Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata Kushtetuese refuzon të marri për shqyrtim kërkesën e deputëvë për SPAK vs. Sali Berisha

    Rasti 'Berisha', Kushtetuesja 8-1 kundër deputetëve

    Emri:  auto_-640-0-1705687736xwdafafa-7641705691997.jpg

Shikime: 342

Madhësia:  27.9 KB

    Një e pesta e deputetëve kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të shqyrtonte konfliktin e kompetencave mes Parlamentit dhe Gjykatës së Posaçme, pasi kjo e fundit injoroi Kuvendin, duke vendosur masë sigurimi për liderin e opozitës pa marrë më parë autorizimin e institucionit ligjvënës.

    Shumica: Një e pesta e deputetëve nuk vë në lëvizje Gjykatën

    Gjyqtarja Bejtja në pakicë: Kërkesa duhej pranuar

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur 8 me 1 për të refuzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave mes Parlamentit dhe Gjykatës së

    Posaçme, e cila aplikoi masa sigurimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

    Vendimi është zbardhur pasditen e kësaj të Premteje.

    Një e pesta e deputetëve kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të shqyrtonte konfliktin e kompetencave mes Parlamentit dhe Gjykatës së Posaçme, pasi kjo e fundit injoroi Kuvendin, duke vendosur masë sigurimi për kryedemokratin pa marrë më parë autorizimin e institucionit ligjvënës.

    Sipas shumicës së gjyqtarëve kushtetues, 30 deputetë nuk legjitimohen për t’i drejtuar asaj kërkesa, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji ua njeh këtë të drejtë.

    Shumica e gjyqtarëve kushtetues e ka thjeshtuar konfliktin e kompetencave mes Kuvendit dhe Gjykatës e Prokurorisë së Posaçme në një çështje këndvështrimesh të ndryshme.

    Po ashtu, shumica e gjyqtarëve kushtetues kanë dalë në konkluzioni se një e pesta e deputetëve që kanë bërë kërkesën nuk konsiderohen si palë e cënuar dhe nuk kanë të drejtë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesa.

    Referuar këtij qëndrimi sipërfaqësor, Gjykata Kushtetuese ka hequr dorë nga shqyrtimi i kërkesës së 30 deputetëve, duke vendosur mos-kalimin e çështjes në seancë plenare.

    Gjyqtarja në pakicë, Sonila Bejtja, ka mbajtur një qëndrim tërësisht të kundërt me kolegët e saj. Sipas gjyqtares Bejtja, çështja duhet të kalonte në seancë plenare.

    Ajo vlerëson se Kushtetuta dhe ligji i posaçëm i njeh të drejtë e pakufizuar një të pestës së deputetëve që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çdo rast që vlerëson se ka konflikt kompetencash mes institucioneve kryesore.

    Disa vendime të ngjashme, me votime 8-1, janë shënuar edhe më parë nga kjo gjykatë, kur ka refuzuar të shqyrtojë mandatin e Olta Xhaçkës, për Portin e Durrësit, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar apo edhe për Hartën Gjyqësore.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata Kushtetuese refuzon të marri për shqyrtim kërkesën e deputëvë për SPAK vs. Sali Berisha

    Lajme të tilla të bëjnë të vësh duart në kokë, pasi e kupton se çfarë republikë bananesh është katandisur ai vend!

    Ja tek kemi Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit, gjyqtarët më të përgatitur të vendit, mbrojtësit e lirive dhe të drejtave kushtetuese të gjithë shqiptarëve, refuzon të marri për shqyrtim e të japi një gjykim për çështjen në fjalë. Dhe ajo që është alarmante është se refuzon që ta bëjë këtë gjë, edhe kur 1/5 e gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë e ngrejnë këtë çështje dhe kërkojnë një prononcim nga gjykata më e lartë e vendit! Një shqiptar i vetëm mjafton për të shpënë një çështje për gjykim në Gjykatën Kushtetuese! Gjykata nuk e shikon të arsyeshme që të marri këtë çështje për shqyrtim edhe kur dhjetra deputetë të vendit firmosin kërkesën!

    1. Përse na duhet Gjykata Kushtetuese kur nuk merr në shqyrtim çështje të rëndësishme ku kemi injorim të Kushtetutës dhe Kuvendit nga organi i akuzës, SPAK?

    Të bën të mendosh se përse këta 9 gjykatës marrin një rrogë nga taksapaguesit shqiptarë kur këta nuk bëjnë punën e tyre, interpretimin e Kushtetutës dhe dhënien e një gjykimi kur ka përplasje mes institucioneve demokratike. Dhe duke mos e dhënë këtë gjykim, duke mos sqarur institucionet dhe opinionin publik, ata nuk janë vetëm duke mos bërë punën e tyre, ata janë duke thelluar akoma më tej hendekun antikushtetues në të cilin e gjen veten Republika e Shqipërisë! Duke bërë shurdh-memecin, gjyqtarën sapo u hapën dritën jeshile burokratëve të atij vendi, që të bëjnë siç u do qejfi e interesi, pasi Kushtetuta nuk është gjë tjetër veçse një copë letër higjenike!

    2. Deputetët që kanë hedhur firmën nuk janë palë e lënduar dhe nuk mund të bëjnë një kërkesë të tillë?

    Gjyqtarët zgjedhin një teknikalitet që nuk ka asnjë bazë ligjore, dhe thonë se deputetët që kanë bërë kërkesën nuk janë dëmtuar vetë nga SPAK, liritë e tyre nuk janë prekur, e kështu që nuk u takon atyre që të bëjnë një kërkesë të tillë. I takon vetëm palëve, SPAK ose Sali Berishës, pasi këto palë janë prekur. Ky është një justifikim për t'i bërë bisht detyrës, pasi Sali Berisha nuk është vetëm qytetar, është edhe deputet. Dhe pyetja që deputetët kanë për Gjykatën Kushtetuese nuk ka të bëjë vetëm me qytetarin apo deputetin Sali Berisha, ka të bëjë me ndarjen e kompetencave mes institucioneve: Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, a mundet organi i akuzës, prokuroria (SPAK), të presi fletëarrestin një deputeti pa bërë më parë një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë? Kjo është pyetja para gjykatës, dhe nuk është pyetje që ka të bëjë vetëm me Sali Berishën, ka të bëjë me gjithë deputetët e Shqipërisë. Sot është deputeti Sali Berisha nën akuzë, nesër do të jetë një deputet tjetër. Shkelja kushtetuese në rastin Berisha është në rast i rrezikshëm për atë vend, pasi nuk sundon më ligji kushtetues, sundon Maliqi: ata që janë në pushtet. Askush nuk i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të japi një gjykim nëse Sali Berisha është i fajshëm apo pafajshëm. Gjykimi që deputetët kërkonin të dëgjonin nga Gjykata Kushtetuese është se cila është rruga e drejtë kushtetuese që duhet ndjekur për të hetuar, arrestuar e gjykuar një deputet të vendit. Dhe në qendër të çështjes janë kompetencat e dy institucioneve të pavarura, Prokurorisë dhe Kuvendit.

    Ku përfunduam?

    Përfunduam në një Shqipëri Republikë Bananesh! Kur 20% e deputetëve të vendit nuk e gjejnë të drejtën e tyre në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit i injoron komplet, çfarë shprese ka ai qytetari i thjeshtë shqiptar për të mbrojtur të drejtat e tij ligjore në gjykatë?! 20% e deputetëve të vendit përfaqësojnë interesat e 20% të elektoratit shqiptar.

    Turp historik për 8 gjykatësit emrat e të cilëve duhet të bëhen publike për hir të historisë.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2024 më 16:36

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gjykata Kushtetuese refuzon të marri për shqyrtim kërkesën e deputëvë për SPAK vs. Sali Berisha

    Sali non-grata duhet denuar per GENOCID, lidhur me ngjarjet e vitit 1997 ku humben jeten 3000 shqiptare, vec shkaterrimit moral dhe ekonomik te popullit. Nuk duhej te jetonte me ky njeri, por meqenese "jeta e njeriut eshte e mbrojtur me ligj", duhet te percillet ne varreza, pra ne banesen e fundit, duke dale nga burgu (IEVP). Ti sekuestrohen gjithe pasurie e vene me vjedhjet qe ka kryer ky dhe familja e tij.
    Nese nuk vendoset drejtesia ky vend nuk ka te ardhme...
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-01-2025, 15:01
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2021, 11:19
  3. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS për ndarjen e mandateve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 01:09
  4. Parlamenti i ri tek Piramida - Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS
    Nga Edvin83 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 395
    Postimi i Fundit: 29-03-2012, 17:30
  5. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •