Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    STATUTI I VITIT 1922

    Neni I. Kisha ortodokse Autoqefale e Shqipërisë pjesë e pandarë e së shenjtës Kishë të përgjithshme Autoqefale të të gjithë ortodoksve përbëhet prej banorëve të shtetit shqiptar që i besojnë Krishtit dhe pohojnë simbolin e shenjtë të fesë dhe pranon gjithë ata sa pranon Kisha e Shenjtë e Krishtit Ortodokse Lindore themelonjësi dhe kryezot, të cilës është Zoti dhe Perëndia jonë Jesu Krishti. Kisha sundohet prej episkopëve kanonikë duke ruajtur pa ndryshim, si dhe gjithë kishat e tjera ortodokse të Krishtit kanonet e shenjta Apostolike e Sinodike si dhe gojdhënat e shenjta.

    Neni II. Në shtetin shqiptar paria ma e naltë kishtare do të jetë sinodi i përhershëm i përbërë prej peshkopësh kanonikë nën kryesinë e një mitropoliti. Ky sinod do të ketë titullin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë dhe do të qëndrojë në kryeqytet.

    Neni III. Kisha Ortodokse Autoqefale gjer sa të mbarohen gjithë sa përmbledh nyja II do të sundohet prej një këshilli të përbërë prej klerikësh dhe laikësh nën kryesinë e një kleriku që do të ketë titullin: “Kryetar i Këshillës së Lartë sundimtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë. Kjo këshillë do të qëndrojë në Korçë dhe do të ketë vulën me kryqin në mes dhe dy dega dafinash për anash e rrotull. Shkronjat Këshilla e Lartë e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë dhe viti 1922.

    Neni IV. Anëtarët klerikë të kishës së përzierë do të jenë de fakto zëvendëset e rregullt të qendrave e mitropolive të Korçës, Beratit, Durrësit dhe Gjirokastrës të emruar nga Kongresi. Kryetari i Këshillës së përzjerë dhe laikët do të zgjidhen prej Kongresit.

    Neni V. Këshilla e lartë do të hyjë në marrëveshje negociatë me patriarkanën e Shenjtë Ekumenike dhe me Patriarkanat e tjera e me këshillat e tjera Autoqefale Ortodokse për njohjen e Kishës sonë zyrtarisht si bijë dhe motër Ortodokse Autoqefale.

    Neni VI. Këshilla e lartë do të përkujdeset për të sjellë Brenda 2 vjetëve të paktën 2 episkopë kanonikë me pëlqimin e saj nga Patriarkana Ekumenike ose nga kishat e tjera simotra.

    Neni VII. Këshilla e lartë do të kontrollojë dhe do të rregullojë gjith pasuritë e kishave e të manastireve, e pasuritë e tjera për qëllime bamirësie.

    Neni VIII. Anëtarët klerikë të këshillës së lartë të mbështëtur në të drejtën kanonike dhe rregulloren në fuqi të Kishës së Madhe do të kenë gjith ato të drejta në Sinod. Sa për administratën e për të zgjedhurit e Episkopatave kjo punë u lihet anëtarëve laikë të bashkuar me anëtarë klerikë.

    Neni IX. Episkopët që kanë për të ardhur do të jenë ipso- jure anëtarë të Këshillës së lartë, por të bëjnë be para Këshillës së lartë në këtë mënyrë: “Betohem me ndërgjegje priftërore para Perëndisë se do të jem besnik i shtetit shqiptar dhe statutit të tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë duke ruajtur kurdoherë ligjet e shtetit dhe kanonet apostolike të Sinodit të Kishës së Madhe Ortodokse. Këta episkopë do të vendosen nëpër ato episkopata ku e sheh të udhës Këshilla e Lartë e Kishës.

    Neni X. Gjuha e kishës është shqipja, por meqenëse disa nga kleri e nga koret nuk janë të stërvitur në gjuhën kishtare dhe në anën tjetër mungojnë mjetet e duhura u jepet e drejta të vazhdojnë në gjuhën e gjertanishme, duke u përkujdesur me sa është e mundur të këndohej në gjuhën e kishës këto: 1- Paqësoret, të cilat përmbledhin dhe lutjet për shtetin e për kishën. 2- Ungjillin, Apostullin dhe predikime për to. 3-Ati ynë, dhe sa mund të shtojnë me kohë.

    Neni XI. Këshilla e Lartë Kishtare do të bashkojë episkopatat më të ardhmen të gjitha ato vise që mbeten brenda kufirit të shtetit shqiptar që kanë qenë pjesë mitropolirash të tjera të mbetura jashtë kufirit.

    Neni XII. Paga mujore e Kryetarit të këshillit të lartë Kishtar, të anëtarëve, shkronjësve dhe të personelit tjetër të nevojshëm, si dhe të zyrave do të ketë kjo këshillë do të ekonomisen dhe do të caktohen sipas një rregullore të veçantë.

    Neni XIII. Librat shqipe kishtare që janë përdorur gjer më sot do të përdoren prapë gjer sa të trajtohet sinodi episkopal, i cili do të vendosë për vazhdimin e përdorimit të tyre. Këta libra do të kenë vulën e Këshillës së Lartë të Kishës. Librat e reja që do të mund të botohen gjer sa të trajtohet sinodi, këto do të përdoren me qëllim të përkohshëm të Këshillit të Lartë të Kishës.

    Neni XIV. Ky statut përveç nyjave 2 do të jetë në fuqi gjer sa të trajtohet Sinodi Episkopal i përbërë prej 4 episkopësh brenda 3 muajve do të mbledhë Asamblenë Kishtare dhe do të bëjë statutin e përhershëm mbi bazën e popullsisë duke ju mbështetur një rregulloreje të posaçme për zgjedhjet.

    Statuti u këndua para Kongresit dhe u pëlqye e u nënshkrua nga delegatët pjesëmarrës. Autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ishte Këshilli i Lartë ose siç quhej ndryshe Sinodi Provizor. Ky Këshill do të merrej me çështjet e drejtimit të kishës deri në krijimin e Sinodit Episkopal. Kryetar i Këshillit të Lartë u zgjodh delegati i Pogradecit atë Vasil Marku.(32)

    Këshilli i Lartë përbëhej nga katër klerikë dhe katër laikë. Klerikët do të ishin zëvendësmitropolitët e Korçës, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa anëtarët laikë që u zgjodhën në Këshillin e Lartë qenë: Z. Dhosi Havari për mitropolinë e Korçës, Z. Simon Shuteriqi për mitropolinë e Durrësit, Z. Tol Arapi për mitropolinë e Beratit dhe Z. Stathi Kondi për mitropolinë e Gjirokastrës. Në Kongresin e Beratit u diskutua edhe për rregulloren e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku u bënë propozime të ndryshme që kishin të bënin me të ardhurat e kishave dhe të manastireve, duke zgjedhur një komision për kontrollin e tyre.



    32) - Ikonomi i Madh Mitrofor Vasil Marku është nga Borova e Kolonjës. Që në moshë të re emigroi në Amerikë, ku u dorëzua prift në Sant Louis. Në vitin 1919 së bashku me Agathangjel Çamçen erdhën në Shqipëri dhe morrën pjesë aktive në përpjekjet për autoqefalinë e kishës. Në vitin 1922 Kongresi i Beratit e zgjodhi Kryetar të Këshillit të Lartë. Më 1923 atë Vasil Marku ka kryesuar përfaqësinë e kishës shqiptare, e cila shkoi në Kostandinopojë për çështjen e autoqefalisë. Më 24 shkurt 1929 atë Vasil Marku mori ofiqin e Ikonomit të Madh Mitrofor dhe u caktua anëtar i Sinodit të Shenjtë, në cilësinë e titullarit të dioqezës së Korçës. Ceremonia u zhvillua në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    SHQETËSIMI I PATRIARKANËS EKUMENIKE

    Patriarkana Ekumenike e informuar për zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri vendosi të dërgonte Mitropolitin e Meletit, Jerotheun si eksark patriarkal, i cili mbërriti në Korçë më 27 nëntor 1922. Në letrën që i dërgoi Kryetarit të Këshillit të Lartë, eksarku patriarkal Jerotheu ka shkruar:

    Fort i përndershëm!
    Duke bekuar vendimet dhe statutin e Kongresit Kishtar që u mblodh në Berat në shtator të vitit 1922, sipas qarkores së imët që bëri kleri dhe populli ortodoks i Shqipërisë, si Eksark Patriarkal që jam i them dhe e shtyj Atërisht Këshillin Kishtar të përzier, që ndodhet në veprim dhe punon si e do puna me goditje, i them pra këtij Këshilli të shkojë me çapa të fortë e të sinqertë udhës që ka hapur Kongresi i Beratit me anën e Statutit, i cili u vërtetua plotësisht nga Qeveria e Ndershme Shqiptare. Urime të dala nga thellësia e zemrës së Patrikut Ekumenik për forcimin dhe përparimin e Qeverisë Shqiptare dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë u shfaqën dhe po shfaqen me anën time zyrtarisht si Eksark Patriarkal që jam dhe kam besim të patronditur se në kohën që e do puna Kisha e Madhe e Krishtit ka për ta njohur edhe Kishën Ortodokse të Shqipërisë, e cila sapo u lind duke e siguruar këtë plotësisht sipas zakonit me anë të Tomit Kishtar sikundër urdhërojnë Kanonet e Shenjta.

    Korçë 19.12.1922
    Urimtar i flaktë me Krishtin ndaj Perëndisë.
    Eksarku Patriarkal Jerotheu, i Melitopojës

    Hirësia e Tij Jerotheu i dërgoi Patriarkanës Ekumenike raportin përkatës dhe i kërkoi dërgimin e një delegacioni nga kisha shqiptare për t‘u sqaruar. Delegacioni u nis në mars të vitit 1923 dhe kryesohej nga Kryetari i Këshillit të Lartë ikonom stavrofor Vasil Marku, i cili i paraqiti Patriarkanës vendimet e Kongresit të Beratit, por delegacioni u kthye në Shqipëri pa rënë dakort me autonominë e pjesshme që parashikonte Patriarkana, gjë që ishte në kundërshtim me vendimet e Kongresit të Beratit. Disa muaj pas kthimit të delegacionit në Shqipëri, më 16 gusht të vitit 1923 Mitropoliti i Sinadës, Kristofor Kisi erdhi vullnetarisht për t‘i shërbyer çështjes së kishës shqiptare.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 5.26.21 PM.jpg

Shikime: 591

Madhësia:  69.7 KB

    Më 24 nëntor 1923, Noli u dorëzua
    Mitropolit i Durrësit, Gorës dhe Shpatit

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    SINODI I NOLIT

    Më 24 nëntor të vitit 1923 Jerotheu dhe Kristofori dorëzuan në gradën episkopale Theofan Nolin në kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Menjëherë pas dorëzimit, Imzot Theofani e shpalli veten Mitropolit të Durrësit, Gorës e Shpatit, primat dhe Eksark të tërë Ilirisë, detit të Perëndimit dhe gjithë Shqipërisë. Gjithashtu e quajti veten kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.(34) Hirësia e Tij, Kristofori, u zgjodh Mitropolit i Beratit, ndërsa Hirësia e Tij Jerotheu u shpall Mitropolit i Korçës.(35) Duhet theksuar se Jerotheu dhe Kristofori nuk qenë dakort me iniciativën e Nolit të vetëshpallur. Ky Sinod, i cili nuk u pranua nga Patriarkana Ekumenike vazhdoi të funksionojë deri në trazirat e vitit 1924 kur Imzot Theofani u detyrua të largohej nga Shqipëria.(36)




    34) - Noli ka lindur më 6 janar 1882 në Adrianopojë të Turqisë. Arsimin fillor e kreu në gjimnazin grek në Adrianopojë. Më 1906 emigroi në Amerikë dhe punoi si punëtor i thjeshtë nëpër fabrika të ndryshme. Në vitin 1912 u diplomua në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1920 Noli kryesoi delegacionin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë dhe punoi për t’u pranuar edhe Shqipëria në Lidhje. Në vitin 1924 Theofani u bë Kryeministër i Shqipërisë, megjithëse ishte klerik dhe pjesa dërrmuese e popullsisë ishte e besimit mysliman. Gjatë qeverisjes ai zbatoi reformën agrare. Më pas u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1938 u diplomua për muzikë në Universitetin e Nju Inglendit, ndërsa në vitin 1935 mori gradën doktor i shkencave filologjike në Universitetin e Bostonit.- Fan S. Noli, Autobiografia, Tiranë 1994, faqe 72-80.
    35) - Imzot Jerotheu (Janaq Jaho) ka lindur në fshatin Çarshovë të Përmetit. Në moshën e rinisë vajti tek i ati në Stamboll për të ndjekur studimet e larta në Shkollën Teologjike të Halkit, të cilat i përfundoi në vitin 1907. Tema me të cilën mbrojti diplomën ishte: “Hirotonia dhe zgjedhja kanonike e Fotit”. Pas përfundimit të studimeve përqafoi jetën monakale në Skitin e Shën Anës duke marrë emrin Jerothe. Vite më vonë e gjejmë kryefamullitar në Kalqedoni të Stambollit. Duke ngjitur njëra pas tjetrës shkallët e hierarkisë kishtare arriti që më 12 janar të vitit 1914 të hirotoniset Episkop i Melitopojës. Pas Kongresit të Beratit, Patriarkana Ekumenike vendosi të dërgonte Mitropolitin e Melitopojës, Jerotheun si eksark patriarkal, i cili mbërriti në Korçë më 27 nëntor 1922. Jerotheu i dërgoi Patriarkanës Ekumenike raportin përkatës më 8 dhjetor 1922. Vite më vonë pas problemeve të krijuara në vitin 1929 Jerotheu vendosi të largohej nga Shqipëria. Ai u vendos në Skitin e Shën Anës në Malin Athos. Imzot Jerotheu fjeti përgjithmonë më 1 shkurt të vitit 1956.-Ilia Spiro Vasili, Jeta dhe veprimtaria e dhespotit Jerotheos, Ngjallja, maj 2003, faqe 9,10
    36) - 70-vjet të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 1993, faqe 12-19, 70-74.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    SINODI I VISARIONIT

    Me ardhjen në fuqi të mbretit Zog përpjekjet për njohjen e autoqefalisë u shtuan edhe më tepër. Në vitet 1925-1926 vetë qeveria shqiptare filloi negociatat me Patriarkanën Ekumenike për njohjen e autoqefalisë, derisa në vitin 1925 Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës vendosi të njohë një autonomi të kufizuar të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Në vitin 1926 Patriarkana Ekumenike dërgoi në Shqipëri Mitropolitin e Trapezuntës Krisanthin si eksark patriarkal që të bisedonte për çështjen e autoqefalisë, por pa ndonjë rezultat konkret sepse qeveria shqiptare kërkonte autoqefalinë e plotë dhe pa kushte. Në vitin 1929 Imzot Jerotheu u detyrua të largohej nga Shqipëria për t‘u vendosur në Malin Athos, ndërsa Imzot Kristofori vendosi që të qëndronte si murg i thjeshtë në manastirin e Ardenicës. Në këto kushte do t’i vinte radha Visarion Xhuvanit, i cili ishte dorëzuar në gradën episkopale në Cetinjë në vitin 1926, prej dy episkopëve rusë të emigracionit.(37)

    Arkimandrit Visarion Xhuvani në atë kohë shkruan për gjendjen e mjeruar të Kishës Shqiptare:

    1) Shumica e Priftnavet t’Episkopatës së Gjinokastrës në Shqipni meshtojnë në Kishë n’emën të ish Mitropolitit të Gjinokastrës Vasilit,(38) që Kongresi Kishtar i Beratit e ka rrëzue zyrtarisht si antishqiptar. Këtë përmendin për kryefetar rrethi i katundevet të Prefekturës së Gjinokastrës edhe sot.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 5.33.26 PM.jpg

Shikime: 584

Madhësia:  44.6 KB
    Vasili i Gjirokastrës

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 5.34.04 PM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  35.8 KB
    Jakovi i Durrësit

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 5.34.31 PM.jpg

Shikime: 593

Madhësia:  41.9 KB
    Joakimi i Beratit

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 5.34.55 PM.jpg

Shikime: 599

Madhësia:  52.4 KB
    Gjermani i Korçës

    2) Në Episkopatën e Beratit-Vlonë, Episkopi Em. Kristofori përmend (kujton) në meshë rregullisht Patrikun e Kostandinopojës edhe çdo Episkop t’Orthodhoksëvet deri sot.

    3) Në Episkopatën e Korçës-Përmet, Episkopi Emz. Ierotheu meshton gjithashtu si i sipërmi në emën të Patrikut të Kostandinopojës, dhe vetëm në emën të Tij.

    4) Në Episkopatën e Durrsit-Tiranë-Elbasan kleri meshton në emën të çdo Episkopie Orthodhokse (që do me thanë në emën të nji kishe indipendente po pa Episkop kryetar dhe pa Episkop të kësaj Episkopate, të Durrsit).

    5) Në Shkodër kleri meshton në emën të Patriarhut të Serbisë.

    6) Në qytetin Korçë mbrenda At Vasil Markoja, nji Prift që asht Kryetar i Kishës Orthodhokse Kombëtare Autoqefale të Shqipnisë (d.m.th. ka gradën e Patrikut, përveç titullit), dhe ky, kur meshton atje përmend edhe Episkop Ierotheun, i cili si thamë meshton në emën të Patrikut të Kostandinopojës.

    7) Imz. Ierotheu dhe Imz. Kristofori a) erdhën në Shqipni, b) morën Episkopata të cilave Episkopë ishin të tjerë sipas pikpamjes kanonike të Patriarhisë së Kostandinopojës, - dhe c) dorzuen Episkop Fan Nolin, pa lejen e patriarhisë, kishës, nga e cila kur erdhën këtu urdhënoheshin, dhe nën juridiksionin e së cilës ishin kur erdhën këtu, si edhe sot prej Patriarhisë së Kostandinopojës njifen për Episkopë të asaj kishe. Por ajo Patriarhi nuk bani asnji veprim kundra tyne tash 5 vjet, sa do që Eksarhu, delegati Patriarhal Imz. Krisanthi, kto ditë në Shqipni tha se Patriarhia Imz. Ierothenë dhe Kristoforin i njef për Episkopë që vepruen në Shqipni kundra rregullavet dhe kanonevet Ierarhike disiplinore.

    8) Statuti i Kishës dhe vendimet themeltare të Kongresit Kishtar të Beratit, si u spjegue në kët libër, u shkelën keq, sidomos nyji i 10-të që i përket gjuhës shqipe në Meshë.

    9) Vendimi i Kongresit Kishtar të Beratit për zv. Mitropolit të Gjinokastrës dhe antar klerik në Këshillin e N.K. të asaj dioqeze u shkel prej Këshillit të Naltë Kishtar.

    10) Vendimi i Kongresit K. të Beratit që na emnonte ne provizorisht Zv. Mitropolit të përgjithshëm të dioqezës së Durrsit dhe pasandaj për Mitropolit definitiv, si u spjegue në kët libërzë, u shkel.

    11) Mbasi Imz. Ierotheu, Imz. Kristofori dhe Këshilli i Naltë Kishtar e lanë Kishën 4 vjet pa Sinodh Episkopal pse nuk donin të dorzonin nji Episkop të katërt që të mos formohet kështu Sinodhi Episkopal Shqiptar.(39)

    Që të sanksionohej plotësisht autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nevojitej të krijohej një sinod, i cili do të udhëhiqte kishën. Më tre maj të vitit 1925 arkimandrit Visarioni, duke marrë bekimin e patrikut të Serbisë, Dhimitrit u dorëzua në gradën episkopale në Hercegnov (Kotor) prej dy episkopëve rusë; Ermogenit të Ekaterinosllavit dhe Mihailit të Aleksandrovskit. Imzot Visarioni pasi lëçiti dëshminë kanonike të besimit u betua: “Kam me qenë ruejtës besnik i të gjitha dogmavet, kanonevet dhe rregullavet të shenjta të Kishës Orthodhokse që përmblidhen në Shkrimet e Shenjta, në gojdhanat e Hyjnueshme dhe në vendimet e shtatë sinodhevet Ekumenike, si dhe në mësimet e Etënve të Shenjtë të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, dhe siguroj me ndërgjegjen Time fetare se kam me qenë gjith jetën Time besnik i Kishës Autoqefale Orthodhokse kombëtare të Shqipnisë të kryesueme sot prej Këshillit të Naltë të saj; dhe nuk kam me iu përulë asnji fuqie që mund të kërcënohet ndonjiherë kundra detyrave të mija të Shenjta Episkopale, si pjestar i Kishës së sipërmërmendun. I Lutemi Përendisë për Këshillin e Naltë Kishtar të Shqipnisë, për Republikën Shqiptare, si dhe për paqen e gjithë botës dhe bashkimin e të gjithëve. Lavdi qoftë mbi të madhin Perëndi”.(40)

    Që të formohej Sinodi i Shenjtë nevojiteshin të paktën katër episkopë, ndërsa në Shqipëri në atë kohë ekzistonte vetëm një episkop që ishte Imzot Visarioni. Për të dorëzuar episkopët e tjerë nevojiteshin të ishin të paktën dy mitropolitë, prandaj Imzot Visarioni vajti në Cetinjë të Malit të Zi, ku kërkoi ndihmën e mitropolitit serb, Imzot Viktorit. Kështu më 11, 12 dhe 17 shkurt të vitit 1929 u bë dorëzimi i episkopëve. Dr. Zoi Xoxa në kujtimet e tij ka shkruar: -Një pasdreke vonë - mund të ishte ora gjashtë ose gjashtë e gjysëm e mbrëmjes – unë po punoja në zyrë, kur më thirri në telefon Kostaq Kota dhe mu lut që të shkoja në kishë….E lashë punën dhe shkova në kishë. Kisha ishte e errët, nuk ishin ndezur kandelabrat dhe kishte fare pak njerëz. Në mes të kishës, përpara një tryeze, vura re Visarionin dhe një peshkop mjekërbardhë, të cilët kishin vënë në mes Agathangjelin dhe po e bënin dhespot. Pyeta at Vasil Markon kush ishte ai mjekërbardhi dhe at Vasili m’u përgjigj se ishte Imz. Viktori nga Cetinja.(41) Disa ditë më vonë më 18 shkurt 1929 Imzot Visarioni me mbështetjen e qeverisë shqiptare formoi Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili përbëhej nga:

    1-Visarion Xhuvani, Mitropolit i Tiranës dhe i Durrësit.
    2-Agathangjel Çamçe, Episkop i Beratit, Vlorës dhe Kaninës.
    3-Thanas Ambrosi, Episkop i Gjirokastrës, Delvinës dhe Himarës.

    Ndërsa Eugjeni u caktua ndihmës i Kryeepiskopit. Gjithashtu më 18 shkurt të vitit 1929, Kryesia e Këshillit të Lartë iu drejtua anëtarëve të Sinodit të Shenjtë: “Hirësisë së tyre Imzot Visarionit, Agathangjelit, Ambrosit dhe Eugjenit. Në bazë të statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, për mbarëvajtjen e Kishës dhe për dobi të interesave të Atdheut, emërojmë:

    1-Visarion Xhuvanin, Mitropolit të Tiranës dhe të Durrësit.
    2-Agathangjel Çamçen, Episkop të Beratit, Vlorës dhe të Kaninës.
    3-Thanas Ambrosin, Episkop të Gjirokastrës, Delvinës dhe të Himarës.

    Në këtë mënyrë deklarojmë formimin e Sinodit Episkopal të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe sipas dispozitave të statutit njoftojmë dorëheqjen tonë e të gjithë këshillit në fjalë. Sa më sipër u bë pasi u muar pëlqimi i plotë i Mbretit dhe i Qeverisë Mbretërore.

    Kryetari i Këshillit të Lartë.
    Ikonom Vasil Marku.

    Pas këtij vendimi Imzot Visarioni mblodhi episkopët për të zgjedhur kryetarin e Sinodit. Pas votimit Fortlumturia e tij, Visarioni u zgjodh kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.34.01 PM.jpg

Shikime: 592

Madhësia:  47.6 KB
    Korçë, më 18 shkurt 1929, anëtarët e Sinodit të Shenjtë

    Sinodi i Shenjtë me anën e një shkrese iu drejtua Kryeministrit Koço Kota:

    “I shkëlqyeshëm Kryeministër! Sipas vendimit të marrun më datë 18 shkurt 1929 nga ana e hierarkisë shqiptare dhe në bazë të kanoneve kishtare, si dhe në konformitet të plotë me statutin kishtar të votuem në Berat, u formue Sinodi i Parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kini mirësinë me pranue nderimet tona të nalta.

    Kryetari i Sinodit të Shenjtë, Kryeepiskop i Tiranës, Durrësit, Fortlumtunia e Tij, Visarioni”.(42) Mesha e parë episkopale u celebrua më 24 shkurt 1929, në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Në përfundim të liturgjisë atë Vasil Marko i dorëzoi Fortlumturisë së Tij, Visarionit, kryqin historik të Kongresit të Beratit. Kjo ishte shenja simbolike e dorëzimit përfundimtar të kryesisë së kishës. Ky veprim e vuri para përgjegjësisë Kryeepiskopin Visarion për të organizuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duke u mbështetur në vendimet e Kongresit të Beratit. Gjithashtu atë Vasil Marko mori ofiqin e Ikonomit të Madh Mitrofor dhe u caktua anëtar i Sinodit të Shenjtë, në cilësinë e titullarit të dioqezës së Korçës. Më 26 shkurt të vitit 1929, Sinodi i Shenjtë bëri betimin para Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Zog I dhe u dekretua nga Qeveria Shqiptare. Në mbarim të ceremonisë së betimit të episkopëve e mori fjalën Mbreti, i cili ndër të tjera tha: “Shqiptari lirinë e ka aq të nevojshme dhe të shtrenjtë sa dhe jetën e tij. Si gjithë bota edhe shqiptari lirinë e ka fitue me mundime të çmueshme. Në këtë vepër të randësishme duket edhe mundi i priftnave shqiptarë. Bota le ta dijë se shqiptari, i cili me modesti të plotë respekton të drejtat e popujve të tjerë, nuk lejon dhe nuk i ulet asnji force në botë që do të dhunojë të drejtat që ia ka falë natyra. Mos harroni se në kohën e detyrës së shenjtë, për të cilën jeni ngarkue, para çdo gjaje dhe mbi çdo send duhet të jetë Atdheu”.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.39.04 PM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  58.7 KB

    Fortlumturia e Tij, Kryeepiskop Visarioni tha: “Sinodi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e ndjen veten shumë të lumtun dhe në thellësi të shpirtit asht tepër mirënjohës për këtë nder të madh historik që ka në këtë minutë. Si shqiptar dhe duke ndjekun gjurmët e stërgjyshëve tanë, na e ka anda shumë lirinë dhe jemi tepër të gëzuem jo vetëm të predikojmë, por edhe dëshmorë të biem për lirinë tonë kombëtare kur ta dojë nevoja dhe kur të urdhënojë Naltmadhnia Juej. Sinodi asht tepër i lumtun të deklarojë botnisht para Naltmadhnisë Suej se nuk do t’i përulet asnji fuqie në botë, e cila mund të kishte për qëllim t’i sjellë çfarëdo pengimi misionit tonë fetar kombëtar dhe sidomos misionit të veçantë shtetnor. Kisha Ortodokse Autoqefale asht nji krijim i shkëlqyeshëm i dorës së fortë dhe shpëtimtare tuejën, tue fillue qysh prej Kongresit të Beratit në vjeshtën e vitit 1922 e tue përfundue në rregullimin definitiv të sotëm. Nji i vetëm simbol ka me qenë gjithmonë udhëheqësi ynë paralel me detyrat tona shpirtnore për naltësimin e Atdheut. Me mbajtjen e stemës historike të Mbretit të Shqiptarëve Zogu I jemi të sigurtë se do të mbërrijmë realizimin e misionit tonë të naltë dhe me gjithë zemër thërrasim: “Rroftë Mbreti i Shqiptarëve”.(43)

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.40.19 PM.jpg

Shikime: 600

Madhësia:  62.3 KB

    Sinodin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përveç sinodit të kishës ruse në emigracion, nuk e njohu asnjë patriarkanë ose kishë autoqefale. Patriarkana Ekumenike i shkishëroi episkopët e sinodit, por edhe Jerotheu, Kristofori e Noli mbajtën qëndrim negativ ndaj sinodit, i cili ishte programuar nga qeveria e Zogut, armikut të betuar të Nolit.(44)

    Le të sqarojmë se çfarë ngjau me Mitropolitin e Cetinjës së Malit të Zi, Imzot Viktorin, i cili së bashku me Imzot Visarionin dorëzuan në gradën episkopale anëtarët e Sinodit të Shenjtë. Më 16 qershor të vitit 1929, përpara hapjes zyrtare të Kongresit të Korçës, Fortlumturisë së Tij, Kryeepiskop Visarionit i vjen një telegram, ku me anën e së cilit qeveria urdhëronte që Imzot Viktori të mos merrte pjesë në meshën episkopale, por të largohej nga Shqipëria.

    Imzot Visarioni i lexoi tekstin e telegramit Viktorit dhe ky i fundit iu përgjigj: Pranova të vij në Shqipëri dhe të kontribuoj në formimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pasi më premtuat se do të isha peshkop i Shkodrës dhe anëtar i Sinodit të Shenjtë me të drejta të barabarta. Për të ardhur në Shqipëri nuk kërkova as lejen e Patrikanës së Beogradit, sepse e dija që Beogradi nuk do t’i pëlqente këto kushte. Visarioni i premtoi se emri i tij do të shkruhej me gërma të arta në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe se qeveria shqiptare do t’i jepte dekoratën më të madhe për shërbimet që i bëri kishës sonë.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.42.18 PM.jpg

Shikime: 590

Madhësia:  64.2 KB

    Imzot Viktori u kthye në Cetinjë, ku e priste internimi nga Patriarkana e Serbisë.(45)




    37) - Visarion Xhuvani, Vepra, 55, Tiranë, 2007, faqe 74-75.
    38) - Vasil Papakristu ka lindur në Labovën e Kryqit në vitin 1858. Që në moshë të re, në vitin 1862, emigroi në Kostandinopojë. Në vijim kreu studimet në Shkollën Teologjike të Halkit, të cilat i përfundoi në vitin 1882 duke mbrojtur temën: “Kundër pagëzimit me spërkatje”. Më pas emërohet profesor i fesë dhe i greqishtes në Mësonjëtoret Zografiane. Në kohën e Patrikut Ekumenik Anthimit VII ai u zgjodh Protosingjel i Madh i Patriarkanës, ku shërbeu rreth dy vjet. Vasil Papakristu shkroi shumë elegji heroike, ndër të tjera edhe për Shkollën e Saraqinishtës. Vasili ishte një nga nipat e Çaushit, priftit të Hormovës. Vasil Papakristu qëndroi në fronin e Mitropolitit të Drinopullit (1909-1929). Ai fjeti më 26 shkurt të vitit 1936 dhe u varros në Delvinaqi. Në ditën e varrimit të tij, pazari i Janinës u mbyll në shenjë zie kombëtare. Monumenti i tij që gjendet në Delvinaqi ka të njejtën vlerë me ushtarin e panjohur.–G. Gagari. Kalendari “Dhodhoni”. Viti II 1899. faqe 142-144
    39) - Visarion Xhuvani, Kujtim vepre dhe intrige, shtypshkronja Tirana, Tiranë 1926, faqe 22-23.
    40) - Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi, Na flet Visarion Xhuvani, Tekno Paper, Tiranë 2008, faqe 99.
    41) - Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, 55, Tiranë 2007, faqe 126.
    42) - Imzot Visarioni ka lindur më një maj 1887 në Lagjen Kala të Elbasanit. Në vitet 1911-1914 ndoqi studimet e larta për Teologji në Universitetin e Athinës. Më pas vijoi me studimet pasuniversitare, në përfundim të të cilave mori titullin “Doktor” dhe në vitin 1918 u emërua lektor në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës. Po këtë vit u dorëzua në gradën priftërore nga Mitropoliti Jakov dhe pas një viti filloi punën misionare në Sofje të Bullgarisë. Më 1919 është misionar në Rumani për të organizuar komuntetin shqiptar. Në 29 nëntor të vitit 1919 Visarioni mori ofiqin e arkimandritit. Në shtator 1922 ka marrë pjesë aktive në Kongresin e Beratit, ku u propozua kandidat për episkop. Më tre maj të vitit 1925 arkimandrit Visarioni, duke marrë bekimin e patrikut të Serbisë Dhimitrit u dorëzua në gradën episkopale në Hercegnov (Kotor) prej dy episkopëve rusë Ermogenit të Ekaterinosllavit dhe Mihailit të Aleksandrovskit. Imzot Visarioni ka qenë pjesëmarrës kryesor në të gjitha përpjekjet për njohjen e autoqefalisë dhe dora vendimtare për organizimin strukturor hierarkik të kishës shqiptare. Mendimet dhe pikëpamjet e tij për këtë problem i ka botuar më 1926 në dy broshura me titullin: “Çështje politiko- religjoze, Kostandinopojë-Tiranë”. Më 18 shkurt 1929 u fronëzua Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.-Nos Xhuvani, Visarion Xhuvani apostull i atdhetarizmit dhe i ortodoksisë shqiptare, Tiranë 2003.
    43) - Gazeta e Re, 2 mars 1929.
    44) - Kundërshtimi i Fan Nolit për Kishën Autoqefale Shqiptare, Sot, 16 maj 2003, faqe 12-13.
    45) - Zoi Xoxa, Kujtimet e një gazetari, 55, Tiranë 2007, faqe 131-132.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2024 më 00:44

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    KONGRESI I KORÇËS

    Imzot Visarioni menjëherë filloi të konsolidonte strukturat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai thirri Kongresin e dytë Kleriko-laik në qytetin e Korçës më 16 qershor të vitit 1929. Organizimi i Kongresit kishte nevojë për fonde dhe ato në pjesën më të madhe u siguruan nga shteti shqiptar i kohës. Në Kongres u zgjodhën intelektualët e shquar të vendit, klerikë me merita kishtare, tregtarë dhe zanatçinj, të gjithë bij të bindur dhe besimtarë të aftë për të mbrojtur Kishën Ortodokse Autoqefale të

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.46.24 PM.jpg

Shikime: 598

Madhësia:  59.3 KB

    Shqipërisë. Delegatët e këtij Kongresi qenë:

    Delegat i Tiranës Kryepeshkop Visarioni d.v.
    Delegat i Tiranës Dr Athanas Shundi d.v.
    Delegat i Tiranës Dr Zoi Xoxa d.v.
    Delegat i Shpatit Taq Buda d.v.
    Delegat i Shkodrës Atë Velisha Popoviq
    Delegat i Shkodrës Naim Plevneshi d.v.
    Delegat i Shkodrës Mitro Llazareviq d.v.
    Delegat i Korçës Ik. i M. Mitrofor at Vasil Marko d.v.
    Delegat i Korçës Stavraq Ballauri d.v.
    Delegat i Korçës Thoma Turtulli d.v.
    Delegat i Korçës Vasil Avrami d.v.
    Delegat i Korçës Sotir Kotta d.v.
    Delegat i Përmetit Dhimitri Kacimbra d.v.
    Delegat i Gjinokastrës Thoma Papapano d.v.
    Delegat i Gjinokastrës Kostandin Lito d.v.
    Delegat i Gjinokastrës Episkop Ambrozi d. v.
    Delegat i Gjinokastrës Ikonom Papavlashi
    Dellegat i Libohovës Dhimosthen Haxhoglu d.v.
    Delegat i Leskovikut Andon Kito d.v.
    Delegat i Lushnjës Llazar Bozo d.v.
    Delegat i Vlorës Kristaq Ikonomi d. v.
    Delegat i Vlorës Atë Isaia d.v.
    Delegat i Vlorës Kristo Karbunara d.v.
    Delegat i Delvinës Mihal Maksakuli d.v.
    Delegat i Sarandës Apostol Dhima d.v.
    Delegat i Konispolit Loli Qesko d.v.
    Delegat i Durrësit Kristaq Zaguridhi d.v.
    Delegat i Durrësit Vasil Bakalli d.v.
    Delegat i Durrësit Moisi Popa d.v.
    Delegat i Kavajës Kleanth Mineu d.v.
    Delegat i Himarës Dr Mihal Cane
    Delegat i Beratit Episkop Agathangjeli d.v.
    Delegat i Beratit Dr Nikolla Haxhistasa d.v.
    Delegat i Beratit Ikon. at Theodhor Brisku d.v.
    Delegate i Fierit Jovan Xoxa d.v.
    Delegat i Mallakastrës Ikonom atë Polizoi d.v.
    Delegat i Kolonjës (Ersekë) Petro Prodani d.v.
    Delegat i Bilishtit Petro Ilia d.v.
    Delegat i Tepelenës Dhimitër Mole d.v.
    Delegat i Elbasanit Kostaq Cipo d.v.
    Delegat i Elbasanit Kov Deliana d.v.
    Delegat i Elbasanit Dhimitër Papajani d.v.
    Delegat i Poradecit Spiro Naço d.v.
    Delegat i Dibrës Stavrofor Ik. Josifi d.v.
    Delegat i Dibrës Dr Filip Papajani d.v.
    Delegat i Dibrës Gavril Lasku d.v.
    Komisioni i Qeverisë pranë Kongresit Panorthodhoks Shqiptar në Korçë: Vasil Bidoshi d.v.

    Platforma kishtare e Kongresit u përcaktua me vëmendje të madhe nga Visarion Xhuvani. Në të u parashikuan vendimet e pritshme, detyrat e komisioneve për organizimin e Kongresit dhe ceremonitë festive. Bazën kryesore të Kongresit e përbënte zgjidhja e drejtë e interesave fetaro-kombëtare, sigurimi i indipendencës dhe i tërësisë territoriale të vendit.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.49.38 PM.jpg

Shikime: 586

Madhësia:  35.1 KB

    Vendimet e tij duhej të mos lejonin në të ardhmen asnjë veprim që të binte ndesh me interesat kishtaro-kombëtare dhe brezat e rinj të ishin syhapur e të kujdeseshin për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në të gjitha materialet e Kongresit vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të kanoneve të shenjta. Sinodi i Shenjtë kishte vendosur që Kongresin e dytë do ta drejtonte kjo pari: Kryetar Imzot Visarioni, nënkryetar Vasil Avrami, kryesekretar Dr. Zoi Xoxa dhe kujdestar Thoma Papapano. Më 16 qershor të vitit 1929, të 46 delegatët përfaqësues të klerit dhe të ortodoksëve shqiptarë u mblodhën në Korçë për të filluar punimet e Kongresit të dytë Kishtar. Në fjalën e tij Imzot Visarioni parashtroi përmbajtjen kryesore të Statutit dhe të Rregullores së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.50.39 PM.jpg

Shikime: 585

Madhësia:  59.6 KBEmri:  Screenshot 2024-03-01 at 11.50.51 PM.jpg

Shikime: 582

Madhësia:  57.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2024 më 01:32

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    STATUTI I VITIT 1929

    Gjithë kleri dhe populli Orthodhoks i Mbretërisë Shqiptare, i përfaqësuar prej Delegatëve fuqiplotë të mbledhur në Kongresin e Dytë që u mbajt në Korçë, voton me një zë statutin definitiv të Kishës Orthodhokse Shqiptare, të prokllamuar Autoqefale në Kongresin e Beratit më datë 12 Shtator 1922.

    KAPTINA I
    KISHA


    Art. 1. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pjesë e pandarë e së Shenjtës Kishë të Përgjithshme dhe Apostolike, përbëhet prej tërë banorëve të Mbretërisë Shqiptare që i besojnë Krishtit dhe pohojnë Simbolin e Shenjtë të Fesë Orthodhokse (to simvolon tis pisteos) dhe ruan të patundshme gjith sa pranon Kisha e Shenjtë Lindore e Krishtit, Themelonjës e Krye i së cilës është Zoti dhe Perëndia jonë Jisu Krishti.

    Art. 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e bashkuar dogmatisht dhe shpirtërisht me të gjitha Patriarhit’ e Shenjta dhe me Kishat Orthodhokse Autoqefale dhe ruan, pa ndonjë ndryshim, si të gjitha Kishat e tjera Orthodhokse të Krishtit, burimet e besimit, shkrimet e shenjta dhe gojëdhanat e Hirshme (Again Grafin qe Hieran Paradhosin) si dhe kanonet e Shenjta Apostolike dhe Sinodike.

    Art. 3. Gjuha zyrtare e Kishës është Shqipja.

    Art. 4. Autoriteti më i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare është Sinodhi i Shenjtë Peshkopal i përbërë prej Peshkopëve aktivë të çdo Dhioqeze, prej Ikonomit të Madh Mitrofor dhe i kryesuar prej Mitropolitit të Qendrës, Kryepeshkopit të gjithë Shqipërisë. Titulli zyrtar i Sinodhit është: “Sinodhi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Peshkopata e Qendrës merr titullin “Mitropoli” dhe titullari i saj quhet Mitropolit i asaj Dhioqeze dhe Kryepeshkop i gjithë Shqipërisë, Peshkopët e tjerë mbajnë titullin Peshkop dhe Dhioqezat e tyre Peshkopata.

    Art. 5. Kisha Orthodhokse Shqiptare është person juridik dhe trashëgon të gjithë titujt dhe të drejtat e komuniteteve Orthodhokse të gjertanishme.

    KAPTINA II
    SINODHI I SHENJTË DHE DETYRAT E TIJ


    Art. 6. Sinodhi i Shenjtë: Rregullon Kishën Autoqefale të Shqipërisë për sa i përket besimit, adhurimit (Latria), disiplinës Kishtare, organizimit dhe administrimit të brendshëm të Kishës në bazë të dogmave dhe të kanoneve të Shenjta dhe në konformitet me Ligjet e Shtetit;

    Ushtron kontrollimin mbi veprimet e Peshkopëve dhe të organeve të Kishës, sipas rregullave Kishtare; themelon dhe mban Shkolla Fetare;
    Harton programet e tyre dhe i mbikëqyr me anën e Peshkopëve;
    Përkujdeset për edukatën fetaro-Kombëtare, për kulturën dhe për të kryerit e detyrave të Klerikëve e të Murgjve;
    Kujdeset për edukatën fetare të popullit Orthodhoks me anën e predikimeve Kishtare, të mësimeve Fetare edhe të redaktimit e të botimit të librave dhe të revistave Fetare.

    Art. 7. Asnjë libër nuk mund të përdoret në Kishë pa pëlqimin zyrtar të Sinodhit, kështu dhe në shkollë për mësimet e fesë Orthodhokse pa pëlqimin zyrtar të Sinodhit dhe të Ministrisë s’Arësimit.

    Art. 8. Librat e Kishës që janë përkthyer do të këqyren prej Sinodhit, i cili e ka për detyrë të kujdeset sa më shpejt për përkthimin dhe botimin e atyre librave të Kishës që mungojnë. Art. 9. Sinodhi i Shenjtë detyrohet të vejë re që çdo vepër e paraqitur me anë botimesh, gravurash, çfaqjesh theatrale ose kinematografike dhe konferencash publike të mos cënojë ose çnderojë dogmat dhe dispozitat e Orthodhoksisë ose përgjithësisht Klerin si dhe format e tij dhe, n’e paftë t’arsyeshme të kërkojë ndërhyrjen e autoritetevet në konformitet me ligjet e Shtetit. Kryesia e Sinodhit me pëlqimin e anëtarëvet vendos t’u japë diploma merite atyre që i kanë shërbyer çështjes Kishtare.

    MBLEDHJA E SINODHIT TË SHENJTË

    Art. 10. Sinodhi mblidhet rregullisht dhe medoemos një herë në vit. Koha e mbledhjes është ipso fakto data 1 Tetor. Mbledhja do të mbajë jo më pak se 15 ditë dhe jo më tepër se një muaj. Kryepeshkopi, për nevoja të domosdoshme dhe me pëlqimin e shumicës së anëtarëve, provokon dhe mbledhje të jashtëzakonshme të Sinodhit. Kryetari çel dhe mbyll mbledhjet. Art. 11. Sinodhi ka kuorum kur ndodhen prezentë gjysma plus një e numrit të të gjithë anëtarëve. Po kurdoherë mbledhje legale mund të bëhet vetëm kur përveç Kryepeshkopit ndodhen dhe dy anëtarë të tjerë.

    Në mungesë të Kryepeshkopit, në rast që ky është pushuar, Sinodhi kryesohet prej më të vjetrit në dorëzim; në raste të tjera Sinodhi kryesohet prej Peshkopit t’autorizuar nga Kryetari me kompetencë të caktuar.

    Art. 12. Vendimet e Sinodhit merren me shumicë votash. Në rast njësie provokohet një mbledhje e dytë, në të cilën, në qoftë se ka përsëri njësi votash, paravlen ana e Kryetarit.

    Art. 13. Sinodhi ka dhe një Sekretar të Përgjithshëm, i cili proponohet prej Sinodhit dhe emërohet me dekret të Kryepeshkopit. Cilësit’e Sekretarit të Përgjithshëm caktohen në Rregulloren e Administrimit të përgjithshëm.

    KAPTINA III
    PESHKOPATAT


    Art. 14. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ndahet në katër Peshkopata:

    a) Peshkopata e Korçës, Përmetit, Voskopojës, Leskovikut dhe Kolonjës.
    b) Peshkopata e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Kavajës, Elbasanit, Shpatit, Gorës, Mokrës, Pogradecit dhe Dibrës.
    c) Peshkopata e Beratit, Vlorës, Myzeqesë dhe Kaninës.
    ç) Peshkopata e Gjinokastrës, Delvinës, Dropullit, Pogonit dhe Himarës, me kufijtë që ka pasë gjer më sot gjithsecila prej këtyre. Kufijtë e Peshkopatave mund të ndryshohen me proponimin e Sinodhit, me pëlqimin e Qeverisë dhe me dekret Mbretnor.

    Qendra e Kishës Autoqefale caktohet me dekret mbretnor. Gjersa të dalë dekreti relativ Kryesia e Kishës qëndron në Korçë.Peshkopë pa Dhioqezë nuk mund të jenë më tepër se dy. Art. 15. Kryepeshkopi zgjidhet prej Sinodhit për gjithë jetën e tij. Në rast që Kryepeshkopi i zgjedhur prej Sinodhit nuk pëlqehet prej Mbretit, Sinodhi detyrohet të zgjedhë një tjetër, të cilin i a paraqit Mbretit për pëlqim dhe dekretim. Të gjithë këto veprime për zgjedhje, propozim dhe refuzim mbahen sekrete. Gjithë në këtë mënyrë zgjidhen dhe Peshkopët e tjerë.

    CILËSITË E PESHKOPËVE

    Art. 16. Kryepeshkopi, Peshkopët, Zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodhit, si dhe ndihmësit e Zëvendësit Klerikë të Kryepeshkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetsinë Shqiptare.

    Art. 17. Kryepeshkopi dhe Peshkopët e Shqipërisë që do të dorëzohen, përveç cilësive t’Artikullit 16 duhet të kenë dhe cilësitë që kërkojnë kanonet e Kishës, si dhe të kenë mbaruar një Fakultet Theollogjie.Në rast nevoje, gjer më pesë vjet pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti, mund të dorëzohet Peshkop edhe ay që ka dipllomë fakulteti drejtësie, filologjie ose të një Seminari Orthodhoks në gradë Liceu.

    Art. 18. Kryepeshkopi dhe Peshkopët e tjerë më parë se të fillojnë në detyrën e tyre detyrohen të bëjnë betimet e shënuara më poshtë, një përpara Mbretit, një përpara Sinodhit të Shenjtë. Betimi përpara Mbretit është: Betohem dhe premtoj mbi nderin t’im (si Kryepeshkop ose Peshkop) përpara Perëndisë se do të jem kurdoherë besnik i Mbretit të Shqiptarëvet, i Atdheut dhe i Statutit të Mbretërisë. Detyrohem të ve në be në këtë mënyrë dhe gjithë Klerikët që do të dorëzohen prej meje.

    Betimi përpara Sinodhit është: Betohem mbi ndërgjegjen t’ime (Kryepeshkopale ose Peshkopale) përpara Perëndisë se do të ruaj besnikërinë kundrejt dogmave, kanoneve dhe rregullave Kishtare që përmbajnë bashkimin dogmatik fetar dhe soilidarësinë me Patriarhitë dhe Kishat Orthodhokse Autoqefale të botës.

    TRANSFERIME

    Art. 19. Kryepeshkopi dhe Peshkopët janë të përjetshëm në Dhioqezat e tyre përveç rasteve të parashikuara në këtë Statut.

    Art. 20. Peshkopët mund të transferohen me vendimin e Sinodhit dhe pas pëlqimit e dekretimit Mbretëror.

    PUSHIME

    Atr. 21. Pushimi i Kryepeshkopit, i Peshkopëvet dhe i Ikonomit të Madh Mitrofor bëhet për faje të rënda dogmatike dhe kanonike, për faje ordinare dhe për arësye ekstraordinare.

    a) Për faje të rënda dogmatike e kanonike gjykohen prej një këshille dymbëdhjetë vetash, përveç Kryetarit, të përbërë prej gjithë anëtarëve të Sinodhit të Shenjtë, përveç të akuzuarit prej Peshkopëve Titullarë dhe prej graduatësh Klerikë gjer në numrin e sipërcaktuar, gjashtë prej të cilëve i zgjedh i akuzuari. Vendimi jepet me tri të katërtat e votavet e me vota të fshehta, pasi të dëgjohet më parë apologjia e të akuzuarit.

    b) Për faje ordinare Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi Madh Mitrofor pushohen në rast dënimi kundër lirisë personale në një ndëshkim më tepër se një vit dhe sikur këtij ndëshkimi të mos i jetë shtuar ndalimi nga ofiqet publike; dhe kur dënohen me burgim të rëndë, ose me dënime të fajeve relative për fallsifikim, vjedhje, mashtrim, keqpërdorim besimi dhe atentate kundër zakoneve të mira.Në këto raste dhe Sinodhi detyrimisht vendos pushimin e tyre.

    c) Për arsye ekstraordinare, të shpjeguara drejt për drejt e me dekret mbretëror Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi i Madh Mitrofor, për veç rasteve të përmendura në paragrafin e sipërm, largohen me një herë nga detyra me dekret mbretëror. Në rast dekretimi largimi prej detyre i Kryepeshkopit, ky zëvendësohet me një herë prej Peshkopit më të vjetër në dorëzim; në rast dekretim largimi të një Peshkopi, Kryepeshkopi emëron me një herë Zëvëndësin e përgjithshëm. Në rast pushimi të tillë brenda dyzet ditëve ipso fakto, mblidhet Sinodhi i cili bashkë me pushimin e të larguarit, vendos zgjedhjen e Peshkopit për përmbushjen e Dhioqezës vakante. Në rast pushimi të Kryepeshkopit, për çfarëdo arësye, ky ka të drejtë të marrë një rrogë të përmuajshme prej pesëqind frangash ari. Gjithashtu në rast pushimi për çfarëdo arsye të Peshkopëvet dhe të Ikonomit të Madh Mitrofor, këta marrin nga një rrogë të përmuajshme prej 300 fr. ari.

    Art. 22. Kryepeshkopi, Peshkopët dhe Ikonomi i Madh Mitrofor, për shkak sëmundjeje kronike ose pleqërie, të cilat nuk u përmetojnë të përmbushin detyrat e tyre Peshkopale, kanë të drejtë t’i paraqisin kanonikisht dhe me të shkruar dorëheqjen e tyre Sinodhit, i cili vendos. Po Sinodhi mundet edhe motu proprio të çfaqi mejtimin mbi sëmundjen ose pleqërinë e tyre pas një raporti prej pesë mjekësh të zgjedhur dy prej Sinodhit vetë, dy prej të sëmurit dhe një prej Drejtorisë së P. të Shëndetësisë. Në qoftë se Kryepeshkopi ose Peshkopët nuk japin dorëheqjen brenda dy javëve prej datës së komunikimit, Sinodhi me një herë emëron një ndihmës Peshkop, i cili merr përsipër administrimin e Peshkopatës. Kryepeshkopi dhe Peshkopët të deklaruar të pamundur mbajnë titullin e tyre dhe përmenden në Kishë e në ceremonitë e Shenjta prej ndihmësit Peshkop dhe prej gjithë Klerit, po nuk ushtrojnë asnjë veprim administrativ dhe nuk marrin asnjë pjesë aktive n’administrimin e Kishës. Në qoftë se Doktorët raportojnë pamundërinë e tyre, ata japin dorëheqjen duke marrë nga arka e përgjithshme e Kishës një shpërblim të përmuajshëm për Kryepeshkopin gjashtëqind franga ari, dhe për Peshkopët katërqind fr. ar.

    DETYRAT E PESHKOPËVE

    Art. 23. Kryepeshkopi dhe Peshkopët në Dhioqezat e tyre janë autoriteti Kishtar dhe ushtrojnë të gjitha detyrat që janë caktuar në kanonet e Shenjta, në rregulloret Kishtare dhe në këtë Statut. Ata janë në juridiksionin e Sinodhit dhe ekzekutojnë vendimet dhe urdhërat e tij, sipas dispozitave të këtij Statuti.

    Për çdo kundërvajtje ose pakujdesi në detyrat e tyre Kishtare janë përgjegjës përpara Sinodhit. Në gusht të çdo viti janë të detyruar të paraqesin një raport të veprimeve të tyre dhe të gjendjes së Peshkopatës. Ky raport këndohet përpara Sinodhit dhe mosparaqitja e tij konsiderohet si një shkelje detyre.

    Art. 24. Kryepeshkopi dhe Peshkopët në Dhioqezat e tyre, si në Qendër ashtu dhe në rrethet e saj, ushtrojnë të gjitha detyrat të imponuara prej kanïneve Kishtare; Celebrojnë Misteret e Shenjta; Predikojnë fjalën e Shenjtë; konsakrojnë Kishat e Shenjta; përkujdesen që të përmbushin të gjitha shërbesat fetare, sipas dispozitave tipike relative; përkujdesen për zbukurimin e hijshëm të Kishave si dhe të Ikonave të Shenjta, vendosja e të cilave kërkon autorizimin e tyre të mëparshëm; përkujdesen për enët e petkat e Shenjta dhe për çdo gjë tjetër që përdoret në Kishë. Art. 25. Kryepeshkopi dhe Peshkopët detyrohen të shëtisin një herë në vit nëpër Dhioqezat e tyre për përmbushjen e detyrave Peshkopale.Kryepeshkopi për Dhioqezën e tij mund t’ia ngarkojë këtë detyrë ndihmësve Peshkopë ose në mungesë Zëvendësit të tij.

    Art. 26. Asnjë Peshkop nuk mund të largohet prej Dhioqezës së vet pa marrë leje nga Kryetari i Sinodhit dhe gjithashtu nuk mund të qëndrojë në Peshkopatën e një peshkopi tjetër pa autorizimin e këtij.

    Art. 27. Kryepeshkopi dhe Peshkopët emërojnë Zëvendësit e Tyre në konformitet me Artikullin gjashtëmbëdhjetë (16) të këtij Statuti.

    Art. 28. Ikonomi i Madh Mitrofor është i detyruar të kryej çdo mision që i ngarkohet prej Sinodhit dhe merr pjesë në të me të gjitha të drejtat e çdo anëtari.Në rast që mbetet vakant vendi i Ikonomit të Madh Mitrofor, nuk zëvendësohet me tjetër person dhe ky ofiq suprimohet.

    KAPTINA IV
    MASA DISIPLINORE


    Art. 29. Kryepeshkopi dhe Peshkopët, për gabime të lehta Kishtare të Klerikëve dhe të Murgjve që ndodhen në juridiksionin e tyre, pasi të dëgjohet më parë i akuzuari, kanë të drejtë të ndëshkojnë në mënyrë të prerë dhe pa tjetër formalitet procedure:a)me qortim; b)me pezullim (argji) nga çdo shërbim fetar gjer më pesëmbëdhjetë ditë.Për këto ndëshkime Peshkopi mban një procesverbal, i cili ruhet në arkivat e Peshkopatës.

    Art. 30. Në qendrën e çdo Peshkopate ekziston një Këshillë Kishtare disiplinore, e cila gjykon fillimisht për faje fetare Klerikët dhe Murgjit që ndodhen në juridiksionin e saj ose qëndrojnë n’atë Peshkopatë. Kjo Këshillë Kishtare përbëhet prej Peshkopit vetë si kryetar dhe prej katër Priftërinjve si anëtarë. Këta emërohen dhe pushohen prej Peshkopit dhe emërimi ose pushimi i tyre i njoftohet Sinodhit.

    Kryepeshkopi dhe Peshkopët mund të formojnë Këshillën Kishtare disiplinore edhe jashtë Qendrës. Vendimet merren me shumicë votash. Kur Kryepeshkopi dhe Peshkopët ndodhen të penguar, vendin e tyre e zënë zëvendësit Klerikë. Kjo Këshillë përbëhet kurdoherë prej pesë anëtarësh dhe plotësohet në mungesë me ndonjë prej tyre.

    Art. 31. Këshilla Kishtare ka të drejtë të japë këto ndëshkime:a) Qortim. b)Pezullim (argji) nga çdo shërbesë fetare jo më tepër se një vit; c)Prerje rroge të shoqëruar me ose pa pezullim gjer në një vit.Ndëshkimet me qortim dhe me pezullim (argji) gjer më 40 ditë janë të prera; të tjerat janë të apelueshme nga ana e t’akuzuarit përpara Këshillës disiplinore të përhershme në qendrën e Kishës. Në qoftë se një klerik akuzohet për një faj të rëndë që provokon skandal, Kryepeshkopi ose Peshkopi mund t’a ndalojë këtë me një herë nga shërbesa fetare po jo më tepër se dy muaj.

    KAPTINA V
    KËSHILLA DISIPLINORE E PËRHERSHME


    Art. 32. Në qendrën e Kishës krijohet një Këshillë Disiplinore e përhershme që përbëhet prej Kryepeshkopit si Kryetar dhe prej katër anëtarëve, Peshkopë ose Klerikë graduatë, të zgjedhur prej Sinodhit. Ky zgjedh katër anëtarë suplementarë për të zëvendësuar anëtarët në rast mungese. Kur Sinodhi ndodhet i hapur, detyrën e kësaj Këshille e përmbush ai vetë. Të gjitha vendimet e Këshillës Disiplinore të përhershme merren me shumicë votash.

    Art. 33. Këshilla Disiplinore e përhershme gjykon:

    a) Apelisht dhe defitinivisht vendimet e apelueshme të këshillave disiplinore të Peshkopatave;
    b) Fillimisht fajet e rënda të cilat, pas vendimit të Këshillës Disiplinore Peshkopale, sjellin dënime më të mëdha se ato të shënuara në artikullin 30, si dhe fillimisht çgradimin definitiv (katheresin). Vendimet e dhëna fillimisht prej Këshillës Disiplinore të përhershme apelohen përpara Sinodhit.

    Art. 34. Apeli i vendimeve të dhëna prej Këshillës Disiplinore të peshkopatave dhe të Këshillës disiplinore të përhershme bëhet brenda 30 ditëve prej datës në të cilën i komunikohet të dënuarit vendimi. Ky komunikim do t’i bëhet të interesuarit brenda 15 ditëve prej datës së vendimit. Kërkesa e apelit i dorëzohet Kryetarit të Këshillës që dha vendimin, i cili brenda 15 ditëve e dërgon në Këshillën Disiplinore të përhershme.

    Art. 35. Sinodhi gjykon a) Apelisht dhe definitivisht të gjitha vendimet e dhëna Këshillës Disiplinore të përhershme; b) Peshkopët dhe Ikonomin e Madh Mitrofor për faje të lehta. Vendimet e dhëna prej Këshillave Disiplinore me pezullim zbatohen menjëherë.

    Art. 36. Kryepeshkopi për faje të lehta dhe të rënda Kishtare gjykohet përpara Këshillës së formuar sipas artikullit 21 a.

    Art. 37. Të gjitha vendimet që sjellin pushimin e Kryepeshkopit, të Peshkopëve dhe të Ikonomit të Madh Mitrofor i paraqiten Mbretit për dekretim.

    Art. 38. Ekzekutimi i dënimit për çgradim (katheresis) të klerikëve bëhet sipas kanonevet Kishtare dhe i dënuari me çgradim detyrohet të nxjerrë petkat fetare dhe shenjat e tjera të ofiqit, për ndryshe dënohet në bazë të artikullit 214 të Kodit Penal.

    KAPTINA VI
    ORGANIZIMI I ADMINISTRIMIT TË PASURISË


    Art. 39. Kishat, Manastiret dhe pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme si dhe ato të komunitetit Orthodhoks janë të siguruara në komformitet me ligjet e Shtetit.

    Art. 40. Burime financiare të Kishës janë:

    a) Të ardhurat e Kishave dhe të Manastireve si dhe të pasurive të komunitetit Orthodhoks;
    b) Subvensioni i dhënë prej shtetit për ndihmën e kishës;
    c) Pagesa fakultative si dhe çdofarë dhurate ose ndihme e dhënë prej Shqiptarëve.

    Art. 41. Kryepeshkopi dhe Peshkopët e çdo Dhioqeze kanë të drejtë të mbledhin ndihmat fakultative të zakonshme për dobinë e Kishës ose personale të tyre nga çdo familje Orthodhokse, siç do të caktohet në rregullore.

    Art. 42. Asnjë pasuri e patundshme kishtare ose manastiriale si edhe e komunitetit Orthodhoks nuk mund të jetërsohet pa vendimin e Këshillës Mikst, për ndryshe jetërsimi është i pavlefshëm. Mënyra e administrimit dhe e çfrytëzimit të pasurive të tundshme dhe të patundshme si edhe mënyra e shitjes së pasurive të tundshme të Kishave, Manastireve dhe komuniteteve Orthodhokse caktohet në Rregulloren e përgjithshme t’administrimit.

    Art. 43. Autoritetet e Kishës Autoqefale detyrohen t’i paraqesin kur të kërkohen, inspektorit të Ministrisë së Drejtësisë të gjitha llogaritë e t’ardhurave e të të prishurave. Në rast që konstatohet se është bërë abuzim, kundërvepronjësit dërgohen në gjyq prej Ministrisë së Drejtësisë dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

    KAPTINA VII
    KËSHILLA MIKST


    Art. 44. Për administrimin dhe kontrollimin e pasurive të Kishave, të Manastireve, të komuniteteve Orthodhokse të çdo lloji dhurate dhe ndihme si dhe të subvensionit të shtetit krijohet në Qendrën e Kishës një këshillë me emrin “Këshilla Mikst” e përbërë prej të gjithë anëtarëve të Sinodhit dhe prej katër Laikësh, një për çdo Dhioqezë, nën kryesinë e Kryepeshkopit.

    Të zgjedhurit e Laikëvet në fjalë dhe kompetenca si dhe të drejtat e tyre do të caktohen në Rregulloren e administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale.

    Për këtë herë katër anëtarët laikë zgjidhen prej kongresit.

    Rregullorja e administrimit të përgjithshëm do të elaborohet prej Këshillës Mikst së cilës do t’i shtohen edhe katër anëtarë laikë një prej çdo Dhioqeze të zgjedhur po prej këtij kongresi. Në Rregulloren do të caktohen rrogat dhe shpërblimet e Kryepeshkopit, Peshkopëve dhe Ikonomit të Madh Mitrofor si dhe të nëpunësve të tjerë klerikë dhe laikë; do të formulohet mënyra e zgjedhjeve të Pleqësive Kishtare (Dhimogjerondive) dhe të kujdestarëve të Kishave e të Manastireve.

    Kjo Rregullore do të elaborohet prej Këshillës Mikst, të formuar si më sipër, brenda gjashtë muajve pas datës së dekretimit të këtij Statuti.

    Art. 45. Këshilla Mikst harton për çdo vit buxhetin preventiv të përgjithshëm të Kishës, një kopje e të cilit i paraqitet Ministrisë së Drejtësisë për veprimet e parapara në dispozitat e Rregullores së përgjithshme t’administrimit.

    Art. 46. Pasuritë e tundshme dhe të patundshme që u janë lënë komunitetevet Orthodhokse, Kishave ose Manastireve me një qëllim mirëbërës të caktuar, ndodhen nën kontrollimin e Kishës e cila përkujdeset për të kryerit e qëllimit dhe për ekzekutimin e dëshirës së dhuronjësit.

    Art. 47. Pranë Kryekishës krijohet Arka e përgjithshme në të cilën hyjnë të gjitha të ardhurat e Kishës sipas artikullit 40 dhe prej kësaj bëhen pagesat sipas Rregullores së administrimit.

    Art. 48. Çdo zëvendës lokal bashkë me Pleqsinë Kishtare harton Buxhetin preventiv të përvitshëm për të gjitha të ardhurat dhe të prishurat të juridiksionit të tij për pasuritë e komunitetevet Orthodhokse dhe për pasuritë dhe të ardhurat e Kishavet. Ky buxhet i dërgohet Peshkopatës kompetente gjer më një gusht. Peshkopata, pasi të mbledhë buxhetet e të gjithë Dhioqezës së saj, me vërejtjet e duhura, ia dërgon Qendrës brenda 30 ditëve.

    Art. 49. Për çdo Manastir hartohet një buxhet i veçantë, i cili më një gusht i paraqitet Peshkopatës dhe kjo ia dërgon Qendrës me vërejtjet e duhura dhe bashkë me buxhetet e tjera për aprovim.

    Art. 50. Viti financiar i Kishës fillon më një janar dhe buxheti preventiv i dërgohet çdo Peshkopate përpara kësaj date.

    Buxheti konsumativ hartohet brenda muajit mars për të ardhurat dhe të prishurat e vitit të shkuar. Ky buxhet, bashkë me tepricën e t’ardhuravet, i dërgohet çdo Peshkopate brenda muajit mars.

    Teprica e t’ardhurave të Manastireve i dërgohet Qendrës në çdo 6 muaj.

    Art. 51. Në qendrën e Kishës ndodhet një Këshillë ekonomike e përhershme që përbëhet prej Kryepeshkopit dhe katër laikëve. Këta të fundit zgjidhen prej Këshillës Mikst dhe detyrat e tyre caktohen në Rregullore.

    Art. 52. Në Arkën e Përgjithshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të mbahen më tepër se katër mijë fr. ari, teprica depozitohet në një nga Bankat Shqiptare n’emrin e saj dhe tërhiqet sipas dispozitave të Regullores s’administritimit.

    Art. 53. Rregullorja e Administrimit të përgjithshëm për të hyrë në fuqi, duhet të aprovohet nga Ministria e Drejtësisë.

    KAPTINA VIII

    Art. 54. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë detyrohet në çdo meshë të bëjë lutje për Mbretin, për gjithë Kombin Shqiptar dhe për ushtrinë.

    Art. 55. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë n’asnjë mënyrë nuk mund të pranojë, në çdo emër qoftë, dhurata nga një fuqi e huaj dhe veprimi i kundërt shkakton zbatimin e dispozitave të ligjës mbi fajet politike.

    Art. 56. Sinodhi do të veprojë për përmirësimin që kërkojnë konditat shoqërore të sotme mbi sa u përket zakoneve fetare.

    Art. 57. Asnjë klerik nuk mund të funksionojë fenë orthodhokse në Shqipëri pa qenë i emëruar dhe i lidhur me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Art. 58. Të gjithë ata Klerikë për të cilët flet artikulli 16 dhe që ndodhen në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Buxheti konsumativ hartohet brenda muajit mars për të ardhurat dhe të prishurat e vitit të shkuar. Ky buxhet, bashkë me tepricën e t’ardhuravet, i dërgohet çdo Peshkopate brenda muajit mars.

    Teprica e t’ardhurave të Manastireve i dërgohet Qendrës në çdo 6 muaj.

    Art. 51. Në qendrën e Kishës ndodhet një Këshillë ekonomike e përhershme që përbëhet prej Kryepeshkopit dhe katër laikëve. Këta të fundit zgjidhen prej Këshillës Mikst dhe detyrat e tyre caktohen në Rregullore.

    Art. 52. Në Arkën e Përgjithshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të mbahen më tepër se katër mijë fr. ari, teprica depozitohet në një nga Bankat Shqiptare n’emrin e saj dhe tërhiqet sipas dispozitave të Regullores s’administritimit.

    Art. 53. Rregullorja e Administrimit të përgjithshëm për të hyrë në fuqi, duhet të aprovohet nga Ministria e Drejtësisë.

    KAPTINA VIII

    Art. 54. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë detyrohet në çdo meshë të bëjë lutje për Mbretin, për gjithë Kombin Shqiptar dhe për ushtrinë.

    Art. 55. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë n’asnjë mënyrë nuk mund të pranojë, në çdo emër qoftë, dhurata nga një fuqi e huaj dhe veprimi i kundërt shkakton zbatimin e dispozitave të ligjës mbi fajet politike.

    Art. 56. Sinodhi do të veprojë për përmirësimin që kërkojnë konditat shoqërore të sotme mbi sa u përket zakoneve fetare.

    Art. 57. Asnjë klerik nuk mund të funksionojë fenë orthodhokse në Shqipëri pa qenë i emëruar dhe i lidhur me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Art. 58. Të gjithë ata Klerikë për të cilët flet artikulli 16 dhe që ndodhen në shërbim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët nuk kanë konditat e lypura prej atij artikulli, që ditën e aprovimit të këtij Statuti janë të pushuar nga funksioni Fetar klerikal.

    Art. 59. Asnjë laik ose Murg nuk mund të dorëzohet Prift ose Dhjak pa pasur pëlqimin e Sinodhit dhe pa pasur diplomën e Seminarit Orthodhoks.

    Art. 60. Të gjitha marrëdhëniet që do të ketë Kisha Autoqefale e Shqipërisë me Qeverinë Mbretërore do të bëhen me anën e Ministrisë së Drejtësisë.

    Art. 61. Çdo Peshkopatë ka vulën e saj në të cilën do të jetë shkruar: Peshkopata e (Emri i Dhioqezës).

    DISPOZITAT E FUNDIT

    Art. 62. Në rast herezie të një pjese ose të gjithë popullsisë Orthodhokse të një krahine, Kishat, Manastiret dhe pasuritë e tyre i mbeten Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Art. 63. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndryshohen, të modifikohen ose të abrogohen artikujt 1,2, e 3.

    Art. 64. Mund të ndryshohen me vendim të Këshillës Mikst bashkë me Këshillën e përhershme artikujt: 10; 14 a, b; 25; 40; 48; 49; 52 e 60.

    Dispozitat e tjera të këtij Statuti mund të ndryshohen me vendim të një kongresi tjetër.

    Ky statut i paraqitet Qeverisë për të marrë formën ligjore. Korçë, 29 Qershor, 1929.

    Kongresi vazhdoi punimet 15 ditë. Mbasi miratoi statutin në parim, vendosi të krijojë një komision të posaçëm të përbërë nga: Mitrofor Vasil Marku, Vasil Avrami, Dhimitër Kacimbra, Taq Buda, Vasil Bakalli, Athanas Shundi, Llazar Bozo, Nikolla Haxhinasto, Kristaq Ikonomi, Thoma Papapano, Mihal Cani, Milto Maksakuli dhe dr. Zoi Xoxa, të cilët do t’i jepnin statutit formën përfundimtare. Mbas 15 ditë diskutimesh në orën 7.30 të datës 29 qershor të vitit 1929 të gjithë delegatët firmosën dokumentet për tu miratuar në statut përfundimtar. Ky Statut e vuri në themele të qëndrueshme Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.14.05 AM.jpg

Shikime: 600

Madhësia:  39.1 KB

    Në vijim Kongresi i dytë kishtar i Korçës shqyrtoi Rregulloren e K.O.A.Sh-it, e cila përcaktonte të drejtat dhe detyrat e çdo forumi drejtues të Kishës. Për hartimin e Rregullores të Administrimit të Përgjithshëm të Kishës kontribut të shquar kanë dhënë dhespotët Agathangjel e Ambroz, Ikonomi i Madh Mitrofor Vasil Marku, si dhe avokat Ilia Kota, Vasil Avrami, Thoma Papapano, dr. Mihal Cani, Kristaq Zaguridhi, Vasil Bakalli, dr. Zoi Xoxa e në mënyrë të veçantë Kov Deliana. Me punën e tyre të përbashkët më 20 korrik të vitit 1929 u miratua Rregullorja.

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, me Sinodin e Shenjtë episkopal, me Statutin Definitiv dhe me Rregulloren e Administrimit të Përgjithshëm përmbushi kërkesat kanonike të Autoqefalisë dhe e meritonte Tomin e Patriarkanës së Stambollit. Për fat të keq nuk ndodhi kështu, u deshën edhe gati nëntë vjet që të ulej zemërimi i Patriarkanës Ekumenike.

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.14.44 AM.jpg

Shikime: 588

Madhësia:  53.6 KB

    Kongresi i Korçës plotësoi Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të miratuar në Kongresin e Beratit. Statuti kishte 64 nene dhe më 29 qershor 1929 u botua në Fletoren Zyrtare. Në Kongresin e Korçës u vendos ndarja kishtare në bazë dioqeze duke formuar dioqezat e Korçës, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës. Prej vitit 1922 e deri më mars 1930 qendra kishtare ishte Korça, ndërsa duke filluar nga prilli i vitit 1930 qendra kishtare kaloi në Tiranë duke marrë emrin Mitropolia e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Më mars të vitit 1932 Imzot Visarioni shkoi në Bukuresht për të kërkuar përkrahjen e kishës rumune për çështjen e autoqefalisë shqiptare, por dështoi. Kjo bëri që pas dështimeve të tjera, Imzot Visarioni të japi dorëheqjen në 26 maj të vitit 1936.(46)

    BOTIME

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.34 AM.jpg

Shikime: 575

Madhësia:  40.9 KB

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.39 AM.jpg

Shikime: 589

Madhësia:  44.4 KB

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.47 AM.jpg

Shikime: 587

Madhësia:  44.6 KB

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.15.52 AM.jpg

Shikime: 582

Madhësia:  47.6 KB





    46) - Nos Xhuvani & Pavli Haxhillazi, Kongresi i Dytë gjithortodoks i Korçës e vuri kishën mbi baza kanonike e kombëtare, Tiranë 2005.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2024 më 01:29

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    TOMI I AUTOQEFALISË

    Pas dorëheqjes së Imzot Visarionit iu kërkua Imzot Kristoforit që të hiqte dorë nga qëndrimi pasiv dhe të merte në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 1936 qeveria shqiptare dërgoi në Athinë kryeministrin Koço Kota për të biseduar me përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike. Pas kësaj në nëntor të vitit 1936 erdhën në Tiranë Pandelejmon Kotoko, Pandeli Evangjeli dhe Vasil Avrami për të biseduar me Kristofor Kisin. U vendos që një delegacion i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i përbërë nga Imzot Kristofori dhe Josif Kedhi të shkonte në Athinë më 20 shkurt 1937 për të biseduar me Mitropolitin e Trapezuntës Krisanthin. Pas bisedimeve në Athinë delegacionit iu shtuan edhe dy kandidatët për episkopë Evlogjio Kurilla dhe Pandelejmon Kotoko. Kështu përfaqësia u nis për në Konstandinopojë më 28 mars 1937 dhe në prani të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike nënshkruan marrëveshjen. Më datën 11 prill 1937 në Kishën e “Trinisë së Shenjtë” të Halkit u bë dorëzimi në gradën episkopale i Pandelejmonit, dhe po atë ditë në Kishën e “Shën Gjergjit” në Fanar u dorëzua Evlogjio Kurilla. Kështu më 12 prill 1937 Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës nëshkruan Tomin Patriarkal të njohjes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Tomi iu dorëzua Imzot Kristoforit duke e caktuar atë si Kryeepiskop të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ceremonia e dorëzimit të Tomit u zhvillua në Sallën e Madhe të Patriarkanës, me pjesëmarrjen e Patrikut Ekumenik Veniaminit, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës, Konsullit të Shqipërisë në Stamboll Asaf Çaçulit etj.(47)

    Pas dhënies së autoqefalisë dy mitropoli u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë, ajo e Gjirokastrës, u formua nga ndarja e Mitropolisë së Drinopolit. Patriarkana Ekumenike, si çmoi mirë nevojat fetare dhe kishtare të popullit ortodoks të Shqipërisë, i cili ndodhet në eparhitë e Korçës, Durrësit, Beratit dhe të Gjirokastrës, njoftoi autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë me anën e Tomit Patriarkal e Sinodik, që u lëshua më 12 prill 1937. Para se të shpallej autoqefalia ishin bërë këto veprime kishtare prej Patriarkanës:

    1-Duke marrë parasysh se qyteti i Tiranës, që ndodhet në mitropolinë e Durrësit, është shpallur kryeqytet i Mbretërisë Shqiptare vendosi të marrë këtë titull: “Mitropolia e Tiranës, Durrësit dhe e Elbasanit”. Episkop i kësaj mitropolie u zgjodh me votim të rregullt, episkopi i Sinadës Kristofor Kisi.

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.38.07 AM.jpg

Shikime: 579

Madhësia:  44.3 KB

    2-Duke gjykuar të nevojshme vendosi që mitropolia e Beligradit të marrë titullin: “Episkopata e Hirëshme e Beratit, Vlorës dhe Kaninës”. Episkop i kësaj episkopate u zgjodh me votim të rregullt Agathangjel Çamçe (pasi më parë iu hoq dënimi dhe u njoh dorëzimi i tij në gradën episkopale).

    3-Për mitropolinë e Korçës u vendos që të marrë titullin: “Episkopata e Hirëshme e Korçës”. Episkop i kësaj episkopate u zgjodh me votim të rregullt Evllogjio Kurilla.

    4-Gjirokastra si pjesë e shkëputur nga mitropolia e Drinopolit formoi një episkopatë të veçantë duke marrë titullin:

    “Episkopata e Gjirokastrës”. Episkop i kësaj episkopate u zgjodh me votim të rregullt Pandelejmon Kotoko.(48) Patriarkana Ekumenike i dërgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota. Delegacioni në pëbërje të së cilit qenë katër hierarkët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mbëriti në atdhe, të Dielën e Dafinës më 25 prill të vitit 1937. Me rastin e shpalljes së autoqefalisë në kishën katedrale të Tiranës u celebrua një liturgji panagjirike me pjesëmarrjen e hierarkëve dhe klerikëve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe mbreti Zog. Nga episkopi i Gjirokastrës Pandelejmon Kotoko u lexua përmbledhja e Tomit Patriarkal për dhënien e autoqefalisë shqiptare.

    TOMI PATRIKAL DHE SINODIK MBI BEKIMIN
    E AUTOQEFALISË SË KISHËS ORTODOKSE
    NË SHQIPËRI


    VENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,
    Kryepiskop i Konstandinopojës,
    Romës së Re dhe Patrik Ekumenik
    Nr. 609 prot.

    Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe. Kështu pra edhe tani,

    Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe. Kështu pra edhe tani, meqenëse të krishterët shpresëtarë orthodhoksë të të bekuarit prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuan Fronit tonë të Shenjtë Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nën strehën e fuqishme të të cilit, si trashëgimi e vyer, prej shekujsh kanë gjetur mbrojtje e, me hirin e Krishtit, në vreshtin e Tij kanë gjetur shpëtim, morën guximin t’i drejtohen Atij, si një nëne të dhembshur, duke parashtruar nevojat e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtë dhe kërkesën që zona e tyre kishtare të bekohet dhe të shpallet provincë kishtare më vete, e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtet e reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky organizim mund të ndikojë për mirë në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhe të jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin e pandërprerë të tyre në përparimin në tërësi të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shteti i perëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në mënyrë të besueshme për mbarëvajtjen pa pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka ofruar garanci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë të Kishës Ortodokse, e cila gjendet brenda kufijve të tij. Prandaj dhe modestia jonë, së bashku me fort të nderuarit dhe të shenjtët Mitropolitë dhe fort të ndershmit bashkëmeshtarë dhe vëllezër më Shpirtin e Shenjtë, duke shqyrtuar me interesim plot dashuri kërkesën e tyre birësore dhe me udhërrëfyes dispozitat e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën kishtare, vendosëm të pranojmë me dashamirësi kërkesën që na drejtuan bijtë tanë shpirtërorë të Krishterë Orthodhoksë të Shqipërisë dhe të japim nga ana jonë bekimin dhe miratimin për organizimin e pavarur dhe autoqefal të punëve të tyre kishtare.

    Duke gjykuar pra edhe sinodikisht më Shpirtin e Shenjtë, urdhërojmë dhe shpallim në këto çaste të hareshme që të gjitha eparkitë dhe komunitetet orthodhokse që përfshihen në të perëndishpëtuarin Shtet Shqiptar të jenë këtej e tutje të bashkuara në një organizim të pavarur e autoqefal kishtar me emërtimin “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë shpirtërore, të rregullojë e të administrojë këtej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të pavarur e autoqefale sipas rendit dhe të drejtave sovrane edhe të Kishave të tjera Ortodokse Autoqefale, të ketë dhe të njohë si autoritet suprem administrativ kishtar Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Kryepriftërinjve ortodoksë kanonikë të Shqipërisë, me Kryetar të tij çdo herë Fort të Hirëshmin Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Për zbatimin e unitetit të shenjtë kanonik me Fronin tonë fort të Shenjtë Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale, si dhe për ta dëshmuar këtë, Hirësia e Tij Kryepiskopi i çdohershëm i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ka për detyrë që, sipas rendit të Kishës së Shenjtë Ortodokse, të njoftojë për zgjedhjen dhe hipjen e tij në fron nëpërmjet Letrave fronëzuese edhe Kishën tonë të Madhe të Krishtit, edhe të gjitha Kishat Ortodokse Autoqefale motra. Po ashtu duhet të bëjë për këtë qëllim homologjinë dhe premtimin e parashikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm të besimit dhe shpresëtarisë ortodokse prej Kishës së Shenjtë që drejton dhe që i është besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e Shenjta e Hyjnore dhe rendi i Kishës së Shenjtë Ortodokse urdhërojnë, si dhe të kujtojë sipas rendit në diptikë emrin e Patrikut Ekumenik dhe të Patrikëve të tjerë fort të shenjtë dhe të Kryetarëve Fort të Hirshëm të Kishave të Shenjta Ortodokse Autoqefale. Urdhërojmë gjithashtu që edhe Kisha Ortodokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë Miron e Shenjtë prej Kishës sonë të Madhe të Krishtit.

    Po ashtu, rekomandojmë që, për çështje apo paqartësi të një natyre të përgjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet e juridiksionit të Kishave Autoqefale në veçanti, Hirësia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë t’i drejtohet Fronit tonë fort të Shenjtë Ekumenik, nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo Episkopatë të orthodhoksëve, shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar në këtë mënyrë mendimin dhe opinionin e vlefshëm të Kishave motra. Duke gjykuar pra në këtë mënyrë, gjë që pasqyrohet edhe në ato çka vendosëm dhe miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të 12 prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha kohët edhe nëpërmjet këtij Tomosi Patrikanor e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Kodikun e Kishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili i është lëshuar dhe dërguar njëkohësisht me përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe Hirësisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të dashur dhe bashkëmeshtartit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmë që Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të parit dhe të Madhit Kryeprift e Bariut Krisht, të mbështesë gjithmonë të themeluarën me sukses Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të shtojë e të përçojë drejt saj hirin dhe bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë e në dobi të tërësisë shpresëtare të saj, si dhe në të njëjtën kohë për ngazëllimin e të gjitha Kishave të shenjta Autoqefale motra.

    Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.
    Shprehet Patriku i Konstandinopojës

    † VENIAMIN
    + Maksimi i Halkidhonës,
    + Polikarpi i Prusës,
    + Gjermanoi i Sardës dhe Pisidhisë,
    + Leoni i Theodhorupolit,
    + Meleti i Kristupolit,
    + Gjermanoi i Enit,
    + Ioakimi i Dherkës,
    + Thomai i Pringjiponezit,
    + Genadi i Iliupolit,
    + Konstandini i Irinupolit,
    + Dhorotheu i Laodhikisë.





    47) - Apostolou Glavina, H Orthodhoksi Aftoqefali Eklisia tis Alvanias, Iperesia Dhimosievmaton, Thesaloniki 1998, faqe 66.
    48) - Veprimet e fundit Patriarkale dhe Sinodike të Kishës së Kostandinopojës, Orthodhoksia, Kostandinopojë, viti XII, 1937.

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    KREU I PESTË

    KISHA AUTOQEFALE
    (1937 deri në vitin 1967)


    Më 24 maj 1937 Kryeepiskopi Kristofor me cilësinë e kryetarit të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë iu përgjigj me një letër falenderimi Patrikut të Kostandinopojës Veniaminit. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhej nga Kryehirësia e Tij Kristofori Kryeepiskop i Durrësit, Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Agathangjel Çamçe Mitropolit i Beratit, Evllogjio Kurilla Mitropolit i Korçës dhe Pandelejmon Kotoko Mitropolit i Gjirokastrës. Sipas Tomit të Autoqefalisë, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ishte Sinodi i Shenjtë, i cili përbëhej prej episkopëve kanonikë. Kryetar i Sinodit të Shenjtë do të ishte gjithnjë Kryeepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, i cili ka për detyrë që të kujtojë emrat e Primatëve të Kishave Ortodokse Autoqefale. Gjithashtu në Tomin e Autoqefalisë theksohet që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë duhet të marrë Miron e Shenjtë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo e fundit njoftoi të gjitha Kishat Autoqefale të Aleksandrisë, Antiokisë, Jerusalemit, Greqisë, Polonisë, Qipros, Ivirisë, Sebisë dhe Rumanisë. Në maj të vitit 1937 Patriarkana Ekumenike i dërgoi Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Miron e Shenjtë. Gjithashtu ofroi edhe dy bursa studimi për në Shkollën Patriarkale të Halkit. Mbledhja e parë e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u bë më 9 korrik 1937 me qëllim që hierarkët të qenë njohur me nevojat e grigjës së tyre.

    HIERARKËT E SINODIT TË SHENJTË

    Kryehirësia e Tij, Kristofor Kisi ka lindur në lagjen Kala të Beratit në vitin 1890. Studimet e larta i ndoqi në Shkollën Patriarkale të Halkit ku u diplomua në vitin 1908. Tema që mbrojti diplomën ishte “Mbi prejardhjen e jetës monakale”. Me përfundimin e studimeve teologjike më 1908 u kthye në atdhe dhe filloi punë në gjimnazin “Jovan Banga” në Korçë. Para luftës ballkanike vajti në Kostandinopojë dhe në vitin 1916 u dorëzua në gradën priftërore. Ai ishte Kryefamulltar në Makrohor. Më vonë u hirotonis episkop i Sinadës, post të cilin e mbajti deri në vitin 1923. Pikërisht këtë vit duke parë përpjekjet e otodoksëve shqiptarë për autoqefali, Imzot Kristofori u kthye vullnetarisht në Shqipëri, ku mori në drejtim Mitropolinë e Beratit duke pasur titullin “Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës”. Më 21 nëntor 1923 Imzot Kristofori së bashku me Imzot Jerotheun dorëzuan në gradën episkopale Imzot Theofanin në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Ndërsa në vitin 1929 u tërhoq në manastir duke mos marrë pjesë në veprimet antikanonike që po kryheshin në Kishën Ortodokse Shqiptare. Në vitin 1937 u zgjodh Kryetar i Sinodit të Shenjtë dhe Kryeepiskop i gjithë Shqipërisë. Për shumë vjet qëndroi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.(1)

    Imzot Agathangjel Çamçe ka lindur në qytetin e Korçës më 1877. Në vitin 1903 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u shqua si aktivist i lëvizjes kombëtare. Në vitin 1919 u dorëzua në gradën priftërore në Nju Jork, ku shërbeu dy vjet duke celebruar shërbesa fetare në gjuhën shqipe. Në vitin 1921 atë Agathangjel Çamçe erdhi në Shqipëri dhe një vit më vonë më 1922 mori ofiqin e arkimandritit. Në muajin shkurt të vitit 1929 u dorëzua Episkop i Beratit, Vlorës dhe Kaninës në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë, prej Imzot Visarionit dhe Imzot Viktorit. Në maj të vitit 1937 u zgjodh përsëri Mitropolit i Beratit (pasi më parë iu hoq dënimi dhe u njoh dorëzimi në gradën episkopale). Imzot Agathangjel Çamçe fjeti përgjithmonë në vitin 1946.(2)

    Imzot Evllogjio Kurilla ka lindur në fshatin Ziçisht të Korçës në vitin 1880. Studimet e larta teologjike dhe filozofike në Universitetin e Athinës i ka përfunduar në vitin 1912, ndërsa më 1935 mbrojti doktoratën me temë “Voskopoja dhe Akademia e saj”. Po këtë vit u emërua profesor i historisë në Universitetin e Selanikut. Evllogjio Kurilla ka marrë pjesë në përfaqësinë, e cila u nis për në Kostandinopojë më 28 mars 1937 dhe në prani të përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike ka nënshkruar marrëveshjen për dhënien e Tomit të Autoqefalisë të Kishës Ortodose të Shqipërisë. Më 11 prill të vitit 1937 u dorëzua Mitropolit i Korçës në Kishën Patriarkale të “Shën Gjergjit” në Fanar. Imzot Kurilla organizoi shkollën katekiste të së dielës, themeloi korin kishtar nën drejtimin e Sotir Kozmosit, mblodhi materiale folklorike etj. Meritë e tij ishte çelja e seminarit “Jovan Banga” në qytetin e Korçës. Me gjithë këtë aktivitet produktiv Imzot Kurilla nuk u vlerësua, por përkundrazi qeveria shqiptare më 29 shtator të vitit 1939, me anën e një shkrese të firmosur nga Xhafer Ypi e njoftonte se duhej të largohej nga Korça, me pretendimin se nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Pasi u largua nga Shqipëria Imzot Kurilla u emërua profesor i historisë në Universitetin e Athinës.3 Emrin e Evllogjio Kurillës mbajnë shumë libra, artikuj, transkriptime, fjalime dhe predikime. Si specialist i paleografisë ai ka transkiptuar shumë kodikë dhe dorëshkrime që gjendeshin në Bibliotekën e Athinës. Ai ishte një njeri i shquar në fushën e letrave dhe të teologjisë. Në një libër të tij, botuar në vitin 1935, Kurilla ka shkruar se Voskopoja është themeluar nga shqiptarët dhe më tej është populluar nga popullsia shqiptare dhe vllahe. Gjithashtu ai theksonte se në Voskopojë u ngjiz ideja e bashkimit shqiptar dhe e shkrimit të gjuhës shqipe. Ky pohim dhe disa të tjera si ky, qenë shkaku që në vitin 1942 në një mbledhje të Senatit Akademik të Universitetit të Athinës, Evllogjio Kurillën e akuzuan si nacionalist shqiptar dhe tradhëtar, i cili e kishte kthyer katedrën e historisë së Universitetit të Athinës në një katedër antikombëtare.4 Imzot Evllogjio Kurilla vdiq më 21 prill të vitit 1961 në Athinë. Shërbesa e përmortshme u zhvillua në Mitropolinë e Athinës me pjesëmarjen e Kryeepiskopit të Greqisë Theoklitit dhe hierarkëve të tjerë. Për jetën dhe veprimtarinë e Mitropolitit të Korçës Evllogjio, foli episkopi i Gjirokastrës Pandelejmoni.

    Pandelejmon Kotoko ka lindur në Korçë në vitin 1890. Studimet e larta i kreu në Institutin Teologjik të Halkit në Stamboll, ku u diplomua në vitin 1912. Tema me të cilën mbrojti diplomën e teologjisë ishte: “Mësimi i Joan Gojartit për misionin pimantik”. Në vitin 1936 mbrojti doktoraturën në Drejtësi, ndërsa më 11 prill 1937 u dorëzua Mitropolit i Gjirokastrës në Kishën e “Trinisë së Shenjtë” të Halkit. Në prill të vitit 1941 gjendej në Janinë dhe autoritetet shqiptare nuk e lejuan të hynte në Shqipëri. Imzot Kotoko vdiq në Athinë, më 24 maj 1969. Mitropoliti i Korçës Evllogjio dhe Mitropoliti i Gjirokastrës Pandelejmoni kanë qenë kundër kthimit të ortodoksëve në uniatizëm. Ata këmbëngulën që të ruhej Status-quoja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në një moment të vështirë kur Kryeepiskopi Kristofor kishte firmosur marrëveshjen me arbëreshët e Italisë.

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.47.25 AM.jpg

Shikime: 599

Madhësia:  29.7 KB
    Imzot Kristofor Kisi

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.47.56 AM.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  33.5 KB
    Imzot Agathangjel Çamçe

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.48.35 AM.jpg

Shikime: 587

Madhësia:  38.4 KB
    Imzot Evlogjio Kurilla

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.49.04 AM.jpg

Shikime: 603

Madhësia:  37.9 KB
    Imzot Pandelejmon Kotoko





    1) - Lekë Tasi, Nderim Imzot Kristofor Kisit, Ngjallja, korrik 1998, faqe 9.
    2) - Dhimitër Beduli, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, Tiranë 1992, faqe 44.
    3) - Dr. Dion Tushi, Pjesë monografie për Evllogjio Kurillën, Tempulli, Nr. 14, Korçë 2009, faqe 70-75.
    4) - Pëllumb Xhufi, Shekulli i Voskopojës, Toena, Tiranë 2010, faqe 23.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2024 më 02:10

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    LËVIZJA UNITE NË SHQIPËRI

    Misionarë të shumtë kishin ardhur nga Italia, të cilët duke përfituar edhe nga kushtet e mjeruara ekonomike të popullsisë dhe të klerit ortodoks filluan propagandën e tyre për kthimin e popullsisë ortodokse në unitë. Murgjit bazilianë, të ardhur nga Manastiri i Grotaferatës, pranë Romës filluan të jenë të pranishëm nëpër qytetet me popullsi ortodokse si në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Korçë, Fier etj. Ata gjetën terren të përshtatshëm në punën e tyre misionare sepse e flisnin disi gjuhën shqipe dhe nga veshjet dhe liturgjia qenë njësoj si riti lindor ortodoks. E vetmja kishë unite gjendej në qytetin e Elbasanit, në lagjen Kala.

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.51.42 AM.jpg

Shikime: 582

Madhësia:  41.8 KB

    Më 16 prill të vitit 1930, Ministri i Brendshëm Rauf Fico i ka dërguar një informacion Prefekturës së Elbasanit në lidhje me aktivitetin e kishës unite. Prefekti i Elbasanit Qazim Bodinaku i është përgjigjur: “Lokali i kishës unite ndodhet i bashkuem me banesën private të priftit atë Pietro Scarpelli, i cili meshon tinëz…Sot i naltpërmenduni u thirr në prefekturë dhe në mënyrë të pëlqyeshme u porosit të mos meshojë privatisht pa i ra kumbonës, derisa çeshtja të rregullohet dhe na njoftoi se nesër mbrama, mbasi asht nata e madhe do ta bajë detyrën e meshimit.

    Për të ndalue meshimet në kët kishë dhe propagandat helmuese rreth kësaj çështje duhet të largohet këtej: Papa Pietro bashkë me Papa Jovanin, të cilët sado që të ndalohen nga meshimet prapë se prapë do të vazhdojnë tinëzisht. Lutemi deri nesër nga mesdita të njoftohet mënyra e veprimit”.
    Më 22 korrik të vitit 1930, Kryeepiskopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Forlumturia e Tij, Visarioni është ankuar pranë Ministrisë së Drejtësisë për priftin unit të ardhur nga Kalabria, i cili përpiqej që të dërgonte djemtë elbasanas për studime teologjike në Itali. Me ndërmjetësinë e priftit unit atë Pietro Scarpelli u dërguan për studime nëpër shkollat teologjike të Italisë: 1-Nasi Spiro Ndria në shkollën “Via faro, mango presso Veri”, 2-Josif Papamihali në kolegjin “Greko Vio Babuino”, 3-Aleko Thanas Gega në shkollën “Suinar Grota Ferata” etj.

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.54.22 AM.jpg

Shikime: 590

Madhësia:  53.2 KB Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.54.27 AM.jpg

Shikime: 603

Madhësia:  28.5 KB

    Më 19 shkurt të vitit 1936 prefekti i Elbasanit Sadik Metra ka njoftuar eprorët: “Prifti unit quhet atë Pietro Scarpelli dhe asht njeri i zgjuem punëtor dhe me kulturë të plotë, asht organi kryesor për zhvillimin e unitizmës, simbas hetimeve personale disponueka fonde të mira dhe tash që papunësia asht tue u shtue, me mjetet e tij financiare asht tue tërheqë njerëz që kanë nevojë ushqimore, dhe mbasi ky veprim bahet tepër i fshehtë dhe pa bujë fare”. Priftërinjtë unitë kishin marrë shtëpi me qera dhe përveç katekizmës kishin hapur kopshte e shkolla. Murgeshat u mësonin vajzave punë dore, ndihmonin njerëzit në nevojë etj.(5) Më 21 mars të vitit 1939 Prefekti i Korçës, Ismet Kryeziu ka shkruar se kishte ardhur për të meshuar prifti unit. Ky i fundit ka meshuar në Korçë me pjesëmarrje besimtarësh, të cilëve u premtoi të holla në rast se përqafonin unitizmin. Prifti i Vithkuqit, atë Gjergj Deda është solidarizuar me të. Nga besimtarët kanë qenë rreth 20 burra, gra e fëmijë, ndër të cilët Ilo Mosko, Gaqi Tushi etj. Gjithashtu Athina Kristos nga Grapshi i Devollit iu dha e drejta e studimit për në Itali.(6)

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 12.57.06 AM.jpg

Shikime: 584

Madhësia:  51.2 KB

    Në librin “Pushteti i së vërtetës” Mitropoliti i Korçës Evllogjio Kurilla ka shkruar: “Katolikët gjatë mungesës sime për shkak të udhëtimit tim në Angli ku mora pjesë në një konferencë për dialogun ndërfetar midis kishës Anglikane dhe asaj Ortodokse, ngritën në Korçë një kishë, një manastir murgeshash dhe një shkollë, si dhe kishin proselitizuar 400 nxënës shkollash. Me tu kthyer i befasuar nga këto zhvillime të shpejta, fillova predikimet dhe me ndihmën e Perëndisë arrita ti neutralizoj”.(7) Më 5 maj të vitit 1939 prefekti Abdurrahman Hoxha ka deklaruar se në qytetin e Vlorës kanë vepruar këta unitë: famulltari i Vlorës Monsinjor Bonati, atë Pietro Scarpelli, i ardhur nga kisha unite e Elbasanit, Pietro Pjero nga Himara, Tol Arapi, Gaspër Kraja, Jak Beltoja, Sofokli Kume etj. Monsinjor Bonati ka deklaruar se punonte për çështjen kombëtare, me qëllim që t’i shkëpuste besimtarët ortodoksë nga ndikimet greke e sllave, duke i bashkuar në urdhërin e papës së Romës. Ortodoksët e kthyer në uniatizëm duhej të bënin një deklaratë, me të cilën pranonin kalimin në fenë uniate. Në të thuhej:

    Pranim Besimi

    Ortodoksët qi bashkohen me Kishën Katolike Lindore nuk

    i ndërrojnë zakonet kishtare, due të thom se taksin e pagëzimit, të kunorëzimit, të vojimit shejt, të vorrimit e të gjitha misteret i kanë njinji si në kishën ortodokse. Në Meshë e në çdo shërbim fetar prifti unit ase katolik linduer do të përmendin papën e Romës, sot me emën Pio, dhe episkopin e eparkisë, qi sot për sot për unit të Shqipnisë asht Delegati Apostolik e quhet Gjon.

    Në vijim nëshkruhej deklarata, e cila theksonte se ortodoksët që i bashkohen Kishës Katolike Lindore, nevojat fetare si pagëzimet, kororëzimet etj do t’i bënin me priftin unit. Në përfundim betoheshin mbi Ungjill që do t’i qëndronin besnik deklaratës.(8)

    Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 propaganda e romano-katolikëve për t’i kthyer ortodoksët në uniatë u intensifikua edhe më tepër sa që në vitin 1942 ata vepronin me 10 misione në Shqipërinë e Jugut. Por edhe qeveria shqiptare e asaj kohe ishte në shërbim të fashistëve dhe ushtronte presion ndaj Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për një kthim të mundshëm të ortodoksëve në unitë.

    Kështu më 16 gusht 1939 mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanuel III, Jakomoni ka njoftuar Pallatin Kixhi për një kthim të ortodoksëve në uniatizëm. Kryeepiskopi Kristofor nga njëra anë e kishte pranuar marrëveshjen me arbëreshët e Italisë dhe nga ana tjetër përpiqej që ta shtynte çështjen me qëllim që të fitonte kohë. Anën e Kryeepiskopit Kristofor kanë mbajtur edhe Mitropoliti i Beratit Agathangjeli dhe Ikonomi i Madh Stavrofor Vasil Marku, ndërsa kundër kthimit në uniatizëm ishin Mitropoliti i Korçës Evllogjio dhe Mitropoliti i Gjirokastrës Pandelejmoni, të cilët kërkuan me ngulm që të ruhej status-quoja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këto kushte Kryeepiskopi Kristofor deklaroi se ishte gati për të mbledhur Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për të shpallur bashkimin me kishën romano-katolike. Nëse Sinodi i Shenjtë do ta pranonte bashkimin atëherë edhe popullsia ortodokse do ta pranonte patjetër duke marrë parasysh edhe trysninë e pushtimit fashist. Vendimi i Kryeepiskopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u prit mirë në Romë, megjithatë në Selinë e Shenjtë që në atë kohë drejtohej nga papa Piu XII nuk kishte unitet mendimi për rrugën që duhej ndjekur gjatë kthimit të ortodoksëve shqiptarë në uniatë. Disa qenë të mendimit për një bashkim të menjëhershëm me kishën romano-katolike, ndërsa të tjerë qenë për një kthim të shkallëzuar. Por me kapitullimin e Italisë fashiste më 1943 dështuan edhe planet e romano-katolikëve për t’i kthyer ortodoksët në uniatë.





    5) - Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj, 55, 30 mars 2005, faqe 12-13.
    6) - Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj, 55, 31mars 2005, faqe 12-13.
    7) - Dr. Dion Tushi, Pjesë monografie për Evllogjio Kurillën, Tempulli, Nr. 14, Korçë 2009, faqe 74.
    8) - Kastriot Dervishi, Lëvizja unite në Shqipëri dhe zhvillimet e saj,55, 1 prill 2005, faqe 12-13.
    9) - Roberto Moroco della Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1993, faqe 216.

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    SINODI I VITIT 1942

    Në vitin 1942 Kryeepiskop Kristofori thirri teologun Irine Banushi(10) dhe i propozoi të dorëzohej në gradën episkopale. Në shkurt të vitit 1942 Ilia u dorëzua në gradën episkopale në Manastirin e Shën Naumit që në atë kohë ishte në administrimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pas dorëzimit ai mori emrin Irine dhe me vendim të Sinodit të Shenjtë të K.O.A.Sh- it u emërua Episkop i Strugës, Prespës dhe Caredvorit. Pas bashkimit të trojeve shqiptare gjatë pushtimit italian, u bë edhe riorganizimi i kishës. Kështu katër episkopatave ekzistuese iu shtuan edhe ato të Prizrenit, të Peshkopisë dhe Strugës. Mitropolit i kësaj të fundit u emërua Imzot Irine Banushi.(11) Gjithashtu Imzot Agathangjeli qëndroi në fronin e Mitropolitit të Beratit deri në maj të vitit 1942. Agathangjeli u fronëzua Mitropolit i Korçës, post të cilin e mbajti nga viti 1942 deri më 1946 kur edhe fjeti përgjithmonë më Zotin. Vendin e Imzot Agathangjelit si Mitropolit i Beratit e zuri Imzot Visarion Xhuvani. Pas këtyre zhvillimeve Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në vitin 1942 përbëhej nga Fortlumturia e Tij, Kristofor Kisi, Kryeepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Agathangjel Çamçe, Mitropolit i Korçës, Imzot Visarion Xhuvani, Mitropolit i Beratit dhe Imzot Irine Banushi episkop i Strugës, Prespës dhe Caredvorit. Gjithashtu anëtar i Sinodit të Shenjtë ishte edhe Ikonomi i Madh Stavrofor Vasil Marko.


    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.07.49 AM.jpg

Shikime: 570

Madhësia:  29.6 KB
    Kryeepiskop Kristofor Kisi

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.08.18 AM.jpg

Shikime: 595

Madhësia:  24.6 KB
    Imzot Visarion Xhuvani

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.08.53 AM.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  32.4 KB
    Imzot Agathangjel Çamçe

    Emri:  Screenshot 2024-03-02 at 1.09.25 AM.jpg

Shikime: 594

Madhësia:  26.1 KB
    Imzot Irine Banushi





    10) -Ilia Kolë Banushi ka lindur në Shkodër në vitin 1906. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe më pas vajti në Seminarin “Bogosllava” të Cetinjës në Malin e Zi. Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Beograd dhe i përfundoi në vitin 1938. Menjëherë u kthye në atdhe ku filloi punë në Seminarin “Apostull Pavli” dhe në gjimnazin e Tiranës duke dhënë lëndën e latinishtes. Në prillin e vitit 1939 Ilia Banushi u bashkua me qëndresën antifashiste. Më pas e internuan në provincën e Kolfioritos në Itali nga ku u kthye në vitin 1940.
    11) -Kristofor Beduli, Episkop Irine Banushi, Tiranë 2000, faqe 15.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gazeta "Krishterimi", shtypet ne Greqi shperndahet ne Shqiperi
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 17:13
  2. Krishterimi - Sa besimtar praktikant jane ne shqiperi
    Nga IllyrianPatriot në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-10-2010, 14:12
  3. Krishtërimi në Shqipëri
    Nga Tentim në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 15:47
  4. Krishterimi ne Shqiperi - shek. VI-XVI
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:16
  5. Krishtërimi në Shqipëri, shek. VI - XVI
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 08:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •