Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 73
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Implikohet krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahmetaj, në skandalin e inceneratorëve

    Berisha drejtohet Arben Ahmetajt: Bëhu i penduar i drejtësisë dhe shpëto!

    Skedarët e Bashkëngjitur 180305

    Berisha ka sulmuar sot në parlament ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e quajtur si truri i inceneratorëve dhe i lidhur ngushtë me Klodian Zoton.

    Me tej Berisha iu drejtua Arben Ahmetajt: Bëhu i penduar i drejtësisë dhe shpëto! Trego se kryeministri është koka e kësaj organizate kriminale.

    Ndryshe ishte mesazhi i ish-kryeministrit Berisha, do të arrestojnë dhe nuk do të kesh mundësinë më të flasësh.

    Arben Ahmetaj ndodhet në hetim nga SPAK dhe ku akuzohet për katër shkelje të ligjit, të cilat sipas analistëve të fushës juridike ai mund të dënohet deri në 15 vite burg.

    “ Afera 600-700 milionëshe në total apo afera 420 milionë e djegësit të Tiranës, kurrë nuk mund të realizohej me firmën, me insistimin e Arben Ahmetajt.

    Arben Ahmetaj në daljen e tij të fundit u shpreh se qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Unë ua them këtu si ish-Kryeministër: Kurrë një ministër nuk e lëviz dot qeverinë. Qeverinë e lëviz Kryeministri, i cili ngarkon punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave dhe në këtë mënyrë e lëvizi Edi Rama. E lëvizi Edi Rama duke firmosur 17 shkresa në 24 orë në një kohë rekord!

    Arben Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse me Inspektoriatin e tij financiar nuk mbikqyri financimet, grabitjen dhe plaçkitjen e parave dhe tani del thotë publikisht “Follow dhe money” – Ndiq paranë!

    Ndjek paranë, por edhe ti do të mbetesh në atë vorbull, Arben, se jep këshilla tani mbasi t’u kujtuan!

    Por Edi Rama është përgjegjësi numër një, sepse është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve pasi tha se kjo procedurë është antiligjore!”- nënvizoi Berisha.

    Koha Jone

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama bën kurban për drejtësinë ish zv. kryeministrin e tij Arben Ahmetaj

    SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë. Firmoset kërkesa drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit

    Dosja e ish-zv/kryeministrit të PS-së, Arben Ahmetaj po merr rrjedhë tjetër. SPAK fillon operacionin e sekuestrimit të pasurive të Arben Ahmetaj ose personave të lidhur me të.

    SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

    Mësohet se dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe disa dokumente që besohet se janë të rëndësishme për hetimin.

    Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

    SPAK po heton Ahmetajn për “korrupison”, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”.

    Ndërkohë burime shumë konfidenciale tregojnë se shefi i SPAK, Altin Dumani, një njeri jashtë klaneve politike dhe i rreptë në luftën ndaj korrupsionit, ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

    Nëse ndodh që parlamenti e voton heqjen e imunitetit burimet thonë se fletë arresti është gati ndaj ish numrit dy të qeverisë Rama.

    Në PS ka frikë se mos Arben Ahmetaj ka ruajtur dokumenta komprementuese ndaj qeverisë ku ishte si zv/kryeministër.

    Koha Jone

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen e dërguar nga SPAK në Kuvendin e Republikës, ku kërkohet arrestimi i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

    Emri:  fdjg.jpg

Shikime: 1034

Madhësia:  25.1 KB

    Në dosje evidentohen 6 raste, ku sipas organit të akuzës Ahmetaj ka kryer korrupsion në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

    Sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi rreth 500 mijë euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjatë periudhës 2016-2020.

    Në dosje theksohet se vila e sekuestruar në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, ka qenë në pronësi të Klodian Zotos, i cili e ka përfituar në mënyrë të tërthortë në vitin 2017.

    Gjithashtu SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, Klodian Zoto de Mirel Mërtiri kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

    SPAK pretendon se Arben Ahmetaj ka përfituar:

    - Shumën prej 170,480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitjeje’ ndaj shtetasit Andi Boni (pagesë e kryer në përfundim nga shtetasi Helidon Begaj) në 2 apartamente ne sip.124.15 m2, ndodhur në ZK3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron”, sh,p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.

    - Pasurinë truall+ndërtesë me nr. pasurie 1/110 vol.12 faqJa 26 ZK 1925, me sipërfaqe tualli 521.13 m2, e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.

    - Shumën prej 130,000 euro në vitin 2017 dhe 2018 duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit Besmir Prifti, të një apartamenti me sipërfaqe, 178.68m2 dhe një garazhdi me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëri ‘Sheron” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar “Intefradet Technology Services”, sh.p,k nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti.

    - Shumën prej 140.000 euro në vitin 2018, duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sipërfaqe 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.

    - Shumën prej rreth 34.422 euro të përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesa hotelesh, udhëtimesh përgjatë periudhës 2013-2017, pagesa këto të kryera drejtpërdrejt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për shtetasin Arben Ahmtaj apo të afërm të tij.

    - Shumën në total prej 2.007,373 lekë, në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë të ndryshme nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services”, Sh.pk në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.


    Euronews

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Kërkesa e SPAK për Ahmetaj, caktohet data: Ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

    Emri:  frhbftg.jpg

Shikime: 987

Madhësia:  35.8 KB

    Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka njoftuar se mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetaj do të mbahet të martën.

    Sipas dokumentit të Kuvendit të Republikës, mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 16:00 të ditës së nesërme.

    Emri:  kuvendi.jpg

Shikime: 956

Madhësia:  41.1 KB

    Kujtojmë se SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e premte, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

    Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

    Më herët organi i akuzës ka kryer kontrolle në banesat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetaj, ku janë sekuestruar dhe një sasi parash.

    Ahmetaj po hetohet rreth dyshimeve për të paktën 4 vepra penale:

    “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

    “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

    “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.


    Euronews

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Ahmetaj përfitoi 491 mijë euro ryshfet dhe dy vila në bregdet, thotë SPAK

    Prokuroria e Posaçme raporton se ka identifikuar pagesa fiktive nga pronarët e incineratorëve drejt ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në së paku 491 mijë euro si dhe dy vila në bregdet.

    Nga Klodiana Laladhe Gjergj Erebara

    Emri:  Ahmetaj-dhe-avokati-ne-SPAK.jpg

Shikime: 964

Madhësia:  45.4 KB
    Deputeti Arben Ahmetaj dhe avokati Henrik Ligori pas seancës së pyetjeve në SPAK. Foto: LSA.

    Hetimi i prokurorisë kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në dy dekada si dhe pagesa të tërthorta të marra nga biznesmenët e incineratorëve me vlerë 491 mijë euro si dhe një vilë në Hamallaj.

    Prokuroria bën të ditur se ka identifikuar gjithashtu një vilë në Green Coast në Palasë, të cilën dyshohet se Ahmetaj e ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga biznesmeni Mond Begaj.

    Korrupsion në gjashtë raste

    BIRN siguroi një kopje të kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt, me qëllim kontrollin e banesës dhe arrestimin e tij. Kuvendi pritet të vendosë brenda ditëve të ardhshme.

    Kërkesa paraqet në mënyrë të përmbledhur faktet e grumbulluara nga hetimi i prokurorisë, në të cilin, Ahmetaj akuzohet se ka përfituar korrupsion në gjashtë raste si dhe është angazhuar në pastrim parash në më shumë se një rast.

    Sipas prokurorisë, Ahmetaj ka përfituar pagesa të ndryshme nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përmes shitjes fiktive të pronave të patundshme si dhe përmes shlyerjes së faturave të punimeve të bëra në një apartament nën pronësinë e Ahmetajt.

    Në një rast, Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka akuzohen se kanë përfituar 170 mijë euro pagesë për shitjen e dy apartamenteve në zonën e Selitës, përmes dy personave të tjerë, në një kohë kur paratë në instancë finale janë paguar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, dy biznesmenët aktualisht në arrati.

    Edhe dy apartamente të tjera dyshohet se janë shitur në mënyrë fiktive për të justifikuar pagesat e 130 mijë eurove dhe 140 mijë eurove për Ahmetajn, ndërsa Mërtiri dhe Zoto vërehet se kanë përdorur në çdo rast kompani dhe shtetas të tjerë për të fshehur origjinën e parave. Zoto raportohet se i ka dhënë bashkëjetueses së Ahmetajt një vilë në Hamallaj me sipërfaqe ndërtimit 98 metra dhe me afro 500 metra truall, përmes palëve të treta.

    SPAK e vlerëson këtë pronë në vlerën e 137 mijë eurove, pa përfshirë arredimin.

    Ahmetaj rezulton përfitues i pagesave për udhëtime, të kryera nga Zoto e Mërtiri, me vlerë totale 34 mijë euro ndërsa në vitet 2019 dhe 2020, të dy kanë paguar faturat me vlerë 2 milionë lekë për punime në një apartament në Tiranë nën pronësinë e Ahmetajt.

    “…vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiti dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në lidhje me kuadrin e procedurave koncesionare të nisura nga Autoriteti Kontraktor, Ministria e Mjedisit,” shkruhet në kërkesën e prokurorisë, drejtuar Kuvendit.

    Prokuroria nuk ka ngritur akuzë për shpërdorim detyre ndaj Ahmetajt, i cili ka pasur rol indirekt në procedurat e koncesioneve të incineratorëve, por ka renditur një numër faktesh që tregojnë se ai ka qenë veçanërisht i interesuar që procedurat të kryhen me sukses.

    “…ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij,” shkruhet në kërkesë, ku raportohet mes të tjerash se ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka rezistuar ndaj kërkesës për koncesion para se të shkarkohej nga Edi Rama për t'u zëvendësuar me Arben Ahmetajn.

    Kërkesa veçon si argument për këtë interesim të Ahmetajt edhe një dëshmi të dhënë nga një zyrtare publike, e cila thotë se është thirrur në zyrë nga Arben Ahmetaj, pavarësisht se nuk ishte nën varësinë e tij direkte, dhe i është komunikuar dëshira e ministrit për të çuar procedurat e koncesionit me sukses.

    Zyrtarja – pjesë e procedurave – ka deklaruar në prokurori se është ndjerë nën presion nga porosia e tij. Dëshmia e saj është marrë nga prokuroria më datë 7 korrik, e njëjta ditë kur SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ahmetajt.

    Ahmetaj është deklaruar më herët i pafajshëm ndaj akuzave. Ai nuk ka bërë komente publike pas lajmit të kërkesës së SPAK në Kuvend.

    Këshilli i Legjislacionit dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë të martën, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë në seancë plenare.

    Shumica socialiste ka zbatuar standarde të ndryshme ndaj kërkesave të ngjashme të prokurorisë për arrestime deputetësh. Në rastin e kërkesës për arrestimin e Sajmir Tahirit, ajo votoi për të mos e lejuar ndërsa në raste të tjera, ka votuar për ta lejuar.

    Afera e incineratorëve i ka kushtuar shqiptarëve deri më tani mbi 100 milionë euro ndërsa projekti më i madh, ai i Tiranës, vijon të jetë në zbatim dhe të përfitojë miliona euro çdo muaj, pavarësissht se në mënyrë të dukshme, investimet e kontraktuara nuk janë kryer.

    Më herët ishte ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka personi që u arrestua nën akuzën se ka përfituar disa milionë euro nga biznesmenët e incineratorëve.

    Deklarim i rremë i pasurisë

    Ahmetaj, i cili ka nisur karrierë si zyrtar publik në tatime para se të bëhej zëvendësministër, ministër dhe zëvendëskryeministër, ka një pasuri të deklaruar prej rreth 3 milionë eurosh. Por në rastin konkret, ai duket se do të duhet të japë llogari, jo vetëm për paratë që dyshohet se ka përfituar nga biznesmenët e incineratorëve, por edhe për një pjesë të pasurisë së krijuar vite më parë.

    Prokuroria ka zbuluar fakte që sugjerojnë deklarim të rremë të kryera përgjatë shumë viteve, përfshirë deklarimin e pasurisë së investuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Shallvareve në Tiranë. Sipas prokurorisë, Ahmetaj dhe bashkëshortja kanë deklaruar se kanë marrë një kredi për të paguar investimin, por kredia është marrë në vitin 2016 ndërsa investimi rezulton të jetë kryer në vitet 2004-2006. Ai akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar në deklaratat periodike të pasurisë shpenzime për rikonstruksionin e një apartamenti, të cilat i janë paguar pjesërisht nga biznesmenët e incineratorëve.

    Vila në Palasë

    Prokuroria nuk shpjegon lidhjen mes Begajt dhe Ahmetajt dhe e klasifikon përfitimin e vilës në Palasë si pasuri të padeklaruar dhe jo si korrupsion. Begaj është një personazh i dënuar më parë, i njohur për lidhje miqësore me ministrin e sapoemëruar të Brendshëm, Taulant Balla. Bega është dënuar në Itali me fillimisht me mbi 24 vjet heqje lirie në vitin 2007 me emrin Manoli Bega, por ka arritur të përfitojë ulje të vazhdueshme, duke u dënuar në përfundim me 11 vjet. Gjykata e Lartë në Shqipëri e konvertoi këtë dënim në vitin 2009 me pak më shumë se katër vjet.

    “…nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr. 73, ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka,” shkruhet në kërkesën e prokurorisë. Sipas kërkesës, vila duket se është pronë e fshehtë e të dyshuarit dhe është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.

    Partia Demokratike e akuzoi Ahmetajn në vitin 2018 se ka favorizuar Begon për privatizimin e një sipërfaqeje tokë shtetërore në Tiranë. Ahmetaj i hodhi poshtë akuzat.


    BIRN

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    VOA: Ahmetaj ministri më jetëgjatë, ndarja me Ramën korrikun e kaluar

    Emri:  Untitled-2.jpg

Shikime: 918

Madhësia:  46.4 KB

    Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit i ka kërkuar parlamentit autorizim për arrestimin e deputetit dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe kontrollin e banesës së tij. Sipas Prokurorisë, zoti Ahmetaj dyshohet të ketë kryer të paktën tre vepra penale nga nga mosdeklarimi apo fshehja e pasurisë, te korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, dhe pastrimi i parave.

    Kërkesa e Prokurorisë së posaçme është paraqitur që të premten, por vetëm sot u bë e ditur nga ajo vetë, përmes një njoftimi publik, ndërsa deputetët e shumicës socialiste e mësuan gjatë mbledhjes së grupit të tyre.

    Njoftimi i Prokurorisë, mjaftohej me shpjegimin se ish zëvendës kryeministri dyshohet për disa vepra të ndryshme penale, që nga mosdeklarimi apo fshehja e pasurisë, te pastrimi i parave dhe korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë. Për këtë të fundit, sipas Prokurorisë së posaçme, zoti Ahmetaj dyshohet të jetë i përfshirë në 6 raste.

    Hetimi ndaj tij ka nisur vitin e kaluar, fillimisht si pjesë e rastit të inceneratorëve. Verifikimi i postës elektronike të sipërmarrësit Klodian Zoto, i përfshirë si për inceneratorin e Elbasanit, ashtu dhe atë të Fierit, ngriti dyshime për lidhje mes të dyve, dhe pagesa të bëra në favor të Ahmetajt. Ky i fundit ka mohuar të ketë patur lidhje me Zoton, por jo njohjen me sipërmarrësin tjetër Mirel Mërtiri, i cilësuar nga prokuroria si “truri” i aferës së inceneratorëve.

    Një tjetër procedim, që u bashkua më pas me të parin, u rregjistrua nga Prokuroria pas dyshimeve për një vilë të blerë nga bashkëjetuesja e zotit Ahmetaj në zonën e Hamallajt në bregdetin e Durrësit, pas së cilës mendohet se qëndron po Zoto, por që sipas Ahmetajt, është blerë në mënyrë të rregullt nga një person tjetër. Në mars të këtij viti prokuroria ushtroi kontrolle në këtë banesë si dhe në banesat e ish bashkëshortes. Vila në Hamallaj dhe një tjetër në Palasë, e cila mendohet se i përket ish bashkëshortes, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa kreu i saj deklaroi më pas se gjatë kontrolleve të ushtruara ishin gjendur prova.

    Zoti Ahmetaj ka qenë një ndër ministrat më jetgjatë në tre kabinetet e kryeministrit Edi Rama, duke u bërë një figurë kyçe e socialistëve. Ai gëzoi për një kohë të gjatë mbështetjen e fortë të kryeministrit, si ndaj akuzave publike të opozitës, ashtu dhe ndaj pakënaqësive jo të pakta, nga brenda radhëve të socialistëve. Po në korrik të vitit të shkuar zoti Rama e shkarkoi në mënyrë të papritur zotin Ahmetaj, duke e zhveshur më pas dhe nga funksionet brenda Partisë socialiste, gjë e cila shënoi dhe ndarjen e thellë mes të dyve.

    Në shkresën e Prokurorisë së posaçme për autorizim për arrestimin e zotit Ahmetaj, kërkohet që të gjitha procedurat parlamentare të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Parlamenti njoftoi se mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar rastin, do të zhvillohet nesër pasdite. Opozita nga ana e saj kishte kërkuar thirrjen e menjëhershme të Këshillit. Nuk dihet nëse zoti Ahmetaj do të zgjedhë të mbrohet personalisht në Këshill, përpara se të merret vendimi. Ai nuk ka reaguar ende ndaj kërkesës së Prokurorisë. Po ashtu nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga shumica socialiste, ndonëse në të kaluarën ka deklaruar disa herë se nuk do të jetë në asnjë rast “avokate” e kujtdo që duhet të përballet me drejtësinë.

    Zoti Ahmetaj është i treti anëtar i qeverive të Kryeminstrit Rama, nga viti 2013, që vihet nën akuzë. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua vitin e kaluar me 3 vjet e 4 muaj burg për “Shpërdorim detyre”. Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndodhet nën arrest me burg për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ndërsa dy proceset gjyqësore ndaj tij janë drejt përfundimit në shkallën e parë të gjykimit.


    Zëri i Amerikës

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Keto arrestime jane vetem filma,behen vetem per te qetesuar publikun.

    I pari qe duhet te arrestohet per inceneratoret eshte Edi Rama,sepse i ka shpikur,i ka miratuar dhe i ka mbrojtur. Pa arrestimin e Rames praktikisht afera kriminale e inceneratoreve eshte e mbyllur.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    ATMAN (11-07-2023)

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto arrestime jane vetem filma,behen vetem per te qetesuar publikun.

    I pari qe duhet te arrestohet per inceneratoret eshte Edi Rama,sepse i ka shpikur,i ka miratuar dhe i ka mbrojtur. Pa arrestimin e Rames praktikisht afera kriminale e inceneratoreve eshte e mbyllur.
    Ahmetaj eshte "ministri me jetegjate i qeverive Rama", dhe "zv.kryeminister i Shqiperise" qe do te thote:

    - Ai i di te gjitha sekretet e jashteligjshme te qeverise Rama, dhe po foli, i fundos te gjithe me Ramen ne krye.

    Gjasat qe kjo te ndodhi?

    85%. Rama kujton se e ka drejtesine ne xhepin e vete, por harron qe hetimet per te nuk po behen vetem ne Tirane, por edhe ne Washington D.C.

    Laku i drejtesise po i mblidhet pas fytit dhe ai pinguini i plakut Soros nuk do ta mbroje dot pergjithmone se Joe Biden i ka te shkurtra punet ne Shtepine e Bardhe.

    Albo

  10. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ahmetaj eshte "ministri me jetegjate i qeverive Rama", dhe "zv.kryeminister i Shqiperise" qe do te thote:

    - Ai i di te gjitha sekretet e jashteligjshme te qeverise Rama, dhe po foli, i fundos te gjithe me Ramen ne krye.

    Gjasat qe kjo te ndodhi?

    85%. Rama kujton se e ka drejtesine ne xhepin e vete, por harron qe hetimet per te nuk po behen vetem ne Tirane, por edhe ne Washington D.C.

    Laku i drejtesise po i mblidhet pas fytit dhe ai pinguini i plakut Soros nuk do ta mbroje dot pergjithmone se Joe Biden i ka te shkurtra punet ne Shtepine e Bardhe.

    Albo
    Ahmetaj eshte hajdut i madh por eshte peshk i vogel ,per kete edhe Rama e leshoi pa problem. Sa per sekretet dine shume me teper sekretaret e thjeshte te ministrive se sa vete ministrat. Mjafton te kapesh dy-tre sekretar edhe fundos edhe qeverite e meparshme po deshe...
    Rama e ka drejtesine ne xhep e çfare xhepi.Xhep ku ka futur brenda edhe opoziten.

    Muhabetet me Soros jane vetem per gallate. Ramen ne pozite e mban Luli me Berishen nuk eshte se e mban Sorosi me Biden.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    ATMAN (11-07-2023)

  12. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: SPAK pret fletarrestin e ish-krahut të djathtë të Edi Ramës në qeveri, Arben Ahmetaj

    Sali Berisha kur ishte ne pushtet si kryeminister ja kishte hapur nje dosje per vjedhjet qe kishte bere beni ne kohen e fatos nanos,dhe donte ta fuste ne burg per vjedhjet qe kishte bere , ne ate kohe Ben hajduti u largua nga shqiperia dhe kjo gje ngeli ne harrese , kur fitoi ed gazepi surrelit zgjedhjet ne 2013 e ftoi ben hajdutin te kthehej ne shqiperi dhe i ofroi poste ne qeveri , kete here ben hajduti vodhi shume here me teper se ne kohen e nanos dhe behet fjale per miliona euro ,por edhe ketu ka nje problem se beni dhe edi u ndane vitin e kaluar dhe gjate ketij viti beni ka udhetuar disa here jashte vendin ku edhe ka pasur mundesine e mire qe ti fshehi rehat milionat ne parajsat fiskale , tani edhe nese e fusin ne burg kjo nuk i ben asnje dem te madh ben tigrit (qe e ka hedhur edhe nje 100 mije euro doren ne kazino) sepse kush nuk i ben ca vite burg dhe pastaj kur del nga burgu ke miliona euro te fshehura ne parajsat fiskale , edi rama gazepi surrelit eshte pergjegjesi kryesor per kete mega vjedhje te madhe pastaj vijne ben ahmetaj dhe te tjere,

    ben ahmetaj nje mesues anglishte ka qene me diplome , si mund te jete nje mesues per anglisht ekspert ekonomie dhe minister i ekonomise dhe financave dhe zevendes kryeminister,eshte vjedhje dhe tallje trapi me te gjithe ata qe jetojne dhe paguajne taksat ne shqiperi
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 11-07-2023 më 15:09

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-03-2023, 17:21
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2016, 16:04
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 10:38
  4. Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 01-12-2011, 00:21
  5. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •