Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2024
    Postime
    3

    Çmimet në socializëm

    Çmimet në socializëm

    Përshëndetje,
    këtu janë disa çmime nga fundi i viteve 1980.

    bukë 2,50 lekë
    buke e bardhe 2 lekë
    mandarina 1 kg 5 lekë
    birra 2,10 lekë
    hekurudha për kilometër 0,10 lekë
    sheqer 0,5 kg 4 lekë
    vere e kuqe 8 - 10 lekë
    margarinë 0.5 kg 6 lekë
    cigare 1.80 lekë
    kartolinë 1 lek
    reçel kumbulle 5,50 lekë per kavanoz
    mishi për kg 15 lekë

    ushtar 10 lekë
    nëntetar ~ 15 - 20 lekë

    Punonjesit kishin kategori e 7 paguheshin rreth 700 Deri 800 lek ne muaj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,929

    Për: Çmimet në socializëm



    Klan News - Çmimet në Shqipëri më të larta se mesatarja e BE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,929

    Për: Çmimet në socializëm

    Çmimet e ushqimeve në Shqipëri më të larta se në vendet e BE


    Ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në 2022-n, çmimet vijuan të rriten edhe në 2023-n. INTSTAT bëri të ditur se në dhjetor, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4%.

    Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8% nga 6,7% që ishte në vitin 2022.

    Ushqimet janë ato që kanë rënduar më shumë në shpenzimet e familjeve, pasi kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve. Familjet në Shqipëri, për shkak të të ardhurave të ulëta, shpenzojnë rreth 41% të buxhetit për ushqime, nga 13% që është mesatarja europiane.

    Rritja e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit ka qenë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, me eurozonën që në dhjetor kishte një inflacion prej 2.9%.

    Niveli i lartë i inflacionit bëri që banka e Shqipërisë të rrisë në fund të vitit të kaluar normën bazë edhe me 0.25 pikë përqind, duke e çuar në 3.25%. norma bazë është instrumenti kryesor që banka e Shqipërisë ka për të frenuar rritjen e çmimeve. Guvernatori paralajmëroi se politika monetare do të vijojë të mbetet e shtrënguar, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që norma bazë të arrijë deri në 4.5%.

    Nga erdhi rritja e çmimeve

    Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,38 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,51 pikë përqindje.

    Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,20 pikë përqindje.




    Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,21 pikë përqindje.

    Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 5,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Shëndeti” me 1,2% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3,3%.

    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 10,9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 6,7%, “mish” me 5,5%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,7%, “peshk” me 2,4%, etj.

    Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,1%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,1%./Monitor

    https://www.standard.al/2024/01/10/c...e-vendet-e-be/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2024
    Postime
    3

    Për: Çmimet në socializëm

    lakra e bardhë, karota 1 kg 1,50 lekë

Tema të Ngjashme

  1. ne socializem apo ne kapitalizem
    Nga ajzberg në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 14:06
  2. Cmimet Oscar!!!
    Nga Cold Fusion™ në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 00:27
  3. Çmimet Kombëtare të Letërsisë
    Nga shigjeta në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 20:33
  4. Eksperimenti Socializem
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 17:57
  5. Rriten cmimet e ushqimeve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 23:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •