Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Ka vite që partitë politike vetëm mashtrojnë për votën e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

    Janë mbi 1 milionë votues që kanë të drejtë vote, por janë në pamundësi të votojnë, sepse politika vetëm sa i gënjen. U tha në pushtetin e Berishës se do të garantojnë votën e çdo emigranti. Asgjë nuk u bë.

    Emri:  vota_diaspores.png

Shikime: 1960

Madhësia:  77.2 KB

    Erdhi në pushtet Edi Rama dhe deklaroi se do të bëjnë ligjin e ri për votim të emigrantëve.

    Mazhoranca ia kalon fajin opozitës, ndërsa opozita sulmon qeverinë.

    Por të dyja palët nuk duan këtë votë, e cila është e saktë dhe nuk blihet dot, sikurse vota paguhet në Shqipëri.

    Në prill të vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet parlamentare e ku duket hapur se Edi Rama do ti fitojë thellë, pasi opozita është e përcarë.

    Ndërkohë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se ndryshimi i kodit zgjedhor është në dorë të partive politike.

    Kreu i KQZ shtoi se këto ndryshime duhet të bëhen 1 vit, ose në rastin më të keq, 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.

    “Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt.

    Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar.

    E vetmja gjë që mbetet për t’u diskutuar, është buxheti në lidhje me votimin elektronik. Pjesa tjetër është çështje mes partive politike.

    Ndërsa sa i përket votës së emigrantëve, i qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

    Pra thirrja e KQZ është se nxitoni për ndryshimet e duhura ligjore për votën e emigrantëve, sepse duhet një infrastrukturë e madhe në shtetet ku ndodhen emigrantët.

    Kjo kërkon kohë dhe fonde nga qeveria.

    Nisur nga debatet dhe sherri mes pozitës dhe opozitës si dhe nga loja për ta vonuar miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor, ka mundësi që edhe në zgjedhjet e vitit 2025 emigrantët të mos votojnë.

    Ky është një krim kushtetues që kryhet nga të dyja palët politike ndaj emigrantëve.

    Të mos harrojmë se vota e tyre mbetet përherë e pa manipulueshme, pra nuk blihet dot me euro apo me thasë me miell.

    E për këtë arësye politika dhe qeveria nuk e duan votën e afro një milionë votuesve që jetojnë jashtë shtetit shqiptar.

    Nëse do të kishim opozitë serioze dhe të bashkuar, do ta merrnin zvarrë qeverinë derisa të miratonte votën e emigrantëve, por për dreq, kjo opozitë nuk krijon asnjë shpresë.

    Të paktën deri tani!


    Koha Jone

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (16-02-2024),Lulke (31-01-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Ilirjan Celibashi: Nuk ka ligj për votën e emigrantëve. Partitë të ndryshojnë kodin 1 vit para zgjedhjeve

    Emri:  cel.jpg

Shikime: 534

Madhësia:  24.2 KB

    Me sa duket prapë partitë politike shqiptare po luajnë me votën e emigrantëve sepse nuk e duan atë votë, pasi nuk e blejnë dot.

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se ndryshimi i kodit zgjedhor është në dorë të partive politike.

    Kreu i KQZ shtoi se këto ndryshime duhet të bëhen 1 vit, ose në rastin më të keq, 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.

    “Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt.

    Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar.

    E vetmja gjë që mbetet për t’u diskutuar, është buxheti në lidhje me votimin elektronik. Pjesa tjetër është çështje mes partive politike.

    Ndërsa sa i përket votës së emigrantëve, i qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

    Koha Jone

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Rama e perdor voten e emigranteve si arme politike. PD e Lulzim Bashes pranoj reformen e fundit zgjedhore nen kercenimin e Rames se do fuste voten e emigranteve. Natyrisht qe Rama ka frike nga vota e emigranteve por i sherben per te shantazhuar PD.

    Jemi nje vend i hatashem,ku kemi opoziten qe ka frike si per gjyqsorin ashtu edhe per voten e emigranteve ne vend qe te kete frike kjo qeveri e superkorruptuar.

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (16-02-2024),Lulke (31-01-2024)

  6. #4
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Rama e perdor voten e emigranteve si arme politike. PD e Lulzim Bashes pranoj reformen e fundit zgjedhore nen kercenimin e Rames se do fuste voten e emigranteve. Natyrisht qe Rama ka frike nga vota e emigranteve por i sherben per te shantazhuar PD.

    Jemi nje vend i hatashem,ku kemi opoziten qe ka frike si per gjyqsorin ashtu edhe per voten e emigranteve ne vend qe te kete frike kjo qeveri e superkorruptuar.
    Fiksss Serafim .
    Normal ka frike nga vota jon ai se bie direkt.
    Kurse ata i ka shtyp si dele ai ben ça i don kokrra e qefit ! Nje vote - nje thes miell.
    Mjere ai vend thuaj !!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga Lulke Lexo Postimin
    Fiksss Serafim .
    Normal ka frike nga vota jon ai se bie direkt.
    Kurse ata i ka shtyp si dele ai ben ça i don kokrra e qefit ! Nje vote - nje thes miell.
    Mjere ai vend thuaj !!
    Ashtu eshte Lulke. Nuk i ndahen dot "thesit te miellit",si partite dhe populli e mendojne voten vetem tek kapja e thesit te miellit. Vitet ikin por prap ne Shqiperi si miljarderi po ashtu edhe i varferi mendojne vetem per thesin e miellit.

    Vota e emigracionit do ta ndryshonte komplet politiken ne Shqiperi,do ta shkaterronte kete monopolin PS-PD edhe mbase do ti jepte edhe nje fryme te re politikes

    Te pershendes

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Lulke (15-02-2024)

  9. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,475
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Jo, tema eshte e njeanshme, pasi pushteti nuk ka frike nga vota e emigranteve, e cila eshte ne proporcion me votat brenda vendit, kjo sepse e ashtuquajtura "blerje" votash nuk qendron. Vetem nese me fjalen "blerje" kuptojme, rritjen e rrogave, punesimin, investimet ne rruge, shkolla, spitale, ne pergjithesi ne infrastrukture, 10 milion turiste!!!!!!!!, etj., etj., votat pushteti i merr nga puna e vet, prandaj fiton.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,475
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Jo, tema eshte e njeanshme, pasi pushteti nuk ka frike nga vota e emigranteve, e cila eshte ne proporcion me votat brenda vendit, kjo sepse e ashtuquajtura "blerje" votash nuk qendron. Vetem nese me fjalen "blerje" kuptojme, rritjen e rrogave, punesimin, investimet ne rruge, shkolla, spitale, ne pergjithesi ne infrastrukture, 10 milion turiste!!!!!!!!, etj., etj., votat pushteti i merr nga puna e vet, prandaj fiton.
    Mbeten problem pensionistet, dhe pjese te popullit. Duhet lufte kunder varferise.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    “Nga 3.6 milionë shqiptarë me të drejtë vote, 1.6 milionë jetojnë jashtë vendit”

    Nga Eduard Zaloshnja-

    Nga 3.21 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 1989-ës, vetëm 1% banonin jashtë Shqipërisë; nga 4.65 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 2023-shit, plot 43% banonin jashtë Shqipërisë.

    Emri:  Capture-71.jpg

Shikime: 531

Madhësia:  24.6 KB

    Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas regjistrimit të popullsisë që u krye atëherë, 99% jetonin brenda vendit – vetëm 32 mijë shtetas rezultonin emigrantë (politikë apo ekonomikë).

    Në fund të vitit 2023, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas një vlerësimi të përafërt statistikor që kam bërë bazuar në një sondazh rigoroz në terren, rreth 57% jetonin brenda vendit. Pra, rreth 2 milionë rezultojnë në emigracion.

    Po cilat janë etapat e rritjes së numrit të emigrantëve nga 0.03 milion më 1989, në 2 milionë sot?

    Vitet ’90 shënuan një eksod biblik të shqiptarëve drejt Italisë, Greqisë, e vendeve të tjera. Si rezultat, në vitin 2001 kishim pothuaj 1 milion shtetas shqiptarë jashtë vendit – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milion shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë.

    Në dekadën e dytë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por jo më me përmasa biblike – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1 milion që ishte më 2001, në 1.5 milion më 2011 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2011, numri total i banorëve rezultoi 2.8 milionë.

    Edhe në dekadën e tretë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por ishte i barabartë me atë të dekadës paraardhëse – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1.5 milion që ishte më 2011, në 2 milion më 2023 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin në fund të vitit 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa nga një vlerësim i përafërt statistikor që kam bërë (bazuar në një sondazh rigoroz në terren vjet në vjeshtë), rezulton se banonin në vend rreth 2.65 milionë nga këta shtetas.

    Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodit të madh, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43% në emigracion).

    Shënim: Nga 4.65 milonë shtetas shqiptarë gjithsej, 3.65 milionë janë në moshë për votim. Ndër këta të fundit, 1.6 milionë janë në emigracion.

    Emri:  Capture-70.jpg

Shikime: 510

Madhësia:  20.3 KB


    Koha Jone

  12. #9
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ashtu eshte Lulke. Nuk i ndahen dot "thesit te miellit",si partite dhe populli e mendojne voten vetem tek kapja e thesit te miellit. Vitet ikin por prap ne Shqiperi si miljarderi po ashtu edhe i varferi mendojne vetem per thesin e miellit.

    Vota e emigracionit do ta ndryshonte komplet politiken ne Shqiperi,do ta shkaterronte kete monopolin PS-PD edhe mbase do ti jepte edhe nje fryme te re politikes

    Te pershendes
    Saluto Serafim .
    Se sheh ça po ndodh ne ate vend ?
    Po duhen pra votat tona se jan ngel vec pleq e njerez me
    Probleme psiqike qe qarkollojn e masa per ta nuk merren .
    Jan bo robt si dele nga ti cosh ikin .
    Rinia po zevendesohet me negro qe do jen krah pune e Pse jo votuesit e ardhshem te atij vendit ton te dashur
    Jemi bo per te ardh keq sinqerisht .
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lulke për postimin:

    SERAFIM DILO (23-02-2024)

  14. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Ministri Mazniku: Nga vota e emigrantëve PS-ja siguron fitore edhe me të madhe

    Emri:  mazniku.jpg

Shikime: 484

Madhësia:  42.2 KB

    “Mbrëmë në Opinion për të folur mbi mënyrën se si votojmë dhe votën e emigrantëve”- shkruan ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

    Ai, gjatë emisionit, sqaroi se PS ka struktura partiake kudo nëpër botë ku ka shqiptarë dhe ato janë aktive e ku emigrantët votojnë në mënyrë masive Edi Ramën. Ndaj Mazniku theksoi se PS mbetet e gatshme që të sigurohet vota e emigrantëve, por duhet që Opozita dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore të punojë për ta zgjidhur këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

    Në emision Mazniku, i njohur për debatin konstruktiv dhe qetësinë tipike angleze, sqaroi se nga kjo votë PS-ja fiton ndjeshëm në raport me opozitën e përçarë.

    Koha Jone

  15. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Aktivistët nuk e ndalin protestën për të drejtën e votës së diasporës

    Takimet e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe Itali, nuk i kanë ndalur protestat e aktivistëve në diasporë, për ta detyruar politikën që t’u mundësojë të gjithë shqiptarëve të votojnë në mbarë botën.

    Nga Anesti Barjamema

    Emri:  445026919_1007736524055342_426485905844857530_n.jpg

Shikime: 494

Madhësia:  51.9 KB

    Paraditja e 26 Majit, një grup aktivistësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës, i gjeti “E-work Arena” në Busto Arsizio, pak kilometra larg Milanos.

    Nuk kishin shkuar për të ndjekur ndeshje basketbolli apo volejbolli, por për të protestuar, pasi në këtë pallat sporti, kreu i qeverisë shqiptare në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, do të zhvillonte një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

    Me premtimin se ka kthyer sytë nga diaspora, Edi Rama ka zhvilluar dy takime në Athinë dhe Milano, duke i pagëzuar me emrin “Turi i krenarisë”. Teksa Rama po zhvillonte mitingun në “E-work arena”, në shkallët e pallatit të sportit u shfaq një banderolë me mbishkrimin “#duatëvotoj2025”, për t'i kujtuar se edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të votojnë.

    Kjo protestë shqetësoi rojet e sigurisë, që në kohë rekord nxorën jashtë aktivistët, të cilët pretendojnë se edhe janë dhunuar. Arbër Lleshi, një prej aktivistëve në Busto Arsizio shprehet se ky akt proteste nuk do jetë i fundit.

    “Kjo fushatë tregon se ka shkuar përtej, në protesta deri edhe në parlament dhe nëpër ambasadat shqiptare në botë”, tha Lleshi.

    Sipas tij, takimet e nisura nga kryeministri në Evropë nuk i shtojnë dozat e besimit se diaspora mund të votojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ndaj dhe protestat e tyre do të vijojnë.

    “Ne ishim në Milano për t'i shfaqur kryeministrit banderolën tonë,” tha Lleshaj, ndërsa shtoi se “persona të paidentifikuar na sulmuan për të na grabitur me forcë banderolën dhe gjithashtu për të na nxjerrë me forcë nga stadiumi.”

    “Në takimet me diasporën kryeministri merr njerëz me vete që të ndalojnë me dhunë protestues shqiptarë”, theksoi ai.

    Kjo fushatë për kërkimin e votës për çdo shqiptarë anë e mbanë botës, mbështet dhe nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, grupim i cili ka qenë ndër të parët që ka ngritur zërin për këtë kauzë.

    Florian Haçkaj, kreu i kësaj lëvizjeje, tregoi për BIRN se nuk kanë besim tek Kuvendi për vendimmarrje të shpejtë për votën e diasporës, ndaj prej muajsh tashmë po organizojnë protesta në çdo cep të Evropës, por jo vetëm. As takimet e Ramës nuk e kanë shtuar optimizmin.

    “Nëse do të ishte realizuar dhe do të shkonte tek diaspora dhe të deklaronte ‘ja dolëm të kemi votën tuaj dhe në zgjedhjet e ardhshme do të votoni',” tha ai. “Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”, konstatoi Haçkaj.

    Si kërkon diaspora të votojë dhe çfarë propozon KQZ?

    Në Kuvendin e Shqipërisë, një grup pune i ngritur me pëlqimin e Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar të PD-së që mbështesin fraksionin e njohur si ‘Rithemelimi' – i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, po vijon takimet me fokus tek reforma zgjedhore. Pavarësisht se u bënë më shumë se dy muaj që po vijojnë takimet, palët duket se janë larg një produkti konkret.

    Në takimin e fundit, me dyer të mbyllura, ishte i pranishëm dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që prezantoi projektin se si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e vitit 2025.

    Platforma e KQZ-së për të realizuar votimin elektronik të diasporës e ndan këtë proces në dy faza – në regjistrimin e emigrantëve dhe më tej votimin e tyre. Për të shmangur manipulimet, KQZ-ja parashikon se përveç të dhënave të identifikimit, personi bën dhe fotografim të fytyrës, që kryqëzohet dhe me fotografinë në dokumentin e identifikimit.

    Të dhënat e marra, përkthehen në një formular elektronik. Por regjistrimi përfundon kur zgjedhësi jep të dhëna të tjera, adresën e e-mailit, numrin e telefonit, si dhe adresën e banimit jashtë territorit shqiptar. Të dhënat verifikohen dhe nga gjendja civile, për të dalë në përfundimin mbi saktësinë e të dhënave.

    Pas verifikimeve, zgjedhësi njoftohet se ai gëzon të drejtën e votimit. E këtu nis faza e dytë, ajo e votimit. Mënyra e propozuar nga KQZ-ja parashikon votim elektronik dhe me postë. Për të përjashtuar mundësinë e mashtrimit, sistemi sërish kërkon identifikimin përmes fotografimit të fytyrës, por edhe gjenerimit të një kodi të përkohshëm dhe fjalëkalimi personal.

    Kjo mënyrë votimi e zgjedhur nga KQZ-ja, duket se gjen konsensusin edhe të aktivistëve që kërkojnë votën e diasporës. Florian Haçkaj thotë se edhe në projektligjin e dorëzuar prej tyre vitin e kaluar, synohet votim me anë të postës.

    “Qytetarët të regjistrohen në një portal unik që e ndërton KQZ-ja, ku dhe një qytetar që jeton përkohësisht jashtë, të mund votojë. Regjistrohen në KQZ, i vjen letra, voton me postë private. Por duhet të ketë një monitorim të rreptë”, sqaron ai.

    Të njëjtin mendim ndaj dhe Arbër Lleshi, i cili shprehet se votimi duhet kryer “me postë ose elektronikisht”, duke shtuar se “e rëndësishme është që në tërësi të ketë një proces që na e garanton votën të gjithëve nga jashtë vendit, sigurisht me standardet më të larta të mundshme të ruajtjes së konfidencialitetit të votës dhe atë të të dhënave personale të votuesve”.

    Politika e ndarë

    Duket se politika do të bëhet pengesë për këtë metodë votimi. Damian Gjiknuri, anëtari socialist i grupit të punës për Reformën Zgjedhore, ngriti pikëpyetje për propozimin e KQZ.

    “Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor. Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet varianti i votimit me postë”, tha ai.

    Tjetër qasje ka Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar në këtë këtë grup pune. Sipas tij mënyra e propozuar nga KQZ për votën e diasporës është e pranueshme, por hedh akuza në drejtim të kundërshtarëve për sabotim të këtij procesi.

    “Ajo që është shqetësuese janë përpjekjet e mazhorancës për ta bërë qesharake propozimet, çështjet, idetë, ose për t'i bërë të duken të pamundura. Objektivi final është si të pengohet në fund sërish vota e emigrantëve në vitin 2025”, tha ai.

    Më herët socialistët kanë artikuluar dhe mundësinë e votimit në konsullata, por kjo ide kundërshtohet nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

    “Metodën e votimit në konsullata ne e hedhim tërësisht poshtë. Nuk kanë kapacitete, plus që janë të politizuara. Kjo mënyrë nuk e zgjidh çështjen, pasi shumë duhet të bëjnë me mijëra kilometra për të shkuar në konsullatën më të afërt, kjo nuk e zgjidh problemin por më shumë pamundëson votimin”, tha Haçkaj për BIRN.

    2025 po vjen, çfarë ndodh nëse nuk voton diaspora?


    Grupi i punës në Kuvend po vijon diskutimet, por afatet po ngushtohen gjithnjë e më shumë. Teksa muaji korrik po afron, ngjan sikur dialogu mes mazhorancës dhe opozitës duket sikur mund të dështojë, pasi për shumë çështje – mes tyre dhe vota e diasporës, nuk po gjendet gjuha e përbashkët mes palëve.

    Megjithatë, grupimet e diasporës premtojnë vijimin e protestave, pasi zëri i tyre ende nuk është dëgjuar nga ligjvënësit.

    “Do të zhvillojmë protesta të tjera, kemi bërë protesta në shumë qytete të Europës”, deklaroi Haçkaj.

    Nga ana tjetër, Arbër Lleshi pohon se “ajo çka duam të arrijmë në tërësi, është që grupi aktual i dialogut në parlament të dalë sa më shpejt me një projektligj për votim në seancë plenare”.

    Sipas tij, nëse Parlamenti nuk voton kodin e ri zgjedhor që të mundësojë dhe votën e diasporës, do të organizohet një protestë masive në Tiranë.

    Sa i përket një padie në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e vitit 2025, nëse nuk voton diaspora, Haçkaj tha se “qëllimi jonë nuk ka qenë që në të fusim vendin në një qorrsokak për të mos u njohur zgjedhjet”, por nuk e mohon edhe këtë vendim.

    Ndërkohë njofton se po përgatiten për t'iu drejtuar edhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburgut.


    BIRN

  16. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Bylykbashi flet për të drejtën e votës së emigantëve: Baseni më i madh i votave të lira, ja pse nuk pranon PS

    Emri:  bylykbashi-770x380-1.jpg

Shikime: 453

Madhësia:  28.7 KB

    Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira, vota që nuk i kap dot, u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një tryeze me partitë, ku është diskutuar mbi reformën zgjedhore.

    Bylykbashi tha se administrata publike nuk duhet të marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, por kjo nuk është pranuar. Bylykbashi tha se për votat e emigrantëve mund të aplikohet sistemi me një postë ndërkombëtare.

    Ai tha se qëllimisht socialistët kanë diskutuar 4 vjet për të futur si një të drejtë votën e diasporës. Bylykbashi tha se ajo që keni kemi kërkuar është të hiqet Ministria e Brendshme dhe të jetë KQZ dhe kemi kërkuar një element që mos të jetë domosdoshmëri adresa e ligjshme e një shtetasi që ndodhet jashtë Shqipërisë, si kusht për të pasur të drejtën e votës.

    Bylykbashi tha se janë mbi 2.2 mln shqiptarë që jetojnë jashtë, ndërkohë që të regjistruar janë vetëm 18 mijë, ose më pak se 1 %, madje edhe këta të zgjedhur në mënyrë selektive.

    Deputeti i PD-së, i cili është edhe bashkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, tha se socialistët nuk kanë vullnet për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e emigrantëve, për të cilat tha se janë një basen që jo vetëm nuk mund të kapen, por mund të ndikojnë në rotacionin e pushtetit.

    “Kemi kërkuar që të përfshihen penalitete në Kodin Penal, por nuk pranohet nga socialistët, pasi është sistemi i patronazhimit”, tha Bylykbashi.

    Ai tha se i është mbyllur dera në ccdo rast ccdo mundësie për rotacionin politik përmes votave. Bylykbashi ka vënë theksin te koalicionet zgjedhore që nuk lejohen, ndërsa u shpreh se nëse do të kishim koalicionet, do të kishim një Parti Socialiste me 69 mandate, pa pasur mundësi që të kishte mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë, ndërkohë që në 2021-in, përfitoi 5 mandate shtesë, duke shkuar në 74.

    Koha Jone

  17. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Drafti i PS në Kuvend/ Ja si do të votojë Diaspora në 2025-ën! Ndryshon formula për herësin, sa vota i duhen një kandidati për t’u zgjedhur deputet

    Emri:  Vota-e-diaspores.jpg

Shikime: 444

Madhësia:  21.1 KB

    Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin e parë ligjor për adresimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Këtë të hënë, socialistët depozituan në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që adreson ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Grupi i dialogut mazhorancë-opozitë duket se nuk dha rezultate duke bërë që mazhoranca t’i drejtohet vetë Kuvendit me një propozim të sajin që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi votën e diasporës e cila është detyrim për Kuvendin.

    Sipas draftit të PS, zgjedhësit jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës pasi të jenë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit. KQZ duhet të nisë hartimin e listës së zgjedhësve jashtë vendit 100 ditë para zgjedhjeve dhe e përfundon përpilimin e saj duke e bërë publike listën 50 ditë larg nga data e zgjedhjeve. Zgjedhësit e diasporës që janë regjistruar në listën e votuesve jashtë vendit, duhet të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

    Një ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për herësin. Sipas Kodit Zgjedhor aktual, të pandryshuar, herësi për të marrë mandatin e deputetit në disa qarqe shkon mbi 14 mijë vota, si në Lezhë, Kukës apo edhe Dibër ku numri i mandateve është më i vogël. Në Kodin e ri Zgjedhor, PS propozon që herësi të mos jetë më i madh se 7 mijë vota.

    Si do të realizohet vota e Diasporës
    Një pikë e rëndësishme e propozimit të socialistëve është pikërisht vota e diasporës, një kërkesë kjo tanimë prej 3 dekadash e më shumë se gjysmës së popullsisë që jeton dhe punon jashtë vendit. PS kërkon amendimin e nenit 24 të Kodit Zgjedhor ku KQZ ngarkohet me përgjegjësi për të përgatitur kushtet dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit, për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë vendit bëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit.

    Zgjedhësi që është me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit. KQZ dërgon materialet zgjedhore në vendet ku janë shqiptarët me të drejtë vote. Me mbylljen e procesit të votimit, fletët e votimit do të numërohen në ambientet e KQZ-së, saktësohet në nenin 25/1 të Kodit Zgjedhor. Fleta e votimit është e njëjtë me fletën e votimit që përdoret brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

    “Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë vendit në momentin e mbërritjes në KQZ ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria. Procesi i numërimit dhe vlerësimit të tyre kryhet nga administrata e KQZ-së dhe tabelohen në tabelën e rezultateve të zonës zgjedhore përkatëse. Komisionieri përcakton me akt nënligjor dokumentacionin, mënyrën e plotësimit të tij dhe çdo aspekt tjetër për administrimin, numërimin, vlerësimin e votës dhe tabelimin e rezultatit zgjedhor sipas këtij neni.”

    Emri:  neni-25-1.jpg

Shikime: 459

Madhësia:  66.7 KB

    Neni 25 i Kodit Zgjedhor, sa i takon listës së zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, ndryshohet si vijon: Në pikën 1 thuhet: “Zgjedhësi që është me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit”.

    “Lista e zgjedhësve jashtë vendit është një listë e vetme në shkallë vendi dhe përmban listën e shtetasve shqiptare që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në pikën 2 të Nenit 25/1 të Kodit Zgjedhor të propozuar nga socialistët.

    Emri:  Neni-25-kodi-zgjedhor.jpg

Shikime: 457

Madhësia:  85.9 KB

    Zbret herësi, deputet me 7 mijë vota
    PS ka propozuar gjithashtu ndryshimin e formulës së re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota. Në nenin 162 pika 1 të Kodit Zgjedhor të propozuar nga PS thuhet: Për zgjedhjet për Kuvendin përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike ose koalicionet që kanë marrë më pak se 1 përqind të votave të vlefshme në shakllë vendi”.

    Ndërsa në nenin 163, pika 3, saktësohet si më poshtë: Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi i ndarjes së mandateve. Herësi i ndarjes së mandateve është numri që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit zgjedhor me numrin e mandateve të fituara nga subjekti përkatës sipas nenit 162 të këtij Kodi dhe pjesëtuar me 1.5. Në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7 mijë vota. Në rast se herësi i ndarjes së mandateve që përfitohet nga pjesëtimi si më lart është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.

    Emri:  heresi.jpg

Shikime: 468

Madhësia:  40.5 KB

    Balkanweb

  18. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të realizohet vota e diasporës

    Emri:  tarran.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  36.3 KB

    Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.

    “Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE është e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje”, tha Terran gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor me temë “Zgjedhjet 2025”.

    Koha Jone

  19. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Propozimi i PS për votën e emigrantëve, PD del kundër

    Emri:  788.jpg

Shikime: 428

Madhësia:  31.2 KB

    Anëtari i Partisë Demokratike në Grupin e Dialogut, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat për propozimin e PS-së për votën e Diasporës.

    Bylykbashi tha se me propozimin e PS-së do të votojnë vetëm ata emigrantë që kanë një adresë të rregullt dhe jo qindra mijëra emigrantë të tjerë që kanë ikur në vitet e fundit.

    Ai po ashtu se edhe KQZ është pabalancuar në garancitë që jep që ligji të zbatohet të drejtë, duke përmendur rastin me mandatin e Fredi Belerit.

    Bylykbashi: Propozimi që ka bërë PS, dështon elementin kryesor, nuk është çështja kryesore që të hiqet Ministria e Brendshme. Kemi një KQZ që është i pabalancuar në garancitë që jep që ligji të zbatohet drejtë.

    Aktet dhe ndërhyrja e përdorimi në kundërshtim me Kushtetutën i Ligjit për Dekriminalizimin për cështje mandatit të Belerit, tregon se si KQZ ende nuk ka garanci që ai e zbaton ligji si duhet.

    Por nuk është kjo çështja kryesore. Vota e emigrantëve vritet në parim duke kërkuar njësoj si më përpara që emigrantët të votojnë vetëm nëse kanë një adresë të ligjshme. Ata qindra mijëra emigrantë që kanë ikur vitet e fundit, që e vërteton edhe censusi i manipuluar, nuk do të kenë të drejtën e votës.

    Ajo që ne kemi deklaruar është që të garantohet një sistem zgjedhor, nëpërmjet 5 qershor, i cili jo vetëm hap listat e zgjedhësve ku garantohet dhe barazoi e votës, por të bëhet në mënyrë që te ketë një proporcion të drejtë me vendimet e Kushtetueses.

    Nëse do të kishim bërë një Reformë Zgjedhore konsensuale, do të kishim gjetur një formulë shumë më të mirë për të trajtuar edhe votën e emigrantëve.

    Ajo që ka bërë PS është një truk i mëtejshëm për të mbajtur statuskuon siç deklaroi Rama në dhjetor të 2023.

    Lapsi

  20. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    ‘Mjafton një adresë’, PS-PD arrijnë dakordësi për votën e diasporës

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti politik për reformën zgjedhore, që përkthehet në disa ndryshime të pritshme në ligjin zgjedhor që do të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  20240126_183304_260124_7_018-3_Q4PRZG5-1-1536x1024.jpg

Shikime: 461

Madhësia:  36.2 KB
    Seancë në komisionin e Reformës Zgjedhore | Foto: LSA

    Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, mundësimi i votë së Diasporës për herë të parë në zgjedhje dhe heqja e “herësit” në përllogaritjen e mandatit të deputetit nga hapja e listave shumëemërore të partive politike.

    Grupi parlamentar i PS-së njoftoi të hënën se kryetari i këtij grupi, Bledi Çuçi kishte njoftuar deputetët për mundësinë e arritjes së marrëveshje politike brenda kësaj jave dhe votimin e paketës së ndryshimeve në seancën e fundit plenare të këtij sesioni, ditën e premte.

    “Propozimet e Grupit të Dialogut janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëhere këto propozime do t'i paraqiten seancës ditën e premte,” citohet të ketë thënë Çuçi në mbledhje.

    Negociatori demokrat, Oerd Bylykbashi iu referua deklaratës publike dhënë të premten pas takimit të fundit me negociatorin socialist, Damian Gjiknuri, pas të cilit të dy pranuan se kanë arritur dakordësi për votën e emigrantëve.

    Të premten të dy negociatorët politikë njoftuan se kanë gjetur një zgjidhje të përshtatshme për të bërë të mundur votën e Diasporës, një formulë ligjore që do t'i mundësojë çdo shqiptari që ka një adresë banimi jashtë vendit të saktë të votojë.

    Gjiknuri tha se bëhet fjalë për disa kategori qytetarësh që për një arsye apo një tjetër jetojnë për një kohë të caktuar jashtë vendit. “Do të jenë edhe diplomatët, ushtarakët apo edhe persona të tjerë që jetojnë në vende të ndryshme dhe që banojnë e kanë një adresë të caktuar,” saktësoi ai.

    Ndërsa Bylykbashi shtoi se nuk do të ketë ndarje mes atyre që janë në emigracion në mënyrë të paligjshme dhe atyre që janë regjistruar në mënyrë të ligjshme jashtë vendit.

    “Kushdo që është jashtë Shqipërisë, për një arsye të rëndësishme, sidomos emigracioni, por ka një dokumentacion minimal dhe një adresë me të cilën mund të komunikojë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do kenë të drejtën e votës,” theksoi ai para mediave.

    Gjithsesi, grupi i ekspertëve që ka si detyrë të hedhë në letër dakordësinë politike akoma nuk ka një dokument final për shkak se akoma nuk ka ujdi për çështjen tjetër, atë të përllogaritjes së herësit.

    “Po punohet ende,” i tha BIRN-it Ivi Kaso, ekspert i PD-së.

    Gjiknuri dhe Bylykbashi treguan se po i afrohen një pakti duke e përshtatur formulën e listave të kandidatëve në Kodin Zgjedhor me formulimin kushtetues, ku nuk 1/3 e listës së kandidatëve të jetë e mbyllur e paracaktuar nga kryetarët e partive si “e sigurtë” dhe pjesa tjetër të jetë e lirë, kush merr më shumë vota del në listën fituese.

    “Pra një pjesë e mbyllur siç parashikon Kushtetuta dhe pjesën tjetër listë e hapur pa prag dhe pa herës,” sqaroi Gjiknuri duke iu referuar kësaj formule si propozim i PD-së. Ndërsa Bylykbashi tha se PD do të kërkonte “shtrirjen maksimale të votimit preferencial të zgjedhësve”.

    Pakti i pritshëm mes mazhorancës dhe partisë më të madhe në opozitë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht nën arrest shtëpie, u sulmua të hënën nga ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili kontroll një grup deputetësh në opozitë.

    Ai akuzoi palët për një “pazar të ndyrë” për të mbajtur lista të mbyllura kandidatësh, ndryshe nga ç'ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese.

    BIRN

  21. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Vota e Diasporës, shpresë apo rrezik për demokracinë në Shqipëri?

    Një pakt politik mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike i hapi rrugën votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm – por përtej entuziazmit ngrihen pikëpyetjet e para për sigurinë e votës dhe ndikimin që ky vendim do të ketë mbi demokracinë e brishtë në Shqipëri.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  445026919_1007736524055342_426485905844857530_n.jpg

Shikime: 458

Madhësia:  51.9 KB
    Kryeministri Edi Rama gjatë takimi me diasporën në Milano. Foto: Facebook.

    Më shumë se tre dekada pas valës së parë migratore që shenjoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ranë dakord që ta zgjerojnë bazën e votuesve të tyre edhe me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, përmes së ashtuquajturës ‘vota e Diasporës”.

    E kërkuar me ngulm nga aktivistët e Diasporës si një e drejtë kushtetuese dhe e detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, vendi pritet të aplikojë për herë të parë votimin me postë në zgjedhjen e ardhshme parlamentare.

    Sipas dokumentit të dakordësuar mes PD dhe PS, qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk gëzojnë regjistrim automatik në listën e zgjedhësve dhe do të duhet të regjistrohen nga e para për çdo palë zgjedhje, ndërsa vota e tyre do të numërohet në zonën zgjedhore ku kanë pasur adresën e mëparshme të banimit.

    Pakti politik që i hapi rrugën votës së emigrantëve u duartrokit nga aktivistët e organizatave të krijuara në diasporë, të cilët besojnë se ky hap do të sjellë ndikim pozitiv mbi demokracinë e brishtë shqiptare.

    “Duke parë realitetin e brishtë demokratik dhe problemet e mëdha me shit-blerjen e votës, shantazhimin e votuesve, kontrollin e fortë të qeverisë mbi administratën publike dhe pushtetet në përgjithësi, zgjerimi i bazës së votuesve me kontigjentin e diasporës sjell një frymë të re dhe rinovuese për gjithë ofertën politike shqiptare,” tha për BIRN Nador Bakalli, një shqiptar që jeton në Kanada dhe aktivist i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

    Megjithatë, aktorë të shoqërisë civile brenda vendit janë të dyzuar mbi ndikimin që ky vendim do të ketë mbi sistemin politik shqiptar.

    Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, është kritik mbi procesin e mbyllur politik që solli këtë marrëveshje si dhe mbi formulën e zgjedhur.

    “Konsensusi është hap pozitiv, po shumë larg standarve të parimit kushtetues për garantimin e votës së diasporës dhe përfaqësimin e saj në jetën politike në vend,” tha Krasniqi.

    Sipas tij, pakti i arritur në mungesë të transparencës nuk jep garanci për përfshirjen reale të disporës në jetën politike të vendit.

    Emri:  Diaspora-ne-takim.jpg

Shikime: 464

Madhësia:  59.9 KB
    Nga takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Itali.

    Formula e zgjedhur nga dy partitë e mëdha dhe siguria e votës në një mjedis politik, ku propaganda dhe sistemi i patronazhimit luajnë një rol të madh në procesin zgjedhor, ngre pikëpyetjet e para për ndikimin e votës së diasporës.

    Këto sfida nuk janë të panjohura për aktivistët e së drejtës së votës së emigrantëve.

    “Është e vërtetë që propaganda mediatike deformon keqazi realitetin shqiptar,”thotë Bakalli nga organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ndërsa thekson nevojën për një informim më të mirë të shqiptarëve.

    Megjithatë, ai beson se një pjesë e mirë e diasporës e larguar vitet e fundit, janë në dijeni të gjendjes reale të demokracisë në vend.

    “…ne shpresojmë që ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre me votë dhe të bëhen fryma e ndryshimit që do të kishin dëshiruar të shihnin përpara se të largoheshin,” thotë ai.

    Sipas marrëveshjes së arritur mes dy partive të mëdha, votat e emigrantëve nuk do të grupohen në një zonë zgjedhore të veçantë, por do të shpërndahen në zonat zgjedhore ku ata kanë jetuar më parë.

    Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, kjo formulë rrezikon të ushqejë hambarët e votave të partive të mëdha.

    “Metoda që ata të dërgojnë vota për të njëjtat parti kryesore që kontrollojnë sistemin nuk është një hap që çon në një zgjidhje demokratike,” thotë Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

    Po ashtu ai e sheh mekanizmin e votimit, që përfshin deklarim pararaprak, verifikim dhe dërgimin e votës me postë, si vendosjen e një standardi të dyfishtë në procesin e votimit.

    “Duket sikur qytetarët brenda Shqipërisë trajtohen ndryshe dhe ata jashtë territorit ndryshe,” shtoi ai.

    Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare” e vlerëson shpërndarjen e votës së emigrantëve në zona të ndryshme zgjedhore, por e konsideron këtë “një risi me shumë sfida”.

    Njëri nga problemet sipas tij është informimi institucional i diasporës, ndërsa problemi tjetër lidhet me sigurinë e votës.

    “Mungesa e informacionit rrezikon që partitë të ndërtojnë strukturat e patrozhistëve jashtë vendit dhe të mos kemi më shqiptarë që votojnë nga jashtë po anëtarë partie që votojnë,” tha Xhemollari për BIRN.

    “Të jemi të kujdesshëm që propaganda të mos i kthejë nga shpresë për demokracinë në rrezik për demokracinë,” shtoi ai.

    Siguria e votës

    Emri:  Zgjedhje-tirane-Vasil-Shanto1.jpg

Shikime: 485

Madhësia:  35.8 KB
    Kuti votimi në pritje të numërimit në shkollën Vasil Shanto në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

    Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se Shqipëria është kthyer në një atdhe emigrantësh, ku më shumë se gjysma e popullsisë vlerësohet se jeton jashtë vendit. I gjithë territori i vendit është prekur në masë nga fenomeni i emigrimit, i cili ka dërguar nëpër botë së paku 2.2 milionë njerëz përgjatë tre dekadave të fundit.

    Partia Socialiste në pushtet ka qenë përgjithësisht indiferente ndaj fenomenit të emigrimit, me përjashtim të muajve të fundit, kur kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me diasporën në dy vendet fqinje të Greqisë dhe Italisë.

    Aktualisht, deputetë nga të dy partitë e mëdha shpresin entuziazëm për votën e diasporës.

    Deputeti socialist Lavdrim Krrashi, një ish-emigrant në Londër që drejton nënkomisionin parlamentar për Diasporën dhe Migracionin i tha BIRN se pjesmarrja direkte e diasporës do ta forcojë demokracinë në Shqipëri.

    Sipas Krrashit, shqiptarët janë ndër popujt më të lidhur me atdheun e tyre dhe tashmë do të kenë mundësinë që ta shpresin “vullnetin e tyre të sinqertë dhe të pakompromis” nga atje ku ndodhen.

    “Vota e ardhur nga jashtë nuk do të ndikohet nga asnjë lloj propagande, pasi ata janë të mirëinformuar nga burime të ndryshme, duke përfshirë prekjen e realitetit me investimet, vizitat dhe kontakti me të afërmit dhe shoqërinë,” tha ai.

    Edhe deputetja demokrate, Dhurata Çupi e konsideron një lajm të mirë garantimin e votës së diasporës. Ajo beson se “vota e emigrantëve do të ndikojë në ekuilibrat politikë”, duke e parë këtë votë si më të sinqertë dhe të pandikuar nga propaganda.

    Çupi thekson megjithatë se pakti politik nuk mjafton dhe se procesi tashmë varet nga puna që do të bëjë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për miratimin e akteve nënligjore për përcaktimin e detajuar të regjistrimit të zgjedhësve, dërgimit të materialeve zgjedhore, administrimit të fletëve të votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultatit.

    “Këto akte nënligjore janë shumë të rëndësishme, pasi do të detajojnë elementët e sigurisë që i gjithë procesi i votës së Diasporës të jetë i pakontestueshëm dhe në përputhje me ligjin,” theksoi Çupi.

    Mesa duket, ‘siguria' do të jetë fjala që do të shoqërojë hallkat e tjera proceduriale deri në realizimin e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Unë jam skeptik që procesi do të prodhojë një siguri votimi, kur nuk e prodhon dot mes Tiranës apo Durrësit,” tha Afrim Krasniqi.

    Edhe Bakalli nga organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” thotë se beteja e tyre nuk ka mbaruar, pasi procesi mbart rreziqet e sigurisë së votës.

    “Ka një sërë elementesh sigurie për të cilat ne do të insistojmë kur të ulemi në tryezë me KQZ, si për shembull anashkalimi i Postës Shqiptare nga procesi dhe përdorimi i një poste reputative ndërkombëtare,” tha Bakalli.

    Megjithatë, ai beson se në votën e Diasporës, mekanizmat e blerjes së votës nuk janë aq të thjeshta për t'u aplikuar.


    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-04-2021, 08:48
  2. Pushteti Gjyqësor në gjunjë para Politikës
    Nga pirro10 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 14:17
  3. Oda Ekonomike e Diaspores Shqiptare
    Nga Bekim xhafa në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 05:17
  4. Vota e diaspores?
    Nga Veshtrusja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2005, 17:26
  5. Poshtërim i Diasporës Shqiptare
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2003, 08:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •