Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Kosova nënshkruan marrëveshjen me BERZH: 400 mln euro investime deri në vitin 2027

    Kosova nënshkruan marrëveshjen me BERZH: 400 mln euro investime deri në 2027

    Emri:  BERZH.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  22.4 KB

    Presidentja e BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nënshkruan këtë të hënë një memorandum mirëkuptimi, në margjinat e Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe qeveria e Kosovës po forcojnë në këtë mënyrë bashkëpunimin e tyre me qëllim që të ndihmojnë institucionet e qeverisë për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës, tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, integrimin rajonal dhe sektorin privat.

    Vlera kumulative e këtyre projekteve të mundshme, të cilat janë në përputhje me strategjinë e BERZH-it për Kosovën, vlerësohet të arrijë rreth 400 milionë euro deri në vitin 2027.

    Disa prej projekteve prioritare që do të financohen janë në fushat e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, projektet për menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve të ngurta, energjinë e rinovueshme dhe telekomunikacionin.

    Ndihma do të ofrohet gjithashtu për të përmirësuar klimën e investimeve dhe qeverisjen ekonomike në vend.

    Presidenti i BERZH-it, Odile Renaud-Basso tha: “Kosova përballet me nevoja të rëndësishme që përfshijnë sektorin publik dhe privat dhe ne synojmë t’i mbështesim ata në çdo hap të rrugës. Ne kemi objektiva ambicioz në shumë fusha që mund të përmbushen përmes një partneriteti të fortë dhe të suksesshëm me qeverinë. Kjo marrëveshje nënvizon synimin tonë për të përmbushur objektivat tona kryesore strategjike në Kosovë”.

    Sakaq, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh: “Qeveria jonë është e përkushtuar për të mbyllur boshllëqet infrastrukturore në Kosovë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot tregon përkushtimin tonë për rritjen e investimeve në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë transportin, mjedisin dhe energjinë, të cilat do të çojnë në rritje të përshpejtuar ekonomike dhe një përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët tanë”.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosova nënshkruan marrëveshjen me BERZH: 400 mln euro investime deri në vitin 2027

    Kurti: Partnerja jonë tregtare është BE-ja, s’duam të bashkëpunojmë me Rusinë

    Emri:  Kurti2.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  37.2 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partnerët kyçë tregtarë të Kosovës janë shtetet e Bashkimit Evropian.

    Në samitin për investime në Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Londër, Kurti u pyet për partneritetin tregtar me shtetet që nuk e njohin Kosovën. Ai tha se një nga to është Rusia, me të cilën, Kosova, sipas tij, nuk do partneritet, shkruan REL.

    “Partnerja jonë kyçe tregtare është BE-ja dhe ne duam që ta forcojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim”, tha Kurti në samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    “Ne nuk kemi raporte me Federatën Ruse, ne i kemi vendosur sanksione Federatës Ruse. Ne duam që Ukraina të fitojë dhe na duhet e gjithë Evropa demokratike dhe bota të shohim Kremlinin dhe presidentin despotik [Vladimir] Putin të mposhtur. Nuk jemi duke bashkëpunuar me ta, edhe nëse ata do të donim, ne nuk duam. Kemi disa importe nga Kina, por shtetet e BE-së janë partneret tona kyçe tregtare”, shtoi ai.

    Gjatë panelit të diskutimit, ku morën pjesë gjashtë kryeministrat e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor u tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, hekurudhore e detare, tranzicioni në energji të gjelbër, por edhe zbatimi i reformave për përmirësimin e mjedisit biznesor janë tri prioritetet kyçe të këtyre shteteve, sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja.

    Në Londër, udhëheqësit e gjashtë shteteve ballkanike thanë se pozita gjeografike e tyre, që shërben si lidhje me pjesë të ndryshme të Evropës, bën që rajoni të jetë tërheqës për investitorë të huaj.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në shtetin e tij ka fuqi të re punëtore dhe kosto konkurruese tregtare.

    “Qeveria jonë është e fokusuar në sundim të ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe në linjë të plotë me SHBA-në, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në aspektin gjeopolitik dhe në vlera edhe në aspektin e të bërit biznes”.

    Homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, tha se shteti i saj është i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në shndërrimin në një ekonomi të inovacionit teknologjik.

    Nga BERZHI, Shqipëria dhe Serbia u vlerësuan për punën e tyre sa i përket tranzicionit në energji të gjelbër. Shqipëria tha se tashmë varet krejtësisht nga energjia diellore dhe ajo me erë, ndërkaq edhe shtetet e tjera të rajonit, përshirë Kosovën, njoftuan për planet e tyre për të përdorur resurset e ripërtërishme për energji.

    Kryeministri Kurti përmendi përmbylljen e ankandit për një park të energjisë diellore në Kosovë, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatësh në orë. Ai paralajmëroi për një projekt të ngjashëm, por me energji të erës, më vonë gjatë këtij viti.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2015, 10:18
  2. Shqiperia merr 100 mln euro kredi nga BERZH
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-07-2014, 04:24
  3. Hapet City Park Tirana, 80 milionë euro investime
    Nga Nice_Boy në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-12-2009, 13:07
  4. Fieri, 101 milion Euro investime
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 22:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •