Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Blegtorët në protesta: Fabrikat e përpunimit na kanë ulur çmimin e qumështit

    Paratë e pista dhe qumështi i blegtorëve shqiptarë

    Disa protesta në Gjirokastër dhe Fier kanë vënë në dukje vuajtjet e blegtorëve në lidhje me rënien e çmimit të qumështit të paguar nga disa fabrika të mëdha përpunuese, gjë që ka tërhequr vëmendjen në një situatë të kufizimit të konkurrencës, por që nuk duhet të lërë pa vëmendje gjendjen primitive të blegtorisë si dhe forcën gërryese të parave të pista në ekonominë shqiptare.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  FOTO-01_Ne-sfond-makinat-e-parkuara-te-besimtareve-teksa-ne-fokus-jane-bagetite-e-shenjuara-per-.jpg

Shikime: 271

Madhësia:  67.8 KB
    Një tufë delesh është shenjuar për kurban në malin e Tomorrit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

    Një lajm i pazakontë erdhi nga Autoriteti i Konkurrencës gjatë ditëve të fundit. Kryetari Denar Biba raportohet se ka zbritur në terren për t'u takuar me blegtorët e Fierit për shkak se këta të fundit, janë ngritur në protestë kundër disa grumbulluesve të mëdhenj të qumështit në vend, të cilat këtë vit kanë vendosur të ulin çmimin që u paguhet fermerëve për qumështin e bagëtive të imëta, dele dhe dhi, nga 180 lekë në 120 lekë.

    Rënia e çmimit me të cilin industria përpunuese blen qumështin vjen në një kohë kur, sipas raportimeve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Instat, tufat e bagëtive dhe, për rrjedhojë, prodhimi i qumështit, është pakësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

    Numri i deleve dhe i dhive ra me 7% në vitin 2022, në krahasim me vitin 2021, (të dhënat e fundit të disponueshme), ndërsa numri i lopëve ra me 11%. Dhe gjithashtu, prodhimi i qumështit ra me 4.2% në total, ku rënia ishte afërsisht e njëjtë si për qumështin e lopëve ashtu edhe për atë të deleve dhe dhive. Rënia në blegtori dhe nënprodukte nuk duket se është vetëm tendencë e vitit 2022 por vijon prej disa vitesh, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2018, vendi kishte gati 2.8 milionë krerë bagëti të imëta, ndërsa në 2022 ra në 2.1 milionë. Dhe prodhimi i qumështit të deleve dhe të dhive ra nga 170 mijë litra më 2018 në 145 mijë më 2022.

    Rënia e prodhimit të qumështit mundet të jetë rrjedhojë e shumë faktorëve, të cilat, në mungesë të studimeve serioze dhe të besueshme, ne vetëm sa mund t'i marrim me mend. Por rënia, normalisht do të kishte sjellë presion për rritjen e çmimit të qumështit dhe jo për rënien e tij.

    Sjellja oligopsoniste e industrisë përpunuese, e cila po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës mundet të ketë rolin e vet në këtë histori, ndonëse krijimi dhe mbajtja e një oligopsoni në tregun e qumështit, ku ka mijëra dhe mijëra prodhues dhe ku një pjesë e konsiderueshme e prodhimit u shitet drejtpërsëdrejti konsumatorëve pa kaluar në industrinë agropërpunuese, teorikisht ngjan një ushtrim i vështirë. Dhe kur vëren se fabrikat e dyshuara operojnë në zona gjeografike të ndryshme dhe konkurrojnë me një numër të lartë baxhosh, të cilat janë pak më shumë se punishte të thjeshta, koncepti i oligopsonit, pra një numri të kufizuar blerësish që koordinojnë sjelljen përkundrejt një numri më të lartë shitësish, ngjan sikur është një ushtrim shumë i vështirë.

    Gjithsesi, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka pse të lodhet shumë për të zbuluar të vërtetën. Atij i mjafton të marrë të librat e shitjeve dhe të blerjeve të kompanive nën hetim për të parë nëse ka apo jo kufizim në çmimin e blerjes së qumështit.

    Nga ana tjetër, ka një elefant në dhomë, i cili dukshëm shpjegon një pjesë të konsiderueshme si të rënies së prodhimit të qumështit, ashtu edhe të presionit në ulje për çmimet. Është fjala për kursin e këmbimit, i cili, ndonëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me dhitë dhe delet, në mënyrë shumë domethënëse, cakton kostot e importit dhe të eksportit, e për rrjedhojë edhe të çmimeve.

    Qeveria dhe Banka Qendrore e Shqipërisë janë njëzëri duke përsëritur se mrekullia çudibërëse e monedhës kombëtare është produkt i suksesit ekonomik të vendit, para së gjithash, i politikave të mençura ekonomike të qeverisë. Një euro kushtonte 140 lekë në vitin 2017, para se të fillonte rënia e blegtorisë, ndërsa sot kushton 105 lekë. Rënia me 25%, ku një pjesë e madhe ka qenë gjatë vitit 2023, ka bërë që çdo litër qumësht importi të kushtojë sot 25% më lirë. Dhe rrjedhimisht, fabrikat e përpunimit të qumështit kanë mundësi që, të importojnë qumësht për ta shitur në Shqipëri, ose të kërkojnë nga blegtori që të ulë çmimin për t'u bërë konkurrent me qumështin e importit.

    Rritja ekonomike, (e cila në fakt nuk është ndonjë mrekulli), siç pretendon qeveria, kurrsesi nuk ka pse të shkaktojë forcim të tillë të monedhës kombëtare. Nëse, fjala vjen, turizmi rritet, të ardhurat shtesë në valutë do të përdoren për shpenzime shtesë për import mallrash që do të konsumohen nga këta turistë. Ndikimi në kursin e këmbimit të rritjes ekonomike është në çdo rast, margjinal. Dhe tashmë kemi edhe provën e testimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekspertët e të cilit analizuan të dhënat e Shqipërisë duke përdorur teknikat më të përparuara ekonometrike dhe dolën në konkluzionin se përmirësimi i bilancit të pagesave “nuk e justifikon tërësisht” shkallën e forcimit të lekut. Dhe duke qenë se edhe “përmirësimi i bilancit të pagesave” është shkaktuar në një pjesë të madhe nga “blerja e pronave të patundshme nga jorezidentët”, kjo dukshën përforcon hipotezën se forcimi ka të bëjë me asgjë tjetër veç parave të pista. Dhe ka vetëm një mënyrë se si mund të luftohen paratë e pista: ligji Antimafia.

    Gjithkush mund të thotë se problemet e blegtorisë ka gjasa lidhen me praktikat primitive, mungesën e infrastrukturës nëpër kullota malore, moskrijimi i ndërmarrjeve moderne të menaxhimit të bagëtive, të cilat ulin vuajtjet e blegtorëve dhe rrisin rendimentin, e kushedi se çfarë tjetër. Por përmirësime të tilla, ndonëse është shumë e arsyeshme që të nxiten, nuk janë kurrë në gjendje të kompensojnë forcimin e monedhës kombëtare me 10 apo 15 për qind brenda një viti. Ato lloj përmirësimesh mund të rrisin eficencën me 1 apo 2 për qind në vit. Protesta e blegtorëve me shumë gjasa ka gjetur shënjestrën e gabuar. Problemi i tyre dhe i vendit në tërësi, janë paratë e krimit.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Blegtorët në protesta: Fabrikat e përpunimit na kanë ulur çmimin e qumështit

    SYRI TV/ Blegtorët paraqesin 4 kërkesat: Na kanë kërcënuar, por nuk tërhiqemi

    Video

    Blegtorë nga jugu i vendit u mblodhën në protestë tek “Ura e Kardhiqit” në Gjirokastër, protestë e cila vazhdon prej disa ditësh. Shkak i protestës është ulja e çmimit të qumështit, ndërsa sipas tyre fabrikat e përpunimit po operojnë në formë monopoli.

    Fermerët kanë katër kërkesa, si mos ulja e çmimit të qumështit nga grumbulluesit, prodhimi i mishit, kullotat dhe veprat ujore si dhe shërbimi veterinary. Deri më tani, fermerët nuk kanë marrë zgjidhje, ndërsa ata ndihen të rrezikuar deri në faliment për shkak të importit të prodhimeve të qumështit dhe mishit nga jashtë.

    Madje fermerët kanë denoncuar se gjatë ditëve që po mbajnë protestat, janë kërcënuar me heqje të familjarëve nga puna.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Blegtorët në protesta: Fabrikat e përpunimit na kanë ulur çmimin e qumështit

    SYRI TV/ Blegtorët e jugut u rikthehen protestave, bllokojnë 'Urën e Kardhiqit'

    Video

    Dhjetëra blegtorë dhe fermerë në jug të vendit, u rikthyen në protesta te Ura e Kardhiqit.

    Për disa minuta blegtorët bllokuan rrugën, duke shprehur zhgënjimin nga mungesa e reagimit të qeverisë për problemet e tyre.

    Sipas blegtorëve, premtimet e ministres së Bujqësisë Anila Denaj 2 javë më parë rezultuan mashtrime.

    Blegtorët protestojnë kundër monopolit të çmimit të qumështit, ndërsa kërkojnë subvencionime në të njëjtin nivel me fermerët e rajonit.

    SYRI TV

    Dy javë pas takimit që zhvilluan me ministren e bujqësisë, blegtorë dhe fermerë të rajonit të jugut në vendit, u rikthyen në protestë tek “Ura e Kardhiqit”.

    Blegtorët renditën disa kërkesa drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, duke nisur nga zhbërja e monopolist të qumështit, përcaktimi i orgjinës së mishit që shitet në treg dhe rikthimi i kullotave për blegtorët.

    Lidhur me takimin që zhvilluan me Ministren e Bujqësisë, Blegtorët shprehën zhgënjim, pasi deri më tani nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave të tyre.

    Teksa firmosën një peticion me kërkesat drejtuar ministrisë së bujqësisë, blegtorët nuk kanë ironizuar as qeverinë për paktin me italinë për sjelljen e emigrantëve afrikanë në Shqipëri.

    Të hënën në datën 19 shkurt, blegtorët pritet të zhvillojnë një tjetër protestë në Lushnje.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Blegtorët në protesta: Fabrikat e përpunimit na kanë ulur çmimin e qumështit

    VIDEOLAJM/ Blegtorë e fermerë të jugut në protestë, bllokohet me traktorë aksi Fier-Lushnjë

    Blegtorë e fermerë e jugut kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke bllokuar me traktorët e tyre dhe makinat bujqësore aksin rrugor Fier-Lushnjë.

    Emri:  auto_Screenshot_21712572560.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  36.8 KB

    Në kërkesat e tyre blegtorët kërkojnë që shteti ti subvencionojë për prodhimin e tyre pasi produktet që vijnë nga importi shiten më çmim më të lirë se produktet vendase.

    Fermerët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejtë rreth rrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier. Ata paralajmëruan më parë se në mesditë do të bllokonin autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demonstrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e subvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

    Ata mbanin në duar parulla me mbishkrimet: “Duam subvencione si Europa”, “respektoni prodhimin vendas”.

    Në mënyrë demonstrative, blegtorët nga Lushnja, Fieri, Berati, Kavaja e Vlora derdhën sasi qumështi në rrugë.








    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Blegtorët në protesta: Fabrikat e përpunimit na kanë ulur çmimin e qumështit

    Protesta e fermerëve për subvencionet, mbulohet me qumësht autostrada Lushnje-Fier

    Emri:  IMG_7404.png

Shikime: 194

Madhësia:  349.5 KB

    Sot ka nisur sot zyrtarisht protesta e paralajmëruar e fermerëve shqiptarë për subvencionet.

    Teksa kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier me traktorë, fermerët kanë derdhur po në atë vend një sasi të konsiderueshme qumështi.

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Blegtorët në protesta: Fabrikat e përpunimit na kanë ulur çmimin e qumështit

    Protesta e fermerëve, mbulohet me 30 ton qumësht autostrada Lushnje-Fier

    Emri:  dfgv-729x375-1.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  30.1 KB

    Protesta e fermerëve nga Lushnja, Fieri, Berati, Vlora dhe Kavaja solli bllokim të autostradës, mbuluar nga qumështi.

    Rreth 30 traktorë kanë parakaluar në mënyrë simbolike me mjetet bujqësore në hyrje të autostradës Lushnje-Fier.

    Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill qumështi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër. Ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e qumështit.

    Në shenjë protestë, fermërët kanë derdhur 30 ton qumësht të grumbulluar nga mosshitja e një jave.




    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2022, 10:46
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2022, 08:37
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2016, 20:30
  4. Prodhuesit e qumështit i d ë m t o n q e v e r i a
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 11:35
  5. Përtej rrugës së qumështit...
    Nga DI_ANA në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-08-2008, 00:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •