Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    8 marsi - Ola Xama, gruaja gazetare në shënjestrën e pushtetarëve se guxon të shkruajë të vërtetën

    Në ditën ndërkombëtare të gruas, kolegët, organizatat dhe ambasadat solidarizohen me gazetaren Ola Xama

    Një numër gazetarësh, organizatash vendëse dhe të huaja si dhe përfaqësi diplomatike shprehën solidaritet me gazetaren Ola Xama, e cila është vënë nën shënjestër të disa mediave për shkak të investigimeve të saj mbi korrupsionin.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Ola-Xama.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  40.1 KB

    Kolegët gazetarë, organizata të të drejtave të njeriut dhe përfaqësi të ndryshme diplomatike shprehën të premten solidaritet me gazetaren Ola Xama, e cila është vënë në shënjestër të një fushate shpifjesh nga disa media për shkak të shkrimeve të saj investigative.

    “Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë arritjet e grave dhe vajzave që janë kampione të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore,” shkroi Ambasada e Mbretërisë së Holandës në një postim në mediat sociale.

    “Sot më shumë se kurrë qëndrojmë në mbështetje të grave si gazetarja Ola Xama. Modele të tilla luftojnë për të vërtetën dhe vendosin standardet për gratë dhe burrat që kontribuojnë për të ndërtuar institucione të forta dhe për të luftuar korrupsionin në Shqipëri,” thuhet më tej në deklaratë, e cila u nda edhe nga zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë.

    Federata Evropiane e Gazetarëve shkroi: “Fushata shpifëse kundër gazetares investigative Ola Xama duhet të ndalojë. Në ditën Ndërkombëtare të Gruas ne solidarizohemi me të gjitha gratë gazetare të cilat shënjestrohen për shkak se janë gazetare dhe janë gra.”

    Xama u vendos nën sulm nga një numër portalesh dhe media e shkruar verën e kaluar pas publikimit të investigimit Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK.

    Pas publikimit të investigimit, Veliaj i shkroi në një mesazh privat Xamës duke e shpallur atë “vrasëse me pagesë” dhe “militante”, një terminologji që u shumëfishua nga portale të ndryshme online dhe nga gazeta DITA për ditë të tëra.

    Xama iu drejtua gjykatës me padi për shpifje kundër Ditës dhe Prapaskenës në lidhje me këto fushata denigruese. Një valë e re sulmesh pasoi ngritjen e aktpadisë.

    Më herët, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” dhe Instituti i Mediave Online e Sociale (IMOS Albania) shprehën solidarizimin me Xamën duke e konsideruar sulmin si një tentativë për të detyruar gazetaren të heshtë.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 marsi - Ola Xama, gruaja gazetare në shënjestrën e pushtetarëve se guxon të shkruajë të vërte

    Organizatat e medias: Ndal fushatës së shpifjeve ndaj gazetares Ola Xama

    Nga Gjergj Erebara

    Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt shprehu shqetësimin për një fushatë të re shpifjeje ndaj gazetares Ola Xama, nga gazeta DITA dhe portali Prapaskena.com, të cilat janë paditur për shpifje nga Xama mbi një fushatë të mëparshme kundër saj pas publikimit të një investigimi mbi rolin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në aferën e incineratorit të Tiranës.

    Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, një aleancë organizatash në rajonin e Ballkanit, shprehu shqetësim dhe zhgënjim të thellë për riaktivizimin e një fushate denigruese dhe shpifëse kundër gazetares Ola Xama nga e përditshmja DITA dhe portali Prapaskena.

    Të dy mediat janë paditur për shpifje nga gazetarja pas një fushate të ngjashme të ndërmarrë verën e kaluar, në vijimësi të publikimit të një investigimi që Xama bëri në lidhje me rolin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.

    “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt shpreh shqetësim të thellë dhe zhgënjim mbi vijimin dhe intensifikimin e fushatës së shpifjeve kundër gazetares Ola Xama, një gazetare investigative në Shqipëri,” shkruhet në deklaratën e shpërndarë të enjte.

    “Në një seri të re artikujsh në platformat si gazeta e përditshme DITA dhe Prapaskena, Xama është sulmuar si “e përdalë” ndërsa ekspozimi i adresës së saj private dhe sulmet ndaj familjarëve të saj janë jo vetëm e dënueshme por edhe një përpjekje e hapur për ta frikësuar dhe për ta shtyrë atë drejt heshtjes,” thuhet në deklaratë.

    Xama u vendos nën sulm nga një numër portalesh verën e kaluar pas publikimit të investigimit Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK.

    Pas publikimit të investigimit, Veliaj i shkroi në një mesazh privat Xamës duke e shpallur atë “vrasëse me pagesë” dhe “militante”, një terminologji që u shumëfishua nga portale të ndryshme online dhe nga gazeta DITA për ditë të tëra.

    Xama iu drejtua gjykatës me padi për shpifje kundër Ditës dhe Prapaskenës në lidhje me këto fushata denigruese.

    “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt solidarizohet me Ola Xamën, në mbështetje të të drejtës së saj për raportim të lirë dhe pa frikë. Ne i bëjmë thirrje mediave në fjalë të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre të pabaza dhe dëmtuese kundër znj. Xama dhe të respektojnë standardet e integritetit dhe etikës në gazetari,” shkruhet në deklaratë.

    “Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të na bashkohen në mbrojtjen e të drejtave të grave gazetare dhe në promovimin e një panorame mediatike në të cilën gazetaret të mund të punojnë pa frikë për sulme apo diskriminim.”

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 15:42
  2. Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare
    Nga projekti21_dk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-03-2019, 22:15
  3. Shkruaje një fjalë të urtë!
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 13:42
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 07:24
  5. shkruaje ne akull nga tnsh!!!
    Nga EDVIR në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2002, 23:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •