Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Të gjitha partitë opozitare krijojnë një front të bashkuar kundër Edi Ramës. Mungon Lulzim Basha.

    Krijohet për herë të parë koalicioni i madh opozitar, Basha nuk merr pjesë

    Emri:  opo-750x500-1.jpg

Shikime: 321

Madhësia:  43.8 KB

    Këtë të premte u krijua Federata e Opozitës së Bashkuar. Pjesë e kësaj federate janë partitë parlamentare; PD e dy grupimeve të Berishës dhe Bardhit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, PBDNJ e Vangjel Dules, Partia Agrare e Agron Dukës si dhe shumë parti të tjera.

    Burime për mediat bëjnë me dije se Mediu dhe Duka ditën e djeshme kanë njoftuar dhe deputetin e PD, Lulzim Bashën për platformën e tyre të bashkimit të opozitës në një “Federatë”. Deri më tani Basha nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimin që ka ardhur nga aleatet historik të PD-së.

    Ndërkohë është zbardhur edhe marrëveshja që do të firmoset sot, ku parashikon institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

    Emri:  Capture-120.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  53.6 KB

    PLATFORMË POLITIKE E FEDERATËS SË OPOZITËS SË BASHKUAR 2

    Ne, përfaqësuesit e partive opozitare:

    Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATOs, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm që për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partneritet të qëndrueshëm me SHBA, BE dhe vendet e NATOs;

    Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet;

    Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesionistë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshkitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsionin, krimin dhe drogën, persekutime, arrestime dhe burgosje politike të liderëve të partive opozitare;

    Duke vlerësuar si jetike pjesmarrjen e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;

    Duke mbajtur në konsideratë mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e të drejtave kushtetutese të deputetëve të opozitës në Parlament, mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

    Duke qenë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

    Deklarojmë sa më poshtë:

    Institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.
    Rikonfirmojmë vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike.
    Shpallim:
    i) “garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe
    ii) “nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”,
    si dy prioritete kryesore të axhendës politike të opozitës.

    Emri:  Capture-120.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  53.6 KB


    Burimi: Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të gjitha partitë opozitare krijojnë një front të bashkuar kundër Edi Ramës. Mungon Lulzim Bash

    Bardhi: Përçarja e opozitës ishte dhuratë për Ramën, bashkë për të rrëzuar qeverinë!

    Emri:  gazemnd-bardhi3-770x417-1.jpg

Shikime: 157

Madhësia:  22.0 KB

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së partive të opozitës për krijimin e konfederatës.

    Ai tha se kjo është një alternativë serioze dhe e besueshme për shqiptarët.

    “Së pari besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën. Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramë dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës.”, tha Bardhi.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të gjitha partitë opozitare krijojnë një front të bashkuar kundër Edi Ramës. Mungon Lulzim Bash

    Vangjel Dule: Objektivi i marrëveshjes, votat e diasporës dhe listat e hapura

    Emri:  VANGJEL.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  20.2 KB

    Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se marrëveshja e sotme mes partive politike opozitare konsiston te dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës, dhe listat e hapura.

    Po ashtu Dule tha se duhet të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore.

    “Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për t’i paraprirë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbështetet te vota e lirë. Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara. Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike.”, tha ai.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Lulzim Basha jep dorëheqjen
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-03-2022, 14:52
  2. Lulzim Basha, kryetari i ri i PD
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-09-2013, 14:10
  3. Krasniqi takon partitë opozitare !!!
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 09:40
  4. A duhet te bashkohen te gjitha partite politike shqiptare ne Maqedoni ne nje te vetme
    Nga white-knight në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-09-2008, 21:30
  5. Irani e Siria në një front kundër SHBA.
    Nga BlueBaron në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 00:43

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •