Dėnimi i Princ Lekės, PLL: Vendim politik, vė nė dyshim procesin gjyqėsor

Emri:  900-0-1731512838xelia-zaharia-princ-leka-1-537.jpg

Shikime: 74

Madhėsia:  23.3 KB

Partia Lėvizja e Legalitetit ka reaguar pėr vendimin e Gjykatės sė Tiranės e cila dėnoi me njė vit burg pėr dhunė nė familje Princ Lekėn, por pėr shkak tė gjykimit tė shkurtuar dėnimi zbriti nė 8 muaj dhe u vendos pezullim nė 16 muaj shėrbim prove. PLL e konsideron vendimin tė padrejtė dhe tė ndikuar nga motive politike, duke vėnė nė dyshim integritetin e procesit gjyqėsor. ”Ne jemi tė shqetėsuar pėr shenjat e qarta tė ndikimeve politike, akoma tė tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave tė tjera qė duket se kanė ndikuar kėtė vendim. Kjo situatė, pėrveēse dėmton reputacionin e Princ Lekės, forcon perceptimin negativ qė qytetarėt kanė ndaj njė sistemi gjyqėsor qė shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtė”. PLL i bėn thirrje Gjykatės sė Apelit qė ta trajtojė kėtė rast me paanėsi dhe profesionalizėm, duke e rishikuar vendimin mbi bazėn e fakteve dhe drejtėsisė.

Deklaratė nga Partia Lėvizja e Legalitetit (PLL) lidhur me Vendimin ndaj Princ Lekės

Partia Lėvizja e Legalitetit (PLL) shpreh shqetėsimin e saj tė thellė lidhur me vendimin e fundit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, ku gjyqtarja Migena Laska dėnoi Princ Lekėn me 16 muaj shėrbim prove. Ne e konsiderojmė kėtė vendim tė padrejtė dhe tė ndikuar nga motive politike, duke vėnė nė dyshim integritetin e procesit gjyqėsor. Ėshtė pėr t’u theksuar se gjyqtarja Migena Laska ėshtė vajza e Fatmira Laskės, gjyqtarja qė gjatė regjimit komunist dėnoi me vdekje poetin Havzi Nela. Kjo lidhje ngre pyetje tė rėndėsishme mbi traditėn e ndikimeve politike dhe mungesėn e paanshmėrisė qė vijon tė karakterizojė disa segmente tė sistemit tonė tė drejtėsisė.

Princi Leka ėshtė njė figurė e kulluar, shume e respektuar, e njohur pėr pėrkushtimin e tij ndaj vlerave tė paqes dhe shėrbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombėtare. Akuzat ndaj tij burojnė nga njė ēėshtje private familjare, e cila ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lėnė tė kuptohet se qėllimi ka qenė mė shumė dėmtimi i imazhit tė tij sesa zgjidhja e drejtė e ēėshtjes. Ne ngremė shqetėsimin se nė kėtė rast kemi fillimin e njė fushate pėr tė ēuar deri nė fund direktivat dhe projektin politik tė bandės kriminale komuniste e cila ka marrė peng Shqipėrinė qė mė datėn 28 Nėntor 1944, pėr asgjėsimin e Familjes Mbretėrore Shqiptare. Vlen ti kujtojmė opinionit tė gjerė se Princi Leka II, ėshtė denuar me vdekje nga regjimi gjakatar, kriminal komunist qė nė lindjen e Tij. Pjesė e kėsaj farse ėshtė edhe prokurori i rastit qė gjithashtu ka lidhje tė forta me regjimin komunist duke qenė njė nga pasaardhėsit e Gogo Nushit, pjese e asaj strukture komuniste qe vazhdon te terrorizoje Shqipėrinė qė nga viti 1941.

Pra thėnė mė qartė, ne jemi tė shqetėsuar pėr shenjat e qarta tė ndikimeve politike, akoma tė tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave tė tjera qė duket se kanė ndikuar kėtė vendim. Kjo situatė, pėrveēse dėmton reputacionin e Princ Lekės, forcon perceptimin negativ qė qytetarėt kanė ndaj njė sistemi gjyqėsor qė shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtė.

PLL i bėn thirrje Gjykatės sė Apelit qė ta trajtojė kėtė rast me paanėsi dhe profesionalizėm, duke e rishikuar vendimin mbi bazėn e fakteve dhe drejtėsisė. Besimi i publikut tek sistemi i drejtėsisė nuk mund tė rikthehet pėr sa kohė qė vendimet e marra nuk reflektojnė parimet e ligjit dhe integritetin. Ne qėndrojmė plotėsisht nė mbėshtetje tė Princ Lekės, tė bindur nė pafajėsinė e tij dhe nė vlerat qė ai pėrfaqėson. Po ashtu, kėtė rast e shohim si njė moment pėr tė kėrkuar me forcė reforma tė thella dhe tė mirėfillta nė sistemin e drejtėsisė, me qėllim eliminimin e ēdo ndikimi politik apo tė interesave tė ngushta.

Koha Jone