Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 73
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    VIDEO/ Sfida e Ahmetaj: Shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës

    Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se nëse SPAK do të hetojë siç duhet dhe do të ndjekë paratë, shqiptarët do të llahtarisen se deri ku shkon afera e inceneratorëve.

    Pjesë nga intervista:


    Çim Peka: Pse i shmangin procedurat sipas jush?

    Arben Ahmetaj: Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.

    Çim Peka: Sa lart?

    Arben Ahmetaj: Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.

    Çim Peka: Lart në maksimum? Ju thoni se përveç kryetarit të bashkisë edhe kryeministrit ...

    Arben Ahmetaj: Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua.

    Çim Peka: Perceptimi është se refuzimi juaj për inceneratorin e Tiranës ka të bëjë me faktin se aty u fut në lojë edhe nëpërmjet kryetarit Veliaj, Ben Blushi, në atë kohë drejtues i Top Channel dhe Arben Ahmetaj u la jashtë. Dhe perceptimi i këtyre dy qendrave të Tiranës, nëpër ambasada që thoni ju, por edhe nëpër media, është që Arben Ahmetaj kur u përjashtua nga Tirana sepse aty u fut Ben Blushi dhe Top Channel, Edi Rama dhe Erion Veliaj vetë, dosjen e inceneratorëve e dorëzoi te Ilir Meta. Kjo është arsyeja se dy qendrat e Tiranës, që unë e di për kë e keni fjalën dhe ju do i thoni vetë, shpërndajnë jo vetëm nëpër ambasada, por edhe media. Ju kishit interes edhe për shkak të miqësise te Elbasani dhe Fieri, dhe kur u latë jashtë te Tirana dhe u zëvendësuat me Ben Blushin, Top Channel dhe Erion Veliajn, ju dosjen e shkeljeve të procedurave e dorëzuat tek Ilir Meta.

    Arben Ahmetaj: Teoria e konspiracioni që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur. Po ca na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Dmth sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Ed Rama e ka besuar këtë, por Ed Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij ti vejë tapë çështjes së inceneratorëve.

    Çim Peka: Po pse ti vendosjes tapë me ju që nuk ishit pjesë e procedurave të inceneratorëve, kur mund të ja vendosje tapë me Veliajn, Ballukun apo dikë tjetër, apo Damian Gjiknurin që kanë qenë pjesë e procedurave.

    Arben Ahmetaj: Kjo është pyetje edhe për ju. Cila është arsyeja.

    Çim Peka: Nuk e njoh unë Edi Ramën.

    Arben Ahmetaj: Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën.

    Çim Peka: Sepse procedurat e përfshijnë dhe atë dhe ai nuk kishte interes të hetoheshin procedura.

    Arben Ahmetaj: Procedurat i përfshijnë të gjithë. Çfarë dua të them. A ka vendime për bonuset? Ka vendime për bonuset. Unë nga personat që ti përmende jam i vetmi që nuk kam firmosur për procedure. Nuk kam bërë as prokurim, nuk kam qenë as autoritet kontraktor. Të gjithë në një moment apo në një tjetër ...

    Çim Peka: Ju po thoni se duke qenë se duhej bërë patjetër një kokë turku për inceneratorët, sepse zhurma, hetimi, abuzimi ishte i madh, Rama bëri sikur e besonte alibinë e Veliajt dhe Ballkukut, por nuk e besonte se është shumë më i zgjuar se kaq, por i duhej një kokë turku dhe ky kokë turku duhej të ishte dikush që është jashtë procedurës, që nuk ka lidhje me të, sepse po të jetë në procedurë shkon tek të gjithë?

    Arben Ahmetaj: Po të ishte në një pjesë të procedurës, po të zbërthehet një nga nyjet e procedurës, praktikisht nuk ka më pazëll për inceneratorin e Tiranës, nuk ka më pazëll.

    Dhe po ta them dhe tani. Pra çfarë ndodhi? Në shkurt të 2022 e gjithë histeria e kësaj teorie të konspiracionit duke e konturuar dhe me elementë të tjerë përplasje, praktikisht solli në atë që unë isha i bindur që marrëdhënia ime me kryeministrin kishte mbaruar. Ai mund edhe ta mohojë këtë gjë, por përpara Zotit kjo është e vërteta. I kam kërkuar të largohem në shkurt të 2022. Jam ulur përballë dhe i kam thënë, që marrëdhënia jonë është përmbysur, unë këtu nuk jam për asgjë tjetër. Të gjithë e dinin në PS se unë nuk kam aspiruar as të bëhem sekretar i përgjithshëm, as kryetar grupi, as të kthehesha ministër, as të bëhesha kryetar bashkie. Nuk kam aspiruar. Unë i thashë jam këtu për besimin që kam pasur të marrëdhënia qe kemi pasur bashkë. Kjo marrëdhënie është përmbysur. Për të mos krijuar probleme politike me dorëheqje, më lër të largohem. Në mënyrën që ka, që nuk përballet, jo po nuk është e vërtetë. Cila ishte arsyeja, të cilën për hir të së vërtetës e kam bashkuar si pazëll pak më vonë. Ishte 24 korrikut, të bënte atë shou për të më shkarkuar gjysëm ore pasi Ilir Meta kishte lënë presidencën dhe Bajram Begaj ishte inauguruar president. Cila ishte urgjenca?

    Çim Peka: Urgjenca ishte se Edi Rama kishte dhënë një urdhër që asnjë ministër dhe asnjë zyrtar i lartë i PS-së të mos shoqërohej me pronarin e Neës24, Irfan Hysenbelliu. Indicia dhe argumenti sipas dy qendrave të Tiranës, ishte se ju menjëherë pas betimit të Bajram Begajt, po drekonit me Irfan Hysenbelliu. Madje Ramës i është dërguar një foto nga dreka ku ju ishit.

    Arben Ahmetaj: Jo nuk është tamam kështu. Mos shkëputemi nga gjëja.

    Çim Peka: Arsyeja e Ramës, sipas tij.

    Arben Ahmetaj: Qarkullon një, po quaj gjysëm thashetheme, gjysëm e vërtetë që marrëdhënia ime me Irfan Hysenbelliun, mund të ketë qenë një nga arsyet që unë jam larguar. Po të ishte kjo, do të ishte po kaq perverse dhe fëminore. Do preferoja të ngelej te perversja se sa te kjo fëminorja. Dhe arsyeja ishte simbolike për të ju treguar medemek shqiptarëve se po largoj njeriun e Ilir Metës. Unë dhe Ilir Meta nuk kemi qenë ndonjëherë miq me njëri tjetrin. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qenë të njëri tjetrit. Unë kam qenë i PS-së. Mund të më quash të Nanos, disa kohë të Edi Ramës, por unë kam qenë i PS-së, dhe unë nuk kam pasur ndonjëherë marrëdhënie varësie, apo vasaliteti me Ilir Metën. Jo. Asnjëherë. Ishte simbolik. Dhe atë natë është thënë një fjali, kur është mbledhur ish-sekretari i Përgjithshëm. Meqë ra fjala, një nga arsyet që nuk është sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Ed Ramës, sigurisht që Damiani edhe mund ta mohojë, punët e tij, i ka raportet me të vërtetën vetë, jo me mua, se i ka thënë që, ajo që po ndodh me Arben Ahmetaj së pari është shkelje procedurale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsyeja pse ka ikur nga sekretar i Përgjithshëm, por nuk dua të kërcej nga dega në degë.


    KLIKONI TE SHIKONI KETE PJESE TE INTERVISTES

    Syri

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (02-02-2024)

  3. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    VIDEO-SYRI TV/ Arben Ahmetaj: Eko-parku është e familjarëve të Edi Ramës

    Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe për çështjen e Ekoparkut në Durrës.

    Ahmetaj është shprehur se, ekoparku në Durrës është e familjarëve të Edi Ramës.

    Çim Peka: Ekoparku...

    Arben Ahmetaj: Çfarë është ekoparku, për çfarë po më pyet.

    Çim Peka: Duhej bërë apo jo, në Durrës.

    Arben Ahmetaj: Investimi. Unë mendoj se duhej bërë. Sigurisht, por ju si gazetar e keni hetuar. Se këtu janë përmendur në dosjen time 350 emra, me kë ka pirë kafe etj. E keni hetuar çfarë ka ndodhur. Cilët janë gurët kilometrikë të këtij investimi. E kisha harruar fare. Pse një privat ka bërë përpara se të shpallej nga kryeministri, këtë projekt. Pse në këtë projekt është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit. Pse nuk e ka bërë institucioni publik, pse u shpall më pas, në fillim u bë si projekt privat dhe pastaj u shpall publikisht dhe e morën njerëz të lidhur me atë që kishin bërë projektin.

    Çim Peka: Me familjarë të kryeministrit ...

    Arben Ahmetaj: E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxor një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi.


    KLIKONI TE SHIKONI KETE PJESE TE INTERVISTES

    Syri

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (02-02-2024)

  5. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    VIDEO/ Ahmetaj demaskon Ramën: Ka dhënë tokën, detin dhe lejet pasi ka ngrënë qofte te veranda

    Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka demaskuar Edi Ramën. Sipas tij, Rama ka dhënë tokën, ajrin, detin, dhe leje duke ngrënë qofte te veranda.

    Çim Peka: Jeton në një shtëpi bashkie, ndërkohë që Altin Dumani i ka bërë kërkesë Facebook për FB tuaj dhe nuk i paska bërë bashkisë së këtij qyteti për ju.

    Arben Ahmetaj: Nuk besoj se është e vërtetë, nuk besoj se do të shkonte deri aty sa t’i kërkonte FB-së ku është ky përdorues, e bllokoje. Edhe të qenit Robespier i revolucionit siç është sot SPAK-u Robespier i anti revolucionit të demokracisë. Pra, pyetja ku janë 60 mln mos të venë në ambasada, që ky na zhgënjeu. Për çfarë i zhgënjeve. Që fjeta me gruan time në hotel dhe i pagova paratë kesh. Apo se kam pirë kafe e kam ngrenë drekë me Mirelin. Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cënojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë. Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para.


    KLIKONI TE SHIKONI KETE PJESE TE INTERVISTES


    Syri

  6. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    VIDEO-Si refuzoi prangat/ Ahmetaj zbulon kur kuptoi planin e Ramës dhe prapaskenat e socialistëve

    Në një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri i Edi Ramës, ka zbuluar se kur kishte nisur plani për goditjen e tij.

    Pjesë nga intervista

    Çim Peka: Mirëmbrëma. Intervistë e pazakontë. E kemi anonçuar, intervistë që ka ngjallur sigurisht shumë interes. Do të marrim përgjigje për shumë pyetje që shtrohen ndaj ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetajt. Të falënderoj që gjete kohën, megjithëse në një kohë shumë të trazuar për ju, megjithëse ka një interes shumë të madh nga publiku që të dijë të gjitha arsyet që Arben Ahmetajn numrin dy të qeverisë së Edi Ramës, e detyruan të largohet nga Shqipëria dhe të mos përballej fizikisht me drejtësinë e re, për të cilën ashtu si Rama edhe ju jeni krenar se ishte reforma kryesore e kësaj mazhorance.

    Pyetje e parë për Arben Ahmetaj, është se pse u larguar nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për tu përballur me drejtësinë.

    Arben Ahmetaj: Faleminderit z. Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha në dijeninë time, ju jeni një ndër televizionet e pakta që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe, politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik. Pastaj juridiko-mediatike ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 ose 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi. Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët.

    Çim Peka: Do të flasim për këtë, por meqenëse e filluar dhe sqaruat momentin që e konsideruan arratisje. Ju keni qenë bashkë me familjen jashtë Shqipërisë, kur u është kërkuar imuniteti juaj. Pra nuk jeni arratisur, nuk ju ka ndihmuar njeri të arratiseni. Pra nuk keni qenë në Shqipëri. Pyetja ime është, a jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj dhe ju i kishit marrë masat, kishit ikur më përpara.

    Arben Ahmetaj: Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë.

    Çim Peka: Pra ju e prisnit një gjë të tillë, nuk ishte surprizë.

    Arben Ahmetaj: Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit...

    Çim Peka: Kjo është ajo që më bën përshtypje, sepse kërkesa për imunitetin për ju është në kohë rekord, vetëm tre muaj nga nisja e hetimeve. Nga e dinit ju se kaq shpejt do të kërkohej kjo masë kaq ekstreme për ju. Ndërkohë që për kolegët apo ish-kolegët tuaj ka me vite që hetohen dhe nuk ka kërkesë për ta. Ju qëlluar jashtë Shqipërie dhe pastaj nuk u kthyer më, apo kishit indicie se ndaj jush do të shkohej në masa ekstreme, ka një shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët, që përballjen me drejtësinë ta bënit në distancë dhe jo fizikisht.

    Arben Ahmetaj: E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë.

    Çim Peka: Do të flasim gjerësisht për këtë. Një moment te pyetja e parë, sepse këtu fillon gjithçka dhe dyshimet e para. Pse Arben Ahmetaj, duke qenë se ndoshta jeni i vetmi i akuzuar dhe sulmuar edhe nga kryeministri dhe i hetuar nga drejtësia, që po reagoni. Të tjerët ish-kolegë tuaj, heshtje totale. Pse Arben Ahmetaj, kur është i vetmi deri tani që po reagoni në mbrojtje të të drejtës dhe së vërtetës thoni ju, por edhe kundër vullnetit të kryeministrit. Pra nuk e ka pranuar dënimin e partisë, siç e ka bërë të gjithë ish-kolegët tuaj që janë nën hetim. Pse nuk vendosët të përballeni me drejtësinë fizikisht në Shqipëri, por zgjodhët të largoheshit dhe të mos ktheheshit dhe ta bënit këtë betejë nga jashtë Shqipërie.

    Arben Ahmetaj: Dua një marrëveshje me ju z. Peka që të mos më ndërprisni dhe sigurisht unë nuk do të ju devijoj. Këtë ua premtoj. E para unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, nuk më ka ndihmuar, informuar askush.

    Çim Peka: Nuk po flasim për arratisjen, por për përballjen me drejtësinë në distancë.

    Arben Ahmetaj: Nuk më ka ndihmuar dhe as nuk më ka dhënë indicie askush. Përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im, praktikisht të gjithë kolegët e mi, kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. E dyta, që është po kaq e rëndësishme, as nuk më ka ndihmuar kush të largohem, sepse unë kam qenë i larguar në kohën kur është kërkuar imuniteti. Për të qenë i sinqertë e prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha parë të gjithë frymëzimin politik, diku nga vjeshta e vitit 2023. Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që të një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë. Mendoja se do të ishte vjeshta dhe isha i përgatitur shpirtërisht. Z. Peka, kur unë kam lexuar dosjen, sigurisht indikacionet i kisha të pjesshme dhe mundohesha të bëja gjithë panoramën. Dosja është bazuar në supozime dhe jo në fakte. Unë gjatë intervistës me ju, jam gati ti marrë një e nga një të gjitha. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë, e uroj të mos e humbas besimin tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani, që nuk është drejtësi e re, është një strukturë e re me të njëjtët njerëz. Unë jam larguar me familjen për pushime, refuzova të kthehesha në Shqipëri, kur u kërkua imuniteti im, sepse unë e dija se e gjithë goditja ime ishte e iniciuar me orientim politik.

    Pse ishte me frymëzim dhe zell politik.


    KLIKONI TE SHIKONI KETE PJESE TE INTERVISTES

    Syri

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (02-02-2024)

  8. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    VIDEO/ Habit Arben Ahmetaj, zbulon se SPAK NUK e akuzon për inceneratorët. Ja raporti me Mërtirin

    Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, tregon se nuk është nën hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

    Ahmetaj tregon gjatë intervistës edhe marrëdhënien me Mirel Mërtirin dhe njohjen me të.

    Pjesë nga intervista:

    ‘Unë do të kursehem ta quaj afera e inceneratorëve, për një sekondë dhe do të them se, çështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve. Është e faktuar me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin, për arsye të emocionit, arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike, nuk po them qeveritare, të merituara. Të gjitha këto mua më kishin bindur që unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time, që në shtator të vitit 2021, mësuan me burimet e tyre të shumta se në finale ne e dimë kush e bën vetingun, kush merr në telefon, ne e dimë se kush dërgon mesazhe, se kush bën koordinatorin mes x dhe y. Kur morën vesh që në dosjen e Elbasanit dhe Fierit, unë nuk isha pjesë për shkak se unë nuk ka asnjë firmë në procedurë. Unë nuk kam marrë pjesë as në vlerësim, as në prokurim, as në përzgjedhje, tek asnjë prej inceneratorët.

    Çim Peka: Nuk keni pasur asnjë rol te inceneratori i Elbasanit dhe Fierit në procedurë ...

    Arben Ahmetaj: Zero, është detyrë me ligj, është detyrë e autoritetit kontraktor. Dhe po të marrë Elbasanin ...

    Çim Peka:
    Si u përfshitë nga SPAK në dosjen e Elbasanit dhe Fierit...

    Arben Ahmetaj: Nuk jam përfshirë tek Elbasani dhe Fieri, në gjykimin e Elbasanit dhe Fieri. SPAK siç e dini sot ka një dosje me dyshime. Një dosje prej 320 faqesh, që z. Peka unë do t’i kthehem momentit të kërkesës së imunitetit.

    Çim Peka: Ju po thoni se Arben Ahmetaj nuk po hetohet për inceneratorët.

    Arben Ahmetaj: Më fal, Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta. Edhe marrëdhënia ime me partneren time, Eriolën, që kur ka nisur. Madje me kë kam pirë kafe, kam biseduar, kam ngrënë drekë dhe me kë kam udhëtuar. Por vetëm procedura e inceneratorëve jo, dhe inceneratorët. Pse? Sepse nuk jam pjesë e procedurës. Nuk jam pjesë. Të mos qenit pjesë e procedurës nuk e kam bërë as nga halli dhe as nga qejfi, por nuk kam pasur funksion të tillë, që të përfshihesha në procedurë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Madje, e kam thënë. Unë në funksionet e mia zyrtare nuk kam ndonjëherë mundësi, as të jap leje ndërtimi, as të bëj prokurim. A u bën 1.1 miliardë dollarë në rindërtim, gjithë prokurimet janë bërë nga palë të treta, autoritete nënkontratore të vendosura me ligj dhe vendime qeverie. Nuk po hetohem për inceneratorët, po hetohet jeta ime. Është interesante. Dyshimet në dosje janë e para për fshehje të ardhurash, e dyta korrupsion dhe e treta për pastrim parash.

    Çim Peka: Ndalemi pak këtu. Nuk po hetoheni për inceneratorët, por inceneratorët është hetuar dhe po hetohet Mirel Mërtiri, për të cilin ju keni thënë se keni njohje dhe e keni mik. Tani pyetja ime është, se nuk paskeni firmë, nuk paskeni qenë pjesë e procedurave, duke qenë se ju nuk keni qenë pjesë e procedurave, nuk keni asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës si shpjegohet që në dosjen e Altin Dumanit figurojnë disa pagesa nga subjekti ITS në favor të ish-bashkëshortes në favor për rregullimin e disa apartamenteve. Pse duhet të paguanin për ju.

    Arben Ahmetaj: Nuk është e vërtetë. Ju falënderoj që e bëtë pyetje. Bëhet fjalë për 2.7 milionë lekë të reja në total, për një pronë të familjes time të dikurshme për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubat e ujit. Dhe ish-gruaja ime Albina ka kontraktuar, siç kontrakton rëndom si ti dhe çdo shqiptar, për të rregulluar dyshemenë, apo tubat një individ, i cili ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish-bashkëshorten time dhe ajo nuk ka asnjë lloj kontrate, asnjë lloj transaksioni me ITS. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe mund të ketë përdorur niptin gabimisht apo me qëllim të ndonjë kompanie, kjo nuk është puna e ish-bashkëshortes time. Ç’punë ka. Ka dhënë paratë për të paguar ndërrimin e tubave të ujit dhe kabllove elektrike. Jemi duke folur për 2.7 mln lekë të reja, në një pronë e cila është deklaruar që nga viti 2009, është gati një pronë prej 160 metrash. Po kthehemi, a e njihni Mirel Mërtirin? Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se, kur unë e kam njohur Mirel Mërtirin, i kishte filluar punët dhe madje të verifikohet se kur e kishte filluar punën në Fier, ai apo grupi i tij, apo kompania e tij që nuk e di nga ana e ogjikës juridike se si mund ti ketë krijuar entitetet. Ka pas filluar punë. Sepse u hap se paskam pasur një mesazh kafeje me Baftjar Zeqon. Unë nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon, për të ndihmuar kënd.

    Çim Peka: Sipas hetimeve të Altin Dumanit, gjithmonë sipas pretendimeve të SPAK, janë zbardhur disa komunikime nga telefoni juaj BlackBerry, të sekuestruara, në ato komunikime ju orientoni që shtetasi Mirel Mërtiri të zhvillojë takime me kryebashkiakët e majtë. Pretendohet për tendera ujësjellësash, që në fakt ka marrë në të gjitha bashkitë me matësat e, që sot nuk funksionojnë, por ky nuk është problemi juaj, ka marrë diku tek 19 milionë euro tendera. A e keni ndërmjetësuar ju Mirel Mërtirin me kryebashkiakët e majtë të qeverisjes tuaj, për ta ndihmuar atë.

    Arben Ahmetaj: Jo dhe jo. Ky është moment shumë i rëndësishëm. Praktikisht unë e ti këtu nuk jemi për të folur për Mirel Mërtirin, por meqë më pyete, thashë e kam njohur, po e them dhe tani.

    Çim Peka: Dua të kemi një gjë parasysh. Kur ju më zhbëni të gjithë idenë që keni qenë pjesë e inceneratorëve, por nuk jeni pjesë e procedurave, e vetmja rrugë që ngelet për të ju lidhur, sipas dosjes së SPAK, me inceneratorët është njohja juaj me Mirel Mërtirin. Sigurisht qëllimi kryesor për të ju pyetur është për inceneratorët se kjo është tema dhe për këtë gjë ka filluar hetimi juaj. Edhe SPAK në dosje, duke qenë se nuk ka firma dhe Arben Ahmetaj nuk është i përfshirë në procedurë lidhet tek pagesa dhe njohja juaj, por ndërmjetësimi juaj që ju i keni bërë disa kryebashkiakëve të majtë për ta pritur Mirel Mërtirin. Prandaj po flasim për të. Mua më duhet të bëj lidhjen tuaj, deri tani sipas SPAK me Mirel Mërtirin i cili është pronar inceneratorësh.

    Arben Ahmetaj: Po kthehemi tek momenti. Jo nuk kam ndërmjetësuar me askënd. Ata ish-kryebashkiakë, apo kryebashkiakë ndoshta, që janë përmendur aty janë pyetur dhe kanë përgjigjet e tyre. Absolutisht doni të dini si e ka fituar Fierin, mund të pyesni Baftjarin. Kurrë nuk ja kam kërkuar. Doni të pyesni si e ka fituar Korçën, pyesni Nikon, unë kurrë nuk ja kam kërkuar. Për Beratin apo tjetër ...

    Çim Peka: Pyetja është shumë e thjeshtë, ka përfituar apo jo, Mirel Mërtiri tendera publik nga institucioni që keni drejtuar ju.

    Arben Ahmetaj: Kurrë.

    Çim Peka: Nuk jeni i përfshirë në procedurat e inceneratorëve të Elbasanit dhe Tiranës.

    Arben Ahmetaj: Asnjëherë. Është shumë interesante. Si u akuzoka, jemi në kohën e Enverit apo Vishinskit. Se të njoh unë ty, ti paske marrë punë aty. Unë nuk e kam në varësi atë institucion, e ka në varësi një koleg tjetër dhe unë duhet të jem përgjegjës, se unë të njoh ty. Se ti ke udhëtuar me mua, po. Ti mund të më kesh paguar mua hotelet, po dhe jo. Pse po dhe jo, sepse ti kam dhënë paratë, por nuk ka rëndësi. Arsyet kanë qenë familjare të miat, pse unë nuk e kam vënë emrin tim në hotele. Se dhe nuk kam qenë, se kam vënë në emrin tim, dhe e kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen time të dikurshme.

    Çim Peka: E ka paguar hotelin apo jo.

    Arben Ahmetaj: Unë i kam paguar Mirel Mërtirit. Unë e kam deklaruar, Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Nuk e kam pasur as mik, as shok banke, as shok klase, as shok pune, nuk e kam pasur asnjëherë. Në distancë. Mirelin po, e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij, është histori e vërtetësisë se si ndahet miqësia nga interesi publik. Nuk gjykoj dot unë kënd nëse i ka bërë gjërat mirë apo keq. Nuk e gjykoj dot. Përkundrazi unë kam mendim, se çfarë ka ndodhur me atë djalë, me Mirel Mërtirin, mendimi im. Por të qenit mik, shok, nuk do të thotë meqë ai punon aty me institucione të tjera, ti mban përgjegjësi se çfarë ndodh me ato punë publike dhe atë njeri. E dyta që është shumë e rëndësishme, ka një letër që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, në vitin 2016. Unë për të ua thënë shqiptarëve në gjuhë të thjeshtë, kam refuzuar një mik me letra, meqë ky është miku dhe e kam refuzuar me letra. Pse? Kam shkruar interesin publik te inceneratori i Tiranës, kam thënë: Jo, se nuk i plotëson kushtet. E kam refuzuar pra, meqë ndërtohet ky konspiracioni. Jam në kontakt me shumë diplomat në Shqipëri.

    Çim Peka: Edhe në këto kohë...

    Arben Ahmetaj: Sigurisht. Bubrron një grup i drejtuar nga të dyja qendrat e Tiranës. Shkojnë nëpër ambasadat dhe thonë, ka qenë ide e tij.

    Çim Peka: Kush janë këto dy qendra të Tiranës, për publikun.

    Arben Ahmetaj: Do të ua shpjegoj, do të vij. Nuk u shmangem emrave unë. Unë nuk kam punë me biznesmenët.

    Çim Peka: Kush janë këto dy qendra të Tiranës, dhe pastaj vazhdojmë.

    Arben Ahmetaj: Do të vijmë, sepse është më e rëndësishme se çfarë thonë, se do ti lidhim se kush janë. Ka qenë ide e tij, ai e ka pasur si ide. Por shumë i sinqertë me shqiptarët, nuk ka qenë ideja ime, sepse unë nuk i njoh mbetjet. Sot e kësaj dite, nuk i njoh. Unë njoh shifrat, numrat, kam njohur fiskun, e njoh shumë mirë, shumë më mirë se shumë të tjerë. Por edhe sikur e kisha idenë unë, do mbakam unë përgjegjësi për menaxhimin e idesë. U shkojnë ambasadave, u shkojnë BERZHIT, dhe i thonë; shiko se ai e ka pasur këtë ide. Okej edhe sikur ta kisha, nuk e kam pasur këtë ide të dashur miq, se nuk e njoh atë sektor. Por edhe sikur ta kisha si ide, unë mbaj përgjegjësi për menaxhimin e idesë. Pra nëse kemi ide për të bërë një ekopark në Durrës, unë mbaj përgjegjësi se si u menaxhua ideja e ekopark. Nga ideja te menaxhimi, do ti lidhë procedura, shkresa dhe vullneti politiko administrativ. Ku më lidhi mua vullneti politiko-administrativ edhe sikur ta kisha. Unë nuk e gjykoj dot. Madje besoj se të bësh incenerator është gjë e mirë. Debati mund të ishte duhet apo nuk duhet incenerator. Ky është një debat politiko strategjik në një sektor. Këto janë ide. Nuk ka qenë ideja ime, por edhe sikur të kishte qenë ideja ime, është perverse që shkojnë nëpër ambasada dhe thonë, është ideja e tij. Firmat, menaxhimi. Është dinjitoze të vesh firmë me përgjegjës, është dinjitoze të bësh administrim dinjitoz transparent, është dinjitoze të kesh ide. Pastaj ti shtrembërosh të gjitha këto, shkon nga perversiteti ekstrem në korrupsion. Dhe po të them, pra, dua të ua rikujtoj shqiptarëve. Kam filluar të refuzoj inceneratorin e Tiranës në vitin 2016. I ftoj të gjithë ata që duan të investigojnë, sepse investigimi i dashur Peka, ka shkuar tek pllakat e banjës së Eriolës, tek pllakat e shtëpisë së Albinës. Tek sa është shitur metri katror dhe sa është blerë metri katror. Këtu ka shkuar SPAK-u. Roberspierizmi politik ka shkuar tek laminatet e kuzhinës së familjes së Erioles në Lalz, dhe është pyetur zdrukthëtari nga Elbasani, dy herë, në mos tre, se spo marrim më vesh. Kjo është drejtësia e re. Ndërkohë që nuk merren me procedurat.


    Syri

  9. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    VIDEO-Çështja McGonigal/ Ahmetaj zbulon çfarë di për zyrtarin e FBI dhe implikimin e Ramës

    Çim Peka: E mbyllim me këtë konkluzion. Ai personi që te detyroka me frymën e shenjtë, me frymën e kryeministrit të vijnë 17 vendime për 24 orë i ka detyruar?

    Arben Ahmetaj: Pyeteni. Siç më pyet mua unë jam i bindur që pas kësaj interviste unë do marr kërcënime të reja, batuta të reja. Po ku di gjë unë , çështje të reja mund të akuzohem për shembull se kam vrarë Kenedin, se kam rrëzuar Kullat Binjake, do stigmatizohem. Njerëzit e mi do rimasakrohen se nuk janë masakruar mjaft. Kjo është për film Netflix. Film në Shqipërinë, e thotë mirë Andi Bushati nuk ja merrte mendja njeriut që pas 30 vitesh do i ktheheshin serish rrezikut për demokracinë, nëpërmjet autokracisë dhe Robespierizmit që udhëtojnë në të njëjtën rrugë dhe flenë në të njëjtën shtrat.

    Çim Peka: Më të madha për këtë gjë, të mazhorancës ku ju keni bërë pjesë.

    Arben Ahmetaj: Kam përgjegjësitë e mia morale, për naivitetin, besnikërinë, besimin, por unë kam folur me shifra, me fakte. Nuk ka këllqe njeri të pranojë ato që thashë, por një ditë do të ketë shumë që do ti pranojnë.

    Çim Peka: Edhe një pyetje të fundit, a është takuar ndonjëherë Arben Ahmetaj me McGonigal.

    Arben Ahmetaj: Kurrë. Unë jam i llahtarisur nëse ato janë të vërteta.

    Çim Peka: Ato i thonë institucionet amerikane, i ka pranuar në gjyq personi vetë.

    Arben Ahmetaj: Jo nuk e kam takuar McGonigal, nuk kam pasur të bëj me të. Nuk e dija, jam habitur, por kjo ka të bëjë me naivitetin tim. Nëse ato janë të vërtetë, kemi të bëjmë me cenimin e 4 shtyllave: Siguri Kombëtare, korrupsion, demokraci, korrupsion i një përfaqësuesi të një institucioni elitë amerikan. Nuk e di nëse janë të vërteta. Nuk kam ditur se ka ekzistuar një McGonigal.

    Çim Peka: Ato i di FBI që i ka certifikuar dhe i pandehuri që i ka pranuar.

    Arben Ahmetaj: Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik.

    Çim Peka: Ju do ta vazhdoni këtë betejë.

    Arben Ahmetaj: Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej.

    Çim Peka: Z. Ahmetaj, uroj të shihemi sërish. Faleminderit. Kjo ka qenë intervista për sonte, shihemi të hënën. Natën e mirë.


    KLIKONI KETU TE SHIKONI KETE PJESE TE INTERVISTES


    Syri

  10. #57
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Foli foli foli pa fund dhe nuk tha asgjë. Ka qënë ministri i financave zotëria, duhet të vinte me fakte. Dhe ka prapë kohë të sjellë fakte nëse është me të vërtetë i penduar. Përndryshe, është akoma pjestar i bandës por thjesht tani po shantazhon për interesin e vet. personal.

  11. #58
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Syri i financuar nga non-gratat eshte bere tashme azil edhe per te arratisurit,,,,, gjithcka fake, ky person po te ishte i ndershem nuk ja kishte mbathur sa syte kembet
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #59
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Tha gje apo nuk tha asgje nuk ka shume rendesi. Morali i kesaj interviste eshte ; qe tregon me shume kur nuk je i arrestuar se sa kur je i arrestuar nga SPAK-u. Spaku nuk po ben asgje.

    Prandaj, Spaku duhet ose ti arrestoje te gjithe qe te filloj te kete "te penduar" ose perndryshe eshte me mire te mos arrestoje asnjeri.

  13. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Rama dhe miqtë e tij vodhën 60 milion euro nga buxheti i shtetit

    Krahu i djathte i Edi Rames ne qeveri, tha shume ne intervisten e tij. Bile la te kuptohet, qe nese SPAK nuk leviz e te beje drejtesi, ai do te flasi edhe me shume ne te ardhmen.

    1. Ahmetaj u foli se pari te gjithe "miqve" socialiste ne Tirane, grupit rreth kryeministrit Rama, se Edi Rama kerkoi te me bente mua "koke turku". Sot ia ben Arben Ahmetaj, nese do t'ua beje ju.

    2. Ahmetaj u foli se dyti prokuroreve te SPAK, dhe u tha, qe po nuk i shkuat deri ne fund drejtesise, e te zbardhni te verteten e ta beni publike, ju jeni prokurore te kontrolluar nga Edi Rama dhe aspak te pavarur.

    3. Ahmetaj u foli se treti shqiptareve qe e shikonin e degjonin: Kryeministri juaj Edi Rama ka firmosur nje kontrate per inceneratorin e Tiranes qe i ka kushtuar buxhetit te shtetit 60 milion euro. 60 milion euro qe jane taksat qe ju paguani, e taksat qe femijet, niperit e mbesat tuaj do te paguajne neser. Dhe mesazhi tjeter per shqiptaret, kryeministri juaj nuk eshte vetem nje njeri i korruptuar, por ai eshte kryeministri i krimit. Njerezit e tij te krimit ne burgjet shqiptare dhe ne rruget e Tiranes kane kercenuar familjen time.

    4. Ahmetaj u foli se katerti te gjithe njerezve te implikuar ne kete skeme mashtrimi, emrat e te cileve nuk jane bere ende publike: Kush eshte biznesmeni Besim Hoxha? Dhe la te kuptohet qe nese drejtesia e SPAK nuk leviz qe ti vere keta njerez para drejtesise, ai do te nxjerri me shume emra te tjere ne te ardhmen.

    5. Ahmetaj u foli se katerti te gjithe diplomateve e ambasadoreve ne Tirane e ne mbare boten qe Edi Rama ka blere me parate e shqiptareve. Agjenti i FBI McGonigal eshte vetem nje prej tyre. Dhe u beri te qarte qe po vazhduan te mbeshtesin njeriun e korruptuar Edi Rama, emrat e tyre do te dalin ne gazetat e televizionet shqiptare ne intervisten tjeter, dhe atje merr fund edhe karriera e tyre diplomatike.

    6. Ahmetaj u foli se pesti te gjithe shqiptareve per veten e tija. Ai e beri te qarte qe nuk eshte i pafajshem ne kete skeme gjigande vjedhjeje dhe mashtrimi, por faji i tij eshte shume i vogel ne krahasim me fajin e njerezve ne krye te qeverise si Edi Rama dhe ne krye te bashkise Tirane si Erion Veliaj. Ai gjithashtu la te kuptohet, qe nese SPAK punon seriozisht per te bere drejtesi ne kete ceshtje, ai do te ishte gati te kthehej ne Shqiperi e te perballej me drejtesine. Por ai refuzon te behet koke e prere turku, per te shpetuar nga faji Edi Ramen.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-02-2024 më 15:19

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 10:38
  4. Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 01-12-2011, 00:21
  5. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •