Njėherė e njė kohė, nė njė kėshtjellė, jetonte njė qiri i vogėl. Ai ishte i vetmuar dhe askush nuk donte ta ndizte. Tė gjithė qirinjtė e tjerė jetonin sė bashku nė llambadarė mbi kokėn e tij. Ēdo natė, pronari i kėshtjellės ndizte qirinjtė e tjerė, por jo qiririn e vetmuar. Qiriri i vetmuar i kishte zili miqtė e tij qė jetonin atje lart mbi kokėn e tij, ndėrsa ai jetonte poshtė tyre, nė tryezė, i vetėm dhe nė errėsirė.

“Jam shumė i trishtuar dhe i vetmuar. A mund tė vij me ju atje lart?” u thoshte shokeve qiriri i vogel .

“Jo”, i pėrgjigjeshin ata, “ Ti je nje qiri i vogėl dhe i pa vlere. Ti nuk mund ta ndricosh shtepine keshtu si ne, prandaj nuk tė ndez pronari”.

Qiriri e kuptoi se askush nuk e donte , dhe kėshtu njė ditė, ai iku nga shtepia. Rrugės, hasi nė njė shkrepese tė vetmuar. Shkrepesja ishte e thyer per gjysme, dhe dukej shumė e trishtuar.

“Mirėmėngjes, shkrepse”, tha qiriri, “nga vini dhe ku shkoni”?

“Unė vij nga njė shtėpi e vogėl. Kam jetuar atje pėr shumė vite, ne nje kuti bashke me shkrepeset e tjera, por askush nuk pranonte te me ndizte, sepse jam nje shkrepese e thyer. Zoterinjte e mij kishin shume frike se do te digjnin gishtat, nese do te me ndiznin. Kėshtu qė vendosa tė arratisem”, tha shkrepesja.

“Eja me mua”, i tha qiriri”, do te behemi miq dhe do udhetojme se bashku”.

Shkrepesja pranoi, dhe te dy miqte ecen e ecen, derisa arriten ne qytet. Aty pane nje ashkel te vogel druri, qe po rrinte e vetmuar mbi trotuar.

“Miremengjes, ashkel e vogel”, i tha qiriri, “nga vjen dhe ku shkon”?

“Une vij nga pylli”, tha ashkla e vogel, “dikur isha pjese e nje peme te madhe. Por nje dite nje druvar e preu pemen dhe i ngarkoi copat e saj ne karroce dhe i coi ne treg. Vetem mua me flaku, duke thene se isha shume e vogel per tu shitur”.

“Eja me ne”, i tha qiriri”, do behemi miq dhe do udhetojme se bashku”.

Ashkla pranoi, dhe keshtu te tre miqte udhetuan derisa ra nata. Ishte shume ftohte dhe erresire, dhe ata nuk po e gjenin dot rrugen.

“Kemi humbur rrugen, dhe nuk e dijme se ku po shkojme”, tha qiriri, “cfare do te bejme tani o miqte e mij”?

“Mos u trembni “, tha shkrepesja e vogel, “une e di cfare duhet te bejme”, dhe u ferkua pas nje guri dhe u ndez. Pastaj shkrepesja ndezi qiririn, dhe qiriri ndezi ashklen e vogel.

Tani ishin te tre te ndezur, dhe kaq te lumtur, sa vendosen te flinin se bashku. Kur erdhi mengjesi, flaka e tyre e vogel ishte kthyer ne nje zjarr te madh. Shume shpejt zjarri dogji gjysmen e pyllit, dhe u be akoma dhe me i madh.

“Tani qe u bera i madh dhe i fuqishem, do te shkoj fshat me fshat, e qytet me qytet, dhe do ti djeg te gjithe pa meshire. Keshtu do te behem akoma dhe me i madh”, tha zjarri.

Keshtu zjarri vrapoi qytet me qytet, e fshat me fshat. Ngado qe shkonte, ai digjte gjithshka dhe behej akoma dhe me i madh. Njerezit u tmerruan, dhe kerkuan ndihmen e shiut, por ishte stine vere dhe shirat ende nuk ishin mbledhur. Atehere njerezit kerkuan ndihmen e liqeneve dhe lumenjve, por liqenet dhe lumenjte ishin thare, sepse kishte shume kohe pa rene shi. Atehere njerezit kerkuan ndihmen e oqeanit, dhe oqeani doli nga shtrati dhe ju afrua zjarrit.

“Perse po e djeg token dhe njerezit”, i tha oqeani zjarrit.

“Sepse jam i madh dhe i fuqishem”, u pergjigj zjarri, “jam aq i fuqishem sa mund te te djeg edhe ty. Prandaj, me mire perkulu perpara meje, ashtu sic po bejne gjithe te tjeret”.

“Me te vertete je i madh dhe i fuqishem, por mua nuk me djeg dot”, tha oqeani”, prandaj nuk do te perkulem perpara teje”.

“Perkulu perpara meje, ndryshe do te djeg te gjithin, dhe asnje pike uji nuk do te mbetet prej teje”, tha zjarri i zemeruar”.

“Jo”, tha oqeani, “ une kurre nuk do te perkulem para teje”.

Zjarri i inatosur, u ndez edhe me keq, dhe u be akoma me i madh. Pastaj ju afrua oqeanit, u hodh mbi te, dhe u zhduk i gjithi duke lene pas nje mal me avull e flluska. Kur zjarri u zhduk, dhe oqeani u kthye perseri ne shtratin e vet, njerezit nisen te kerkojne fajtorin qe e kish ndezur zjarrin. Por, edhe pse e kerkuan ngado, nuk munden ta gjenin. Keshtu e lane ate pune, dhe nisen te rindertojne perseri fshatrat dhe qytetet e djegura. Shume kohe me pas, nje peshkatar qe po nxirrte varken ne det, pa disa sende qe po digjeshin ne rere. Peshkatari u afrua, dhe nisi ti kqyrte i habitur. Ishte nje qiri i vogel, nje shkrepese e thyer, dhe nje ashkel e vogel druri

Admir Ninta
2023