Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kryediplomati Bujar Osmani: Vendimet i marrim vetë në Shkup, s'kemi nevojë për Tiranën e Prishtinën

    “S’kemi nevojë për patronazhizëm”, Osmani: Marrëdhëniet e mia me Ramën dhe Kurtin

    Emri:  Osmani.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  23.8 KB

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha në një intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania se për herë të parë është arritur që vendimet për RMV të merren në Shkup nga maqedonasit dhe shqiptarët krah për krah.

    Sipas tij, historikisht vendimet për RMV janë marrë në Beograd dhe ndonjëherë edhe në Prishtinë apo Tiranë.

    “Ka një keqkuptim edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kur shkojmë ne atje si funksionarë shqiptarë shihemi sikurse ne jemi vetëm mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ne jemi udhëheqës të shtetit atje, jemi zot në shtëpinë tonë. Jam ministër i Jashtëm i RMV dhe sot qëndrimi zyrtar ndaj Kosovës është që mbështesim dialogun Kosovë-Serbi me qëllim njohjen e ndërsjellë”, tha Osmani.

    Ai i cilësoi si korrekte dhe institucionale marrëdhëniet me dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama ndërsa theksoi se si ministër i jashtëm do bashkëpunojë me atë udhëheqës që është vullnet i kombit.

    Osmani vlerësoi kryeministrin shqiptar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj shqiptarëve në RMV, duke bërë thirrje për bashkim pa mbajtur anë. Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre.

    “Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim tjetër; ka thirrur në bashkim, po nuk ka mbajtur anë. Ne nuk jemi pakicë në RMV, sot kemi kryeministrin, ministrin e Jashtëm. Nuk ka duhet asnjë patronazhizëm, na duhet bashkëpunim, por jemi zot të shtëpisë sonë. Nëse fillojmë me ndërhyrje politike, prishim raportet etnike dhe politike që i bëjnë shqiptarët vendimtarë, prishen balancat”, tha Osmani.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryediplomati Bujar Osmani: Vendimet i marrim vetë në Shkup, s'kemi nevojë për Tiranën e Prisht

    Bujar Osmani: Kush prish marrëdhëniet me SHBA-të, i bën dëmin më të madh shqiptarëve



    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherazi dhe kandidat për president në zgjedhjet që do të mbahen në RMV, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur për situatën politike në shtetin fqinj.

    Osmani tha se synimi i BDI ishte që shqiptarët të futeshin me një kandidat të vetëm në garë për zgjedhjet presidenciale, por kjo nuk u realizua për shkak të përçarjes së Aleancës për Shqiptarët dhe daljes si kandidat të Arben Taravarit.

    Osmani nuk dha asnjë koment kur u pyet nëse ishte kryemnistri Kurti, ai i cili shtyu Arben Taravarin të kandidonte, por thumboi kryeministrin e Kosovës duke thënë se detyra e tij është të flasë me Blinken dhe Borrell çdo ditë.

    Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut theksoi se marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-të janë të shenjta dhe askush nuk duhet t’i prekë ato.

    “Nuk jam marrë me ato punë, unë jam Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Kur kam marrë detyrën si ministër i Jashtëm e kam gjetur pozicionin e Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës kështu: “Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi që ka si synim normalizimin e marrëdhënieve”. Sot Maqedonia e Veriut e ka qëndrimin zyrtar të ndryshuar në këtë mënyrë: “Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi që ka si qëllim njohjen e ndërsjelltë”. Ky është një kapërcim serioz i qëndrimit të Maqedonisë së Veriut. Unë mund të jem folklorik, por unë duhet të jem në kontakt të drejtpërdrejtë ditor me Blinken dhe Borrell dhe këtë e kam krijuar. Nuk ka më të shenjtë për shqiptarët se sat ë ruajnë partneritetin me SHBA-të çdo gjë tjetër është folklore. Në himnin shqiptar thuhet “kush ik nga lufta është tradhtar”, madje unë do t’i shtoja dhe një fjali “kush prish marrëdhëniet me SHBA-të i bën dëmin më të madh shqiptarëve”, tha Osmani.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2024, 17:25
  2. Rama në Berlin, kryediplomati amerikan në Tiranë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-04-2014, 10:08
  3. Çfarë të marrim me vete në maternitet?
    Nga Marya në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-02-2011, 00:26
  4. Çfarë marrim me vete nga lidhjet e shkuara?
    Nga Blue_sky në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 10:12
  5. SKANDAL:bujar osmani
    Nga nuro1 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 06:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •