Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Dilema: Po forcohet leku shqiptar apo po i bie vlera euros nė tregun e valutave?

    Ēudia shqiptare, deficiti rritet, leku nuk dobėsohet

    Ndryshimet nė tregtinė e jashtme tė Shqipėrisė gjatė muajit janar tė kėtij viti mund tė konsiderohen pėr nga pėrmasat si “drastike”. Dhe ēudia mė e madhe konsiston nė faktin se si rreth 300 milionė euro deficit nuk dhanė kurrfarė ndikimi nė ecurinė e kursit tė kėmbimit tė lekut.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Muzeu-i-Banka-e-Shqiperise-kartemonedha-leke1.jpg

Shikime: 94

Madhėsia:  31.5 KB
    Kartėmonedha dhe monedha tė periudhės aktuale tė ekspozuara nė Muzeun e Bankės sė Shqipėrisė. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

    Ekonomia shqiptare po pėrjeton lėvizje shumė tė pazakonta, me lėvizje nė magnitudė tė lartė nė volumet e tregtisė sė jashtme dhe me monedhė kombėtare qė duket se reziston pėrkundrejt trazirave.

    Tė dhėnat e tregtisė sė jashtme tė vendit, tė publikuara nga INSTAT tė hėnėn, tregojnė pėr rėnie nė volumin e pėrgjithshėm tė eksporteve me 29%, rritjen e importeve me 3.4% dhe rritjen e deficitit tregtar me shifrėn marramendėse prej 87%. Dy shifrat e para duhet tė merren me rezerva sepse ndryshimet janė shkaktuar pjesėrisht nga njė fenomen arithmetikor. Shifra e tretė ėshtė e tillė qė shkon pėrtej kėtij fenomeni. Sipas INSTAT, Shqipėria eksportoi 42 miliardė lekė mallra nė janar 2023 dhe 30 miliardė nė janar tė kėtij viti. Importet ishin 58 miliardė lekė nė janar 2023 dhe u rritėn nė 60 miliardė nė janar tė kėtij viti. Deficiti tregtar ishte 16 miliardė lekė nė janar tė vitit tė kaluar, u rrit nė 30 miliardė lekė nė janar tė kėtij viti.

    Tė dhėnat e tregtisė sė jashtme llogariten nė monedhėn kombėtare dhe forcimi i lekut mes dy periudhave shpjegon njė pjesė tė ndryshimit. Euro kushtoi mesatarisht 116 lekė nė janar tė vitit tė kaluar dhe mė pak se 104 lekė nė janar tė kėtij viti. Leku rezulton i forcuar 10% pėrgjatė kėsaj periudhe. Rrjedhimisht, rėnia e eksporteve nė masėn 29% reflekton nė rreth njė tė tretėn llogaritjen e eksporteve tė njėjta me kurs kėmbimi tė ndryshėm. Nėse hiqet efekti i kursit tė kėmbimit dhe eksportet raportohen nė euro, rėnia ėshtė mė pak se 20%. Por e njėjta gjė ndodh edhe me importet, tė cilat, ndėrsa tė llogaritura nė lekė kanė pėsuar rritje prej 3.4%, tė llogaritura nė valutė duhet tė kenė pėsuar njė rritje mė tė madhe. Dhe pavarėsisht efektit tė kursit tė kėmbimit, fakti mbetet qė njė shifėr jashtėzakonisht e konsiderueshme prej 30 miliardė lekėsh ose gati 300 milionė euro pėrbėn deficitin tregtar tė vendit.

    Pėrgjatė tė gjithė vitit tė kaluar, Banka e Shqipėrisė dhe qeveria, nė mėnyrė tė pėrsėritur, deklaruan se forcimi i monedhės kombėtare ėshtė njė fenomen qė i detyrohet pėrmirėsimit tė pozicionit tė jashtėm tė vendit, bilancit tregtar, bilancit tė pagesave dhe bilancit tė llogarisė kapitale.

    Me tė vėrtetė, shifrat e mbėshtesin kėtė hipotezė, ndonėse Fondi Monetar Ndėrkombėtar, me teknikat e veta shumė tė pėrparuara tė analizės ekonomike, thotė se forcimi i lekut “nuk shpjegohet dot tėrėsisht” me pėrmirėsimin e bilancit tė pagesave. Fondi Monetar Ndėrkombėtar kėshillon gjithashtu me kėmbėngulje qė Banka e Shqipėrisė tė mos ndėrhyjė nė tregun e kėmbimit valutor dhe thekson se “kursi i lirė luhatės duhet tė jetė vija e parė e mbrojtjes”. FMN e jep kėtė kėshillė mbėshtetur mbi prova tė forta. Kursi i lirė luhatės ėshtė njėkohėsisht njė mekanizėm i fuqishėm, mė i fuqishėm se sa ndėrhyrja nga BSH dhe gjithashtu mė i natyrshėm dhe qė i zgjidh problemet mė lehtė. Kursi i kėmbimit reflekton volumin e pėrgjithshėm tė tregtisė e tė shėrbimeve tė vendit, nė tė cilin qarkullojnė miliarda euro ndėrsa BSH me ndėrhyrjet e saj nė rendin e dhjetramiliona apo qindramiliona eurove ėshtė njė faktor shumė mė i vogėl se sa vetėrregullimi i tregtisė sė jashtme.

    Me pak fjalė, ndėrsa leku forcohet, rregulli i pėrgjithshėm i ekonomisė sugjeron se eksportet e vendit bėhen mė tė shtrenjta dhe importet mė tė lira. Por ndėrsa importet konkurrojnė prodhimin vendės, valuta qė pėrdoret pėr tė paguar kėto importe pakėsohet, gjė qė detyrimisht sjell dobėsim tė lekut nė tregun e kėmbimit valutor dhe pėrmbysje, pra importe gradualisht mė tė shtrenjta dhe eksporte gradualisht mė tė lira e mė konkurruese.

    Vetėm se kjo gjė tani pėr tani nuk ka ndodhur. Deficiti i tregtisė sė jashtme u rrit, por leku vijon tė jetė i fortė. Qė nga fillimi i janarit, kursi mesatar i kėmbimit ka qenė afėrsisht 103.9 lekė pėr euro, shifėr kjo, njė rekord historik.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Dilema: Po forcohet leku shqiptar apo po i bie vlera euros nė tregun e valutave?

    Pasojat e zhvlerėsimit tė qėllimshėm tė euros nga Qeveria

    Nga Ilir Meta

    Zhvlerėsimi i qėllimshėm i Euros ėshtė kthyer nė njė gangrenė tė rrezikshme pėr ekonominė shqiptare dhe veēanėrisht pėr eksportet dhe biznesin fason. Tė dhėnat e fundit nga kėta sektorė vijojnė tė jenė alarmante.

    Vetėm pėr njė periudhė njė vjeēare nga Janari 2023 deri nė Janar 2024, nė Shqipėri eksportet e tekstileve dhe kėpucėve ranė me 18.5%.

    Mė dramatike ėshtė rėnia e kėpucėve “Made in Albania” me 30%, krahasuar me njė vit mė parė, ndėrsa eksportet e tekstileve ranė me 7.8%.

    Nga 108 milionė Euro nė Janar tė 2023, eksportet nė 2024 u tkurrėn nė 88 milionė Euro.

    Vetėm pėr njė periudhė njė mujore, Janar 2024-Shkurt 2024 u raportuan 3000 vende pune tė humbura nė biznesin fason, ndėrsa sipas pėrfaqėsuesve tė kėtij sektori, nėse do tė vijojė kjo situatė e vėshtirė, projeksionet flasin pėr 25.000 vende pune tė humbura deri nė fund tė muajit Qershor 2024.

    Vetėm 4 miliardė Lekė ėshtė ndihma e qeverisė sė Rilindjes nėpėrmjet Garancisė Shtetėrore pėr biznesin fason, por kjo shumė ėshtė totalisht e pamjaftueshme, sepse tė dhėnat konfirmojnė se vetėm pėr shkak tė zhvlerėsimit tė Euros, nė njė vit, humbjet financiare nė kėtė sektor janė 110 milionė Euro.

    Kjo Garanci ėshtė vetėm njė manovėr mashtruese propagandistike, ashtu sicc ndodhi edhe me Garancitė gjatė pandemisė qė rezultuan dėshtime dhe mashtrime.

    Zhvlerėsimi i qėllimshėm i Euros nga ana e qeverisė po shkakton pasoja tė rėnda ekonomike dhe sociale. Ashtu edhe siē FMN konstatoi nė raportin e fundit, ky zhvlerėsim nuk ėshtė i shpjeguar plotėsisht nga bazat ekonomike.

    Tė dhėnat zyrtare pėr volumin e shkėmbimit tė Euro-s nė Lekė janė edhe mė tronditėse.

    Vetėm gjatė vitit 2023 nė Shqipėri u konvertuan 12 miliardė Euro, ndėrkohė qė kjo shumė nė vitin 2016 ishte 6.5 miliardė Euro, ndėrsa mesatarja historike e konvertimit tė Euros ka qenė 5 miliardė Euro nė vit!

    Rrėnimi ekonomik i eksporteve dhe biznesit fason dhe humbja e mijėrave vende tė punės ėshtė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e qeverisė sė Rilindjes, e cila ėshtė nxitėsja, bashkėpunėtorja dhe pėrfituesja kryesore e pastrimit tė parave tė pista tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    Emri:  auto_428610959_946366150191954_6479872930610590675_n1708601160.jpg

Shikime: 69

Madhėsia:  27.8 KB

    Emri:  auto_428611137_946366186858617_2946747098964142373_n1708601162.jpg

Shikime: 67

Madhėsia:  21.9 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė: Ja pse leku u forcua kundrejt euros

    Guvernatori Sejko: Arsyet e forcimit tė monedhės vendase

    Forcimi i kursit tė kėmbimit buron nga pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare e financiare me jashtė, ēka ka rezultuar nė rritje tė ofertės sė valutės nė tregun e brendshėm valutor.

    Nga Gent Sejko, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

    Emri:  Guvernatori-i-Bankes-se-Shqiperise-Gent-Sejko-1119-1.jpg

Shikime: 73

Madhėsia:  30.7 KB

    Pėr kėdo qė ka ndjekur zhvillimet ekonomike tė vendit, qoftė edhe me njė interes tė tėrthortė, ecuria e kursit tė kėmbimit ka qenė dhe mbetet njė ndėr temat mė tė diskutuara tė vitit 2023.

    Monedha jonė kombėtare, Leku, ka shfaqur njė rritje tė konsiderueshme tė vlerės sė saj kundrejt euros dhe monedhave tė tjera.

    Kursi mesatar i kėmbimit tė lekut kundrejt euros nė vitin 2023 ishte nė nivelin 108.7 lek/euro, nga mesatarisht 119.0 lek/euro gjatė vitit 2022.

    Kjo ecuri nėnkupton njė forcim vjetor tė lekut prej 8.7%.

    Emri:  Grafiku-1-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 68

Madhėsia:  29.1 KB
    Burimi: Banka e Shqipėrisė

    Arsyet dhe pasojat e kėtij fenomeni janė diskutuar gjerėsisht midis analistėve tė ekonomisė dhe grupeve tė interesit. Nė tėrėsi, diskutimi profesional pėrqendrohet nė dy tema kryesore.

    Sė pari, nėse forcimi i kursit tė kėmbimit bazohet nė pėrmirėsime reale dhe strukturore tė ekonomisė sonė, apo shpjegohet me arsye tė tjera, ku si hipotezė primare sugjerohet prania e flukseve tė larta hyrėse tė euros informale.

    Sė dyti, nėse ky zhvillim duhet pranuar si lėvizje drejt njė ekuilibri tė ri dhe mė tė pėrshtatshėm nė aspektin makroekonomik, apo nėse ai ėshtė njė zhvillim i dėmshėm pėr ekonominė dhe tregjet financiare shqiptare.

    Artikulli nė vijim synon tė paraqesė – edhe njė herė e nė mėnyrė tė pėrmbledhur – kėndvėshtrimin e Bankės sė Shqipėrisė mbi kėto ēėshtje.

    Mbi arsyet e forcimit tė kursit tė kėmbimit tė lekut

    Nė njė regjim tė lirė tė kursit tė kėmbimit, sikundėr aplikohet nė Shqipėri, dinamika e kursit ėshtė funksion i raportit tė kėrkesės dhe ofertės pėr valutė. Nė mungesė tė ndėrhyrjeve tė autoriteteve publike, ky raport diktohet nga forcat e tregut dhe u pėrgjigjet trendeve ekonomike e financiare tė vendit.

    I parė nė kėtė kontekst, forcimi i kursit tė kėmbimit tė lekut gjatė vitit 2023 sugjeron praninė e njė teprice oferte valute nė tregun e brendshėm valutor. Analiza e informacionit tė disponuar tregon se kjo tepricė ėshtė diktuar nga pėrmirėsimi i fortė dhe i vazhdueshėm i bilancit tė shkėmbimeve tregtare e financiare me jashtė gjatė dy viteve tė fundit.

    Nė njė kėndvėshtrim tė pėrgjithshėm, teprica e ofertės valutore nė tregun e brendshėm (Grafikėt 2 dhe 3) diktohet nga rėnia e shpejtė e deficitit tregtar dhe atij tė llogarisė korrente gjatė viteve tė fundit (Grafiku 2) dhe pėrmirėsimi i raportit tė financimit tė tij me Investime tė Huaja Direkte (Grafiku 3).

    Nė 9-mujorin e parė tė vitit 2023, llogaria korrente ka rezultuar pėr herė tė parė nė histori nė suficit (Grafiku 2, paneli majtas).

    Nė raport ndaj PBB-sė, suficiti korrent vlerėsohet nė 0.2%, ndėrkohė qė pėr tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, deficiti korrent ishte nė masėn 4.7% ndaj PBB-sė. Ky zhvillim pėrfaqėson njė pėrmirėsim tė shpejtė e tė paprecedentė tė bilancit tė jashtėm tė ekonomisė shqiptare, tė nxitur nga pėrmirėsimi strukturor i bilancit tė shkėmbimeve tregtare nė mallra dhe shėrbime (Grafiku 2, paneli djathtas).

    Emri:  Grafiku-2-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 72

Madhėsia:  20.6 KB
    Burimi: Banka e Shqipėrisė

    Paralelisht me pėrmirėsimin e bilancit tregtar dhe atė tė llogarisė korrente, Investimet e Huaja Direkte kanė pasur njė trend tė qartė rritės gjatė viteve tė fundit. Pėr pasojė, raporti i tyre ndaj deficitit tė llogarisė korrente ka pasur trend tė vazhdueshėm rritės (Grafiku 3, paneli majtas).

    Vlera pozitive e kėtij raporti tregon se flukset valutore tė gjeneruara nga Investimet e Huaja Direkte (hyrje valute) janė mė tė larta se deficiti i llogarisė korrente (dalje valute).

    Kjo dinamikė rezulton nė njė tepricė oferte nė tregun vendas dhe nė njė mbiēmim tė kursit tė kėmbimit.

    Gjithashtu, ky grafik sugjeron dhe dy konkluzione paraprake: (i) Shqipėria ka pasur historikisht njė tepricė hyrjesh valutore nė vend, ēka dikton dhe njė trend gradual forcimi tė kursit tė kėmbimit, dhe (ii) momentet e rritjes sė shpejtė tė kėtij raporti (periudha 2017 – 2018 dhe 2022 – 2023) pėrkojnė dhe me periudhat e forcimit tė shpejtė tė kursit tė kėmbimit tė lekut ndaj euros.

    Emri:  Grafiku-3-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 66

Madhėsia:  29.8 KB
    Shėnim: Pėr ēdo tregues, tė dhėnat janė ndėrtuar nė formėn e mesatares rrėshqitėse tė katėr tremujorėve tė fundit.
    Burimi: Banka e Shqipėrisė


    Nė njė kėndvėshtrim mė tė detajuar, trendi i dukshėm i pėrmirėsimit tė deficitit tė llogarisė korrente gjatė viteve tė fundit shėnon njė pėrmirėsim tė rėndėsishėm strukturor tė ekonomisė shqiptare.

    Ky deficit ka zbritur nga njė nivel mesatar prej 10% tė PBB-sė nė gjysmėn e parė tė dekadės sė shkuar, rreth njė niveli mesatar prej 3.5% nė vitet e fundit (Grafiku 4, paneli majtas).

    Pėr mė tepėr, ky pėrmirėsim strukturor ka pasqyruar reduktimin e deficitit tė eksporteve neto, rrugėtim i cili e ka zbritur kėtė deficit nga njė mesatare prej rreth 20% tė PBB-sė nė gjysmėn e parė tė dekadės sė kaluar, nė njė nivel prej mė pak se 4.5% tė PBB-sė nė nėntėmujorin e parė tė vitit 2023.

    Reduktimi i deficitit tė eksporteve neto gjatė kėsaj periudhe ėshtė diktuar nga rritja e eksporteve tė mallrave e shėrbimeve (Grafiku 4, paneli djathtas). Eksportet shqiptare janė rritur nga njė nivel mesatar prej rreth 28% tė PBB-sė nė gjysmėn e parė tė dekadės sė kaluar, nė 39% tė PBB-sė nė dy vitet e fundit.

    Emri:  Grafiku-4-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 79

Madhėsia:  45.5 KB
    Shėnim: Pėr ēdo tregues, tė dhėnat janė ndėrtuar nė formėn e mesatares rrėshqitėse tė katėr tremujorėve tė fundit.
    Burimi: Banka e Shqipėrisė


    Nė analizė tė fundit, reduktimi i deficitit tregtar dhe i deficitit tė llogarisė, rritja e tepricės sė valutės nė treg dhe forcimi i kursit tė kėmbimit, janė diktuar nga trendi rritės i eksporteve shqiptare dhe dinamika nė kohė e tyre.

    Ky trend filloi tė bėhet i dukshėm gjatė periudhės 2016 – 2018, u ndėrpre nga goditjet e tėrmetit dhe tė pandemisė dhe u rishfaq mė i fortė gjatė dy viteve tė fundit.

    Kjo dinamikė ilustrohet edhe nė Grafikun 5; paneli i majtė i tij pasqyron ecurinė e eksporteve ndaj PBB-sė dhe paneli djathtas ndryshimet vjetore tė tyre. Tė dy kėta tregues sugjerojnė njė rritje tė shpejtė tė eksporteve totale tė mallrave e shėrbimeve gjatė dy viteve tė fundit.

    Po ashtu, ky grafik sugjeron se rritja e eksporteve ėshtė diktuar, nė masėn mė tė madhe, nga rritja e eksportit tė shėrbimeve, ku turizmi zė vendin parėsor, dhe mė pak nga rritja e eksportit tė mallrave.

    Emri:  Grafiku-5-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 75

Madhėsia:  35.7 KB
    Burimi: Banka e Shqipėrisė

    Duke u fokusuar nė vitin 2023, arsyet e forcimit tė shpejtė tė kursit tė kėmbimit mbėshteten te pėrmirėsimi i shpejtė dhe mė i fortė se pritjet, i bilancit tė shkėmbimeve tregtare e financiare tė Shqipėrisė me jashtė. Nė kėtė drejtim, vėrejmė sa mė poshtė:

    -Llogaria korrente shėnoi suficit, pėr herė tė parė nė historinė ekonomike post-tranzicion. Ky suficit, i vlerėsuar nė nivelin 0.2% tė PBB-sė pėr 9-mujorin e parė tė vitit 2023, tregon njė pėrmirėsim tė dukshėm kundrejt deficitit prej 5.9% tė PBB-sė tė regjistruar nė vitin 2022.

    Arsyeja kryesore e pėrmirėsimit tė deficitit lidhet me rritjen e lartė tė flukseve hyrėse tė turizmit nė vend. Pėr 9-mujorin e parė tė vitit, tė ardhurat nga turizmi i sollėn ekonomisė shqiptare njė fluks valutor prej 2 miliardė eurosh, me rritje vjetore 46.6%.

    Ndikime tė mėtejshme pozitive kanė ardhur nga rritja e remitancave, tė cilat ishin rreth 676 milionė euro nė 9-mujorin e parė, me rritje vjetore 14.2%.

    -Investimet e Huaja Direkte qėndruan nė nivele tė larta, tė vlerėsuara nė rreth 08 miliardė euro nė 9-mujorin e parė, duke shėnuar njė rritje vjetore prej 10.6%.


    Arsyet:

    - Llogaria korrente shėnoi suficit, pėr herė tė parė nė historinė ekonomike post-tranzicion. Arsyeja kryesore e pėrmirėsimit tė deficitit lidhet me rritjen e lartė tė flukseve hyrėse tė turizmit nė vend

    - Investimet e Huaja Direkte qėndruan nė nivele tė larta, tė vlerėsuara nė rreth 1.08 miliardė euro nė 9-mujorin e parė, duke shėnuar njė rritje vjetore prej 10.6%.

    Emri:  Banka-e-Shqiperise-1-1119.jpg

Shikime: 73

Madhėsia:  55.0 KB

    Forcimi i kursit erdhi nga pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare e financiare me jashtė

    Kjo analizė mbėshtet pikėpamjen e shprehur nga Banka e Shqipėrisė se forcimi i kursit tė kėmbimit buron nga pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare e financiare me jashtė, ēka ka rezultuar nė rritje tė ofertės sė valutės nė tregun e brendshėm valutor.

    Megjithatė, kjo pikėpamje mbėshtetet edhe nga dy konsiderata tė tjera.

    Sė pari, analizat tona ekonometrike, tė bazuara nė modelin e paritetit tė pambuluar tė normave tė interesit (PPNI), si pjesė integrale e modelit tonė tė analizės dhe parashikimit, sugjerojnė se forcimi i kursit tė kėmbimit tė lekut ndaj euros ėshtė diktuar nė masėn mė tė madhe nga forcimi i kursit real tė kėmbimit, sikundėr ilustrohet nė Grafikun 5.

    Trendi forcues i kursit real tė kėmbimit ėshtė njė dukuri e njohur pėr vendet nė zhvillim, si Shqipėria, nė njė fazė konvergjence me partnerė tė mėdhenj e mė tė zhvilluar tregtarė, si Bashkimi Europian.

    Nė njė kėndvėshtrim teorik, forcimi i kursit real tė kėmbimit sugjeron njė tendencė konvergjence tė pagave e tė ēmimeve midis ekonomisė shqiptare dhe asaj tė Eurozonės.

    Ky ėshtė njė zhvillim i mirėpritur, pėr sa kohė ai mbėshtetet nė rritje tė produktivitetit nė ekonomi dhe nuk sinjalizon njė rėnie tė pėrgjithshme tė konkurrueshmėrisė sė ekonomisė shqiptare.

    Nė kėtė kontekst, vlen tė theksohet se trendi rritės i eksporteve, i mbėshtetur nga rritja e turizmit si pasojė e kėrkesės mė tė lartė nė kėtė sektor, pėrfaqėson dhe njė trend rritės tė produktivitetit tė ekonomisė, pėr sa kohė sektori i turizmit ofron vlerė tė shtuar dhe paga mė tė larta se mesatarja e ekonomisė shqiptare.

    Emri:  Grafiku-6-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 72

Madhėsia:  30.3 KB
    Burimi: Banka e Shqipėrisė

    Nė tė njėjtin kah me kursin real tė kėmbimit ka vepruar edhe rritja e besimit nė monedhėn tonė kombėtare, e kapur nė grafik nga reduktimi i primeve tė rrezikut, tė cilėt operatorėt ekonomikė kėrkojnė pėr tė ruajtur kursimet e tyre nė monedhėn tonė kombėtare.

    Nga ana tjetėr, diferenca e normave tė interesit midis lekut dhe euros, e cila pasqyron dhe politikat monetare pėrkatėse tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė Bankės Qendrore Europiane, ka njė efekt tė papėrfillshėm, madje tė kahut tė kundėrt nė forcimin e lekut.

    Sė dyti, analiza e tė dhėnave tė aktivitetit tė tregut valutor gjatė vitit 2023 nuk ofron asnjė indikator tė shmangies sė funksionimit tė kėtij tregu nga normaliteti. Nė tėrėsinė e tyre, vėllimet e transaksioneve nė tregun e brendshėm valutor janė nė linjė me vėllimin e tregtisė sė jashtme nė mallra e shėrbime.

    Sikundėr ilustrohet nė Grafikun 6, ky konkluzion ėshtė i vėrtetė si pėr kahun e lėvizjes sė kėtyre dy treguesve, ashtu edhe pėr faktin se vėllimi i kėmbimeve nė tregun valutor ka qenė e mbetet poshtė vėllimit tė raportuar tė tregtisė sė jashtme nė mallra e shėrbime.

    Nė kėtė kontekst, analizat tona nuk evidentojnė burime tė tjera, tė cilat kanė ndikuar nė mėnyrė materiale ecurinė e tregut tė brendshėm valutor, pėrpos atyre tė tregtisė sė jashtme.

    Emri:  Grafiku-7-BSH-1-1119.jpg

Shikime: 80

Madhėsia:  37.1 KB
    Burimi: Banka e Shqipėrisė

    Sė treti, forcimi i kursit tė kėmbimit nuk ėshtė diktuar nga shkalla e lartė e euroizimit tė ekonomisė. Nga njėra anė, ėshtė me vend tė theksohet se, pėrballė njė oferte tė rritur valute nė ekonominė shqiptare, njė politikė mė agresive drejt dekurajimit tė pėrdorimit tė monedhės euro nė favor tė asaj kombėtare do tė rezultonte nė njė forcim mė tė shpejtė tė kursit tė kėmbimit, dhe jo e kundėrta.



    ***

    Mbi pasojat ekonomike dhe reagimin e Bankės sė Shqipėrisė ndaj forcimit tė kursit kėmbimit gjatė vitit 2023

    Analiza e mėsipėrme sugjeron se ekonomia shqiptare ka pėrjetuar pėrmirėsime strukturore tė bilancit tė jashtėm tė saj gjatė dy viteve tė fundit. Kėto pėrmirėsime kanė diktuar forcimin e kursit real dhe nominal tė kėmbimit, drejt njė niveli tė ri ekuilibėr, mė tė pėrshtatshėm pėr fondamentet e saj.

    Nė harkun kohor tė dy viteve, kursi i kėmbimit tė lekut ndaj euros ėshtė forcuar me 10.2% nė terma (T1-T3 2023 kundrejt T1-T3 2021), ndėrsa vėllimi i eksporteve totale shqiptare ėshtė rritur me 80% pėr tė njėjtėn periudhė.

    Nė kėto rrethana, ecuria e kursit duhet parė si pasqyrė e suksesit qė kemi pasur nė rritjen e eksporteve dhe jo si premisė e dėshtimit tė tyre.

    Bazuar nė kėto premisa, mbiēmimi i kursit tė kėmbimit ka pasur njė efekt tėrėsor pozitiv pėr ekonominė shqiptare. Ky efekt ėshtė materializuar nė uljen e inflacionit, nė ruajtjen e fuqisė blerėse dhe tė vlerės sė kursimeve tė familjeve, si dhe nė kosto mė tė ulėta financimi pėr ekonominė shqiptare.

    Po ashtu, mbiēmimi i kursit tė kėmbimit ka ndihmuar qėndrueshmėrinė e stabilitetit financiar, nėpėrmjet mbėshtetjes sė bilanceve tė kredimarrėsve nė valutė dhe efektit pozitiv nė nivelin e kredive me probleme.

    Reagimi i Bankės sė Shqipėrisė ndaj zhvillimeve nė kursin e kėmbimit ka qenė dhe do tė mbetet gjithnjė i orientuar nga respektimi i objektivit tonė tė stabilitetit tė ēmimeve dhe konsistent me regjimin e lirė tė kursit tė kėmbimit tė aplikuar nė Shqipėri.

    Mė konkretisht, periudha e forcimit tė kursit tė kėmbimit ka pėrkuar me njė nivel tė lartė inflacioni dhe njė fazė normalizimi tė qėndrimit tė politikės monetare. Pėrkundrejt kėtyre presioneve, trendi forcues i kursit real tė kėmbimit mund tė marrė dy forma: ose forcim tė kursit nominal tė kėmbimit, ose rritje mė e shpejtė e inflacionit nė vend.

    Nė vende me regjim tė lirė tė kursit tė kėmbimit, forcimi nominal i monedhės ndihmon kėtė proces axhustimi, duke i mundėsuar ekonomisė tė absorbojė pasojat e forcimit tė kursit real, pa dėmtuar stabilitetin e ēmimeve.

    Pėr kėto arsye, luhatjet e kursit konsiderohen si njė instrument i rėndėsishėm i mekanizmit tė pėrshtatjes sė ekonomive ndaj situatave tė reja ekonomike e financiare, tė diktuara nga faktorė tė brendshėm apo tė huaj.

    Nė kėto raste, kursi i kėmbimit luan rolin e stabilizatorit automatik tė ekonomisė, pa pasur ndėrhyrjen e politikave restriktive monetare dhe fiskale, tė cilat kanė pasoja negative nė degė tė tjera tė ekonomisė.

    Nė vende me regjim fiks tė kursit tė kėmbimit, politika monetare duhet tė marrė njė qėndrim mė agresiv, duke rritur normat e interesit dhe duke dėmtuar sektorėt e tjerė tė ekonomisė, tė cilėt nuk janė tė orientuar drejt eksportit.

    Nė mbyllje, mund tė konkludojmė se forcimi i kursit tė kėmbimit – i cili ka buruar nga njė rritje e kėrkesės sė huaj pėr shėrbime shqiptare – ka ndihmuar nė kontrollin e inflacionit dhe ka mundėsuar njė normalizim mė gradual tė qėndrimit tė politikės sonė monetare.

    Pėr pasojė, ai ka ndihmuar ruajtjen e fuqisė blerėse tė familjeve dhe ka mbajtur tė ulėta kostot e financimit tė bizneseve dhe familjeve.

    Ndikimi

    Forcimi i kursit tė kėmbimit – i cili ka buruar nga njė rritje e kėrkesės sė huaj pėr shėrbime shqiptare – ka ndihmuar nė kontrollin e inflacionit dhe ka mundėsuar njė normalizim mė gradual tė qėndrimit tė politikės sonė monetare. Pėr pasojė, ai ka ndihmuar ruajtjen e fuqisė blerėse tė familjeve dhe ka mbajtur tė ulėta kostot e financimit tė bizneseve dhe familjeve.

    REVISTA MONITOR

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Dilema: Po forcohet leku shqiptar apo po i bie vlera euros nė tregun e valutave?

    Gratė e sektorit fason paguajnė njė ēmim tė lartė pėr forcimin e lekut

    Kritikėt thonė se qeveria nuk ėshtė duke bėrė mjaftueshėm pėr tė mbrojtur eksportuesit e produkteve tekstile nga forcimi i shpejtė i monedhės shqiptare. Shumica e punėtorėve tė kėsaj industrie janė gra qė rrezikojnė tė rrėshqasin nė varfėri.

    Nga Fjori Sinoruka

    Emri:  cartonized-fasoneri.jpg

Shikime: 57

Madhėsia:  55.2 KB
    Foto ilustruese nga njė biznes fason

    Nazmia punon nė sektorin e tekstileve prej vitit 2017, fillimisht nė qytetin bregdetar tė Durrėsit dhe mė pas nė Tiranė, duke prodhuar rroba pėr eksport. Gjithsesi gjatė muajit tė fundit, 58-vjeēares dhe kolegeve tė saj u ėshtė thėnė nė disa raste qė tė mos shkojnė nė punė, pasi nuk ka asgjė pėr tė bėrė.

    “U ktheva tė hėnėn, por nuk e di se si do tė shkojė,” thotė ajo.

    Pėr gratė shqiptare si Nazmia, industria fason ėshtė njė punėdhėnės i rėndėsishėm, por i goditur nga rritja e vlerės sė monedhės shqiptare, Lekut. Nė vitin 2016, njė euro vlente 140 lekė; nė janar tė kėtij viti vlente 117 lekė, ndėrsa kėtė javė zbriti nė rekordin e 104 lekėve.

    Disa kritikė thonė se forcimi i lekut ėshtė pasojė e sasive tė mėdha tė parave tė pista nė euro qė pastrohen nė Shqipėri, ku pjesa mė e madhe e rritjes ekonomike ėshtė e nxitur nė sektorėt e ndėrtimit dhe pasurive tė patundshme, tė cilėt janė tejet tė prirur pėr pastrim parash.

    Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Gent Sejko e ka pėrjashtuar mundėsinė e ndėrhyrjes pėr tė fenuar rritjen e lekut, ndėrsa qeveria i tha BIRN se ishte “nė proces negociatash” me bankat pėr lėshimin e njė garancie sovrane prej 4 miliardė lekėsh pėr tė mbėshtetur kompanitė fason qė kanė nevojė pėr kredi.

    Ndėrkohė, gratė e punėsuara nė industrinė e tekstilit po paguajnė njė ēmim tė lartė.

    “Gratė qė punojnė nė sektorin fason janė shpesh tė ekspozuara nga rreziku i varfėrisė,” thotė Xhuljane Uku nga Instituti i Kritikės dhe i Emancipimit Social, ICSE, i cili do tė publikojė njė studim mbi fenomenin mė 8 Mars, Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas.

    “Ndėrprerja e punės dhe orėt e reduktuara tė punės mund tė shkaktojnė probleme nė aftėsinė pėr tė mbuluar shpenzimet bazike tė jetesės,” shtoi ajo pėr BIRN.

    “Kjo mund ta pėrkeqėsojė situatėn e tyre ekonomike, duke sjellė mosmarrėveshje financiare dhe pasiguri pėr gratė dhe familjet e tyre dhe duke i futur ato nė njė cikėl nga i cili vėshtirė se mund tė dalin sėrish”.

    Pėr gratė e qyteteve tė vogla, vėshtirėsia ėshtė edhe mė e madhe.

    “Mbyllja e fabrikave fason apo reduktimi i numrit tė punonjėsve nė zonat periferike nėnkupton qė kėto punonjėse mund ta kenė tė vėshtirė tė gjejnė njė punė tjetėr krahasuar me qytetet e mėdha si Tirana, Durrėsi, Vlora apo Shkodra, tė cilat ofrojnė mė shumė diversitet nė tregun e punės,” shtoi Uka.

    Industri e paqėndrueshme

    Sipas tė dhėnave qeveritare, sektori fason punėson rreth 43 mijė persona. Por PROEKSPORT ALBANIA, e cila pėrfaqėson rreth 700 kompani tė prodhimit tė rrobave dhe kėpucėve vlerėson se numri ėshtė rreth 70 mijė.

    Vetėm gjatė kėtij viti, 4 mijė prej tyre e humbėn vendin e punės, i tha BIRN Edvin Prenēe, kreu i organizatės.

    “Sektori i prodhimit tė rrobave dhe kėpucėve ėshtė duke u pėrballur me njė kohė tė vėshtirė dhe me porosi tė reduktuara, pasi me kostot e shtuara tashmė e ka humbur konkurrueshmėrinė nė krahasim me vendet e tjera prodhuese,” tha ai.

    “Mendoj se njė qeveri e pėrgjegjshme, nė kohė normale, krijon politika ekonomike pėr tė mbėshtetur dhe dhėnė shtysėn e nevojshme sektorėve eksportues,” shtoi Prenēe.

    “Ajo qė nevojitet ėshtė lehtėsimi i politikave fiskale, mbėshtetje me likuiditet pėr rinovimin e impianteve prodhuese, likuiditet pėr blerjen e lėndėve tė para, certifikimi i produkteve dhe promovimi nė panairet ndėrkombėtare”.

    I pyetur pėr ndikimin social, Prenēe tha se zonat rurale janė mė tė goditurat pėr shkak se punėsimi varet nga sektori fason.

    “Mė tė prekur janė punonjėsit nė prag tė pensionit me produktivitet dhe aftėsi profesionale tė ulėta dhe shumica e kėtyre fabrikave janė nė zonat rurale, ku nuk ka mundėsi tė tjera tė zhvillimit ekonomik,” tha ai.

    Nė mungesė tė ndėrhyrjes sė shtetit, impakti social do tė pėrkeqėsohet, paralajmėroi Prenēe, ndėrsa bėri thirrje qė ēėshtja tė shihet si njė “problem kombėtar dhe jo si njė problem sektorial”.

    Eksportuesit e prodhimeve tekstile kanė bėrė thirrje tė vazhdueshme pėr mbėshtetje qeveritare. Nė shkurt, qeveria rishikoi buxhetin pėr tė miratuar njė garanci sovrane prej 4 miliardė lekėsh, rreth 38.5 milionė euro, pėr kreditė bankare tė kėrkuara nga sektori fason.

    “Oferta e qeverisė nuk ėshtė e mjaftueshme,” tha Zef Preēi, drejtor i Qendrės Shqiptare pėr Kėrkim Ekonomik, njė think tank me bazė nė Tiranė.

    “Masat e prezantuara nga qeveria janė jo vetėm tė pamjaftueshme, por edhe jashtė kontekstit, pasi industria tekstike nuk ėshtė njė industri e zhvilluar, por njė industri nė mbijetesė,” tha Preēi, ndėrsa shtoi se qeveria duhet tė zhvillojė politika pėr ta ndihmuar atė qė tė prodhojė lėndėn e parė nė vend si dhe nė kualifikimin e fuqisė punėtore.

    BIRN

Tema tė Ngjashme

  1. Bie vlera e euros karshi dollarit amerikan
    Nga Albo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2022, 08:49
  2. Jon Tarifa-Kengetari shqiptar ne tregun boteror
    Nga Jasmena nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-06-2017, 11:24
  3. Leku shqiptar ndėr vite
    Nga helios nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 13:51
  4. Rriten ēmimet e ushqimeve nė tregun shqiptar
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-02-2011, 18:56
  5. Nevojat per grure (miell) ne tregun shqiptar
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-10-2007, 09:40

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •