Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
Libri "Visare nga Kurbini" perbehet nga dy boshte tematike kryesore. Fjalet popullore e dialektore a krahinore kurbinase si dhe frazeologjizmat e asaj krahine, te cilat ndjellin ne menyre te vecante vemendjen e dialektologeve, lekskiologeve dhe pergjithesisht gjuhetareve dhe dashamireve te fjales se bukur e burimore shqipe. Kemi aty, ne te vertete, nje Fjalorth te fjaleve popullore te Kurbinit, te mbledhura me kujdes e perkushtim dhe te shpjeguara e te pajisura me shembuj sipas kritereve te leksikologjise se sotme. Si dialektolog, gjej rastin te them se aty gjejme mjaft forma fjalesh e kuptime dialektore me interes, per hir te te cilave mund te zhdavarisim me mire vijezimin e disa prej izoglosave te te folmeve te gegerishtes qendrore ne dallim nga ato te te folmeve te tjera fqinje. Ne menyre te vecante jane me interes aty emrat e veshjeve popullore kurbinase, qe shfaqin nje larmi te madhe si dhe, nganjehere, perthekohen edhe me te dhena e gjurme interesante te etnologjise e te etnografise se te folurit. Edhe nga kjo pikepamje qemtimi i imte dhe materiali i besueshem qe sjell autori eshte nje nga vlerat e librit. Le te permendim, nder te tjera, fjale me vlera etnolinguistike si dar s,-i, ai qe merret me ndarjen e pasurise se nje familjeje, dari,-a, dhurate qe i behet dhendrit nga motrat e kunatat diten e marteses; deshar,-i, ai qe i blaton dhendrite nje dhurate diten e marteses; magjatore,-ja , gruaja qe gatuan ne magje; serplak,-u , plak qe zgjidhej per te pleqeruar e gjykuar sipas se drejtes zakonore etj.
Po ashtu me shume interes e prurje te vlefshme jane emrat e lojerave popullore, te veglave e te orendive te ndryshme, si dhe nje numer i mire eufemizmash qe sillen aty. Ne pjesen etnofolklorike, mund te permendim, se pari, fjalet e urta kurbinase, ku ai ka mbledhur si te thuash nektarin e mencurise kurbinase, duke na dhene nje pasuri te vlefshme fjalesh apo moterzimesh te fjaleve te urta shqiptare, te cilat ne ate krahine kane,ne mos tjeter, ndonje ngjyrese te vecante e sidomos shprehen ne nje te folme me tipare vertet terheqese jo vetem per studiuesin qe merret me dialektologji. Te tilla jane, p.sh.: Bukuria hajk (iken) e ditunia ngel; Dora ne balte e buka me mjalte; Fjala e mire ne dite te keqe; Mos e nga te ligun pa pune se e ban trim me perdhune; Po te rrajsh (te rrish) me ujq, do msojsh ulerimen etj.
* * *
Nga ana etnologjike, sigurisht, ne materialet e vellimit "Visare nga Kurbini" jane me interes veshjet popullore te krahine, te cilat na shfaqen sa te pasura e te larmishme, aq edhe te vlefshme nga pikepamja leksikore, si dhe shpjegimet, te dhenat e shqyrtimet rreth organizimit shoqeror ne Kurbin. Mund te permendim, nder te tjera, rrethanen interesante se te vjetrit e asaj ane thone se kurbinasit, ndonese kane qene te besimit katolik, nuk kane bere be fetarisht ne emra shenjtoresh por sipas tradites se vjeter etnike;, ku shquajne: per ateqiell, per atediell, per ketedhe, per ato shkrepa (shkembenj), per ate gur, per bese, pasha buken, per dhet tem (per dheun tim), per gur te vorreve (varreve) etj. Me interes jane aty edhe shqyrtimet e pershkrimet rreth familjes patriarkale kurbinase, si dhe rreth disa kategorive te organizimit shoqeror te Kurbinit, si p.sh. per bajrakun, fisin e vellazerine dhe pergjithesisht per ndarjen shoqerore dhe organizimin e familjes e te gjinise ne kohet e vjetra si dhe gjurme mbeturinore te tij deri ne kohet e reja. Me interes etnologjik dhe etnolinguistik jane aty sa lidhet me termat kanunore; zot shtepie; apo i zoti i shtepise; duke pershkruar te drejtat dhe detyrat qe kishte ai ne jeten familjare e shoqerore, lidhur me pronen etj, si dhe te drejtat e detyrat e kryefamiljarit kurbinas. Aty flet edhe per doket e praktikat e ndryshme te marteses, te lindjes, vdekjes etj, duke bere edhe krahasimin me traditat e krahinave te tjera te Veriut, ku autori shfaq edhe njohjen e tij mjaft te gjere e te sigurte te etnologjise shqiptare.
Dy fjale per autorin
Libri "Visare nga Kurbini", permbyll ciklin e punes studimore shkencore te N. Lleshit per t'i lene udhe krijimtarise letrare e artistike te tij ne gjini te ndryshme. Ne rreshtat biobiblografik qe i prijne librit mesojme se, nder te tjera, Nikolle Gj. Lleshi eshte edhe nje shkrimtar prodhimtar e autor i disa dramave, te cilat edhe i ka vene ne skene ne teatrin amator te Kurbinit, si "Nusja e bjeshkeve", "Takim apo duel", "Gjygji i gjakut", komedine me nje akt "Jam vendas dhe pike". Gjithashtu ai ka pergatitur edhe vellimin me vjersha "Rrebelimi i shpirterave" si dhe nje vellim me drama e me tregime. Si gazetar i jashtem dhe telekronist i RTSH-se, Nikolle Gj. Lleshi ka realizuar emisione te ndryshme per Kurbinin, Mirditen, nder te cilat mund te permenden filmat me metrazh te shkurter "Mirdita Mirdite" dhe "Kurbini". Mendoj se libri "Visare nga Kurbini", i zotit Nikolle Gj. Lleshi do te pritet mire nga lexuesit dhe do te sherbeje per te njohur me mire pasurine etno-folklorike e historike si dhe te folmen shume interesante te Kurbinit.
Krijoni Kontakt