Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Inagurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

    Begaj nga baza e Kuçovës: Të gatshëm të mbrojmë veten dhe të ndihmojmë NATO-n



    Presidenti Bajram Begaj deklaroi gjatë inagurimit të bazës arore të NATO-s në Kuçovë se nëpërmjet këtij investimi, aleanca dëshmon rëndësinë strategjike të Shqipërisë.

    Kreu i shtetit deklaroi se një investim i tillë merr një tjetër rëndësi në kohën kur e gjithë siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar.

    Begaj tha Shqipëria është gjithmonë e gatshme që të mbrojë veten dhe të ndihmojë aleancën përballë sfidave të sigurisë që vijnë nga lindja.

    “NATO nëpërmjet këtij investimi, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën.

    Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës.

    Për Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, një investim strategjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite.

    Ky investim merr një rëndësi të veçantë sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar.

    Agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, terrorizmi, si dhe kërcënime të tjera përbëjnë sfida për interesat dhe vlerat që përfaqëson bashkësia euroatlantike.

    Konfrontimet politiko-ushtarake rrezikojnë të përshkallëzohen dhe të përhapen. Kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar në sulmin terrorist të Banjskës, në Kosovë.

    Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare e cila nuk duhet të kthehet më.

    Në këtë situatë sigurie globale të paqëndrueshme, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur veten, dhe për të kontribuar në Aleancë për garantimin e paqes, sigurisë, dhe stabilitetit.

    Ndaj, Baza e Kuçovës ka një mision mbrojtës dhe shkurajues, një qendër e rëndësishme për operacionet e NATO-s, për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme.

    Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon e më gjerë.

    Rritja e buxhetit për mbrojtjen, modernizimi i forcave tona të armatosura, rritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimi i kapaciteteve njerëzore janë domosdoshmëri.

    Unë mbështes çdo nismë që qeveria ka ndërmarrë për mbështetjen sociale të personelit të Forcave të Armatosura sepse të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nuk është vetëm një profesion, është krenari kombëtare, i shërben Atdheut dhe kauzës së lartë të paqes dhe sigurisë”, tha Begaj.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Inagurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

    Hapja e Bazës së Kuçovës, Rama: Element sigurie për Ballkanin, dikur i shërbente BS



    Kryeministri Edi Rama është shprehur se baza e NATO-s në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sipas tij, është i kërcënuar nga influenca ruse.

    Komentet Rama i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj baze, ku tha se dikur kjo bazë shihej si një pikë strategjike nga Bashkimi Sovjetik, për t’u përdorur kundër Perëndimit.

    Rama gjithashtu falenderoi të pranishmit dhe kontribuesit që bënë të mundur ngritjen e kësaj baze.

    “Duke parë një pjesë të të pranishmëve që janë këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po i referohem një fragmenti të gazetës Zëri i Popullit në maj të vitit 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i BS dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur nga gëzimi për të pritur shokun Hrushov.

    Shqipëria me këtë bazë që hapim sot konsiderohej një avanpost strategjik i BS përballë Europës Perëndimore dhe në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombarues. Po të citosh planet e luftës, lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Mynihut, 3 bazave të Italisë, etj dhe pjesë e bombardimeve do të ishin edhe avionët në Kuçovë.

    Sot jetojmë në një kohë tjetër. Unë jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh arriti të përfundojë dhe bashkë me ne janë edhe plot miq dhe aleatë. Doja të falenderoja ministrin e Mbrojtjes së Italisë që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete, aleatët dhe miqtë turq, që për tre dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj baze, e cila sot është tërësisht e transformuar.

    Një bazë që është një tjetër elementë sigurie për Ballkanin Perëndimor, i cili e di mirë që është një rajon jo i parrezukuar nga ambicjet ruse. Uroj shumë që baza e NATO-s të sjellë mundësi të reja, duke ndikuar edhe në ekonominë lokale”, tha Rama.

    Euronews

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Inagurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

    Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, po investon për t’u forcuar



    Shqipëria renditet sot në vendin e 90-të, sa i përket fuqisë ushtarake. Në këtë pozitë e vendos instituti, “Global Firepower”, i cili vlerëson kapacitetet luftarake, numrin e trupave ushtarake, financat, teknologjinë e artilerisë dhe aftësitë logjistike.

    Sipas të dhënave të indeksit, vendi ynë disponon 19 avionë në total, por asnjë prej tyre nuk përdoret për trajnim, misione ushtarake apo për sulme.

    Në rajon, vendi ynë renditet i dyti pas Serbisë, dhe lë pas gjithë shtetet e tjerë në hartën e Ballkanit Perëndimor.

    Megjithatë, inaugurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozicionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës.

    Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vendin të 113-të mes 145 vendeve në total sa i përket buxhetit të mbrojtjes. Fondi për mbrojtjen këtë vit arrin në 500 mln dollarë, me rritje të ndjeshme në raport me vitet paraardhëse.

    5 vjet më parë, shpenzimet nga buxheti për mbrojtjen ishin sa 0.7% e PBB-së, ndërsa këtë vit ato arrijnë në 1.8%, sinjal ky që tregon se Shqipëria po forcon ushtrinë dhe po përmbush detyrimin e NATO-s për të rritur shpenzimet në nivelin 2% të PBB-së.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Inagurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

    Eshte e debatueshme nëse kjo bazë ajrore e NATOs në Kuçovë e forcon apo minon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Por ajo që nuk është debatuar fare është pyetja që lind natyrshëm në një demokraci: cili është verdikti i qytetarëve shqiptarë në lidhje me një vendim të tillë? Askush nuk i pyeti qytetarët e këtij vendi pasi nuk pati debat publik, as nuk u hodh në votë ku qytetarët të dilnin e votonin nëse duan të shohin baza ushtarake të NATOs brenda territorit të tyre apo jo. JO! Edi Rama vepron sikur të ishte Pasha dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Të njëjtin vendim që merr me bazat ushtarake të NATO, të njëjtin vendim merr edhe për kampet e refugjatëve afrikanë nga Italia.

    Unë jam kundër hapjes së bazave të tilla në Ballkan pasi këto implikojnë Shqipërinë e shqiptarët në konflikte botërore të të mëdhenjve. Diplomacia shqiptare duhet të ruajë një balancë e një neutralitet në konflikte të tilla, pasi jemi një vend i vogël e një popull i vogël. Në një konflikt të hapur të NATO me vende si Rusia e Kina, territori shqiptar kthehet në një vatër konflikti falë prezencës së këtyre bazave ushtarake.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Inagurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

    Shteti i NATO-s rihap bazën e 'Qytetit Stalin"

    Shqipëria ka rikomisionuar një aeroport prej kohësh të papunë për t'i shërbyer bllokut ushtarak perëndimor

    Emri:  65e60ec42030273e604ea246.jpg

Shikime: 7

Madhësia:  20.6 KB
    Kryeministri shqiptar Edi Rama flet në një konferencë shtypi javën e kaluar në Tiranë. © Olsi Shehu/Anadolu nëpërmjet Getty Images

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka rihapur një aeroport të epokës sovjetike, duke thënë se vendi i tij duhet të sigurojë një bazë tjetër operacionesh për avionët e NATO-s, pavarësisht se nuk ka avionë të tij ushtarakë. Ai tha se masa ishte e nevojshme për të mbrojtur kundër ekspansionizmit rus.

    Baza Ajrore e Kuçovës për një kohë të gjatë në gjumë, e vendosur rreth 85 kilometra (53 milje) në jug të Tiranës, u rihap zyrtarisht të hënën. Ceremonia e inaugurimit pason një projekt dyvjeçar rinovimi dhe modernizimi – me një kosto prej 50 milionë euro (54 milionë dollarë) për NATO-n – dhe baza do t'i sigurojë aleancës ushtarake perëndimore një vend tjetër për furnizimin me karburant të avionëve dhe ruajtjen e municioneve.

    Kucova ofron “një element tjetër sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është i rrezikuar nga kërcënimet dhe ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse”, tha Rama në ceremoninë e së hënës . Pas fjalimit të tij, dy avionë amerikanë F-16 dhe avionë të tjerë luftarakë të NATO-s fluturuan mbi bazën dhe dy Eurofighter Typhoon u ulën.

    Baza ishte bërë një varrezë për avionët sovjetikë të ndryshkur pasi u mbyll në vitin 2005. Qyteti aty pranë, Kuçova, u mbiquajtur "Qyteti i Stalinit" kur priste MIG, Antonov dhe avionë të tjerë sovjetikë gjatë epokës komuniste të Shqipërisë. Shqipëria u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe vendi kërkon të bëhet anëtar i BE-së. “Sot jetojmë në një epokë tjetër dhe për fat Shqipëria është në anën tjetër”, tha Rama.

    Qeveria e Ramës thuhet se është gjithashtu në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në bregdetin e saj të Adriatikut, në Port Romano. Kryeministri është rreshtuar fort pas anëtarëve anti-rusë të bllokut, duke pritur një samit rajonal javën e kaluar për të ndihmuar kryeministrin ukrainas Vladimir Zelensky të lutet për më shumë ndihmë ushtarake.

    Tirana priti gjithashtu një vizitë muajin e kaluar nga Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken. Diplomati amerikan u mburr gjatë një konference për shtyp me Ramën se Shqipëria kishte qenë një nga vendet e para që dërgoi armë në Kiev pasi Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake kundër Ukrainës në shkurt 2022.

    Burimi: RT

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2023, 17:20
  2. Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë!
    Nga Akuamarini në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-08-2018, 14:55
  3. Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s
    Nga Akuamarini në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-03-2018, 08:14
  4. Area 51 - Baza ajrore me sekrete e SHBA-ve.
    Nga pendex në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 15:07
  5. Tragjedi ne Kucove....:(
    Nga shkodrane82 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 16:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •