Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    A po heton SPAK kryeministrin Rama për çështjen e agjentit të FBI Charles Mcgonigal?

    SPAK heton shqiptarët e dosjes “Mcgonigal”, priten të papritura për mazhorancën

    Emri:  Capture-111.jpg

Shikime: 727

Madhësia:  34.3 KB

    SPAK po heton dosjen e “Mcgonigal”, ku përfshihen shqiptarët Agron Neza dhe Dorian Ducka. Por në këtë dosje ka dalë edhe emri i kryeministrit Rama. Edhe disa emra të tjerë deputetë, ish-deputetë, biznesmenë, oligarkë, bos të medias,etj.

    Sot Agron Neza ka shkuar në SPAK, pas Dorian Duckës.

    Mësohet nga burime të brendshme se do të ketë surpriza të pakëndshme për mazhorancën nga hetimi i kësaj dosje.

    Një material me qindra e qindra faqe ka mbërritur nga SHBA për këtë dosje hetimore.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: A po heton SPAK kryeministrin Rama për çështjen e agjentit të FBI Charles Mcgonigal?

    Ish-spiuni i Sigurimit të Shtetit që korruptoi agjentin e FBI-së për llogari të Ramës del pas 6 orësh nga SPAK

    Emri:  auto_03e7b6ea-3de4-4023-94ec-18e43177dcd71705943713.jpg

Shikime: 649

Madhësia:  16.6 KB

    Pas rreth 6 orësh, Agron Neza ka dalë nga dyert e SPAK, ndërsa në dalje ka thënë për gazetarët se duhet të pyesin prokurorin se përse ndodhej në SPAK. Kujtojmë se ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.

    SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.

    Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

    Është një ndër njerëzit më të përfolur që kur dosja e FBI-së për Edi Ramën është bërë publike në Nju Jork, pas arrestimit të ish-zyrtarit të Byrosë Federale, Charles McGonigal.

    Bëhet fjalë për Agron Nezajn, personi i cili sipas hetimit të FBI-së i ka dhënë McGonigal 80 mijë dollarë në parkingun e një restoranti në Nju Jork, si dhe e ka shoqëruar ish-zyrtarin e FBI-së në vizitat e tij në Tiranë.


    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: A po heton SPAK kryeministrin Rama për çështjen e agjentit të FBI Charles Mcgonigal?

    Thirrja në SPAK/ Si u përdor sekseri Agron Neza nga Edi Rama

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-01-22-at-18.09.48_654dd424-e1705943734881.jpg

Shikime: 664

Madhësia:  17.1 KB

    Agron Neza, njeriu që mori rolin e sekserit për ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri u mor në pyetje në SPAK për rreth 5 orë këtë të martë. Ai u thirr në funksion të hetimit që SPAK ka nisur mbi veprimtarinë e ish-shefit të FBI-së së New Yorkut, Charles McGonigal në vendin tonë dhe që implikon drejtuesit më të lartë të qeverisë. Prej orës 13:00 deri në 18:00 të pasdites, Neza u mor në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fund, ai u largua pa dhënë asnjë koment për gazetarët.

    Para tij, në SPAK është thirrur Dorian Duçka, ish-këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të thërrasë për të marrë në pyetje Edi Ramën për këtë çështje.


    Por cili është roli i Agron Nezës në aferën “Mcgonigal”?

    Së pari duhet thënë që McGonigal i ka pranuar akuzat për fshehjen e vizitave të tij në Shqipëri dhe të parave që përfitoi nga këto vizita. Ai ka pranuar se qëllimi i vizitave në vendin tonë ishte të bënte para duke përdorur influencën e tij si shef i FBI-së.

    Akuza pretendon se marrëdhënia mes Charles McGonigal dhe Agron Nezës ka “natyrë korruptive” dhe kjo lidhet me interesat e qeverisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Natyra korruptive e sjelljes së të pandehurit ilustrohet më tej nga hapat që ai ndërmori për të avancuar interesat financiare të personit A. Siç pranon i pandehuri, më 7 shtator 2017, ai ka fluturuar me personin A në Shqipëri, ku është takuar për disa ditë me të njëjtin ish-ministër shqiptar të energjisë (I cituar gabim, është Dorian Duçka) dhe shtetas të tjerë të huaj. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, ai u takua me ish-ministrin e Energjisë (Duçka) dhe Kryeministrin e Shqipërisë” citohet dosja e pretencës për McGonigal, i cili e ka pranuar fajin.


    Ndërmjetësimi për takimin e parë Rama-McGonigal

    Agron Neza është njeriu që solli në Tiranë ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal dhe bashkë me Dorian Duçkën, organizuan takimin me Edi Ramën në kryeministri. Në këtë takim, McGonigal i kërkoi Ramës një favor për licensat e naftës në jug të vendit.

    Më poshtë, është një paragraf i marrë nga akt-akuza e prokurorëve amerikanë kundër Charles McGonigal, që përshkruan takimin e parë mes Ramës dhe McGonigal.

    “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B (Dorian Duçka) dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të Personit A (Agron Nezës), i pandehuri McGonigal e paralajmëroi kryeministrin e Shqipërisë të shmangte dhënien e licencave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin interes në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për dhënien e licensave të naftës. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit të Shqipërisë një kapele në prezencë të personit B, si shenjë e vlerësimit të tij” thuhet në dokumentin e firmosur nga McGonigal.

    Ndërhyrja e ish-shefit të FBI-së kishte të bënte me licensat për puset e naftës Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul. Një kompani e lidhur me Gazpromin rus, e quajtur Jurimex Kommerz Tranzit Ges kishte shprehur interes dhe ishte në rrugën e duhur për të marrë në përdorim puset. Kërkesa për t’i dhënë licencë ishte pranuar, por pas takimit McGonigal-Rama, tenderin e fitoi kompania TransOil Group me administrator Shefqet Dizdarin.


    225 mijë dollarët që Agron Neza i dha Charles McGonigal

    Pas takimit me Ramën, McGonigal u kthye në ShBA, ku Agron Neza i dha shuma të konsiderueshme parash, deri në 225 mijë dollarë. Në dosjen e prokurorëve amerikanë ka detaje të imtësishme për mënyrën se si u dhanë paratë, një pjesë e të cilave Agron Neza ia dorëzoi Charles McGonigal në një parkim në Neë Jersey.

    McGonigal ka thënë se paratë ishin një borxh nga miku i tij shqiptar, që më herët kishte punuar për SHIK në Shqipëri. Por sipas akt-akuzës amerikane paratë nuk iu kthyen asnjëherë Nezës.

    Me gjasë shuma e parave që iu dha McGonigal ishte ryshfet për shërbimin që i bëri shefi i FBI-së duke i kërkuar favor Ramës për licensat e puseve të naftës.


    Dokumentat që Neza mori nga zyra e Ramës

    Pasi kishte marrë paratë, Charles McGonigal i kishte një borxh Edi Ramës. Kaluan vetëm pak muaj dhe rasti për ta shlyer nderin erdhi.

    Lobisti i Lulzim Bashës në ShBA, Nick Muzin deklaroi se ishte paguar me 675 mijë dollarë nga Partia Demokratike, ndërkohë që Lulzim Basha dha disa versione për origjinën e këtyre parave.

    Pasi dokumentat u publikuan, një pjesë e tyre iu dorëzuan Charles McGonigal, i cili urdhëroi vartësit e tij në FBI të nisnin hetimet për Nick Muzin. Njeriu që ia dha Charles McGonigal këto dokumenta ishte Agron Neza, i cili i merrte dokumentat nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

    Lexoni më poshtë se çfarë thuhet në akt-akuzën e prokurorëve amerikanë për këtë shërbim që Agron Neza i bëri Edi Ramës.

    “Në 22 Janar të vitit 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A (Agron Neza) dhe ia kaloi këtë informcion një zyrtari tjetër të FBI-së, që ishte vartës i tij. Personi A (Agron Neza) e kishte marrë këtë informacion nga zyra e Kryeministrit Shqiptar”

    Pra, Agron Neza shërbeu si korrier i Edi Ramës për të nisur një hetim ndaj një shtetasi amerikan (lobisti Nick Muzin) duke shfrytëzuar nevojën që kishte për para zyrtari i korruptuar i Charles McGonigal.

    As Rama nuk e ka mohuar që furnizoi me dokumenta FBI-në për hetimin ndaj Nick Muzin.

    Por siç rezultoi në dosjen e dënimit të Charles McGonigal, hetimi ishte një fiasko. Edhe vetë kolegët e McGonigal e kishin kuptuar se çështja ishte e stisur dhe me të dalë ai në pension, dosja u mbyll.


    Shoqërimi i Ramës në darkat në New York

    Ish-e dashura e Charles McGonigal ka treguar se në një nga darkat me Edi Ramën në New York, ai i kishte treguar se fatura shkoi deri në 10 mijë dollarë. Takimet mes Ramës dhe McGonigal janë disa, por në njërin prej tyre Agron Neza ka qenë i pranishëm, madje ka shoqëruar Edi Ramën. Kjo u zbulua në një dokument të kongresit amerikan që doli nga hetimet e faturat e pushtetarëve të huaj që kishin prenotuar në hotelin e Trump në New York.

    Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington.

    Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.

    Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinë time
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-06-2024, 12:36
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-09-2023, 14:41
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2023, 17:21
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2023, 15:46
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2023, 15:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •