Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Mijëra qytetarë mbushin Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ilir Meta nuk merr pjesë (LIVE)

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-02-20-at-19.03.45_662ac983.jpg

Shikime: 2155

Madhësia:  48.1 KB

    Emri:  a1-2.jpg

Shikime: 2140

Madhësia:  45.3 KB

    Mijëra opozitarë kanë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit këtë 20 shkurt në një protestë ku jo vetëm është përkujtuar rënia e përmendores së Enver Hoxhës 33 vite më parë, por që ka shenjuar edhe bashkimin e opozitës rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

    Protesta ka nisur me disa fjalime të deputetëve, mes të cilëve Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Flamur Noka etj, të ndërthurur me fjalimet zërave qytetarë, si aktori Mehdi Malkaj etj.

    Kulmi i opozitës ka qenë fjalimi i Sali Berishës, që ka folur nëpërmjet dy ekraneve të mëdhenj që transmetonin live nga shtëpia ku lideri i opozitës qëndron në arrest.

    Në fjalën e tij, Sali Berisha deklaroi se “ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës. Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës. Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, dmth narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë”.

    Ndërkohë akuzave që i bëhen se Berisha e organizon protestën për të mbrojtur fëmijët e tij, vetë Berisha iu është përgjigjur në fjalimin që ka mbajtur para demokratëve.

    “Cilat halle ka Berisha? Ato halle që u shfaqën 10 vite pas ishte pa asnjë pushtet? Ato halle që unë denoncova projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë në rajon? Ato halle që unë denoncova çdo ditë vjedhjet më të mëdha të Edi Ramës? Ato fakte që unë denoncova lidhjet e tmerrshme të pushtetit me krimin? Ato fakte që nisën çuditërisht që unë kundërshtova bashkëqeverisjen e PD me aleancën e qeblësirave, me Rilindjen? Jo miq, Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuciç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombëtare. Prandaj dhe jam sulmuar politikisht”

    Pas fjalës së Berishës ka folur deputeti demokrat Ervin Salianji dhe në këto momente drejt kryeministrisë është qëlluar me gurë dhe shishe molotov. Shkallët e kryeministrisë janë përfshirë nga flakët, ndërsa policët e komisariateve janë zëvëndësuar nga forcat speciale të veshura skafandra dhe mbrojtëset përkatëse.

    Tensioni ka zgjatuar fare pak, por pas protestës grupe civilësh prej 7 apo 8 personash janë parë të futen mes turmës së protestuesve që largoheshin dhe kanë “rrëmbyer” disa nga protestuesit që qëlluan me gurë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-02-20-at-20.04.40_1e736144.jpg

Shikime: 2159

Madhësia:  32.6 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-02-20-at-20.04.42_caa72011.jpg

Shikime: 2143

Madhësia:  32.1 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-02-20-at-20.04.44_9b6122f5.jpg

Shikime: 2145

Madhësia:  31.9 KB

    Emri:  111.jpg

Shikime: 2142

Madhësia:  44.4 KB

    Emri:  pd-protesta-1-768x512-2.jpg

Shikime: 2141

Madhësia:  48.0 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-02-20-at-19.03.50_c2300a6d.jpg

Shikime: 2146

Madhësia:  52.8 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-02-20-at-19.03.49_372083cc.jpg

Shikime: 2147

Madhësia:  36.5 KB

    Emri:  berisha.jpg

Shikime: 2137

Madhësia:  38.4 KB




    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    “Zëri i Amerikës”: Protesta e opozitës, Berisha kërkon betejë pa kthim në të gjithë vendin

    Emri:  berisha.jpg

Shikime: 2131

Madhësia:  38.4 KB

    Në Shqipëri, pas muajsh të gjatë përplasjesh në parlament, opozita mblodhi mbrëmjen e së martës mbështetësit e saj përpara selisë së qeverisë, në një protestë e cila siç deklaroi ish kryeministri Sali Berisha “inauguron sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës nuk munguan incidentet. Në përfundim të fjalës së zotit Berisha, shishe të shumta me lëndë djegëse fluturuan drejt godinës së qeverisë, e po ashtu dhe copa guri nga disa vazo që u thyen nga protestuesit. Përpjekjet për të çarë gardhin metalik, nuk shkuan më tej, dhe nuk u rregjistruan përplasje me policinë e cila nuk ndërhyri për asnjë moment.

    Zoti Berisha ju drejtua protestuesve përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, ku prej fundit të vitit të kaluar ai është në arrest shtëpie, pasi refuzoi të respektonte vendimin e gjykatës së posaçme për “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë vendit”. Zoti Berisha është nën hetim, nën dyshimet për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

    Opozita zgjodhi të protestonte në një ditë simbol për historinë e pluralizimit në Shqipëri, ditën kur 33 vjet më parë në Tiranë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Duke hequr paralele me këtë datë zoti Berisha theksoi se mesazhi që përcillet është se “populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, domethënë narkoshtetit të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më pare”.

    Protesta u mbajt në një konteskt të ri zhvillimesh brenda opozitës. Pas gati dy vitesh përplasjesh të forta, që çuan në copëzimin e e Partisë Demokratike, forcës kryesore të së djathtës, tanimë janë ravijëzuar dy linja, nga njëra anë zoti Basha, i mbetur me një numër të kufizuar deputetësh, por që ka në dorë siglën dhe vulën zyrtare të PD-së, dhe nga ana tjetër Rithemelimi, apo grupimi i ish kryeministrit Sali Berisha, të cilit iu bashkangjitën dhe deputetët që mbështesin kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Këta të fundit gëlltitën akuzat e forta që kishin shkëmbyer mes tyre në emër të asaj që e quajtën “bashkim në diversitet”, për të krijuar një front kundër shumicës socialiste të kryeministrit Edi Rama.

    Bashkëpunimi mes tyre prej disa muajsh në parlament, u shoqërua me një përfshirje dhe në strukturat partiake. Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka, dhe zoti Bardhi, hodhën pas shpine atë çfarë kishin thënë për njëri tjetrin, duke u shfaqur së bashku në bazën demokrate. Si zoti Noka, ashtu dhe zoti Bardhi ishin ndër folësit kryesor para manifestuesve në protestë.

    Këtij bashkimi i bëri jehonë dhe zoti Berisha në fjalën e tij. “Sot, kur shqiptarët na shohin bashkë pas gjithë brutalitetit që na është bërë, kur shqiptarët na shohin bashkë pas konflikteve tona të brendshme, kur shqiptarët na shohin bashkë kaq shumë në numër, besimi rikthehet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo qytet. Bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite. Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët”, u shpreh zoti Berisha.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë aksioni i ardhshëm i opozitës, e cila për muaj të tërë ka provuar forma nga më të ndryshmet për të penguar zhvillimin normal të seancave parlamentare. Një qëndrim i cili sipas tyre është kushtëzuar nga sjellja e shumicës, pas refuzimit nga ana e saj të disa kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore, apo dhe të ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore, ku kërkohet zëvendësimi i atyre deputetëve demokratë që janë me zotin Basha.

    VOA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2024 më 17:35

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Gazment Bardhi: Gjykata të na jap vulën dhe emrin e PD!

    Protesta e sotme tregoi se kush është PD-ja e vertetë. Faktet flasin se është Berisha, ndaj drejtësia kot e vonon vulën e PD.

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas protestës së opozitës së zhvilluar pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ai i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së. Bardhi theksoi se pas ditës së sotme është e qartë se kush përfaqëson Partinë Demokratike.

    “Edhe unë dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita.

    Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, t’ja çojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre.

    Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japë sa më shpejtë vendimin.

    Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”– tha Bardhi për mediat.

    Nuk ka njeri që nuk e di se vula dhe emrin duhet dhënë PD së Berishës.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Protestuesit u shpërndanë, kryeministri nuk u rrëzua. Berisha rikonfirmohet lider i opozitës

    Emri:  8-1536x1152.jpg

Shikime: 2140

Madhësia:  34.1 KB

    Protesta e opozitës, e cila duhet pranuar se kishte pjesmarrje pas asaj përçarje titanike, tashmë u mbyll.

    Folën Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha. Folën edhe disa të tjerë.

    Në fund pas fjalës së Berishës filluan të hidhen shishe me molotov mbi kryeministri. Fatmirësisht nuk pati të dëmtuar nga policia dhe nga protestuesit, përveç disa dëmtimeve te hyrja e kryeministrisë.

    Policia u tregua korrekte dhe e përmbajtur gjatë protestës.

    Ndërkohë kryeministri Rama ndodhet në Turqi në vizitë zyrtare në krye të një delegacioni të madh me ministra.

    Protestuesit u shpërndanë, kryeministri nuk u rrëzua. Por Berisha u rikonfirmua lider i krejt opozitës.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2024 më 17:36

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Sali Berisha me podium nga shtëpia: Sot është uragani i lirisë

    Emri:  05e0f91e-18a3-42b9-a9c3-c3be24447339-1152x1536.jpg

Shikime: 2145

Madhësia:  33.7 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha si asnjëherë më parë sot është shfaqur nga shtëpia e tij, në një podium të improvizuar, duke iu drejtuar protestuesve me një mesazh.

    Në nisje të fjalës së tij, Sali Berisha u shpreh se dita e sotme është dita e uraganit të lirisë.

    Berisha tha se 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre.

    Berisha: Sot është uragani i lirisë. Ju përshëndes ju që keni mbushur sheshin. Ju jeni fitimtarë. Zonja dhe zotërinj, 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre. Cdo vit në këtë datë kemi nderuar një ditë që ndau historinë tonë.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2024 më 17:36

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Ish-zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës në protestë, kërkon lirimin e liderit të opozitës

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2024-02-20_at_20.12.471708460489.jpg

Shikime: 2134

Madhësia:  51.8 KB

    Ish-zëvendës Ministri i Jashtëm i Kosovës, zoti Gani Dreshaj ka marrë pjesë në protestën e sotme të 20 shkurtit para Kryeministrisë në Tiranë, te thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.

    Me dy pankarta në duar, ish-diplomati Dreshaj ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha nga arresti shtepiak i vendosur nga gjykata e dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

    Protesta e sotme e 20 shkurtit tregoi edhe njëherë tjetër se opozita shqiptare është në këmbë dhe qindra mijëra shqiptarë nuk shantazhohen nga narko-regjimi i Edi Ramës.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2024 më 17:37

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    FOTO/ Studiuesi i njohur gjerman i bashkohet protestës së opozitës kundër Ramës

    Emri:  auto_Screenshot_91708460688.jpg

Shikime: 2135

Madhësia:  36.0 KB

    Protesta e sotme madhështore e shqiptarëve ka pasur pjesëmarrës jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

    Gjermani Bernd Fisher, një nga studiuesit më të njohur të historisë shqiptare, dhe njëri nga zëra më të njohur pro Shqipërisë nëpër botë, ishte i pranishëm në protestën madhështore të opozitës, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Emri:  auto_fisher1708460705.jpg

Shikime: 2123

Madhësia:  46.7 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2024 më 17:38

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Berisha: Bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë

    Emri:  auto_Screenshot_251708456452.jpg

Shikime: 2141

Madhësia:  32.2 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën madhështor, deklaroi se bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

    Është e rëndësishme miq, që midis këtij tymi dezinformimi, ne të kujtojmë shqiptarët pse po luftojmë.

    Ne po luftojmë sepse e duam Shqipërinë.

    Po miq, ka njerëz që sot e duan shumë Shqipërinë.

    Po miq, ka politikanë që sot e duan shumë Shqipërinë.

    A jemi ne të pagabueshëm? Absolutisht jo.

    Por kurrsesi nuk jemi si ata.

    Jo, jo. Po të ishim si ata sot, do ishim në bashkëqeverisje me rilindjen.

    Po të ishim si ata sot, Brava do vazhdonte në krye të opoziëts false.

    Po të ishim si ata sot, familjarët tanë nuk do ishin të arrestuar dhe të persekutuar, por do merrnin tendera nga qeveria sepse ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.

    Berisha nuk do ishte non-grata dhe as në arrest shtëpie.

    Por ne së bashku ne zgjodhëm më të vështirën, sepse ne e duam Shqipërinë.

    Shqipërinë nuk e bëjnë tradhtarët, Shqipërinë e bëjnë njerëzit e ndershëm, nuk e bëjnë kurrë ata që e vjedhin atë.

    Ne sot luftojmë për Shqipërinë, luftojmë për dinjitetin e shqiptarëve, por kryesorja ne po luftojmë për të ardhmen në Europë të rinisë shqiptare.

    Zonja dhe zotërinj, shpopullimi është kërcënimi më ekzistencal për kombin tonë në historinë tonë mijëravjeçare. Kanë ikur 1 milion shqiptarë në 10 vite. 87 përqind e atyre që kanë mbetur, e kanë mendjen të ikin

    Me këto ritme, Shqipëria do mbetet pa shqiptarë. Kjo do sjellë humbjen e saj, të traditave tonë, gjuhës, flamurit tonë.

    Prandaj miq, përballë këtij kërcënimi, i bëj thirrje çdo shqiptari sot të mos shohë veten si demokrat, si socialist, por vetëm si shqiptar.

    Sepse pikë së pari, ne jemi shqiptarë e pastaj jemi demokratë, socialistë apo pa parti.

    Dhe shembullin më të mirë për të dalë mbi veten tonë, e ka dhënë PD, duke shembur tabunë më të rëndë të trashëguar nga komunizmi, tabunë e politikës së konfliktit, tabunë se nëse nuk je me mua, je armiku im.

    Atë tabu që sot e ka kthyer PS-në në një organizatë kriminale të Rilindjes.

    Atë tabu që sot burgos liderin e opozitës sepse e di se nëse ai është i lirë, ti e di se nuk fiton kurrë zgjedhje më.

    Dhe harroje Edi Rama se do fitosh më zgjedhje në Shqipëri.

    Zonja dhe zotërinj, bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re.

    Ne faktuam me bashkimin tonë se demokracia jonë e brendshme është e njëjtë me partitë e mëdha bashkëkohore, të cilat i kemi frymëzim.

    Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite.

    Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët.

    Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.

    Prandaj kjo qeverisje, do jetë më e shkëlqyera që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

    Prandaj dhe kjo qeverisje do shpëtojë pluralizmin.

    Prandaj dhe kjo qeverisje do shpëtojë demokracinë.

    Prandaj dhe kjo qeverisje do ripopullojë Shqipërinë.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2024 më 17:38

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Xhixho: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por dëboi 740 mijë shqiptarë!

    Emri:  auto_oooooooooooo1708454983.jpg

Shikime: 2131

Madhësia:  21.5 KB

    Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Lirisë, Erisa Xhixho e pranishme në protestën e thirrur sot nga opozita, u shpreh se qeveria aktuale erdhi në pushtet me gënjeshtra ku premtoi 300 mijë vende pune, por dëboi 740 mijë shqiptarë!

    "Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë!

    Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, përveçse të mblidheshim të gjithë sëbashku e për të nisur kështu nga ky manifestim madhështor rrugëtimin pa kthim të reagimit qytetar kundër narkoqeverisë; kundër bandës së pushtetit të korruptuar që vetëm pushtet i shërbimit ndaj qytetarëve nuk është.

    Tirana dhe gjithe Shqipëria e dinë ku buron e keqja dhe se pse e keqja e pushtetit të tiranisë së korrupsionit dhe krimit ka vrarë shpresën e qindra mijëra qytetarëve.

    Ndaj ne jemi sonte këtu për të ringjallur shpresën dhe për ta mbrojtur atë nga të korruptuarit e pushtetit të korruptuar.

    Ne jemi sonte këtu për të dëshmuar se jemi të gjithë bashkë për një qëllim të madh.

    Qëllimi ynë është një dhe vetëm një, për të bërë të qartë se mbi interesin vendit dhe të popullit, mbi interesat kombëtare nuk ka asnjë interes apo individ që të mund të na dominojë apo të na e errësojë perspektivën drejt fitores.

    Misioni ynë është i madh, është i shenjtë dhe i panegociueshëm; është largimi i të keqes që përfaqëson pushteti i korruptuar dhe kriminal i inceneratorëve, pushteti i arrogancës dhe i grabiqarëve.

    Kauza jonë e madhe lindi 32 vjet më parë, kur forca e popullit shkuli nga themelet e rrëzoi përtokë diktaturën komuniste nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe kjo kauzë është sot më aktuale se kurrë.

    Të nderuar qytetarë,

    Rilindja në 11 vite bëri të kundërtën e premtimeve me të cilat erdhi në pushtet.

    Premtoi qeverisje me duar të pastërta, por jemi të parët në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për rryshfet!

    Premtoi 300 mijë vende pune, por dëboi 740 mijë shqiptarë!

    Premtoi çmime të ulta, por paguajmë për ushqime më shtrenjtë se në Itali.

    Po çfarë ka Kosova dhe Maqedonia që të gjithë treguesit i kanë shumë më lart në çdo drejtim që nga pensionet, çmimet e ushqimeve e të karburantit, pagat e mësuesve e pedagogëve, mjekëve etj, ndryshimi është vetëm një, atje nuk ka narkoqeveri si kjo e Edi Ramës, por ka qeveri që punon për qytetarët.

    Qeveria Rama premtoi shëndetësinë falas, por sot shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën.

    Sepse paratë e tyre shkojnë në koncesione dhe në xhepat e klientëve të ngushtë të kryeministrit.

    Premtoi zhvillim të bujqësisë, por favorizoi importin dhe falimentoi fermerin.

    Kjo qeveri ka zbrazur 10 nga 12 qarqet e vendit.

    Premtoi mbrojtjen dhe zhvillim të pronës private, por u shembi shtëpitë dhe rrëmbeu pronat e ligjshme të qytetarëve për t'ua u dhënë oligarkëve për kulla e resorte.

    Premtoi politika për të rinjtë, por sot një çifti të ri i duhet mbi 70 vjet kursime për të blerë një apartament.

    Të rinjtë e Shqipërisë po largohen masivisht vetëm për shkak të kesaj qeverie, që nuk u garanton asgjë, por u rrjep paratë e tyre e të prindërve të tyre për megaskema mafioze si ajo e inceneratorëve.

    Jemi të 8-ët në botë për largimin e trurit. Në një vit Shqipëria humbet 36 mijë të rinj që largohen nga vendi, ndërkohë 23 mijë pensionistë shtohen në skemën e pensioneve dhe këta pensionistë jetojnë në mjerim me pensione nën nivelin e minimumit jetik dhe nuk arrijnë të blejnë dot as ilaçet e tyre.

    Jemi vendi me arsimin më të dobët në Europë, me rënie progresive në të gjitha testet PISA të viteve të fundit. analfabetizmi funksional është ulur këmbëkryq në shkollat tona sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri dhe nuk është mbështetur me buxhet.

    Jemi vendi me arsimin më të dobët në Europë, me rënie progresive në të gjitha testet PISA të viteve të fundit. Analfabetizmi funksional është ulur këmbëkryq në shkollat tona sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri dhe nuk është mbështetur me buxhet.

    Kjo qeveri grabiti pasuritë publike dhe private duke mbushur xhepat e oligarkëve.

    Të nderuar qytetarë!

    Sot të jesh opozitar do të thotë të kesh dinjitet e të kesh respekt për veten, të jesh opozitar do të thotë të kesh guxim, shumë guxim.

    Por ky shesh i lirisë dhe i guximit sot si ortek do kthehet në shpresë, çlirim dhe zgjidhje për gjithë shqiptarët!"

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Mijëra qytetarë dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

    Albana Vokshi: Në çdo tryezë që ulet, Rama shet një copë nga Shqipëria. Vendi ynë është në rrezik

    Emri:  auto_f4bf208e-0b0f-477b-ac5d-d8618026de8f1708451786.jpg

Shikime: 2133

Madhësia:  40.7 KB

    Deputetja Albana Vokshi hodhi akuza ndaj Edi Ramës ndërsa iu drejtua protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke e konsideruar atë si një tradhtar që shet çdo ditë tokën dhe detin e Shqipërisë.

    ‘Duhet të ishim më parë këtu në këtë shesh. Kemi kaluar dy vite të vështira, përpara një sulmi frontal për të shkatërruar opozitën. Përdorën të gjitha format, para, presione, kërcënime, pengje, lobime brenda dhe jashtë, por nuk ia dolën. Ja ku jemi këtu. Jemi më të fortë. U bëmë bashkë duke kapërcyer mllefet. Është një rrugë pa kthim, për ta hequr këtë mallkim që na ndjek dhe përndjek dhe që e ka emrin Edi Rama.

    Një thirrje kam për shqiptarët, ngrihuni, protestoni jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë tonë të përbashkët. Shqipëria jonë është në rrezik. Shqipëria po shitet si plaçkë lufte për interesa të një njeriu që është Edi Rama. Edi Rama nuk është kundërshtari ynë politik, por një tradhtar.

    Në çdo takim që bën shet një copë tokë, shet një copë det. Në çdo karrige që ulet ka premtuar diçka për të shitur. Në asnjë tryezë nuk ulet si kryeministri dinjitoz i një vendi sovran por si një matrapaz’, tha midis të tjerash Vokshi.

    Syri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2023, 13:16
  2. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-07-2022, 13:45
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 12-03-2022, 16:08
  4. Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 21:06
  5. Rama: Rinisim protestat per te rrezuar qeverine Berisha pas 15 tetorit
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 219
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 01:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •