Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,307

    Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    A u pagua Sokol Mjacaj për të vrarë Arben Lleshin?

    Emri:  auto_sokol_mjacaj1702652218.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  22.0 KB

    Detaje të reja janë mësuar nga krimi i rëndë i ndodhur në burgun e Peqinit pas përplasjes mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm.

    Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar nga persona të tjerë për të ekzekutuar Arben Lleshin, të dënuar me jetë për vrasjen e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe.

    Hakmarrja mes familjeve Lleshi dhe Hoxha, të dy nga Burreli kanë vitet që marrin jetë.

    Konflikti dyshohet të ketë ndodhur në kuzhinën e burgut të Peqinit, dhe më pas Mjacaj ka qëlluar me pistoletë në qafë Lleshin, duke i marrë jetën.

    Gjithçka ka ndodhur e përpiluar deri në detaje, për marrjen e pistoletës.

    Nuk dihet ende nëse ai është ngutur për të kryer një veprim të tillë kur ministria e Drejtësisë vendosi dërgimin e tij në regjimin ‘41 bis’.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    U vra sot në burgun e Peqinit, saga e ekzekutimeve për hakmarrje në famijen Lleshi

    Emri:  auto_LLESHET1702653722.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  29.4 KB

    Të tjera detaje kanë dalë mbi personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku humbi jetën Arben Lleshi dhe u plagosën Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqem ndërkohë që autori raportohet të jetë Sokol Mjacaj.

    Arben Lleshi u arrestua në Angli për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij.

    Ai u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm për këtë ngjarjem ndërkohë që në pranga ra edhe vëllai i tij, për ndihmë në djegien e trupit të Hoxhës dhe zhdukjen e provave.

    Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të këtij viti. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

    Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

    Ndërsa në datë 5 gusht 2020 u zhduk edhe Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e rrëmbyen dhe u zhduk. Dyshohet se Klevisi kishte nisur të fliste për hakmarrje ndaj familjes Hoxha dhe sapo këto fjalë kishin rënë në veshin e tyre, kanë organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.

    Pra bilanci i viktimave në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel. Ndërkohë që pas përleshjes në burg gjatë ditës së sotme u vra edhe Arben Lleshi.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    Sokol Mjaçaj është paguar për të vr*rë shokun e qelisë. Ar*ma i është dërguar me dron

    Emri:  sokol-mjacaj-1.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  35.8 KB

    Një kryengritje në burgun e Peqinit, atje ku siguria është e lartë, por sot u vra një i dënuar nga shoku i qelisë. Sokol Mjaçaj i dënuar me burgim të përjetshëm, është konfliktuar me të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

    Pas plagëve të marra, Lleshi u dërgua në spital, por aty ka humbur jetën, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut. Ndërsa i burgosuri i tretë i përfshirë në përleshje ka qenë edhe Ilir Xhakja. Mjaçka është i dënuar për vrasjen e dy të turistëve çekë, dhe paraditen e sotme mori peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.

    Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut gazetaren Anila Hoxha. Gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore. ”Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”,-ka thënë ai.

    Arma Mjaçajt i është dërguar nëpërmjet një droni. Paraditen e sotme u njoftua se Mjacaj është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se Mjaçaj ka cenuar sigurinë në burgun e Peqinit, por pa dhënë më shumë detaje.

    Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea janë në burgun e Peqinit. Bëhet me dije se situata është tërësisht nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    Arben Lleshi u v*ra sot në burgun e Peqinit, zbardhet e shkuara e tij në Angli


    Emri:  Capture-83.jpg

Shikime: 217

Madhësia:  26.2 KB

    Arben Lleshi vuante dënimin për krim në burgun e Peqinit, por u ekzekutua këtë të premte nga një i burgosur tjetër, Sokol Mjaçaj.

    Kush është Arben Lleshi?

    Ai vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

    Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i autorit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën.

    Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli. Në maj të vitit 206, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    Autori i vrasjes në burgun e Peqinit, 20 ditë me armë në qeli

    Prokuroria e Elbasanit deklaroi se kishte ndaluar drejtorin e burgut dhe 11 vartës të tij për shpërdorim detyre pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit, ndërsa u gjetën shkelje në protokollet e sigurisë.

    Nga Edmond Hoxha

    Emri:  Burgu-ne-peqin-.jpg

Shikime: 214

Madhësia:  74.4 KB
    Forca sigurie në burgun e Peqinit. Foto arkivë: LSA.

    Prokuroria e Elbasanit njoftoi të shtunën rrethanat e vrasjes së të premtes në burgun e Peqinit, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur. Prokuroria deklaroi gjithashtu se kishte ndaluar drejtorin e burgut, Kamber Hoxha dhe 11 vartës të tij të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.

    Si autor i ngjarjes akuzohet i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “vrasja në rrethana cilësuese”, nga e cila një e mbetur në tentativë; “mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Të 12 zyrtarët dhe punonjësit e policisë së burgut të Peqinit janë ndaluar për veprën penale “shpërdorimit të detyrës”.

    Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pas mesditës së të premtes, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar me pistoletë ndaj të dënuarit Arben Lleshi duke e lënë të vdekur në vend, si dhe ndaj Indrit Shaqjas të cilin e ka plagosur.

    Më pas, Mjacaj ka kanosur me armë zjarri punonjësit e shërbimit dhe është izoluar në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Prokuroria thotë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

    Pas marrjes në pyetje të autorit të Mjacajt dhe kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, është konkluduar se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga autori i vrasjes për rreth 20 ditë. Prokuroria dyshon se arma e zjarrit është mbajtur nga Mjacaj edhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg, si në atë të ajrimit dhe në regjimin e brendshëm.

    “…Ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu, gjatë transferimit nga ambjentet e godinës së emërtuar si 41 biz ku ka qenë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjacaj, rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrollit fizik dhe të sendeve personale, si parashikon skema e sigurisë,” deklaroi më tej Prokuroria.

    Po ashtu, theksohet se nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin ngjarja e rëndë e ndodhur të premten.

    Bazuar në të dhënat e hetimit paraprak është kryer ndalimi i të dënuarit 28 vjeçar Sokol Mjacaj dhe i 12 zyrtarëve dhe punonjësve të policisë në burgun e Peqinit. Konkreisht, janë ndaluar drejtori i burgut Peqin, Kamber Hoxha; shefi i regjimit të godinës 41 Bis, Qani Muça; ish-shefi i sigurisë, Nikolin Gjonpalaj; shefi regjimit në një godinë të burgut, Vilson Shima; specialist i informacionit, Arben Dulellari; dhe punonjësit e shërbimit, Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Genci Muça, Indrit DUbali Klement Haka dhe Erjon Çila.

    Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.


    BIRN

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    “200 mijë € ‘koka’ e Benit”- Shaqja: Si u krye vrasja në Peqin, çfarë më tha Mjacaj

    Emri:  Mjacaj-1.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  32.4 KB

    Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

    Në dosje i plagosuri Indrit Shaqja ka rrëfyer gjithë dinamikën e krimit të rëndë. Shaqja deklaroi se ka qenë në ambietet e dhomës duke gatuar në mmomentin kur ndodhi ngjarja.

    Sipas tij polici i kollonës e ka thirrur dhe i ka thënë se e kërkonte Sokol Mjacaj.

    “Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit”- ka deklaruar polici.

    Në atë moment Indrit Shaqja ka dalë dhe është afruar për të parë se kush e kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili i ka thënë se: “O indrit më njofto pak Ben Lleshin” të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka.

    Në atë moment Indrit Shaqja është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin dhe i ka thënë të shkonte në dritare se e donte Sokoli.

    “Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshin që po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor. Ndërkohë Indriti e ndoqi me vrap. Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin për të mos e ndjekur sepse nuk e dinin çfarë po ndodhte. Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë kohës që ka qënë në burg ka gjetur dy herë në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit, me të njëjtën përmbajtje, se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ta kryesh për vrasjen e Arben Lleshit.

    “Nëse je dakord na kthe përgjigje”, shkruhej në letër.

    Ai ka deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilat deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

    “Kam pasur mardhënie të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i kam prishur për shkak se përbuzte fenë”, tha Shaqja.

    Në vijim ai ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit ku e parlajmëronte se “për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    U vra në burgun e Peqinit, familjarët e Arben Lleshit: Nuk është familjari ynë! Prokuroria kryen ADN-në

    Emri:  arben-lleshi-sokol-mjacaj.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  35.3 KB

    “Arben Lleshi nuk është i afërmi jonë”. Ky ka qenë pretendimi që është ngritur sëfundmi nga familjarët e viktimës, i cili u vra pak kohë më parë nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

    Duke marrë në konsideratë këto pretendime, gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja bashkisë për të kryer varrimin.

    Familja e Lleshit deri më tani ka refuzuar të kryeje ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa së fundmi kanë ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre. Do të jetë ADN-ja ajo që do të shuaj dyshimet e hetuesve.

    Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar.

    Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje.

    Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    Frikë nga hakmarrja? U vra në burgun e Peqinit, familjarët e Arben Lleshit ngrenë pretendime: “S’është i afërmi ynë!”. Analiza e ADN-së do të vërë ‘vulën’

    Emri:  arben-lleshi333.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  46.8 KB

    Familjarët e Arben Lleshit që u vra ne burgun e Peqinit ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre. Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja Bashkisë për të kryer varrimin.

    Familja refuzon të kryeje ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa tani kane ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

    Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit. Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësisht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.

    (BalkanWeb)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit

    Për faj të ktij dolën fare 1 fis.
    Sidomos klevisi i gjorë.
    Ndaj duhet të merren njerëzit me punë të pastra.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-01-2022, 16:21
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2021, 17:15
  3. 28 vrasje në Kosovë, vetëm brenda nëntë muajve
    Nga Akuamarini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2018, 15:29
  4. Dua foto nga qyteti i peqinit
    Nga gertcani në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2016, 10:22
  5. Arben Lleshi denohet per vrasjen e Agim Hoxhes
    Nga Qyfyre në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2013, 10:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •