Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    266

    Përse gazetari Tucker Carlson quhet i radikalizuar nga Mediat Perëndimore?

    Gjithkush mund ta njohi sot gazetarin, komentatorin, dhe shkrimtarin Tucker (Swanson McNear) Carlson, pasi ai mori në intervistë Presidentin e shumë përfolur Putin në Moskë para disa ditëssh.
    Intervista e tij në fillim u dha në Twitter dhe pastaj shpërnda kudo në botë. Sigurisht u prit jo mirë nga perëndimi madje dhe nga kolegët e tij amerikanë, ndoshta nga zilia sesa nga ndonjë parim liberal-demokratik perëndimor. Sigurisht intervista e tij me Putinin mund të bëhej edhe nga gazetarë të tjerë perëndimorë amerikanë apo të BE, por u bë nga Tucker Karlson dhe ndoshta fati që i ra atij të bënte një intervistë serioze për të pasqyruar në botë variantin rus të ngjarjeve të luftës më Ukraninën, po përsëritet historia e Kristofor Kolombit me vezën kur para lundërtarëve të tjerë të cilët i përmëndën Kolombit se edhe ata mund ta bënin zbulimin e Amerikës- Kolombi i pyeti nëse ndonjëri nga ata do të mund ta vinte në pozicion vertikal vezën e freskët të pulës. Asnjëri nuk e vendosi dot në pozicion vertical, sepse veza nuk mund të qëndrojë ashtu. Kolombi pasi pa se asnjëri nuk e vendosi dot- ai e theu vezën, dhe veza qëndroi vertikalisht,
    Atëhere u dëgjuan britmat e zemëruara të lundërtarëve që thoshin- po edhe ne mund ta bënim një gjë të tillë….!!?? -Po përse nuk e bëtë? u përgjigj Kolombi.
    Kështu pra dhe me marëdhëniet e Gazetarit Tucker Carlson me kolegët e tjerë. Sigurisht kjo mbetet njëra anë e problemit.
    Dihet që transparenca e lidhur me lirinë e shtypit në perëndim në rastin kur ndërhyn Politika , atëhere kjo transparencë dhe liri kufizohet deri në pikën që kërkon politika e demokracisë liberale perëndimore të pasqyrohet. Ky ishte problemi që haset sot jo vetëm në politikat perëndimore sepse në shtetet e tjera sipas Perëndimit- ato jo- demokratike,- nuk ka transparencë dhe liri shtypi.
    Në pikën e luftës në Ukrainë të dy palëve u intereson kufizimi i transparencës dhe i lirisë për shkak të dëgjimit të palës që drejton vëndin dhe ekonominë.
    Pra kur ndeshet Media e lirë madje dhe drejtësia me Politikën- gjithmonë fiton politika si më e forta, pra nuk ka Liri absolute shtypi dhe të drejtash. Pra Ka vetëm liri deri kur nuk preken të drejtat e tjetrit.
    Kjo i ndodhi edhe Tucker Carlson pas intervistës me Putin.
    Ky person është një komentator dhe shkrimtar politik konservator amerikan, i cili drejtoi emisionin e bisedave politike të natës Tucker Carlson Tonight në Fox News nga viti 2016 deri në 2023. Që kur kontrata e tij me Fox Neës u ndërpre, ai ka pritur Tucker mbi X. Një avokat i ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Carlson është përshkruar si "ndoshta përkrahësi i profilit më të lartë të 'Trumpizmit'" dhe si "zëri më me ndikim në mediat e krahut të djathtë, pa asnjë të dytë të ngushtë" (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Tucker_Carlson).
    Intervista me Putinin u pa dhe u dëgjua që ditën e parë nga mbi 70 milion njerëz dhe vazhdon të shihet e të dëgjohet, ku u dëgjuan justifikimet e Putinit për agresionin në Ukrainë i cili spjegoi se agresioni në Ukrainë kishte filluar që në 2014 kur u bë grushti i shtetit sips Putinit nga CIA amerikane, dhe u largua me dhunë Presidenti i atëhershëm Janukoviç, si dhe nuk u miratuan dy marëveshjet e Minskut të cilat u firmosën edhe nga BE (Gjermani Francë Ukrainë), por nuk u zbatuan, dhe si pasojë u dëmtuan rëndë popullsia rusisht folëse e Ukrainës lindore kryesisht në të katër gubernat që miratoi Moska si pjesë të Rusisë kur ndërhyri ushtarikisht në 22 shkur 2022 në Ukrainë `për të marr tokat që i përkisnin`.
    Duke njohur pretendimet ruse, Tcker Carlson gjatë intervistës që zgjati mbi dy orë në Moskë- i u përgjegj kolegëve të tij perëndimore dhe disa politikanëve të zemëruar amerikanë si ai `nuk shkoi në Moskë për të promovuar Putinin`, por për të dëgjuar variantin rus të ngjarjeve.
    Ndërsa kritikave nga kolegët e tij dhe Politikanët amerikanë, ai gjatë qëndrimit në Dubai në Samitin e Qevrive Botërore dje, u përgjegj:
    ``Më intereson çfarë mendon Zoti për mua, çfarë mendon gruaja ime për mua dhe çfarë mendojnë katër fëmijët e mi për mua dhe se reagimi i kolegëve të tij të medias për intervistën e tij nuk është diçka e madhe, pasi ai nuk do të darkonte gjithsesi me ta``.
    Për intervistën me Putinin ai deklaroi: ``Shkova sepse ndjeva se shumica e amerikanëve në emër të të cilëve po bëhet e gjithë kjo nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh dhe nuk dinë asgjë për djalin me të cilin supozohet se janë në luftë jozyrtarisht. Dhe thjesht ndjeva se puna ime, nëse kam një punë në këtë botë, është t'u sjell informacion njerëzve që ata të vendosin. Dhe kështu doja intervistën më të gjatë.
    (Sepse) Kur një gazetar amerikan interviston dikë si Vladimir Putin, qëllimi i intervistës ishte të thoshte:
    Unë jam një person i mirë dhe ju nuk jeni. Dhe ajo intervistë kishte për qëllim kolegët e tij në redaksitë në Shtetet e Bashkuara. Unë jam një person i mirë. Pse je njeri kaq i keq? Ju jeni duke kryer gjenocid. Mirë?
    Kjo nuk është frytdhënëse dhe sigurisht që nuk është roli im. `` ((6) ignorance, the root and stem of all evil on X: "After Putin - Tucker Carlson at the Ëorld Government Summit in Dubai i care ëhat God thinks of me, ëhat my ëife thinks of me, and ëhat my four children think of me. Tucker Carlson says his media colleagues' reaction to his intervieë is no big deal, as he ëouldn't have dinner… https://t.co/qLËxOVQbih" / X (tëitter.com).
    Interesante ishte dhe komenti i Elon Musk i cili në përgjigje të akuzave të një gjyqtari amerikan kundër gazetarit Tucker Carlson i cili tha se -ky gazetar që do të intervistojë Putin duhet futur në burg-Elon Musk në kundër përgjigje, shkroi në twitter se - `në burg duhet të shkojë gjyqtari`!!!
    Në përfundim mendoj se liria e të shprehurit të mendimeve nuk është e pakufizuar kur bëhet fjalë për radikalizëm dhe ekstremizëm por kjo liri duhet paraqitur edhe kur kemi të bëjmë me opinione dhe alternativa të ndryshme të ngjarjeve, sepse nëse nuk do të veprohet kështu por media e lirë të vazhdojë shprehë vetëm anën e një politike dhe jo të politikave të tjera, atëhere nuk jemi larg , madje jemi shumë afër veprimeve të kufizimit të lirisë së shprehjes nga ana e ish
    Diktattorit shqiptar, si ajo e neneve `Agjitacion dhe Propagandës anti parti`, dhe e nenit famëkeq 55.
    Veprimi i intervistimit të një Presidenti si Putin nga ana gazetarit serioz Tucker Carlson pavarësisht kritikave nga të gjitha anët, kritika si ata që janë `më katolik se Papa`, për të treguar besnikëritë para politikave që japin paratë dhe politikave që drejtojnë, veprimi i gazetarit Carlsson Tucker tregon se gazetaria perëndimore akoma ruan vlerat saj të lirisë së shprehjes dhe të mendimit të pavarur.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse gazetari Tucker Carlson quhet i radikalizuar nga Mediat Perëndimore?

    Akti i gazetarit Tucker Carlson ishte i guximshëm dhe historik, pasi ai pati guximin që të bëjë punën e tij si gazetar, dhe të intervistojë Vladimir Putin. Jo vetëm populli amerikan por gjithë bota Perëndimore duhet të dëgjojë e mësojë qëndrimin rus. Në çdo konflikt, ka gjithmonë dy ose më shumë variante të ngjarjeve, dhe e vetmja mënyrë për të dalë tek e vërteta është t'i dëgjosh me vëmendje qëndrimet e të gjitha paleve, e të gjykosh e peshosh pretendimet e tyre, për të parë se cila palë thotë të vërtetën apo cila palë gënjen. Këtë detyrë në një shoqëri demokratike, e luajnë gazetarët. Gazetarët janë ata që e kanë për detyrë t'ia servirin publikut qëndrimet e të gjitha palëve. Por sot në Perëndim, kjo nuk ndodh. Jo vetëm që nuk ndodh, por ekziston një censurë e till mendimi, sa nuk rëndësi se çfarë kanali lajmesh shikon në televizor apo cilën gazetë lexon, të gjitha mbajnë të njëjtin qëndrim të koordinuar kundër Rusisë pa lejuar as mediat ruse apo krerët e shtetit rus të shpjegojnë qëndrimet e tyre për publikun Perëndimor.

    Me pak fjalë, fakti që edhe 2 vjet pas konfliktit asnjë gazetar në Perëndim nuk intervistoi Putin apo diplomatët rusë, por krijuan mitin e Zelenskit të Ukrainës sikur ky të ishte një alien i gjithëditur i rënë nga qielli e jo një humorist që bënte për të qeshur shikuesit ukrainas e rusë në ekranet televizive. Kjo dëshmon që mediat e lira në Perëndim kanë vdekur me kohë por nuk janë varrosur. Qëndrojnë të pakallura nën dhe si për të krijuar mirazhin e ekzistencës së shtypit e mediave të lira. Ato janë 100% të komanduara nga shërbimet sekrete të vendeve të tyre.

    Përse gazetarët e sulmojnë Tucker Carlson?

    Tucker Carlson është në një mision: të kërkojë e ndjeki të vërtetën këmbë pas këmbe, e ta shprehi atë të vërtetë që mendon dhe beson lirshëm. Kjo "superfuqi" e tij për të thënë të vërtetën në publik, nxjerr në pah edhe impotencën e gjithë gazetarëve të tjerë të kapur nga sistemi. Ata nuk u thonë të vërtetën lexuesve të tyre, i mbushin me gënjeshtrat e prodhuara në zyrat e agjencive shtetërore. Edhe pse e njohin të vërtetën, ata nuk e shprehin dot. Janë thyer si njerëz të lirë dhe janë kthyer në shërbëtore të denjë të rregjimit, e jo të popullit të tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-02-2024 më 00:51

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse gazetari Tucker Carlson quhet i radikalizuar nga Mediat Perëndimore?

    Tucker Carlson u paralajmërua nga këshilltari i tij ligjor se ai mund të arrestohej për intervistimin e Putinit

    Nga Patrick Webb

    Emri:  https___vms-network-images-prod.s3-ap-southeast-2.amazonaws.com_2024_02_568228_videocapture.00_0.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  29.1 KB

    Gazetari amerikan Tucker Carlson tha të martën se avokatët e tij e paralajmëruan atë se Shtetet e Bashkuara mund ta arrestonin për shkelje të sanksioneve për kryerjen e një interviste me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

    "Avokatët e mi, përpara se të largohesha ... thanë se do të arrestohesh nëse e bën këtë nga qeveria e SHBA për shkeljet e sanksioneve," tha Carlson në një intervistë me podkasterin Lex Fridman.

    Carlson tha se ishte i lumtur që përballej me një rrezik të tillë dhe hodhi poshtë premisën e akuzave të tilla.

    Avokati kryesor i Carlson thuhet se tha se liria e tij varej nga pyetjet që ai i bëri presidentit rus Vladimir Putin.

    “Nëse të shohin si shumë të sjellshëm me të, mund të arrestohesh kur të kthehesh ,” thuhet se tha avokati i Carlson.

    “Ju po përshkruani një vend fashist. Po thoni që qeveria amerikane do të më arrestojë nëse nuk bëj pyetjet që ata duan? – pyeti gazetari amerikan.

    Ndërkohë, Carlson këmbëngul se ai nuk ishte aspak i shqetësuar për sigurinë e tij në Rusi.


    Burimi: TheLeadingReport

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2023, 14:34
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2023, 00:33
  3. Jeffrey Tucker: Guvernatorët e mendjes
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2023, 16:44
  4. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 23:50
  5. Tinexherja perëndimore - Përse e barti mbulesën (hixhabin)?
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •