Nuk mund tė tė hiqet nga mėndja sesi drejtuesit e shtetit tonė shqiptar qė nga 1912 e deri mė sot e kėsaj dite, pėr tė mbajtur pushtetin nė kėtė vėnd tė vogėl plot trazira, u ėshtė dashur tė mbėshteten tek shtetet e tjera mė tė fuqishme. Nė se Ismail Qemali u mbėshtet tek austriakėt dhe tek italianėt tė cilėt e helmuan, Ahmet Zogu u mbėshtet tek anglezėt dhe italianet tė cilėt nė fund tė fundit e detyruan tė largohet me ngut disa ditė para pushtimit.
Po kėshtu, edhe nė kohėn e demokracisė sė sotme drejtuesit politikė shqiptarė kanė qėnė tė detyruar tė mbėshteten tek tė huajt jo vetėm pėr tė ruajtur vėndin por edhe pėr tė ruajtur pushtetin, sigurisht ka ndodhur gjithmonė atėhere, por edhe sot: kur humbet pushtetin me zgjedhje i deklaron ato si tė maipuluara apo tė vjedhura dhe angazhon edhe misionet e huaja pėr tė i pėrkrahur, dhe kjo edhe pėr drejtuesit e maxhorancės sė sotme ashtu dhe pėr opozitėn e sotme e cila ka qėnė edhe ajo nė pushtet nėpėrmjet rotacioneve zgjedhore.
Sidoqoftė problemi mė interesant dhe mė tragjik qė opinioni publik nuk ka patur informacion dhe nuk e ka ditur tė vėrtetėn, ka ndodhur me diktaturėn komuniste kur drejtuesit e partisė komuniste shqiptare mė vonė partisė sė Punės pėr tė mbajtur pushtetin u janė drejtuar pėr ndihmė tė huajve, madje qė nė kohėn e luftės sė dytė botėrore.
Nė atė kohė edhe udhėheqėsit e Ballit kombėtar e tė Legalitetit ashtu si dhe ata tė Partisė komuniste, kėrkuan mbėshtetje tek tė huajt e disa tek fqinjėt. Fati ndihmoi drejtuesit e Partisė komuniste tė cilėt u mbėshtetėn qė nė fillim tek Koalicioni antifashist, nė fillim tek jugosllavėt dhe anglezėt tė cilėt gjatėt luftė patėn edhe njė grup misioni nė Shqipėri, kurse Balli Kombėtar dhe Legaliteti u mbėshtetėn tek pushtuesit itlianė dhe nazistėt gjermanė me idenė se ata do ti lejonin tė bėnin Shqipėrinė e madhe, pra atė natyrale, gjė e cila nuk mund tė realizohej.
Interesant ėshtė fakti se megjithse historia e pas luftės ėshtė shumė enjohur paska Akoma histori tė panjohura qė paskan ndikuar shumė nė rrjedhėn e ngjarjeve nė Shqipėri qė nga 1944 e deri mė sot e kėsaj dite.
Le tė kthehemi tek Enver Hoxha i cili mori pushtetin gjatė luftės me ndihmėn e jugosllavėve duke u bėrė drejtues i Partiė komuniste por edhe me ndihmėn e Inteligjencė Servisit anglez nė atė kohė, por Misioni anglez kishte edhe Titon nėn varėsinė e tyre. Pėr kėtė arėsye Enver Hoxha drejtoi luftėn i maskuar prapa emrave tė Frontit Antifashist Nacional Ēlirimtar dhe Komandantit tė ushtrisė nacional ēlirimtare Spiro Moisiu, por pastaj mori pushtetin pas luftės duke eliminuar kundėrshtarėt dhe demokracinė qė duhej tė ndodhte, duke vendosur njė diktaturė tė majtė, e kundėrta e asaj tė Ahmet Zogut, por me vrasje tė 7010 njerėzve dhe mė syrgjynosjen dhe burgosjen e 80.000 njerzve nga viti 1944-1989. Historia dihet.
Ajo qė nuk dihet, mund tė mėsohej nga njė libėr interesant i shkruar nga njė ish agjent shqiptar (apo sigurims) i cili punonte nė Degėn e Sigurimit tė Jashtėm Shqiptar (DSJ) tė drejtuar nga djali i Diktatorit me pseudonimin` Dofeni`.
Libri ėshtė botuar jashtė shtetit por erdhi edhe nė Shqipėri rreth vitit 2006 me titullin``Odisea e njė Dedektivi` nė dy volume, ku tregon disa histori tė autorit Agim Hamiti kur ishte nė burgun e Spaēit, dhe bashku me njė agjent tjetėr sigurims Hamit Meli, i cili gjatė veprimtarisė sė tij jashtė shtetit, kishte vrarė mbi 100 vetė. Mė e kobshmja ishte se kėta njerėz tė dėrguar nga PPSH nuk kanė vrarė vetėm `armiq` tė Partisė por mesa duket kanė vrarė nė emėr tė shėrbimeve tė huaja, pra nė emėr tė Inteligjencė Servisit britanik edhe jo-shqiptarė. Dhe kėtu del edhe pikpyetja e madhe nėse spiuni sovjetik me origjinė indiane Kim Filbi, i cili bėnte lojė tė dyfishtė nė Angli qė ndihmoi sigurimin shqiptar pėr tė eliminuar diversantėt nėpėrmjet `lojės ė madhe` nė vitet 1945-1955 ku u vranė rreth 1000 partizanė dhe disa qindar diversantė, ishte vetėm i sovjetikėve, apo paska bėrė njė lojė tė dyfishtė duke e ditur edhe anglezėt kėtė gjė?
Pėrse Enver Hoxha ishte nė shėrbim tė anglezėve? Dhe pėrse ai vendosi djalin e tij nė krye tė DSJ Shqiptare? Sigurisht do tė vinte njė njeri fare tė besuar, njė njeri tė familjes, sepse ishte edhe sekreti i tij mė i madh qė nuk u zbulua asnjėherė. Djali i tij nė krye tė Institutit Gjashtė, nė dukje pak hutaq e jo inteligjent, paskėsh lozur njė rol tė madh nė mbajtjen e pushtetit tė Enver Hoxhės. Dhe kjo justifikon se si Diktatorit Hoxha nuk i hyri gjėmb nė kėmbė as kur u prish me jugosllavėt, as kur u prish me sovjetikėt, as kur doli nga traktati i Varshavės nė 1968 , as kur u prish me kinezėt dhe as kur vrau shokėt e tij si tradhtarė, madje dhe mikun e tij mė tė ngushtė qė e kishte shpėtuar disa here - Mehmet Shehun i kontraktuar nga CIA amerikane.
Mirė populli qė e kishte bėrė zap, por as kundėrshtarėt dhe rivalėt e tij nuk arritėn as ti bėjnė ndonjė atentat gjatė gjithė `mbretėrimit` tė tij 40 vjeēar. Pėrse? Sepse mbrapa paskan qėnė britanikėt tė cilėt e ndihmuan tė mbajnė poshtetin, duke eliminuar ēdo kundėrshtar lehtėsisht, por edhe duke i treguar botės sė cfarė sistemi i kalbur ėshtė njė sistem socialist qė kėrkon tė arrijė barazinė dhe drejtėsinė shoqėrore nėpėrmjet -varfėrisė dhe dhunės.
DSJ i shėrbeu Enver Hoxhės pėr tė eliminuar kundėrshtarėt e tij jashtė shtetit por dhe brėnda shtetit madje njė nga detyrat e DSJ dhe djalit tė diktatorit, paskėsh qėnė qė tė eliminonte njė armik tė Diktatorit (i cili punoi me tė gjatė periudhės sė diktaturės porse e tradhtoi pėr arsye qė edhe sot e kėsaj dite nuk dihen pėrvecse i di Dofeni) dhe u arratis. Sipas tregimit tė autorit, i arratisuri u kap shumė vite mė vonė, dhe u egzekutua jashtė shtetit nė prani tė djalit tė Diktatorit.
Pak paradoksale, por bashkėpunimi ka qėnė aq i fshehtė sa autori i kėtij libri mė nė fund ka zbuluar kėtė enigmė tė fundit tė Diktatorit npėrmjet kėtij tregimi dy volumėsh titulluar Historia e njė Dedektivi. Pra nuk paska qėnė `uniteti i celnike Parti Popull` qė e mbajti nė Diktaturėn por paska qėnė ndihma e huaj qė mbajti gjallė njė pushtet diktatorial pėr interesat britanike e tė spiunazit britanik pėr tė shkatėrruar Perden e Hekurt sovjetike dhe pėr ti treguar botės se sistemi komunist ėshtė njėlloj si romani i Orėell-it `Ferma e Kafshėve`, pra njė sistem i dėshtuar ekonomikisht dhe politikisht.
Nė fund tė kėtij rrėfimi tė vėrtetė tė autorit Agim Hamiti, i cili ka dėrguar dhe njė letėr tė hapur BE dhe Ambasadorit amerikan tė asaj kohe tė fillimit tė viteve 2000 nė Shqipėri pėr problemet nė Shqipėrinė e post diktaturės shkruan: `` Libri me ngjarje tė jetuara qė keni nė dorė denoncon Thembrėn e Akilit tė problemit tonė kombėtar e shoqėror, duke shtruar njėherėsh edhe mėnyrėn e zgjidhjes sė tij. Asnjė pasojė nuk mund tė meremetohet, pa u eliminuar mė pare shkaqet e saj. CIA ka sabotuar nė maj 1984 komplotin antidiktatorial tė 22 kuadrove e detektivėve tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Jashtėm (DSJ), organ qė drejtohej nga djali i Diktatorit nė atė kohė. Ky ishte shėrbimi mė i madh qė mund t’i bėhej diktaturės komuniste( vol 2 f.132).
Agim Hamiti dhe Hamit Meli dy agjentėt shqiptarė tė DSI u arrestuan nga Diktatura dhe u liruan pasi Shqipwriahyri nwn mbrojtjen e SHBA.
Hamit Meli njė nga agjentėt mė tė aftė qė sipas autorit kishte vrarė jashtė shteti mbi 100 vetė u dėrgua nė SHBA , kurse vetė autori ėshtė nė Belgjikė. Pasi e botoi kėtė libėr jashtė shtetit e shpėrndau dhe nė Shqipėri nė fillim tė viteve 2000 por libri nuk u promovua por thuhet se u ble nė fshehtėsi nga njerėz tė caktuar pa rėnė nė dorė tė publikut.
Pasi lexon kėtė libėr mė ngjarje tė vėrtet dhe tė panjohura e kupton se pėrse u vendos Ramiz Alia nė drejtim tė PPSH dhe pse u vra Mehmet Shehu. Mesa duket konkurenca midis inteligjencė Servisit tė pėrkrahur nga Familja Hoxha dhe CIA-s ameriknė pėr Shqipėrinė tė pėrkrahur nga Shehu, pėrfundoi me fitoren e inteligjencė Servisit pra lufta pėr pushtet nė Shqipėri pas vdekjes sė diktatorit ishte aq e ashpėr sa pėrfundoi me vdekjen e shumė ish-drejtuesve komunistė. Vetėm pas vitit 1989 dhe kur fitoi demokracia Shqipėria kaloi nėn kujdesin e SHBA-ve dhe kjo u pa me ardhjen e Rajersonit qė nė fillim tė viteve `90.
Heshtja dhe vonesa pėr tė hapur dosjet e ish-sigurimit dhe tė ish bashkėpuntorėve tė sigurimit paska patur njė arsye tė fortė pėr tu vonuar, sepse shumė njerėz janė gjallė. Tragjike ishte revolta e 22 kuadrove efektivė tė DSI kundėr partisė sė Punės sepse ata vunė re tė parėt qė PPSH drejtohej nganjw diktator i kapur pwr hunde nga britanikėt, dhe ata zbatonin detyrat e tė tjerėve krahas atyre tė diktaturės. Me sa duket shumica u vra dhe vetėm kėta tė dy shpėtuan pikėrisht pėr shkak tė interesave tė fuqive tė mėdha.
Historia tragjike e agjentėve shqiptarė qė punuan jashtė shtetit sigurisht tė indiktrinuar, pasi i u hapėn sytė se ē`po ndodhte dhe u rebeluan, por u vranė dhe disa vdiqėn nė burgjet e Spaēit sė bashku me tė tjerė, tregon fatkeqėsisht se vėndet e vogla kanė nevojė pėr tė mbijetuar vetėm me ndihmėn e shteteve mė tė mėdha dhe tė fqinjeve mė tė pasur, por eksperienca e hidhur me fqinjėt e Shqipėrisė si Greqia dhe Jugosllavia e Serbia, gjatė 140 viteve qė nga vitet 1878 e mė sot, tregon se vėndi ynė duhet tė mbėshtetet nga njė vėnd i fuqishėm - qė tė ketė stabilitet- por `borxhi` pėr kėtė lidhje mund tė jetė e rėndė, sepse do bėsh ēfarė tė thotė mė i forti, dhe sė dyti drejtuesit shqiptarė gjithmonė shiten apo blihen nga tė huajt e fuqishėm sipas interesave tė tyre. E rėndėsishme pėr Shqipėrinė ėshtė, se sa kėta shtete tė fuqishme do tė ndihmojnė popullin shqiptar dhe shtetin shqiptar qė tė integrohet me BE dhe tė prosperojė; por ēdo ndihmė- ka dhe borxhin qė shoqėron ndihmėn.
Shpresojmė qė SHBA e cila ka treguar ēdo herė respekt pėr Shqipėrinė dhe e ka ndihmuar nė momente tė caktuara, tė mos i kėrkojė ndonjė borxh shqiptarėve tė kėtej dhe andej kufirit, sepse shqiptarėt pranimin e njė miku e bėjnė me gjithė zemėr dhe pa paragjykime pėr njė shtet tė madh si SHBA, por pėr fqinjėt, shqiptarėt duhet ti shohin `dhuratat` e tyre me rezerva. Nuk ėshtė rastėsi qė Labėria ka njė frazė tė urtė: mė mirė m..t se i vogėl. Kemi nevojė tė bashkohemi qė tė na vlerėsojnė ashtu si jemi.