Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës!

    Blinken rithekson në Tiranë partneritetin SHBA-Shqipëri

    Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Tiranën, ku dha mesazhe për partneritet të fortë me Shqipërinë për sigurinë dhe kërkoi që reforma në drejtësi të ecë përpara. Ndërsa kryeministri Edi Rama apeloi për drejtuesit e Kosovës që të ecin në rrugën e dialogut me Serbinë.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  PHOTO-2024-02-15-18-48-58.jpg

Shikime: 333

Madhësia:  32.2 KB
    Blinken dhe Rama ne nje konference per shtyp

    “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, u drejtua shqiptarëve të enjten në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken duke cituar fjalimin e James Baker, sekretarit të parë të shtetit që ka shkelur në Shqipëri pas rënies së diktaturës.

    Një portret i madh i Baker dhe i 4 sekretarëve të tjerë të shtetit e mes tyre dhe portretet e presidentëve George Bush e Bill Klinton, që kishin vizituar më parë vendin tonë, kishin veshur muret e sallës ku Blinken dha një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

    “Kjo ka qenë e vërtetë 3 dekada më parë. Mbetet e njëjtë sot, do të mbetet e njëjtë dhe nesër”- shtoi Blinken, duke vendosur mesazhin e tij tek partneriteti i fortë mes dy vendeve si një partneritet strategjik në bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, NATO, konfliktin në Ukrainë dhe mikpritjen e qytetarëve afganë.

    “Ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se çka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne është në fakt kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin në mënyrë që të përfitojë si populli shqiptar edhe populli në SHBA, madje edhe përtej dhe si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”- tha ndër të tjera sekretari amerikan.

    Në këtë kontekst ai e quajti Shqipërinë një nga 10 kontributorët më të mëdhenj për frymë në Ukrainë dhe lajmëroi përurimin e bazës ushtarake amerikane në Kuçovë pas disa javësh.

    Takimi me Ramën erdhi pas një takimi të shkurtër me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë të krijiuara pas një reforme që u mbështet nga SHBA-të, për të cilën Blinken tha se ka dhënë rezultate.

    “Kemi diskutuar gjithashtu se si të vazhdojmë t'i bëjmë institucionet më demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë, por gjithashtu ne që kemi filluar të shikojmë rezultatet”- tha ai duke shtuar se është e rëndësishme që procesi i nisur të ecë përpara.

    Edhe kryeministri shqiptar vuri theksin tek partneriteti i sigurisë dhe tek reforma në drejtësi, ndërsa një pjesë të madhe të fjalimit ia dedikoi çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke bërë një apel për krerët e Kosovë që të jenë bashkëpunues me aleatët.

    “Pasi kemi diskutuar, unë dua ta përsëris apelin tim, apelin tonë për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar dhe të pa koordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në radhë të parë, në interesin e tyre dhe patjetër pastaj është në interesin e aleancës sonë”- tha Rama në fjalën e tij duke shtuar se veprimet e pakoordinuara nuk i shërbejnë të ardhmes.

    Ndryshe nga Rama, sekretari Blinken nuk e ceku këtë çështje në fjalën e tij, por kur u pyet për të tha se SHBA-të mbështesin procesin e dialogut të nisur nga Bashkimi Europian.

    “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe madje është shtegu i vetëm i duhur dhe ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet, që mundemi në mënyrë që të mbështesim të dyja vendet, ndërsa ata përshkojnë këtë shteg”- tha ai duke i mëshuar disa herë mesazhit që nuk duhet te punohet për të ardhmen në këtë proces.

    “Nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe të asaj që tejet shumë njerëz kanë përjetuar në vitet ‘90”- tha ai, duke shtuar se SHBA-të mbështesin përpjekjet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane

    Emri:  auto_b1171b75-c7ae-44c9-a00a-db8ff59144951708022239.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  25.7 KB

    Nga Andi Bushati

    Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blinken në Tiranë i ka hedhur një dush të ftohtë iluzioneve të tërë atyre opozitarëve që shpresojnë se SHBA nuk mbështet një regjim antidemokratik në Tiranë.

    Togfjalëshat, ‘një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë’, në adresë të Edi Ramës, i vunë kapak të gjitha pandehmave, se shefi i qeverisë që korruptoi zyrtarin më të lartë të FBI të rekrutuar ndonjëherë, ishte që prej asaj kohe i padëshiruar për këtë administratë amerikane.

    Prej kohësh, mes opozitarëve dhe kritikëve të autokratit shqiptar qarkullonte një besytni, e shprehur dhe publikisht, se skandali McGonigal e dogji njëherë e mirë Ramën në sytë e zyrtarëve të përtej Atlantikut. Dikush spekulonte se dhe dosja që po heton Dumani ishte direktivë nga Uashingtoni, të tjerë se Blinkeni nuk i kishte dhënë as dorën në OKB, e ndonjë tjetër se lobimi i Sorosit nuk po pinte më ujë.

    Jo nuk është kështu. Blinken jo vetëm erdhi në Tiranë, jo vetëm i thuri elozhe Ramës, por mbi të gjitha ai refuzoi të takohet me çdo lloj kundërshtari të tij brenda vendit.

    Pra mesazhi i vizitës së tij është i qartë: nëse nuk iu pëlqen Edi Rama, nëse besoni se ai është i korruptuar, nëse këmbëngulni se ai po grabit dhe shpopullon Shqipërinë, mos e llogarisni SHBA-në në betejën kundër tij. Në Uashington vlerësojnë më shumë ndihmën për afganët që u mbetën në derë, pasi nuk e eksportuan dot demokracinë drejt lindjes, bazën e Kuçovës të cilën mund ta përdorin pas muajit të ardhshëm, sesa skrupujt demokratikë të një vendi gjeopolitikisht të papërfillshëm.

    Edhe njëherë, idiotët e dobishëm që i besojnë në mënyrë idealiste moralit të hipërfuqisë dhe merakut të saj për mbarëvajtjen demokratike të Shqipërisë, me siguri që kanë mbetur të zhgënjyer. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nëse në arenën e madhe globale Blinken mund të lërë ndonjë trashëgimi, në historinë e këtij vendi ai do të ngulitet me aktin e non gratas, që përçau në mënyrë të pariparueshme opozitën, duke përmbyllur instalimin e një regjimi autoritar.

    Midis këtij akti dhe lavdeve të sotme është një histori e tërë. Aty duhen llogaritur përshëndetja për ‘fitoren historike’ të zgjedhjeve, ende pa dalë rezultati i masakrës elektorale të 2021-shit, kërcënimet për politikanët që manifestonin kundër qeverisë me flamuj amerikanë, urimin për zgjedhjen e gjykatëseve kushtetuese të bregut të Lanës, që më pas Venecia i konsideroi të paligjshme, mbylljen e syve për prishjen e marrëveshjes elektorale të 5 qershorit, e deri tek thirrjet për ngrënie bari.

    Pra shkurt, nëse regjimi i Ramës është ky që është sot, ai është i tillë edhe falë ‘carta bianca’-s amerikane.

    Për këdo që është i ndërgjegjësuar për këtë, vizita tetë orëshe e Antony Blinken nuk përbënte asnjë lajm. Ndërsa të tjerëve, që përkundin ëndrra për Amerikën shpëtimtare, aleatin tonë të madh strategjik, të cilit duhet ti bindemi verbërisht, mbetet një pikëpyetje: A i shpjegojnë ata dot fjalët: ‘një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë’, në adresë të Edi Ramës?


    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Welcome to monist Albania

    Emri:  auto_auto_berisha17016918991708001875.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  30.3 KB

    Nga Sali Berisha

    Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.

    Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo ëshzë e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.

    Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.

    Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, per korrupsion domethenses, 8 vite pasi kisha dhene dorheqjen nga çdo funksion.

    Ata e bene kete me qellimin e vetem qe te shuanin zerat qe denoncinin fuqishem mega aferat korruptive te Edi Rames lidhjet e tij te tmerrshme me krimin ne Shqiperi, rajon deri tek boset shqiptar te Sinaloa te Meksikes por edhe denoncimin e mbeshtetjes nga Edi Rama te projekteve serbo ruse ne rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosoves midis Serbise dhe Shqiperise.

    Ata e bene kete se ne kundershtuam me force projektin e Ballkanit te Hapur qe mbeshtetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur te Beogradit nga ana e tij ne samite nderkombetare per mos respektimin e sanksioneve te NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikunder kam shkruajtur ne letren time drejtuar Sekretarit Blinken ne maj te vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA, agjensite e saj apo te çdo vendi tjeter do paraqesin nje prove apo dokument te vetem per te faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.

    E verteta eshte se pas tre vitesh hetimesh intensive e te shumanshme qeveria, drejtesia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kane gjetur dot asnje prove fakt apo dokument qe te fajsojne Sali Berishen ndaj dhe une jam sot me urdher politik te Edi Rames, si asnje lider tjeter opozite nën arrest, por pa asnjë akuze dhe me nje proces ne shkelje te Kushtetues dhe ligjeve shqiptare por edhe te konventave nderkombetare te te drejtave te njeriut!

    Jam sot me urdher politik ne arrest shtepies si person ne hetim sepse dhendri im Jamarber Malltezi si njeri nga 510 mij qytetar shqiptar qe ne vitet 2006-2021 kane marre ne total me kethim dhe kompensim 1 miljard e 577 milion e 400 mij m2 tok ka marre dhe ai ne perputhje te plote me ligjin 410 m2 toke te familjes se tij te konfiskuar nga rregjimi komuniste 60 vite me pare (1 Link në fund)

    Monizmi ne Shqiperi eshte i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shume kohesh ju mohon 43 deputetve te opozites ne Parlament te drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare per megaferat e tij te medha korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, per superkandalin e Rama- McGonigal per te cilin ka nje gjyq neser ne Washington. Ai nuk pranon perfaqesuesit e tyre te zgjedhur ne komisionet parlamentar dhe me kontrollin e tij rreptë te tij mbi drejtesine dhe urdher publik te tij mban ne arrest shtepie pa akuze liderin e partise me te madhe opozitare duke shndërruar Shqiperinë vendin antar te NATO-s, ne Ugande apo Tunizine e Europes. Me kete akt Edi Rama vazhdon traditen e babait te tij biologjik ish-zevendesit të diktatorit Ramiz Alia qe firmoste ne gusht te vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik ne gjithe Europen Lindore, varjen ne litar si kundershtar politik te poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe miqt e Shqiperise ne SHBA dhe kudo ne bote se opozita shqiptare eshte sot me e vendosur se kurr te rivendos zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik ne Shqiperi bazuar pikerisht mbi vlerat e lirise per te cilat sekretari James Baker foli para 200 mije shqiptareve 33 vjet me pare.


    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Vizita e Blinken/ 'Fox News': Mundësia e shpërthimit të një konflikti në rajon brenda këtij viti është shumë e lartë

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2024-02-15_at_22.33.241708032860.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  47.5 KB

    Rrjeti televiziv amerikan, Fox News raporton se vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në rajon vjen në kohëra të turbullta.

    Rrjeti citon një diplomat, i cili thotë se mundësia e shpërthimit të një konflikti në rajon këtë vit është shumë e lartë.

    "Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Tiranë të enjten për të përforcuar rolin kritik të Shqipërisë në politikën e jashtme të SHBA-së në kohën më të trazuar në Ballkan në dekada".
    "Një diplomat i lartë me njohuri eksperte për rajonin tha për Fox News Digital se burime të besueshme pretendojnë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë.
    Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë në shënjestër Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën," raporton Fox News.

    "Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon," tha Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Blinken ndan foton nga takimi me krerët e drejtësisë, mesazhi që përcjell

    Emri:  Blinken.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  36.0 KB

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ndarë në rrjetin social “X”, një foto nga takimi që pati këtë të enjte me krerët e drejtësisë në Shqipëri.

    Në takim të pranishëm ishin kreu i SPAK Altin Dumani, drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, drejtuesi i ILD, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

    Në mesazhin e tij Blinken thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në bashkimin Evropian.

    Ai nënvizon se u takua me krerët e drejtësisë së re për t’i përgëzuar në progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit.

    “Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.

    Euronews

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Blinken: Muajin e ardhshëm hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë



    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me kryeministrin Rama, se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ardhshëm.

    Blinken përgëzoi Shqipërinë për kontributin e dhënë gjatë 15-viteve të aderimit të saj në NATO, duke e cilësuar si një partner të besueshëm.

    “Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Trupat shqiptare ndihmojnë për të ruajtur paqen në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO. Muajin e arhshëm do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 sjellin përvoja dhe aftësi të ndryshme, por secili ka të njëjtin angazhim që të ndihmojmë njër tjetrin dhe të sakrifikojmë. Vitet e fundit çdo vend i NATO ka rritur përqindjen për mbrojtjen në 2% të PBB, ndaj dhe aleanca sot është edhe më e fortë falë kësaj. Ne jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar për të mbajtur detyrimet e saj”, tha Blinken.

    Gjithashtu Blinken theksoi se pjesë e diskutimeve ishte dhe ndërtimi i bazës detare të NATO-s në Portin e Durrësit, por ndërtimi i saj varet nga plani i aleancës për shpërndarjen e aseteve dhe logjistikës.

    “Kur bëhet fjalë për bazën detare në Portin e Durrësit, kjo është diçka që ne e kemi diskutuar dhe do ta vazhdojmë ta diskutojmë përmes NATO-s dhe planit për vendosjen e aseteve”, tha Blinken.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Rama thumbon Kurtin në krah të Blinken: Me veprimet e njëanshme fiton ca vota, por…



    Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos ndërmarrin veprime pa u kordinuar më parë me aleatët strategjikë.

    Rama theksoi në fjalën e tij se çdo veprim i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme nga qeveria e Kosovës cënon marrëdhëniet që ajo ka me SHBA-të.

    Sipas kreut të qeverisë veprimet e njëanshme mund të shtojnë disa vota në politikën e brendshme, por nuk fitojnë të ardhmen.

    “Sot pasi kemi diskutuar, unë dua ta përsërisë apelin tim dhe apelin tonë për autoritetet e Prishtinës, që të mos bëjnë asnjë phap të pa konsultuar me aleatët tanë strategjikë, pasi është në radhë të parë në interesin e tyre dhe patjetër që është në interesin e aleancës sonë.

    Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen disa vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së jashtme, por nuk fitohet e ardhmja”, tha Rama.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Pse nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës? Përgjigjet sekretari Antony Blinken

    Emri:  ablinken.jpg

Shikime: 188

Madhësia:  23.0 KB

    Sekretari i shtetit Antony Blinken u pyet në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se përse nuk u takua me asnjë përfaqësues të opozitës në këtë vizitë të tij të parë në Shqipëri.

    Ai tha se pati kohë të zhvillonte disa takime, ndërsa shtoi se kur të kthehet do ketë mundësi të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të opozitës.

    “Kam pasur mundësi të takohem me një sërë njerëzish dhe grupesh të ndryshme përveç krye, ministrit, ministrit të punëve të jashtme dhe gjithashtu anëtarëve të kabinetit qeveritar.

    Kam pasur mundësi të takohem me disa prej personaliteteve të reformës në drejtësi dhe një grup të rinjsh që janë të angazhuar në programet tona të shkëmbimit.

    Kur të kthehem nga darka të cilës i detyrohem, do kem mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe me gjithë faktorët e ndryshëm. Mendoj se kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe këtë e kam bërë me shumë kënaqësi”,-tha Antony Blinken.

    Euronews

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Kulla mesazh Çanit: Shqipëria hyn zyrtarisht në luftë, ç’po ndodh me bazën e Kuçovës



    Gazetari Arian Çani ka lexuar në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, një mesazh që pretendonte se ia kishte dërguar eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, lidhur me arsyet e vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë.

    Në mesazhin që Çani lexoi, thuhej se Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në luftë kundër Rusisë dhe do të jetë në vijim aleati kryesor i SHBA-ve në këtë luftë të madhe.

    Ai shtoi gjithashtu, se në bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë, në muajt në vazhdim do të shohim përditë avionë të NATO-s, të drejtuar nga pilotë ukrainas, që do të stërviten aty.

    “Rëndësia e bazës është strategjike, sepse është baza ajrore më e madhe taktike e NATO-s në krahun jugor të saj. Praktikisht gjysma e frontit rus.

    Në javët dhe muajt e ardhshëm përditë do të shohim avionë ushtarakë të NATO-s me pilotë ukrainas që stërviten për luftë me Rusinë.

    Kjo nuk është çështje empatie, por interesi strategjik. Ne hyjmë në luftë dhe Shqipëria kthehet në aleatin kryesor të SHBA-ve në këtë luftë të madhe”, thuhej në mesazhin që Çani lexoi.

    Euronews

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama nën hetim nga FBI: Sekretari i shtetit amerikan viziton Tiranën në mbështetje të Ramës

    Veliaj takon Blinken, e njeh me transformimin e Piramidës: Dje simbol i izolimit, sot i teknologjisë

    Emri:  426490821_938880574273777_5134894725018137266_n-1536x1025.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  41.3 KB

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken. Veliaj e njohu zyrtarin e lartë ameriken me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. “Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

    Emri:  Screenshot 2024-02-15 at 11.15.46 PM.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  55.5 KB

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-09-2023, 14:41
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-06-2021, 00:56
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2021, 14:31
  4. Sekretari i shtetit amerikan Powell viziton Tiranen
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:29
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •