
Postuar më parë nga
Albo
Shqiptarët asnjëherë nuk kanë vuajtur nga injoranca pasi janë popull i zgjuar. Shqiptarët janë mbyllur në një kafaz, u është fshirë kujtesa historike me të parët e tyre, u është mohuar kultivimi i kulturës së tyre breznore të trashëguar që fillon me gjuhën shqipe, dhe janë rrjepur të gjallë vetëm se kanë dashur të mbrojnë me luftë fenë e të parëve të tyre. Injoranca mes shqiptarëve nuk është mall eksporti, është mall importi nga jashtë. Dhe ajo që po ndodh, ajo që i tmerron ata që u kanë mohuar shqiptarëve këto të vërteta nëpër arkivat e tyre sekrete, sot shqiptarët në lirinë e tyre po rrëmojnë ku të mundin për të mësuar të vërtetën e ndaluar.
Unë nuk jam i bindur ende që gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në botë dhe nuk ndaj një mendim me të. Por kjo nuk do të thotë, që ai shqiptar nuk ka të drejtë të paraqesë tezat e tija. Apo t'i botojë ato në libra, me shpenzimet e veta. Apo ti sjelli në faqet e forumit shqiptar apo ti mbrojë ne ekranet e televizioneve shqiptare. Ku është e keqja këtu? Ku është shkruar që një profesor apo një akademik ka më shumë liri fjale se sa ai shqiptari me 4 klasë shkollë? Në komunizëm, po. Në demokraci, të gjithë qytetarët shqiptarë gëzojnë të njëjtat të drejta. Ti e unë jemi të lirë të zgjedhim.
Askush nuk e mohon që gjuha shqipe është e lashtë. Askush nuk di të na thotë bindshëm e me fakte se kur lindi si gjuhë. Çfarë prova di ti që nuk i njohim ne të tjerët, që e diskualifikon gjuhën shqipe nga mundësia për të qenë gjuha më e vjetër në botë? Gjuhë të vjetra bota ka patur plot, por shumica e këtyre gjuhëve nuk fliten më sot. Ajo që e bën gjuhën shqipe interesante nuk është thjeshtë lashtësia e saj, por fakti që është ruajtur e trashëguar brez pas brezi deri në ditët tona. Pra është gjuhë e lashtë që vazhdon të flitet. Dhe unë jam i bindur për një gjë, që gjuha shqipe është çelësi që zbërthen misterin e të qenit shqiptar dhe të origjinës tonë. Dhe parë me këtë sy, unë shoh dy grupe interesash: grupet e interesave të atyre që duan të ndalin me çdo kusht zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve albanologjike (Edi Rama dhe qeveria e tij e shkrine institutin e Albanologjisë fare! Dhe kjo nuk është rastësi!) dhe grupit të shqiptarëve të thjeshtë, të apasionuar me kulturën e trashëgiminë e tyre shqiptare, për të mësuar të vërtetën.
Edhe një tezë komplet e gabuar është progres. Pasi si në çdo fushë, njerëzit e suksesshëm dështojnë 10 herë para se të jenë të suksesshëm një herë!
Albo
Krijoni Kontakt