Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    17 shkurt 2008 - Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë!

    Krerët e shtetit urojnë Ditën e Pavarësisë,nderojnë të gjithë kontribuuesit

    Emri:  Screenshot 2024-02-17 at 8.02.46 PM.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  44.9 KB

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, pas ceremonisë së ngritjes zyrtare të flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 16-vjetorit të shtetësisë, kanë uruar të gjithë qytetarët e Republikës për Ditën e Pavarësisë, derisa kanë përkujtuar të gjithë ata që punuan dhe u flijuan për këtë ditë.

    Presidentja e vendit ka thënë se sot shënohet e arritura më e madhe historike e popullit tonë, teksa ka këmbëngulur se Kosova asnjëherë nuk do të bëjë hapa prapa.

    “Shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall i pavarur, sovran i lirë e demokratik. Në këto 16 vite të shtetit tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe e vendosur për të treguar para botës që jo vetëm e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj por është edhe kontribuuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj. Dua të uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të çmuar që sot ne ta gëzojmë shtetin tonë, por në veçanti dua të kujtoj ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, që ne sot të jetojmë të lirë, të gjithë dëshmorët e kombit dhe martirët e republikës sonë”, ka theksuar presidentja Osmani.

    Ajo tutje ka theksuar se “sot e kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e Familjes Jashari dhe të gjithë ushtarëve UÇK-së në krye me kryekomandantin legjendar, Adem Jashari”.

    “Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, për shtetin që sot e gëzojmë e festojmë, dhe i cili do të vazhdojë të ecë përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”, ka shtuar Osmani.



    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se sot së bashku me presidenten e vendit, kryeministrin, kabinetin qeveritar, ushtrinë e ngritën flamurin e Republikës për nder të Ditës së Pavarësisë.

    “Kjo është dita më e rëndësishme e shtetit tonë, 16 vite më parë lindi Republika e Kosovës. Sot është jo vetëm ditë e festimit, por edhe e reflektimit, e falënderimeve dhe mirënjohjeve. Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë dhe martirë që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe për të gjithë ata veprimtarë e aktivistë politikë të cilët nuk kursyen asgjë që shteti jonë të krijohet. E padyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët na ndihmuan që të lind Republika e Kosovës. Prandaj gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës kjo ditë e rëndësishme”, ka thënë Konjufca.

    Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti rikujtoi se para një muaj u përkujtua 25 vjetori i masakrës së Reçakut, derisa pas tri javësh tha se do të përkujtojmë 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, e pas katër muajsh do të shënohet 25 vjetori i çlirimit.

    “Pra, rezistenca e çlirimi i paraprinë pavarësisë, të cilën e gëzojmë sot dhe e forcojmë nëpërmjet institucioneve të shtetit, zhvillimit ekomomik, progresit demokratik e shoqëror. Ky 16 vjetor e zë Kosovën me pasaportë të fuqishme si asnjëherë më parë, duke mundësuar që qytetarët e saj të lëvizin të lirshëm në 35 vende. Gjithashtu edhe në aspektin ekonomik, demokratik por edhe në aspektin e sigurisë dhe të integritetit mund të themi, e duhet të themi se republika jonë e përbashkët asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, e sigurt e lirë dhe demokratike”, ka theksuar i pari i ekzekutivit.

    Tutje Kurti iu shprehu lavdi e mirënjohje të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që punuan e u flijuan për Republikën e Kosovës.

    “Duke i përkujtuar ata, ne ja përkujtojmë vetes edhe çfarë çmimi të lartë kemi paguar për të arritur këtu, por edhe njëkohësisht edhe rrugën që do ta vazhdojmë sigurisht drejt integrimeve evropiane e euroatlantike, për çka një falënderim i veçantë shkon partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtar që na mbështetën e na ndihmuan. Të arriturat i mbrojmë, sfidat i tejkalojmë e sukseset i shtojmë bashkë. Gëzuar”, ka theksuar Kurti para medieve pas ceremonisë së ngritjes së flamurit të shtetit.

    RTK

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Jetmiraaa (18-02-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 17 shkurt 2008 - Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë!

    Rrugëtimi i Kosovës për pavarësi, datat dhe ngjarjet që shënuan historinë

    Emri:  UCK-2.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  54.6 KB

    Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare, në Prishtinë konsiderohen si datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës. Përpjekjet e popullatës me shumicë shqiptare për liri datojnë për një shekull. Por teksa përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur datojnë për një kohë të gjatë, ato kanë marrë forma më konkrete të organizimit nga fundi i viteve ‘90-të, atëherë, kur edhe filloi lufta çlirimitare e UÇK-së.

    Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare në vitet 1997-1999

    Më 28 nëntor 1997 Në varrimin e mësuesit, Halit Geci, i vrarë nga forcat policore serbe, do të ishte dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dilte hapur, për herë të parë në publik. Tre luftëtarë të UÇK-së, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi do të shfaqeshin para masës që ishte mbledhur për ta varrosur mësuesin Geci, në Llaushë të Skënderajt.

    Ata do të bënin me dije se do të ishin ata, luftëtarët e UÇK-së, që do të mbronin popullin e Kosovës nga dhuna dhe terrori që Serbia po e ushtronte ndaj popullit të Kosovës.

    Rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij u bë simbol i luftës çlirimtare, duke i dhënë një hov të madh kësaj lëvizje e cila filloi të shtrihej gjithandej nëpër Kosovë.

    Reçaku në anën tjetër mori vëmendje ndërkombëtare duke futur çështjen e Kosovës drejt një zgjidhjeje. Masakra e Reçakut, përshpejtoi përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kjo pasi që Serbia po kryente krime kundër popullsisë civile. Rezultat konkret ishte Konferenca e Rambujes, e mbajtur në shkurt-mars 1999, ku edhe u propozua një marrëveshje e cila u nënshkrua vetëm nga pala kosovare. Refuzimi i palës serbe, solli edhe atë që ishte paralajmëruar; bombardimet e NATO-së, kundrejt caqeve të ushtrisë serbe.

    Pas 78 ditësh bombardime, gjeneralët e Sllobodan Millosheviçit, nënshkruan kapitullimin, në Kumanovë më 9 qershor 1999. Në këtë marrëveshje u caktuan një sërë kushtesh, por nga më të rëndësishmit ishte largimi i plotë i ushtrisë dhe policisë serbe nga territori i Kosovës. Ndërkaq, më 10 qershor u miratua nga OKB-ja edhe rezoluta për Kosovën, e njohur si rezoluta 1244.

    Pas luftës, Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtar edhe pse kishte pjesëmarrje në qeverisjen e vendit. Trazirat e marsit 2004, sollën në Kosovë ambasadorin Kay Eide, i cili dha një raport të detajuar rreth gjendjes në Kosovë, dhe nënvizoi faktin se ishin pjekur kushtet që çështja e Kosovës të ecte drejt zgjidhjes finale.

    Si rezultat i kësaj, filloi ai që njihet si procesi i Vjenës, ku u zhvilluan 16 takime, për çështje të ndryshme. Në krye të negociatave ishte ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahttisari. Në fund ai doli me një pako e cila do të bëhej baza e vetë pavarësisë së Kosovës. Pala serbe edhe këtu nuk pranoi atë që iu ofrua.

    Më 17 shkurt të vitit 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Kjo ëndërr ka 16 vite që po jetohet çdo ditë. Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë.

    Viti 2023, ishte situatë mjaft e vështirë për Kosovën pas sulmit terroristë serb në veri, ku mbeti i vrarë një Polic i Kosovës dhe u plagosën disa të tjerë.

    Euronews

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Jetmiraaa (18-02-2024)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 17 shkurt 2008 - Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë!

    “Sakrifica e Jasharajave”, përlotet Goxhaj: I lumtur për brezat e lindur në pavarësi



    Sot Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë, e për këtë rast homazhe janë mbajtur në kullën e familjes së Jasharajve, të cilët u sakrifikuan për liri.

    Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është përlotur në studion e Euronews Albania, ndërsa në një lidhje direkte nga kulla e Jasharajve gazetari Ardit Hoxha intervistoi një djalë të vogël i cili tha “Adem Jashari ka luftuar për ne, e duam të gjithë shqiptarët”.

    Goxhaj i përlotur tha se është ndjesi e madhe të shikosh që brezi që ka lindur në Kosovën e pavarur, arrin ta ndjejë sakrificën e Jasharajve për lirinë.

    “Është emocionuese që brezi që ka lindur në dekadën e fundit, arrin ta ndiejë këtë sakrificën e Jasharajve. Sakrifica e Jasharjave është sakrifica e Kosovës, për liri. Kjo Pavarësi nuk ka lidhje me Jasharajt. Ai është pjesë e grupeve të para të stërvitura në Republikën e Shqipërisë, pas veprimeve të dhunshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2 korrik 1990 në Prishtinë dhe pas kushtetutës së Kaçanikut.

    LDK organizoi grupet e para për tu stërvitur në republikën e Shqipërisë, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend i OKB që e njohu pavarësinë e Kosovës në 1991. Në atë kohë filluan trupat e para të armatosura. Këto ishin bërthamat e para që ngritën frymën e armatosur e thanë “liria vjen me luftë”. Adem Jashari bashkë me familjen e tij është viktimë e kësaj vendimmarrje, sakrificë e jashtëzakonshme. Bernard Kouncher ka thënë se nëse do kishte një çmim Nobel për këtë gjë, do i takonte pa diskutim kësaj familje.

    Euronews

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Jetmiraaa (18-02-2024)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: 17 shkurt 2008 - Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë!


    Kosova Jonë e Ëmbël.
    Festofsh sot & 100 Vite ������
    Një ëndërr e bërë realitet.
    U bëra pak nostalgjike .

Tema të Ngjashme

  1. 17 shkurt 2023 - Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-02-2023, 17:33
  2. 17 shkurt 2008 - Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2021, 10:45
  3. 17 shkurt 2013: Kosova feston 5 vjetorin e pavarësisë
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 16-03-2013, 16:48
  4. Po përgatitet Akti i Pavarësisë së Kosovës Shkurt 2008
    Nga AneriM në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2008, 14:44
  5. 12 qershor - Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes së NATO-s
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 20-06-2005, 08:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •