Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    7 marsi - Politika kujtohet të nderojë e respektojë mësuesit

    Kryeministri Kurti vizita për 7 marsin

    Emri:  Capture-64.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  34.0 KB

    Nga Albin Kurti-

    Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

    Mësuesja Nafije ishte kombinimi i përsosur i disiplinës dhe dashurisë: sado nxënës i mirë të kesh qenë, asnjë pesëshe nuk ka qenë e kollajshme. Ajo ka dhënë një kontribut të pamatshëm për arsimimin, edukimin e formimin tim, krahasueshëm me nënën time.

    Jeta e saj ka qenë e vështirë. Babai, Ismaili, i internuar për dy vjet në burg në Vjenë si NDSh-ist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës bie në varfëri meqë pushteti i atëhershëm ia rrëmben pasurinë. Ai vdes pak vjet më pas. Nëna, Qazimja i rrit pesë fëmijë jetim. Më e madhja, Nafija, e mbaron Shkollën Normale dhe bëhet mësuese.

    Përveçse një buqetë me lule, Afërditës ia dhurova fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije, nga qershori i vitit 1982. Mandej nga klasa e dytë fotografitë zënë e bëhen me ngjyra.

    Falënderoj familjen Dobruna për mikpritjen e përzemërt në Ditën e Mësueses.

    Urime të gjithë mësimdhënësve 7 Marsi!

    Video

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 7 marsi - Politika kujtohet të nderojë e respektojë mësuesit

    Rama uron 7 Marsin me “Himnin e mësuesit” (VIDEO)

    Emri:  rama-4.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  31.6 KB

    “Mirëmëngjesi dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

    Video

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 7 marsi - Politika kujtohet të nderojë e respektojë mësuesit

    Meta uron mësuesit për 7 mars: Do ia kthejmë shkëlqimin arsimit

    Emri:  ilir-meta-2-750x375-1.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  15.3 KB

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së tij për shtyp, ka uruar të gjithë mësuesit në kuadër të ditës së 7 marsit.

    Gjatë urimit të tij, Meta tha se arsimi është ‘në pikë të hallit’ dhe nuk shihet si një prioritet kombëtar.

    “Më lejoni të uroj mësuesit e Shqipërisë, Gëzuar 7 marsin. Mësuesit sot janë në pikë të hallit, ne do ia kthejmë shkëlqimin arsimit. Mësuesit detyrohen të bëjnë like dhe share në rrjetet sociale dhe ky është një turp i madh. Arsimi duhet të shihet si prioritet kombëtar dhe jo t’i nënshtrohen politikave të ditës.

    Nuk duhet asesi që arsimi të vihet nën zgjedhën e politikës. Qeveria, siç nuk ka mbajtur as premtimet e tjera, nuk e mbajti as për arsimin,”- deklaroi ai.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-03-2024 më 14:01

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 7 marsi - Politika kujtohet të nderojë e respektojë mësuesit

    7 Marsi, dita e mësuesit

    Emri:  auto_Screenshot_311709814054.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  39.7 KB

    Nga Sali Berisha

    Miq, kjo është dita e shprehjes së mirënjohjes dhe nderimit tonë më të thellë për mësueset dhe mësuesit tanë, këtyre misionarëve që me dritën e dijes, edukatës dhe qytetërimit pasurojnë dhe ndriçojnë mendjen e fëmijëve tanë.

    Le t’ju urojmë ne atyre mbarësi në familjet e tyre dhe suksese gjithnjë dhe më të mëdha në misionin e tyre të lartë e fisnik, edukimin e fëmijëve tanë.

    Por sot ata si në asnjë vend tjetër në Europë, presin këtë ditë në kushtet e narko-shtetit me flamur në gjysmë shtizë, për qindra shkolla të mbyllura, për mijëra klasa pa nxënës, për pothuaj përgjysmimin e rrufeshëm të fëmijëve në klasat dhe shkollat e tyre.

    Mësuesit dhe mësueset në Shqipëri u përballën këto 10 vitet e fundit me pasojat më shkatërrimtare të sundimit në vend të mafies së drogës, krimit dhe vjedhjes.

    Ndaj dhe 7 Marsi është një ditë për të denoncuar qëndrimet rrënuese, të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij ndaj mësuesve, nxënësve, shkollës dhe sistemit arsimor.

    Sot mësuesit në Shqipëri janë të skajuarit dhe injoruarit e mëdhenj të narko0shtetit. Ata zhyten nga viti në vit në varfëri edhe më të madhe dhe marrin sot përballur me inflacionin si rrogë mujore 40% më pak se sa 4 vite më parë. Atyre nuk ju paguhet transporti dhe mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar nga militantë të partisë së krimit.

    Në sistemin arsimor në degradim të vendit tonë më dramatike është gjendja e nxënësve të shkollave tona.

    Narko-shtetit u ofron sot fëmijëve të Shqipërisë si ushqim të premtuar mungesën e ushqimeve, helmet që shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, kokainën, heroinën, kanabisin, përdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar, fshehur nga shteti. Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkatërrimit të vërtetë.

    Buxheti për arsimin në këto vite është përgjysmuar dhe vidhet e shpërdorohet masivisht nga narko-zyrtarët. Vitet e fundit janë mbyllur 760 shkolla fillore dhe 9-vjeçare e të mesme.

    Këtë vit në vlerësimin e cilësisë së arsimit në testin PISA në 8 vitet e fundit të narko-regjimit të Edi Ramës, arsimi në Shqipëri doli se kishte rënien më dramatike në botë!

    Gjendja e sotme alarmante e arsimit në Shqipëri është një kushtrim thirrje për çdo mësues, nxënës, prind dhe qytetar të këtij vendi për të bërë gjithçka për përmbysjen një ditë e me parë të monizmit të bazuar në aleancën e pushtetit të Edi Ramës me vjedhjen, krimin, drogën në Shqipëri.

    Nderim mësueseve dhe mësuesve tanë!

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-03-2024 më 14:01

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 7 marsi - Politika kujtohet të nderojë e respektojë mësuesit

    Veliaj letër, mirënjohjeje mësuesve: Me shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana jonë meriton

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar dhe shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve të qytetit me rastin e 7 Marsit, Ditës së mësuesit.

    Përmes një letre, që çdo mësues dhe mësuese ka marrë mëngjesin e sotëm, ai ka përshëndetur dhe vlerësuar kontributin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin e brezit të ri. “

    Letra e plotë


    Të dashur mësues,

    Një jetë e tërë, një përjetësi madje, e ka shenjuar figurën e mësuesit si më të rëndësishmen për njerëzimin. Më parë ishin mjeshtrit dhe dishepujt, sot janë mësuesit dhe nxënësit. Njëlloj si mjeshtrit dikur, mësuesit sot janë të pazëvendësueshëm, misioni i tyre i paçmuar. Nuk ishte e rastit që një shkrimtar i madh si Albert Kamyja, kur mori Nobelin, i shkroi mësuesit: “Kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas atij për nënën time, ishte për ju. Pa dorën e ngrohtë që i zgjatët fëmijës së varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga e gjithë kjo”.

    Kamyja qe fatlum me mësuesin e tij. Zhermeni, mësuesi, qe fatlum me nxënësin e tij. Se nuk e kanë të gjithë rastin të edukojnë një Kamy. Por, me siguri, një mësues që meriton letër mirënjohjeje nga Kamyja, duhet të ketë qenë mësues me M të madhe, pra nuk ka shpërfillur asnjë nxënës, duhet t’ua ketë zgjatur dorën të gjithëve.

    Sot, në dorën e njërit apo tjetrit mësues të Tiranës, në mos një Kamy, duhet të jetë dikush me potenciale të jashtëzakonshme, të cilit i lypset dora, mësimet, shembulli që ia jepni pa ngurrim, kam bindjen, sikurse Zhermeni Kamysë. E njëherësh, kam bindjen se, si mësues me M të madhe, përkushtimin nuk ia mohoni asnjë nxënësi. Ata e meritojnë, që të gjithë. Nesër do t’ua shpërblejnë duke shkëlqyer, secili në mënyrën e vet.

    Gjatë verës që shkoi, një grup nxënësish emigrantë shqiptarë në Greqi, erdhën për herë të parë në Tiranë. Me këtë rast vizituan shkollën Kosova. “Ne në Greqi, – thanë, – nuk kemi një shkollë si kjo”. Çfarë krenarie! E provoj shpesh këtë ndjenjë, sa herë më vjen një mesazh i përsëritur: “Do të kisha dashur të mësoja në një shkollë si kjo!”. Janë mesazhe ish nxënësish që shohin shkollat e tyre me fytyra të reja. Ato të ish nxënësve të “Asim Vokshit” i kam të freskëta, por mirënjohës, i ruaj edhe mesazhet e ish nxënësve të “Partizanit”, “Sami Frashërit” e me radhë…

    Nuk do të vijoj me listën e shkollave që kemi transformuar apo ngritur nga e para. Është shumë e gjatë për një letër të shkurtër, përmes të cilës desha t’ju përgëzoj, falenderoj dhe dëshmoj kënaqësinë e bashkëpunimit. Se bashkëpunim është: Ne bëjmë shkollat, ju nxirrni ekselentët, diademat e kurorës së Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Por, sot kryefjala jeni ju!

    Në ditën tuaj, do t’i kthehem Kamysë për të shprehur me fjalët e tij, bindjen se me ju, me dorën e ngrohtë që u zgjasni, me mësimet dhe shembullin tuaj, nxënësit e sotëm do të bëhen qytetarët e denjë që Tirana Jonë meriton.

    Gëzuar 7 Marsin!

    Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë Tiranë


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Më kujtohet...
    Nga 2043 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 444
    Postimi i Fundit: 16-01-2024, 05:04
  2. 7 marsi dita e mesuesit
    Nga Hotlani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 07-03-2019, 16:59
  3. Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare
    Nga projekti21_dk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-03-2019, 22:15
  4. 7 Marsi, dita e mesuesit..
    Nga fjollita në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 16:55
  5. Te kujtohet..?
    Nga Seminarist në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-06-2002, 03:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •