Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 73
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Berisha: 60 milionë euro kanë shkuar në Dubai! Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt

    Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, 60 milionë eurot e djegësit të Tiranës, kanë shkuar në Dubai.

    Sipas kryetarit të PD-së, Blerim Hoxha, biznesmeni shqiptaro-zvicerian që ka 40% të djegësit të Tiranës, është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Arben Ahmetaj përsëriti para jush atë që secili prej jush shtron.

    Ore ku janë, ku shkuan 130 milionë euro gjer tani për djegësin e Tiranës, në një kohë kur aty nuk ekziston as nam dhe nishan.

    Po normal që ju pyesni, ku janë, ku shkuan, çfarë u bë me miliona e miliona që morën mediat që vjellin vrer nga mëngjesi deri në darkë kundër jush?

    Çfarë u bë me milionat që u faturuan të moshuarve në azilet e Shqipërisë, pa e ditur që ekzistojnë?

    Miq, nuk ka aktakuzë më të rëndë për Altin Dumanin.

    Altin, Rruga e Shpresës të pyet ty, pse e mbyll gojën ti për 130 milionë euro të zhdukura? Sa ke marrë ti për të mbyllur gojën? Sa miliona euro të kanë paguar ty djegësit për të injoruar këtë vjedhje të tmerrshme?

    Çfarë tha Arben Ahmetaj? ‘Follow the Money!’ 60 milionë kanë shkuar në Dubai me një Blerim Hoxha, do vijmë aty një ditë tjetër.

    Çfarë u tha shqiptarëve Altin Dumani? Jo, jo, mos harroni, Dumani të cilit i kanë mbyllur gojën me thasë me euro, me valixhe me euro, çfarë u tha? Kur u detyrua të lëshonte urdhër-arrestet për pseudopronarët, Zoto dhe Mërtiri, jo tha, nuk e sekuestrojmë djegësin e Tiranës, aty nuk kishte asgjë për të sekuestruar.

    Vartës i Edi Ramës je ti apo njeri i ligjit? Një ditë këtu para jush kam deklaruar se pas Edi Ramës, ai është njeriu më i korruptuar në Shqipëri.

    Shumë njerëz u habitën, por kurrë një akuzë të tillë nuk mund ta lëshoja ndaj një njeriu pa fakte.

    Po si të mos e akuzoj unë atë, kur pyetet për 120 milionë euro të Beketit, pse nuk nis hetimet, jo, jo thotë, nuk bëj hetim unë për atë.

    Po çfarë je ti mo? Skllav i krimit. Si nuk nis hetimin ti për 120 milionë euro? A e di sa janë 120 milionë euro për shqiptarët?

    Edhe këtu, hapni sytë, në katër anët janë paratë e djegësave, janë në Dubai, janë offshore, janë në media, janë në prokurori, janë kudo.

    Por nuk lëviz dot Dumani, se pas Edi Ramës është njeriu më i korruptuar.

    Si mund të thotë ai që nuk hetoj dot Beketin? Si mund të justifikohet ai para shqiptarëve se kanë lëshuar kaq e aq urdhër arresti dhe nuk ka rikthyer një qindarkë në arkën e shtetit?

    Çfarë u thotë ai shqiptarëve për Blerim Hoxhën, që e ka denoncuar Belind Këlliçi në mënyrë të përsëritur nga selia e PD, dhe që mbrëmë Arben Ahmetaj tha se Blerim Hoxha ka transferuar në Dubai 60 milionë euro.

    Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

    A nuk kryen ky një krim të barabartë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?

    Ky tallet!

    Syri

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Berisha: I deklaroj Edi Ramës se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh. E bëj këtë që Ahmetaj të denoncojë

    Kryetari i PD, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij nga drejtësia e dirigjuar me regji të Ramës është shprehur se Ahmetaj foli me emër dhe mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë

    Deklarata:

    Të dashur miq!

    Arben Ahmetaj foli. Foli me emër dhe mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë.

    Po si mund të jetë Taulant Tusha dhe Simirxhiu përgjegjësit e vjedhjes së shekullit. A ka shaka më të turpshme se kjo.

    Dy drejtora paskan detyruar Erion Veliajn të firmosë në sa e sa dokumente të vjedhjes së shekullit.

    Dy drejtora i paskan imponuar Edi Ramës të firmosë bonusin prej 8 pikëve.

    Kush është ai që i pranon këto.

    Unë mendoj se ai foli.

    Por të jem i sinqertë pati një aspekt në të cilin nuk është se, nuk u emocionova.

    Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.

    Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias.

    Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama.

    Miq!

    Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde.

    Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë.

    E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj.

    Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj.


    Syri

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Berisha: Arben Ahmetaj tronditi PS-në. U tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama dhe pronari i djegësit të Tiranës, Erion Veliaj

    Emri:  Screenshot 2024-02-02 at 3.21.14 PM.jpg

Shikime: 435

Madhësia:  24.1 KB

    Kryetari i PD, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij nga drejtësia e dirigjuar me regji të Ramës është shprehur se në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

    Fjala:

    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vllazërore, më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, luftëtarëve të lirisë, të të vërtetës, misionarëve të shpresës dhe fitores së opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në tërësi.

    Të dashur miq!

    Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

    Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

    Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj.

    Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.

    Se ka për kokë Edi Ramën dhe fallangat e tjera të krimit pas tij.

    Të dashur miq!

    Gjatë verës, në mënyrën më të përsëritur por edhe në këto kohë në mënyrë të përditshme, PD-ja ju ka deklaruar shqiptarëve se afera e djegësave është vjedhja e shekullit.

    Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap, e paf, paf, paf, të kryehajdutit të kombit, Edi Rama.

    Sepse është Edi Rama që në 2014 përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE-së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundraligjshme me strategjinë e djegësave.

    Është personalisht Edi Rama përgjegjës direkt, që imponoi me Agaçin me Metanin kalimin nga strategjia e landfill në strategjinë e djegësave.

    Është personalisht Edi Rama dhe askush tjetër nuk mundej që të përfshinte në buxhetin afatmesëm, buxhetimin me 200 mln euro të tre djegësave që mjaftonin për të djegur mbeturinat e gjithë Ballkanit.

    Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin ata të cilët mblodhën brenda 24 orësh, 17 firma të të gjitha ministrive që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar.

    Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin e tij të cilët firmosën për procedurën me negociata të mbyllura, ndërkohë që ajo ishte në kundërshtim flagrant me çdo ligj të vendit.

    Gjithçka ne e paraqitëm para jush.

    Paraqitëm çdo dokument. Komisioni Hetimor parlament nxorri në dritë të gjitha.

    Por Edi Rama për të larë duart si pilati zgjodhi politikën e kokave të turkut.

    Pas arrestimit të Lefterit, i cili ishte një hajdut me qira, e merrnin me qira sa herë u duhej për të vjedhur.

    Edi Rama zgjodhi për kurban Arben Ahmetaj.


    Syri

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (02-02-2024)

  5. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Dëshmia e ish-bashkëpunëtorit të ngushtë/ Bardhi: Rama dhe Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugën...

    DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

    Në vijim të intervistës së Arben Ahmetajt mbi përfshirjen në afera korruptive të Edi Ramës dje Erjon Veliajt, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka këtë reagim:

    Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!

    Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

    Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

    Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.

    Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.

    Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!

    Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!

    Syri

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (02-02-2024)

  7. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Lulzim Basha: Ish zv.kryeministri Ahmetaj kod mafioz komunikimi me kryeministrin

    Emri:  basha.jpg

Shikime: 435

Madhësia:  43.1 KB

    Lulzim Basha ka postuar sot statusin e tij pas intervistës së mbrëmshme te ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj te Çim Peka.

    Ja se çfarë shkruan sot Basha: “Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

    Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

    Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit”.

    Koha Jone

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (02-02-2024)

  9. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Gazeta zvicerane shkrim për Arben Ahmetajn: A ka aplikuar për azil në Zvicër ish-zv/kryeministri shqiptar?

    Intervista u zhvillua në një studio të improvizuar. Dy burra me kostume të zeza qëndruan përballë njëri-tjetrit në një sfond të zi, njëri gazetar shqiptar me mjekër të plotë, tjetri ish-ministër muskuloz në qeverinë shqiptare. Biseda e transmetuar mbrëmjen e së enjtes nga një televizion privat në Tiranë ka zgjatur më shumë se dy orë.

    Bëhej fjalë për korrupsion, shpërdorim pushteti, kërcënime, miqësi të prishura dhe absurditete të tjera të politikës shqiptare. Vendi ku u takuan dy burrat nuk u zbulua. Por sipas disa burimeve intervista ka ndodhur në Zvicër. Këtu mësohet se politikani Arben Ahmetaj fshihet nga drejtësia shqiptare, madje flitet për një kërkesë për azil. Mërgimi më i famshëm i Shqipërisë bëri një aluzion të paqartë për këtë.

    Ai tani jeton në një apartament që i përket një komune në vendin pritës. Sekretariati Shtetëror për Migracionin nuk dëshiron të komentojë rastin – “për arsye të të dhënave dhe mbrojtjes personale”.

    Për vite me radhë Ahmetaj ishte një njeri i fuqishëm në Tiranë: zv/kryeministër, ministër Financash, kreu i organit tatimor. Si njeri i besuar i kryeministrit Edi Rama, ai drejtoi punimet e rindërtimit pas tërmetit të 2019. Më pas Ahmetaj ra nga hiri dhe është në kërkim me urdhër arresti që në korrikun e kaluar. Mësohet se ai ka përvetësuar shuma të mëdha parash. Si shumë skandale të tjera në Shqipëri, edhe ky nisi me gjoja qëllimet më të mira.

    Qeveria donte të zgjidhte problemin e plehrave në vend, të mbyllte deponitë e egra, të mblidhte mbetjet e shtrira pothuajse kudo dhe t’i hidhte ato në impiantet moderne të djegies së mbetjeve. Këta supozohej t’i ndërtonin dy biznesmenë të dyshimtë dhe ata merrnin porositë përkatëse nga shteti.

    Shumë shqiptarë janë dorëzuar prej kohësh

    Por Shqipëria është një vend në të cilin shpesh janë të mundshme gjëra të pabesueshme. Shumica e impianteve të djegies së mbetjeve nuk u ndërtuan kurrë, por paratë rrodhën në përrenj nga thesari i shtetit. Autoritetet vunë në dispozicion mbi 100 milionë franga vetëm për një objekt në kryeqytetin Tiranë që nuk ekziston deri më sot.

    Ku u zhdukën këto fonde? Kush përfitoi? Kush qëndron pas skemës masive të korrupsionit?

    Këto pyetje shqetësojnë gjyqësorin, shumë shqiptarë kanë hequr dorë prej kohësh dhe po largohen nga vendi për në Evropën Perëndimore.

    Në intervistë, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat dhe e sheh veten si peng. Kjo tingëllon si një justifikim i lirë. Por deklaratat e tij janë padyshim shpërthyese.

    Ahmetaj akuzoi për korrupsion dy politikanët shqiptarë më me ndikim: kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ata janë përgjegjës për projektet e impianteve të djegies së mbetjeve “për ngritjen e flokëve”.

    Përfituan edhe gazetarë dhe kompani mediatike të njohura shqiptare. Ata raportuan planet e qeverisë në një mënyrë jashtëzakonisht dashamirëse dhe e lejuan veten të përdoreshin për qëllime propagandistike.

    Kushdo që bënte pyetje kritike duhej të përgatitej për sulme të egra. Verën e kaluar, platforma kërkimore Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (Birn) raportoi se ndërtimi i impiantit të djegies së mbetjeve në Tiranë ishte iniciuar personalisht nga kryebashkiaku Veliaj. Ai më pas e quan autorin si një “vrasës me kontratë”.

    Një bashkëbisedues i cili ka njohuri në thellësi të politikës së brendshme shqiptare mund të citohet në mënyrë anonime të ketë thënë: “Nëse gjyqësori heton tërësisht, kjo aferë mund ta shkundë shtetin deri në themel”.

    Agjencia kundër korrupsionit Spak, e themeluar me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së, po përballet me provën e saj më të rëndësishme. Deri më tani, disa politikanë të rangut të lartë nga socialistët në pushtet janë dënuar me burgime të gjata në lidhje me skandalin, duke përfshirë një ish-ministër dhe një deputet.

    Dy sipërmarrësit që duhej të ndërtonin impiantet e djegies së mbetjeve janë shpërngulur jashtë vendit. Sipas hetuesve shqiptarë, njëri prej tyre ka një llogari bankare në Zvicër.

    Pushimet në Gstaad

    Ahmetaj duket se e ka vlerësuar Zvicrën si destinacion pushimi edhe para se të ikte nga Shqipëria. Fotot e publikuara në mediat shqiptare e tregojnë atë duke bërë një shëtitje në Gstaad.

    Hotelet e shtrenjta mësohet se janë paguar nga dy profiterët që pretendonin se do ta bënin Shqipërinë një parajsë pa plehra. Një ministër në Shqipëri fiton rreth 1700 franga në muaj. Vendi ballkanik konsiderohet si një vend i sigurt origjine në Zvicër që nga viti 2014 dhe azilkërkuesit nga shtetasit shqiptarë nuk kanë pothuajse asnjë shans. Prandaj, autoritetet në Tiranë mund të kërkojnë ekstradimin e Ahmetajt nëse ai ndodhet në Zvicër.

    Por deri tani fjala e vetme zyrtare është se nuk e dimë se ku është Ahmetaj. Me intervistën televizive ai padyshim donte ta portretizonte veten si viktimë dhe madje foli për kërcënime që kishte marrë nga Shqipëria. Mesazhi i tij ishte se në vendlindje e priste një gjyq i padrejtë.

    Ahmetaj me siguri shpreson në një vlerësim të ngjashëm nga autoritetet si në një rast tjetër: në vitin 2017, një hetues droge nga policia shqiptare mori azil në Zvicër së bashku me familjen e tij. Autoritetet e migracionit arritën në përfundimin se ai ishte në rrezik të persekutimit në Shqipëri, sepse ai kishte zbuluar pazare droge të drejtuara nga mafia parashtetërore. Kërkesa për ekstradim nga Tirana u refuzua në atë kohë.

    Tagesanzeiger.ch

  10. #67
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Sa here qe vlon diçka dalin pernjeher kamomilat e PD-se. Duket qe PD ka frike se mos fillohet si me protestat e Kukesit apo te studenteve.

    Ai eshte vend i llahtarshem,qeveria vjedh dhe frike ka opozita.

  11. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Intervista/ Si e nxori SPAK-un zbuluar Arben Ahmetaj

    Emri:  Screenshot_20240202_205750_InCollage-Collage-Maker.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  21.0 KB

    Humbësit më të mëdhenj të rrëfimit të parë nga arratia të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, madje më shumë edhe se Edi Rama apo Erion Veliaj, janë prokurorët e SPAK. Ndonëse në konflikt interesi, pasi kërkohet të burgoset nga drejtësia për aferën e inceneratorëve, Ahmetaj e quajti veten një ‘kokë turku”, që kryeministri ia “ka nxjerrë në pritë prokurorisë së posaçme”.

    Së pari, njeriu të cilin Rama e ka pranuar me gojën e vet “se ka bashkëpunuar më shumë sesa me cilindo tjetër në qeveri”, bëri një argumentim politik, që e mbështeti më pas me një logjikë juridike. Sipas tij ai u përzgjodh për t’u sakrifikuar pasi vetëm duke u burgosur ai mund të tentohej të mbyllej skandali i inceneratorëve. “Duke më bërë kokë turku mua që nuk kisha hedhur asnjë firmë, pasi postet në të cilat gjendesha, as nuk më lejonin ta miratoja apo te pengoja ngritjen e inceneratorëve, arriheshin dy qëllime, edhe ndëshkohej me drejtësi popullore një peshk i madh edhe shmangej më kryesorja, të hetoheshin procedurat dhe firmat që nxirnin zbuluar majën e piramidës. Me burgosjen time u tentua ti vihej tapa kësaj afere”, tha ai në një intervistë për gazetarin Cim Peka të enjten në mbrëmje.

    Deri këtu konstatimi mbetet politik dhe i parë me dyshim nga cilido që e shikon Ahmetajn si dikë që është i detyruar të prodhojë çfarëdolloj alibie për tu vetëmbrojtur. Por ish numri dy i qeverisë dha fakte dhe argumente për ta mbrojtur tezën e tij. Ai i mëshoi disa herë faktit se, me shkresa, e ka penguar disa herë ngritjen e inceneratorit të Tiranës duke përdorur argumentin se buxheti i shtetit nuk e përballonte dot një kosto prej 128 milionë euro. Ai përsëriti pohimet për miqësinë me Mirel Mërtirin, njohjen e përbashkët dhe mbulimin financiar që kishte përfituar për udhëtimet dhe hotelet jashtë shtetit, por ama mohoi kategorikisht se këto vinin si pasojë e vendimeve të tij për të favorizuar inceneratorët. “Të tilla nuk ka pasur. Zero. Nuk e kisha unë fuqinë për të nxjerrë 17 vendime qeveri brenda një dite” tha ai.

    Duke aluduar se Rama e kishte ndërsyer SPAK-un “nën tavolinë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë”, ai hoqi një paralele mes përdorimit të televizionit më të madhe në vend dhe prokurorëve. Rama urdhëroi sulmet në Top Channel kundër meje, pikërisht në kohën kur në Gjkykatën e Lartë po gjykohej çështja e pronësisë së këtij televizioni” tha ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte e dirigjuar. Pronarët aktualë të Topit e fituan procesin dhe beteja e këtij televizioni me ish zëvendës kryeministrin, zgjati plot tre muaj.

    Po ç’bëri SPAK pas kësaj?

    Menjëherë u fillua një hetim pasuror kundrejt Arben Ahmetajt si njeri që kishte përfituar nga ngritja e djegësave të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Duke përdorur disa herë si rrefren faktin se vetëm nga financimi publik i inceneratorit të Tiranës mungojnë 60 milionë euro, që nuk dihet se ku kanë shkuar dhe duke përsëritur deri në lodhje shprehjen “ndiqni paratë”, Ahmetaj nxori zbuluar standartin e dyfishtë të zbatuar nga SPAK. “Ata hetuan edhe çmimin e pllakave të banjos të shtëpisë së gruas sime, edhe koston e laminatit që ka vendosur ajo, po as nuk ndjekin paratë, as nuk interesohen se ku janë zhdukur 60 milionë euro, as nuk hetojnë firmat dhe procedurat që e bënë të mundur këtë dëm” tha ai.

    Kjo qe pika ku këmbënguli me insistim Ahmetaj duke pretenduar se nëse Prokuroria e Posaçme e heton me themel inceneratorin e Tiranës, do ‘llahtariset gjithë dynjaja”.

    Por ndoshta spakistët nuk e duan këtë llahtari. Dhe kjo duket qartë në aplikimin e një standarti të dyfishtë. Ndaj Arben Ahmetajt, që së paku në letra e ka kundërshtuar ngritjen e inceneratorit të Tiranës, u bë një qilizëm i çdo leku dhe i çdo pasurie. Ndërsa Erion Veliajt që dha garanci për mbulimin e kostove, madje nënshkroi me firmën e tij duke shkelur ligjin, nuk i është kontrolluar asnjë lëvizje. E njëjta gjë edhe për Edi Ramën që i dha pikë bonus kompanisë që do fitonte inceneratorin, ndonëse ajo as nuk ishte regjistruar akoma dhe për këtë gjë kryeministri ishte vënë në djeni nga ministrja e tij Ermonela Felaj.

    Pra thënë shkurt: Arben Ahmetaj u hetua se kishte shok Mirel Mërtirin, se kishte marë favore prej tij, ndonëse me dokumenta e pati kundërshtuar ngritjen biznesin skandaloz. Ndërsa Edi Rama dhe Erion Veliaj ndonëse kanë shkëlur ligjin me akte të provuara, janë imunë ndaj një hetimi pasuror. A nuk është kjo një pabarazi ulëritëse përpara ligjit? A nuk të bën kjo të dyshosh për versionin e kokës të turkut?

    Cilido që ka dëgjuar intervistën e Arben Ahmetajt të enjten, ndoshta me siguri nuk është bindur për pafajësinë e tij. Ama kush ka pasur vëmendjen për të ndjekur logjikën dhe faktet është bindur për standartet e dyfishta të përdorura nga SPAK. Dhe pikërisht kjo e bën më të besueshme tezën e ish zv/kryeministrit se ai u bë ‘kokë turku” për të mbuluar ata që kishin vendimmarrje reale, kishin ndërmarrë veprimet dhe kishin hedhur firmat, për një skandal që i ka kushtuar shqiptarëve dhjetra miliona euro. Dyshimi është se hetimi u dirigjua tek pronat e pajustifikuara të kryeministrit, për të lënë të fshehura procedurat skandaloze. Dhe kjo përforcon tezën se SPAK është një vegël e Ramës, qëllimi i të cilit është të vizatojë një kryeministër të ndërshëm, që e tradhëtojnë rrugës shokët që i hanë kumblla dhe dardha pas shpine.

    Kjo akuzë për drejtësi të telekomanduar është më e rënda që është bërë ndonjëherë ndaj “heronjve të fëmijëve tanë”. Dhe ajo do të bëhet edhe më ulëritëse ditët në vijim, nëse SPAK nuk bën minimumin e mundshëm, atë që arriti të bëjë një gazetar, për ta pyetur Ahmetajn aty në arrati, për versionin që ai ka për fajësinë e Ramës dhe Veliajt.

    Lapsi

  12. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Rrëfimi i Ahmetajt/ Kush është Blerim Hoxha, pronar i 40% të inceneratorit të Tiranës

    Emri:  rama-veliaj-blerim-2048x1152.jpg

Shikime: 423

Madhësia:  50.4 KB

    Gjatë intervistës që dha për Syri Tv, ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj e drejtoi gishtin nga dyshja Rama-Veliaj si pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës. Ai la të kuptohet se pronarët zyrtarë ishin persona fiktivë, të futur aty për të nxjerrë paratë që paguhen nga taksat. Ahmetaj u shpreh se qëllimi i hetimit duhet të jetë të gjejë 60 milion eurot që janë paguar për inceneratorin e Tiranës.

    Me ose pa dashje, Ahmetaj përmendi gabimisht emrin e Besim Hoxhës, duke iu referuar Blerim Hoxhës një ndër njerëzit që disponon 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës përmes blerjes së aksioneve nga kompanitë zinxhir për kompaninë mëmë Geogenix.

    “Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri. Çfarë është ky biznesmen? Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri? Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai” ishin disa nga pyetjet që ngriti Ahmetaj.

    Vetë ish-zv.kryeministri nuk iu fut detajeve, por ai tha se një pjesë e informacioneve ishin publikuar në media në lidhje me Blerim Hoxhën.

    Kompania Tosk Energji e Blerim Hoxhës

    Emri:  blerim-hoxhaa.jpg

Shikime: 415

Madhësia:  43.7 KB

    Blerim Hoxha ka lindur në Kosovë dhe është me shtëtësi zviceriane. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka studiuar për shkenca ekonomike, menaxhim dhe tregëti në Institutin e Studimeve Globale në Universitetin e Gjenevës.

    Pavarësisht se gëzon 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës, emri i Blerim Hoxhës dhe e kaluara e tij është përmendur pak. Me kompaninë e tij Tosk Energji, Blerim Hoxha njihet për menaxhimin që i ka bërë ARMO-s deri në vitin 2020.

    Tosk Energji është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri me administrator Blerim Hoxha.

    Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 13 milionë euro nga kompania Gunvor për kompaninë Tosk Energji.

    Gunvor në atë kohë figuronte në listën e zezë të të qeverisë amerikane, pasi dyshohej se një pjesë e aksioneve të saj zotëroheshin drejtëpërsëdrejti nga presidenti rus Vladimir Putin.

    Pas bllokimit disa ditor, 13 milionë eurot u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji. Paratë u përdorën për të rivënë në punë ARMO-n. Në tetor të vitit 2016, qeveria shqiptare bekoi rivënien në punë të ARMO-s duke ja dhënë atë kompanisë IRTC, nën pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj.

    Prezantimin e administratorëve të rinj që morën ARMO-n e bëri vetë kryeministri Edi Rama. Ishte periudha e krizës, kur naftëtarët kishin mbetur pa rroga për shkak të borxheve që kishte lënë pas Rezart Taçi. Naftëtarëve të revoltuar dhe të papaguar, Rama u shkoi në Ballsh me një lajm të mirë. Ai u tha se së shpejti do të vinte një “investitor serioz dhe të vendosur”. Kryeministri u tha se ky investitor e kishte siguruar se do t’i shlyente rrogat e prapambetura dhe se do t’u paguante edhe sigurimet.

    Transferta prej 13 milionë euro nga Gunvor tek Tosk Energji u përdor për të garantuar blerjen e lëndës së parë tek Bankers Petroleum. Sipas burimeve të mirëinformuara, Tosk Energji pagoi 13 milionë euro si parapagim tek Bankers që kjo të furnizonte IRTC-në me naftë bruto. Në këmbim, Tosk Energji mori tregtimin me pakicë të karburantit që prodhohej nga IRTC në rafinerinë e ARMO-s.

    Qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë të gjithë operacionit. Edhe pse Gunvor figuronte në listën e zezë të qeverisë amerikane si kompani e lidhur me presidentin rus Putin ajo u lejua të investonte në Shqipëri. Madje duke shtënë në dorë një nga sektorët më strategjik të ekonomisë, monopolin e rafinimit të naftës.

    Administrimi i ARMO-s nga kompania e Blerim Hoxhës dhe nga kompania e Besnik Sulajt zgjati deri në prill 2022. Kriza u zgjat më tej. Tosk Energji i shtoi më shumë borxhet e ARMO-s dhe la rrogat e naftëtarëve pa shlyer. ARMO u çmontua për skrap, ndërsa rrogat e naftëtarëve i pagoi qeveria.

    Rreth 75 milionë euro taksa mbetën pa u paguar. Nga tetori 2016 deri në tetor 2017, IRTC prodhoi përmes ARMO-s rreth 160 mijë tonë karburant që u tregua në tregun vendas përmes IRTC dhe Tosk Energji.


    Kompania e re “Icare Energji” e Blerim Hoxhës

    Tani emri i Blerim Hoxhës ka dalë sërish në incenratorin e Tiranës por me një kompani tjetër Icare Energji. Sipas dokumentave kompania e incenratorëve Integrated Energy zotërohet nga 3 pronarë. Alberto Presezzi zotëron 40% të kuotave, Max Abitbol po 40% dhe Giuseppe Ciaffaglione 19.9%.

    Max Abitbol ka blerë 40% të aksioneve të Geogenix në Hollandë përmes një kompanie të quajtur Icare Holding SA. Kjo ka filialin në Shqipëri me emrin Icare Energji. Administratore e kompanisë rezulton Marigona Metaj, ndërsa anëtarët e këshillit mbikqyrës janë Max Abitbol, Blerim Hoxha dhe Joel Jacques Jean Chevallaz.

    Emrat janë po ato që menaxhonin ARMO-n dhe shfrytëzonin paratë që vinin nga Rusia.

    Ish-deputeti Belind Këlliçi që ka publikuar të dhëna të vazhdueshme për skandalin e inceneratorëve tha se paratë ruse janë në inceneratorin e Tiranës nëpërmjet këtyre personave.

    “Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% aksionare në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerin Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë eARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse.” u shpreh Këlliçi.

    Lapsi.al

  13. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Akuzat e Ahmetajt nga arratia, PD depoziton kërkesën në Kuvend: Interpelancë urgjente me Ramën

    Emri:  rama-dhe-ahmetaj.jpg

Shikime: 415

Madhësia:  32.4 KB

    Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas akuzave që Arben Ahmetaj bëri për çështjen e inceneratorëve.

    Ka qenë Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, ai që depozitoi kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente.

    Në një intervistë nga arratia, Ahmetaj lëshoi akuza në drejtim të qeverisë “Rama” dhe konkretisht ndaj kryeministrit dhe Erion Veliaj. Ai tha se po përdorej si kokë turku dhe se procesi ndaj tij ishte politik.

    Lapsi

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 10:38
  4. Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 01-12-2011, 00:21
  5. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •