Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    XII. A janë të zottë Shqipëtarëtë të mbajn’ e të ruajnë vetëhenë?

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.03.13 PM.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  25.9 KB

    Dy gjërëra duhenë në këtë jetë: e drejta edhe fuqija. E drejta pa fuqi, si edhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah. Më të rallë bën pimë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rallë dëgjohetë. Peshku i math e ha gjithënjë të vogëlinë.

    Tani Shqipëtarëtë q’e kanë të drejtëne me vetëhe, aty s’ka dyshim. Qysh të mos ketë Shqipëtari të drejtë të shkruanj’ e të këndonjë gjuhën’ e ti, kur gjithë kombetë', edhe më të liqt’ e më të dobëtitë, e kanë këtë të drejtë edhe njeri s’i ndalon? Përse Shqipëtarëtë të jenë të mërguarë nga një e drejtë, q’e kanë gjithë kombet’ e dheut? Të mos mundinë të shkruajn’ e të mësojnë gjuhën, e tyre po të tjerë kombe të huaj të vin’ e t’u hapinë shkolla në gjuhërat të tyre e t’u kthejnë kombërin’ e gjuhën tyre? Janë kaqë të dobëte Shqipëtarëtë? - Jo! njëmijë herë jo.

    Shqipëtarëtë janë më të fort se gjithë kombet’ e sinisisë së Ballkanit. Pas shumicës së tyre mbase janë më të fortë e më të shëndoshë se gjithë kombet’ e dheut. Sot në këtë ditë e kështu si është Shqipëria munt të nxjerë një ushtëri prej 500.000 njerssh! Pa 200,000 e 300.000 dalinë me një herë. Ata q’e njohinë Shqipërinë, s’çuditenë me këto nëmura, se kaq’ ushtëri Shqipëria ka nxjerr’ edhe nxjer për herë. Edhe kjo është pun’ e diturë që një ushtëri prej 200,000 Shqipëtarësh është mbaras me një ushtëri të 500,000 ushtarësh të huaj. Trimërin’ e Shqipëtarëvet edhe armikët’ e tyre s’e ndryshojnë dot.

    Pamë më siprë se sa trimërira kanë bërë Shqipëtarëtë edhe qysh u kanë xbardhurë faqenë të huajt, q’i kanë pasurë zotërinj a shokë. Këta që kanë treguarë kaqë trimëri për të huajt, të cilëtë edhe s’para ua kanë diturë, s’qënkanë të zottë sot të mbajn’ e të ruajnë vëndinë, gjuhënë e kombërin’ e tyre? Qysh te mos jenë të zottë për këtë të drejtë, kur kanë edhe vendinë të fortë, q’u ndih? Gjer më sot kanë lëftuarë gjithënjë vetëm me fuqi, po jo kurrë me të drejtë; sot është dita të lëftojnë me të drejtë e për të drejtë. Nukë ka më të shënjtëruarë të drejtë se kombërija, gjuha e mëmëdheu për një komp. Një trim, që lëfton për plaçk’ e për rrëmbim, është kurdoher’ i turpëruarë; ay që lëfton për një të drejtë të këtillë, është dy herë trim; e drejta i ep një forcë e një fuqi, që s’e lë kurrë të mundetë, po e bën njërënë të muntnjë dhetë!

    E po kur janë Shqipëtarëtë kaqë të fort’ e trima, pse rrinë me duar lidhurë, e të huajtë të dobët’ e pa nonjë fuqi si edhe pa nonjë të drejtë po i copëtojnë e po i humbasinë për jetë? Rrinë me duar lidhurë, se duart ua ka lidhurë e ua mban Tyrku, edhe të huajtë po i copëtojnë me fuqit e me ndihmët të këti! E po Tyrku ay vetë është kaq’ i fortë,

    Shqipëtarëtë janë më të fort se gjithë kombet’ e sinisisë së Ballkanit. Pas shumicës së tyre mbase janë më të fortë e më të shëndoshë se gjithë kombet’ e dheut. Sot në këtë ditë e kështu si është Shqipëria munt të nxjerë një ushtëri prej 500.000 njerssh! Pa 200,000 e 300.000 dalinë me një herë. Ata q’e njohinë Shqipërinë, s’çuditenë me këto nëmura, se kaq’ ushtëri Shqipëria ka nxjerr’ edhe nxjer për herë. Edhe kjo është pun’ e diturë që një ushtëri prej 200,000 Shqipëtarësh është mbaras me një ushtëri të 500,000 ushtarësh të huaj. Trimërin’ e Shqipëtarëvet edhe armikët’ e tyre s’e ndryshojnë dot.

    Pamë më siprë se sa trimërira kanë bërë Shqipëtarëtë edhe qysh u kanë xbardhurë faqenë të huajt, q’i kanë pasurë zotërinj a shokë. Këta që kanë treguarë kaqë trimëri për të huajt, të cilëtë edhe s’para ua kanë diturë, s’qënkanë të zottë sot të mbajn’ e të ruajnë vëndinë, gjuhënë e kombërin’ e tyre? Qysh te mos jenë të zottë për këtë të drejtë, kur kanë edhe vendinë të fortë, q’u ndih? Gjer më sot kanë lëftuarë gjithënjë vetëm me fuqi, po jo kurrë me të drejtë; sot është dita të lëftojnë me të drejtë e për të drejtë. Nukë ka më të shënjtëruarë të drejtë se kombërija, gjuha e mëmëdheu për një komp. Një trim, që lëfton për plaçk’ e për rrëmbim, është kurdoher’ i turpëruarë; ay që lëfton për një të drejtë të këtillë, është dy herë trim; e drejta i ep një forcë e një fuqi, që s’e lë kurrë të mundetë, po e bën njërënë të muntnjë dhetë!

    E po kur janë Shqipëtarëtë kaqë të fort’ e trima, pse rrinë me duar lidhurë, e të huajtë të dobët’ e pa nonjë fuqi si edhe pa nonjë të drejtë po i copëtojnë e po i humbasinë për jetë? Rrinë me duar lidhurë, se duart ua ka lidhurë e ua mban Tyrku, edhe të huajtë po i copëtojnë me fuqit e me ndihmët të këti! E po Tyrku ay vetë është kaq’ i fortë, sa me një dorë t’u mbanjë duartë Shqipëtarëvet e me tjatrënë t’u ndihnjë armikëvet të këtyre? Jo, këtë e dimë që s’ësht’ i fortë, po është dhelpërë: Shqipëtarëtë i mban me dhelpëri e me tradhëri. Ta themi edhe kështu: Shqipëtarëtë i lidhinë vetë duart’ e tyre, se janë të paditur’ e të verbërë!

    Shqipëria sot është si një dragua i fortë, i rrethuarë prej ca çakajsh e dhelpërash, të cilëtë i kanë lidhurë këmbëtë e bëhenë gati ta çajn’ e ta përlajnë. S’ka përveç se të tundet’ e të lëkundetë pakë të luanjë një herë dorën’ e këmbënë edhe gjithë ata çakaj e ato dhelpëra do të përhapenë e do të mos kuxojnë as të kthejnë syt’ e ta vështojnë një herë. Më parë Tyrqisë t’i tregonjë një herë dhembëtë e t’a thotë: hiqu ti e mos u përzje’ se po të shoh bukurë se qysh po m’i çpërblen të miratë, që të kam bërë; unë kam pesëqint vjet që po të ruanj e ti po më mban duartë lidhurë që të më çanjë të tjerë; e do të më heqç edhe mua në funt të trapit, tek ke dëshirë të biesh vetë. Ç’janë Tyrqitë? — Një komp i egërë t’ardhurë nga shkretëtarat’ e Asisë së Veriut me nga një hosten në dorë. Këta me egërsi të tyre zunë më të bukurit’ e vëndevet të botësë e më të qytetuarëtë; edhe si i ropnë, i gremizë e doqnë, po i mbajnë edhe gjer më sot nënë një egërsi, nënë një varfëri, nënë një tirani, që tëmeron gjithë botënë. Nga gjithë këta vënde, që po rënkojnë që nga kaqë qint vjet e tëhu, edhe njëri është Shqipëri’ e gjorë, që heq këtë tirani, a heq më shumë se gjithë vëndet’ e tjerë nga pakujdesj’ e Shqipëtarëvet. Tyrqitë janë nga ata kombe, që kanë shkuarë mi dhet si një breshërimë e si një borë. Ku janë Hynëritë, Vandalëtë, Mongolëtë, Avarëtë, Gotëritë e kaqë kombe t’egërë, që zunë gjymësën’ e faqes së dheut duke djegurë, duke gremizurë e duke derdhurë gjak? Tyrqitë s’kishinë të drejtë të rojnë më teprë se ata shokët’ e tyre; rojtjen’ e qëndrimin gjer më tani e patnë qelepir, tani s’kanë nonjë të drejtë të rojn’ e të qëndrojnë më edhe as din’ e as duanë të rojnë më, se gjer më sot s’kanë bërë një kombëri e një qeveri si gjithë bota, po duanë të rojnë për jetë me egërsi. Këta do të humbasinë edhe duhetë të humbasinë që të shpëtonjë njerëzia syresh; po ç’kanë me na që, duke rënë, duanë të na marrinë edhe na me vetëhe? Na ç’kemi me ta? A mos erthmë me ta? Jo, kurrë! Na s’jemi as Tyrqas të ardhurë nga shkretëtirat e Asisë. Na jemi m’i vjetri komp i Evropësë; kemi të drejtë në dhet’ t’Evropësë më teprë se çdo komp.

    Këtë të drejtë të shënjtuarë Shqipëtarëtë janë të zottë ta ruajnë e ta kërkojnë edhe me armë në dorë. Kur përzjehetë e drejta me fuqit, merr një forcë, të cilësë gjë s’i rri dot kuntreq. Shqipëtarëtë janë pra të zottë itë mbajn’ e të ruajnë të drejtën’ e tyre, domethënë kombërinë, gjuhënë e mëmëdhen’ e tyre kuntrë çdo armiku; arrin vetëm të duanë.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    XIII. Shpëtimi a humbja e Shqipërisë është në dorët të Shqipëtarëvet.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.07.45 PM.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  49.4 KB

    Shqipëria sot ndodhetë në majët të një rripe fort të thellë e të tëmeruarë. Të qëndruarëtë n’atë majë s’është punë që mund të bëhetë; po që desh të qëndronjë, do të rrungullizetë nga rripa e të bëhetë një qint copë. Në dashtë të shpëtonjë, duhetë të prapsetë nga ajo majë e të zërë një vënt të sheshmë e të pafrikçimë.

    Shqipëria, po që të shpëtonjë nga reziketë, q’e kanë rethuarë e të hynjë n’udhët të mbrodhësisë e të mbarësisë bëhetë një nga më të mirëtë e nga më të bukuritë vënde t’Evropës. Sado që vënt jo shumë i math, s’është dhe shumë m’e vogëlë se Greqia, se Sërbia, se Bullgaria, se Rumania, se Danimarka, se Belxhika, se Holanda, se Svicëra etj., nga të cilatë sicilado është një mbretëri më vetëhe. Ndodhetë kundreq Evropës, është fqinjë me Italinë e me Austrinë.72) Munt shumë çpejt 'të hynjë në qytetëri e të përzjehetë me Evropënë. Ka gjithë ç’i duhetë, si e pamë më siprë. Shqipëtarëtë janë fort të xgjuar’ e të mëntçimë; kanë nxënie të madhe për qytetëri e për çdo farë diturije; janë trima e ushtarë të çquarë.

    Mëmëdheu yn’ i dashuri nukë ron dot edhe shumë kohë kështu si është sot; a do të humbasë për jetS e nukë do të mbesë as Shqipëtar as Shqipëri, a do të shpëtonjë e të ndërtohetëi me një mëndyrë që të mos ketë shëmbëilë në jetët e t’i kenë zili gjithë kombet’ e dheut. Të shpëtuarët a të humburit’ e Shqipërisë është në dorët të Shqipëtarëvet; në daçinë, do të shpëtojnë, në daçinë do të humbasinë.

    Shqipëtarëtë s’kanë nevojë të zirenë nga armëtë, të hiqenë nëpër maletë e nëpër shpellat, itë vriten’ e të prishenë si bëjnë kombet’ e tjerë për të fituarë dlirin’ e tyre. Shqipëtarëtë s’jan’ aqë të shkelur’ e të posh'tuarë, sa të shtrëngohenë në itë këtillë mundime. S’kanë nevojë' të bëjnë gjë përveç se të lidhinë fjalë ne mest të tyre, të bashkohenë gjithë sa janë, t’apën e të marrënë besë burrërisht, të qëndrojnë në fjalëf: të patundurë edhe të kërkojnë të drejtën’ e tyre nga Tyrqia e nga Evropa. Tyrqia do t’i dëgjonj,ë e do t’u apë ato që kërkojnë me hir a me pahir edhe Evropa do t’u ndihnjë, si u ka ndihurë edhe kombevet të tjerë; edhe do ta shtrëngonjë Tyrqinë t’u ap’ edhe këtyre >të drejtën’ e tyre.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    XIV. Besa e lidhja.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.10.03 PM.png

Shikime: 88

Madhësia:  633.4 KB

    Bes’ e Shqipëtarit është edhe ka qënë gjithëmonë e ditur’ e e dëgjuarë hdër gjithë botët. Besënë, q’ep Shqipëtari, s’e mer prapë, s’e prish e e mban, gjer sa të ketë një reketim shpirti në kufomët të ti. Besa, q’e ka nderuarë gjer më sot Shqipëtarë, ajo besë do ta shpëtonjë sot nga gjithë reziket. Më parë se çdo gjë Shqipëtarëtë duhetë të lidhinë një besë të madhe e të përgjithçime në mest të 'tyre e të bëjnë një lidhje e një bashkim, që të pushtonjë të tërë Shqipërinë. Çdo Shqipëtar do të futetë në këtë lidhje e në këtë besë. Të lenë gjaqetë e armikëritë në mest të tyre; ç’është bërë gjer më sot, ta harojnë; kush ka për të marë gjak, ta dhuronjë. Gjaku i Shqipëtarit është shum’ i vjejturë; pse të derdhetë kot? Pse të vritemi njëri me jatrinë, tek kemi nevojë të bashkohemi e ta derdhimë atë gjak kuntr’ armikëvet të mëmëdheut? Shqipëtarëtë, kështu të lidhurë me një besë të fortë e të bashkuarë me një lidhje, do të jenë si një d vetëm, trim e i fortë, i cili ka një dëshirë, një fjalë e një qëllim të vetëm. Kush i del kundreq atëhere Shqipërisë e Shqipëtarit e kush kuxon t’i rrëmbenjë a t’i shkelnjë të drejtën’ e ti, si ja bëjnë sot q’e gjejnë të ndar’ e të dobëtë?

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.11.16 PM.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  25.3 KB

    O burra-ni, o Shqipëtarë! Zihuni me të’ dy duartë në besët, në lidhjet e në bashkimt, se kjo do t’ju shpëtonjë! Jo po në mos, ini të humburë. Mos vështoni bes’ e fe; myslimanë, katolikë, orthodhoksë, gjithë Shqipëtarëtë, sa jan’ e tek janë, janë vëllezrë. Gjithë duhetë të bashkohenë nënë fjamurit të shenjtuarë të Shqipërisë!! Ay Shqipëtar, që le vëllezërit’ e ti e ndahetë nga Shqipëtarëtë, për të bashkuarë me armikët’ e Shqipërisë, duke hequrë prej bese, ay është tradhëtor, ësht’ armiku i kombit e i mëmëdheut. Të këtillë Shqipëtarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhetë të vështohenë si armikë e jo si Shqipëtarë.

    Lëvdatë i qoftë Zotit! Lidhjeja po bëhetë në Shqipëri, besa po forcohetë, bashkimi po xgjerohetë. Nga një çip’ i Shqipërisë u zu lidhjeja edhe ditë me ditë po përhapebë nëpër të tërë Shqipërit. Në kryet kjo lidhje u duk si e ndryshme, si e huajë nga qëllim’ i Shqipëtarëvet; po sa vete, po del në shesht që s’ësht’ pëllor, do të bëhetë një Egjypt’ e dytë. Bregoret’ e Muzeqesë munt të mbulohenë me vreshta e me ullinj; edhe luadhet’ e saj munt t'ushqejnë kuaj e bagëti, sa të mbushinë jo vetëm Shqipërinë po edhe Evropënë.

    Të hapurit' e limanit të Durrësit, liman i gjer’ e i bukurë n’anët të veriut të këti qyteti, të cilënë Sulltan Mehmeti e ka mbyllurë me padituri të ti për të mos hyrë aniet’ e Veneçamëvet; të hapurit’ e grykës së këtij limani edhe të thelluarët’ e të brëndësimit do ta bëjnë këtë qytet të përsëritetë si ka qenë një herë qëmoti e të bëhetë një Trijest’ e dytë a një tjatrë Selanik. Edhe shumë të tjerë limane munt të hapen’ e të qërohenë nëpër anët t’Adriatikut, si Butrintoja etj. e shumë skela me tregëri të madhe të çpikenë e të venë mbarë.

    Një shoqëri vaporësh munt të ngrihet e të punonjë vapore nëpër skelat të Shqipërisë edhe gjer në Triestë, në skelat t’Italisë e të Greqisë. Vaporë e anie munt të punojnë edhe nëpër këneta të Shkodrës, t’Ohrisë, të Prespësë etj. si edhe në ca nga lumënjtë, që do të hapenë.

    Gjithë këto punëra si edhe pyjet’ e metaletë do të vështohenë prej ministrës së punëravet të përgjithçime.

    Çdo pyll do të ndahetë më disa gastra edhe, gjer sa të vinjë radha të pritetë gastr’ e funddtë, gastra, q’u pre të parënë herë, do të jet’ arriturë për së rish; ekështu gjithënjë do të priitetë lëndë nga pyjet edhe kurrë pyjetë do të mos mbarohenë, po të përsëriten’ e të jenë kurdo të lulëzuarë. Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith’ ant’ të Shqipërisë e të nxirenë kudo të gjendenë.

    Edhe mjeshtëritë e tregërija si edhe bujqësija e bagëtija do të kenë kujdesën’ e kësaj ministre, e cila do të përkujdesetë të vejë mbarë në çdo vënt ajo mjeshtëri, në të cilët janë mësuarë vëndësitë: leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t’arrihet’ e të punohetë sa të mundetë më tepër, që të mos ketë Shqipërija aqë shumë nevojë të sjellë nga këto së jashtësmi.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    XV. Punërat e besëvet.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.14.27 PM.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  18.8 KB

    Ndë nga ministret, i diturisë a i gjyqit, do të ket’ edbe punërat e besëvet. Një Myfti i madh për myslimanëtë, një Eksark për të krishterët’ orthodhoksë dhe një kryepiskop për katolikëtë, këta do të vështojnë gjithë punët’ e të tri besëvet në Shqipëri. Xhamitë, kishatë, teqetë, manastirëtë, myftinjtë, imamëtë, myezzinëtë, priftëritë e gjithë njerëzit’ e vëndet’ e besësë, si edhe të pasurat’ e këtyre e vakëfetë do të vështohenë e të vihenë mb’udhë prej këtyre të tre zotërinj të mbëdhenj, të cilëtë do të ken’ edhe nga dy këshilla për të menduarë këto pimëra. Ministri, që do të ketë edhe të qyrurit’ e këtyre punërave, do t’u ndihnjë edhe do t’u vështonj’ edhe hesapetë, pa përzjerë në punërat, që janë fjeshtë të besësë e në të cilatë vetëm këshillat e besësë do të mimdinë të përzjehenë. Nga të dy këshillatë, që thamë që do të ketë cilido nga të parët’ e besëvet, njëra do të jetë e mbledhurë fjeshtë prej njerëssh të besësë: myftinj, ylema, myderrizë, dervishë, piskopë priftrë, theollogë etj. tjatra do të jet’ e përzjerë prej të këtillë njerëssh edhe prej bote. Epara do të përzjehetë vetëm në punërat të besësë, do të vëshitonj’ edhe livrat’ e besësë; e dyta do të vështonjë qeverin’ e xhamivet e të kishavet, do të vështonjë hesapetë e të tjera të këtilla gjërëra. Ca nga miset’ e këtyre këshillave do të vihenë prej të parëvet të besëvet e të vërtetohenë prej kreit të qeverisë duke shkruarë ati nga an’ e ministrit të besëvet edhe ca do të xgjidhenë prej vëndëset.

    Të parët’ e besëvet, do-me-thënë Myftiu i math, Eksarku e Kryepiskopi, do të Jenë në nder të math, po nukë do të përzjehenë përveç se në punërat të besësë, si edhe myftinjt’ e tjerë, piskopëtë e gjithë njerëzit’ e besësë. Ulemaja, dervishëtë e priftërija do të mos përzihenë as në mësimt e në shkollat përveç mësimet të besësë, që do ta bëjnë nëpër xhamit, medreset, kishat etj.

    Bektashinjtë, të cilët janë mjaft të përhapurë e të shumë në Shqipëri, do të kenë një Kryebaba në një vënt të Shqipërisë, i cili do të bënjë babanjt’ e tjerë e bashkë me një këshillë të mbledhurë prej babanjsh e prej dervishësh të vështonjë e të vërë mb’ udhë punët e teqevet e të Tarikatit.

    Gjithë besët’ e tjera, do të jenë të çpenguara e të dlira në Shqipëri; Judhenjtë, Protestanëtë etj. do të kenë nga një krye më vehte nënë qyrërit të ministrit të besëvet.

    Çdo njeri besën’ e ka për vethe të ti edhe kurrëkush s’ka të drejtë të shtrëngonjë tjatrinë për të be suarë një gjë a për të bërë një punë të besësë me pahir. Të parët’ e besëvet, ylemaja e priftërija vetëm me fjalë e me të mirë do të mundinë të sjellinë botënë n’udhët të besësë edhe këtë nëpër xhamit, medreset, teqet, kishat etj., e jo jashtë.

    Nonjë njeri nukë do të shtrëngohetë të paguanjë gjë për punërat e për vëndet të besëvet; veç kush të dojë vetë t’apë ç’i do zëmra.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    XVI. Punët’ e begatisë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.17.24 PM.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  49.0 KB

    Shqipëria sot pas pagesavet, që merr qeveri’ e Tyrqisë në të katrë vilajejet me gjithë kumerqe e krip’ etj, nxjerr afro 3,000,000 lira tyrku në mott, përveç ç’vidhen’ e ç’hajen’ e ç’humbasinë kot.

    Është' e vërtetë që të shumat’ e pagesave janë të tepra si pages’ ë bagëtivet etj. edhe duanë unjurë, që të lehcohenë bota. Po kundrejt këtyre janë kaqë gjërëra, që sot humbasinë e venë fcot, si pyjetë, metaletë e kaqë gjërëra të tjera, që po të vështohenë si duhetë, mundinë të sjellënë një begati të madhe.

    Me gjithë këto, e po të vështohetë si duhetë, Shqipëria munt të ketë në mott shumë më teprë t’ardhurë; po le të na arrijnë 3,000,000 lira francishte, në të cilat sTca ndryshim, do-me-thënë 60,000,000 franga.

    Shqipëria, kur të jetë më vethe, duhetë me të parët të godinjë monella të çquara e të çkoqura. Një lirë e artë që të vinjë 20 copë (franga) edhe çdo copë të ndahetë më 100 cinga (santime). Do të ket’ edhe gjymësë e një të katrëtë të lirësë prej ari si edhe dy e gjymësë e pesë lira, do-me-thënë 50 e 100 copë bashkë. Copëtë do të jenë prej ergjëndi. Do të ketë edhe dy e gjymësë e pesë copë bashkë si edhe gjymësë e të katërtë të copësë, do-me-thënë 50 e 20 cinga të ergjëntta. Prej niqeli do të ketë monella V2 edhe 5 edhe 10 edhe 20 cingash. Këto do të jenë gjithë monellat’ e Shqipërisë; po rëz’ e themel’ i tyre do të jetë l.i r’ e artë; monellat e ergjëntta e të niqelta do të jenë vetëm për të mbushurë sumat’ e vogëla e aqë të paka, sa të mos mundinë të ndrojnë të vyerët’ e lirësë pas pjacës’ s’ergjëndit e të niqelit, si bëhetë sot në Tyrqi nga të qënëtë mexhidet’ e bardha me barë.

    Një bankë kombërishte do ngrehurë që kreiit në Shqipëri. Gjith’ ata njerës, që kanë të holla e s’dinë ku e qysh 't’i ruajnë e humbasinë jo vetëm uzurënë po shumë herë edhe krerëtë, do të lenë të hollat’ e tyre pa frikë në këtë bankë të vërtetuarë e të zotuarë prej qevenisë. Edhe pagesatë, që do të mbledhë qeverija, nukë do t’i mbajnë nëpër arka, po do t’ia apë në çast bankësë. Banka do të ketë në çdo gastrë e në ca nënëgastra të trekta dega të sajtë. Kështu kjo bankë do të jetë gati nëpër të tërë Shqipërit edhe njeri do të mos ketë nevojë të mbanjë të holla në gjit e në kuletët; banka do të jetë arkëtor i gjithë botësë. Kjo gjithë të hollatë, që do të marrë nga bota e nga qeverija, do t’i punonjë e të sjellë begati e bukuri në mëmëdhet edhe në vëndt t’atyre do të nxjerrë monellë të kartët (banknot) edhe këto do të përdorenë më teprë në botët për të mos mbeturë ari e ergjëndi pa punuarë e pa uzurë.

    Dy gjërëra i prishinë shumë herë njerëzit’ e një qeverije: rog’ e teprë q’u hap udhën’ e prishjes’ e së madhërisë, edhe rog’ e pakë q’i bën të vjedhin’ e të mos vështojnë punë. P’andaj në Shqipëri duhetë të mos ketë as rogë shumë të madhe as shumë të vogëlë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.19.36 PM.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  49.5 KB

    Për shëmbëllë mundimë të shënojmë rogat’ e nënëpunëset e të shohëmë sa munt të bëhenë gjithë në muajt:

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.20.32 PM.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  57.2 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.21.00 PM.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  82.4 KB

    Kështu gjithë të prishuratë nukë bëhenë shumë më teprë se 2 miliunë lira edhe tepërojnë afro një miliun lira, të cilaitë do të prishenë për të bërë udhëra të hekurta, udhëra qerreje, limane e të tjera punëra të përgjithçime, si edhe anie e vapore për luft’ e për tregëti. Këto gjërëra duke shpënë gjithnjë sa mbar’ e më mbarë, do të shtojnë mot me mot më teprë t’ardhurat’ e Shqipërisë, aqë sa munt të vinjë një ditë që të qeverisetë vëndi vetëm me pagesat’ e kumerqevet e të tregërivet; edhe 'të shpëtojnë fshatarët’ e varfër nga pagesatë, q’apënë për vetëhe, për bagëtit, për dhet e për shtëpit të tyre, pagesa që po u thyejnë mezë e s’i lenë të marrënë frymë. Atëhere Shqipëtarëtë, si Amerikanëtë sot, do të rojnë si në parajsë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.21.55 PM.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  27.4 KB

    Monell’ e Shqipërisë më njërët faqe do të ketë një Shqipe të qëndruarë më këmbë me krahë gjymësë hapurë e me një yll (Hyjnë) mi ballët, shënjën’ e Shqipërisë, do- me-thënë, edhe rrotullë emënin’ e Shqipërisë e nënë këmbët të ketë në mest të një redhi prej degash numurinë edhë nënë të emënin e copëvet a të cingavet.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    XVII. Katundëritë.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.23.40 PM.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  48.6 KB

    M’i lumtur’ i vëndevet në botë ësht’ ay, tek ndjehetë fort pakë doj’ e qeverisë. Sa të mundetë, qeverija të mos ketë të bënjë drejt për drejt me vëndëset. Për këtë punë duhetë të jenë katundëritë të goditura bukurë e vëndësitë të mos njohënë përveç këtyre edhe këto të njohënë qeverinë e të kenë të bëjnë me të. Pagesatë do t’i mbledhë katundërija e t’ia apë qeverisë; gjyqet’ e vegjëlë në mëst të botësë do t’i vështronjë katundërija; udhët’ e vogëla nëpër mest të pshatëravet, rnigat’ e qytetevet do t’i ndërtonjë katundërija; shkollat e para, tregjetë e të tjera punëra të qytetevet e të pshatravet si edhe pyjet’ e kopshtat’ e përgjithçime e arat’ e vreshtatë do të jenë nënë qyrërit të katundërisë.

    Çdo qytet i vogëlë do të quhetë një katundëri (beledije), të mbëdhenjtë do të ndahenë më dy a më teprë katundëri. Nga katundet e pshatërat disa që janë afrë njëri jatrit e bëjnë gjithë bashkë një pellk a ri’eth, do itë zihenë një katundëri. Kështu çdo nënëgastrë do të jet’ e ndarë më disa katundëri.

    Çdo katundëri do të ketë mbledhjen’ e përgjithçime të saj, në të cilët do të pshillenë ) gjithë burratë, që kanë ishkuarë të 20 vjettë e që kanë të pakënë një shtëpi e një arë a vreshtë a kopshtë a tjatrë gjë, që paguan të pakënë 5 copë (franga) në mott qeverisë a që di të shkruanj’ e të këndonjë. Kjo mbledhje e përgjithçime një herë në mott do të xgjedhë një katundar fnahije mydiri a beledije reisi), një nënëkatundar a ndihmës katundari, tre mise të këshillës së katundërisë, mjë krye, një nënëkrye edhe tre mise të gjyqërisë së paqësë (juges de paix.) Emërat’ e këtyre do t’i shkruhenë nënëqeverindarit, i cili atë çast do t’i dërgonjë ne qeverindari edhe ay do t’i vërtetonjë e t’i këthenjë. Ruanjësit’ e udhëvet e të pyjevet copëmbledhësitë (tdhsildarëtë), xhandarëri’ e katundërisë etj. do të jenë nënë urdhërit të kaltundarit. Dhëniet’ e vëndëset do të mblidhenë prej katundërisë me anët të copëmbledhësit edhe me ndihmët të xhandarërisë, kur të jetë nevojë, edhe do të dërgohenë gati në nënëqeverit. Gjithë gjyqet’ e vogëla, ndo për dhëoie e marje ndo për faje, do të vështohenë në gjykatët të paqës së katundërisë, e cila do të muntnjë të vështonjë edhe gjyqe më të mbëdhenj, po që të duanë të dy anëtë.

    Kështu gjithë punët’ e vëndit do të vështohenë prej katundërisë edhe vëndësitë do të mos njohinë tjatrë qeveri përveç katundërisë, q’është e xgjedhurë prej atyre vetë. Qeverija do të mos përzjehetë përveç se në punërat të mbëdha e të përgjithçime, në punëra, të cilatë katundërija, me të mos mundurë të godinjë vetë, do t’ia dërgonjë nënëqeverisë.

    Katundërija do të ketë dhëniet’ e saj, që do të mbledhë ndo nga shtëpit’ e arat’ e vreshtat’ e pyjet etj. ndo nga tregjet’ e nga të shiturat’ e të bleratë etj. Këto dhënie janë jashtë buxhesë edhe me këto do të kthehetë katundërija, të paguhenë ruanjësitë etj.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Përmbledhje.

    Emri:  Screenshot 2024-02-27 at 11.26.46 PM.png

Shikime: 82

Madhësia:  102.2 KB

    Nga gjithë sa thamë merretë vesh fort mirë se qysh munt të qeverisetë Shqipëria e se sa vënt i bukurë do të bëhësh me një qeveri të këtillë! Sa do të vinte mbroth e të prokopsetë! Në pakë kohë do të bëhësh një nga më të bukuritë vënde t’Evropësë e të gjithë dheyt. Me këtë mëndyrë kombi shqipëtar në pakë kohë do të bëhësh një nga më të xgjuarët’ e nga më të qytetuarëtë kombe të dheut e Shqipëtarëtë, që kanë kaqë qint vjet që po rojnë në robëri, në varfëri e në shtrëngim të math, do të bëhëshinë gjiithë të pasur’ e të lumturë e të roninë si njerës!

    Ç’duhetë për të shpëtuar ky i gjorë komp e ky i varfërë vënt nga kjo zi e madhe, q’e ka mbuluarë e nga gjithë këta rezike q’e qanë rrethuarë, e për të lulëzuarë ashtu si thamë? Fort pak gjë: Vetëm dëshirë! Arrin të duamë; po që të duam, e kemi në dorë ta bëjmë Shqipërinë si thamë e ta shpëtojmë nga gjithë reziket’ e nga gjithë myxyratë. Kur është në dorët tënë, të na Shqipëtarëvet, ta shpëtojmë a ta humbasim Shqipërinë, atëhere të mendohemi sa faj i math është të rrim’ e të mos bëjmë gjë! Kjo është të vrarë mëmëdhenë tënë me dorë tënë. Kur e kemi në dorë ta shpëtojmë e të mos ta shpëtojmë, do-me- thënë që e vrasimë me dorë tënë!

    Po ç’të bëjmë? — Jo sa ç’duhetë të bëjmë:

    Duhetë që çdo shqipëtar të ketë gjithënjë, nat’ e ditë, ndër mënt e në zemrë shpëtimn’ e Shqipërisë e mbrodhësin’ e kombit shqipëtar. Kjo me se bëhetë? — Çdo Shqipëtar, që do të këtë, duhetë të dojë bashkimin’ e Shqipëtarëvet; gjithë Shqipëtarëtë janë vëllezrë, kanë një gjak në rëmbat të tyre; s’ka turk e kaur po janë gjithë Shqipëtarë! Ay q’është Shqipëtar i vërtetë, duhet t’i vështonjë si vëllezrë e t’i dojë nga zëmra Shqipëtarët’ e vërtetë, pa le të mos jenë në besët të ti. Shqipëtari ka qenë Shqipëtar, përpara se të bëhetë i krishterë a mysliman.

    P’andaj Shqipëtar’ i vërtet’ e i mirë edhe ay që do shpëtdmn’ e Shqipërisë, vë gjithënjë e kurdo kombërinë përpara besësë; nukë ka vëllezrë ata që ka në besët të ti, po ata që ka në kombërit të ti. Shqipëtarët’ e vërtetë janë veçan vëllezrë në mest të tyre; vëllazëri’ e këtyre duhetë të jetë aq’ e shtrënguarë, sa gjë to mos ta ndanj’ e ta çanjë dot e gjë të mos hynjë dot në mest të tyre. Qysh janë Frankmasonët’ e Bektashitë vëllezrë në mest të tyre, kështu duhetë të jenë edhe Shqipëtarët’ e vërtetë.

    Shqipëtar është çdo njeri i pjellë prej Shqipëtarësh e që flet shqip, po Shqipëtar i vërtetë ësht’ ay që ka mëndjen’ e zemrënë Shqipëtar. Këta Shqipëtarët’ e vërtetë janë me të vërtet’ e fjeshtë Shqipëtarë. Duanë gjuhën’ e kombin’ e tyre edhe përpiqenë për mbrodhësit të mëmëdheut. Kur të bëhenë gjithë Shqipëtarët a më të shumët’ e tyre kështu Shqipëtarë të vërtetë, Shqipëria atëhere është e bërë e e shpëtuarë nga çdo rezik. P’andaj çdo Shqipëtar duhetë të parënë të jetë vetë a të bëhetë Shqipëtar i vërtetë e pastaj të përpiqetë të bënjë edhe të tjerë shokë, që ca nga ca e njëri pas tjatërit të bëhenë të gjithë Shqipëtarë të vërtetë.

    Sot shumë Shqipëtarë, nëntëdhetë për qint, munt të themi, s’janë Shqipëtarë as me mënt as me zëmrë; kombin’ e tyre e gjuhënë s’e duanë as e nderojnë; s’duanë të këndojn’ e të shkruajnë në gjuhët të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip! Po në kanë ata turp të thonë që Shqipëria është mëma jonë.

    Shqipëria ka më shumë turp e dhuni të duketë që ka të tillë bij! Kombi Shqipëtar s’është komp për të pasurë turp prej ti; të qënët e një njeriu nga një komp kaqë trim e kaq’ i xgjuarë, s’është turp, po është nder i math. Në ka mbeturë pas kombi ynë, s’është faj’ i ti, po është faji ynë; në ka mbeturë gjuha shqip e pashkruarë, s’ka mbeturë, se është gjuh’ e ligë e e metë, po vetëm se s’jemi kujdesurë na ta shkruajmë. S’na ka faj kombi’ s’na ka faj gjuha, faji ësht’ yni. Jemi mi vjetri komp i Evropësë edhe m’i fisçmi e më trimi: flasimë më të vjetrënë e më të mirënë gjuhë të farësë arjane.

    Ata Shqipëtarë, që s’danë të çëmojnë kombin’ e gjuhën’ e tyre e s’i pëlqejnë e s’kanë turp të duanë të quhenë Tyrq, Greq, Shqeh a të tjerë, ata janë trathëtorë të çmëndur’ e të paditurë. Qënj’ e tyre është një turp i math për Shqipërin’ e për kombinë shqipëtar. Sa i math turp kur një Shqipëtar, në rëmbat e të cilit Iëçin gjaku i Skënderbeut e i shokëvet të td, të poshtonjë kombin' e ti e gjuhën e mëmës së ti e të nderonjë një gjuhë të huaj, të cilënë përpiqetë ta vëndosnj' e ta përndamjë në vëndit t’asaj! Përpiqetë që djemt e ti e niprit’ e stërnipritë të mos dinë shqip e të mos quhenë Shqipëtarë! I math turp për Shqipërinë të ketë pjellë të këtillë djem! I math turp qënia e rojtj’ e të këtillë njerësve rni faqe të dheut! Kush niunt të jetë m’i lik e m’i pështirë se ay që s’do e s’nderon mëmën’ e ti, po e heth më një çip e i vjen turp të thotë q’është i bir’ i saj?

    Turp’ i të këtillëve njerës është turp për mëmëdhenë tënë! Përveç dheut tënë nonjë vënt në botët s’ep të këtillë pemë të hidhurë! Kaqë të pasurë Shqipëtarë kanë prishurë gjithë gjën’ e tyre për mbrodhësit të një kombërije, q’është armiku i kombërisë së tyre; për të bërë djemt’ e tyre e të të vëllezrëvet të harojnë shqipenë e të mos quhenë Shqipëtarë! Këta s’janë armikë, s’ka fjalë për të quajturë këta trathëtorë të liq e të fëlliqurë! S’ka Shqipëtarë, thonë, Shqipëtarëtë s’jane komp më vetëhe janë Greq thonë ca, Tyrq thonë të tjerëtë, Shqeh, thonë ca të tjerë. O! sa fjalë e rëndë për gojët të një Shqipëtari! O, qysh ua nxë goja këbë fjalë faqezesvet!

    Të këtillë njerës duhet të mos jenë në Shqipëri, as mi faqet të dheut; dheut i rëndojnë teprë këta tradhëtorë; s’i mban dot; të çporenë! Çdo Shqipëtar i vërtetë duhetë të përkujdesetë që të mos mbesë as një i këtillë Shqipëtar, se i sjellinë dëm e turp të math gjithë Shqipërisë e shqipëtarërisë. Çdo Shqipëtar duhetë të parënë të bëhetë vetë Shqipëtar i vërtetë, pastaj të bënjë të tjerëtë, sa të muntnjë më teprë. Të kujdesetë që të vejë mbarë e të përhapetë gjuha shqip, do-me-thënë të shkruarët’ e të kënduarët’ e gjuhës sanë e 'të shtohetë mësimi e diturija në gjuhët tënë. Me një fjalë, të përpiqetë që të jet’ edhe kombi ynë një nga kombet’ e qytetuarë e të ndrituarë. Po të përpiqemi gjithë për këtë punë, kombi ynë, me të qënë në naturët i xgjuar’ e trim, në pakë kohë do të bëhet një nga më të ndnituarët e nga më të qytetuarëtë kombe t’Evropësë.

    Një komp i vjetërë, m’i vjetër’ i kombevet t’Evropësë, Pelasgët’ e qëmoçim të mbajtur’ e të qëndruarë që nga kaqë mijë vjet e tëhu sikundr’ ishinë, një komp kaq i vjetërë e me gjith këtë fort i ri, që tani po zë të lulëzonjë për së pare herë, një komp trim e i zoti me një kokë e me një ballë, që s’i ka edhe tjatërë, me një gjuhë të gjer’ e të plottë, të bukur’ e të lehtë, q’e mëson që me sisë të s’ëmësë, një kombd të këtillë, kush munt t’i dalë kundrej't, e kush munt t’i shkonja përpara?

    O burrani, o Shqipëtarë! se në dashçim’ e në u përpjekçimë, do të jemi një nga më të mirët’ e nga më të ndrituarët’ e kombevet t’Evropësë, që të na kenë nakar gjithë bota. O burrani! të mos na mbulonjë gjum’ i mefshtërisë e i paditurisë, se, në ndënjçimë kështu, jemi të humburë. O! sa dëm i math e sa turp i rëndë të humbasë sot, në këtë kohë që edhe më të dobëtit’ e kombevet po xgjuhen’ e po lulëzojnë, një komp si Shqipëtarëtë, q’është mbajturë që kaqë mijë vjet e tëhu, në kaqë kohëra t’egëra! Një komp kaq’ i mënçim e me një gjuhë të bukurë të humbasë nga padija e nga të mos pasurë gjuhë të shkruarë! Një komp kaqë trim e që s’e kurcen gjaknë fare të humbasë duke copëtuar prej kombeve të dobët’ e të frikçimë! Mënt kemi, trimëri kemi, gjuhë të bukur’ e të lehtë kemi, e të mos dimë a të mos duamë t’i përdorimë gjithë këto për të mirën tënë, po të rrimë me duar lidhurë a, ajo q’është m’e keqe, të punojmë për humbjet tënë, të nxjerrimë themelet’ e kombit tënë me paditurit’ e me verbërit të vet!

    A jemi Shqipëtarë? Besa, feja, puna, kujdesa, dëshira jonë, mendimi ynë të jenë për Shqipërimë e për shqipëtarërinë. Të shpjemë gjuhënë përpara, ta xgjerojmë’ e ta xbukurojmë me shkronja e me dituri; të hapimë shkolla, të mësojmë, të mos mbesë ndonjë Shqipëtar i paditur’ e që të mos dijë të këndonj’ e të shkruanjë; të ngremë shkollat’ e huaja nga Shqipëria e ta mbushimë mëmëdhenë tënë me shkolla shqip; djemtë tanë në pakë kohë të mësojnë të këndojn’ e të shkruajnë gjuhën e tyre edhe dituritë, q’u duhenë; me të qënë që gjuhënë e dinë vetiu e mundinë ta mësojnë në pakë kohë, do të kenë voli të mësojnë mjaft dituri; edhe bariu edhe bujku edhe mjeshtr’ i murevet do të mos jenë pa dituri.

    Këto punëra janë nga të drejtatë tona; kush të mos na lerë të punojmë në këtë udhë të së drejtësë e të mirësisë, na ka rëmbyerë të drejtënë nga dora jonë; ësht’ e drejta jonë të përpiqemi me fjalë, me pëndë, me armë, që të çkëputimë të drejtënë tënë nga thonjt’ e tyre që na e kanë rëmbyerë. Nukë duamë të rëmbejmë gjën’ e tjatrit, po s’duam të lemë edhe gjënë tënë e të drejtën’ e sheshit të na i rëmbejnë me pahir. Të përpiqemi për të drejtët tënë, për gjuhët tënë, për kombërit Itënë, për të mirët të kombit itënë; kush tbë na qëndronjë përpara e të na ndalonjë në këtë udhë të shënjtuarë, ta shtyjmë, ta rëzojmë, ta shkelim’ e të shkojmë tutje! Të nxjerrrmë zënë, të thëresimë, të na dëgjonjë bot’ e qytetuarë, të na ndihin’ edhe ata në të drejtët të bekuarë, që duamë të mburojmë. Të mos trëmbemi nga gjëkafshë, të përpiqemi e të mos pushojmë gjer sa të fitojmë atë që kërkojmë; jemi në të drejtët, Perëndija është gjithënjë ndihmës’ i të drejtëvet’ Perëndija ësht’ e drejta vetë!

    O vëllezrë Shqipëtarë! Të mos na gjenjë si ata t’egërtit’ e Avstralis’ e t’Afrikësë, që ven’ Evropjanëf e i gënjejnë me ca ruaza e me ca dragole të qeltërta. e pasqyra të pafillta e u marrin vëndet’ e tyre nga dora. Të mos gënjehemi edhe na ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, që s’vlejnë gjë fare, e të lemë të drejtat’ e kombit e të mëmëdheut tënë në duar të të huajet et’armikëvet tanë. Të thyejmë xgjedhënë, që po na rëndon mi xverkut që kaqë qiint vjet e !tëhu, të këputimë hekuratë, që po na shtrëngojnë këmbëtë, të hedhimë së sipërmi hijen’ e rëndë, që po na shkel e po na shtyp e s’na le të marrëmë frymë! Të mos rrimë të mpit’ e të ngrirë, të lëvizimë duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, t’ecimë dlirë n’udhët të Perëndisë,. n’udhët të së drejtësë:

    PERËNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA!
    SHQIPËRIA, SHQIPËTARËRIA!


    Ja qëllim ynë! Ja puna jon’ e shënjtuarë! Ja besa jonë! Gjith’ ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezëritë tanë!

    Në mest të Shqipëtarëvet të vërtetë s’ka nonjë rdarje, nonjë çarje, nonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezrë, të gjiithë një trup, një mëndje, një qëllim,. një besë!


    F u n t

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Disa shënime të përmbledhura rreth gjuhës së veprës

    Vepra "Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?" ka, ndër të tjera, edhe një vlerë të madhe gjuhësore e letrare. Ajo është proza më e bukur e Sami Frashërit e ndofta edhe proza më e bukur shqipe e shekullit XIX. Gjuha e kësaj vepre, e krahasuar me atë të shkrimevet të mëparëshme të Samiut, paraqdtet më e punuar dhe më e lëmuar.

    Në këtë vepër si edhe në shkrimet e tija të mëparëshme, Samiu ka përdorur një gjuhë, që, nga njëra anë, mbështetet shumë në shqipen e folur, të Shqipërisë jugore dhe, nga ana tjetër, ndjek traditën e shkrimit, që në shekullin XIX nisi me Naum Veqilharxhin dhe mori një formë më të kristalizuar me shkrimet e K. Kristoforidhit, të Sami Frashërit, të Naiim Frashërit, etj.

    Të mbështeturit e Samiut në gjuhën e popullit duket qartë edhe në veprën „Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?” ku bie në sy ndër tjera:

    1) Të përdorurit dëndur të trajtavet të fjalëve me fenomene fonetike, sidomos me asimilime bashkëtingëlloresh, që janë edhe sot mjaft të gjalla në toskërishten e folur. Kështu gjejmë te Samiu: U hodhë përtej denë (u hodhë përtej detnë, sot: përtej detit); duallë (duallnë): u sulë (u sulnë); zjarrë (zjarmë a zjarrin) e kishinë në shumë nder; etj.

    Samiu gjithashtu, duke u mbështetur në toskërishten e folur, fjalët, që sosin më një bashkëtingëllore të zëshme, i shkruan me bashkëtingëlloren e pazëshme korespondonjëse. Kështu ai shkruan komp, vënt, mënt, njerës, i math, lith, munt, etj. (për: komb, vend, mend, njerëz, i madh, lidh, mund, etj.). Duke u ndikuar nga të folurit e krahinës së tij, ai ka përdorur edhe disa trajta nëndialektore si pshat, s’e pshehinë dot (për fshat, s’e fshehin dot). Po kështu tek ai gjejmë: duke psheturë; do të pshillenë etj. (për: duke u pështeturë a mbështetur; do të pështillen etj.).

    2) Të përdorurit e formavet të rasavet gjindore, dhanore e rrjedhore shumës pa —v — krahas atyre me — v — si p.sh. „Në kohërat e fundit të Byzantinjet, kur këta ishinë dobëtuarë e s'u kish mbeturë fuqi as për të qeverisurë vëndetë, as për të qëndruar kuntrë armiqet,.. „Po kështu: „Romanëtë u dhanë funt Frygaset e Thrakaset; të miqet, të Shqehet, etj.

    3) Të përdorurit e formavet të përcjellores e paskajores në diatezat pësore — vetëvetore pa pjesëzën u. Këto forma, që janë të gjalla edhe sot në disa të folura të Shqipërisë jugorë, do të kenë qënë më të rëndomta në kohën e Samiut, sepse i gjejmë edhe në shkrimet e Naimit e të autorëvet të tjerë korçarë si Mihal Gramenua, etj. Kështu gjejmë te Samiu: „...po duk me mos qënë të bashkuarë, duke (u) ndarë në shumë dega e duke (u) ngrën’ e duke (u) vrarë në mes ts tyre, s’qëndruanë dot shumë kohë..— „Ay Shqiptar, që le vëllezërit e ti e ndahetë nga Shqipëtarë, për të (për t’u) bashkuarë me armikët’ e Shqipërisë, duke (u) hequrë prej bese, ay është tradhëtor...

    4) Të përdorurit e ndërtimevet me parataksë (fjali të bashkërenditura) edhe në aso rasash, në të cilat shqipja e shkruar e ditëvet tona përdor hipotaksën (ndërtimet me fjali të nënrenditura).

    P.sh. gjejmë te Samiu: “Tyrqitë zun’ e po i muntninë një nga një këta zotërinj...” “Kombet’ e tjerë të Tyrqisë s’Evropësë kanë zën’ e po bëhenë gadi që kurthi ...”

    Por, nga ana tjetër, Samiu si edhe Kristoforidhi, Naimi etj. ndoqi edhe traditën e shkrimit të shekullit XIX, që u kristalizua sidomos në gjysmën e dytë të atij shekulli. Veçoritë kryesore të kësaj tradite, të pasqyruar edhe në veprën „Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet?”, janë:

    1) Të përdorurit e zanores -ë fundore (e në disa raste edhe jo-fundore) më shumë nga ç’ndihej edhe në toskërishten e folur të shekullit të XIX. Kështu Samiu, si rilindasit e tjerë, shkruan: „Pelasgëtë kishinë një besë të bukur’ e vjershëtore. Besoninë gjithë shënjat’ e natyresë e trupit’ e qjellit; i falëshinë djellit, hënësë, yjevet të mbëdhenj të qiellit, revet, erësë, detit e të tjerave.”

    Sipas një shënimi të vetë Samiut në f. 4 të veprës së tij „Shkronjëtore e gjuhësë shqip” (Gramatika e gjuhës Shqipe), botuar në Bukuresht më 1886, kuptohet qartas se kjo zanore kish filluar të mos ndihej aqë shumë edhe në toskërishte, sidomos në fund të fjalëvet proparoksitone, si hekurë, zëmrë, motërë, hequrë, kishinë, etj.

    Duke përdorur kaqë shumë zanoren -ë shkrimtarët e Rilindjes ndoqën shembëllën e shkrimtarëvet të vjetër

    të veriut, prej të cilëvet ata (sidomos Kristoforidhi) njihnin mirë Budin e Bogdanin.

    2) Të përdorurit e rasës së ashtuquajtur vendore, që në njëjësin e shquar del më -t dhe përdoret me parafjalë të tilla si në a ndë, më a mbë, mi a mbi, me, për etj. Kjo rasë është edhe sot e gjallë në disa të folme të Shqipërisë jugore e veriore, por Samiu si edhe rilindasit e tjerë e kanë përdorur atë shumë më dëndur se në gjuhën e folur, duke ndjekur, me sa duket, edhe në këtë pikë shëmbëllën ,e shkrimtarëvet tanë të vjetër. Ja disa shëmbëlla nga Samiu:

    "Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon nonjë shok a shëmbëllë në trimërit, në diturit të luftësë, në forcët si edhe në ditjet, në mendimt të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zëmrësë e në madhërit të shpirtit...”

    "Gjithë zotërinjt’ e të parët’ e Shqipërisë u mbluadhë në Krujë, lithnë fjal’ e kuvënt e dhanë besë që të përpiqen e të vdesinë për shpëtimt të mëmëdheut...”

    3) Prirja për të afruar të dy dialektet e shqipes në të shkruar. Në veprën "Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, kjo prirje vihet re sidomos në të përdorurit e disa trajtave fonetike të gegërishtes si edhe të disa fjalëve të fjalorit të gegërishtes.

    Për sa i përket pikës së parë, në këtë vepër vëmë re se Samiu fjalët emër dhe armik i shkruan më dëndur sipas trajtavet gege emën, anëmik (kjo e fundit sipas gegërishtes së lashtë); po kështu tek ai gjejmë në këtë vepër edhe: eshtënatë (për eshtrat); dhetë, i dymbëdhettë, etj. (për dhjetë, i dymbëdhjetë etj.)

    Përveç këtyre, Samiu ka përdorur në këtë vepër edhe ndonjë fjalë nga të fjalorit të gegërishtes, si fjalën shkodranishte qyr (kqyr), nga e cila ka formuar fjalët e prejardhura qyrës, qyrëri (për inspektor, mbikqyrje).

    4) Prirja për të shkruar në një gjuhë të pastruar nga fjalët e huaja të panevojëshme dhe të pasuruar me fjalë të reja dhe me kuptime të reja. Është një gjë mjaft e njohur se shkrimtarët tanë të shekullit të kaluar, për të zëvendësuar fjalët e huaja të panevojëshme dhe për ta pasuruar fjalorin e shqipes me fjalë e terma diturake e shkencore, që asaj i mungonin, krijuan shumë fjalë të reja, ose u dhanë kuptime të reja disa fjalëve të gjuhës popullore.

    Për sa i takon pikës së parë, d.m.th. krijimit të fjalëvet të reja, Samiu është një ndër ata që kanë krijuar shumë kësosh. Disa nga neologjizmat e tij kanë hyrë në përdorim të gjërë e disa jo. Kështu në veprën „Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?” ai ka krijuar fjalë të reja të tilla si Kryeministër, Kryeshkronjës (Kryesekretar), gjithurdhërim (republikë), gjithëmësime (universitetet), nënëkrye (nënëkryetari), nënëgastrë (rreth), nënkatundar (nënkryetar bashkie, qeverindar (prefekt, governator), nënëqeverindar (nënëprefekt); katundëri (qark, krahinë), letrëri, (letërsi), ushtare (kazermë); yjëvështronjë (observator), etj. etj.

    Por, siç shihet, shumica e këtyre fjalëve të reja nuk kanë hyrë në fjalorin e gjuhës sonë. Më shumë fat kanë pasur fjalët e reja, që Samiu ka përdorur në veprën „Shkronjëtore e gluhësë shqipe”. Disa nga ato fjalë përdoren edhe sot si terma gramatikore si: miemër (mbiemër), përemër, folje, rrokje, presje, etj.

    Për sa i takon pikës së dytë, d.m.th. pasurimit të fjalëvet të gjuhës amëtare me kuptime të reja, edhe këtë mjet Samiu e ka çfrytëzuar mjaft në veprën „Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, ku ai fjalë të tilla si krye, katundar, gastër, mes, mëngë, zë etj. i ka përdorur edhe me kuptime, që s’i kishte gjuha e folur (për këto shih fjalorthin në fund). Veç kësaj. të kihet parasysh se nga fjalë të tilla ai ka sajuar edhe të tjera fjalë si nënëkrye, nënëkatundar, katundëri, nënëgastër etj.

    * * *

    Por në veprën „Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” vëmë re edhe disa veçori gjuhësore, që tregojnë se në disa raste Samiu është larguar pak nga gjuha e folur dhe më ndonjë rast edhe nga ajo e shkrimtarëvet të tjerë bashkëkohës, duke ndjekur kështu një rrugë të tijën. Këto veçori të gjuhës së Samiut duhen kërkuar sidomos në formimin e disa fjalëve si edhe në ndërtimin e disa periudhave me fjali të nënërenditura.

    Për sa i përket pikës së parë, vlen të vihet në dukje se Samiu përdor trajta të tilla si armikëri (armiqësi), kombëri (kombësi), mefshtëri (mefshtësi), mbrodhëri (mbrothësi, përparim), tregëri (tregti), dobëti (dobësi), i qytetuarë (i qytetëruar), i shenjtuarë (i shenjëtuar) etj.

    Po kështu ai përdor lidhëzën me të qënë që për me qënë që, etj.

    Përsa i takon ndërtimit të periudhavet, në këtë vepër vemë re se Samiu në mjaft raste përdor periudha me ndërtime të thjeshta si të gjuhës së folur. Por në këtë vepër hasen dëndur edhe periudha të gjata e të ndërlikuara, të ndërtuara bukur me fjali të nënërenditura gjithë farësh dhe shkallësh të ndryshme. Ja një shëmbëll e tillë:

    "Kur u këthye Skënderbeu nga Syria, tek kish vajturë të lëftonte për Tyrqit, dëgjoi nga goj’ e Sulltanit vetë q’i ati kish vdekurë; po duk me qënë që pas kuvëndit e pas besës, që kish lidhur i ati me Sulltanë, duhesh që një nga të bijtë të vinte në Krojë për të ndënjurë në fron’t të t’et. Skënderbeu bashkë me vdekjen e t’et mësoi edhe vdekjen e të tre vëllezret të ti, të cilët s’muntninë të vdisninë nga Perëndia, kështu të tre për një herë”.

    * * *

    Edhe nga këto pakë shënime të përmbledhura del qartë se vepra "Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” ka për ne sot edhe një interes të madh gjuhësor. Ajo shquhet për gjuhën e saj të pastër, të bukur e të ëmbël.


    Shaban Demiraj

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Fjalorthi i veprës

    Aforisëm = çkishërim.
    Agalmë,~a = statujë.
    Anë (marr...) = (marrë) pjesë.
    Armikërira = armiqësi.
    Bojarëri, ~a = principatë me një bojar a bujar në krye.
    Breshërimë = breshër që zgjat a përsëritet.
    Byrynxhyke = pëlhurë shumë e hollë mëndafshi.
    Copëmbledhës = tagrambledhës
    Çkrepëtuarë = (shkëmb...) (i) (shkëmb) me shkrepa.
    Çpenguarë (i) = i papenguar, i lirë.
    Çpërmënt = trullos, hutoj.
    Çpërnderë (i) = i çnderuar, i turpëruar, i poshtëruar.
    Ditare = e përditëshme, gazetë.
    Dliri = liri.
    Dlirë (i) = dlirë.
    Dobëti, ~a = dobësi.
    Dorëhapuri, ~a = shpirtmadhësi.
    Dragole = të qeltërta vogëlsira prej qelqi.
    Dhekërkonjë = gjeologji.
    Dheshkronjë = gjeografi.
    Dheshkronjës = gjeograf.
    Dhetregonjë = gjeologji.
    Eksark = Mëkëmbës.
    Farkuarë (me armë) (i) = i ngjeshur (me armë).
    Fëmijë = fëmdjë, familje
    Gastër = krahinë, qark.
    Grekoman = njeri (jo grek) pa ndjenja patriotike dhe i helmatosur nga propaganda shoviniste greke.
    Gurë të shkruarë = mozaik.
    Gjithëmësime = universitet.
    Gjithurdhërim = republikë.
    Gjyqëri, ~a = drejitësi-a.
    Gjyqëtore = gjykatore.
    Hadëm = skllav.
    Kadër, ~ri = kuadër.
    Kallce = tirq.
    Kamareshkronjës = sekretar i përgjithshëm.
    Kanonas, ~i = artiler-i.
    Katërçiptë = (e) katrore.
    Katundar = Kryetar bashkie.
    Katundëri, ~a = bashki-a
    Kënetë = kënetë, liqen.
    Kshlla, ~ja = kazermë-a.
    Kolonjë, ~a = koloni-a.
    Kolumbe = kolube, kasolle.
    Kombëri, ~a = kombësi-a.
    Kombërishte (Bankë) ~ = (Bankë) kombëtare.
    Kreit (që) = që në krye, që në fillim.
    Krerëtë = kapitali.
    Krëhërë (të malevet) = çukat e një vargu malesh.
    Krusmënë (I vë ~ trupit) = e shkatërron (trupin).
    Krye = kryetar, kapitull.
    Kryesi, ~a = principatë e vogël.
    Kryeshkronjës = Kryesekretar.
    Kumerqe = doganë.
    Lathitnjë (të) (të) = lajthitë, (të) gabojë.
    Lehcohetë (të) = të lehtësohet.
    Letrarishte = letrare.
    Letrëri = letërsi, literaturë.
    Lëçin = lëvrin.
    Livra = libra.
    Mahis = tall, habis, hutoj.
    Mbroth (Vete ~) = vete përpara, mbarë.
    Mbrodhëri = përparim, mbrothësi.
    Mbnron = mbroj.
    Mburonjës = mbrojtës.
    Medrese = shkollë e mesme fetare muslimane.
    Mëfshtëri, ~a = mefshtësi, të qenët i ngathët, pa gjallëri.
    Mes (mez, ~i) = qendër.
    Mesës = ndërmjtës.
    Mëngë = gji deti.
    Mësim = mësim; ushtrime ushtarake.
    Mijës = major.
    Minstrë, ~a = ministri-a.
    Mis = anëtar.
    Musië = muze.
    Myderriz = mësues i fesë nëpër shkollat fetare.
    Myfti = klerik i lartë mysliman.
    Ndrejtim = reformë.
    Ndrituarë (i) = i ndriçuar nga qytetërimi.
    Ndryshim (pa) = (pa) dyshim.
    Ngarja = arsyeja, shkaku.
    Nënëgastrë = rreth.
    Nënëkatundar = nënkryetar bashkie.
    Nënëkrye = nënkryetar.
    Nënëqeveri, ~a = nënprefekturë.
    Nënëqeverindar = nënprefekt.
    Nënëqyrës = ndihmës inspektor.
    Nënëshkruarje = nënshkrim.
    Nom, ~i = ligjë.
    Njerëzi, ~a = të qenët i njerëzishëm.
    Njeritregonjë = antropologji; shkenca që merret mestudimin e njeriut.
    Pafille, ~ja = teneqe-ja.
    Pafillta (të) = prej teneqeje.
    Pakryesi, ~a = mungesë kryesie a qeverie, anarki.
    Pandalje, ~n = leje
    Paqeveri, ~a = mungesë qeverie.
    Pasqyrë (për) = (për) shëmbëll.
    Patrikëri, ~a = patrikana e Stambollit.
    Përcipje, ~a = sipërfaqe.
    Përdorme = (pimëra) të (punë) dore.
    Përkthyerët (të) = (të) lakuarit.
    Përpushton = ngërthen, përfshin.
    Përqarkuarë = rrethuar.
    Për, = ~rrethuarë kufizuar.
    Përsëritët = përtërihet.
    Përshkruarje = letër këmbin, korespondencë.
    Poshtëri = poshtëri.
    Poshtronj = vë poshtë, mund, pushtoj.
    Prokopsetë (të) = (të) bëjë prokopi.
    Pushton = ngërthen, përfshin.
    Qeverindar = prefekt, govemator.
    Qyrëri, ~a = mbikqyrje.
    Qyrës = mbikqyrës, inspektor.
    (të) Qyrurit = të vështruarit, të mbikqyruri't.
    Qytetëri, ~a = qytetërim-i.
    Qytetuarë (i) = (i) qytetëruar.
    Rahënë = rrahin, përpiqen.
    Raje, ~a = njeri pa të drejta; kështu quhej i krishiteri në kohën e perandorisë Turke.
    Skrupullë - (ua lidhë duartë...) kruspull.
    Stihi, ~a = përbindësh-i.
    Synninj = Myslimanët që nuk bëjnë pjesë në ndonjë tarikat.
    Shërbëtuarë = shërbyer.
    Shëronjës = mjek.
    Shkel (livra) = shtyp (libra).
    Shkolla të para = shkolla fillore.
    Shkolla të dyta = shkolla të mesme.
    Shkronjë, ~a = shkronjë, gjë e shkruar.
    Shkronjës = sekretar.
    Shkronjëtor = shkrimtar, historian.
    Shkronjëtore = gramatikë.
    Shkruarje = përgjigje letërkëmbim, korespondencë.
    Shpresim = shpresojmë
    Shqahëri dhe Shqehëri = vendi i shqehëvet a sllavëvet.
    Shqahisht = sllavisht.
    Shqehët = sllavët.
    Shqipëtarëria = Shqipëtari-a, të qenët shqiptar.
    Shqipëtaruarë (të) = (të) shqiptarizuar.
    Shtaturëra = statuja.
    Shtypëtore = Shtypshkronjë.
    Tarikat, ~i = urdhër fetar ndër myslimanët.
    Tellonë, ~a = doganë.
    Tenzimat, ~i = Vargu i reformavet turke të shek. XIX, për centralizimin e pushtetit, që u shprehën kryesisht me reformat e vjetvet 1839 dhe 1856.
    **** = shpellë maM.
    Tregëri = tregëti.
    Trekta (të) = me tregje.
    Unjtëri, ~a = ultësi,
    Urdhëtar = oficer.
    Ushtare = kazermë.
    Ushtar, = ~vëntruanjës pjesëtar i gardës kombëtare.
    Ushteria = e gatijtë ushtri rezervistësh.
    Ushtëri = e mësimit ushtëri e rregullt me rekrutë.
    Ushtëri e ruajtjesë = gjindarmëria.
    Urtë (i) = i uritur.
    Uzurë = kamatë.
    Vetë, ~a = person.
    Vidhisurë (për të) ~ = (për të) prishur e përmbysur.. (i)
    Vjejturë dhe (i) Vyerë = i vlefshëm me vlerë. (të)
    Vyerëtë = vlefta, të vlyerët.
    Voli = mundësi, dobi.
    Ylema = dijetarët e fesë myslimane.
    Yjvështonjë = observator për vështërimin e yjevet.
    Zë = tingull.
    Zëmrëmirësi, ~a = të pasurit zemër të mirë.
    Zotëri, ~a = sundim, zotërim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-02-2024 më 01:17

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sami Frashëri: Shqipëria, çka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë?

    Parathënie 7

    Krye e parë

    Ç’ka qenë Shqipëria? 21
    I. Pelasgëtë 21
    II. Ilyrianëtë e Epirotëtë 25
    III. Shqipëtarëtë nënë Romanëtë 27
    IV. Mbrëtërit’ e vogëla të Shqipërisë ... 29
    V. Shqipëria në kohët të Skënderbeut . . 30
    VI. Shqipëria nënë Tyrqitë 32
    VII. Kombëri’ e gjuh’ e Shqiptarëvet ... 35
    VIII. Shqipëtarëtë gjithënjë për botën’ e kurrë për vetëhe 39

    Krye e dytë

    Ç’është Shqipëria? 44
    I. Kufit’ e Shqipërisë 44
    II. Vend’ i Shqipërisë 45
    III. Njerëzit’ e Shqipërisë, Shqipëtarëtë 46
    IV. Shqipëtarëtë jashtë Shqipërisë 49
    V. Qysh janë sot Shqipëtarëtë? 51
    VI. Kombëri’ e Shqipëtarëvet 53
    VII. Reziket’ e Shqipërisë 55
    VIII. Miqt’ e Shqipëtarëvet 59
    IX. Të shkruarit’ e gjuhësë shqip 63
    X. Varfëri’ ë Shqipëtarëvet e pakryesi’ e Shqipërisë 66

    Krye e tretë

    I. A munt të qëndronjë Shqipëria si është 69
    II. A janë të zottë Shqipëtarëtë të mbajn’ e të ruajnë vetëhenë? 72
    III. Shpëtimi a humbja e Shqipërlsë është në dorët të Shqipëtarëvet 75
    IV. Besa e lidhja 76
    V. Qëllim’ i Shqipëtarëvet 79
    VI. Qeveri’ e paskëtajme 80
    VII. Krei i qeverisë së Shqipërisë 83
    VIII. Të ndarët’ e Shqipërisë 84
    IX. Pleqësia 85
    X. Këshill’ e përgjithçime 87
    XI. Ministrëtë 88
    XII. Ushtërija 89
    XIII. Diturija 90
    XIV. Punërat’ e përgjithçime 92
    XV. Punërat’ e besëvet 95
    XVI. Punët’ e begatisë 96
    XVII. Katundëritë 100
    Përmbledhje 102
    Shënime gjuhësore 109
    Fjalorthi i veprës 117

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sami Frashëri
    Nga shigjeta në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2021, 09:01
  2. Sami Frasheri-Grate
    Nga The Helper në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2014, 14:43
  3. Sami Halid Frashëri (1850-1904)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:41
  4. Gjimnazi Sami Frashëri, në Counter Strike
    Nga new-man në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 11:02
  5. Sami Frashëri dhe vepra e pabotuar e tij
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •