Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 99
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    MITROPOLIA E BERATIT

    Në shekullin V në fronin e Perandorisë Bizantine u ngjit Pulqeria, e motra e Theodhosit të Madh. Ajo u martua me plakun Marcian dhe vizituan qytetin e Antipatreas (Beratin), të cilin e pagëzoi me emrin e saj Pulqeriopolis, që do të thotë qyteti i Pulqerias. Kjo e fundit ndërtoi Manastirin e Shën Mërisë Vllahernës dhe krishterimi në Episkopatën e Pulqeriopolit filloi të zhvillohej. Në fillimet e shekullit IX Berati u pushtua nga sllavët, të cilët filluan që ta quajnë Beligrad. Kjo vërtetohet nga një letër që papa i Romës Joani XII i dërgon Borisit të bullgarëve duke e vlerësuar Beligradin si një seli të rëndësishme episkopale. Mirëpo me krijimin e Kryeepiskopatës së Ohrit më 1020, Berati kaloi në juridiksionin e kësaj episkopate. Mitropolia e Beratit në vitin 1767 hyri në listën e mitropolive të Kostandinopojës. Mitropoliti mbante titullin: “I Përndershmi Mitropolit i Veligradit dhe i Kaninës”. Emrin Berat e mori në vitin 1431, në kohën e pushtimit osman. Pra fillimisht quhej Antipatrea, në vijim Pulqeriopolis, Beligrad dhe më në fund Berat. Sipas regjistrit turk të vitit 1431, brenda murreve të kalasë gjendeshin 227 familje, të cilat numëronin rreth 1500 banorë.(3)

    Mitropolia e Shenjtë e Beratit para vitit 1967 kishte 80 enori dhe katër manastire. Mitropolia ka në juridiksion këto zëvendësi episkopale vendore: Berati, Vlora, Fieri, Lushnja. Sipas radhës kronologjike disa nga Mitropolitët e Beratit kanë qenë:

    Nektari (1668),
    Partheni (1683),
    Ignati (1685),
    Nektari (1699),
    Dionisi (1710),
    Theodhosi (1715-1716),
    Niqifori (1718-1725),
    Kozmai (1727-1734),
    Metodi (1736- 1751),
    Joasafi (1725-1759),
    Efthimi i dytë (1761-1763),
    Partheni (1763-1765),
    Joasafi përsëri (1765-1767),
    Ioaniqi (1768-1769),
    Gjerasimi (1769-1772),
    Joasafi (1772),
    Meleti (1800),
    Joasafi (1802),
    Anthimi (1855),
    Vasili (1900),
    Kaliniku (1909),
    Ioaqimi (1911),
    1911-1923 pa Mitropolit,
    Kristofor Kisi (1923),
    Agathangjel Çamçe (1929),
    Visarion Xhuvani (1941),
    Kirilli (1949),
    Ignat Trianti 24 qershor 1992 u bë zgjedhja dhe më 18 korrik 1998 u bë fronëzimi.(4)


    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.26.57 PM.jpg

Shikime: 590

Madhësia:  26.7 KB

    MITROPOLITI I BERATIT IGNATI

    Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe i Kaninës, Imzot Ignati ka lindur në 8 nëntor të vitit 1934 në fshatin Prodhromas të Thivës në një familje arvanitase. Siç pohon edhe vetë ai, gjuhën e bukur shqipe e ka mësuar nga nëna. Studioi në shkollën kishtare Patmiadha si dhe në fakultetin teologjik të Universitetit të Athinës. Gjithashtu është diplomuar në Konservatorin e Pireut. Ka shërbyer si predikues laik në Kryeepiskopatën e Shenjtë të Athinës. Më 21 shtator të vitit 1967 është dorëzuar murg në manastirin e Shën Lukës në Livadhja, ndërsa më 24 shtator 1967 u dorëzua dhjak. Më 15 tetor 1967 u hirotonis në gradën priftërore nga Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë, Nikodhimi. Më pas shërbeu si meshtar në kishën katedrale dhe si Epitrop Arkihierark i Thivës (1967- 1972). Igumen i Manastirit të shenjtë “Oshënar Lluka” të Livadhjasë (1968-1976) dhe “Oshënar Serafimi” të Dhomvus (1975-1996), predikues (1972-1992) dhe atë shpirtëror i Mitropolisë së Shenjtë (1992-1996). Mitropoliti i Beratit Ignati ka shkruar: 1-Koleksionin me tre vëllime “Poezitë e kallogjerit”. 2-”Përulësia sipas shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës”. 3- ”Jerondi i Patmos, Jeromonaku Amfiloqios Makri”, me të cilin u nderua nga Akademia e Athinës. Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe i Kaninës dhe më 27 korrik të vitit 1996 u dorëzua në gradën episkopale në Katedralen e Shën Gjergjit në Fanar. Ceremonia e fronëzimit u zhvillua në Berat në 18 korrik 1998.(5)

    KISHAT DHE MANASTIRET

    Mitropolia e Beratit para vitit 1967 kishte 80 enori dhe katër manastire, ndërsa sot ka në juridiksion këto zëvendësi episkopale vendore: Berati, Vlora, Fieri, Lushnja. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë:

    Në Berat: Mitropolia e Beratit, kisha katedrale e Beratit, kisha e “Shën Timoteut”, kisha e “Shën Elias”, kisha e “Kryeëngjëllit Mihail”, kisha e “Shën Marisë”, kisha në Gorisht, kisha e “Shën Dhimitrit”, kisha në Vokopolë.

    Në Kuçovë: Kisha e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses” në Kozarë.

    Në Mallakastër: Bazilika e Ballshit, kisha e “Shpërfytyrimit të Krishtit” në Greshicë.

    Në Vlorë: Manastiri i “Shën Marisë” në Zvërnec, kisha e “Shën Joan Teologut” në Zvërnec, kisha e “Shën Todrit”, kisha e “Shën Dhimitrit” në fshatin Dukat, kisha e “Shën Thanasit” në Selenicë, kisha e “Shën Parashqevisë” në Skrofotinë, kisha e “Shën Spiridhonit”, kisha e “Pesë Martirëve” në Bestrovë, kisha në fshatin Mëkat, kisha e “Gjithë Shenjtorëve”.

    Në Fier: Katedralja e “Shën Gjergjit”, kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Nikollës” në Vanaj, kisha e “Shën Kollit”, kisha e “Trinisë së Shenjtë”, kisha e “Kryqit të Shenjtë”, kisha e Gradishtës, kisha e “Shën Spiridonit”, kisha e “Shën Mihalit”, kisha e “Shpërfytyrimit” në fshatin Agim, kisha në Pishporo, kisha e “Shën Kozmait”.

    Në Lushnjë: Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në Ardenicë, kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Thanasit”, kisha e “Shën Gjergjit”, kisha e “Shën Mihalit”, kisha e “Shën Kollit”, kisha “Fjetja e Hyjlindëses” në Rrupaj, kisha e “Shën Gjergjit”, kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Parashqevisë”.

    KLERIKËT

    Klerikët e Dioqezës së Beratit janë: Imzot Ignati, atë Lili Bita, atë Bartolome Bullari, atë Petraq Simsia, atë Arqile Doko, atë Konstandin Doko, atë Rafail Redhi, atë Lili Zaka, atë Aristidh Ziu, atë Thoma Bane, atë Aristidh Gjyrgji, atë Llazar Nushi, atë Athanas Papa, atë Ilia Prifti, atë Arqile Sako, atë Mihal Shuli, atë Angjel Basha, atë Dhimitraq Kushi, atë Sotiraq Prifti, atë Spiro Bulika, atë Ilia Qirjo, atë Jani Konomi, atë Sotir Prifti, atë Niko Bregu, atë Gori Ndreko, atë Nikolla Mandro, atë Niko Lushi, atë Spiro Pipa, dhjakon Anastas Vrapi, dhjakon Joan Qako etj.

    KISHAT MONUMENT KULTURE

    Lushnjë. Manastiri i “Shën Mërisë” në Ardenicë, 1948, kisha e “Shën Thanasit” në Karavasta, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Bishqethëm, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Toshkëz, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Krutjen e Sipërme, 1963, kisha e “Shën Todrit” në Kadipashaj, 1963.

    Fier. Manastiri i “Shën Mërisë” në Pojan, 1963, kisha e “Shën Kozmait” dhe “Shën Mërisë” në Kolkondas, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Kurjan, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Libofshë, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Strumë, 1970, kisha e “Shën Kollit” në Vanaj, 1963, kisha e “Shën e Premtes” në Hoxharë, 1979, kisha e “Shën e Premtes” në Sop, rrënojat e bazilikës së Ballshit, bazilika A, B, C, D në Bylis.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.34.19 PM.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  39.5 KB

    Berat. Kisha e “Shën Mëhillit”, 1948, kisha e “Shën Triadhës” në kala, 1948, kisha e “Shën Marisë” në Mbreshtan, 1979, kisha e “Shën Marisë Vllahernës” në kala, 1948, kisha e “Ungjillëzimt” në Kozarë, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Perondi, 1963, kisha e “Shën Mitrit” në Debranik, 1970, kisha e “Shën Mitrit” në Poliçan, 1977, kisha e “Shën Todrit” në kala, 1948, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” në kala,1948.

    Vlorë. Manastiri i “Shën Mërisë” në Zvërnec, 1963, kisha e manastirit të “Panaiasë” në Dhërmi, 1963, kisha e manastirit të “Shën Mitrit” në Qeparo, 1963, kisha e “Marmiroit” në Pashaliman, 1963, kisha e “Sergjit dhe Bakut” në Himarë 1963, kisha e “Shën Mërisë së Athalit” në Himarë 1963, kisha e “Gjithë shenjtorëve” në Himarë 1970, kisha e “Shën Spiridhonit” në Vuno, 1963, kisha e “Ipapandisë” në Dhërmi, 1963, kisha e “Shën Mëhillit” në Vuno, 1963, kisha e “Mesodhisë” në Vuno, 1963, rrënojat e kishës së “Shën Stefanit” në Dhërmi, 1963, rrënojat e kishës së “Shën Kollit” në Armen, 1963, rrënojat e kishës së “Shën Ndreut” në Himarë, 1980, rrënojat e kishës së “Shën Gjergjit” në Brataj, 1980, kisha e “Shën Sotirës” në Vuno, 1979.



    3) - Arjan Kaja, Xovani Shyti, Berati, gur i rëndë në historinë e qytetërimit shqiptar, Tema, 26 dhjetor 2007, faqe 12-13.
    4) - Maksim Çuko, Qytetërimi dhe krishterimi në Myzeqe, Tekno Peper, Tiranë 2004, faqe 42.
    5) - Xhovani Shyti, Abedin Kaja, Jam arvanitas, nga nëna kam mësuar gjuhën e bukur shqipe, Tema, 12-13 mars 2006, faqe 12-13.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2024 më 21:48

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    MITROPOLIA E KORÇËS

    Korça është një qytet relativisht i ri. Gjon Muzaka në dorëshkrimin “Historia dhe gjenealogjia e Derës së Muzakajve” e përmend Korçën si një kështjellë që ekzistonte aty nga fundi i shek. XIII. Sipas Nuçi Naçit, Korça kishte dy lagje të mëdha, Varoshin ku banonin të krishterët dhe Kasabajnë ku banonin myslimanët. Lagja e Varoshit ndahej në dy pjesë, në Varoshin e Sipërm, që kishte tetë mëhalla, të Panços, Manos, Mantos, Qiros, Barçit, mëhallën e re dhe atë të Kalasë, ndërsa Varoshi i Poshtëm kishte mëhallën e Shën Mërisë. Megjithatë tregu ishte i përbashkët si për të krishterët ashtu edhe për myslimanët.6 Përpara sundimit osman Korça ka qenë një qytet i vogël.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.40.41 PM.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  52.6 KB

    Në një akt kishtar të shekullit XIV Korça përmendet si Episkopatë e Mitropolisë së Selasforit dhe nga pikëpamja e juridiksionit kishtar varej nga Patriarkana e Ohrit deri në vitin 1767. Zhvillimin e qytetit e ndihmoi pozicioni i favorshëm gjeografik, si qendër në rrugën tregtare që lidhte Maqedoninë me Epirin. Kështu në shek. XVII Korça u bë qendër e rëndësishme episkopale, mbasi patriku i Ohrit e ngriti atë në shkallën e Mitropolisë. Mitropolia e Korçës i ka fillimet në shekullin XVII. Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses në lagjen Varosh i Poshtëm, që konsiderohej si kisha më e vjetër e Korçës ka qenë manastir për kallogjerët. Ajo kohë mbas kohe është djegur dhe bashkësia me shpenzimet e veta e ka rindërtuar. Patriku i Ohrit Joasaf në vitin 1752 i ka dhuruar kësaj kishe një shtëpi me oborr. Kisha katedrale Burimi Jetëdhënës ka filluar të ndërtohet në vitin 1707. Për të ngritur këtë tempull ka punuar i gjithë populli i Varoshit. Ktitorët e saj ishin Marko Vasili, Haxhi Koçi dhe Shamo, të cilët, përveç ndihmave financiare dhe materiale, janë përpjekur për të nxjerrë fermanin nga Stambolli. Pranë kishës u ndërtua edhe mitropolia në ditët e kryepriftit Neofit nga Gjirokastra më 15 korrik të vitit 1857. Mitropoliti Neofit pasi u mor vesh me tregtarët korçarë themeloi Arkën për arsimin, e cila quhej Llaso. Më 12 nëntor 1876 u hartua rregullorja e arkës popullore Llaso, i cili përbëhej nga 12 nene dhe 5 kapituj.(7)

    Kryetar i Llasos ishte vetë Mitropoliti Neofit Gjirokastriti, i cili çdo vit në të kremten e Tre Hierarkëve lexonte emrat e dhuruesve. Sipas rregullores përmendeshin të gjithë dhuruesit, pavarësisht nga shuma që patën ofruar. Nga dhuruesit mund të kujtojmë Dhimitër Çikën, i cili ka ofruar 8.000 lira angleze, Vangjel Kriston me 3.000 lira, Kostandin Filipin me 1.600 lira, Jorgo Noskun me 5.000 lira franceze etj. Më 20 gusht të vitit 1894 Mitropolia e Korçës u dogj. Më pas ajo u rindërtua prej Thoma Adhamit në vitin 1896. Ky i fundit ishte tregtar me origjinë nga Vithkuqi. Dhuruesi kryesor ka qenë Jovan Banga, i cili ka lindur në Korçë në vitin 1814. Në moshën 19-vjeçare ai emigroi në Egjipt dhe u vendos në Kajro. Fillimisht ushtroi zanatin e rrobaqepësit dhe më pas u muar me kultivimin e sipërfaqeve të mëdha tokash. Me punën e tij Jovan Banga grumbulloi pasuri të madhe, të cilën më 1889 me anën e një prokure të posaçme ia dorëzoi për administrim qeverisë greke. Sipas prokurës një fond kaloi në ndërtimin e spitalit “Vangjelismos” të Athinës, një pjesë e parave për mirëmbajtjen e gjmnazit të Korçës, një pjesë tjetër u përdor për arsimimin e të rinjve korçarë në Universitetin e Athinës etj. Me një pjesë të parave u çel seminari “Jovan Banga” në qytetin e Korçës.(8) Ndërtesa e Mitropolisë vazhdoi të funksionojë deri në vitin 1967 kur u sekuestrua. Në vitet 1988-1989 ndërtesës iu bë një rikonstruksion, sepse përdorej si shkollë ku përgatiteshin kuadrot e Partisë së Punës. Ndërsa në vitet 1995-1996 Mitropolisë së Korçës iu bë rikonstruksion tërësor me fondet e grumbulluara nga Kryeepiskopi Anastas.(9)

    Që nga viti 1922 deri në vitin 1929 qendra e Kryeepiskopatës ka qenë në Korçë. Mitropolitët e Korçës kanë qenë:

    Josifi (1500),
    Timoteu (1566),
    Gavrili (1572),
    Neofiti (1624- 1628),
    Ignati (1668),
    Partheni (1670-1676),
    Makari (1691-1693),
    Danieli (1694-1709),
    Joasafi (1709-1719),
    Nikifori (1746-1752),
    Makari (1752-1756),
    Dionisi (1757-1766),
    Genadi (1766-1779),
    Joakimi (1779-1790),
    Kostandini (1790-1798),
    Joasafi (1798- 1816),
    Meleti (1816-1827),
    Visarioni (1827-1835),
    Kirili (1835- 1845),
    Neofiti (1845-1874),
    Dorotheu (1874-1885),
    Filotheu (1885-1893),
    Grigori (1893),
    Anthimi (1893-1894),
    Krisanthi (1894-1895),
    Gjervasi (1895-1902),
    Foti (1902-1906),
    Gjermanosi (1910-1918),
    Visarion Xhuvani (1929),
    Evlogjio (1937-1939),
    Paisi (1948),
    Filotheu (1952),
    Kristodhuli (1992),
    Joani (1998 e në vazhdim).


    MITROPOLITI I KORÇËS JOANI

    Imzot Joani ka lindur në Tiranë më 1 Janar të vitit 1956 në një familje bektashiane, e cila nuk shihej me sy të mirë nga rregjimi komunist. Babai i tij konsiderohej “armik” dhe ka qenë i burgosur politik. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Tiranë.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.42.29 PM.jpg

Shikime: 603

Madhësia:  35.5 KB

    Në vitin 1975, kur Joani ishte në vitin e fundit të gjimnazit një shok i dha një Bilël në frëngjisht. Leximi i Shkrimit të Shenjtë dhe librave të tjerë fetarë bëri që Joani të pranonte krishterimin. Në vitin 1979 u pagëzua në fshehtësi nga prifti i patrembur atë Kozmai, në shtëpinë e këtij të fundit. Joani filloi të merte pjesë në takimet që organizonin të krishterët e fshehtë. Pas përfundimit të gjimnazit punoi në Spitalin Psiqiatrik të Tiranës. Në vitin 1990 shkoi në SHBA dhe kreu studime teologjike në Fakultetin e “Kryqit të Nderuar” në Boston falë një të drejte studimi të caktuar nga shqiptarët e Amerikës në përkujtim të Imzot Fan Nolit. Kur ishte student ai hyri në kontakt me Kryeepiskopin Anastas, i cili u bë ati i tij shpirtëror. Më 1993 u gradua nga kjo shkollë Master në studimet teologjike dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku filloi të kontribuojë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke dhënë mësim në Seminarin Teologjik “Ngjallja”. Imzot Joani ka dhënë lëndën e Dogmatikës dhe të Dhiatës së Vjetër. Më 27 shkurt 1994 u hirotonis dhjak nga Kryeepiskopi Anastas dhe më 4 dhjetor 1996 u dorëzua në gradën priftërore. Më 1995 u kthye në SHBA për të ndjekur studimet pasuniversitare në Fakultetin e “Kryqit të Nderuar”, me bursë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe në vitin 1996 mori Masterin e dytë në teologji. Më 18 korrik 1998 u hirotonis dhe më 20 korrik 1998 u fronëzua si Mitropolit i Korçës. Imzot Joani ka përkthyer shqip këta libra teologjikë. 1- Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996. 2-Besimi Ortodoks. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997. 3-Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997. 4-Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000. 5-Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002 6-Shën Siluani, botuar më 2003 7-Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike. 8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë).

    Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën “Ngjallja”, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del revista “Tempulli”, me nivel të pëlqyeshëm.(10)


    KISHAT DHE MANASTIRET

    Mitropolia e Korçës para vitit 1967 kishte 110 enori dhe shtatë manastire, ndërsa sot përbëhet nga këto zëvendësi episkopale vendore: Korça, Kolonja, Leskoviku, Pogradeci. Kishat e kësaj mitropolie sipas komunave janë:

    Në Korçë: Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Mitropolia e Korçës, kisha e “Shën Sotirit”, kisha e “Fjetjes së Hyjlindëses” në Drenovë, kisha e “Shpërfytyrimit” në Polenë, kisha e “Trinisë së Shenjtë”, kisha në fshatin Pendavinjë, kisha në fshatin Çiflik, kisha e “Shën Mihalit” në Liqenas, kisha e “Shën Mihalit” në Gostivisht.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.44.13 PM.jpg

Shikime: 612

Madhësia:  60.0 KB

    Në Devoll: Kisha e “Shën Parashqevisë” në Bilisht. Në Kolonjë: Kisha e “Ngjalljes së Krishtit”, kisha e “Fjetjes të Hyjlindëses” në Ersekë, kisha e “Profetit Ilia”, kisha në fshatin Bezhan.

    Në Pogradec: Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, kisha e “Shën Thanasit” etj.


    KLERIKËT

    Klerikët e Dioqezës së Korçës janë: Imzot Joani, atë Jani Trebicka, atë Spiro Katundi, atë Pandeli Kosta, atë Viktor Konomi, atë Dhimitër Veriga, atë Ilia Kotnani, atë Sotiraq Dinka, atë Andrea Mihali, atë Pandeli Plaku, atë Thoma Samara, atë Kristaq Viso, atë Sotiraq Bili, atë Todi Jovani, atë Vasil Vasili, atë Klimo Paço, atë Vasil Skordileva, atë Mihal Lara, atë Aleks Themelko, etj.

    KISHAT MONUMENT KULTURE

    Korçë. Manastiri i “Shën Prodhromit” në Voskopojë, 1948, kisha e Manastirit të “Shën Marisë” në Lubonjë, 1963, kisha e “Shën Thanasit” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Mëhillit” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Kollit” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Marisë” në Voskopojë, 1948, kisha e “Shën Jovanit” në Boboshticë, 1963, kisha e “Shën Mitrit” në Boboshticë, 1963, shpella e Maligradit, kisha e “Ristozit” në Mborje, 1948, kisha e “Shën Gjergjit” në Shipckë, 1963, kisha e “Shën Triadhës” në Lavdar të Oparit, 1963, kisha e “Shën Mitrit” në Bezmisht, 1970, kisha e “Shën Marisë” në Vithkuq, 1963, kisha e “Shën Mëhillit” në Vithkuq, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Dardhë, 1970, shpella e “Shën Marisë” në Bezmisht, 1963, kisha e “Shëndëlliut” në Voskopojë, 1963.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.45.57 PM.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  90.4 KB

    Pogradec. Manastiri “Shën Marenës” në Llëngë, 1948, rrënojat e kishës paleokristiane dhe mozaikët në Lin, 1973, rrënojat e kishës Bizantine në Lin, 1973.



    6) - Vepror Hasani, Dy lagjet e para Varosh e Kasaba me tetë mëhallat, Metropol, 15 mars 2007, faqe 16.
    7) - Mihal Sonellari, Një traditë, e cila jeton së bashku me qytetin, Ngjallja,
    8) - Alma Gjermani, Dhuruesit korçarë të shek. XIX, Tempulli, Nr. 13, Korçë 2008, faqe 18-20.
    9) - Arben Gjata, Mitropolia e Korçës dhe ndërtesa e saj, Ngjallja, Tetor 2002, faqe 4.
    10) - Gëzim Ashimi, Kush është Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, Tirana Ob- server, 8 dhjetor 2006, faqe 2.

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    MITROPOLIA E GJIROKASTRËS

    Episkopata e Drinopojës e ka pasur rezidencën në qytetin e vjetër të Drinopojës, i cili gjendej ndërmjet fshatrave Goricë dhe Terihat të Dropullit të sotëm. Kisha katedrale e kësaj episkopate i ishte kushtuar Metamorfozës së Shpëtimtarit. Episkopi i Drinopojës, Ypati në vitin 516, ka marrë pjesë aktive në Sinodin lokal të Epirit. Rreth vitit 516 qyteti i madh i Drinopojës u shkatërrua prej sulmeve të gotëve dhe qendra episkopale kaloi në Kladianë dhe më vonë në Kardhiq. Kisha katedrale ishte ajo e Shën Kollit, në manastirin e Cepos. Kjo kishë u ndërtua në vitin 668 nga perandori Kostandin Pogonati. Më 1395 Gjon Yenevisi e trasferoi qendrën episkopale në Gjirokastër ku gjendet edhe sot.(11)

    Në korrik të vitit 1835 episkopata e Drinopojës me anën e një vendimi patriarkal u kthye në mitropoli. Në juridiksionin e kësaj mitropolie vihen edhe episkopata e Delvinës dhe ajo e Himarës. Mitropoliti i parë ka qenë Imzot Paisi, i cili mbante titullin Mitropolit i Drinopojës, Delvinës dhe Himarës. Në rendin e mitropolive të Patriarkanës Ekumenike, Mitropolia e Drinopojës, Delvinës dhe Himarës radhitej e 64-ta. Më 1922 kur u shpall autoqefalia e K.O.A.Sh-it, kjo mitropoli zbriti në rang episkopate me titullin Episkopata e Drinopojës, Delvinës dhe Himarës.(12)

    Në vitin 1937, pas dhënies së Tomusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dy mitropolitë u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë, ajo e Gjirokastrës u formua nga ndarja e Mitropolisë së Drinopolit. Mitropolitët e Drinopojës (Gjirokastrës) kanë qenë:

    Theodhosi (432),
    Joaniqi (432),
    Jakovi (432-440),
    Anania (440-445),
    Eftiki (449-451),
    Ipati (523-559),
    Ignati (559- 568),
    Nikodhimi (568-590),
    Sosipatri (590-640),
    Kozmai (754- 787),
    Vasili (822),
    Thomai (1229),
    Simeoni (1510-1526),
    Makari (1565),
    Jakovi (1587-1595),
    Neofiti (1604),
    Mateu (1614-1621),
    Kalisti (1630-1636),
    Gavrili (1637-1638),
    Sofjanoi (1672-1700),
    Mitrofani (1752-1760),
    Dositheu (1760-1799),
    Gavrili (1799- 1827),
    Joakimi (1828-1835),
    Pais Bizantini (1835),
    Neofit Kekezi (1835-1841),
    Nikodhimos Ankris (1841-1848),
    Pandelejmoni (1848-1867),
    Grigori (1867-1899),
    Lukas Petridis (1899-1909),
    Vasil Papakristu (1909-1929),
    Thanas Ambrozi (1929-1937),
    Panteileimon Kotoko (1937-1952),
    Damjan Kokoneshi (1952- 1966),
    Aleksandër Kalpakidhi (1992-1998),
    Kryeepiskopi Anastas, me cilësinë e mbikëqyrësit të Mitropolisë së Gjirokastrës (1998-2006),
    Dhimitër Sinaiti 11 nëntor 2006 e në vazhdim.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.52.12 PM.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  30.0 KB

    MITROPOLITI I GJIROKASTËRS DHIMITRI

    Dhimitër Sinaiti në 15 vitet e fundit ka shërbyer si zëvendësmitropolit i Gjirokastrës. Ai ka qenë pjesëtar i vëllazërisë së njohur murgërore të Sinait, në Egjipt dhe është një nga studiuesit dhe kataloguesit e dorëshkrimeve të famshme që u zbuluan aty, mes të cilëve edhe dorëshkrimi më i vjetër i Dhiatës së Re. Hirësi Dhimitrin e kam pasur profesorin e Dhiatës së Vjetër në Seminarin Teologjik të Durrësit dhe ruaj kujtimet më të mira për të. Kopetent në mësimdhënie dhe korrekt me studentët. Me këto fjalë mund të përmbledh respektin dhe konsideratën që kam për këtë njeri të përkushtuar tek Perëndia. Dorëzimi i tij në gradën episkopale u krye më 16 nëntor 2006, në Katedralen e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani, ndërsa fronëzimi si Mitropolitit i Gjirokastrës u bënë më 26.11.2006, në kishën e Kryeengjëjve në Gjirokastër. Shërbesa u krye në shqip dhe greqisht, sipas specifikës së kësaj mitropolie, gjë që dëshmon harmoninë dhe respektin e ndërsjellë mes besimtarëve.


    TOMI PATRIARKAL PËR KRIJIMIN E EPISKOPATËS SË GJIROKASTRËS

    +Veniamini me mëshirë të Perëndisë, Kryeepiskop i Kostandinopojës, i Romës së Re dhe Patrik Ekumenik.

    Kisha ka për detyrë të saj të kujdeset për drejtimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve kishtare dhe duke pasur të drejtën e vjetër të krijimit apo të suprimimit të dioqezave, sipas nevojave të çdo kohe, të rregullojë pjesërisht apo tërësisht qenien dhe qeverisjen e tyre. Meqenëse edhe në këtë rast, në mbledhjen e tanishme të Sinodit u pa se një pjesë e Mitropolisë së Shenjtë të Drinopolit e Gjirokastrës, pas shpalljes në kohët e fundit të pavarësisë së Mbretërisë Shqiptare, përfshihet në territorin e saj, u gjykua se është më e dobishme dhe më e përshtatshme me gjendjen e tanishme, të shkëputet nga kjo pjesa tjetër e dioqezës së shenjtë të lartpërmendur dhe të nderohet e të ngrihet në dioqezë kishtare më vete, sot për sot në varësi dhe drejtim nga Froni ynë i Tërëshenjtë Patriarkal, Apostolik dhe Ekumenik dhe që në të ardhmen të bëjë pjesë edhe kjo në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë që po formohet. Modestia jonë, duke gjykuar bashkë dhe me mitropolitët tanë të hirshëm, vëllezërit tanë të dashur bashkëmeshtarë me shpirtin e shenjtë, vendosëm dhe caktuam sinodikisht që: Pjesa e Mitropolisë së Tërëshenjtë të Drinipolit dhe Gjirokastrës, që ndodhet në Mbretërinë e Shqipërisë, të jetë që tani e tutje dioqezë kishtare më vete, me nderimin dhe vlerësimin e një aspirate dhe me emrin: “Episkopatë e Hirshme e Gjirokastrës”, kryeprifti i vendosur në të me zgjedhje kanonike të emërohet: “Episkop i Hirshëm i Gjirokastrës” duke gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë kryepriftërinjve në aktivitet. Prandaj, si dëshmi, vërtetim dhe konfirmim të qëndrueshëm të atyre që gjykuan dhe vendosën kishtarisht, u bë dhe Tomi ynë Patriarkal e Sinodik, i regjistruar dhe i nënshkruar në Kodikun e Kishës sonë të madhe e të Shenjtë të Krishtit. Në vitin shpëtimtar 1937, muaji mars, periudha V, Patriku i Kostandinopojës Veniamin, Maksimi i Kalqidonës, Joaqimi i Dherkonit, Polikarpi i Prusës, Thomai i Prinqiponisë, Gjermanoi i Sardës, Gjenadi i Iliopojës dhe Thirës, Leonti i Theodoropojës, Konstandini i Irinopojës, Meleti i Kristopojës, Dorotheu i Laodicesë, Gjermanoi i Enit.(13)

    KISHAT DHE MANASTIRET

    Mitropolia e Gjirokastrës para vitit 1967 kishte 120 enori dhe 50 manastire, ndërsa sot përbëhet prej këtyre zëvendësive episkopale vendore: Gjirokastra, Pogoni, Delvina, Saranda, Himara dhe Përmeti. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë:

    Në Gjirokastër: Kisha katedrale e Gjirokastës, Mitropolia e Gjirokastës, Kisha e “Fjetja e Hyjlindëses” në Vrahogoranzi, kisha e “Kryeengjëjve”, kisha e “Shën Kozmait” në Vrisera, kisha në Kakavijë.

    Në Tepelenë: Kisha e “Profetit Ilia” në Lekël, kisha në Memaliaj, kisha në Tepelenë.

    Në Përmet: Kisha e “Shën Parashqevisë”, kisha “Shën Nikollës”, kisha e “Shën Marisë” në Leusë, kisha e “Ungjillëzimit” në Këlcyrë.

    Në Delvinë: Kisha e “Ungjillëzimit”.

    Në Sarandë: Manastiri i “Shën Gjergjit” në Çukë, kisha e “Shën Vasilit”, kisha e “Ngjalljes së Krishtit” në Ksamil, kisha e “Shën Harallambit”.

    Në Himarë: Kisha e “Gjithë Shenjtorëve”, manastiri i “Shën Dhimitrit” në Qeparo, kisha e “Shën Spiridonit” në Vuno.

    KLERIKËT

    Klerikët e Mitropolisë së Gjirokastrës janë: Imzot Dhimitri, atë Theodhori Nikolla, atë Ziso Karkashina, atë Thimio Kallama, atë Thodhori Papa, atë Jorgo Zaro, atë Athanas Qerimi, atë Romano Tralo, atë Vasil Thomollari, atë Kristo Çati, atë Kosta Dashi, atë Kristo Papa, atë Spiro Papa, atë Kozma Papasava, atë Panajot Petro, atë Vasil Qëndro, atë Grigor Qirjazati, atë Mihallaq Vasili, atë Thimio Xhallo, atë Mihal Zingo, atë Stefan Jano, atë Dhionis Taçi, atë Kristofor Lani, atë Nikolla Hajro etj.

    KISHAT MONUMENT KULTURE

    Gjirokastër. Manastiri i “Shën Qirjakut dhe Julitës” në Dhuvjan, 1963, manastiri i “Shën Mërisë” në Goranxi, 1963, manastiri i “Ungjillizimit” në Vanishtë, 1963, kisha e Manastirit të “Shpërfytyrimit” në Mingul, 1963, kisha e manastirit të “Shpërfytyrimit” në Çatistë të Pogonit, 1963, kisha e manastirit të “Shën Triadhës” në Pepel, 1963, kisha e manastirit të “Shën Ilias” në Jergucat, 1963, kisha e manastirit të “Shën Mërisë Spilesë” në Tranoshisht, 1970, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Koshovicë, 1977, kisha e manastirit të “Shën Mëhillit” në Nivan, 1977, kisha e “Profet Ilias” në Stegopull, 1963, kisha e “Shën Mërisë së Drianos “ në Zervat, 1963, kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Sopik, 1963, kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Zervat, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Peshkëpinë e Sipërme, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Vrahogoranxi, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Derviçan, 1970, kisha e “Shën Mëhillit” në Mingul, 1963, kisha e “Shën Mëhillit” 1963, kisha e “Shën Kollit” në Dhuvjan, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Saraqinisht, 1963, kisha e “Shën Gjergjit” në Nokovë, 1963, kisha e “Shën Thanasit” në Poliçan, 1963, kisha e “Shën Thanasit” në Selo, 1977, kisha e “Shën e Premtes” në Selckë, 1970, kisha e “Mezhanit” në Poliçan, 1963, kisha paleokristiane e Manastirit në Nepravishtë, 1973, kisha e “Shpërfytyrimit” 1963, kisha e “Apostujve të Shenjtë” në Hoshtevë, 1977, rrënojat e kishës së “Shën Anës” në Derviçan, 1963, rrënojat e bazilikës paleokristiane në Goricë, 1977, kisha e “Shën e Premtes” në Hllomo, Kisha e “Shën Mërisë” në Skore.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.57.24 PM.jpg

Shikime: 594

Madhësia:  49.1 KB

    Përmet. Kisha e “Shën Premtes” 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Leusë, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Seran, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Kosinë, 1963, kisha e “Shën Sotirit” në Tremishtë, 1970, kisha e “Shën Mërisë” në Bënjë, 1970, kisha e “Shën Mërisë” në Okdunan, 1970, kisha e “Shën Dëllisë” në Buhal,

    Sarandë. Manastiri “Shën Gjergjit” në Demë, 1963, manastiri “Shën Mërisë” në Krorëz, 1963, manastiri “Shën Mërisë” në Kakome, 1963, rrënojat e manastirit të “40 Shenjtorëve”, 1970, kisha e manastirit të “Shën Kollit” në Mesopotam, 1948, kisha e manastirit të “Shën Kollit” në Dhivër, 1963, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Mavrodhivri, Dhivër, 1963, kisha e manastirit të “Shën Thanasit” në Leshnicën e Poshtme, 1963, kisha e manastirit të “Shën Triadhës” në Kardhikaq, 1970, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Kameno, 1970, kisha e manastirit të “Shën Mërisë së Krimanovës” në Piqer, 1963, kisha e “Shën Mërisë” në Melçan, 1970, kisha e “Shën Thanasit” në Pecë, 1970, kulla e manastirit “Theollogos” në Cerkovinë, 1979, kisha e “Shën Gjergjit” në Leshnicën e Sipërme, 1963, kisha e “Shën Kollit” në Dhrovjanin e Sipërm, 1970, kisha e “Shën Thanasit” në Sopik, 1963, rrënojat e kishës në Çiflik, 1977, rrënojat e kishës së Kamenicës Palavli, 1970, kisha e “Shën Janit” në Delvinë 2002.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.57.50 PM.jpg

Shikime: 595

Madhësia:  63.4 KB





    11) - Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 9.
    12) - Dhimitër Beduli, Dioqeza e Gjirokastrës, Ngjallja, janar 2007, faqe 10.
    13) - Tomi Patriarkal e Sinodik i krijimit të Mitropolisë së Gjirokastrës, Ngjallja, shkurt 2003, faqe 3.

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    EPISKOPATA E APOLONISË

    Apolonia është themeluar në vitin 588 p.k. mbi një kodër pranë detit dhe ka qenë qyteti më i madh ndër 32 qytetet që mbanin këtë emër. Ciceroni e quante Apoloninë qytet i madh e hijerëndë. Që në shekullin V para Krishtit qyteti antik i Apolonisë preu monedhën e vet të argjendë.(14) Sipas Strabonit, Apolonia gjendej 60 stade greke larg detit Adriatik. Porti e lidhte atë me botën mesdhetare. Kulmin e lulëzimit, Apolonia e pati në shekullin IV para Krishtit. Në atë kohë qyteti zinte një sipërfaqe prej 138 hektarësh dhe rrethohej me mure mbrojtëse. Nga ndërtimet kryesore mund të përmendim agoranë, portikun, teatrin, odeonin, akropolin, bibliotekën etj. Në kohën e Augustit, Apolonia ka qenë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Ajo kishte një popullsi prej gjashtëdhejtë mijë banorësh.(15)

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 8.59.32 PM.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  77.0 KB

    Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana. Kristjanizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë që në shekullin i pas Krishtit prej apostull Pavlit, i cili dorëzoi në gradën episkopale Marinin. Në Kodikun e Bibliotekës së Jerusalemit, Marini renditet në vendin e 56 pas shën Qesarit, episkopit të Durrësit.(16)

    Në vitet e para të përhapjes së krishterimit në Apoloni është martirizuar Ibasi, i cili ishte me origjinë nga Athina. Gjithashtu në vitin 283 tre djem nga Athina kishin ardhur në Apoloni për të predikuar krishterimin. Dëshmorët e Apolonisë Feliksi, Hermesi dhe Pelegrini kanë jetuar në vitet e mbretërimit të perandorit Numerian. Ata flisnin për besimin e krishterë dhe për kotësitë e perëndive pagane. Tre djem të tjerë me origjinë nga Athina qenë larguar nga vendi i tyre dhe qenë vendosur në një shpellë pranë Apolonisë, ku bënin jetë asketike. Emrat e tyre qenë: dhjakoni Izaur dhe miqtë e tij Vasili e Inocenti. Djemtë shqiptarë dhe ata nga Athina kishin në shpirt një dëshirë. Kështu ata zunë miqësi me njëri-tjetrin. Një ditë djemtë nga Apolonia braktisën shtëpitë dhe u bashkuan me asketët, por kjo gjë nuk u pëlqeu prindërve të tyre, të cilët i denoncuan te prefekti i Apolonisë Triponti. Ky i fundit i arrestoi dhe u përpoq që t’i sillte përsëri në idhujtari, por djemtë iu përgjigjën se qenë të krishterë dhe do të vdisnin të tillë. Atëherë Prefekti urdhëroi që t’i dënonin me vdekje duke iu prerë kokat. Ndërsa Izauri, Vasili dhe Inocenti ranë në duart e të birit të prefektit Apolloni, i cili pasi i torturoi urdhëroi që t’u priteshin kokat. Kisha jonë i kujton gjashtë martirët e Apolonisë më 17 qershor.(17) Nga kjo dëshmi mësojmë se në rrethinat e Apolonisë ka pasur shpella asketike, të cilat u përdorën prej atyre të krishterëve, të cilët lanë kotësitë e kësaj bote dhe iu kushtuan lutjeve ndaj Perëndisë.(18) Nga praktikat e sinodeve ekumenike vërtetojmë se në Sinodin e Efesit të vitit 431, Mitropoliti i Durrësit Efkarios shoqërohej nga ndihmësi i tij episkopi i Apoloniadës Feliksi. Gjithashtu episkopi i Apoloniadës Eusebi ka nënshkruar aktet e Sinodit IV Ekumenik të Kalqedonisë, i cili u mbajt në vitin 451. Rreth shekullit V Apolonia filloi të braktisej. Popullata u shpërngul drejt qendrave të tjera urbane. Kështu që edhe rezidenca episkopale u zhvendos në qytetin e Bylisit. Disa nga episkopët e Apolonisë kanë qenë:

    Marini një nga të 70 dishepujt e Krishtit,
    Feliksi (431),
    Eusebi (451),
    Filohari (458),
    Irine Banushi (1942),
    Kozma Qirjo (1988) dhe
    Nikolla Hyka (2006 e në vazhdim).


    EPISKOP NIKOLLA

    Episkopi ndihmës, Nikolla më 19 nëntor 2006 mori titullin Episkop i Apolonisë. Dorëzimi i tij u bë në Katedralen “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani dhe Hirësi Dhimitri. Hirësi Nikolla është nga brezi i parë i klerikëve shqiptarë që u arsimua në Akademinë Teologjike dhe më pas në Universitetin Kapodistria të Athinës. Që kur ishte në vitin e tretë të studimeve, Nikolla përqafoi jetën monakale. Nikollën e kam pasur student gjatë kohës që jepja mësim në Akademinë Teologjike dhe mund të them se kishte zell për të mësuar dhe ndiqte rregullisht shërbesat. Tani është zëvendës dekan i Akademisë teologjike Ngjallja e Krishtit në Shën Vlash të Durrësit.(19)




    14) - Irena Mërtiri, Apolonia, qyteti i pari në rajon me monedhën e tij, Metropol, 21 maj 2007, faqe 9.
    15) - Elton Bregu, Apolonia, rizgjimi i qytetit antik drejt turizmit kulturor, 55, 19 janar 2007, faqe 16.
    16) - Pirro Kondili, Apostull Pavli në viset e Shqipërisë së sotme, Ngjallja, korrik 2008, faqe 5.
    17) - Mitropoliti i Korçës Joani, Martirët e shenjtë të Apolonisë, Ngjallja, qershor 1995, faqe 7.
    18) - Ilirjan Gjika, Apolonia, krishtërimi dhe Shën Pali, Metropol, 16 prill 2007, faqe 20-21.
    19) - Plotësohet Sinodi i Shenjtë, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 8.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2024 më 22:07

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    EPISKOPATA E KRUJËS

    Kruja del si qendër episkopale në vitin 879 me episkopin e saj Davidin. Ky i fundit ka qënë pjesëmarrës në Sinodin e vitit 879 që u mbajt në Kostandinopojë. Deri në shekullin e XII episkopata e Krujës ka qenë në varësi të Mitropolisë së Durrësit. Në katalogun e episkopatave të Mitropolisë së Durrësit, Kruja zinte vendin e tretë. Pas vitit 1289 episkopata e Krujës kaloi në varësinë e Kryeepiskopatës së Ohrit. Në këtë kohë në Krujë gjejmë episkopë që qënë në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit, por edhe episkopë romano-katolikë që vareshin nga Tivari. Gjithsesi deri në shekullin XV episkopata e Krujës ka qenë në më të shumtën ortodokse. Në vitin 1451 episkopi i Krujës Stefani u dërgua nga Gjergj Kastrioti në oborrin e Aragonëve për të firmosur një kontratë, të cilën e ka nënshkruar në greqishten bizantine. Të dhëna të tjera të rëndësishme në lidhje me episkopatën e Krujës kemi nga marrëdhëniet që kishte Gjergj Kastrioti me Nifonin dhe Zaharinë.(20)

    Në vitin 1431 turqit bënë regjistrimin e popullsisë së Krujës, e cila në atë kohë kishte 125 shtëpi. Luftërat heroike të Gjergj Kastriotit ia shtuan lavdinë Krujës. Tradita popullore thotë se në atë kohë në Krujë kishte 365 kisha. Më 1478 Kruja u pushtua nga sulltan Mehmeti II. Në këtë kohë shumë të krishterë u larguan nga qyteti. Në regjistrimin e vitit 1467 Kruja ka pasur 154 shtëpi dhe 22 fshatra të braktisur. Të krishterët qenë të detyruar të paguanin taksën e tokës, e cila ishte 50 akçe, por me ndërrimin e fesë ata përjashtoheshin nga kjo taksë. Popullsia ushtronte zanate të ndryshme: hekurpunues, argjilpunues, armëtar, regjës lëkurësh etj. Prej vitit 1806 deri në shpalljen e pavarësisë Kruja varej nga Sanxhaku i Durrësit. Pas shpalljes së Pavarësisë regjistrimi i parë i popullsisë u bë në vitin 1918. Në atë kohë Kruja popullohej nga 13190 banorë të cilët jetonin: në lagjen Kala kishte 324 shtëpi me 1354 banorë, ndërsa Varoshi kishte 557 shtëpi me 2557 banorë. Më 1940 italianët bënë regjistrimin e popullsisë së Krujës dhe rezultoi se qenë 846 familje me 4780 banorë. Sipas përbërjes fetare popullsia ndahej: myslimanë 17237, katolikë 4977 dhe ortodoksë 8 vetë. Fiset autoktonë të Krujës janë: Kakuli, Baruni, Silta, Zhili dhe Skura.(21)

    EPISKOP ANDONI

    Episkop Andoni ka lindur në Tiranë në vitin 1969. Ai e ka origjinën nga një familje bektashiane. Në vitet 1988-1990 studioi në Akademinë Ushtarake, të cilën nuk arriti ta përfundonte. Pas takimit me disa misionarë ungjillorë në verën e vitit 1991 u konvertua në krishterim. Në vitin 1992, pasi përfundoi një kurs biblik, u bë lider i grupit të Vëllazërisë së Dishepujve të Krishtit.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.43.36 PM.jpg

Shikime: 606

Madhësia:  43.9 KB

    Interesi për fenë ortodokse iu shtua në vjeshtën e vitit 1994 në një mbjedhje të misionarëve ungjillorë në Shqipëri, ku ishin ftuar një grup të rinjsh ortodoksë të kryesuar nga Atë Luka Veronis. Në prill të vitit 1995 Andoni u pagëzua në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë. Menjëherë pas pagëzimit filloi të aktivizohet si përkthyes i anglishtes në seminarin teologjik të Durrësit, ndërsa me fillimin e vitit shkollor 1996 filloi studimet në Akademinë Teologjike, ku ra në kontakt me dekanin, Mitropolitin e Korçës Joanin. Gjatë viteve të studimeve e tërhiqnin leksionet që flisnin për jetën murgjërore. Për të përjetuar më thellë njohuritë e marra rreth monakizmit, në verën e vitit 1996 vizitoi manastiret e Malit Athos dhe në vijim qëndroi ca kohë në manastirin e Ardenicës, i cili në atë kohë ishte fidanishtja e përgatitjes së jetës monakale në Shqipëri. Gjithashtu Andoni aktivizohej me grupet e katekizmit, të cilët predikonin nëpër fshatra dhe qytete të ndryshme anembanë Shqipërisë. Vite më vonë Andoni duke iu përgjigjur thirrjes së Imzot Joanit vajti disa muaj në Mitropolinë e Korçës. Gjatë kësaj kohe vendosi që të ndjekë rrugën murgjërore dhe në vijim studioi në Universitetin Kombëtar “Kapodistria” të Athinës, në degën e teologjisë sociale. Në 21 nëntor të vitit 2006 në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, Arkimandrit Andoni u dorëzua në gradën episkopale nga Kryeepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani, Hirësi Dhimitri dhe Hirësi Nikolla.



    20) - Dhimitër Beduli, Kishë dhe kulturë, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë 2006, faqe 155-156.
    21) - Baki Dollma, Popullimi i Krujës dhe dyndjet e krutanëve në zonën e Himarës, Sot, 18 tetor 2005, faqe 16-17.

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    EPISKOPATA E AMANTIAS

    Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Rrënojat e qytetit antik gjenden pranë fshatit të sotëm Ploc, në krahun e djathtë të lumit Shushica në rrethin e Vlorës. Amantia ishte qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me emrin grek Koinonoi (lidhja) dhe kishte një shtrirje gjeografike përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh. Gjithashtu në të përfshihej bregdeti i Vlorës që nga lugina e Nartës e deri në Ujin e Ftohtë. Në të përfshiheshin qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni). Qendra të tjera qenë Olimpia (Mavrova), Dukaj, Cerja, Borshi etj. Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit.(22) Në shekullin III para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Arkeologët që zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka dhe Skënder Anamali. Ata udhëhoqën gërmimet që nisën në vitin 1949 deri në 1956. Gërmimet zbuluan gjurmët e një prej qyteteve të rëndësishme të antikitetit. Përveç mureve rrethuese të Akropolit dhe portave të qytetit, janë zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale, kisha e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit etj. Stadiumi i Amantias është ndërtuar mbi një kodër me lartësi 600 metra nga niveli i detit dhe është një rast unik në Ballkan që një monument antik, që ka shërbyer si mjedis sportiv të ndërtohet në një lartësi të tillë. Vetëm tri anë të stadiumit kanë pasur shkallë, ndërsa pjesa veriore ka shërbyer si pikë hyrëse e sportistëve. Pista e stadiumit të befason me mënyrën si rrjedhin ujërat. Stadiumi është ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe ka shërbyer si mjedis sportiv. Pista e stadiumit është 184,8 metra e gjatë dhe 12,25 metra e gjerë. Stadiumi ka pasur një kapacitet prej 300 vendesh.(23) Amantia përmendet si qendër e rëndësishme episkopale në shekullin V. Ndërtimet në kalanë e qytetit u kryen në kohën e perandorit Justinian. Në vendin e quajtur “Lëmi i Peçit” gjenden rrënojat e një kishe paleokristiane e tipit bazilikë trinefëshe. Kisha përbëhet nga naosi, i cili ndahet nga tre nefa ku ai i qendrës është më i gjerë. Përsa i përket kohës së ndërtimit mendohet shekulli V pas Krishtit.(24)

    EPISKOP NATHANAILI

    Hirësi Nathanail Agjioriti, ka lindur në vitin 1957, në Trikalla të Greqisë. Shumë herët u bë murg në Manastirin e Lavrës së Madhe, në Malin e Shenjtë. Studioi në Akademinë Athonite dhe më pas u arsimua në Universitetin Aristoteli të Selanikut. Hirësi Nathanaili ka punuar rreth 20 vjet në Mitropolinë e Gjirokastrës, duke predikuar fjalën e Perëndisë, duke pagëzuar e kryer Misteret e Shenjta deri në fshatrat më të thella. Ai e flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe me përkushtimin e tij ka fituar respektin e besimtarëve.(25)

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.47.01 PM.png

Shikime: 613

Madhësia:  630.6 KB




    22) - Gëzim Llojdia, Ilirjan Gjika, Amantia, marrëdhëniet e saj me qendrat e tjera, Metropol, Tiranë 1 Tetor 2007.
    23) - Gëzim Llojdia, Stadiumi i Amantias, një ndërtim nga më të rrallat në Ballkan, 55, 10 prill 2007, faqe 7.
    24) - Aleksandër Meksi, Kisha paleokristiane në qytetin e Amantias, Albania, 7 shtator 2007, faqe 21.

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    EPISKOPATA E BYLISIT

    Qyteti antik i Bylisit gjendet në pllajën e një kodre pranë fshatit Hekal. Bylisi kishte pesë bazilika paleokristjane dhe kishën katedrale, teatrin, stadiumin, dy shëtitore, depozitën e ujit, banjat publike etj. Teatri ka pasur një kapacitet ptej 7500 spektatorësh, gjë që tregon për numrin e madh të popullatës që banonte në atë qytet. Ndërsa përmasat e kishës katedrale vërtetojnë se ka qenë qendër e rëndësishme episkopale.(26) Rreth shekullit V Apolonia filloi të braktisej dhe rezidenca episkopale u zhvendos në qytetin e Bylisit. Në vitin 458 u fronëzua episkopi Filohar, i cili mori titullin Episkop i Bylisit. Bylis në atë kohë ka qenë qyteti më i madh i Ilirisë së Jugut. Qyteti zinte një sipërfaqe prej 30 hektarësh dhe ishte rrethuar rrethuar nga murre të lartë. Bylis ndahej në tre zona, ajo për banim zinte rreth 20 hektarë, më pas vinte Agora, ku gjendej tregu dhe sheshi kryesor i qytetit. Pjesa e tretë prej 6 hektarësh gjendej në pjesën juglindore të qytetit dhe shërbente për strehimin e popullsisë në rast lufte.(27)

    Gjatë mesjetës qyteti i Bylisit u shkatërrua dhe rezidenca episkopale u zhvendos në Ballsh. Jetëgjatësinë e saj episkopata e Bylisit e pati nga shekulli V deri në shekullin XII. Në Bylis punimet në murret rrethuese i drejtoi arkitekti i Justinianit, Viktorini, i cili përmendet në një sërë mbishkrimesh. Në rrënojat e bazilikës paleokristiane të Ballshit arkeologu Skënder Anamali ka zbuluar katër mbishkrime të skalitura në gur, të cilat janë marrë nga rrënojat e qytetit antik të Bylisit.

    1. O i huaj, mos hiq shikimin tënd nga bukuria e Bylisit, në murret rrethuese, dikur krejt të rrënuara, tani na i rindërtoi Viktorini guximtar.

    2. Me providencën e Perëndisë dhe të Hyjlindëses Virgjëreshë, duke i shërbyer drejt qëllimit e mënyrave të veprimit të Justinianit, sundimtarit shumë të fuqishëm që ngriti kështjellat e Myrisë, Skythisë e territorit të Ilirikut, si dhe të Trakisë, vetë Viktorini njeri me aftësi strategjike i ndërtoi me përvuajtëri e devocion murret rrethuese të Bylisit.

    3. S’ankohem më e nga barbarët s’kam frikë, sepse gjeta te Viktorini i Madh një që më ndërtoi me duart e tij.

    4. Kurrë s’do ti dorëzohet hendeqeve të harrimit, emri i Justinianit shumë të fuqishëm, as koha e gjatë e pallogaritshme, duke ikur, s’do ti mbulojë dot mundimet e Viktorinit virtytet e të cilit janë ngritur lart me mburrje.

    Nga mbishkrimet e mësipërme del qartë se Viktorini ka bërë vetëm rindërtimin e murreve të Bylisit. Viktorini ka qenë arkitekt i njohur për fortifikimet ushtarake.(28) Zbulimet arkeologjike vërtetojnë se Bylisi ka qenë qendër e rëndësishme episkopale. Gjatë shekujve V-VI në Bylis u ndërtuan pesë bazilika. Zbuluesi i tyre është arkeologu Skënder Muçaj. Vlen të përmendet bazilika B e Bylisit, e cila ka qenë kishë peshkopale. Duke u nisur nga përmasat (94 x 40 m) kisha nxinte një numër të madh besimtarësh. Kisha është ndërtuar më gurë gëlqerorë të lidhur me llaç, ndërsa për ndërtimin e dritareve janë përdorur tullat. Dyshemeja e kishës ka qenë e shtruar me mozaikë të punuar me gurë kubikë dhe copa xhami. Midis mozaikëve bie në sy ai ku paraqiten dy peshkatarë. Njëri qëndron më këmbë dhe tërheq rrjetën me peshq dhe tjetri qëndron ulur dhe tërheq kallamin, grepi i të cilit ka zënë një peshk.(29)

    Me materialet e kishave të Bylisit u ndërtua bazilika e Shën Mërisë e Ballshit. Kisha katedrale është e tipit bazilikal trenefëshe me absidë gjysëmrrethore. Brenda absidës gjendet një podium me tri shkallë. Në mozaikun e dyshemesë së një kishe tjetër në Bylis është zbuluar një mbishkrim “Paktianos”, i cili është gdhendur mbi një shtyllë monolite prej mermeri të bardhë. Paktianoi duke iu lutur Zotit së bashku me gruan e tij Agllaia dhe të bijën Pakta, ia kushtojnë këtë kishë Shën Andreas.(30)

    EPISKOP ASTI

    Hirësi Asti Bakallbashi ka lindur në vitin 1974, në Durrës. Ai rrjedh nga një familje shpresëtare ortodokse. Që në çastet e para të ringritjes së Kishës u pagëzua dhe filloi të kontribuonte në rininë ortodokse. Ishte pedagogu i Historisë së Krishtërimit, Teodor Papapavli që ia rekomandoi Kryeepiskopit Anastas për tu pranuar në seminarin teologjik.

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.52.52 PM.png

Shikime: 609

Madhësia:  723.4 KB

    Për 10 vjet studioi me bursë të akorduar nga Kryeepiskopata në Akademinë Teologjike të Shën Vlashit dhe në vijim në fakultetin teologjik të Universitetit Aristoteli, të Selanikut. Ndërkohë është në përfundim të studimeve pasuniversitare. Pas studimeve, në vitin 2003 u dorëzua hierodhiakon nga Kryeepiskopi Anastas, ndërsa në vitin 2009 u dorëzua në gradën priftërore dhe mori ofiqin e arkimandrit. Ai ka ofruar me përkushtim shërbimin e tij si katekist, si pedagog i Akademisë Teologjike në Shën Vlash dhe bashkëpunëtor në Qendrën Studentore në Tiranë.(31)





    25) - Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, janar 2012, faqe 12.
    26) - Irena Mërtiri, Bylis, qyteti antik pas 10 shekujsh, Metropol, 30 prill 2007, faqe 18-19.
    27) - Ilirjan Gjika, Bylinët, Standard, 30 maj 2011, faqe 18-19.
    28) - Moikom Zeqo, Hulumtime Arkeologjike, Albanopol, Tiranë 2009, faqe 134-135.
    29) - Ilirjan Gjika, Bylisi i Ilirisë, Ymeraj, Fier 2011, faqe 29-31.
    30) - Koco Zheku, krishtërimi në Shqipëri gjatë shekujve V-VI, Ngjallja, mars 1994, faqe 9.
    31) - Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Ngjallja, janar 2012, faqe 12.

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    SHTOJCË

    RAPORTET FETARE


    Shqipëria ka një popullsi prej 3,490,000 banorësh, e cila përbëhet nga gegët në veri të vendit dhe toskët në jug. Myslimanët janë të përqendruar kryesisht në pjesën qendrore të vendit, otrodoksët në pjesën jugore dhe katolikët në atë veriore. Ndonëse nuk ka statistika të sakta mbi pjesëmarrjen e popullsisë në shërbesat fetare, gjithsesi mendohet se 40 për qind e popullsisë ushtrojnë njerin nga besimet që përmendëm më sipër.(1)

    Në vitin 1922 nga regjistrimi që iu bë popullsisë rezultonte që myslimanët përbënin 74 për qind të popullsisë, ortodoksët 18 për qind dhe katolikët 8 për qind. Në atë kohë Shqipëria kishte 1.180.500 banorë, prej të cilëve 826.000 qenë myslimanë, 212.500 ortodoksë dhe 142.000 ishin katolikë. Popullsia myslimane qe e ndarë në dy grupime: rreth 600.000 përbëhej nga sekti synni dhe 220. 000 prej bektashinjve.(2)

    Në vitin 1927 sipas satistikave kemi këto të dhëna: Myslimanët sunitë dhe bektashinj qenë 67,5%, ortodoksët 22,3% dhe katolikët 10%.

    Në vitin 1931 Mbreti Zogu I provoi të bënte një regjistrim të popullsisë ku të shënohej edhe përkatësia fetare, por pati mjaft reagime e kundërshtime. Kështu Mbreti Zogu I e ndërpreu regjistrimin, pa u këshilluar me ata, të cilët ia kishin sugjeruar një gjë të tillë.

    Në vitin 1942 nga regjistrimi që bënë autoritetet italiane rezulton: myslimanë 68,9%, ortodoksë 20,7% dhe katolikë 10,3%.

    Në vitin 1949 Enver Hoxha në një bisedë sekrete me Stalinin ndërmjet të tjerash disktuan edhe për raportet fetare në Shqipëri. “Shoku Stalin e pyet Enverin nëse ka shumë ortodoksë në Shqipëri, si dhe njerëz me fe të ndryshme nga ajo e myslimanëve”. Në përgjigjen e tij shoku Enver e sqaron se ortodoksët në Shqipëri përbëjnë 30-35 për qind të popullsisë, ndërsa katolikët 10-15 për qind.(3)

    Emri:  Screenshot 2024-03-03 at 9.59.18 PM.jpg

Shikime: 620

Madhësia:  42.5 KB

    Nga këto të dhëna arrijmë në përfundimin se Enver Hoxha i njihte mirë statistikat e popullsisë, sepse në vitet e diktaturës komuniste sigurimi i shtetit regjistronte çdo gjë me saktësi. Çdokush do ta besonte se diktatori këto shifra i ka të sakta, sepse askujt nuk do t‘i shkonte në mendje që të gënjente Stalinin, i cili interesohej për popullsinë ortodokse sepse dikur kishte qenë seminarist.(4)

    Zëra për një regjisrim të popullsisë sipas përkatësisë fetare ka pasur edhe pas viteve 1990, por askush nuk ka guxuar të ndërmarrë një nismë të tillë, e cila do të cënonte paqen sociale.(5)

    Sipas raportit të “CIA Factbook” për vitin 2005, në Shqipëri grupimin më të madh fetar e përbëjnë myslimanët, të cilët sipas statistikave janë rreth 65 për qind e popullsisë. Komuniteti ortodoks numëron rreth 25 për qind të popullsisë dhe pjesa tjetër prej 10 për qind janë katolikë.

    Në nëntor 2006 INSTAT publikoi shifrat: Popullsia që banon në territorin e Republikës së Shqipërisë është 3 milionë e 149 mijë banorë, prej të cilëve 51.9 për qind jetojnë në fshat dhe 48.1 për qind banojnë në qytet. Këto shifra tregojnë se popullata fshatare po lëviz drejt qyteteve. Në zonat rurale jetojnë 1 milionë e 636 mijë banorë, ndërsa në qytet jetojnë 1 milionë e 513 mijë banorë. Dihet që para viteve 1990 rreth 60 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetonte në fshat. Popullsia që jeton në qytet frekuenton regullisht institucionet fetare, sepse pothuajse ne çdo qytet të Shqipërisë janë ngritur mjaft kisha dhe xhami të reja e komode, ndërsa popullsia fshatare ka më tepër vështirësi. Këtë fakt e diktojnë punët e ditës në bujqësi, dalja të dielave në pazar për të shitur produktet blegtorale e bujqësore, largësia e objekteve të kultit nga banesat etj.

    Në vitin 2011 të dhënat e Censusit tregojnë se besimtarët myslimanë janë 56,70%, ata katolikë 10,03%, ndërsa ortodoksët 6,75%. Rezultatet e Censusit e tregojnë shumë të pakët numrin e besimtarëve ortodoksë. Ky fakt është pritur me indinjatë nga besimtarët ortodoksë, të cilët duke u mbështetur në regjistrat kishtarë e dinë se numri i tyre është shumë herë më i madh. Me anën e regjstrave të pagëzimeve, të kurorëzimeve etj, vërtetohet saktë sa është popullsia ortodokse. Sipas të dhënave të regjistrave të 460 famullive ortodokse rezulton se numri i të krishterëve ortodoksë është mbi 24%. Pra mungon rreth 17% e popullsisë ortodokse. Të dielën më datën 9 dhjetor 2012 besimtarët e pranishëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë nënshkruan disa pyetësorë, për të vënë në dukje parregullsitë e Censusit. Pyetësorë të tillë janë plotësuar edhe nëpër kishat ortodokse të mbarë vendit. Këshilli Kishtar Kleriko-laik i KOASH-it me anën e një deklarate, e cila mban datën 17 dhjetor 2012 i kundërshtoi hapur të dhënat e Censusit të vitit 2011 të bërë nga INSTAT, duke i cilësuar si veprime të qëllimshme, të cilat minojnë harmioninë dhe bashkekzistencën fetare në vend.(6)

    Në Shqipëri ekziston një numër i konsiderueshëm njerëzish, të cilët nuk kanë bindje fetare dhe nuk frekuentojnë kishat dhe xhamitë, prandaj kjo kategori nuk mund të grupohet në asnjë fe. Gjithashtu edhe fëmijët që kanë lindur nga martesat e përziera nuk mund të vendosen në mënyrë komode në një kategori të caktuar fetare. Nga të gjitha sa thamë mësipër arrijmë në konkluzionin se laiciteti i shtetit shqiptar është një faktor shumë i rëndësishëm. Çdo instrumentalizim i përbërjes fetare për qëllime politike është i rrezikshëm, sepse shkakton tensione. Balanca që ekziston ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri si dhe harmonia me grupimet jofetare është një faktor që nuk duhet cënuar në asnjë mënyrë.




    1) - Shqipëria dhe gjendja e lirive fetare, Korrieri, 11 tetor 2002, faqe 8.
    2) - Olimbi Velaj, Shqipëria, më 44 me 300 priftërinj, më 92 vetëm 30, Metropol, 2 nëntor 2006, faqe 8.
    3) - Një kontribut i ri për raportet fetare në Shqipëri, Ngjallja, tetor 2000, faqe 12.
    4) - Riçard Vurmbrand, Përgjigje Biblës së Moskës, faqe 69.
    5) - Fiqiri Sejdiaj, Çfarë është prishur mund të ribëhet, Koha Jonë, 20 qershor 2002, faqe 12-13.
    6) - Deklaratë Zyrtare e Këshillit Kishtar Kleriko-laik të KOASH-it, Kërkim, Nr. 10, faqe 131-135.

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    PERIODIKËT E K.O.A.SH-it

    Më 1 mars 1930 doli numri i parë i revistës së përdyjavshme “Kisha Ortodokse Shqiptare”. Kjo revistë botohej në qytetin e Korçës, sepse në atë kohë ishte rezidenca e Kryesisë së Kishës. Me transferimin e zyrave të Kryesisë së Kishës nga Korça në Tiranë më 27 korrik të vitit 1930 revista u botua përsëri, por me emrin “Kisha Kombëtare”. Administrator-Redaktor i kesaj reviste ishte V. Xhaxhka. Këtë rradhë ishte revistë e përjavshme dhe botohej në shtypshkronjën “Dielli” në Tiranë. Në vitin 1933 Seminari Kombëtar “Apostull Pavli” nxori revistën e përdyjavshme “Predikimi”, e cila shtypej në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë. Kryeredaktor i kësaj reviste ishte Dhimitër Beduli, i diplomuar në Seminarin e Besarabisë, ndërsa përgjegjës ishte Kryesekretari i Mitropolisë Kristo Camberi. Nga artikujshkruesit kruesorë të revistës “Predikimi” mund të përmendim teologët Dhimitër Beduli, Irine Banushi, Theofan Popa, Mihal Ekonomi etj. Kohëzgjatja e kësaj reviste ishte shtatë vjet. Në mars të vitit 1940 K.O.A.Sh-i botoi revistën e përmuajshme “Jeta Kristiane”. Kjo revistë shtypej në shtypshkronjën “Gutenberg” në Tiranë. Drejtor Përgjegjës i kësaj reviste ishte Kryedhjakon Petro Doçi. Revista “Jeta Kristiane” u botua deri më tetor të vitit 1944.(7)

    Skedarët e Bashkëngjitur 184406

    Në muajin tetor 1992 doli numri i parë i gazetës “Ngjallja”. Kjo gazetë botohej me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskopit Anastas. Kryeredatori dhe artikullshkruesi kryesor i gazetës ishte teologu Dhimitër Beduli, i cili në numrin e parë shkruante: “Gazeta “Ngjallja” do të jetë një organ shpirtëror. Në çdo numër të saj, ajo do të botojë artikuj e studime të shkurtra teologjike nëpërmjet të cilëve i krishteri ortodoks do të marrë njohuritë më të domosdoshme mbi parimet e larta ungjillore lidhur me jetën, me familjen, shoqërinë, me kombin etj. Gazeta nëpërmjet artikujve nuk do të pushojë të vërë në dukje dashurinë, tolerancën, harmoninë që duhet të karakterizojë jo vetëm besimtarët ortodoksë, por të gjithë popullin shqiptar dhe nuk do të pushojë së ndikuari në zbutjen e mërive të krijuara në gjirin e shoqërisë tonë gjatë kohës së kaluar. Kisha jonë Ortodokse Autoqefale, besnike në traditat e saj fetaro-kombëtare, do të vazhdojë edhe nëpërmjet gazetës “Ngjallja” të kontribuojë në bashkëpunimin vëllazëror dhe me komunitetet e tjera fetare të vendit, në ringjalljen shpirtërore të popullit tonë. Zoti na ndihmoftë”.(8)

    Pas fjetjes së Dhimitër Bedulit, kryeredaktor i “Ngjalljes” u bë Thoma Dhima. Gjithashtu botohet edhe revista “Gëzohu” kryeredaktor i së cilës është shkrimtari Gaqo Bushaka. Akademia Teologjike e Shën Vlashit boton gazetën “Fjala”, ku autori i këtij libri ka qenë kryeredakror për disa vjet. Nën kujdestarinë e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit që nga vera e vitit 2000 botohet revista “Tempulli”, e cila quhet ndryshe si revista e intelektualëve ortodoksë korçarë. Promovimi i numrit të parë të Tempullit u zhvillua më 27 korrik 2000, në një nga sallat e bibliotekës Thimi Mitko të qytetit të Korçës. Revista boptohet në Shtypshkronjën Kotti.(9)

    Gjithashtu rinia ortodokse boton revistën “Kambanat”. Më një janar 2009 doli numri i parë i revistës Kërkim, e cila është revistë periodike dhe trajton tema shkencore, teologjike, kulturore dhe aktualitet nga jeta e kishës dhe e komunitetit. Revista Kërkim qarkullon çdo katër muaj dhe mirëpret studime dhe artikuj me interes fetar dhe shoqëror. Redaktor përgjegjës i revistës është dhjakon Teodor Bendo.

    Shtypshkronja “Ngjallja”. Më 1 shkurt 1994 në godinën e re të Kryepiskopatës së Hirëshme u montua shtypshkronja “Ngjallja”, e cila u sigurua me fondet e Kryeepiskopit Anastas. Në këtë shtypshkronjë shtypen librat e K.O.A.Sh-it, gazeta e përmuajshe “Ngjallja”, revista për fëmijë “Gëzohu”, revista rinore “Kambanat”, revista “Kërkim”, kalendarët kishtarë etj.




    7) - Kristofor Beduli, Botimet periodike të kishës sonë, Ngjallja, tetor 1998, faqe 3,4.
    8) - Dhimitër Beduli, Jo vetëm mjet i thjeshtë informativ, Ngjallja, tetor 1992, faqe 2.
    9) - Tempulli, si një realitet, Ngjallja, shtator 2000, faqe 4.

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    RADIO NGJALLJA

    Radio “Ngjallja” i ka fillimet në vitin 1998. Në fillim programi i Radios “Ngjallja” ishte tri orë, nga 16.00-19.00. Me shumë përpjekje, sigurisht dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve, u arrit që në gjashtmujorin e dytë të vitit 2001 programii radios të bëhej 24 orë. Kjo ishte një punë e madhe dhe duhej sakrifikuar shumë nga koha e lirë, por isha i bindur se Perëndia do të ma shpërblente një ditë. Emocione të mëdha kam përjetuar kur më thirri Kryeepiskopi Anastas në zyrë dhe më komunikoi se do të kem përgjegjësinë e drejtimit të radios. Më datën 10 shkurt 2001 vajta me Gaqo Bushakën në radio, ku në prani të personelit më prezantoi si drejtor të radios “Ngjallja”. Ishte një përgjegjësi e madhe për mua që do të vazhdoja punën e nisur prej mikut tim të paharrueshëm Agim Papaproko, i cili ndërroi jetë më 21 mars të vitit 2001. Me Agim Papaprokon kam pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme gjatë gjithë kohës që kam punuar në Radion “Ngjallja”. Agimi hodhi themelet e radios duke përkrahur dhe inkurajuar të rinjtë. Me përvojën e tij prej profesionisti më ka ndihmuar shumë në hapat që hidhja në fushën e gazetarisë. Kur organizoheshin seminare ose trajnime në Institutin e Medias, Agimi më dërgonte mua, sepse ai nuk kishte se çfarë të mësonte nga ata që dikur i kishte pasur nxënës në Radio Tirana, ku për gati 30 vjet kishte qenë drejtor i saj.

    Programi i Radios “Ngjallja” për 6-mujorin e dytë të vitit 2002 ishte 24 orë në ditë me emisione të folura dhe pjesa tjetër muzikë. Programet e folura janë transmetouar prej orës 8:00 deri në orën 20:00. Në vazhdim ka pasur ritransmetime programesh. Muzika që ka transmetuar Radio “Ngjallja” përbëhej kryesisht nga muzika simfonike, vokale e operistike dhe popullore shqiptare, si dhe muzikë kishtare.

    Emri:  Screenshot 2024-03-05 at 10.04.01 AM.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  29.8 KB

    Emisionet e folura përbëheshin nga: 1-Emisionet informative, ku janë përfshirë lajmet, radio-kronikat, radio- reportazhet etj. Programi i Radios “Ngjallja” ka synuar në kultivimin e vlerave më të mira morale e shpirtërore të dëgjuesve, në respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Informacionet e Radios “Ngjallja” kanë pasqyruar në mënyrë objektive dhe të paanshme ngjarjet. Informacioni ka qenë i shumllojshëm, me karakter politik, social e kulturor. 2-Emisionet historike kanë synuar në edukimin e dëgjuesve me traditat e popullit tonë dhe me vlerat shpirtërore të trashëguara brez pas brezi. 3-Emisionet social-kulturore kanë karakter edukativ dhe kanë synuar rritjen e nivelit kulturor të dëgjuesve, shtimin e njohurive të tyre në fushën e artit, kulturës popullore etj. 4-Emisionet e fëmijëve kanë synuar zgjerimin e horizontit të fëmijëve, edukimin e tyre me dashurinë për mësimet, prindërit dhe edukatorët. Dita e fundit që kam qenë në radio është data 20 nëntor 2002 kur i bëra dorëzimet zonjës së nderuar Luljeta Pjetri, e cila kishte tre muaj që përpiqej me mish e me shpirt të studionte në Akademinë Teologjike pa shkëputje nga puna. Gjithsesi me zotësinë e saj i bindi të gjithë se e zotëronte teologjinë ortodokse, madje ka dhënë edhe prova bindëse për këtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2024 më 11:04

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gazeta "Krishterimi", shtypet ne Greqi shperndahet ne Shqiperi
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 17:13
  2. Krishterimi - Sa besimtar praktikant jane ne shqiperi
    Nga IllyrianPatriot në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-10-2010, 14:12
  3. Krishtërimi në Shqipëri
    Nga Tentim në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 15:47
  4. Krishterimi ne Shqiperi - shek. VI-XVI
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:16
  5. Krishtërimi në Shqipëri, shek. VI - XVI
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 08:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •