Syri Tv, Ambrozia Meta ka gjetur jehonë të madhe në shtypin italian. Të gjitha mediat e rëndësishme, por edhe agjencitë e lajmeve kanë publikuar pamjet që kanë marrë qindra mijëra shikime. Gjesti është konsideruar si një gafë e kryeministrit “të bezdisur nga pyetjet për projektin e dhëndrit të ish-Presidentit Trump.

    “Corriere della Sera” shkruan se kryeministri shqiptar u mërzit nga kërkesa për të dhënë informacione për dhëndrin e Trump. “Furtunë në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë një përballjeje me disa gazetarë shtyu një gazetare pas një pyetjeje për një projekt investimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Rama do e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke u bërë virale” – shkruan Corriere.

    Televizioni LA7 shkruan se ndër akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Rama është ajo e favorizimit të dhëndrit të ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, Jared Kushner, për sjelljen e “investimeve” në Shqipëri, të financuara pjesërisht nga fondet publike nga Arabia Saudite.

    “Sipas të njëjtave burime, investitori i vërtetë është një oligark i Katarit, i cili dyshohet se ka përdorur Bjellorusinë për të pastruar para dhe tani dyshohet se po bashkëpunon me liderin serb Aleksandar Vuçiç, i lidhur me Kremlinin. Kundërshtarët e Ramës kujtojnë kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i kishte cilësuar në përgjithësi gazetaret femra me epitete shumë të ashpra” – shkruan La7.

    “La Stampa” shkruan se Rama prek fytyrën e gazetares. “Fatkeqësisht, kryeministri Rama tregon arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk është në gjendje të kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik”, – citon gazeta italiane gazetaren shqiptare. “La Stampa” citon edhe rrjetin SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor dhe “WomenInJournalism” që kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

    “Shtytja ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Kryeministri shqiptar ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetaren. Ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median e kanë vënë kryeministrin edhe në të kaluarën. Në disa raste ai ndaloi mediat të merrin pjesë në konferenca për shtyp” – shkruan La Stampa.

    Edhe La Repubblica i meshon faktit se kryeministri s’di te kerkoje ndjese. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka marrë përgjegjësinë për akuzën se ka frikësuar fizikisht një gazetare që e ka pytur për një projekt investimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner”.

    “Il Fatto Quotidiano” shkruan se Edi Rama ka shtyrë një gazetare duke i vendosur dorën në fytyrë, në fund të një konference për shtyp. “Kryeministri shqiptar nuk kërkoi falje. Gazetarja e komentoi ngjarjen duke thënë se ishte “një gjest i ulët dhe i turpshëm, i papranueshëm. Por kryeministri me sjelljen e tij fyese nuk më tremb” – citon media italiane gazetaren shqiptare.

    ©LAPSI.al

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama cënon fizikisht gazetaren femër Ambrozia Meta para syve të publik

    Media gjermane: Skandaloz gjesti i Edi Ramës ndaj gazetares Ambrozia Meta

    Emri:  auto_800-0-2342460e8298ed910f0bc3d750e5e68b1711749205.jpg

Shikime: 416

Madhësia:  26.5 KB

    Media gjermane Frankfurte Allgemeine Zeitung i ka kushtuar një shkrim sjelljes rrugaccërore të Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, e cila ndodhi te godina e Partisë Socialiste.

    Rama tentoi ta prekë fizikisht gazetaren, ndërsa kjo po e pyeste për biznesin e dhëndrit të Trump në Sazan.

    Gazetari Matthias Rüb i ka dhënë hapësirë jo vetëm protestës së shoqatave të gazetarëve që i bënë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë “minimin e lirisë së shtypit nëpërmjet gjuhës fyese dhe sjelljes intimiduese ndaj gazetarëve”, por edhe refuzimit të Ramës për të kërkuar falje.

    Frankfurt Allgemeine Zeitung e quan atë që ndodhi një “incident skandaloz”, duke cituar deklaratat e Ambrozia Metës që tha se “ndihej keq dhe e intimiduar” për sulmin.

    “Pasi kreu i qeverisë e preku papritur, ajo “reagoi instinktivisht dhe i kërkoi të mos e prekte më”. Në konferencën për shtyp gazetarja ka bërë pyetje për projektin e pasurive të paluajtshme pa marrë një përgjigje faktike. Sipas raporteve të mediave amerikane dhe shqiptare, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump dhe partneri i tij i biznesit Richard Grenell – ambasadori i Trump në Berlin dhe i dërguari special i Ballkanit – duan të ndërtojnë resorte luksoze në ishullin e Sazanit të Adriatikut dhe në deltën e brishtë të lumit Vjosa pranë qytetit bregdetar të Vlorës” shkruan media gjermane.

    Franlfurte Allgemeine Zeitung citon shoqatën e gazetarëve “SafeJournalists”, e cila e përshkruan incidentin si “një shembull të një sjelljeje shqetësuese të kryeministrit Rama, i cili shpreh përbuzje ndaj gazetarëve, veçanërisht gazetarëve femra, kur ata pyesin pyetje të pakëndshme”

    Attila Mong, përfaqësuesi evropian i CPJ-së, tha se ishte “i tmerruar nga sjellja frikësuese e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta”. CPJ gjithashtu e sheh incidentin si shembull të një “tendence më të gjerë të gjuhës abuzive dhe sjelljes frikësuese nga zyrtarët e qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike”.

    Në shkrim kujtohet se në mars të vitit 2022, kreu i qeverisë kishte bërë komente nënçmuese ndaj Ambrozia Metës dhe i sugjeroi asaj t’i nënshtrohej një “riedukimi” dhe e përjashtoi nga konferencat e tij për shtyp për 60 ditë, pasi ajo kishte bërë pyetje për akuzat për korrupsion ndaj politikanëve të Partisë Socialiste.

    Të njëjtën gjë, Rama e bëri disa muaj më pas edhe me gazetarin Klevin Muka.

    “Ka shumë për të sugjeruar se projekti i pasurive të paluajtshme të Jared Kushner, gruas së tij Ivanka Trump dhe Richard Grenell do të vazhdojë të zgjojë interesin e gazetarëve kritikë. Kushner, Ivanka Trump dhe Grenell u takuan me Ramën në Tiranë vitin e kaluar, me sa duket për të diskutuar mbi projektin e investimit. Ishulli i Sazanit ishte një bazë sekrete për marinën shqiptare gjatë diktaturës komuniste nën tiranin Enver Hoxha dhe është në pronësi të shtetit. Në ishull do të ndërtohen hotele dhe vila luksoze. Ambientalistët janë veçanërisht kritikë për ndërtimin e resorteve të pushimit në deltën e Vjosës në bregdetin e Adriatikut. Natyra dhe streha e shpendëve kërcënohen tashmë nga ndërtimi i një aeroporti” shkruan FAZ.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2021, 15:41
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-08-2015, 23:43
  3. “Babai vrau veten para syve të mi”
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 15:52
  4. Kulmi:Nënën ma përdhunuan para syve!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 01:21
  5. Tirana pastron paratë e krimit para syve të BE
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 13:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •