Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendimi.

    Hyn në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, nxirret nga qarkullimi dinari serb

    Emri:  pay-euro-780x439-2-1130x635-1.jpg

Shikime: 738

Madhësia:  30.2 KB

    Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se nga 1 shkurti [sot] do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar të mërkurën këtë duke thënë se do të sigurohet tranzicioni i lehtësuar. Ai nuk tregoi se sa do të zgjasë periudha e tranzicionit.

    “Implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe nuk nënkupton dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës së një shteti tjetër”.

    Megjithatë, ai tha se nga e enjtja nuk do te lejohet importimi i parave nëse, ai që bon importim, nuk është i licencuar nga BQK-ja.

    Bislimi, po ashtu, tha se do të zhvillohet një fushatë për infomimin e qytetarëve dhe se shpreson për biseda mes bankave qendrore të Kosovës dhe të Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur që “zbatimi i ligjshmërisë në secilën pjesë të territorit të Kosovës të jetë i pakushtëzuar dhe i pakompromis”.
    “Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në periudhat eventuale transitore të sigurojmë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa u dëmtuar”.

    Rregullorja që lejon pagesat me para të gatshme në Kosovë të bëhen vetëm me euro ka nxitur shqetësimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb.

    Sipas grupit QUINT, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    BE-ja, në anën tjetër, kërkoi marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se për ta zbatuar këtë vendim në tërësi, Kosovës i duhet mbështetja e aleatëve.

    “Sepse siç e dini, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit sa herë i kemi aleatët në krah tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës tonë në tërësi”, tha ajo.

    Presidentja Osmani tha se pret një pajtim mbi mënyrën e zbatimit të rregullores.

    “Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre le të themi në llogari të reja, në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate”, tha ajo.

    Zëvendëskryeministri Bislimi tha se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për të lehtësuar këtë proces.

    “Në aranzhimin e këtyre modaliteteve ka shembuj nga e kaluara ku për shembull qeveria e Republikës së Kosovës ka dërguar mbështetje për komunën e Preshevës e pastaj Banka Qendrore e Serbisë me automatizëm ka konvertuar eurot në dinarë dhe i ka transferuar në llogarinë e komunës së Preshevës. Njësoj siç ka panumërt shembuj kur Republika e Serbisë dërgon pagesa në euro në vendet fqinje. Sa më shpejt të arrihet ky dakordim aq më i madh është kontributi i këtyre dy bankave qendrore në largimin e brengave eventuale”, tha ai.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha më herët gjatë ditës se institucioni që ai drejton është i gatshëm për bashkëpunim.

    “Ne jemi të gatshëm si Bankë Qendrore që të ndihmojmë nëse kërkohet në aspektin teknik edhe në aranzhime të tjera të nevojshme me Bankën Qendrore të Serbisë. Pra ne si Banka Qendrore mund të shohim mundësitë se si të lehtësojmë këtë proces, sepse në fund të ditës këta janë qytetarë të Kosovës që nuk do të duhej jeta e tyre të ndikohej prej rregullimit të sistemit financiar të vendit, do të duhej vetëm të përmirësohej jeta e tyre”, tha ai.

    Ai theksoi se përdorimi i monedhave të tjera përveç euros është i kundërligjshëm, duke nënvizuar se rregullorja nuk është kundër asnjë komuniteti, por në funksion të mbrojtjes së sistemi bankar nga kartëmonedhat e falsifikuara, veprimtaritë që financojnë terrorizmin dhe pastrimi i parave.

    Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta përdorë dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe rrogat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

    Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

    Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.

    Bislimi tha se afro 27 mijë pensionistë serbë marrin pensione edhe nga Kosova, në xhirollogari të tyre bankare në valutën euro, dhe se ata mund t’i pranojnë pensionet nga Serbia në llogaritë e njëjta në valutën euro.

    Ai shtoi se mijëra serbë të tjerë paguhen nga autoritetet kosovare me valutën euro në llogaritë e tyre bankare në Kosovë, dhe se ata që nuk kanë llogari bankare, mund t’i hapin ato për t’i pranuar të hollat në valutën euro në bankat komerciale në veri.

    Bislimi tha se bashkësia ndërkombëtare nuk e vë në dyshim ligjshmërinë e rregullores, duke iu referuar takimeve të fundit të ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti këtë javë, si dhe vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë të martën.Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të QUINT-it – Gjermania, Italia, Franca dhe Britania – kanë thënë se vendimi i BQK-së “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”./KP

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore të Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vend

    Nxjerrja e dinarit serb nga qarkullimi, Vuçiç: Sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara

    Emri:  vucic.jpg

Shikime: 664

Madhësia:  19.1 KB

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga viti 1999.

    “Në secilin prej atyre akteve, është e drejtë e Serbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësi, arsim, pensione”, ka thënë Vuçiç të premten në një konferencë për media.

    “Fatkeqësisht, Albin Kurti e ka marrë atë vendim me iniciativën e tij, me qëllimin e mëposhtëm: spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës.

    Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që përcakton se euroja është valuta e vetme me të cilën mund të kryhen pagesa.

    Vendimi ka hyrë në fuqi, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit.

    Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

    Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

    Në konferencë për media, Vuçiç ka thënë se do të bëjë gjithçka që serbët në Kosovë t’i marrin sërish të ardhurat e tyre.

    Presidenti serb ka thënë se deri në mesditën e së premtes, për serbët në Kosovë janë ndarë më shumë se 5 milionë euro për përfitime të ndryshme.

    Ai bëri të ditur se Serbia do të kërkojë zgjidhje se si t’i dërgojë paratë për serbët në Kosovë.

    Kur foli për fondet që ndan Serbia, Vuçiç ka treguar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë – prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë – si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

    Vuçiq ka paralajmëruar se të hënën e javës së ardhshme, Serbia do të vazhdojë të dërgojë dinarë në Kosovë përmes një “transportuesi të licencuar dhe të autorizuar, kompanisë britanike Henderson, në përputhje me ligjet”./REL

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore të Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vend

    Heqja nga qarkullimi i dinarit serb, BE e shqetësuar për pasojat eventuale të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës


    Emri:  istockphoto-121306620-612x612-1.jpg

Shikime: 676

Madhësia:  73.8 KB
    Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, pasi sipas bllokut, ky vendim, që pamundëson përdorimin e dinarëve serbë, mund të ketë pasoja në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

    Sipas BE-së, për këtë vendim, që hyn në fuqi më 1 shkurt, nuk ka pasur konsultime paraprake “veçmas për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment”.

    “BE-ja vë në pah se kjo rregullore do të ndikojë po ashtu në mbështetjen financiare që marrin serbët e Kosovës nga Serbia”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian më 1 shkurt.
    BE-ja i bëri thirrje Kosovës që të ofrojë një periudhë të gjatë tranzicioni dhe “të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga blloku.

    “Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja.

    Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

    Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe BE-në, i kishte bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së.
    Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

    Megjithatë, nga 1 shkurti nuk do të lejohet importi i parave nëse institucionet që e bëjnë importin, nuk janë të licencuara nga BQK-ja.

    Më 31 janar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se do të nisë një fushatë për informimin e qytetarëve për këtë rregullore, duke shtuar se shpreson që do të ketë bisedime mes bankave qendrore të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.
    Hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së ka ngritur shqetësime te popullata serbe në Kosovë, e cila ka përdorur dinarin serb për të kryer pagesa. Me këtë valutë, pagën e kanë marrë edhe punonjësit në institucioneve serbe në Kosovë, por edhe me dinarë janë paguar edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

    Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët janë përdorur në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

    Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, paraprakisht e kishte thënë se vendimi i BQK-së rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë./REL

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore të Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vend

    Pas DASH edhe Franca kundërshton vendimin e Kosovës për heqjen e dinarit, kërkon pezullimin e menjëhershëm të masës

    Emri:  900-0-1706787668xdinari-serb-830.jpg

Shikime: 681

Madhësia:  16.7 KB

    Franca ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit, duke thënë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të gjendet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, thuhet se Parisi zyrtar është i shqetësuar për hyrjen e djeshme në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila miraton vetëm euron për përdorim.

    Në deklaratën e saj Franca shprehet se ky vendim i marrë me ngut dhe në mënyrë të pakoordinuar do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili në masë të madhe është i varur nga pagesat në dinarë serbë.

    “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në deklaratë.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    SHBA: Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit po nxit tensione etnike të cilat kufizojnë mbështetjën amerikane

    Emri:  Capture-15.jpg

Shikime: 654

Madhësia:  21.7 KB

    -Zëri i Amerikës-

    Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier akuzoi të shtunën qeverinë e Kosovës që me veprimet e tyre të fundit po nxisin tensione etnike në vend të cilat sipas tij po kufizojnë mbështetjen e Shtetet e Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Në një deklaratë të publikuar të shtunën në mbrëmje, ambasadori Hovenier tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

    “Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

    Ambasadori amerikan përmendi operacionet e kryera gjatë javës nga policia e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme në zyrat e institucioneve paralele që mbështetën nga Serbia në komunën e Dragashit, Pejës, Istogut dhe Klinës që ndodhen në pjesën perëndimore të Kosovës si dhe në organizatën joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

    “Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarëve serb dhe veturës që transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, tha ambasadori Hovenier i cili bëri thirrje që çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Të premtën, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se në bashkërendim me policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë mbyllur zyret e strukturave paralele të Serbisë që kanë vepruar brenda Kosovës.

    “Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës”, shkroi ministri Sveçla në rrjetet sociale duke nënvizuar se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dënoi të premtën siç tha operacionet e policisë së Albin Kurtit.

    “Enklavat në Kosovë janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht vendim nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës, në thelb ky është vendimi i Albin Kurtit”, tha presidenti serb.

    Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë ka ngritur shqetësimin të diplomatëve perëndimorë se çështja mund të nxisë tensione të reja.

    Autoritetet në Kosovë kanë lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Kosova që të shtyhet vendimi i Bankës Qendrore menjëherë, i cili nuk është këshilluar paraprakisht.

    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në deklaratën e tij ritheksoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara “që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi autoritetet në Kosovë se me vendimin për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë për qëllim spastrimin etnik të serbëve ndërsa tha se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dinari serb ka qenë gjithmonë i paligjshëm në vend dhe është keqpërdorur nga Serbia për financimin e strukturave paralele që kanë kryer veprime të paligjshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës.

    Autoritetet në Prishtinë thanë se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje, por presidenti serb hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës që Serbia vazhdon ta kundërshtojë.

    VOA

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Ndalimi i qarkullimit të dinarit serb, Guvernatori: Kjo është luftë kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit

    Emri:  dinari-serb.jpg

Shikime: 656

Madhësia:  26.1 KB

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka dhënë detaje rreth rregullores së re të BQK-së për operacionet me paratë e gatshme, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024. Sipas Rregullores, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

    Ky vendim u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për këtë guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës e “vizituan” ambasadori i BE-së në Kosovë dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ismaili tha se nuk është i dinjitetshëm diskutimi i vetëm një pike të rregullores kur ajo në tërësi përmban 50 nene.

    “Kjo Rregullore adreson një sërë aspektesh të rëndësishme. Minimizimi që po bëhet vetëm në një diskurs të caktuar siç është ai për përdorimin e vetëm valutës euro është jo i dinjitetshëm sepse rregullorja ka 50 nene” – tha ai.

    Guvernatori i BQK-së tha se motivet kryesore për vendimin që lidhet me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë është lufta kundër pastrimit të parasë, kundër terrorizmit dhe forcimi i integritetit të sistemit financiar.
    Ismaili tha se mosveprimi për këtë çështje do të ishte përgjegjësi më e madhe sesa veprimi.

    “Fillimisht ky nuk është motiv personal por institucional. Duke qenë guvernator i BQK-së, duke pasë përgjegjësi, duke qenë i njohur me situatën, është e papranueshme nëse nuk kishim marrë veprime. Unë mendoj që në situatën që kemi qenë mosveprimi do të kishte qenë përgjegjësi më e madhe sesa veprimi”, tha guvernatori.

    Guvernatori Ismaili ka thënë në “Kallxo Përnime” se çështja e dinarit ishte përmendur edhe në një takim në Bruksel, kur ky kishte qenë si drejtor i Thesarit në atë kohë, por që Brukseli e kishte lënë këtë çështje në duart e Kosovës.

    “Para kësaj pozite kam qenë drejtor i Thesarit, jemi marrë edhe me këtë çështje. Edhe në një takim në Bruksel, ku në aspektin e zbatimit përmes marrëveshjeve është vërejtur një financim i paligjshëm që e ka bërë Serbia ndër vite, ku Ligji i financave e ka leju financimin pa kufizim nga Serbia për komunat e serbëve në mënyrë legale, ligjet tona janë ndërru për këtë ku ka funksionu një bankë dhe një fond zhvillimor i mirëbesimit përkundër kësaj nuk i ka shfrytëzu.

    Serbia ka transferu para ‘cash’. Ato para kanë ardhë në kufi përmes transportuesit dhe janë deklaru mjete mbi 10 mijë euro. Është shtru pyetja: Pse këto para nuk kanë ardhë përmes bankës por përmes kufijve? Diskutimi ka qenë brenda Thesarit dhe për këtë kemi diskutu edhe në Bruksel. Raportimi i tillë që po hynë edhe ‘cash’ përbën rrezik për financimin e terrorizmit, shpërlarjen e parave, krimin e organizuar, diskutimi ka qenë që kjo është temë për Kosovën” , tha ai.

    Lapsi

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Ndalimi i dinarit, Rama në mbrojtje të Kurtit: Kosova ka të drejtë

    Emri:  Rama-kurti.jpg

Shikime: 680

Madhësia:  61.8 KB

    Pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin, kryeministri Edi Rama nisur nga presioni i shtuar ndaj Prishtinës zyrtare, i ka dalë në mbrojtje Kurtit, duke thënë se ka të drejtën për të zbatuar Kushtetutën e saj, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në Banjskë.

    Kreu i qeverisë, shkruan në rrjetin X se Albin Kurti duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, megjithatë thekson se pas asaj që ndodhi në Banjkë, është shumë e rëndësishme për t’u ruajtur balanca.

    “Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe sensin e balancës”, shkruan Rama.

    Banka Qendrore e Kosovës urdhëroi që nga 1 shkurti në tërë territorin e vendit të përdoret si mjet pagese euroja, që do të thotë se serbët në veri të Kosovës nuk mund të përdorin më dinarin për pagesa, pensione etj.




    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Tërhiqet kryeministri Kurti nga çështja “dinari”

    Emri:  Capture-21.jpg

Shikime: 666

Madhësia:  26.0 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq dhe institucionet e tjera kanë gatishmëri që të adresojnë “në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim” të ngritur lidhur me çështjen e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë.

    Gjatë takimit me ambasadorët e akredituar në Kosovës më 5 shkurt, Kurti tha se gjatë periudhës tranzitore të zbatimit të rregullores së BQK-së, përqendrimi do të jetë “informimi i bizneseve të cilat operojnë me dinarë dhe në mënyrë të paformalizuar”.

    Rregullorja për operacione me para të gatshme e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, mes kritikave dhe kërkesave të faktorit ndërkombëtar për Qeverinë e Kosovës që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e kësaj rregulloreje te komuniteti serb në Kosovë.

    Kurti theksoi se që kur ka hyrë në fuqi kjo rregullore asnjë biznes në pronësi të serbëve në Kosovë ose në komunat e banuara me shumicë serbe “nuk është dënuar apo gjobitur”, duke shtuar se “ky nuk është qëllimi i institucioneve”.

    Sipas kryeministrit kosovar, afër 40.000 serbë kanë llogari bankare në bankat e licencuara në Kosovë, ku pranojnë pensione, paga e shtesa nga Kosova. Rregullorja e BQK-së, siç tha Kurti, do të mundësojë pranimin e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë “si formë e transfereve në këto llogari bankare” dhe, sipas tij, dinari serb mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, kursim në llogari bakare dhe të këmbehet në këmbimore të licencuara.

    “Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare gjithandej vendit – vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale”, tha Kurti, sipas një njoftimit të lëshuar nga zyra e tij.

    Pas këtij takimi, që u zhvillua më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përsëriti kërkesën e Uashingtonit që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së.

    Ai tha se SHBA-ja ka “shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.

    Kur u pyet nëse Qeveria amerikane mund të ndërmarrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kërkesës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së, Hovenier tha se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

    Më herët, edhe Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshtyrjen e zbatimit të rregullores.

    Qeveria e Kosovës insiston se vendimi i BQK-së, i publikuar muajin e kaluar, nuk synon të ndalojë dinarin apo ndonjë valutë tjetër, por synon rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë. Ekzekutivi në Prishtinë po ashtu argumenton se rregullorja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar që nga paslufta. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kritikuar vendimin e BQK-së, dhe kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, më 3 shkurt tha se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbimin të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.

    Sipas Ellekut, afër 100.000 serbë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.

    Europa e Lirë

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Kryeministri Kurti: Nuk kemi ndaluar dinarin legal, por thasët me dinarë nga Beogradi për grupet kriminale!

    Emri:  Capture-74.jpg

Shikime: 640

Madhësia:  37.9 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë dhe sipas tij çdo pohim i të kundërtës është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.

    Ai i bëri komentet përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, ku tha se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb, por futjen e tij me thasë përmes kufirit.

    “Deri tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufijve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, tha kryeministri Kurti.

    Ai tha se Banka Qendrore e Kosovës i ka ofruar Bankës Popullore të Serbisë lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro dhe ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro pa pagesë për ata që ende nuk e kanë bërë këtë.

    “Përmes tyre mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që përmes fushatave informuese të mundësojë një periudhë kalimtare të lehtë.

    “Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis dhe gëzimi i të drejtave të fituara deri më tani në mënyrë të lirë, nga autoritetet shtetërore në Kosovë, është një pjesë e domosdoshme e garantimit të lirisë së të gjithë qytetarëve për të marrë çdo ndihmë financiare nga cilado palë apo autoritet që vjen përmes rrugëve ligjore”, tha kryeministri Kurti në video mesazhin e tij drejtuar serbëve të Kosovës.

    Mesazhi i kryeministrit Kurti pason trysninë perëndimore ndaj Kosovës për një periudhë kalimtare rreth zbatimit të vendimit për përdorimin e Euros si e vetmja valutë në Kosovë.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullohet menjëherë zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore, duke shfaqur shqetësimin se çështja mund të nxisë tensione të reja.

    Autoritetet në Kosovë janë pajtuar për një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, por pa dhënë një afat kohorë për të.

    Çështja e dinarit serb u diskutua të enjten e javës së kaluar me tone të ashpra ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me thirrjet e ambasadorëve perëndimorë që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, akuzoi autoritetet në Kosovë se me veprimet e tyre po e vështirësojnë jetën e serbëve.

    Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri të vendit.

    VOA

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Banka Qendrore e Kosovës nxjerr dinarin serb nga qarkullimi. SHBA dhe Franca kundër këtij vendi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministri Kurti: Nuk kemi ndaluar dinarin legal, por thasët me dinarë nga Beogradi për grupet kriminale!

    Emri:  Capture-74.jpg

Shikime: 640

Madhësia:  37.9 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë dhe sipas tij çdo pohim i të kundërtës është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.

    Ai i bëri komentet përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, ku tha se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb, por futjen e tij me thasë përmes kufirit.

    “Deri tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufijve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, tha kryeministri Kurti.

    Ai tha se Banka Qendrore e Kosovës i ka ofruar Bankës Popullore të Serbisë lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro dhe ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro pa pagesë për ata që ende nuk e kanë bërë këtë.

    “Përmes tyre mund të merret edhe ndihma për komunitetin serb, e dërguar nga qeveria e Beogradit, e pranuar në euro dhe e regjistruar përmes llogarisë bankare për hir të transparencës dhe vendosjes së ligjshmërisë. Në këtë mënyrë, shuma e parave të dërguara nga Beogradi do të përputhet saktësisht me paratë që do të merrni në Kosovë”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që përmes fushatave informuese të mundësojë një periudhë kalimtare të lehtë.

    “Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis dhe gëzimi i të drejtave të fituara deri më tani në mënyrë të lirë, nga autoritetet shtetërore në Kosovë, është një pjesë e domosdoshme e garantimit të lirisë së të gjithë qytetarëve për të marrë çdo ndihmë financiare nga cilado palë apo autoritet që vjen përmes rrugëve ligjore”, tha kryeministri Kurti në video mesazhin e tij drejtuar serbëve të Kosovës.

    Mesazhi i kryeministrit Kurti pason trysninë perëndimore ndaj Kosovës për një periudhë kalimtare rreth zbatimit të vendimit për përdorimin e Euros si e vetmja valutë në Kosovë.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullohet menjëherë zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore, duke shfaqur shqetësimin se çështja mund të nxisë tensione të reja.

    Autoritetet në Kosovë janë pajtuar për një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, por pa dhënë një afat kohorë për të.

    Çështja e dinarit serb u diskutua të enjten e javës së kaluar me tone të ashpra ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me thirrjet e ambasadorëve perëndimorë që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, akuzoi autoritetet në Kosovë se me veprimet e tyre po e vështirësojnë jetën e serbëve.

    Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri të vendit.

    VOA
    Veprime te pakoordinuara me BE-USA, ne nje kohe qe sovraniteti i Kosoves eshte i kufizuar, tregon moralisht mosmirenjohje madhore te kurtit. Aktualisht nuk duket se ka fituar gje nga kjo "vetevendosje", pervec disa sanksioneve (qofshin me kaq). Thellon me heqjen e pakoordinuar te dinarit, ..., si politike "presioni" duket kjo por eshte e pakuptimte ne rastin e Kosoves, as formalisht nuk te pranon BE-USA, te tallesh, sic ben vucici por ky ka putinin prapa. Kurti cilin ka????
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova kunder BE e SHBA pro Kosoves dhe Faktori shqiptar
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2018, 11:48
  2. Si duhet gjykuar Banka Qendrore?
    Nga Do Not Tread On në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 08-09-2014, 02:20
  3. Bedri Hamza, Guvernatori i ri i Bankës Qëndrore të Kosovës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2013, 13:46
  4. Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 15:27
  5. Lobi sërb kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga Jarina në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 11:12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •