Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 99
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    EPISKOPATAT DHE EPISKOPËT

    Emrat e episkopëve dhe të episkopatave janë dëshmitë e vetme të dokumentuara për këtë kohë. Në Kodikun e Parisit “Codex Parisinus” jepet organizimi kishtar i Patriarkanës së Kostandinopojës. Kisha e Ilirisë renditej në vendin XIV me qendër mitropolitane Durrësin, në juridiksionin e të cilit kanë qenë këto episkopata: Thamnis, Skampis, Likinidu, Amantia, Bylis, Atradau, Aulonias, dhe Akroqeraunieas. Mitropolia e Durrësit bënte pjesë në provincën e Epirit të Ri. Po në atë kodik në vendin e XIII renditej Mitropolia e Nikopojës, e cila bënte pjesë në provincën e Epirit të Vjetër. Mitropolia e Nikopojës kishte në juridiksionin e saj shumë episkopata, por territorit të Shqipërisë së sotme i përkisnin këto episkopata: Adrianopoja, Ankiasmou dhe Buthrotu.

    Mitropolitët që kanë marrë pjesë nëpër Sinodet Ekumenike janë: Mitropoliti i Durrësit, Niqifori, emri i të cilit përmendet në proçesverbalet e Sinodit VI Ekumenik, që u zhvilua në Nikea në vitin 787. Niqifori i ka firmosur procesvervbalet e Sinodit si “Peshkop i Dyrrahut, i provincës së Durrësit dhe krahinës së ilirikasve” (Dyrrahchianensis provinciae, Illyriciensium regionis). Gjithashtu procesverbalet e Sinodit i ka nënshkruar edhe peshkopi Athanas i Nikopojës. Mitropoliti i Durrësit, Lukiani, i cili ka firmosur procesverbalet e Sinodit të Kostandinopojës në vitin 879. Gjithashtu në këtë sinod kanë qenë pjesëmarrës Kozmai i Stefanikës dhe Davidi i Krujës. Në fillim të shekullit X Durrësi u bë qendër kryepeshkopale dhe kishte në varësi 15 episkopata: Stefaniaka, Kunavia, Krooni (Kruja), Elisu (Lezha), Dioklea, Skodra, Drivasti, Polathon, Glavinica, Aulona (Vlora), Likinidon (Ulqini), Antivaros (Tivari), Cerniku, Pulqeriopoli dhe Gradeci.(7)

    Në fillimet e shekullit IX Berati u pushtua nga sllavët, të cilët filluan ta quajnë Beligrad. Kjo vërtetohet nga një letër që papa i Romës Joani XII i ka dërguar Borisit të bullgarëve, ku e ka vlerësuar Beligradin si seli të rëndësishme episkopale. Me krijimin e Kryeepiskopatës së Ohrit Berati kaloi në juridiksionin e kësaj episkopate.(8)

    Më 22 maj 1015 u martirizua Shën Joan Vladimiri, lipsani i shenjtë i të cilit u ruajt në manastirin që mban emrin e tij në afërsi të Elbasanit. Vite më vonë Karl Topia dhe i biri i tij Gjergji ndërtuan Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Në një mbishkrim në serbisht thuhet: “Këtë tempull të shenjtë të Joan Vladimirit e ka ndërtuar Karl Topia, Zoti i Arbërit, në të 22-tin vit të zotërimit të tij dhe e mbaroi atë në të 24-tin vit të zotërimit të tij”. Gjithashtu u hartua edhe shërbesa e shenjtit e cila u përkthye dhe u botua nën kujdesin e Visarion Xhuvanit.(9)



    7) - Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë (shekujt VII-XV), Uegen, Tiranë 2004, faqe 50-58.
    8) - Dionis Papa, Berati dhe krishterimi, Berat 2001, faqe 35-36.
    9) - Shërbesa e Shejtë e Sh’Jon Vlladimirit, e përkthyme dhe e botume me bekim të Kryepiskopit të gjith Shqipnis krye-Hirsis Tij, Emzot Dr. Visarion-it, Shtypshkronja Gutenberg, Tiranë 1934, faqe 13-16.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri


    KREU I TRETË

    KISHA E ARBËRISË NË JURIDIKSIONIN E KRYEEPISKOPATËS SË OHRIT

    (shek. XI deri në vitin 1767)


    Nga shekulli XI deri në vitin 1767 shumica e episkopatave qenë në varësinë e Kryeepiskopatës së Ohrit. Në vitin 1018, pas shkatërrimit të shtetit Bullgar të Samuelit, u krijua një kryeepiskopatë e madhe dhe e pavarur, e cila ishte Kryeepiskopata e Ohrit. Perandori Vasili II Bullgaroktoni, në vitin 1020 ka nxjerrë tri dekrete me rëndësi për Kryeepiskopatën e Ohrit, ku Joani është caktuar Kryeepiskop i Ohrit dhe ka pasur në juridiksionin e tij 32 episkopata, të cilat qenë: 1. Achrida (Ohri), ku ishte edhe rezidenca e kryeepiskopit, 2. Kastoria (Kosturi), 3) Glabinitza (Gllavinica), 4. Moglaena (Moglena), 5. Buetis (Vuteli në Pelagoni ose Manastiri i sotëm), 6. Strumnitza (Strumnica), 7. Morobisdos (Morovizda), 8. Belebusda (Velevuzda), 9. Triaditza (Triadica, Sofia), 10. Nisos (Nishi), 11. Branitza (Vranica), 12. Belegrada (Berati), 13. Thronia (Striamos, Zemlin), 14. Skopia (Shkupi), 15. Prizdriana (Prizreni), 16. Lipainion (Lipjani), 17. Serbia (Servia, qytet ne Maqedoninë Jugperëndimore), 18. Dristra (Drster), 19. Bodina (Vidini), 20. Rhasos (Rasa, Novipazari), 21. Horaeja (Oreja), 22. Tzernikos (Cerniku, ndoshta Cërriku), 23. Chimaira (Himara), 24. Adrianupilos (Drinopolis), 25. është fshirë, 26. Bothroton (Butrinti), 27. Joannina (Janina), 28. Kozila (Kozili), 29. Petros (Petra), 30. Rogia, 31. Stagoi, 32. Berroia.

    Mitropolia e Durrësit gjatë shekujve XI-XIII vazhdoi të varej nga Patriarkana e Kostandinopojës. Në atë kohë Mitropolia e Durrësit ka pasur këto episkopata: 1. Stefanika, 2. Hanubia, 3. Kruja, 4. Elissoj, 5. Dioklia, 6. Shkodra, 7. Drivasti, 8. Palathët, 9. Glavinica, 10. Avlona, 11. Lihnidi, 12, Cermenika, 13. Pulqeriopoli, 14. Gradica, por për arsye ende të paqarta në vitin 1280 të gjitha episkopatat e Mitropolisë së Durrësit kaluan në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit.

    Gjithashtu në vitin 1219 u krijua Kryeepiskopata e Pejës, e cila kishte në varësi këto episkopata: 1. Jakovës, 2. Gucisë, 3. Plavës, 4. Klementit, 5. Shkodrës, 6. Krajës, 7. Mitrovicës, 8. Prishtinës, 9. Podgoricës, 10. Tivarit, 11. Rashko-Prizrenit, 12. Nishit, 13. Shkupit. Në vitin 1346 Kryeepiskopata e Pejës u ngrit në rang patriarkane. Kjo zgjati deri në vitin 1459, ku episkopatat e sipërpërmendura u vunë në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit.

    Në harkun kohor (1719-1745) Kryeepiskop i Ohrit ka qenë Joasafi, i cili ka lindur në Voskopojë. Joasafi mori nismën për të shpallur shenjt Nikodhimin e Beratit. Në vitin 1721 Kryeepiskopi Joasaf me anën e një dekreti të posaçëm shpalli shenjtërimin e Nikodhimit të Beratit, ndërkohë filloi fushatën për popullarizimin e tij. Për këtë porositi të shkruhej jëtëshkrimi dhe të paraqiteshin bëmat e tij nëpër afresket e kishave. I pari që shkroi për Nikodhimin ishte Nektar Tërpo, i cili në librin Pistis (Besimi) që e botoi më 1731, përmend bëmat e shenjtit. Piktorët Athanas dhe Kostandin Zografi më 1744 pikturuan afreskun e Nikodhimit në kishën e manastirit të Ardenicës dhe në vitin 1762 në kishën e Apostujve të Shenjtë në Vithkuq.(1)

    Shërbesa kushtuar shenjtit “Jetëshkrimi i Shën Nikodhimit të Ri të Vithkuqit” u botua në vitin 1741 nga Grigor Voskopojari (1680-1772). Botimi është në gjuhën greke dhe është shtypur në Akademinë e Voskopojës.(2) Jetëgjatësia e Kryeepiskopatës së Ohrit ishte deri më 16 janar të vitit 1767 kur Kryeepiskop Arseni dha dorëheqjen nga posti. Shkaku i dorëheqjes së tij qenë mosmarrëveshjet me mitropolitët që kishte në varësi. Në vjeshtën e vitit 1766 pesë mitropolitë shkuan në Kostandinopojë dhe i kërkuan patrikut Samuelit I (1763-1768) shkëputjen nga Kryeepiskopata e Ohrit duke firmosur një Premtim, me anën e së cilit i nënshtroheshin autoritetit të Kostandinopojës. Me kërkesë të patrikut Samuel I, sulltan Mustafai e miratoi vendimin për suprimimin e Kryeepiskopatës së Ohrit dhe krijimin e Kryeepiskopatës së Durrësit. Të gjitha dioqezat e Shqipërisë që vareshin nga Kryeepiskopata e Ohrit, madje edhe Ohri vetë, tanimë si episkopatë e thjeshtë u vunë në varësi të Durrësit, që u ngrit në rangun e Kryeepiskopatës.(3)




    1) - Nedai Thëllimi, Një shenjt shqiptar, Tempulli, Nr. 12, Korçë 2007, faqe 107-109.
    2) - Grigor Voskopojari dhe rrëfimet e tij për Nikodimin e Ri të Vithkuqit, Tema, 15 korrik 2005, faqe 15.
    3) - Azem Qazimi, Fjalor i Krishtërimit, Plejad, Tiranë 2011, faqe 253-262.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    MITROPOLIA E DURRËSIT NË SHEKUJT XI-XVII

    Në vitin 1018 prijësi i normandëve Robert Guiskardi, i mbështetur nga papa Grigori VII zbarkoi në bregdetin shqiptar. Ushtritë normande të udhëhequra nga Bohemundi, djali i Robert Guiskardit, pushtuan Vlorën, Kaninën dhe Jerikonë. Për të ndihmuar Durrësin erdhi një ushtri bizantine e drejtuar nga Aleks Komneni, e cila u ndesh me ushtritë normande më 18 tetor të vitit 1018. Gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave, Durrësi u bë porti më i favorshëm për zbarkim dhe Udha Egnatia ishte shtegu kryesor që i nxirrte kryqtarët në Kostandinopojë. Gjatë Kryqëzatës së parë më 1096, kryqtarët morën leje te perandori bizantin Aleks Komneni dhe kaluan nga Italia në Durrës dhe pasi ndoqën rrugën Egnatia mbërritën në Kostandinopojë. Më në fund Durrësi u pushtua nga normandët dhe u dogj më 1185. Pavarësisht nga pushtimi normand, Mitropolia e Durrësit gjatë shekujve XI- XIII vazhdoi të varej nga Patriarkana e Kostandinopojës. Midis kryepriftërinjve që e kanë drejtuar janë shquar: Laurenti (1025), Kostandin Kavasilia (1180), Romanoi (1240). Kufiri i fundit i varësisë së Mitropolisë të Durrësit nga Kostandinopoja është viti 1280, më pas ajo kaloi në varësi të Kryeepiskopatës së Ohrit.(4)

    Qyteti më 1205 u pushtua nga Venediku, i cili krijoi edhe Dukatin e Durrësit. Në vitin 1204 Perandoria Bizantine ra në duart e Kryqtarëve. Patriku i ri latin i Kostandinopojës e kishte zëvendësuar peshkopin bizantin të Durrësit me një prelat latin. Papati i vuri në varësi kryeepiskopit latin të Durrësit, Manfredit, 22 peshkopata të Patriarkanës Latine. Ai u vu në post më 1210 dhe vazhdoi deri më 1213. Me restaurimin e Perandorisë Bizantine nga Mihal Komneni (1261-1282) Durrësi iu bashkangjit Despotatit të Epirit. Në këto rrethana historike, mbas pushtimit të Kostandinopojës nga latinët në vitin 1204, mjaft bizantinë u larguan nga territoret e pushtuara prej latinëve, duke gjetur strehë nëpër vendet e lira. Kështu u formua Perandoria e Nikeas nën drejtimin e Theodhor Laskarit, gjithashtu Perandoria e Trapezundës në bregun juglindor të Detit të Zi, e formuar nga Aleks e David Komneni, ndërsa në Epir nën drejtimin e Mihal Engjëllit (1204-1216) u themelua Despotati i Epirit. Mbas rënies së Kostandinopojës më 1204, një princ i familjes së Komnenëve u strehua në Shqipërinë e Jugut. Mbasi mblodhi feudalët vendas dhe dëboi venedikasit latinë, ai krijoi një principatë të pavarur me emrin “Despotati i Epirit”. Mihali e shtriu zotërimin e tij nga Korfuzi e Durrësi deri në Shkodër. Në atë kohë patriku latin i Kostandinopojës, kishte zëvendësuar kryeepiskopin bizantin të Durrësit me një perlat latin. Pavarësisht nga kjo, Mihali e drejtoi Durrësin nga ortodoksia dhe për këtë u quajt “mbrojtës i besimit”. Në vitin 1215 Mihal Engjëlli vdiq dhe vendin e tij e zuri i vëllai Theodhori (1216-1230). Ky i fundit e fuqizoi Despotatin e Epirit duke e shtrirë atë deri në Selanik.

    Aksioni i parë që përhapi famën e tij përtej kufijve të Despotatit të Epirit ishte sulmi kundër Pjetër Kurtënesë, i cili ishte burri i Jolandës, motrës së Balduinit dhe Henrikut (perandorë latinë të Kostandinopojës). Ai qe kurorëzuar perandor latin pas vdekjes së Henrikut. Pjeri u nis nga Franca, qëndroi në Romë ku papa i vuri kurorën e perandorit, jo në kishën e Shën Pjetrit ku kurorëzoheshin perandorët gjermanë, por në kishën e Shën Lorencit. Më pas Pjeri zbarkoi në Durrës me ushtrinë e tij për të vazhduar drejt Kostandinopojës, por në grykat e maleve të trojeve arbërore ushtria e tij u shpartallua dhe vetë ai ra rob në duart e Theodhorit. Në Kostandinopojë regjencën e mori e shoqja, por ajo vdiq më 1219 dhe kurora i kaloi djalit, Robertit. Ndërkaq Theodhori ndërmori një fushatë luftërash kundër latinëve. Pas vdekjes së themeluesit të mbretërisë latine Bonfacit të Monferratos në luftë kundër bullgarëve më 1207, mbretëria u paralizua pasi shumë kalorës u kthyen nëpër vendet e tyre perëndimore. Këtë rast e shfrytëzoi princi i Epirit, i cili pas një rrethimi të gjatë në fundin e vitit 1224 mundi të zotërojë Selanikun. Pushteti i Theodhorit u shtri nga Adriatiku deri në detin Egje, duke përfshirë edhe Thesalinë dhe Maqedoninë. Theodhori u fronëzua perandor nga Kryeepiskopi i Ohrit Dhimitri. Perëndimi latin u përpoq të shtinte në dorë tokat shqiptare dhe ta shtrinte sundimin edhe mbi feudalët shqiptarë, të cilët i dolën krah Bizantit. Ata vazhduan përpjekjet që të lidhnin me Kishën e Romës episkopatat e Shqipërisë së Mesme, që dikur vareshin prej Mitropolisë së Durrësit. Kështu u bënë përndjekje ndaj Krujës, Kunavisë dhe Pultit duke përdorur manastiret e urdhërave katolikë. Durrësi ishte urë lidhëse dhe vend ku ndaheshin trupat bizantine nga trupat normande, anzhuine, serbe etj. Me pushtimin e tij dhe të bregdetit shqiptar nga Karli I Anzhu më 1272, si dhe me përparimin e tij në brendësi të vendit filloi një kohë e re, ajo e futjes së Kishës së Romës jo vetëm nëpërmjet Tivarit, por edhe nëpërmjet Kryepeshkopatës Latine të Durrësit, e cila deri në mesin e shek. XIV bashkëjetonte me Kishën Ortodokse. Kjo kryeepiskopatë latine u bë një mbështetje e fuqishme e sundimit anzhuin. Në varësi të saj u krijuan peshkopata katolike në qytetet apo në krahinat ku sunduan anzhuinët. Karli I Anzhu në vitin 1272 arriti të krijonte “Mbretërinë Anzhuine të Arbërisë” ku vetë u bë mbret dhe si kryeqytet zgjodhi Durrësin. Në shekullin XIII në Durrës kemi dy episkopë, një ortodoks dhe një latin.(5)

    Nga Durrësi ka qenë muzikanti i madh bizantin Shën Joan Kukuzeli, i cili ka jetuar në Malin e Shenjtë. Kukuzeli ka qenë zbatues i shquar i muzikës kishtare por dhe një nga mësuesit më të mirë të saj, duke vënë ai vetë në muzikë këngë kishtare të ndryshme dhe duke zhvilluar e përmirësuar ato që kishin bërë të tjerët para atij.(6)




    4) - Dhimitër Beduli, Mitropolia e Durrësit në shekuj, Ngjallja, qershor 1993, faqe 7.
    5) - Kristaq Bakallbashi, Mitropolia e Durrësit në shekuj, Ngjallja, mars 2001, faqe 7, 8.
    6) - Mihal Ekonomi, Jan Kukuzeli, Vegim Drite, Nr 4, qershor 1997, faqe 18-20.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    GJERGJ KASTRIOTI

    Gjergj Kastrioti ka lindur në Mat, në vitin 1405 dhe ishte fëmija i parafundit i familjes së Kastriotëve. Gjon Kastrioti qe martuar me Vojsavën, familja e së cilës jetonte në viset lindore të krahinës së Pollogut. Ata kishin nëntë fëmijë, katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën dhe Mamicën). Motrat e Skënderbeut u martuan me familjet më të fuqishme shqiptare të kohës. Mara u martua me Stefan Gojçinin, princin e Zetës. Vllajka u martua me Gjon Muzakën, Angjelina me vëllanë e Gjergj Arianitit, Vlash Arianitin, Jella me Pal Balshën dhe Mamica u martua me Karl Topinë. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufi me zotërimet e principatës së Topiajve. Në fillim të vitit 1415 osmanët pushtuan Krujën. Pas disfatës Gjon Kastrioti u detyrua t’i dërgonte Sulltanit peng djemtë e tij. Gjergji në atë kohë ishte moshën nëntëvjeçare. Ai u rrit dhe edukua në oborrin e sulltanit. Ky i fundit i detyroi djemtë e Gjon Kastriotit të kalonin në fenë muhamedane, madje u ndërroi edhe emrat. Gjergjin e quajti Isqender-Bej që në shqip u kthye në Skënderbe. Gjergji u dërgua në Edrene, në shkollën e iç-ogllanëve. Skënderbeu kaloi shumë vite si peng në oborrin e sulltanit deri në vitin 1443 kur ai gjatë një ekspedite ushtarake kundër të krishterëve të Hungarisë me Janosh Huniadin në krye, u kthye në Krujë.(7)

    Skëndebeu u pagëzua më 25 dhjetor të vitit 1443, ditën e Krishtlindjeve. Të gjithë shqiptarëve që ishin kthyer në fenë muhamedane u bëri thirrje të pranonin fenë e të parëve (kristjane). Më 26 prill të vitit 1451 u celebrua kurorëzimi i Gjergj Kastriotit me Marina Andronikën. Kjo martesë u bë në manastirin e Ardenicës në kishën e Shën Triadhës dhe u celebrua nga Igumeni Feliks. Andronika ose Donika ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit të Vlorës dhe Kaninës. Kjo martesë solli edhe pajtimin e Skënderbeut me Arianitasit, të cilët kishin marrë anën e Venedikut pas krizës së vitit 1450.(8) Martesa shkaktoi pakënaqësinë e katër djemve të Arianitit si dhe të Hamza Kastrotit. Ky i fundit ishte i biri i Reposhit, që ishte martuar me grua turke. Në vitin 1456 Skëndërbeu u bë me djalë, të cilit ia vuri emrin Gjon. Kjo lindje nuk u prit mirë nga Hamzai, që ishte gjenerali më i mirë i ushtrisë së Skënderbeut. Ai duke qenë i bindur se nuk do të trashëgonte kurrë fronin shqiptar, dezertoi tek turqit. Përveç së drejtës laike, në shtetin e Skënderbeut vepronte edhe e drejta kanonike kishtare. Kjo zbatohej nga vetë klerikët, të cilët ushtronin edhe funksione gjyqësore për një kategori të caktuar çështjesh. Në kompetencën e kishës ishte gjykimi i laikëve për vepra që kishin të bënin me respektimin e kultit e me dënimin e heretikëve. E drejta zakonore që ka vepruar në trevat e Kastriotëve njihet deri në ditët tona si “Kanuni i Skëndërbeut”, kurse në pjesën verilindore, ku shtrihej principata e dukagjinëve, vepronte ai që është cilësuar si “Kanuni i Lekë Dukagjinit.” Me emrin e Skënderbeut lidhet dispozita e bukur e ullinjve: “Djali nuk mund të martohej, pa mbjellë njëzet rrënjë ullinj.” Dalja e kësaj dispozite lidhej me dëmtimet e ekonomisë nga luftërat e shpeshta.(9)




    7) - Edvin E. Jacques, Shqiptarët, Vëll.1. Tiranë 1995, faqe 262-268.
    8) - Naum Kule, Rrëfimet e Ardenicës, Tiranë 1999, faqe 31.
    9) - Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar, Tiranë, faqe 163-180.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    KRYQËZATAT E SKËNDERBEUT

    Gjatë viteve 1457-1460 u shënuan njëra pas tjetrës gjashtë fitore të shkëlqyera të Skëndebeut kundër ushtrive pushtuese osmane. Mehmet Pushtuesi i kërkoi Skënderbeut një armpushim trevjeçar, i cili u nënshkrua më 27 prill të vitit 1461. Kushtet e krijuara i dhanë mundësinë Skënderbeut që t‘i përgjigjej thirrjes për ndihmë të Ferdinandit I, mbretit të Napolit. Në vjeshtën e vitit 1461, në krye të një ushtrie prej 5000 vetash, Skëndërbeu lundroi drejt Brindizit. Pas betejave të përgjakshme, në gusht të vitit 1462 e gjithë mbretëria iu kthye Ferdinandit. Ky i fundit në shenjë mirënjohjeje i dha Skënderbeut jo vetëm tituj nderi, por edhe toka të shumta në Italinë e Jugut për vete e për trashëgimtarët e tij.

    Ndërkohë që papa Kalisti III (1455-1458) emëroi Gjergj Kastriotin si kryekapedan të Selisë së Shenjtë. Ai e ka quajtur “Trimi i Krishtit”, “Ushtari i Zotit” etj, duke theksuar se meritat e Gjergj Kastriotit ishin më të mëdha se të të gjithë princave të krishterë. Pasardhësi i tij papa Piu II (1458-1464) e ka bekuar Skënderbeun, duke e quajtur “Atlet të Krishtit”. Gjithashtu papa Piu II i ka premtuar të organizonte një kryqëzatë kundër turqve, duke vënë Skënderbeun si kryegjeneral të ushtrive të krishtera. Papa Piu II i ka premtuar se do të vinte vetë në Shqipëri për ta kurorëzuar Skënderbeun si mbret të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Rumelisë (emërtimi osman për Trakën dhe Rumaninë). Kryqëzata filloi në nëntor të vitit 1463, dhe në betejën e Ohrit më 14 gusht 1464 Skënderbeu e shpartalloi Sherenet Beun me ushtritë e tij.

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 3.35.30 PM.jpg

Shikime: 668

Madhësia:  45.2 KB Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 3.35.37 PM.jpg

Shikime: 642

Madhësia:  43.5 KB
    Mbas kësaj fitoreje Skënderbeu u përgatit të shkonte në Durrës për të pritur papën dhe ushtarët e kryqëzatës, mirëpo në udhëtim e sipër papa vdiq në Ankona më 15 gusht 1464 pak kohë përpara se të hipte në anije. Bashkë me papën vdiq edhe kryqëzata. Evropa e admironte Skënderbeun sepse me emrin e tij, për 25 vjet me radhë, u frymëzua lëvizja antiosmane e botës së krishterë. Ndërsa bënte plane për asgjësimin e katër fortesave turke të mbetura në tokën shqiptare, Skënderbeu 56 vjeçar u sëmur nga malarja. Ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Skënderbeun e varrosën në kishën bizantine të Shën Kollit në Lezhë.(10)



    10) - Edvin E. Jacques, Shqiptarët, Katë e pendë, Stamboll 1995, faqe 275-277.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    SHPATA DHE PËRKRENARJA

    Në një ceremoni që u celebrua në bazilikën e Shën Pjetrit më 1459, papa Piu II i dhuroi Skënderbeut një përkrenare dhe një shpatë. Pas gjithë atyre titujsh nderi e lëvdatash, asgjë tjetër nuk ka qenë më e shtrenjtë sesa përkrenarja dhe shpata të ishin bekuar nga vetë papa i Romës. Faik Konica na bën me dije se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut gjenden në Muzeun Perandorak të Vjenës. Ato ndodhen në sallën e Maksimilianit I (salla nr. XXV) dhe mbajnë numrin 71 dhe 92. Përkrenarja është e Skënderbeut, ndërsa për shpatën dyshohet, siç e tregon edhe etiketa: “Zveihandiges krummesohevert angeblich von Georg Castriota…” (shpatë e përkulur në dorezë dyshe e pretenduar si e Gjergj Kastriotit…)

    Por si kanë mbërritur shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vjenës? Me vdekjen e perandorit të Austrisë, djali i tij i dytë Ferdinandi, u shpall arkidukë i Tirolit. Nga pjesa e trashëgimisë iu la Tiroli së bashku me gjysmën e armëve të armatores perandorake të Vjenës. Në vitin 1567 ai rindërtoi kështjellën Ambras në Isbruk dhe mblodhi aty armë, veshje lufte, piktura me vlerë etj. Këshilltari i tij, Jakob Shrenke u shkroi letra figurave të shquara të kohës si dhe trashëgimtarëve të tyre që ti binin sendet e sipërpërmendura në armatoren e Ambras, të cilat Shrenke i iventarizoi dhe në bazë të tyre botoi në vitin 1601 librin “Figura fare të vërteta të perandorëve augustë, të mbretërve e shumë të ndriturve arkidukëve, princave, gjithashtu të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armatoren e kështjellës Ambras”. Me anën e këtij botimi u mundësua njohja e armëve të Gjergj Kastriotit. Me vdekjen e arkidukës së Tirolit, Ferdinandit në vitin 1605 kështjella Ambras iu shit perandorit të Austrisë. Më 1806 armët u mbartën për në Vjenë dhe në vijim në vitin 1814 u ekspozuan në kështjellën Belvedere, ndërsa më 1888 u ekspozuan në godinën e re të muzeut të Vjenës.(11)

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 3.39.24 PM.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  20.1 KB

    Faik Konica në Albania (1897) shkruan se shpata është e gjatë dhe mjaft e rëndë, peshon 3 kg e 200 gram. Doreza e saj përbëhet nga dy kapje, dhe është e veshur me lëkurë të presuar. Pjesa e sipërme e shpatës është e larë në ar dhe në të gjenden zbukurime të ndryshme. Më tej Konica përshkruan përkrenaren: “Në pjesën kulmore të përkrenares është vendosur një kokë dhie e gdhendur. Dhia është si simboli i Dianës Ilire, si atribut i hyjnisë së pyjeve. Në një krahasim që është bërë ndërmjet Dianës ilire, asaj romake dhe Artemisit grek, na rezulton se te Diana ilire karakteristikë është dhia e egër, ndërsa Diana romake dhe Artemisi grek kanë sorkadhen.” Nga kjo e dhënë mund të pohojmë se papa Piu II ia dhuroi Skënderbeut përkrenaren me kokën e dhisë për arsye se dhia e egër ishte simbol i lashtë i popullit tonë. Përkrenarja është prej çeliku e veshur nga brenda me lëkurë që del paksa mbi ballë. Ajo rrethohet prej një rripi në të cilin janë shkruar këto iniciale: IN, PE, RA, TO, RE, BT. Kjo deshifrohet: (Jesus Nazarenus, Princi Emanthie, Regi Albaniae, Terrori Osmanorum, Regi Epiri, Benedikt BT.) Këto iniciale e kanë kuptimin në shqip: (Jezusi i Nazaretit, bekon Skënderbeun, princin e Matit, mbretin e Shqipërisë, tmerrin e Osmanëve dhe mbretin e Epirit). Kjo kurorë-përkrenare është simboli më i lashtë i Mbretërisë Shqiptare. Studiuesi Moikom Zeqo dëshmon se mbishkrimi është shkruar në latinisht me shkronja gjysmëgotike duke përdorur praktikën e inicialeve. Mbishkrimi ka një formulë tipologjike të krishtere, ku ai që bekon Skënderbeun është Krishti. Në këtë mbishkrim Skënderbeu quhet Princ i Matit, gjë e cila nënkupton origjinën e tij, ndërsa titullin “Mbret i Shqipërisë”, Gjergj Kastrioti nuk arriti që ta merrte asnjëherë zyrtarisht. Problematika e titullit “Mbret” për Gjergj Kastriotin mbetet e hapur de jure, pavarësisht se de fakto, ai aktet zyrtare i ka firmosur si “Dominus Albaniae” që do të thotë (Zot i Shqipërisë).(12)





    11) - Kasem Bicoku, Për Skënderbeun, Akademia e Shkencave, Tiranë 2005, faqe 353-354.
    12) - Moikom Zeqo, Simbolika e përkrenares së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Korrieri, 20 maj 2005, faqe 14-15.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    FEJA E GJERGJ KASTRIOTIT

    Duke folur për fenë e Gjon Kastriotit, Fan Noli ka theksuar se ai ishte shqiptar i kulluar dhe nuk ishte ithtar fanatik i ndonjë feje, por e ndërronte atë sipas politikës së ditës. Ai ishte romano- katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks i ritit kishtar grek si aleat i Stefan Llazareviçit të Serbisë më 1419 dhe vdiq si i krishterë i mirë. Në arkivin e Manastirit serbo-ortodoks të Hilandarit në Malin Athos janë zbuluar dy akte të shkruara në sllavisht me shkronja cirilike. Këto janë dokumentet më të vjetra, të zbuluara qysh në vitin 1848 nga studiuesi rus Grigoroviç, ku përmendet emri i Gjon Kastriotit dhe i djemve të tij. Akti i parë është lëshuar nga vetë Gjon Kastrioti dhe të katër djemtë e tij në favor të Manastirit të Hilandarit. Dokumenti ka shënimin “akti u shkrua në vitin 6934” ku sipas kalendarit ky vit i takon kohës nga 1 shtatori 1425 deri më 31 gusht 1426. Akti ka vulën e Gjon Kastriotit. Në këtë akt Gjoni shkruan: “Unë mëkatari dhe i pamerituari Gjon Kastrioti me djemtë e mi Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin…., pasi u këshilluam, i dhuruam manastirit të shenjtë, sipas fuqisë sonë fshatin Radostushë me Kishën e Shën Marisë së papërlyer, që është në këtë fshat, si dhe fshatin Trebisht….”. Më poshtë Gjon Kastrioti thotë se me këtë dhurim, ai dhe djemtë e tij hiqnin dorë nga të gjitha të drejtat që gëzonin mbi këto dy fshatra, duke ia lënë këto të drejta manastirit të Hilandarit. Në përfundim të akt-dhurimit Gjon Kastrioti thekson: “Duke dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë; të mos ketë as qefali, as zot, as psarë mjaltë, as dhurata në para, as para për kullotë, as për të dhjetë bagëtish, kështu që kisha ti marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit”.

    Akti i dytë është pa datë. Ai është një akt shitjeje me të cilin igumeni i manastirit jeromonaku Athanas, në emër të këshillit të murgjve të Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre (jo katër) djemve të tij pirgun e Shën Gjergjit së bashku me disa prona të kësaj kulle. Dokumenti është me një vulë prej dylli. Në akt thuhet: “Gjon Kastrioti…shfaqi dëshirën të blejë pirgun e Shën Gjergjit për vete dhe për djemtë e tij, zotin Konstandin, zotin Reposh dhe zotin Gjergj, së bashku me vreshtat, ullinjtë dhe të gjitha ato që i përkasin pirgut, dhe me katër adelfate që t`i zotërojnë zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin dhe zoti Gjergj. Në rast se ndonjëri prej tyre largohet nga kjo botë (d.m.th. vdes) do t’i merret adelfati prej manastirit. Dhe kur të largohen nga kjo botë personat e sipërshënuar, pirgu do t’i kthehet përsëri manastirit të Hilandarit, dhe në librin e të vdekurve emri i tyre do të përkujtohet derisa të ekzistojë Hilandari. Për të gjitha këto Gjoni së bashku me tre djemtë e tij i dhurojnë manastirit 60 florinj.” Pasi shënon këtë dëshirë të Gjon Kastriotit, jeromonaku Athanas ka shtuar: “Për të gjitha këto ne biseduam së bashku dhe me qëllim që të shtojmë sipas zakonit të ardhurat e manastirit dhe për hir të dashurisë që kemi për ta dhe për të afërmit e zotërinjve të lartpërmendur, dëshirën e tyre ne e pranojmë dhe e bekojmë, prandaj nënshkruajmë sipas mënyrës së sipërshënuar…”. Analiza e kujdesshme e brendisë së këtyre dy akteve nxjerr të dhëna të rëndësishme rreth mjedisit social e familjar ku u rrit dhe u edukua Gjergj Kastrioti.

    Gjithashtu varri i Reposh Kastriotit ndodhet brenda në Katedralen e Hilandarit, në narteks në murin verior, në një kamare të gjerë gjysmësferike, faqet e së cilës janë të pikturuara me subjekte kishtare. Nën pikturat gjendet një mbishkrim, që tregon se në atë varr pushon Reposhi me titull “Dux Illiricus” (dukë ilir), domethënë dukë shqiptar. Reposhi vdiq në Hilandar më 25 korrik të vitit 1431. Rreth vdekjes së Reposhit ka dy supozime. Të parin e jep Gjon Muzaka, i cili thotë se vdiq si murg, por mbishkrimi me titullin “Dux Illiricus” dëshmon një element tjetër të rëndësishëm se Reposhi nuk duhet të ketë vdekur si murg, sepse një nga kushtet themelore të jetës monakale është heqja dorë e kallogjerit nga të gjithë titujt zyrtarë e fisnikërorë. Mbishkrimi na lë të kuptojmë se Reposhi vdiq si fisnik me titullin Dukë. Pirgu i Shën Gjergjit quhet në rrethin e Hilandarit edhe “Pirgu shqiptar” (Arbanashki pirg). Ky emër i dytë ka rrjedhur padyshim nga që në atë kullë kanë banuar për disa kohë reparte të armatosura shqiptare. Mund të nxirret si përfundim se Reposhi ka qenë në Hilandar deri sa vdiq jo si murg, por si komandant i reparteve shqiptare që mbronin pirgun e Shën Gjergjit. Këshilli i murgjve kishte interes që pirgu i tyre të mos binte në dorën e myslimanëve, as në dorën e ndonjë feudali të pavarur. Por përse vallë në aktin e dytë mungon emri i Stanishit? Sigurisht që ai nuk ka vdekur, pasi ai përmendet në aktin tjetër të Hilandarit, që duhet të jetë i së njëjtës kohë. Historianët e shpjegojnë mungesën e emrit të Stanishit në aktin e dytë të Hilandarit me faktin se në atë kohë ai duhet të ketë qenë peng te Sulltani. Në fakt ekziston një letër, që senati i Venedikut i ka drejtuar më 7 gusht të vitit 1428 Gjon Kastriotit. Nga kjo letër del se një djalë i Gjonit, të cilit nuk i thuhet emri, është bërë “turk e mysliman” domethënë ka hyrë në shërbim të sulltanit. Gjithashtu mund të themi se kanonet kishtare nuk e lejonin manastirin që t’ua shiste pronat e veta, (sidomos kur këta ndodheshin pranë tij) institucioneve ose personave të besimit kundërshtar, qofshin këta myslimanë ose katolikë. Pra, emri i Stanishit nuk figuron në aktin e shitjes së pirgut sepse ai nuk ishte i krishterë. Ky diskutim për Stanishin jep një element të rëndësishëm për Gjergj Kastriotin. Prania e këtij të fundit në të dy aktet e Hilandarit tregon se në vitin 1426 ai nuk konsiderohej nga këshilli i murgjve të manastirit si Stanishi, domethënë një feudal osman.(13) Disa të dhëna të rëndësishme gjenden në veprën agjiografike ortodokse “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës”, botuar në Bukuresht në vitin 1937. Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut Dhimitër Beduli. “Dhe Zaharia(14) me Nifonin,(15) si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Durrësi. Dhe vajtën te Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe dhe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi që ta ketë Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e arkihiereut të Krujës e bëri prift atje.” Kjo është përmbajtja sipas variantit të botuar nga rumuni Tit Simedrea. Të dy kallogjerët u nisën nga Justiniana, ku ishte qendra e patrikut ortodoks, nga ku vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Ata mbërritën në Krujën e lirë të Gjergj Kastriotit. Nga disa të dhëna biografike del se Nifoni dhe Zaharia qenë shqiptarë. Zaharia u bë atë shpirtëror në Krujë, mision i cili kërkon që të dish mirë gjuhën e popullit.16 Ky fakt na bind se Gjergj Kastrioti i përkiste besimit ortodoks, sepse nëse nuk ishte i tillë nuk do ta bënte Zaharian atë shpirtëror. Gjithashtu edhe Zaharia nuk do ta pranonte Gjergjin si bir shpirtëror në misterin e rrëfimit, nëse ai i përkiste besimit katolik. Aq më tëpër që Zaharia me Nifonin qenë nga kundërsharët e zellshëm të Sinodit të Firencës.17 Si do të mund të qëndronin ata pranë një sundimtari romano-katolik? Madje Zaharia me Nifonin kishin si mision tu predikonin të krishterëve qëndrueshmërinë e palëkundur në besimin ortodoks dhe tek ajo çka kishin vendosur Sinodet Ekumenike. Ata qenë ithtarë të flaktë kundër bashkimit të kishave, prandaj erdhën në Krujën e Gjergj Kastriotit.(18)

    Gjihashtu teologu erudit Dhimitër Beduli përmend edhe një variant tjetër: “Të dy miqtë lanë Atën për një udhëtim më të gjatë, duke ndaluar pak kohë në Justinianë, ku ishte qendra e patrikut ortodoks, nga i cili vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Meqenëse qyteti ishte nën sundimin e turqve, të dy kallogjerët u drejtuan për në Shqipërinë e lirë të Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe; ata arrijnë në vendqëndrimin e tij në qytetin Krujë, pasi kaluan Durrësin dhe u pritën shumë mirë në oborrin e tij; Zaharinë e bëri atë shpirtëror dhe Nifonin e bëri prift. Por valët e myslimanëve ua prishën edhe këtu qetësinë; bota ikte e tmerruar prej hordhive turke, duke kërkuar shpëtim në det osë nëpër shpellat e maleve. Nën mbrojtjen e rrobës së kallogjerit ata u kthyen në Ohër…”. Me anë të kësaj kuptojmë gjendjen kishtare të Arbërisë në kohën e Gjergj Kastriotit. Kruja ishte deri në shekullin XV ka qenë episkopatë ortodokse në varësinë e Kryeepiskopatës së Ohrit.(19)

    Më 12 dhjetor 1467 Gjergj Kastrioti arriti në Romë. Banorët e Romës i bënë një pritje madhështore. Vetë papa Pali II (1464-1471) e priti me nderime të mëdha e me ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Katedralen e Shën Pjetrit i dha një relike të shenjtë si dhe një shumë të pakët të hollash “që nuk mund të zihen në gojë, pa u skuqur nga turpi çdo i krishterë”- thotë një shkrimtar i kohës. Gjergj Kastrioti qëndroi disa ditë në Romë dhe u bind se papati nuk do t’i përgjigjej kërkesave të tij. Përpara se të largohej nga Roma ai i shprehu pakënaqësinë një kardinali duke thënë: “Më parë do të donte luftë kundër kishës sesa kundër sulltanit…”(20)

    Relika që mori Skënderbeu nga Papa Pavli II ishte Kryqi i Shenjtë. Këtë relikë, papa Gjon Pavli II në vitin 1993 ia riktheu Shqipërisë dhe tani ruhet në Nunciaturën Apostolike në Tiranë.(21) Gjatë gjithë jetës së tij Gjergj Kastrioti mbajti marrëdhënie të mira me kishën. Vlen të përmendim lidhjet e familjes së tij me manastirin serbo- ortodoks të Hilandarit në malin Athos, më vonë marrëdhëniet e tij me klerikët ortodoksë Zaharinë e Nifonin, si dhe marrëdhëniet me papët, Kalist dhe Piu II. Gjithashtu sipas një dokumenti të zbuluar nga historiani rumun Marinesku dëshmohet se kapelani i Krujës, atë Elia ankohej se nuk mund të gjente asnjë dhjak që të lexonte në gjuhën latine për ta ndihmuar në kryerjen e shërbesave. Nga ky fakt mjaft domethënës arrijmë në përfundimin se klerikët e Krujës qenë ortodoksë dhe flisnin greqishen bizantine, e cila ishte gjuha kishtare e ritit ortodoks në atë kohë.(22)





    13) - Kristo Frashëri,(Aktet e Hilandarit) marrë me shkurtime nga përmbledhja: Studime mbi epokën e Skënderbeut, Ngjallja, tetor 1997, faqe 9.
    14) - Zaharia ka qenë shqiptar dhe rreth fillimit të shek. XV vajti në Athos ku u bë murg në manastitin e Vatopedit. Ai ishte njeri me kulturë dhe shumë i ditur. Vite më vonë shkoi në Artë, ku u njoh me Nifonin. Më pas e gjejmë duke predikuar krishterimin në Krujë. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u kthye në Ohër.
    15) - Nifoni ka lindur rreth vitit 1434 në More të Peleponezit nga prindër arvanitas. Pasi u bë kallogjer shkoi në Artë ku u njoh me Zaharinë. Mitropoliti i Artës e dorëzoi hierodhjakon. Vite më vonë 1458-1460 ka shërbyer si prift ortodoks në Krujë. Pasi u largua nga Kruja më 1466 shkoi në Ohër dhe në vijim në manastirin e Dionisiut në Athos. Më 1483 u fronëzua Mitropolit i Selanikut dhe më 1486 Patrik Ekumenik i Kostandinopojës. Nifoni ka vdekur në Athos. Në shumë kisha gjenden afreske të Nifonit. Ai paraqitet me ungjillin në dorën e majtë dhe duke bekuar me dorën e djathtë.-Moikom Zeqo, Nifoni Patriku shqiptar i Kostandinopojës, Shekulli, 26 mars 2005, faqe 22.
    16) - Dhimitër Beduli, Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut, Ngjallja, janar 1993, faqe 8.
    17) - Sinodi i Firences u mbajt në vitin 1439 në katedralen Santa Maria. Perandori bizantin Joan VIII Paleologu (1425-1448) kërkoi ndihmë nga perëndimi, ndërsa papa i kërkoi bashkimin e kishave. Në atë kohë patriku Josif ishte i sëmurë rëndë dhe në agoni e sipër e firmosi dekretin e bashkimit.Kisha e Lindjes, nuk e njohu bashkimin e arritur në Sinodin e Firences. Kur u kthyen delegatët në Kostandinopojë, u quajtën tradhtarë të besimit ortodoks. Papa dërgoi në Kostandinopojë kardinalin Isidor, i cili bëri një liturgji në kishën e Shën Sofisë, duke shpallur dekretin e bashkimit, mirëpo populli i indinjuar thërriste: “Më mirë të shohim çallmën turke nëpër rrugët e Kostandinopojës, sesa kapuçin e kardinalit”.
    18) - Arkimandrit Justin Anthimiadhis, Shën Nifoni i Kostandinopojës vëllami i Gjergj Kastriotit, Kërkim, Nr. 1, Tiranë 2009, faqe107-108.
    19) - Dhimitër Beduli, Kishë dhe kulturë, Instituti i dialogut dhe komunikimit, Tiranë 2006, faqe 148-149.
    20) - Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar, Tiranë, faqe 163-180.
    21) - Atë Thanas Gegaj, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti, Tiranë 1995, faqe 48.
    22) - Fan Noli, Vepra II, Tiranë 2003, faqe 343.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    KISHA NË KOHËN E SUNDIMIT OSMAN

    Të krishterët që jetonin në territorin e perandorisë osmane quheshin “rumë”, ndërsa ish perandoria romake e lindjes u quaj Rumeli. I vetmi burim që na jep të dhëna të sakta për këtë periudhë është Regjistri i Sanxhakut Shqiptar (Defter Sancak Arvanid). Në regjistër administrata osmane ka shënuar me hollësi ndarjet administrative të qendrave të banimit, emrat e spahinjve dhe të kryefamiljarëve, llojet e tatimeve dhe vlerën e tyre në akçe (monedhë osmane). Të gjitha arat, livadhet, kullotat, pyjet quheshin pronë mirije që do të thotë pronë shtetërore. Ndërsa toka vakëf u përkiste institucioneve fetare. Tokat e shpallura mirije qenë pronë e Zotit dhe administruesi i tyre ishte sulltani, i cili konsiderohej si halif (mëkëmbës i profetit Muhamed). Sanxhaku ishte njësia më e rëndësishme administrative-ushtarake e Perandorisë osmane. Sipas regjistrit kadastral të vitit 1431-1432 Sanxhaku Shqiptar ishte i ndarë në 11 vilajete, të cilat më vonë u quajtën kaza. Vilajeti i Gjirokastrës, i Këlcyrës, i Kaninës, i Beratit, i Tomoricës, i Skraparit, i Pavël-Kurtikut, i Çartallozit, i Krujës, i Përmetit dhe i Korçës. Në krye të vilajetit ishte subashi, komandanti i spahinjve. Çdo vilajet kishte kadiun si kryetar të Sheriatit (ligjit të shenjtë). Kadiu gjykonte çështjet administrative, civile dhe fetare të popullsisë.(23)

    Sulltan Mehmeti II vendosi si Patrik Ekumenik Gjenadin. Kisha e Shën Sofisë u kthye në xhami, ndërsa Patriarkana Ekumenike u vendos në Fanar. Gjatë kësaj periudhe të errët mjaft të krishterë u detyruan të islamizohen. Sulltani e pajisi patrik Gjenadin me ferman, duke i njohur disa të drejta, të cilat patrikët nuk i kishin pasur. Patriku u shpall kreu i të gjithë të krishterëve në Perandorinë Osmane si dhe gjykatësi më i lartë në çështjet kishtare e civile. Patrikët ndërroheshin çdo vit dhe ky funksion i lartë blihej me para. Kur patriku e zinte fronin duke i paguar ryshfet sulltanit, nuk e gëzonte respektin e popullit. Sulltani me anën e një fermani të posaçëm i parashtronte detyrat dhe të drejtat që i takonin dhe urdhëronte klerikët dhe besimtarët që ti bindeshin. Sipas një fermani sulltanor të vitit 1678, Kryeepiskopi i Ohrit kishte të drejtë të mblidhte taksa mirie, taksat e manastireve dhe të ajazmave. Nga mitropoliti kërkonte 12 akçe për çdo shtëpi të krishterë, nga çdo prift një flori etj. Për kurorën e parë shpërblimi ishte 100 akçe, për të dytën 200 akçe dhe për të tretën 300 akçe. Peshqeshi i kryeepiskopit për sulltanin ishte rreth 60.000 deri në 100.000 akçe. Në vitin 1688 kryeepiskop i Ohrit u zgjodh Jermanus pasi i kishte paguar sulltanit peshqeshin prej 100.000 akçesh. Gjithashtu ai duhej të paguante çdo vit si taksë edhe 60.000 akçe. Bashkësia e krishterë gëzonte disa të drejta administrative, si për shembull të kishin kishat, shkollat, spitalet dhe varrezat e tyre. Për ngritjen e mirëmbajtjen e tyre duhej patjetër të pajiseshin me leje nga Porta e Lartë. Fermanët qenë të shkruara me shkronja ari dhe kishin një kaligrafi të përsosur. Ato dëshmojnë për rrafshin aristokratik të komunikimit ndërmjet Portës së Lartë dhe administratës vendore. Fermanët fillonin me fjalët: “I dituri, i larti, unë sulltani i perandorisë më të madhe në botë…” dhe përfundonin me urdhërin “Unë kështu gjykoj dhe kështu duhet të bëhet”. Disa fermanë osmanë trajtojnë mbrojtjen e faltoreve të krishtera prej abuzimeve. Nëpërmjet fermanëve, Porta e Lartë respektonte autonominë e kishës vendore. Në vitin 1699, me anën e një fermani sulltani ndalonte ushtrinë për të marrë tokat që qenë në pronësi të kishës së Delvinës. Në ferman shkruhej: “Zoti ja shtoftë nderin prefektit dhe kadiut të Delvinës. Sapo të mbërrijë ky ferman, mësoni se priftërinjtë e kishës së atij vendi, më janë ankuar se tokat e tyre kërkon t’ua marrë ushtria. Priftërinjtë i janë lutur madhërisë sime, të ndalohet një gjë e tillë. Sapo të merrni këtë ferman, ju urdhëroj të verifikoni gjithë regjistrat. Nëse priftërinjtë kanë të drejtë, të ndalohet menjëherë ndërhyrja e ushtrisë. Unë kështu urdhëroj, e kështu të bëhet”.

    Osmanët i detyronin fisnikët shqiptarë të dërgonin bijtë e tyre të mitur si pengje në oborrin e sulltanit. Këta quheshin iç- ogllanë dhe qenë të detyruar të konvertoheshin në fenë islame dhe të edukoheshin me frymën e besnikërisë ndaj sulltanit. Pas dhjetë vjetësh atyre u jepeshin ofiqe të larta, sipas aftësive që tregonin. Në shkollën e iç-ogllanit kanë qenë i biri i Gjon Kastriotit, Skënderbeu, i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu, i biri i Gjon Zenebishit, Hamza Beu etj. Të krishterëve iu ndalua të kishin ofiqe publike dhe të dilnin dëshmitarë në gjyq kundër myslimanëve. Kthimi në fenë e krishterë i atyre që ishin bërë myslimanë dënohej me vdekje. Të krishterët duhej të udhëtonin me kuaj pa shalë, të mos mbanin armë, të mos e gdhendnin emrin e tyre në unazë etj. Me këto masa synohej kalimi i të krishterëve në fenë islame. Të krishterët gëzonin të drejtën për ta zhvilluar mësimin në gjuhën e tyre, madje edhe për t‘u gjykuar sipas statutit të komunitetit të tyre, për çështje të tilla si disiplina kishtare, martesa, divorci etj. Gjithashtu kishat ekzistuese me gjithë pasuritë e tyre u lanë në pronësi të komuniteteve, por u ndalua ndërtimi i kishave të reja. Një politikë kaq liberale e qeverisë osmane kishte për synim sigurimin e paqes në bashkësitë e krishtera brenda perandorisë. Atyre që konvertoheshin në myslimanë u jepnin poste të larta në administratën civile. Rasti më tipik është i Vaso pashë Shkodranit, i cili u ëmërua si pasha dhe guvernator i Libanit. Kjo kategori njerëzish e identifikuan veten me Perandorinë, prandaj Shqipëria ishte vendi i fundit në Europën Juglindore që u çlirua nga zgjedha turke.(24)






    23) - Kasem Biçoku, Skënderbeu, Akademia e Shkencave, Tiranë 2005, faqe 55-58.
    24) - Faik Konica, Krishtërimi dhe myslimanizmi i Shqipërisë, Tirana Observer, 6 maj 2008, faqe 9.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    KRIPTOKRISTIANËT E SHPATIT

    Për të shmangur islamizimin me forcë nga njëra anë dhe për të ruajtur identitetin ortodoks nga ana tjetër, shumë të krishterë u detyruan të ushtrojnë kriptokristianizmin.Termi kriptokristianizëm shpreh fenomenin kur individë, familje apo edhe krahina të tëra shpallin publikisht se e kishin braktisur krishterimin, ndërsa brenda familjeve vazhdonin në fshehtësi të praktikonin zakonet fetare sipas traditës. Kriptokristianët ose siç quhen ndryshe të krishterët e fshehtë në jetën shoqërore paraqiteshin me emrat myslimanë, ndërsa në jetën familjare ruanin traditat ortodokse. Rasti më tipik i ushtrimit të kriptokristianizmit është ai i të krishterëve të Shpatit në rrethin e Elbasanit. Krahina e Shpatit përbëhej nga 43 fshatra. Kriptokristianizmi në këtë trevë filloi nga fundi i shekullit XVII dhe vazhdoi deri nga fundi i shekullit XIX.(25) Duhet theksuar se deri në fundin e shekullit XVI të krishterët e Shpatit ende nuk e kishin përqafuar kriptokristianizmin. Kjo vërtetohet nga afresket e kishave të Shpatit të pikturuara nga dora e protopapë Onufrit. Shpati në atë kohë ka qenë një komunitet i përkushtuar në besimin ortodoks. Presioni për konvertim erdhi me luftën Ruso-Turke në shekullin XVIII. Kriptokristianët kishin dy emra, një të krishterë dhe tjetrin mysliman. Nga paraqitja e jashme silleshin si myslimanë, por brenda tyre ata e ndjenin veten të krishterë. Në vitin 1833 autoritetet osmane tentuan ti mobilizonin për luftë, por shpatarakët deklaruan se qenë të krishterë dhe pranuan të paguanin taksat.(26)

    Po citojmë atë që ka shkruar Edit Durham kur vizitonte Shqipërinë: “Malësia e Shpatit në afërsi të Elbasanit banohet nga një popullsi malësorësh, të cilët në shumë aspekte u ngjasin malësorëve të Veriut dhe qëndrojnë pjesërisht të pavarur. Ata nga të krishterët konsideroheshin të krishterë të fshehtë. Në zonën që vizitova nuk pashë asnjë kishë ose xhami dhe secili kishte dy emra: përballë një myslimani quhej Sulejman e përballë një të krishteri quhej Kostandin. Në rast se u kërkoheshin taksa, i refuzonin me arsyetimin se kishin emra myslimanë dhe nuk kishin kisha. Si pasojë duhej të rekrutoheshin në ushtri, por atëherë ata hiqeshin si të krishterë dhe turqit në më të shumtën e rasteve nuk i trazonin.”(27)

    Në vitin 1889 me dekretimin e lirisë së besimit nga Sulltani, shpatarakët e shpallën veten publikisht të krishterë. Kjo pati për ata pasoja dhe disa prej tyre u arrestuan. Mytesarifi i Elbasanit, hoxhë Jonuz Efendiu dërgoi forca të shumta ushtarake në Shpat të cilat shkretuan dhe plaçkitën vendin. Atëherë popullsia e Shpatit u detyrua të tërhiqej nëpër male, sepse kishin pranuar që ta paguanin haraçin dhe të shkonin ushtarë, por jo të mohonin besimin e krishterë. Në Sinodin e Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike të vitit 1891 Mitropoliti i Beratit, Dorotheu u ankua duke bërë një protestë të hapur për ngjarjet që kishin ndodhur në Shpat. Menjëherë Patriarkana Ekumenike u ankua në Portën e Lartë, por hoxhë Jonuz Efendiu nuk kishte zënë mend. Ai e sulmoi përsëri Shpatin në vitin 1893, ku hasi në qëndresën e shpatarakëve të udhëhequr nga Jorgji Qosja, i cili njihej edhe si Isuf Qosja.(28)

    Banorët e krahinës së Shpatit, në rrethin e Elbasanit menduan të ktheheshin në uniatë, me qëllim që të ishin nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë. Kërkesën e parë për tu kthyer në uniatë e bënë në vitin 1897. Përgjigjja nga Zyra Konsullore e Austro-Hungarisë në Durrës ishte pozitive, por Rusia nuk dëshironte që shpatarakët të largoheshin nga ortodoksia, prandaj konsulli rus në Manastir, Rostovski vajti në Shpat dhe shpuri ndihma për kishat. Në vijim në zonën e thellë malore të Shpatit shkuan mjaft priftërinj ortodoksë. Gjithashtu Rusia dërgoi me mision konsullin e saj në Shkodër, Shcherbin, që të vizitonte Durrësin, Tiranën dhe Kavajën për të parë gjendjen e popullsisë ortodokse.(29)

    Problemi i tyre u zgjidh plotësisht me shpalljen e pavarësisë në vitin 1912 kur ata e shpallën veten zyrtarisht të krishterë ortodoksë. Nga zona e Shpatit nuk munguan edhe martirët, prej të cilëve mund të përmendim Nikita Shqiptarin, i cili u martirizua më 19 shkurt të vitit 1809.





    25) - Mitropoliti i Korçës Joani, Kriptokrishterimi në Shqipëri, 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, Tiranë 2003, faqe 73-82.
    26) - Stavro Skëndi, Kriptokrishtërimi në rajonin e Ballkanit nën otomanët, Tempulli, Nr. 1, Korçë 2000, faqe 121.
    27) - Edith Durham, Brenga e Ballkanasve, Tiranë 1998, faqe 309-311.
    28) - Dhori Qiriazi, Krishterimi në Shqipëri, Tiranë 2000, faqe 147.
    29) - Stavro Skendi, Balkan Cultural Studies, Nju Jork 1980, page 266-267.


  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Andrea Llukani: Krishtërimi në Shqipëri

    MARTIRËT E BESIMIT

    Martirët janë dëshmia më e vyer në trevat arbërore sepse gjatë pesë shekujve të sundimit turk ditën të ruajnë besimin duke sakrifikuar jetën e tyre:

    1-Oshënari Nikita Shqiptari ka lindur rreth viteve 1760- 1770 në krahinën e Shpatit nga prindër kriptokristianë. Në moshën rinore vajti në Malin e Shenjtë në skitin e Shën Anës ku u bë kallogjer. Ai kishte dëshirën të bëhej misionar i përhapjes së Ungjillit të Krishtit dhe predikoi në zonat e Seresit dhe të Dhramës në Greqi. Puna misionare e tij u ra në sy autoriteteve osmane, të cilët e arrestuan. Pas torturave çnjerëzore atë e ekzekutuan me varje më 19 shkurt të vitit 1809.(30)

    Emri:  Screenshot 2024-03-01 at 4.00.33 PM.jpg

Shikime: 656

Madhësia:  44.6 KB

    2. Nikodhimi i Beratit e kishte origjinën nga Vithkuqi i Korçës, por banonte në Berat dhe ushtronte mjeshtërinë e rrobaqepësit. Në fillim quhej Nikolla Dede dhe ishte martuar katër herë. Gruan e katërt e kishte myslimane dhe për hir të saj u kthye në fenë islame. Djali i parë, i cili ishte në moshë madhore nuk pranoi të konvertohej, prandaj u largua nga shtëpia dhe u vendos në Malin e Shenjtë. Kur mori vesh që i biri ishte në Malin Athos, Nikollës i lindi dëshira ta takonte. Nikolla vajti në Athos ku ndodhi mrekullia. Pasi pa jetën e murgjve, lutjet, agjërimet dhe shërbesat fetare, u pendua dhe e kuptoi mëkatin që kishte bërë. Nikolla vajti në skitin e Shën Anës, u paraqit tek oshënar Filotheu dhe u bë murg duke marrë emrin Nikodhim.

    Në Malin Athos, Nikodhimi mësoi se ai njeri që mohonte Krishtin përpara njerëzve mund të falej nga Perëndia vetëm po ta pohonte atë përsëri përpara njerëzve, prandaj i lindi dëshira për t’u kthyer në Berat e të pohonte Krishtin para të gjithëve. Me të ardhur në Berat njerëzit e njohën dhe meqënëse e kishin marrë vesh me kohë çështjen e rikthimit të tij në krishterim, e denoncuan duke e shpënë te kadiu. Në fillim kadiu u përpoq ta bindte të hiqte dorë nga një akt i tillë, por duke parë këmbënguljen e tij urdhëroi që ta ekzekutonin. Nikodhimin e dënuan me prerje të kokës më 10 korrik të vitit 1709. Martirizimi i Nikodhimit u bë në fshatin Bubullimë. Lipsani i shenjtit në vitin 1762 u vendos në kishën katedrale të Beratit.(31)

    3. Martiri i ri Kristo ishte nga Preveza. Që në moshën 20- vjeçare shërbente në një anije tregtare. Njëherë një jeniçer shau besimin e krishterë dhe Kristo iu kundërvu. Atëherë turqit e kapën dhe i kërkuan që të mohonte Krishtin, por Kristo i pështyu. Turqit të egërsuar e therrën dhe trupin e tij e hodhën që ta hanin qentë. Të krishterët e varrosën me nderime trupin e shenjtit, i cili nderohet me respekt në Prevezë.(32)

    4. Joani ishte një shqiptar nga Konica. I ati i tij ishte një sheh i dëgjuar. Në moshën 26-vjecare, Joani u largua nga Konica dhe shkoi në Janinë ku u bë dervish. Nga kontakti i parë që pati me vëllezërit e krishterë, vendosi të kthehej në fenë e të parëve. Joani shkoi dhe u pagëzua në ishullin e Itakës. Në vitin 1813, kur e mori vesh i ati që i biri ishte kthyer i krishterë, dërgoi dy dervishë që ta gjenin, të cilët pasi e gjetën u orvatën ta bindnin të kthehej, por ishte e kotë. Pas shumë torturash u dënua me prerje të kokës. Kjo ka ngjarë më 23 shtator të vitit 1814.(33)

    5. Hieromartiri Nikita ishte me origjinë nga Shqipëria. Ai jetoi në Malin e Shenjtë, në manastirin rus të Shën Pandelejmonit. Më pas vendosi të asketonte në skitin e Shën Anës. Njëherë Nikita u largua nga skiti dhe vajti në qytetin e Serrait ku dëshmoi se Krishti ishte Perëndia i vërtetë. Në mbrëmjen e së Shtunës së Madhe Isuf Beu dha urdhër që Nikita të varej në mes të pazarit. Trupi i hieromartirit qëndroi tre ditë i varur në trekëmbësh. Më 4 prill të vitit 1808 dha jetën hieromartiri i shenjtë Nikita.

    6. Kristo Kopshtari ishte nga Përmeti dhe ushtronte zanatin e bahçevanit në Stamboll. Ai u largua nga Shqipëria në moshën 40-vjeçare dhe patriotët e tij përmetarë e ndihmuan të sistemohej me punë. Pas një mosmarrëveshjeje që pati me një turk, atë e shpunë në gjyq. Kur mësuan që ishte i krishterë i thanë që të ndërronte fenë, por ai kundërshtoi. Atëhere xhelatët e ekzekutuan duke i prerë kokën. Kjo ndodhi më 12 shkurt të vitit 1748.(34)

    Këta ishin disa nga martirët që dhanë jetën gjatë viteve të sundimit turk në Shqipëri. Martirët e besimit kanë qenë të shumtë, por të sipërpërmendurit janë më të spikaturit.




    30) - Dhimitër Beduli, Hierodëshmori oshënar Nikita Shqiptari, Ngjallja, janar 1994, faqe 3.
    31) - Nedai Thëllimi, Një shenjt shqiptar, Tempulli, Nr. 12, Korçë 2007, faqe 108.
    32) - Arkimandrit Justini, Nga thesari i Shenjtorëve, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2004, faqe 257-258.
    33) - Mitropoliti i Korçës Joani, Martiri i ri Shën Joani i Konicës, Ngjallja, shtator 1994, faqe 4.
    34) - Mitropoliti i Korçës Joani, Shenjtorët Iliro-shqiptarë (Dispensë), faqe 43-44.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gazeta "Krishterimi", shtypet ne Greqi shperndahet ne Shqiperi
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 17:13
  2. Krishterimi - Sa besimtar praktikant jane ne shqiperi
    Nga IllyrianPatriot në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-10-2010, 14:12
  3. Krishtërimi në Shqipëri
    Nga Tentim në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 15:47
  4. Krishterimi ne Shqiperi - shek. VI-XVI
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:16
  5. Krishtërimi në Shqipëri, shek. VI - XVI
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 08:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •