Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Emri:  Lulzim_Basha_zelensky-shqiptar.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  30.6 KB

    VIDEO/ Basha udhëton drejt SHBA-së, zbulohet arsyeja e vizitës

    Lulzim Basha tregon se është nisur për në selinë e OKB-së në New York. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se atje do të prezantojë rezolutën për Ukrainën. “Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës”, shkruan Basha.



    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Ylli Dylgjeri: Zgjohu Luli, zgjohu! Po të pret PUSHT’ETI!

    Emri:  Capture-64.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  37.0 KB

    Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social për partinë e vulës. “Fle në avion, fle në vagon, fle në stacion, fle në tranzit,

    Fle në Samit…, shkruan analisti duke ironizuar kreun e këtij grupimi Lulzim bravën.

    Ai e ka shoqëruar mesazhin e tij edhe me një foto ku duket Basha në kokërr të gjumit duke pritur siç duket në ndonjë aeroport.

    Postimi i plotë:

    Lëvizja Zgjohu!

    Fle në zyrë,

    fle në byth,

    fle në mbledhje,

    fle në avion,

    fle në vagon,

    fle në stacion,

    fle në tranzit,

    fle në Samit,

    E prap ska takat,

    Partia i punon sahat

    E mban vulën n’krevat!

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Mos e humbisni perlën e Kapexhiut: Ja si kurdiset Basha nga Rama

    Emri:  auto_ramabashakapexhiu1711024809.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  20.1 KB

    Mjeshtri Bujar Kapexhiu rikthehet me një punim, që tregon se si Lulzim Basha kurdiset nga Edi Rama.

    Karikatura e Kapexhiut vjen pikërisht pasi Lulzim Basha u shfaq sot aktiv në Kuvend pas shumë kohësh.

    Edhe kësaj here, Basha tregoi se vepron me komandë nga lart, kundër interesave të opozitës.

    Ndërkohë, një ditë më parë, Basha iu bashkua klubit të pensionistëve politikë.


    Basha i bashkohet klubit të pensionistëve politikë

    Emri:  auto_poesninistet_basha1710952844.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  55.1 KB

    Edhe sikur dikush të ishte munduar të krijonte një konventë të personazheve qesharakë në politikën shqiptare, nuk do ia kishte dalë të bënte atë që bëri Lulzim Basha me tryezën e sotëm.

    Të gjithë karakteret e memeve shqiptare ishin mbledhur aty, duke nisur nga Basha e Ngjela e duke përfunduar te 'konservatori' Kujtim Gjuzi e 'kaçurrelsi' Kostaq Papa.

    Por ky 'comic-con' shqiptar kishte të ftuar edhe një përfaqësues nga Partia e Pensionistëve Shqiptarë.

    Ky ishte në fakt personazhi më serioz aty.

    Kjo për faktin se ky ishte takimi ku Lulzim Basha po i bashkohej edhe zyrtarisht klubit të pensionistëve politikë.

    Në cepin e tryezës ballore qëndronte i zakonshmi Preç Zogaj, aspak entuziast për takimin. Pasi mbajti një fjalim të thatë, nuk ndërhyri më, pasi e ka kuptuar se edhe kjo zgjedhje e tij, duke nisur që nga ato të kohërave të Aleancës, është një dështim.

    Fjalën e mori më pas Bamir Topi, të cilit nuk dinin as çfarë funksioni t'i vendosnin te fleta prezantuese përpara. Kjo sepse klubi i pensionistëve politikë nuk përfaqëson ndonjë parti me votë përveç kryetarit.

    Por për ata që nuk e dinë, Topi pati krijuar një parti dikur, të quajtur Fryma e Re. Pasi e la në përdorim teksa ishte president, e rimori dhe nuk arriti të merrte ndonjë votë si për ta kuptuar se postin e presidentit e kishte marrë falë bujarisë së demokratëve.

    Më pas partinë ia mori Sali Shehu, duke e kaluar në pension politik.

    Në cepin tjetër të tryezës qëndronte po kaq i heshtur edhe Rexhep Uka. Pensionin politik ai e kalon duke u marrë me fermën dhe bahçen. Nuk është çudi që mendjen ta kishte te bimët e kafshët se sa te tryeza.

    Në fund, por jo nga rëndësia, më qesharaku i qesharakëve, Spartak Ngjela.

    Këtë të fundit edhe mediat e Edi Ramës po e nxjerrin në pension pasi tani nuk e pyesin më për lajthitjet politike, por për shoubizin.

    Ngjela foli për bashkim rreth Bashës, duke harruar se para pak ditësh kishte deklaruar se Basha nuk është politikan që ngjit.

    Mos ua vini re. Demenca është tipike për klubin!

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Lulzim Basha thyen heshtjen, tregon grupin që bën ”lojë të nëndheshme”: Nuk u bëra kurrë pjesë

    Emri:  Capture-170.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  39.6 KB

    Mbrëmjen e sotme, Lulzim Basha ka thyer heshtjen dhe ka zgjedhur që të flasë për një sërë çështjesh në ”Top Story” me Grida Dumën në Top Channel. Në nisje të kësaj interviste ai deklaroi se ka një lojë të nëndheshme mes një grup njerëzisht që sakrifikojnë Komisionet. Basha u shpreh se vetë ai nuk ka zgjedhur kurrë që të bëhet pjesë e kësaj loje.

    ”Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.

    Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp. Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune.

    Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika”, tha Basha.

    I pyetur pse PD-ja nuk ka kërkuar më parë listat e hapura, ai tha se këtë e kanë bërë, por që PS “bëri sikur i hapi”, por sipas tij u vendos herësi dhe u hoqën koalicionet. ”Ishte kërkesa jonë që u keqpërdor nga Rama kur bëri sikur hapi listat, por në fakt hoqi koalicionet. Fakti ky është, dhe Berisha dhe të tjerët kanë qenë në krahun tim. Pastaj çfarë thuhet pasi ka rrjedhur koha dhe ngjarje të tjera, kjo duhet gjykuar. Ne kemi kërkuar hapje listash që në 2020, dhe PS bëri sikur dhe vendosi herësin dhe hoqi koalicionet. U hapën pjesërisht dhe i kushtuan qytetarëve 85 mijë vota të pavlefshme”, tha Basha.

    Koha Jonë

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Flet ekskluzivisht për “KOHA JONE”, Agron Gjekmarkaj: Basha ta nderpresë vetë ketë sage antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes!

    Emri:  Capture-151.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  26.9 KB

    Intervistë me Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i parlamentit

    Pyetja 1: Ju si PD për të mundur Edi Ramen dhe PS ju duhet të bindeni pjesen e elektoratit gri që t’ju votojë. Si keni ndermend ta ktheni pro jush këtë shtresë që varion sipas sondazheve diku te 24-27% ?
    Agron Gjerkmarkaj: 12 vjet në pushtet të kësaj qeverie e mazhorance flasin vetë madje ulerasin. Gjithçka duket e majmur, e rënduar, e vjetër, e tejkaluar dhe folklorike. Vit pas viti janë shtuar gënjeshtrat, arroganca dhe korrupsioni. 12 veta që ndajnë 12 karrige në 12 vjet. Kudo thatesirë për qytetarët dhe gjithçka për xhepin e tyre. Kjo vlen për ata që janë gri, roze apo blu, ajo që është tepër është thjeshtë teëer, derdhet nga ena. Por përtej kësaj PD e bashkuar në diversitet është një garanci e pasuruar nga vlerat politike, intelektuale e profesionale që i ka ku e ku më superiore sesa PS tanimë e atrofizuar. Njerëzit e duhur në vendin e duhur ! Njerëzit e nevojshem në përputhje me një program modern që rrit ekonominë, që garanton standartet demokratike, që ndal korrupsionin dhe kthen shqiptarët në Shqipëri. Bashkimi ka prodhuar energji te mëdha pozitive, shpresë e motive besimi. Ne do te punojmë ditë pas dite, kudo në fshat e qytet për fitoren. Shqipëria ka nevojë për këëe ndryshim, ajo lutet për këtë fitore. Edi Rama ka premtuar se do bëjë rrobaqepsin ndoshta si i tillë mund te jetë më i dobishem se Kryeminister. Të punojmë të gjithë të fitojmë një rrobaqepes safi dhe të humbim një Kryeminister te rrëmë.

    Pyetja 2: A do te ishte mirë që PD të nxirrte kandidatin për kryeministër që në fushaten zgjedhore?

    Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj që PD ka shumë për të bërë në këtë një vit që ka mbetur deri në zgjedhje. Përveç alternativës së besueshme të qytetarëve, një nga komponentët që na bën fitues është edhe ekipi, ku rol kyç ka edhe kandidati për kryeministër. Ky është një debati i parakohëshëm sot, sepse detyrë parësore është ringritja e partisë dhe bërja gati për betejat e ardhshme elektorale. Më pas strukturat drejtuese të partisë kanë detyrimin të finalizojnë edhe alternativën dhe ekipin, dhe unë kam bindjen që do të bejnë më të mirën, për partinë, por mbi të gjitha për Shqipërinë.

    Pyetje 3: Nëse ndodh, pasi gjithçka ndodh në Tiranë, që emrin i PD përsëri gjykata nuk ia jep dhe e mban Basha, a keni menduar zgjidhjen?
    Agron Gjekmarkaj: Gjykata e lartë ka vendosur sinoret që janë obliguese për gjykaten e Apelit. Nëse ende do jemi shtet ligjor kur të merret vendimi , verdikti do të jetë i qartë në favor të shumices absolute, të trupes politike, grupit parlamentar te bashkuar, dhe mbi te gjitha njerzve! Partia janë njerzit. Nuk besoj se do te ketë gjykatës në Shqiperi që mund të mbajnë në ndergjegjen e tyre një atentat ndaj sistemit politik, ndaj demokracisë dhe vetë Shqiperisë. Nuk mundet dikush te abuzojë me togen e zezë dhe të marrë peng opoziten. nuk mund te ndodh se është antipatriotike, anti dialektike, anti sociale. Drejtesia është për të promovuar vetveten nepërmjet sensit te paqes që i ofron shoqerisë , ajo nuk mund të shnderrohet në konfliktnxitese. Unë kam besim se gjykatesit e apelit do të ngrihen në lartesinë e momentit historik ku koha po i kerkon si gjykates e si qytetar shqiptar. Të shkosh kunder logjikes, kunder drejtesisë , kunder njerzve. Nëpërmjet “KOHA JONE” u apelohem gjyqtarve ta presin nyjen gordiane të absurdit.
    Sa për Bashen ça të them! Eshtë qerrata e shkuar qerratait. Kur te humbë këtë vule do i beje Tao një tjeter me dru lisi nga ato te pyjeve te Librazhdit dhe pastaj mund te vulosë sa ti doje zemra e lodhet dora. Mirë është ta nderpresë vetë ketë sage antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Bashën e fusin në mes dy BOLA të mëdhenj….

    Emri:  Capture-48.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  20.1 KB

    Basha ka filluar të rrëfejë jetën e tij.

    Lulzim Basha, përveç politikës, gjatë kohës që jetonte në Holandë ka qenë i angazhuar edhe në sport. Basha ka treguar këtë të diel se lunate rugby dhe ka qenë quarterback në ekipin e Utrektit. Ai tha se gjaqtë një ndeshje, dy persona trupmëdhenj, që i cilëson si bola e kapën nga të dy krahët dhe e shkundën. Basha tregoi se nga ajo ngjarje nxori shpatullën dhe hoqi dorë nga sporti.

    “Jam përpjekur për një farë kohe të ushtroj sporte. Kisha luajtur vollejboll në Tiranë, por aty u themelua në 94-95, u themelua për herë të parë ekipi i futbollit amerikan. Dhe të gjithë ishin amatorë dhe ishte krijuar një ligë europiane ku ishin 3, 4 ekipe studentore nga Franca, Belgjika, Hollanda, Gjermania e veriut, Anglezët jo, se ata kishin rugby. Dhe në Hollandë, ekipim më i vjetër ishte Tilburgu. Tilburgu ishte i universitetit politeknik dhe ishin 97% çuna, të gjithë për inxhinieri dhe ishin të gjithë konstrukt i madh, afërsisht 3 herë sa masa ime trupore. Pastaj ishte ekipi jonë i Utrektit, treçereku student juridiku, mjekësie, çuna elegantë, me flokë të gjatë. Dhe vjen një ditë, ishte tetori i 95-ës, s’kishim fushë ku të luanim dhe luanim në një fushë parku diku në qytet. Filloi një shi i lehtë, mu më kishin vënë atë që quhet quarterback, një farë organizatori. Loja ka dhe përplasje trupore. Bëhem gati unë, nis procesin e hedhjes së topit, në atë moment nisen dy bola të mëdhenj, njëri nga e djathta dhe tjetri nga e majta. Nisen, më fusin në mes dhe më bëjnë një tuist, faktikisht nxorra shpatullën nga vendi dhe përfundova në spital. Pastaj hoqa dorë dhe për një kohë të gjatë duhej të rehabilitoja krahun, edhe volejbolli nuk rekomandohej”, theksoi ai.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Bardhi: Bashën e kemi lënë të flasë me veten, ne nuk kemi asgjë në dorë që të bëjmë presion SPAK-ut

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, u pyet për akuzat e Bashës, që deklaroi se Rithemelimi po ushtron presion ndaj SPAK.

    Bardhi theksoi se Basha është opozitë e opozitës dhe po flasin me vete e do të flasin me vete. Sipas Bashës, opozita nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka si të ndikojë tek SPAK-u.

    “Ata janë opozitë e opozitës. Shqipëria ka parë modele të tilla në 33 vite. Vendimi ynë është që kushdo që bën opozitën e opozitës ka vendosur të flasin me veten. Ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do vazhdojnë të flasin me veten.

    Opozita nuk ka asgjë në dorë që të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë, nuk kemi pushtet e nuk kontrollojmë institucionet shtetërore, të vetmit që kanë mekanizma ndaj institucioneve të drejtësisë është pushteti, është kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë.

    Këta flasin për gjëra të përgjithshme, por nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës dhe të Veliajt. Zoti Dumani e tha vetë se nuk marrin informacione nga institucionet për abuzime”, deklaroi Bardhi.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Basha: Mbi 300 miliardë euro të aseteve të Rusisë për rindërtimin e Ukrainës

    Emri:  Basha-5.jpg

Shikime: 9

Madhësia:  27.3 KB

    Kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Europës deklaroi se mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë duhet të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

    “Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka kryer një luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës. Ka qenë e përfshirë në krime lufte dhe shkatërrim. Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë janë të ngrira. Tani është koha që këto fonde të konfiskohen dhe të vendosën në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”, tha Basha.

    Intervista e plotë

    PACE Mediabox: Jemi këtu me Lulzim Bashën, për të folur për raportin tuaj në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Na tregoni për disa nga mekanizmat që ju rekomandoni.

    PACE Mediabox: Dhe si mund të bëhet kjo?

    Basha: Këshilli i Europës ka ngritur një regjistër për dëmet Majin e kaluar. Rezoluta dhe rekomandimi kërkon ngritjen e një Mekanizmi Ndërkombëtar për Kompensime, i cili përbëhet nga dy elementë, një fond ndërkombëtar, ku të gjitha këto asete të ngrira nga disa qeveri do të transferohen, dhe një Komision Ndërkombëtar Kompensimi, i cili në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare do të paguajë këto kompensime për dëmet në Ukrainë dhe për subjektet fizike dhe juridike, si dhe të hartojë programe për rindërtimin e Ukrainës.

    PACE Mediabox: Fondi Ndërkombëtar, a është kjo një ide e re?

    Basha: Jo, nuk është. Është një praktikë që është përdorur edhe më parë, dhe është një mundësi për qeveritë që të transferojnë këto asete të ngrira nga Rusia në këtë fond, në mënyrë që të menaxhohen me transparencë dhe llogaridhënie nga ky Mekanizëm Ndërkombëtar nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës, pranë Regjistrit të Dëmeve, që tashmë ekziston.

    PACE Mediabox: Lulzim Basha, faleminderit shumë.


    Euronews

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zelensky i Shqipërisë do të udhëtojë drejt SHBA për të mbështetur Ukrainën në OKB

    Basha nuk e do Bardhin afër, kërkesë Parlamentit: Të ndryshojë vend

    Emri:  1713443530_d3b5149ec7964588b6585c039827904b.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  36.1 KB

    Partia Demokratike ajo zyrtare, depozitoi në SPAK një padi ndaj Lindita Nikollës, dhe mes disa kërkesave që kryeparlamentarja nuk ia ka marrë parasysh, bie në sy edhe ajo për të ndryshuar vendet ku deputetët ulen. Lulzim Basha ka kërkuar që Lindita Nikolla të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash tij dhe të vendosë Arbi Agalliun.

    “Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon:

    Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z.Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: – Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, – Znj.Andia Ulliri zë vendin e z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu zë vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas”.

    Kallëzimi i Bashës në SPAK ndaj Lindita Nikollës, erdhi pasi kjo e fundit përfshiu në grupin parlamentar deputetët e përjashtuar prej tij me kërkesë të Gazment Bardhit.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-03-2023, 01:30
  2. Drejt tregut unik SHBA-BE
    Nga Akili-A në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 17:41
  3. Pranimi i Shqiperise ne NATO - nje hap i sigurte drejt BE
    Nga brezi97 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 09:26
  4. Deri ne sa muajshe shtatzene mund te udhetoje nje femer?
    Nga Leila në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 18:45
  5. SHBA: Shqiperia drejt zgjedhjeve te reja!
    Nga Dita në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-05-2002, 07:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •