Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Albin Kurtit deri tani eshte per ti hequr kapelen. Edhe perball presionit dhe masave eshte treguar parimor nuk e tradhetuar as veten dhe as Kosoven. Eshte i vetmi qe eshte ulur si i barabarte perball Serbise dhe kerkon gjera qe te tjeret perpara tije kishin frike ti permendin.

    Te veprosh si Thaçi apo Rama e Berisha nuk eshte te besh politike eshte vetem te besh siç te thone te huajt apo te tjeret nga frika apo shantazhimi. Te veprosh si Kurti eshte te besh politike dhe ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se po i tregon edhe shqiptareve se per çfar edhe si duhet bere politika.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    DW: A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

    Emri:  Capture-197.jpg

Shikime: 584

Madhësia:  32.9 KB

    -Shkruar nga Elona Elezi Korrespondente nga Shqipëria dhe Ballkani-

    Daniel Server: Pretendimi i palës serbe për ‘spastrim etnik’ pas ndalimit të dinarit në Kosovë nuk qëndron, por Prishtina duhet të sigurojë përfaqësimin e interesave të gjithë qytetarëve.

    Një tjetër tentativë për ndërmjetësim nga Brukseli për çështjen Kosovë – Serbi, në pikun e debateve mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë. Brukseli i druhet përshkallëzimit të marrëdhënies mes dy vendeve dhe për këtë arsye ka ftuar përfaqësues të dy qeverive më 27 shkurtpër të biseduar rreth çështjes. Por deri tani, ftesën e BE-së për datën 27 shkurt, duket se nuk e ka konfirmuar asnjëra nga palët. “Kemi thënë se i kemi ftuar palët, por nuk kemi konfirmuar asnjë mbajtje takimi deri tani” – thotë për Deutsche Welle Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

    Profesori amerikan, Daniel Server, ekspert i Ballkanit, thotë se takimet e niveleve të larta me ndërmjetësim të Brukselit zakonisht nuk kanë prodhuar rezultate.

    Dinari nuk është pjesë e procesit të dialogut

    DW kontaktoi edhe kabinetin e kryeministrit Kurti, i cili sqaroi se Kurti do të ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar në ato data dhe rekomandoi të kontaktohej kabineti i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, njëkohësisht edhe kryenegociator idialogut me Serbinë. Sipas zëdhënësit të zëvendëskryeministrit Bislimi: “Rregullorja e BQK për operacionet me para të gatshme (apo ajo që po tentojnë ta quajnë ‘çështja e dinarit’) nuk është pjesë e procesit të dialogut. Në këtë takim të thirrur, kryenegociatori apo dikush nga ekipi negociues nuk do të shkojë, meqë siç thamë, kjo nuk bën pjesë në procesin e dialogut. Për pjesën tjetër, nëse shkon ndonjë përfaqësues tjetër apo kush do të jetë ai, do të mbaheni të informuar”.

    Ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiç e kërkoi një takim të tillë publikisht pak ditë më parë, gjatë një daljeje për mediat nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. “Më duket se BE nuk mundet ose nuk do të ndërmarrë veprime kundrejt Prishtinës, e cila jo vetëm zbaton masa të njëanshme por edhe kërkon spastrim etnik të serbëve në Kosovë, me çdo formë të mundshme” – tha Vuçiç para gazetarëve në Mynih. Daniel Serwer, drejtues i departamentit të Menaxhimit të Konflikteve në universitetin “John Hopkins”, njëkohësisht me eksperiencë të gjatë në studimin e konflikteve në Ballkan, thotë për Deutsche Welle se “Asnjë nga këto takimet e nivelit të lartë mes palëve, nuk kanë pasur dhe aq rezultat”.

    Ndalimi i dinarit serb

    Serwer e kupton vendimin e BQK-së si pengesë të përdorimit të dinarit serb vetëm për kryerjen e transaksioneve. “Kjo më tingëllon si praktikë që ndiqet në shumë shtete. Në Shtetet e Bashkuara, me sa unë kuptoj, e vetmja monedhë e ligjshme është dollari” – thotë ai për DW.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron përdorimin e dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë, si një mjet që furnizon trafiqet e paligjshme dhe grupet kriminale në veri. Pas vendimit Shtetet e Bashkuara dhe BE i kërkuan qeverisë së Kosovës që t’u jepte qytetarëve serbë me tepër kohë për t’u mësuar me realitetin e ri dhe i kujtuan kryeministrit se mund të humbiste shumë nga partneriteti strategjik. I drejtpërdrejtë dhe i ashpër, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë veprime të njëanshmepa u konsultuar me to dhe se “situata ka ndikuar ka marrëdhënien mes dy vendeve”. Ndikimi në marrëdhëniet dypalëshe nuk u pranua nga qeveria e Kosovës, megjithashtë Banka Qendrore e Kosovës doli me një tjetër vendim pak ditë pas të parit, që tha se “kishin hartuar një tjetër plan me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet e tjera financiare”.

    Që pas daljes së rregullores për ndalimin e dinarit serb në veprimet financiare, qeveria e Serbisë e ka konsideruar vendimin si spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë, pretendim i cili u artikulua edhe gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ku Serbia dhe Rusia artikuluan njësoj rreth çështjes së dinarit. “Pretendimi për ‘spastrim etnik’ është i pavërtetë. Por është e rëndësishme për Prishtinën që të sigurojë sa më mirë që të mundet që interesat e të gjithë qytetarëve të saj të jenë të mirëpërfaqësuara. Këtë duket se e mundëson një periudhë tranzitore, e ndjekur më pas me rregullimet e nevojshme” – analizon Serwer.

    Përdorimi i dinarit serb në kryerjen e veprimeve financiare në Kosovë u ndalua me ligj që nga 1 shkurti. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ngjalli reagime të shumta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar.

    DW

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    BE konfirmon takimin Kosovë-Serbi për dinarin, Banka Qendrore e Kosovës do të marr pjesë

    Nga Leonat Shehu-VOA

    Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit për çështjen e përdorimit të dinarit serb, që ka ngjallur shqetësime për situatën në vend.

    “Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm i dialogut do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për përdorimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Nabila Massrali.

    Nga Serbia është konfirmuar se ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori Petar Petkoviç ndërsa nga Kosova pritet të marrin pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarë të kësaj banke thanë se “kohë më parë kemi shprehur gatishmërinë që të angazhohemi dhe takohemi edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të lehtësuar në përzgjedhjen e mënyrës më të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)”.

    Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë në takim duke theksuar se “ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”. Ai e kritikoi javën e kaluar ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak për siç tha caktimin e një takimi pa dakordim paraprak me palët. Zoti Bislimi dhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano shkëmbyen kritika në distancë për këtë çështje.

    Zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut e kanë kërkuar edhe diplomatët perëndimor të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.

    Rregullorja Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi si dhe në tensionet ndërmjet palëve.

    Një studim i publikuar nga organizata joqeveritare “Aktiv” me seli në Mitrovicën e Veriut, vë në pah se serbët e Kosovës e shohin veten në një pozitë gjithnjë e më të rrezikuar.

    Studimi me titullin “Analiza e Trendit 2023: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë”, është kryer në dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe me gjithsej 536 të anketuar.

    “Fatkeqësisht, asnjëherë deri më tash nuk kemi pasur tone kaq pesimiste, ku rreth 95 për qind e të anketuarve besojnë se situata në Kosovë nuk po shkon në drejtim të duhur, do të thotë që jeta e serbëve gjatë tri viteve të ardhshme do të përkeqësohet më shumë. Po ashtu dy të tretat e të anketuarve konsiderojnë se paqëndrueshmëria politike është problem kryesor i situatës në të cilën ndodhemi sot dhe që kemi rezultate alarmante”, tha drejtori i organizatës Aktiv me seli në veriun e Mitrovicës, Miodrag Miliçeviç.

    Sipas studimit më shumë se 80 për qind e të anketuarve serbë nuk i besojnë asnjë udhëheqësi apo partie politike në Kosovë, ndërsa mbi 50 për qind e tyre edhe më tej konsiderojnë se Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave serbe në Kosovë.

    Zoti Miliçeviç tha se një numër i vogël i të anketuarve presin që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    “Rreth 40 për qind e të anketuarve serbë theksojnë se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është zgjidhja më e pranueshme. Por me gjithë këtë optimizëm më pak se 20 për qind e tyre apo çdo i pesti i anketuar mendojnë se Asociacioni do të themelohet”, tha ai.

    Nesër mbushet një vit që nga arritja e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve por ende nuk ka filluar të zbatohet.

    Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josef Borrell, që ndërmjetësoi marrëveshjen shkroi të hënën se gjatë konferencës së Munihut në Gjermani, “me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka diskutuar në takime të ndara se si të ulen tensionet”, por, fatkeqësisht shkroi, “pa sukses”.

    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Përfundon takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb, detaje

    Emri:  Capture-321.jpg

Shikime: 589

Madhësia:  17.7 KB

    Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

    Rezultatet nga ky takim nuk janë ende të qarta. Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

    Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia.

    Para takimit të përbashkët, Lajçak u takua më herët gjatë 27 shkurtit me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas, emisari evropian u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

    Kosova nuk ka dashur që në takimet në Bruksel të dërgojë nivel politik sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja.

    Bislimi javën e kaluar e kritikoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, për vendosjen e kësaj teme në agjendë të takimeve në Bruksel, pa pajtimin paraprak të Kosovës. Sipas kryenegociatorit kosovar, Lajçak në këtë mënyrë shkeli parimet e dialogut të vendosura vet ai, sipas të cilave, asnjë temë nuk mund të vendoset në rend dite pa pajtimin paraprak të Kosovës dhe Serbisë.

    Por, nga BE-ja janë përgjigjur se blloku angazhohen për të gjetur një zgjidhje për problemin, që sipas Brukselit, e ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin i cili ka pasoja të drejtpërdrejta nga ky vendim”. Sipas BE-së, dialogu është forumi ku duhet të gjendet zgjidhja për të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe këtë e kanë thënë edhe vendet anëtare, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

    Një ditë më parë, nga BQK-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të takohen me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë për të lehtësuar transferimin e parave përmes kanaleve bankare.

    “Në këtë kuptim, [BQK-ja] edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në përgjigjen e BQK-së dërguar REL-it.

    Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

    Autoritetet në Kosovë kanë thënë se rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, jo më të gjatë se tre muaj, ndërkaq kryeministri Albin Kurti, ka insistuar se vendimi nuk do të zhbëhet.

    Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës në janar të vitit 2022.

    Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, pasi kanë argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

    REL

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Ende pa zgjidhje, Kosova e Serbia përsëri në Bruksel për dinarin

    Emri:  dinar.jpg

Shikime: 619

Madhësia:  28.9 KB

    Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari.

    Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish sot në Bruksel.

    Të martën, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

    “U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me të ashtuquajturën “çështje dinar”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta kalojmë pengesën e madhe. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, shkroi Lajçak në Facebook në një përmbledhje që i bëri angazhimit javor.

    Të enjten e kaluar, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje edhe rundi i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

    Pas takimit, Bislimi tha se pala serbe kishte shkuar në kryqendrën europiane pa ide për trajtimin e një propozimi fillestar që e kishte sjellë në tavolinë ndërmjetësi Lajçak.

    “Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”.

    Petkoviq, ndërkaq tha se bëri gjithçka për ta gjetur një zgjidhje dhe se kishte “një propozim konstruktiv” që sipas tij, Lajçak e vlerësoi si “shumë të mirë për vazhdimin e bisedimeve”.

    Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

    Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

    Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik.

    Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.


    MONITOR

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kosova kunder BE e SHBA pro Kosoves dhe Faktori shqiptar
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2018, 11:48
  2. Si duhet gjykuar Banka Qendrore?
    Nga Do Not Tread On në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 08-09-2014, 02:20
  3. Bedri Hamza, Guvernatori i ri i Bankës Qëndrore të Kosovës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2013, 13:46
  4. Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 15:27
  5. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •