Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,794

    Për: Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!




    "Largoni sharlatanët nga Tv", Sazan Guri refuzon peticionin: Shqipja, gjuha më e vjeter në botë

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,794

    Për: Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!



    "Kanë shitur gjuhën shqipe te grekët dhe serbët", etimologu Nilo kundër akademikëve të shkencës

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    Përse Peticionistët nuk e duan Konkurencën dhe as Debatin Shkencor? (në vënd të replikës)

    Disa shkrime të ndonjë Peticionisti i cili si gjithë të tjerët, shumica e të cilëve kanë emër dhe poste dhe tituj nga e kaluara e lavdishme e diktaturës, por edhe nga miqësia e ngushtë e lidhur me klanet e ndryshme partiake, tregojnë edhe njëherë se këta nuk e duan as konkurencën dhe as Debatin shkencor dhe kërkimor, por as që duan të debatojnë me pretekstin se janë shumë më lart se të ashtuquajturit `sharlatanë`. Këta harrojnë se pikërisht studjuesit, researcher-it, kanë bërë zbulimet dhe jo ata të katedrave, dhe aq më pak të katedrave të cilat nuk egzistojnë më në Shqipëri ashtu si e kanë emërtimin por që sot quhen Departamente.
    Shkenca e Peticionistëve të sotëm dhe të miqve të tyre me grada shkencore, është ky realitet që kemi në çdo fushë të shkencës dhe të arsimit në Shqipëri, është pikërisht gjëndja ekonomiko-politike dhe shkencore e sociale që ka Shqipëria sot. Ky është rezultati i Shkencës së tyre. Po të përfshish aty edhe grindjet gërrmërret sa herë që u preket posti apo emri që kanë vendsour në shumicën e rasteve me miqësira dhe dallavere, atëhere del më e plotë se çfarë ka hequr Shqipëria si në Arsimin e lartë, shkencë, ekonomi, jurisprudencë, politikë, madje edhe në Histori e në linguistikë.
    Në se Shqipëria nuk është mire sot- qoftë për emigrimin, qoftë për `drainbrain`, qoftë për politikën, shkencën, arsimin, ekonominë, - kjo është pikërisht për faj të Peticionistëve, akademistëve dhe jo për faj të `sharlatanëve`.
    Është e vërtetë se të ashtuquajturit `sharlatanë` nuk kanë shumë grada shkencore, emër, pozita, por kanë një element që Peticionistët nuk e kanë ose janë bërë tashmë `impotentë`, - dëshirën për të ecur përpara dhe për të zbuluar të vërtetat, për të debatuar për të kërkuar.
    E rëndësishme është se nëpërmjet debateve, nëpërmjet konfliktit vjen zgjidhja qoftë e dëshëruar, qoftë e padëshëruar.
    Meqënëse polemikat që Peticionistët i quajnë debate popullore dhe jo shkencore janë ravijëzuar kryesisht në Historinë e Shqipërisë dhe në Linguistikë pra në vjetërsinë e gjuhës Shqipe si dhe në shtrembërimin, fshehjen, dhe harresën e shumë elementëve e fakteve që favorizojnë gjuhën Shqipe dhe historinë e Shqipërisë, tek ne është karakterisitke që - pasi një nga debatuesit fiton dhe mban postin,- menjëherë fshin dhe bën `delete` kundërshtarin.
    Përsa i përket botimeve me `impact factor` jashtë shtetit dhe vëndin e artikullshkruesit në artikullin përkatës, përsa i përket botimeve, qoftë të peticionistëve shqiptarë qoftë të `sharlatanëve` shqiptarë- një element është karakteristik: asnjë artikull nuk ka hyrë dhe nuk po hyn në punë në Shqipëri madje në asnjë lloj specialiteti. Thjesht artikulli bëhet për të thënë se `unë jam më i zoti se të tjerët`, por e vërteta është se -nëpërmjet artikujve të botuar qoftë jashtë e qoftë brënda vëndit pa ndonjë rezultat konkret dhe pa asnjë impakt shkencor- mund të merret një gradë shkencore, dhe më realja është se të rritet rroga në Shqipëri. Kjo gjë nuk ndodh në vëndet anglo-amerikane dhe në BE.
    Përsa i përket Debatit shkencor për të cilën flasin peticionistët, dua të pyes Peticionistët se kur është bërë ndonjëherë debat shkencor në Shqipëri? Në departamente? apo në Media? apo në portale dhe internet? Asnjëherë!
    Madje karakteristike është se debatet shkencore tek ne bëhen në lokale e taverna, ku në vënd që të bisedohet për argëtimin, bisedohet për `shkencë`, ose ndonjë nga këta peticionistët që janë më dhelpra nga akademistët e tjerë apo nga profesorët e tjerë me poste- hanë qyl nga ndonjë servil që do një gradë shkencore. Kjo është Shqipëria e Shkencës sot ku drejtojnë Peticionistët e ofenduar deri në palcë….
    Pra, ato nuk janë bërë debate por janë bërë: sharje, ofendimet, kalim nga problem i referimit në goditje `nën brez` për të mbuluar pamundësinë e argumentit, apo dhe më keq- duke bërë zhurmuesin.
    Madje edhe Konferencat `shkencore` në vëndin tonë janë më tepër një `show` ekperience, apo copy-paste të nxituar, apo kërkim fallco-imagjinar, por asnjëherë shkencor.
    Nga ana tjetër, përse këta peticionistë nuk dalin të bëjnë një debat shkencor në media, sepse më punimet e tyre me impakt factor, e kanë ndritur… dhe e kanë bërë Shqipërinë një vënd me emigrim masiv dhe të korruptuar, me një arsimim të mesëm dhe të lartë jashtë binarëve, pikërisht për shkak se mungon meritokracia dhe zinxhiri professional i cili duhet të konkurojë që të drejtojë.
    Kush ka hyrë në akademi? ata me punime shkencore të mirëfillta apo ato që kanë patur emër në kohën e diktaturës, apo ata që janë të lidhur me politikën? sigurisht këta të fundit janë akademistë. Shumë nga ata sociologë, filozofë, kanë qënë diktur mësues apo pedagogë të marksizmit apo të historisë së Partisë së punës, disa nga këta profesorë Peticionistë, kanë diploma vetëm të gjuhës së huaj dhe janë psikologë të mbaurar, filozofë të rrjedhur, avokatë e prokurorë pashkollë, apo të ardhur me katapultë nga politika etj, etj.
    Sisgurisht edhe tek `sharlatanët` e dënuar nga Peticionistët si të tillë, ka njerëz bosh por ka plot që meritojnë të ishin në Akademi të Shkencave jo për të marrë rrogën e për tu treguar të tjerëve se `unë që jam akademist duhet të më dëgjoni pa kushte si në ushtri`!!!?? Më e bukura është se në Shqipëri ka plot vënde edhe për akademistë të associuar….. në vënd që të quhen bashkëpuntorë kërkimorë se shkencë nuk bëhet në Shqipëri-të jemi me këmbë në tokë.
    Edhe debatet shkencore midis shkencëtarëve në perëndim (pa le më nëse do të bëheshin në Shqipëri…), kanë fallcitetet e tyre dhe besueshmëria është gjithashtu tek opinioni shkencor kryesisht se sa tek ajo çfarë përfaqëson idea shkencore që është hedhur për diskutim.
    Sipas Brian Martin botuar në `Social Epistemology` (Vol. 14, Nos. 2/3, 2000, pp. 201-209. ) Prapa Debatit Shkencor, Debati shkencor edhe jashtë shtetit ka disa të ashtuquajtura `asimetrira` si psh-
    -Debatet mund të jenë të inskenuara: Debatet shkencore janë një proces artificial veprimi dhe jo një shkëmbim spontan idesh,
    - Debatuesit jane koherente, pra një koherencë e këndvështrimit shpesh pasqyron një angazhim të thellë ndaj pozicionit të mbështetur - diçka e përhapur në shkencë, veçanërisht në mesin e shkencëtarëve elitarë (Mitroff 1974) - dhe nxitet nga vetë procesi i debatit, i cili penalizon ata që bëjnë lëshime.
    -Debatuesit janë atipikë për shumicën e avokatët për një pozicion, prandaj, një debatues mbresëlënës mund ose nuk mund të pasqyrojë cilësinë dhe thellësinë e mbështetjes për pozicionin e debatuesit: të gjykosh një çështje nga avokatët e tij më të talentuar është si të gjykosh aftësinë e një popullsie nga atletët e saj kryesorë.
    -Stili i debatit ndikohet nga audienca
    -Çështjet e trajtuara në debat pasqyrojnë prioritetet e debatit publik, pra një debat formal shkencor ka të ngjarë të zërë një terren të mesëm, për sa i përket përmbajtjes, midis çështjeve të trajtuara në biseda të rastësishme dhe në punime shkencore.
    -Të gjykosh kur një folës që është duke e dredhur, kërkon njohuri të pavarura
    -Anëtarët e audiencës nuk mund të minojnë lehtësisht një folës.
    -Një dimension tjetër i asimetrisë që vlen të përmendet përfshin statusin shkencor ose besueshmërinë e debatuesve. Asimetria kognitive mund të gjykohet, për shembull, duke pyetur "shkencëtarët e pavarur" të supozuar se cila anë mendojnë se ka argumentet më të forta shkencore.
    Së fundmi; `Ka një vlerë të konsiderueshme në debatet publike midis shkencëtarëve për çështje shkencore të diskutueshme, pasi ato detyrohen në çështje të hapura që rrallë trajtohen në mënyrë adekuate në revista dhe takime shkencore ose në forume jospecialiste` (https://documents.uoë.edu.au/~/bmartin/pubs/00se.html).
    Pra përfitimi nga një Debat shkencor është- Sfidimi i vazhdueshëm i teorive të pranuara i ndihmon shkencëtarët të vazhdojnë të marrin njohuri të vjetra dhe të dalin me ide dhe hipoteza të reja.Kjo kërkohet në Shqipëri por Peticionistët janë kundër……
    E parë në këtë kënd vështrim, dihet diferenca e debatevev publike me ato shkencore në Shqipëri është se nuk ka asnjë debat shkencor në Shqipëri por ka rrahje paragjykimesh, mendimesh, faktesh në publik nga profesionistë apo edhe nga amatorë të cilat zëvëndësojnë për fat të keq debatet shkencore.
    Dhe Peticionistët tallen duke parë nga maja e Olimpit -`amatorët sharlatanë`, por harrojnë se ata janë emëruar si të tillë dhe jo të zgjedhur bazuar në dosjet shkencore, harrojnë se nuk janë futur ndonjëherë në konkurse, , harrojnë se Akademia e Shkencave ka shmangur plot profesionistë të mirë -meqë po flasim për albanologjnë dhe linguistikën- të cilët mund të denjonin ti dëgjonin argumentet e tyre dhe jo ti tallnin , madje po kërkojnë nëpërmjet peticionit një budallallëk, censurimin e debateve.
    Kjo tregon edhe njëherë ADN nga kanë ardhur dhe çfarë duan të bëjnë- të mbrojnë të kaluarën. Por kjo gjë ngjason fort me atë që ka thënë diktatori Hoxha: `Jemi konservatorë -sepse duam të konservojmë lirië`….! tani mund të kuptohet fare mirë nga rezultati i Akademikëve dhe i realitetit shqiptar se nga e kanë ADN politiko-sociale këta peticionistë që kërkojnë asgjë më shumë se Diktatura- censurën. Jo të nderuar Peticionistë që e keni bërë lëmsh Shqipërinë këto 33 vjet të lidhura me diktaturën. Nëse diktatura lejonte konkurencën e kufizuar, sot Akademia në Demokracinë anarkike ku po jetojmë, lejon vetë censurën dhe rekomandimet politike.
    Jeni larg realitetit, dhe nuk janë të ashtuquajturit `sharlatanë`- narcisitët, por jeni ju që narcizimin tuaj e mbuloni gjethen e fikut të Adamit dhe të Evës.
    Hapini rrugë debatit shkencor, po ju a kërkojnë `sharlatanët` , dilni dhe shkatërroijini po ishit të zot, ose hiqeni gjethen e fikut ti tregoni botës se çfarë e drejton Shqipërinë Akademike.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,794

    Për: Përse Peticionistët nuk e duan Konkurencën dhe as Debatin Shkencor? (në vënd të replikës)



    Trondit Elena Kocaqi/ Rrënjët e gjuhës shqipe, dhe barriera në Shqipëri |

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,794

    Për: Intelektualët peticion mediave: Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!

    Mos u krijoni hapësira studiuesve amatorë e mendimit ndryshe!
    NGRIHET AKPADI KUNDËR Intelektualvë peticionist . e kan kopju nga linku.
    .https://www.forumishqiptar.com/threa...logjija-Sllave

    https://rs-lat.sputniknews.com/anali...anje-istorije/
    Populli serb më i vjetri - një përpjekje brutale për të falsifikuar historinë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 07-03-2024 më 08:23

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Imam Huseini a.s., sipas studiuesve perendimore
    Nga ArtanMasa në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2019, 11:40
  2. Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 00:13
  3. Liga amatore
    Nga drini fk 2004 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-05-2010, 12:41
  4. Foto amatore te Henes
    Nga baaroar në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 07:55
  5. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •