Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet nė Bllog
    1

    I drejti do te kujtohet per jete

    Nė 17 Janar ne shqiptarėt kujtojmė fjetjen me paqe nė Zotin tė Gjergj Kastriot Skėndėrbeut (1405-1468) atletit tė Krishtit, princit tė Epirit, mbretit tė arbėrve dhe Heroi ynė Kombėtar.
    Ai lindi nga njė familje e krishterė fisnike, feudale e kastriotėve, nga prindėrit Jovan ( Gjon) dhe Vojsava nė 6 Maj 1405. U pagėzua qė fėmijė i krishterė orthodhoks me emrin Gjergj pėr nder tė Shėn Gjergjit Trofeprurės (23 Prill). Jetoj si i tillė deri kur u mor peng bashkė me tre vėllezėrit e tij nė oborrin osman tė sulltan Muratit.
    Kjo pengmarje ishte njė praktikė qė osmanėt e pėrdorėn shpesh qė tė mbanin nėn presion familjet, princėrore, mbretėrore tė pushtuara qė ato tė mos ngrinin krye kundėr pushtimit osman.
    Gjergji u konvertua me imponim pa dėshirėn e tij nė mysliman. U arsimua dhe hyri nė shėrbim tė sulltanit nė ushtrin e jeniēerėve, ushtri elite qė pėrbėhej nga pengjet e fėmijėve tė krishterė.
    Shėrbeu si oficer i lartė nė ushtrinė osmane pėr gati 20 vjet. U dallua pėr vyrtyte tė larta trimėrie, guximi dhe heroizmi dhe si njė starateg shumė i zoti. Pėr kėtė mori shumė ndere dhe tituj ushtarak, si Skėndėrbe (Aleksandri i madh), ju dha edhe titulli “Bej i Sanxhakut tė Dibrės” nė vitin 1440.
    Tė gjitha kėto ndere dhe tituj sulltani ia jepte pėr ta joshur dhe pėr ta mbajtur nė shėrbim tė ushtrisė sė tij pushtuese.
    Por edhe nga tė gjitha kėto ndere osmane brenda Gjergjit nuk ishte shuar dashuria pėr Zotin Jisu Krisht dhe pėr atdheun e robėruar, Arbėrinė.
    Ai ishte dhe mbeti nė shpirt i krishterė orthodhoks dhe atdhedashės, duke pritur rastin e volitshėm qė tė rebelohej bashkė me ushtarėt e tij besnikė dhe bashkėkombas.
    Nė vitin 1443, ai braktisi osmanėt gjatė betejės sė Nishit shkoi nė Krujė e ēliroi dhe mes entuziazmit tė madh tė popullit tha me nderim dhe pėrulėsi kėto fjalė lapidare:" Lirinė nuk e solla unė por e gjeta midis jush".
    U shpall sundimtar i Krujės, Sfetigradit dhe Modriēit dhe nė vitin 1444, me iniciativėn e tij priu kuvendin e princave shqiptar tė pėrēar nė njė bashkim bese pėrball armikut tė pėrbashkėt osman nė Lidhjen e Lezhės tė mbajtur nė kishėn e Shėn Nikollės.
    Personaliteti i tij i shquar ishte i pajisur me shumė vyrtyte tė krishtera si mbretėrit e shenjtė tė krishterė me origjinė ilire si Shėn Kostandin i Madh (272-337), Shėn Justiniani(482-565), po ashtu bashkimi i princave dhe heroizmi i popullit arbėror bėri qė nėpėrmjet atij tė shkruhej faqja mė e ndritshme e historisė sė popullit tonė tė vogėl por trim.
    Ėshtė fakt historik i pa kundėrshtueshėm se si njė strateg i pėrkryer me njė ushtri modeste prej 10,000 ushtarėsh, shumica e tyre pa shkolla ushtarake por barinj, nga viti 1443 deri nė vitin 1468 Gjergji i ēliroi tokat e Arbėrit tė pushtuara dhe nga 30 luftra pati 29 tė fituara edhe vetėm njė tė humbur ajo e Beratit me tradhti nga brenda .
    Kėshtu mundi dhe shkatėrroi mitin e perandorisė sė pathyeshme osmane, i theu hundėt turqve qė pushtuan nė (1453) qytetin e madh dhe tė pathyeshėm 1000 vjeēar tė Kostandinopolit, por jo Krujėn e vogėl .
    Ashtu si ka thėnė edhe Episkop Fan Noli, historian, studiues, shkrimtar, pėrkthyes: “Skėnderbeu ka mbrojtur me sukses Krujėn, kundėr tre rrethimeve tė Muratit II dhe Mehmetit tė II, dy pushtonjėsve mė tė tmerrshėm tė kohės, qė kishin nė dorė ushtritė mė tė forta tė botės” dhe sipas Voltaire, (Volter) Franēois-Marie Arouet, shkrimtar francez: “Sikur ta kishte mbrojtur Skėnderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do tė kishin mundur ta merrnin nė maj tė 1453”.
    Nėpėrmjet kontributit tė tij u valvit akoma edhe pėr shumė kohė nė tokėn e lirė arbėrore, flamuri me shqiponjėn me dy krerė, simbolin e perandorisė sė krishterė, kur mbi kėshtjellat e pushtuara tė tė krishterėve nė Europėn e Lindore , prej kohėsh valvitej arrogant flamuri me gjysėm hėnė, simboli i osmanėve pushtues.
    Ai ndaloi dyndjet barbare tė turqve nė Europėn Perėndimore, mbrojti qytetėrimin europian nga shkatėrimi qė do vinte patjetėr nga plaēkitjet, mizoritė, kultura dhe feja antikrishte e osmanėve.
    Kėshtu me tė drejtė u lartėsua si Heroi ynė Kombėtar dhe figura mė frymėzuese pėr ēdo shqiptar, europian dhe pėr ēdo popull qė e aspiron lirinė sado i vogėl pėrballė pushtuesit sado tė fuqishėm qė ata mund tė jenė.
    Ai gjithmonė e nėnshkroi veten si “Zot i Arbėrisė” (latinisht: Dominus Albaniae) dhe nuk pretendoi tituj tė tjerė pėrveē tij nė dokumentet zyrtare.
    Nė pėrkrenaren e tij qė ka simbolin e kokės sė dhisė, simbol i (Aleksandrit tė Madh ), qė ruhet nė muzeun e Vjenės sėbashkė me shpatėn ceremoniale, shkruhet " * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, qė do tė thotė: Jezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat*, e pėrkthyer nė shqip :
    "Jisu Nazaretasi, Bekon Skėnderbeun, Princ i Matit, Mbret i Shqipėrisė, Tmerri i Osmanėve, Mbret i Epirit".
    Nė vitin 1451 nėnshkroi traktatin e Gaetės, ku njohu sovranitetin de jure tė Mbretėrisė sė Napolit mbi Arbėrinė, edhe pse ai mbeti njė sundimtar de facto i pavarur.
    Nė vitet 1460–61 mbėshteti Ferdinandin e Napolit nė luftėrat kundėr Gjonit tė parė.
    Nė vitin 1463, ai u bė komandanti kryesor i forcave kryqtare tė Papa Piut II, por Papa vdiq ndėrsa ushtritė ende po mblidheshin. Sė bashku me venedikasit ai luftoi kundėr osmanėve gjatė Luftės osmano–venedikase tė viteve 1463–1479.
    Ai ishte dhe mbeti i krishterė orthodhoks.
    Edhe pse ai pati lidhje diplomatike me Vatikanin, apo simpatinė e Papa Piu II i cili shprehej pėr atė me admirim: “Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithė jetėn e tij, duke luftuar pėr kauzėn kristiane. Ėshtė zor me gjetė njė prijės kryqėzate, qė mund tė krahasohet me tė!”(Papa Piu i II), apo dhe bashkėpunim me venedikasit, pėrsėri kjo nuk do tė thotė se ishte apo u konvertua nė besimin katolik.
    Ka shumė fakte historike bindėse pėr kėtė fakt.
    P.sh. nga jeta e Shėn Nifonit Patriarku i Kostandinopojės (shekulli i XV ) kemi fakte se Shėn Nifoni ka pasur njė lidhje vėllazėrore me Gjergji Kastriotin, duke pirė gjak nga njėri−tjetri dhe u quajt si vëllam i Skëndërbeut. Shenjtori qė u hirotonis edhe Patriark i Kostandinopolit qėndroi dhe shėrbeu si prift orthodhoks në Krujë .
    Nė veprėn agjiografike orthodhokse: “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojės”, botuar nė Bukuresht nė vitin 1937 jepen tė dhėna nė lidhje me aktivitetin e Nifonit nė Shqipėri.
    Tė dhėnat janė pėrkthyer nga rumanishtja prej teologut z.Dhimitėr Beduli, aty na thuhet: “Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjėn pak kohė atje (nė Ohri), deshėn tė shkojnė nė vendin e Askulumit (kėtu kuptohet Shqipėria); me ata u bashkuan edhe shumė tė tjerė.
    Dhe u nisėn nga Justiniani, disa nga ana e tokės, disa me anije dhe arritėn nė njė qytet tė madh me emrin Durrės, i cili ėshtė nė vendin e Askulumit dhe qė andej u ngjitėn nė qytetin e Krujės, qė ėshtė rreth 6 milje larg nga Draēea, Durrėsi. Shkuan tek Gjergji, prijės i Shqipėrisė, i cili quhej Skėnderbe i pranoi me gėzim tė madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dėgjuar pėr jetėn e tyre, dhe vendosi Zaharinė atė shpirtėror, mėsues dhe edukator pėr tė gjithė njerėzit, ndėrsa Nifonin, me bekimin e kryepiskopit orthodhoks tė Krujės e bėri prift atje”.
    Historiani z Mojkom Zeqo, duke u bazuar tek shkrimet edhe kërkimet e Faik Konicës dhe peshkop Fan Nolit e veçanërisht në librin: “Shën Nifoni, Patriarku i Kostandinopojës”, botuar në Athos viti 1995, na thotë se: “Nifoni ka vdekur nė Athos, ku gjenden dhe reliktuari i tij. Nė shumë kisha janë pikturuar afreske me figurën e Nifonit. Ato e tregojnë Nifonin duke mbajtur në dorën e majtë Biblën e Shenjtė dhe me dorën e djathtë me gjestin e bekimit. Kėto afreske janë të shumta dhe përbëjnë një koleksion shumë të rëndësishëm të një personazhi të shquar shqiptar të shek XV. Ajo që më tėrhoqi vėmendjen, veēanërisht, është se në qelën e Nifonit, ku gjendet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Ky portret është botuar në faqen 29 të librit dhe e paraqet Skendërbeun në profil me një mjekėr të gjatë dhe të përdredhur, me përkrenaren e tij me kokë dhie, dhe më e habitshmja është se ky portret në formë ikone ka të shënuar shqip, me gërma latine, mbishkrimin “SKENDERBEU- KASTRIOTI”.
    Po ashtu kemi dokumente pėr akte dhurimi tė familjes sė Kastriotėve pėr manastirin orthodhoks tė Hilandarit nė Malin e Shenjtė (Greqi).
    "Pėr ēėshjten qė jemi duke diskutuar janė me rėndėsi dy akt-dhurime (diploma), qė mbajnė nr. 82 dhe 105. Sot ruhen brenda fondeve tė dokumenteve cirilike tė Arkivit tė Manastirit tė Hilandarit. Akti parė ėshtė njė akt-dhurim i pėrpiluar nė vitin 6934 (sipas kalendarit bizantin i pėrgjigjet datės prej 1/IX/1425 – 31/VIII/1426), nė zyrėn e princit arbėr, Gjon Kastrioti dhe i kushtohet manastirit tė Hilandarit. Ndėrkaq, akti dytė doli nga zyra e manastirit tė Hilandarit, dhe ėshtė pa datė (data e saktė e kėtij akti duhet kėrkuar brenda viteve 1426-1431), dhe i kushtohet Jovan Kastriotit.
    Nga akt-dhurimi dytė nė Hilandar kanė mbetur vetėm gėrmadha tė Pirgut Arbėror nė kodrėn mbi manastirin e Hilandarit dhe varri i Reposhit brenda nė katedralėn e Hilandarit. Mbi varrin e tij ėshtė afreska me subjekte kishtare. Mbishkrimi i datės 6936 (1/IX/1430-31/VIII/1431) mbi varrin e Reposhit provon se ishte fjala pėr njė princ (dukė) ilir, pėrkatėsisht princ arbėror “dux illyricus”.
    Vdekja e Gjergj Kastriotit ishte paqėsore nga ethet e malarias, ose ndoshta edhe nga ndonjė helmim i ngadaltė nga venedikasit e pabesė, ashtu si na thotė Kostandin Jiriēek, historian dhe albanolog nga Ēekia, nė librin “Historia e Serbėve" se “Venedikasit shpallėn si ēmim, pagesė tė pėrjetshme prej 100 dukatėsh, pėr vrasjen e Skėnderbeut.”
    Nė 17 Janar tė vitit 1468 ai dha shpirtin e tij nė paqe tek Zoti Jisu Krisht: "Zoti i zotėrve dhe Mbreti i mbretėrve"(Zbulesa).
    Vdekja e tij trondi botėn e krishterė dhe shumė u shprehėn me hidhėrim. Sipas Marin Barleti, shkrimtar, historian (Historia e Skėnderbeut) shkruan: “Kur e dėgjoi qė (Skėnderbeun) po e qanin tė vdekur, Lekė Dukagjini, princ epiriot, doli me vrap nė mes tė pazarit dhe, me fytyrė tė pikėlluar e me zė tė lartė, tha duke shkulur mjekrrėn dhe flokėt: “Mblidhuni, mblidhuni me vrap tė gjithė, o princėr e sundimtarė arbėrorė! Sot, u bėnė copė dyert e Epirit dhe tė Maqedonisė, sot u rrėzuan muret dhe fortesat tona, sot u shua krejt, sė bashku me kėtė njeri, ēdo shpresė e jona!”.
    Mbretėresha e Anglisė, Elisabeth, nė librin e lutjeve, botuar mė 1559, shkruan: “17 Janar. Si sot, vdiq princi i mirė, Skėnderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosėsi i turqve”.
    Madje edhe armiku i tij mė i betuar Sulltan Mehmeti II edhe pse u gėzua nga vdekja e tij u detyrua nga fama e tij e meriuar tė thoshte: “Kurrė s’ka pėr tė dalė mė mbi tokė njė luan i tillė!”.
    Sipas Zotit Jisu Krishtit: "Tė gjithė ata qė rrokin shpatėn nga shpata do tė vdesin"(Mateu 36-52), kurse Gjergj Kastriot Skėndėbeu ashtu si edhe shumė mbretėr shenjtorė vdiq nė paqe, kjo njė dėshmi se lufta e tij nuk ishte njė aventurė si kalorėsit e mesjetės, apo plaēkitės si degraduan kryqtarėt, por lufta e tij ishte me idele tė larta hyjnore dhe humane , ai luftoj luftėn e drejtė pėr: "fe edhe pėr atdhe".
    Prandaj ai duhet tė nderohet jo vetėm si njė hero kombėtar por edhe si njė mbret i shenjtė i krishterė qė mbrojti krishterimin nga proselitizmi e dhunshėm islam.
    Pavarėsisht i pa kanonizuar nga Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse pėr arsyet politike tė kohės dhe frika nga hakmarja osmane qė shkatruan ēdo kujtim tė tij, varin dhe vetė eshtrat e Gjergjit, kėtė nderim si shenjtor shqiptarėt ia dhanė menjėherė mbas vdekjes dhe sidomos nė tė kremten e Shėn Gjergjit nė (23 Prill).
    P.sh. arbėreshėt, tė cilėt janė ata qė emigruan nga rreziku i pushtimit osman mbas vdekjes sė Skėndėrbeut nė Kalabri, e kanė Gjergj Kastriotit shenjtin e etnosit tė tyre.
    Heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti, nė disa krahina tė Shqipėrisė filloi tė kremtohej nė ditėn e martirizimit tė Shėn Gjergjit.
    Gjergj Kastrioti ishte bėrė simboli i princit tė krishterė, i cili luftonte kundėr dragoit ( perandorisė osmane), qė i ishte kundėr vetė Evropės. Nė disa piktura tė vjetra Gjergj Kastrioti paraqitej hipur nė kalė duke luftuar me dragoin (Turqin) qė i ishte kundėrvenė krishterimit.
    Njė traditė popullore thotė se Gjergj Kastriotit i shfaqet Shėn Gjergjit duke i thėnė: “ Ktheu tek populli i yt nė Arbėri, sepse populli i pushtuar, ka nevojė pėr trimėrinė e tėnde qė tė ēlirohet prej osmanėve."
    Po ashtu nė lagjen Berishė tė Zymit tė Hasit ka qėnė njė kishė, e cila i dedikohej Shėn Gjergjit.
    Pra nė ditėn qė kremtohej Shėn Gjergji, mė 23 Prill, shqiptarėt kremtonin edhe Gjergj Kastriotin si shenjtor. Madje gjatė njė tė kremteje tė tillė janė masakruar disa priftėrinj dhe ushtarė. Kjo dėshmohet nga varret e tyre tė cilat gjenden pranė kishės.
    Pavarėsisht se pėr figurėn e tij mitike si frymėzues atdhedashės dhe liridashės jo vetėm pėr shqiptarėt, por tė gjithė ata popuj qė aspirojnė pėr liri, janė shkruar edhe shkruen akoma deri mė sot fjalė tė padenja kundra kėtij personaliteti historik, shumė dimesional dhe tė spikatur , si politikan,ushtarak, sidomos nga ata qė nuk e deshėn dhe nuk e duan, sepse figura e tij heroike dhe lufta e tij e shenjtė pėr: “fe dhe atdhe” ėshtė pėr ata njė kujtim i humbjes sė turpshme, ose vrasje ndėrgjegje pėr ata qė tradhėtuan kauzėn e tij dhe u bashkuan me pushtuesit, pėrsėri ne shqiptarėt sot pa dallim duhet tė jemi tė bashkuar nė nderimin e Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriot Skėndėrbeut nė interes tė unitetit kombėtar dhe duhet ta nderojmė kujtimin e tij sipas Skrimit tė Shenjtė: "I drejti do tė kujohet pėr jetė "(psalmi 112).
    Po ashtu kemi detyrė patriotike tė mos i lejojmė kėto zėra tė flasin, nga do qė tė vijnė, kundėr Heroit tonė Kombėtar, sepse edhe sipas shkrimtarit tė madh Ismail Kadare: “Tė ē’mitizosh figurėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, do tė thotė tė bėsh sulm kundėr konceptit tė lirisė. Ē’mitizimi i tij ėshtė njė nga turpet e kombit shqiptar!”
    Miron Ēako katekist
    Duaje te afermin tend si veten

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ilia spiro pėr postimin:

    arbereshi_niko (18-01-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,967
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: I drejti do te kujtohet per jete


  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    arbereshi_niko (18-01-2024)

Tema tė Ngjashme

  1. Mė kujtohet...
    Nga 2043 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 444
    Postimi i Fundit: 16-01-2024, 05:04
  2. ahh ndihme sme kujtohet termi :p
    Nga *~Rexhina~* nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-08-2010, 15:36
  3. U perpjeksh si i drejti!
    Nga Mina nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 07:44
  4. A ju kujtohet viti 1996?
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 10:12
  5. Te kujtohet..?
    Nga Seminarist nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-06-2002, 03:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •