Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,970
    Postimet në Bllog
    18

    Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Ka vite që partitë politike vetëm mashtrojnë për votën e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

    Janë mbi 1 milionë votues që kanë të drejtë vote, por janë në pamundësi të votojnë, sepse politika vetëm sa i gënjen. U tha në pushtetin e Berishës se do të garantojnë votën e çdo emigranti. Asgjë nuk u bë.

    Emri:  vota_diaspores.png

Shikime: 1509

Madhësia:  77.2 KB

    Erdhi në pushtet Edi Rama dhe deklaroi se do të bëjnë ligjin e ri për votim të emigrantëve.

    Mazhoranca ia kalon fajin opozitës, ndërsa opozita sulmon qeverinë.

    Por të dyja palët nuk duan këtë votë, e cila është e saktë dhe nuk blihet dot, sikurse vota paguhet në Shqipëri.

    Në prill të vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet parlamentare e ku duket hapur se Edi Rama do ti fitojë thellë, pasi opozita është e përcarë.

    Ndërkohë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se ndryshimi i kodit zgjedhor është në dorë të partive politike.

    Kreu i KQZ shtoi se këto ndryshime duhet të bëhen 1 vit, ose në rastin më të keq, 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.

    “Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt.

    Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar.

    E vetmja gjë që mbetet për t’u diskutuar, është buxheti në lidhje me votimin elektronik. Pjesa tjetër është çështje mes partive politike.

    Ndërsa sa i përket votës së emigrantëve, i qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

    Pra thirrja e KQZ është se nxitoni për ndryshimet e duhura ligjore për votën e emigrantëve, sepse duhet një infrastrukturë e madhe në shtetet ku ndodhen emigrantët.

    Kjo kërkon kohë dhe fonde nga qeveria.

    Nisur nga debatet dhe sherri mes pozitës dhe opozitës si dhe nga loja për ta vonuar miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor, ka mundësi që edhe në zgjedhjet e vitit 2025 emigrantët të mos votojnë.

    Ky është një krim kushtetues që kryhet nga të dyja palët politike ndaj emigrantëve.

    Të mos harrojmë se vota e tyre mbetet përherë e pa manipulueshme, pra nuk blihet dot me euro apo me thasë me miell.

    E për këtë arësye politika dhe qeveria nuk e duan votën e afro një milionë votuesve që jetojnë jashtë shtetit shqiptar.

    Nëse do të kishim opozitë serioze dhe të bashkuar, do ta merrnin zvarrë qeverinë derisa të miratonte votën e emigrantëve, por për dreq, kjo opozitë nuk krijon asnjë shpresë.

    Të paktën deri tani!


    Koha Jone

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (16-02-2024),Lulke (31-01-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,970
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Ilirjan Celibashi: Nuk ka ligj për votën e emigrantëve. Partitë të ndryshojnë kodin 1 vit para zgjedhjeve

    Emri:  cel.jpg

Shikime: 59

Madhësia:  24.2 KB

    Me sa duket prapë partitë politike shqiptare po luajnë me votën e emigrantëve sepse nuk e duan atë votë, pasi nuk e blejnë dot.

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se ndryshimi i kodit zgjedhor është në dorë të partive politike.

    Kreu i KQZ shtoi se këto ndryshime duhet të bëhen 1 vit, ose në rastin më të keq, 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.

    “Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt.

    Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar.

    E vetmja gjë që mbetet për t’u diskutuar, është buxheti në lidhje me votimin elektronik. Pjesa tjetër është çështje mes partive politike.

    Ndërsa sa i përket votës së emigrantëve, i qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

    Koha Jone

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Rama e perdor voten e emigranteve si arme politike. PD e Lulzim Bashes pranoj reformen e fundit zgjedhore nen kercenimin e Rames se do fuste voten e emigranteve. Natyrisht qe Rama ka frike nga vota e emigranteve por i sherben per te shantazhuar PD.

    Jemi nje vend i hatashem,ku kemi opoziten qe ka frike si per gjyqsorin ashtu edhe per voten e emigranteve ne vend qe te kete frike kjo qeveri e superkorruptuar.

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (16-02-2024),Lulke (31-01-2024)

  6. #4
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Rama e perdor voten e emigranteve si arme politike. PD e Lulzim Bashes pranoj reformen e fundit zgjedhore nen kercenimin e Rames se do fuste voten e emigranteve. Natyrisht qe Rama ka frike nga vota e emigranteve por i sherben per te shantazhuar PD.

    Jemi nje vend i hatashem,ku kemi opoziten qe ka frike si per gjyqsorin ashtu edhe per voten e emigranteve ne vend qe te kete frike kjo qeveri e superkorruptuar.
    Fiksss Serafim .
    Normal ka frike nga vota jon ai se bie direkt.
    Kurse ata i ka shtyp si dele ai ben ça i don kokrra e qefit ! Nje vote - nje thes miell.
    Mjere ai vend thuaj !!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga Lulke Lexo Postimin
    Fiksss Serafim .
    Normal ka frike nga vota jon ai se bie direkt.
    Kurse ata i ka shtyp si dele ai ben ça i don kokrra e qefit ! Nje vote - nje thes miell.
    Mjere ai vend thuaj !!
    Ashtu eshte Lulke. Nuk i ndahen dot "thesit te miellit",si partite dhe populli e mendojne voten vetem tek kapja e thesit te miellit. Vitet ikin por prap ne Shqiperi si miljarderi po ashtu edhe i varferi mendojne vetem per thesin e miellit.

    Vota e emigracionit do ta ndryshonte komplet politiken ne Shqiperi,do ta shkaterronte kete monopolin PS-PD edhe mbase do ti jepte edhe nje fryme te re politikes

    Te pershendes

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Lulke (15-02-2024)

  9. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Jo, tema eshte e njeanshme, pasi pushteti nuk ka frike nga vota e emigranteve, e cila eshte ne proporcion me votat brenda vendit, kjo sepse e ashtuquajtura "blerje" votash nuk qendron. Vetem nese me fjalen "blerje" kuptojme, rritjen e rrogave, punesimin, investimet ne rruge, shkolla, spitale, ne pergjithesi ne infrastrukture, 10 milion turiste!!!!!!!!, etj., etj., votat pushteti i merr nga puna e vet, prandaj fiton.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Jo, tema eshte e njeanshme, pasi pushteti nuk ka frike nga vota e emigranteve, e cila eshte ne proporcion me votat brenda vendit, kjo sepse e ashtuquajtura "blerje" votash nuk qendron. Vetem nese me fjalen "blerje" kuptojme, rritjen e rrogave, punesimin, investimet ne rruge, shkolla, spitale, ne pergjithesi ne infrastrukture, 10 milion turiste!!!!!!!!, etj., etj., votat pushteti i merr nga puna e vet, prandaj fiton.
    Mbeten problem pensionistet, dhe pjese te popullit. Duhet lufte kunder varferise.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,970
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    “Nga 3.6 milionë shqiptarë me të drejtë vote, 1.6 milionë jetojnë jashtë vendit”

    Nga Eduard Zaloshnja-

    Nga 3.21 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 1989-ës, vetëm 1% banonin jashtë Shqipërisë; nga 4.65 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 2023-shit, plot 43% banonin jashtë Shqipërisë.

    Emri:  Capture-71.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  24.6 KB

    Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas regjistrimit të popullsisë që u krye atëherë, 99% jetonin brenda vendit – vetëm 32 mijë shtetas rezultonin emigrantë (politikë apo ekonomikë).

    Në fund të vitit 2023, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas një vlerësimi të përafërt statistikor që kam bërë bazuar në një sondazh rigoroz në terren, rreth 57% jetonin brenda vendit. Pra, rreth 2 milionë rezultojnë në emigracion.

    Po cilat janë etapat e rritjes së numrit të emigrantëve nga 0.03 milion më 1989, në 2 milionë sot?

    Vitet ’90 shënuan një eksod biblik të shqiptarëve drejt Italisë, Greqisë, e vendeve të tjera. Si rezultat, në vitin 2001 kishim pothuaj 1 milion shtetas shqiptarë jashtë vendit – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milion shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë.

    Në dekadën e dytë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por jo më me përmasa biblike – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1 milion që ishte më 2001, në 1.5 milion më 2011 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2011, numri total i banorëve rezultoi 2.8 milionë.

    Edhe në dekadën e tretë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por ishte i barabartë me atë të dekadës paraardhëse – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1.5 milion që ishte më 2011, në 2 milion më 2023 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin në fund të vitit 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa nga një vlerësim i përafërt statistikor që kam bërë (bazuar në një sondazh rigoroz në terren vjet në vjeshtë), rezulton se banonin në vend rreth 2.65 milionë nga këta shtetas.

    Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodit të madh, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43% në emigracion).

    Shënim: Nga 4.65 milonë shtetas shqiptarë gjithsej, 3.65 milionë janë në moshë për votim. Ndër këta të fundit, 1.6 milionë janë në emigracion.

    Emri:  Capture-70.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  20.3 KB


    Koha Jone

  12. #9
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ashtu eshte Lulke. Nuk i ndahen dot "thesit te miellit",si partite dhe populli e mendojne voten vetem tek kapja e thesit te miellit. Vitet ikin por prap ne Shqiperi si miljarderi po ashtu edhe i varferi mendojne vetem per thesin e miellit.

    Vota e emigracionit do ta ndryshonte komplet politiken ne Shqiperi,do ta shkaterronte kete monopolin PS-PD edhe mbase do ti jepte edhe nje fryme te re politikes

    Te pershendes
    Saluto Serafim .
    Se sheh ça po ndodh ne ate vend ?
    Po duhen pra votat tona se jan ngel vec pleq e njerez me
    Probleme psiqike qe qarkollojn e masa per ta nuk merren .
    Jan bo robt si dele nga ti cosh ikin .
    Rinia po zevendesohet me negro qe do jen krah pune e Pse jo votuesit e ardhshem te atij vendit ton te dashur
    Jemi bo per te ardh keq sinqerisht .
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lulke për postimin:

    SERAFIM DILO (23-02-2024)

  14. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,970
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Ministri Mazniku: Nga vota e emigrantëve PS-ja siguron fitore edhe me të madhe

    Emri:  mazniku.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  42.2 KB

    “Mbrëmë në Opinion për të folur mbi mënyrën se si votojmë dhe votën e emigrantëve”- shkruan ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

    Ai, gjatë emisionit, sqaroi se PS ka struktura partiake kudo nëpër botë ku ka shqiptarë dhe ato janë aktive e ku emigrantët votojnë në mënyrë masive Edi Ramën. Ndaj Mazniku theksoi se PS mbetet e gatshme që të sigurohet vota e emigrantëve, por duhet që Opozita dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore të punojë për ta zgjidhur këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

    Në emision Mazniku, i njohur për debatin konstruktiv dhe qetësinë tipike angleze, sqaroi se nga kjo votë PS-ja fiton ndjeshëm në raport me opozitën e përçarë.

    Koha Jone

  15. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,970
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Pushteti ka frikë nga vota e diasporës shqiptare, nuk e blejnë dot me para

    Aktivistët nuk e ndalin protestën për të drejtën e votës së diasporës

    Takimet e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe Itali, nuk i kanë ndalur protestat e aktivistëve në diasporë, për ta detyruar politikën që t’u mundësojë të gjithë shqiptarëve të votojnë në mbarë botën.

    Nga Anesti Barjamema

    Emri:  445026919_1007736524055342_426485905844857530_n.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  51.9 KB

    Paraditja e 26 Majit, një grup aktivistësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës, i gjeti “E-work Arena” në Busto Arsizio, pak kilometra larg Milanos.

    Nuk kishin shkuar për të ndjekur ndeshje basketbolli apo volejbolli, por për të protestuar, pasi në këtë pallat sporti, kreu i qeverisë shqiptare në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, do të zhvillonte një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

    Me premtimin se ka kthyer sytë nga diaspora, Edi Rama ka zhvilluar dy takime në Athinë dhe Milano, duke i pagëzuar me emrin “Turi i krenarisë”. Teksa Rama po zhvillonte mitingun në “E-work arena”, në shkallët e pallatit të sportit u shfaq një banderolë me mbishkrimin “#duatëvotoj2025”, për t'i kujtuar se edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të votojnë.

    Kjo protestë shqetësoi rojet e sigurisë, që në kohë rekord nxorën jashtë aktivistët, të cilët pretendojnë se edhe janë dhunuar. Arbër Lleshi, një prej aktivistëve në Busto Arsizio shprehet se ky akt proteste nuk do jetë i fundit.

    “Kjo fushatë tregon se ka shkuar përtej, në protesta deri edhe në parlament dhe nëpër ambasadat shqiptare në botë”, tha Lleshi.

    Sipas tij, takimet e nisura nga kryeministri në Evropë nuk i shtojnë dozat e besimit se diaspora mund të votojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ndaj dhe protestat e tyre do të vijojnë.

    “Ne ishim në Milano për t'i shfaqur kryeministrit banderolën tonë,” tha Lleshaj, ndërsa shtoi se “persona të paidentifikuar na sulmuan për të na grabitur me forcë banderolën dhe gjithashtu për të na nxjerrë me forcë nga stadiumi.”

    “Në takimet me diasporën kryeministri merr njerëz me vete që të ndalojnë me dhunë protestues shqiptarë”, theksoi ai.

    Kjo fushatë për kërkimin e votës për çdo shqiptarë anë e mbanë botës, mbështet dhe nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, grupim i cili ka qenë ndër të parët që ka ngritur zërin për këtë kauzë.

    Florian Haçkaj, kreu i kësaj lëvizjeje, tregoi për BIRN se nuk kanë besim tek Kuvendi për vendimmarrje të shpejtë për votën e diasporës, ndaj prej muajsh tashmë po organizojnë protesta në çdo cep të Evropës, por jo vetëm. As takimet e Ramës nuk e kanë shtuar optimizmin.

    “Nëse do të ishte realizuar dhe do të shkonte tek diaspora dhe të deklaronte ‘ja dolëm të kemi votën tuaj dhe në zgjedhjet e ardhshme do të votoni',” tha ai. “Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”, konstatoi Haçkaj.

    Si kërkon diaspora të votojë dhe çfarë propozon KQZ?

    Në Kuvendin e Shqipërisë, një grup pune i ngritur me pëlqimin e Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar të PD-së që mbështesin fraksionin e njohur si ‘Rithemelimi' – i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, po vijon takimet me fokus tek reforma zgjedhore. Pavarësisht se u bënë më shumë se dy muaj që po vijojnë takimet, palët duket se janë larg një produkti konkret.

    Në takimin e fundit, me dyer të mbyllura, ishte i pranishëm dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që prezantoi projektin se si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e vitit 2025.

    Platforma e KQZ-së për të realizuar votimin elektronik të diasporës e ndan këtë proces në dy faza – në regjistrimin e emigrantëve dhe më tej votimin e tyre. Për të shmangur manipulimet, KQZ-ja parashikon se përveç të dhënave të identifikimit, personi bën dhe fotografim të fytyrës, që kryqëzohet dhe me fotografinë në dokumentin e identifikimit.

    Të dhënat e marra, përkthehen në një formular elektronik. Por regjistrimi përfundon kur zgjedhësi jep të dhëna të tjera, adresën e e-mailit, numrin e telefonit, si dhe adresën e banimit jashtë territorit shqiptar. Të dhënat verifikohen dhe nga gjendja civile, për të dalë në përfundimin mbi saktësinë e të dhënave.

    Pas verifikimeve, zgjedhësi njoftohet se ai gëzon të drejtën e votimit. E këtu nis faza e dytë, ajo e votimit. Mënyra e propozuar nga KQZ-ja parashikon votim elektronik dhe me postë. Për të përjashtuar mundësinë e mashtrimit, sistemi sërish kërkon identifikimin përmes fotografimit të fytyrës, por edhe gjenerimit të një kodi të përkohshëm dhe fjalëkalimi personal.

    Kjo mënyrë votimi e zgjedhur nga KQZ-ja, duket se gjen konsensusin edhe të aktivistëve që kërkojnë votën e diasporës. Florian Haçkaj thotë se edhe në projektligjin e dorëzuar prej tyre vitin e kaluar, synohet votim me anë të postës.

    “Qytetarët të regjistrohen në një portal unik që e ndërton KQZ-ja, ku dhe një qytetar që jeton përkohësisht jashtë, të mund votojë. Regjistrohen në KQZ, i vjen letra, voton me postë private. Por duhet të ketë një monitorim të rreptë”, sqaron ai.

    Të njëjtin mendim ndaj dhe Arbër Lleshi, i cili shprehet se votimi duhet kryer “me postë ose elektronikisht”, duke shtuar se “e rëndësishme është që në tërësi të ketë një proces që na e garanton votën të gjithëve nga jashtë vendit, sigurisht me standardet më të larta të mundshme të ruajtjes së konfidencialitetit të votës dhe atë të të dhënave personale të votuesve”.

    Politika e ndarë

    Duket se politika do të bëhet pengesë për këtë metodë votimi. Damian Gjiknuri, anëtari socialist i grupit të punës për Reformën Zgjedhore, ngriti pikëpyetje për propozimin e KQZ.

    “Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor. Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet varianti i votimit me postë”, tha ai.

    Tjetër qasje ka Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar në këtë këtë grup pune. Sipas tij mënyra e propozuar nga KQZ për votën e diasporës është e pranueshme, por hedh akuza në drejtim të kundërshtarëve për sabotim të këtij procesi.

    “Ajo që është shqetësuese janë përpjekjet e mazhorancës për ta bërë qesharake propozimet, çështjet, idetë, ose për t'i bërë të duken të pamundura. Objektivi final është si të pengohet në fund sërish vota e emigrantëve në vitin 2025”, tha ai.

    Më herët socialistët kanë artikuluar dhe mundësinë e votimit në konsullata, por kjo ide kundërshtohet nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

    “Metodën e votimit në konsullata ne e hedhim tërësisht poshtë. Nuk kanë kapacitete, plus që janë të politizuara. Kjo mënyrë nuk e zgjidh çështjen, pasi shumë duhet të bëjnë me mijëra kilometra për të shkuar në konsullatën më të afërt, kjo nuk e zgjidh problemin por më shumë pamundëson votimin”, tha Haçkaj për BIRN.

    2025 po vjen, çfarë ndodh nëse nuk voton diaspora?


    Grupi i punës në Kuvend po vijon diskutimet, por afatet po ngushtohen gjithnjë e më shumë. Teksa muaji korrik po afron, ngjan sikur dialogu mes mazhorancës dhe opozitës duket sikur mund të dështojë, pasi për shumë çështje – mes tyre dhe vota e diasporës, nuk po gjendet gjuha e përbashkët mes palëve.

    Megjithatë, grupimet e diasporës premtojnë vijimin e protestave, pasi zëri i tyre ende nuk është dëgjuar nga ligjvënësit.

    “Do të zhvillojmë protesta të tjera, kemi bërë protesta në shumë qytete të Europës”, deklaroi Haçkaj.

    Nga ana tjetër, Arbër Lleshi pohon se “ajo çka duam të arrijmë në tërësi, është që grupi aktual i dialogut në parlament të dalë sa më shpejt me një projektligj për votim në seancë plenare”.

    Sipas tij, nëse Parlamenti nuk voton kodin e ri zgjedhor që të mundësojë dhe votën e diasporës, do të organizohet një protestë masive në Tiranë.

    Sa i përket një padie në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e vitit 2025, nëse nuk voton diaspora, Haçkaj tha se “qëllimi jonë nuk ka qenë që në të fusim vendin në një qorrsokak për të mos u njohur zgjedhjet”, por nuk e mohon edhe këtë vendim.

    Ndërkohë njofton se po përgatiten për t'iu drejtuar edhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburgut.


    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-04-2021, 08:48
  2. Pushteti Gjyqësor në gjunjë para Politikës
    Nga pirro10 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 14:17
  3. Oda Ekonomike e Diaspores Shqiptare
    Nga Bekim xhafa në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 05:17
  4. Vota e diaspores?
    Nga Veshtrusja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2005, 17:26
  5. Poshtërim i Diasporës Shqiptare
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2003, 08:48

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •